| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9732)
"MOS MË LE..."
Po të lutem me gjithë zemër, mos më ik, mos më le,
Këta lotë që nuk po ndalen t'i kam fal, a i sheh...
Nëse të pëlqen ndonjë tjetër, pse nuk flet, pse s'ma the,
Ku të mbeti dashuria, ai premtim që ma dhe...?
...Mos më le, mos më le!
Mos ma le shëtitoren sonte, s'jam mësu të shetis vetë,
Këto rrugë që i kaluam, sikur qajnë, mbetën shkretë...
Ah kjo zemër që më digjet, më s'duron pse s'pëlcet,
Po e shoh se pa mëshirë po më vret...
...Oh, mos më le, mos më le!
** ** **
" Mos qaj "
Mos qaj, mos qaj, se unë s'kam faj,
këtë dashuri, me zor se mbaj,
u mundova të ta them,
ah kjo zemër po më dhemb...
Se s'më dashuron
dhe po më harron.
Do të kisha falur çdo gjë në këtë jetë,
vetëm që kjo ndarje të mos jetë e vërtetë.
Kush të tha se s'jam për ty,
dua të të shoh me sy
eja se të kanë mashtru
dhe të flasin keqë për mu...!
Mos qaj, mos qaj!
Urime te perzemerta Loti,shkruani me ndjenje dhe origjinalitet.
Me repekt -Shkodrani
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Urime te perzemerta Loti,shkruani me ndjenje dhe origjinalitet.
Me repekt -Shkodrani

J'u përshëndes të gjithëve nga zemra...
Gjithashtu të përshëndes edhe ty i nderuari Shkodran dhe j'u flm shumë që gjen kohë t'i lexosh poezitë e mia... më lejo të ta bëj gjithashtu edhe unë ty të njëjtin kompliment, sepse edhe ti shkruan ashtu dhe i ke vërtet poezitë e bukura...
Mund të them se shumë pak ka njerëz të tillë që munden t'i kuptojnë poezitë e mia e aq më pak edhe t'i ndjejnë kudo dhe si i shkruaj, dhe besoj se një nga ata të tillët ndoshta mund të merrë pjesë edhe ti që mund t'i kuptosh apo t'i ndjesh se çfarë shkruhet dhe çfarë përfshihet ndër këto poezi...!?
Sido çoftë të falendroj nga zemra ty dhe gjithë të tjerët dhe ju përshëndes shumë.
Me respekt LoTi_DaShUrIsË...
......
Vraje heshtjen...
Pse rrinë i mërzitur,
ma falë atë buzëqeshje,
hape zemren mor,
mjaft ndejte në heshtje...
Hejjj, s'është turp të duash,
mos më rri i strukur,
ndëgjo zemrën tënde,
mos hesht, qeshu i lumtur...
Vraje, vrajeee heshtjen,,
mos m'u mbyll n'mendime,
qeshu për të ardhmën,
ndëgjo fjalën time....
Jo veç për një ditë,
as për pesë a gjashtë,
unë të dua për jetë,
gjithmonë kam me t'dashtë....
Jeta është e shkurtër,
mos kujto të djeshmën,
jeto jetën tënde,
për të sotmën e të nesërmën...
** ** **
Nëse……
Nëse ditëve të ardhshme,
këndej dukem rrallë,
ta dish se më mungon,
dhe në shpirt ndjej shumë mallë….
Nëse shkruaj pak,
dhe rrallë këtej kaloj,
prapë jam ajo e djeshmja,
dhe të dua njësoj….
Nëse kur je këtej,
e të mungon fjala ime,
mos mendo se s`të dua,
kujto zemrën time!……
E nëse gjatë s'dukem,
ndoshta me javë e muaj,
të lutem kujtom,
mos harro më shkruaj!….
Nëse shumë ke mallë,
dhe për mua mendon,
të lutem mos vuaj,
me thirrë në telefon.....
Dhe nëse të vuan shpirti
e për mua ndjen mallë,
kudo në botë po të jeshë,
më thirrë, kam me të ardhë.....
** ** **
O Vdeksha Për Tyyy...
O vdeksha në prehërin tënd,
u bëfsha unë tokë për ty,
mos i gjetsha kurrë vetës vënd,
në vdeksha pa të pa me sy!
O kurrë unë dritë mos pafsha,
u shkrifsha si fluskë dëbore,
në mbetsha pa dalë me ty,
pa t'folë pa t'kapë për dore...
O kurrë qetësi mos paqa,
mos i gjetsha kurrë vetës vënd,
pa shiju buzëqeshjën tënde,
pa u tretë n'krahërorin tënd...
Jo, jo pa ty mos jetofsha,
u digjsha në ferr e pa shpresë,
në mbetsha pa shiju shpirtin tënd,
pa të dashtë, pa të prekë s'mund të vdesë!
O Zottt, pa ty s'mund të jetojë,
qetësi s'gjej dot në asnjë vënd,
u bëfsha shpresë e zemrës tënde,
u mbytsha në detin e shpirtit tënd...
** ** **
Pseee???
Heshttt!!
Dhe mos më thuaj asnjë fjalë,
Më lerë me dhëmbjen time,
Se fjala dhëmbjen s'ma ndalë!
Ikkk!!
Largohu dhe lermë të qajë,
Të qajë dhe shfryej zemrën time,
Se lotët më s'mund t'i mbajë!
Po pseee??
Po pse më mashtrove, më thuaj,
Përse më gënjeve, përse,
Pse po më bën të vuaj??
Largohuuu!!
Largohu e lermë të vetmuar,
Si munde të jeshë i tillë,
Unë këtë se kam merituar??!!
Mos folëëë!!
Se kurrë më s'të besoj,
Se më vrave në shpirt, më mbyte,
Ti e dinë se pa ty s'mund t'jetoj!!
Shkooo!!
Ik dhe harrom përjetë,
Se ti s'më meriton,
Ik, mjaft më, lermë të qetë!!
** ** **
Pa titull!
Unë dhe Ti
Një jetë me dashuri!!
Ti dhe Unë
Një dashuri e pafund!!
Ti me Mua
Më don sepse të dua!!
Unë me Ty
Perjetë bashkë ne të dy!!
Ne dy bashkë
Të dashuruar deri në asht!!
** ** **
Ah... kjo dhembja ime!
Sikur lulët ta dinin,
sa thellë i lënduar është shpirti im ...
do të qanin bashkë me mua,
që dhembjen t'ma shëronin...!
Sikur zogjtë të dinin
sa e mërzitur jam ...
do të këndonin me hare për mua,
që për një çast t'jem e gëzuar ...!
Dhe sikur dhembjen time
yjet e artë ta njifnin...
do të zbritnin nga qielli, poshtë tek unë
e do t'më ngushëllonin...!
Ata që të gjithë nuk e dinë,
vetëm NJËRI njef dhembjen time,
por ai...
ai vetë
ka lënduar zemrën time.!!!
** ** **
Përherë nën mëshirën tënde...
Sa do të doja
Të më hidhnin valët e oqeanit,
Në prehërin tënd
Dikund në një ishull të humbur...
Sa do të doja
Në mesnatë
Të notoja skaj më skaj
Në oqeanin e shpirtit tënd...
Sa do të doja
Të fundosem e ngulfatëm
Dhe të më dalë shpirti
Në detin e dashurisë tënde...
Shumë kisha dashur
Që t'i kesh qelësat e jetës sime
Dhe ti të vendosësh
Për jetën apo vdekjen time....
** ** **
Dhe sërish unë...
Moti s'isha këtej,
kaloi kohë e gjatë,
pa të shkruar një fjalë,
pa të thënë një datë...
E sot prapë vendosa,
të t'i them ca fjalë,
ta hapë zemrën time,
dhe ta shprazë atë mallë...
Ta shprazë atë zjarr zemre,
që në shpirt është mbledh,
si vullkan i ndezur,
që zjarr e flakë hedhë...
Dhe që më djeg shpirtin,
dhe më len pa gjumë,
jo s'mund të hesht më,
se të dua shumëëëëë.
S'kam shkruajt disa muaj,
provova t'harroj,
po çfarë t'u bëjë ndjenjave,
këtë s'mund ta besoj!
Ikin javët, muajt,
nga një ditë në tjetër,
n'vend që të shuhet zjarri,
ai ndizet edhe më tepër...
Dhe provoj sërish të heshti,
shkruaj ca fjalë në letër,
por sot po vraj heshtjen,
s'mund të duroj më tepër.
Se jetojë për ty,
unë shërbëtore e vuajtur,
që ti të gëzosh jetën,
veç ti t'jesh i lumtur.....!!!
** ** **
(Në vend të përshëndetjës për JUVE....)
Juve që lexoni këto vargje,
lexoni në heshtje këto fjalë,
në to shpaloset shpirti im,
ky shpirt i ndieshëm, por i bardhë…
Nëse lexoni këto fjalë,
j'u lutem kujtoni zemrën time,
në heshtje falmëni një buzëqeshje,
nga larg, pa të keq, pa hidhërime…
Mos më thuani asgjë, jo mos thuani,
mjafton të jeni kënaqur nga këto fjalë,
mirë ndjehem nëse j'u kanë pëlqyer,
unë prapë do j'u shkruaj, pa u ndalë!!!
Me respekt dhe falendërim për të gjithë juveee nga unë
"Loti_Dashurisë apo Kosovarja...."
Dhe j'u uroj Vitin 2006...
Nga zemra j'u dëshiroj
Fat,
Shëndet,
Lumturi,
Harmoni,
Qetësi
Gëzim,
Hare,
Dashuri
Dhe suksese në çdo lami të jetës....
Mirese-erdhet serish LoTi_DaShUrIsË!
Me vjen keq qe munguat ne konkursin e poezise megjithate do te kete te tjere ku shpresoj mos te mungoni. 
| Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3] Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.