| Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Disa Krijime nga Arsona... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9796)
Era
Era
U ula tek shkallet e shtepis
Veshtroja pemet e larta
Lulishten e vogel ne vjeshte
me lulet e thara
Era lehte filloj te frynte
Me perkedhelte floket e gjata
Era gjethet nga pemet po shkundte
Dhe oborrin stoliste me ngjyrat e arta
E pse ndodh keshtu?
E pse ndodh keshtu
kur ti dhe une e di
qe ne zemrat tona
jeton dashuri
E pse larg largohemi
dhe pse shpirti dhemb
kur ti dhe une e di
qe dashuria
ne zemrat tona ka zene vend
E pse ne me nuk flasim
se shprehim kete breng
dhe pse une dhe ti e di
qe shpirti po tretet, ai dhemb
E pse qenka kaq e veshtir
qe dikush te flas i pari
ta lere dashurin e varrosur
te dal nga zemra e paster, e lire
E pse ndodh keshtu
te lutem ma thuaj ti
pse qenka kaq e veshtir
te te them lamtumire
E pse ndodh keshtu
kur ty te kujtoj
syri loton pa dashur
ne heshtje ai lengon
E pse ndodh keshtu
ne shume gjera si dime
eshte fati qe na vertit
na detyron te themi fjalen
"Lamtumire"
shume e bukur.....
Citim:
Po citoj ato që tha roke
shume e bukur.....
Natyra dhe Une
Natyra dhe Une
Ti moj hene
ne mes te qiellit
qe qetson mbi dallg te detit
A e sheh ate qe dua
te fala ti cosh nga mua
Ju o zogj qe kendoni
keni krah dhe fluturoni
A me beni nje nder mua
nje leter kam per te postuar
Ju o re qe vishini qiellin
qe mbani shiun edhe breshrin
mbi te shkoni dhe pikoni
lotin tim t'ia tregoni
Ti moj ere, moj e marre
qe cdo gje me vete e more
po per mua a e kujtove,
flladin tim a'ia cove?
Ti o det plot magji
qe me ngjan me shpirtin tim
je i thelle ke pasuri
por i bukur dhe i paster
Nje Mbasdite Me Shi
Nje mbasdite me shi
u arratisa nga qyteti
po ngisja makinen me nxitim
me shihun qe kish deshir t'me ndjeki
Dhe vajta une atje
ku zhurme me nuk degjoja
ku gjendesha larg monotnis
ku qytetin perball e shikoja
E ulur aty ne nje stol prane
cdo mendim me shpalosej
kujtoja cdo cast, cdo fjale
dhe kohen qe pas e lame
Qendrova atije pak caste
por perseri duhet te shkoja
nuk i fshihesha dot realitetit
e dija serisht do e takoja
I hypa makines serisht
u riktheva nga u nisa
dhe shihu ateher pushoj
me vete mori dhe brengat e mia
Fati
A eshte e thene,
apo e shkruar
ne ndonje gur a ndonje peme
fati qe ne na ka rrethuar
nuk na lejon te bejm cfare ndjejme
Ne te gjithe pyllin
une kerkova
ne ndonje trung, a ndonje peme
ne to asgje nuk lexova
Fati s'qe shkruajtur
Kjo ishte rrene
Zbrita tatepjet malit
po kerkoja ne guret e zallit
po as ne gure e as ne shkemb
nuk gjeta, ndonje shkrim te lene
E vajta une anes lumit
qe derdheshe ne detin e gjere
me uje te kripur lava syte
dhe fillova te shkruaja
mbi dallget, mbi rere
E as atije gje nuk lexova
dallget kishin fshire cdo gje
syte nga qielli i drejtova
dhe pashe cdo gje ishte shkruar ne te
Dhe ne ketu luftojme pa mas
kerkojme te gjejme
se ku eshte shkruar
fatin qe zoti na dha per pjes
fatin qe kur lindem na eshte dhuruar
Gezuar per poezite, i ke shume te bukura, sa here i lexoj me vemendje dhe me nje ndjenje te kendshme..
Bravo arsona, do ma besh dhe nje poezi tjeter mua ?!
bye
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Gezuar per poezite, i ke shume te bukura
bye
Do te vije nje dite
Do te vije nje dite
E do te vij nje dite
Une do te t’shoh
Me nje tjeter per krahu
Kur floket ia ledhaton
Dhe une do t’largohem
Pa thene asnje fjale
Si hena qe fshihet
Kur dielli do te dal
Sepse nuk do kem
Une tjeter rruge
Pervec te mbyll syte
E t’mendoj se isha ne gjume
Dhe nese qellojme
Ne ndonje stacion
Park a bulevard
Syte mos mi shiko
Se loti ende s’iu eshte thare
Jeta ndryshon
E ne ne rruget e saj,
Duhet te ecim
Dhe pse rruget gabojm
Dhe ne destinacione te tjera mbresim
Por nese fati
Na sjell perball
Ne te njejten kohe
Dhe te njejtin bulevard
Dua te qendroj
vec perdisa caste
te t’shoh se si vet do t’jesh
dhe cfare nuse do te kesh
Shpresoj te jete e bukur
Me e bukur se mua
Te uroj nga zemra
Sepse te miren ta dua
Uroj te t’bej te lumtur
Dhe ti I lumtur te jesh me te
Dhe pse zemra ime
Do te t’doje me shume se cdo gje
| Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.