Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)


Postuar nga i_lire datë 25 Gusht 2003 - 22:29:

ERDHA BUSHI ERDHA

Erdha shoke, erdha une
rruge me hapni nje minut,
gjumi fort mire s'me ka dale
pica dua me kuintal,
dua edhe birra me koli
se e kemi for free.
Leke s'kam, se jam bere trok
kam nje jave qe i bej zborr.
Roke i dashur, cun me nam
ty te lumte ore dere-bardhe,
rrofsh qe me zgjove,
e qe me the,
se tek Bucs do pime me nge.
Keni puntore i madh eshte
edhe goten e ka lene
do i kthehet perseri -
keshtu me tha, kur i fola nje dite.
Lorie jone vajze e urte
e kemi si llokum,
eshte e urte e eshte puntore.
Nje Lorie ka forumi jone
prandaj e duam me se shumti.
Ore white-ore rrenacak
duke pritur me le dje,
po deshe eja tek Bucs,
se qef do bejme kete nate.
Grup i madh jemi ne,
me Kenin ne krye
edhe Bucs si mermer,
Roke jone mendje-arti
e me Lorien shpirt-melhemin.
Eva jone qe rreshta s'shkruan
eshte e ftuar te na vije
me shoqet prej krahu
çap e çup drejt e ne shtepi.
Ah, more Bucs te lumte ty
diten na e fillove per bukuri
me keto mendime do kaloje,
se naten e sotme do e festojme.
Mezi po pres qe te vijme te gjithe
e te behemi tap perseri
kenges t'ja marrim plot gezim
edhe barkun ta mbushim me terezi.
Une po shkoj nje here tani
e kur te vi perseri
dy rreshta dua te lexoj,
se ne bukur dime te rimojm.
Mir' ju gjetsha miqt e mi
e mir' u takofshim perseri
ne kete forum gjithe miqesi.


Postuar nga BUCS datë 25 Gusht 2003 - 23:49:

i_lire, i_lire o gjumash
cohesh nga gjumi avash avash
me ne fund mes nesh erdhe
edhe birrat per pak i derdhe
nuk te ve faj se je pergjumesh
shko me mire pi nje gote qumesht
ti me the "Nuk du qumesht
du raki te behem rrumbull,
se gozhda me dozhde del
dhe qumeshti me ben dembel"
prape ti raki me eks pive
dhe dy qofte kaperdive
pastaj ja fute nja dy birra
the "Tani jame me te mira"
Nje zamzane me raki mbaroi
kur vjen edhe Roke dhe kerkoi:
"Du raki edhe une
qe mos te fle me gjume"
zamzania tjeter filloi
kur telefoni sec gjemoi
Ishte Keni qe bertiste
nga ana tjeter uleriste
"ORE DJEMA PRISNI, C'BENI
MOS E PINE RAKINE PREJ MENI
AJO ESHTE E PREFERUARA IME
ME LINI TE PAKTEN NJE THERRIME"
ja kthej une nga kjo ane
pa e prishur aspak sevdane
jem bere tape e jame bere rrumbull
syte sa nje koqe(OOPS) kumbull
"Ajo e menit mbaroi , iku
tani po pijem ate prej fiku
po deshe nxito, luaj kembet
qe te hane edhe dhembet"
dhe Keni u nis menjehere
me vrap ja futi si ere
tani ate po presim te vij
qe te pi edhe ai ca raki.


Postuar nga Keni datë 26 Gusht 2003 - 00:35:

avash mor djema me kaq nxitim
i zvbrisni shkallet fluturim
isha ne shtepi duke punuar
dhe ju bet portere si te shkalluar
mos kuni merak
se kam une raki
e kam te 99-es
rushi ster te zi
do vi ta bejme feste
te dehemi e te pim
qe kur mos te ndameni
dhe ta forcojme shoqerin
dikush aty tha se ska me para
hic mos keni frik
se jam ber bos hata
dje fitova leke
te madhen llotari
do ta bejme tym
ti prish me shoqeri
ajde shok't e mi
se jemi ber goxha
do ta zem lokalin
dhe ta mbajme ne krah
do t'ju qeras vet
dhe nuk bej shaka
roke porosit
se dua te ha
hallal roke djali
poroste mir
goxha mish i pjekur
nje pjat me embelsir
shi si ha iliri
sikur eshte lubi
pi e pi raki
u be si fuci
shih lorie sa me kultur ha
duart i ka futur brenda ne hallva
bucs ca ben mor bur se derdhe rakin
kujdes mos pi me gjym
se do nga trosh shtepin
wihte kape lirin se roken ngacmoj
me shishen e bires ne kok e qelloj
shiko ca benlori, fshesen e mori
me bishtin e saj ilirin e cori
nxehet iliri karigen e nge
dhe me te shpjt e plasi per dhe
ja bucs me vrap del nga lokali
po nje polic e kap
dhe ne burg e kalli
u ngritem te gjithe
te vdekur te dermuar
dhe policit ju lutem
bucs per ta liruar
e more bucs dhe ashtu sic ishim
i futem nje uj se para me s'kishim
dhe keshtu u mbyll dhe kjo aventur
iku dhe nje dit per mos te ardhur kur.

Pershendetje te gjith miqve te mi te kesaj teme.


Postuar nga BUCS datë 26 Gusht 2003 - 00:59:

Ja dhe Keni
doli nga shtepia
se kujtoj
se mbaroi rakia
pastaj u kujtua
se raki ka plot
po ska cbej se
babit sja merr dot
Pa c'pa ne lokal na coi
edhe nga nje televizor na dhuroi
merreni tha
se kam fituar ne llotari
edhe po te doni
ju blej te gjith nga nje shpi
ne shtepi nuk duam
po miqesi kerkuam
lum o miku yne
qe me lek u bere
edhe neper bare
ti na qerase.
Rrofhi qe s'me late
te flija ne biruce
se do t'isha bere
nga koka te kembet me lluce
shume mire qe te tere
keni ardh mes nesh
edhe na beni
fort me qesh


Postuar nga i_lire datë 26 Gusht 2003 - 11:04:

Pini ju shokt e mi
edhe ju befte mire,
keshtu e paska kjo jete
nje here qajme e nje here qeshim.
Une sonte i merzitur jam
Lorie s'ka dinjuar te dale.
Pse moj Lorie, moj vajze e mbare
ti më me ne nuk ben shaka?
Mua malli me ka marre
per keng't e tua melodiose
e per humorin aq te holle,
pa permendur ketu zotrote
fjalet e bukra qe nxjerr' gjithmone.
Ti je vajze shembullore
prandaj ketu me ne te rrish
nate e dite do bejme qefe
se nje here jemi te rij.
Mos u ndaj ti nga ne,
se grupi jone s'ka lezet
pa rimen tende e fjalt' e tua
je lezeti - dora vete.
Pra te pres te vish shpejt -
nje fjale te embel te na e thuash
e humorin t'na e zgjosh
ashtu sic di vetem Lorie jone.
Mikja ime t'pershendes
edhe t'uroj nje dit' plot hare,
ti meriton cdo gje te bukur
ashtu sic je dhe ti vete.


Bucs kthej nje gje permbys
Keni jone erdhi ne forum,
edhe zemrat na mbushi plot
ashtu sic di te bej Keni gjithmone.
Mir' se erdhe ore flori
se pa ty s'po na rrihej me pa pire.
Mos humb me keshtu or mik,
se sofra s'ka lezet pa miq,
prandaj te ftosh te vish gjithmone
ashtu sic na ka hije qe mot.


Postuar nga BUCS datë 26 Gusht 2003 - 18:27:

Me Lorin dje fola une
me tha qe nuk vjen me ne forum
qejfi me ne i ka ngel
sado i fola une, inati si del
ajo tha " Pse s'me ftuat dhe mua
raki edhe une dua
mos kujtoni se vajze jam une
edhe rakine se kthej dot me fund
kur kam pire une ne kohen time
juve skishit asnje qime
akoma bebelina vishnit
dhe rakine emrin sja dijshit.
Djema nga ju une pres autokritik
ne qoste se doni te me keni mik
kete gje une s'ua lejoj
te me beni fyerje si ky lloj
edhe nje here djema une po pres
keni kohe deri neser ne mengjes"
Keshtu pra shok une spo pertoj
falje lorit ti kerkoj.
"Lorie une te kerkoj te falur
per ate veprim te pamatur
me raki pa ty s'do pime
per te kerkuar ty do te vime
me kete s'kemi per ta perseritur
se jemi cuna te rritur
nuk me veshim bebelina
se jemi bere trima.
lorie prano autokritiken nga une
dhe hajde prape ne forum"
Hajde djema pra filloni
te falur Lorit ti kerkoni
Roke, Keni O I_LIRE
cohuni nga gjumi me te mire
mos te vij une t'ju coj me shqelma
se nuk ju ka hije mor djema


Postuar nga BUCS datë 26 Gusht 2003 - 23:36:

Unhappy

Ngela prape une ne vetmi
asnje per mu s'do t'ia di
kam gjithe diten qe po ju pres
jam ketu qe ne mengjes
miqte e mi me kane harruar
te gjithe me kane tradhtuar
jam ketu i zhytur ne vetmi
duke pire nje dopjo raki
kam pire shume e jam bere tap
e kam mendjen per gallate
po gallate vetem s'bej dot
se me duhen dhe ca shoke
po ku jeni more shoke
hajdeni ketu te rrime tok
po ju pres te gjitheve te vini
dhe kte rakine ta pini


Postuar nga roke datë 27 Gusht 2003 - 09:13:

Smile Erdhi njeri

Sapo ty te degjova
nga krevati si zog u cova.
Endrra te keqija kisha pare
sikur Lorie me ne ish ndare.
menjehere hapa temen
C'te shikoj,lexova gjemen.
loria jone ish merzitur
se raki nuk kish gelltitur,
qejfi shume i kish kaluar
dhe me konjak e kish filluar.
me erdhi keq kur e pash
se po pinte dhe hashash.
Gabim beme o shoket e mi
qe s'thirrem lorie ne shtepi.
ish gabim se perserisim
nje party tjeter do bitisim,
do rrime bashke pa u ndare
dhe do pime si te marre.
Rrogen marre kete jave
do ta bejme te gjithe pall.
Le te vije kush te doje
se ne pica po punoj.
punojme shume nate e dite
te na rrojne energjite.
Thirrje u bej o miqte e mi
mes ketyre vargjeve tani
shkruani,shkruani tek kjo teme
qe Forumin lart ta ngreme!!


Postuar nga lorie datë 27 Gusht 2003 - 10:05:

po c'beni miqte e mi
qe forumin keni ngritur
ketu jam nuk iki
pse jeni te merzitur
c'eshte e verteta duhet te me kishit ftuar
pavaresisht se une s'pi raki
te me kishit thene, mos kishit pertuar
qe une bashke me ju te vij
tani jo s'e se pi rakine fare
vetem e kthej ndonjehere, kur semurem
por jo sic e pini ju ama
qe sa shohin nje gote ,versulen
me shume me pelqen birra
hajde po te doni ,ju qeras
te pajtohemi ,meqe me kerkuat falje
edhe mjaft me nxoret nam te keq,se s'pi hashash
haha
nejse, jam shkeputur pak
por ja ku erdha prape
c'kemi ndonje gje te re?
liri u martua?
po nga white s'merret vesh gje?
bucsi ia ka shtruar
me roken ne lokal?
mire ia ben more djale
po keni punet si ika
hajt ta nxjerrim ne plazh
te shplodhet , te marr fuqite.
se u lodh kur shkoi ne kopshtin zoologjik?
ate dite qe shkuam ishte kohe e bukur
te gjithe u nisem te lumtur
roke ishte entuziast qe do shihte shimpaze
ndaj s'i zinin kembet dhe
bucs dhe liri donin te vizitonin luane
shikonin me kureshtje anembane
keni dhe une pelqenim arinjte
te medhenj ,te bukur ,te zinj
afrohet roke shimpazene te preke
nje ta shkundur shipmazeja ,djalin e shkrete
bucs dhe liri afrohen te shohin luane
ulerasin luanet, nga frika ata perfundojne ne kazan
une dhe keni lozim me arushat e vegjel
kur te na vije nena e tyre ,shfryhet eger
ne vrapojme nga frika si te marre
marrim fryme lehtesisht me te dale
futemi ne nje bar aty afer
porosisim dicka per te pire
qe te ndjehemi mire
he c'i thoni kesaj miqte e mi
donim te tregoheshim trima, u ndjeme ciliminj


Postuar nga i_lire datë 27 Gusht 2003 - 23:31:

Ore shok, ore vllezer
sot i merzitur jane une
edhe s'me dilet kerkund.
Po qaj shume,
se malli me ka marre
per Shqiperine tone
te dlire, te bukur e te mire.
Dua te rri vetem
e ne mall te mbytem
asgje s'ka me vlere
ne ket' jete plot hidh'rime.
Raki do pi ne vetmi
muzike do degjoj ne Shqip.
Malli per Atdhene sot me ka marre
aq sa shpirti po me qan,
nuk dua me te dhemb
e ne Shqiperi te fluturoj
te lodroj e vrapoj
neper kodra e lendina
atje ku me lindi nën' e mira.
Atje dua te shkoj
vetem Shqip te degjoj,
nene e babe te perqafoj
t'i puth me mall e me deshire
e mos t'i le kurre me ne vetmi.
Shqiperi pritme se do vi
ne gjirin tend do jem perseri femi
do t'jem i mire e s'do t'le
kurre me ti vetem s'ke me ndejt.
Une atje do vi
nder ato vise t'lashta
do t'kendoj kengen e shpirtit tim
qe vjen me mall e me zell
e atje n'jehonen e malit -
do humb zeri im perseri -
si dikur kur isha femi.
Mbi balten e vjeter dua te shkel
femijerine time te ndjell,
se zemra nga malli po me dhemb
atje ne Shqiperi dua t'jetoj -
me shprese e me dashuri
ne vendin tim ku u linda I LIRE!

Shqiperi ty ta thone emrin
fjala me e paster ti me je
vendi me i dashur per ne
me mall ty te kujtojme
ngado qe ne shkojme.
Ti je nena jone
e pa ty s'rrojme dot ne k'te bote.
Gjalle mbaj shpresat tona Shqiperi,
se nje dite do kthehemi te gjithe,
krahapur n'vatren tende do vime
per ta bere Shqiperine Mrekulli.
Atje ku lindem do kthehemi te gjithe
se atje zemra jone me krah fluturon
n'vise tjera fort po na peshon.
Kur n'Shqiperi do shkojme
si zogj do kendojme
nga hareja ne kraharor t'shpirtit do gezojme
e nje lot prej lumturise do na shkoje.
Pritna Shqiperi,
prane teje po vrapojme te vime
tani e pergjithmone
ne Shqiperine tone do jetojme,
atje ku u linden te paret tone
atje ku do vdesim t'gjithe tok.
Pritna Shqiperi,
nena jone je ti der' ne pafund'si.
Pritna pra Shqiperi -
dhimbjen tende shpirtnore
flake ne lumej pa kthime
se ne po vime...!!!


Postuar nga roke datë 28 Gusht 2003 - 11:28:

Red face te besoj

Vjershen tende sa lexova
dy,tre lote i leshova!
Per Shqiperine,per shqipetaret
te gjithe duhet te jene te paret.
Eshte Shqiperia nena jone,
kudo te shkojme na degjon,
edhe vendi keq te jete
une do ta dua perjete.
Shqiperia eshte e shqiptareve
jo e qenve dhe zagareve,
qe duan poshte ta shikojne
dhe me shqelme ta qellojne.
Shqiperia shume me mungon
aq shume sa se imagjinon
me mungon shtepia,vllazeria,
shoqeria dhe miqesia,
me mungojne pemet,lulet,druret
rruget,pluhuri,guret,
me mungon shtepia ime,
me mungon Shqipja trime,
me mungon dhe se harroj
jam krenar qe e mbroj.
Eh,o miq,o shoket e mi
me mall shume po flas tani
Si mund te harrohet Shqiperia
ku eshte kaluar vegjelia.
brenge e kam qe e lashe
por do kthehem,s'rri me jashte
Kur me pyesin,kur me thone
nga je ti mo djal capkon.
I shikoj me qetesi
dhe pergjigjem me vendosmeri:
--Shqipetar o bre burre,te betohem per flamur
te betohem dhe te them,
jam krenar per atdhene!!!


Postuar nga BUCS datë 29 Gusht 2003 - 18:33:

Per SHQIPERINE

Ca na bete more djema
se na mallengjyet...

Ah, jemi ketu ne dhe te huaj
punojme dite, e punojme nate
jemi ber si te terbuar
kur kujtojme at' vend te ngrate.
Qe kur ikem nga SHQIPERIA
u bene shume vjet
qe kur ikem nga ai vend
na djeg malli i shkrete.
Prush e zjarr e kemi zemren
per ate vendin tone
lot na shkojne nga hidherimi
kur SHQIPERINE e kujtojme.
Ah, ky malli i shkrete, na hengri
na treti si kandili pa vaj
kocke e lekure na beri
lotet dot me nuk i mbaj.
Ku kemi lene nenen
qe na dha dashurine
ku kemi lene baben
qe na dha miresine.
Kemi lene dhe shoqerine
qe dot si harroj
kemi lene dhe miqesine
qe me mall i kujtoj.
Jemi ketu ne fund te botes
bredhim si cifuti n'shkretetire
na kane ikur trute e kokes
per ate SHQIPERINE e mire.
Ah, SHQIPERI na ka marre malli
per ato lumenj te kulluar
na ka marre malli sa me s'thuhet
per ate toke te bekuar.
Na ka marre malli per ATDHENE
per ato shtepite me gure
na ka marre malli per MEMEDHENE
per shqiponjen ne flamur.
Eshte e jona SHQIPERIA
ate dot s'na e merr njeri
eshte e jone ARBERIA
ku esht' derdh' gjak per liri.
Per liri e per vatane
jane ngritur te gjithe ne kembe
kane luftuar anembane
me armikun dhembe per dhembe.….
Ah, Shqiperi dua te shkruaj
por lotet s'me lejojne
dua te them dy fjale per ty
qe te tjeret te degjojne.
Te degjojne e te ngrihen
mos te bredhin neper bote
vendi jone eshte atje
asnjeri se mohon dot…
Mire e thane dhe shoket tane
ajo dite s'do t'vonoj
kur te kthehemi ne vatane
per SHQIPERINE te punojm'...
Ta ndertojme e ta bejme lule
ashtu sic ka lezet
si trendafil me pekule
si na e do zemra vete.
……………………
Te pakten kemi kete forum
qe te mblidhemi te gjithe bashke
qe te flasim sa me shume
per ate vend te lashte
s’kemi dale ketu per tu zene
e per te ndare tokat
kemi dale per te nxene
jo per te ngrene kokat
te me falni ne po e teproj
po ma beni hallall
asnjeri nuk dua te ofendoj
po kam mall, mall, mall…

PERSHENDETJE NGA LARG TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO QE JANE


Postuar nga i_lire datë 31 Gusht 2003 - 00:11:

Roke vlla besnik
qe s'me le vetem asnje dit.
Ne gezim e hidherim
shok e vlla ti me je
gjithmone bashke pime ne
edhe rreshtat bashk i thurim
per Shqiperine tone te mire.
Juve ju lumte, se me kenaqe
fjalet e bukra fort i the
keshtu ta do penda,
se kahera kishte mall
per ato fjale plot me zjarr.
Ne Shqiperi do kthehemi
ajrin e embel kena me thith
token e ngrohte kena me e prit
gjith' gezim do mbushet kjo zemer mjera
se lumturisht do fluturoje permbi vise t'vjetra.
Do i shikoje e do i pershendese
mir' se erdhe kane me i thene
e embelsisht n'zemer tyre kane me e thir'
me u ul kembekryq.
Je Shqiptar kane me i thene
ulu si burrat nje here e nje kohe.
Hajdeni dhe ju te tjeret,
se Shqiperia do Shqiptare,
se i ka me yll ne ball,
komunistat e xhaxhit Enver s'jemi ne,
por Yllin ne balle e kemi,
se jemi trima den baba dem
ne ate toke qe u leme
e ne ate toke ku kena me u preh.


Postuar nga roke datë 31 Gusht 2003 - 16:12:

Te faleminderit Bucs, I_lire
qe te gjithe ne folem me deshire
per Shqiperine tone te mire.
Ne keto vargje,te ky Forum
brengen nxorem te madh sa nje lum.
Shqiperine s'do ta harrojme
vetem mall per te kujtojme.
E diele eshte sot,dite pushimi
pse ne Forum ju s'po na dilni?
se ne disko keni shkuar
dhe prape nga xhepat jeni cpuar.
Edhe une ne disko shkova
mora dy goca,prandaj s'pagova.
Njera ish e bukur shume
tjetra ish vetem per gjume.
Qe te dyja te rrembyer
nuk me lane asgje mberthyer.
vetem isha o shoket e mi
ndihme therrita s'kish njeri,
keni super moderator ishte ne shtepi
kish blere nje ore.
me ate u mor shume
sa pa kuptuar po flinte gjume.
kur u zgjua cte shikonte
ne dhome ish Bucs I-lire
qe po shijonin nga nje "embelsire"
i uritur,i malluar,u turr dhe vete si i terbuar,
"embelsire" dhe vete shijoj
u nis edhe tek mua qe te me ndihmoje.
kater veta ate nate cfare nuk beme
si....s'na pate?!!
ne qofte se doni dicka me shume
te bari i thashethemeve,shkoni,shkoni,
ju qeras une.


Postuar nga ShKodrane4ever datë 04 Shtator 2003 - 23:44:

me falni si nderhyra keshtu ne mes por ishte faqja me e bukur qe lexova neper forum,
edhe deshta tju them se jeni me te miret.
vazhdoni kshu ju lumt.
byee


Postuar nga BUCS datë 05 Shtator 2003 - 00:24:

Erdha une o shoke perseri
me ju dua te ha edhe te pi
por juve s'ju shikoj kerrkund
dhe kjo vetmia c'po me mund
pica dua te ha sa me shume
edhe rakia te derdhet lume
Keni, Lorie, Roke edhe I_lire,
do vini te shkojme per te pire?
se une rrogen se kam pishur akoma
ejani tia fillojme me Corona
pas Coronave tja fusim me rum
qe te na bej koka bum-bum
pastaj ti fusim nje te ngrene
asgje ne pjata mos te leme
leket te gjitha do ti prish
juve tu blej nga nje dish
se i thone nje fjale:
leku iken e vjen
shoqerine kollaj se gjen
Une po pres ketu per ju
ejani te rrini me mu


Postuar nga Eva datë 06 Shtator 2003 - 01:57:

hey guys.....ckemi si ja kaloni mire? mendova tju thesha njere HI si ja kaloni...........well peacee guys


Postuar nga Eva datë 06 Shtator 2003 - 01:59:

hii


Postuar nga hirushja datë 06 Shtator 2003 - 02:01:

Sa e bukur kjo fotoja jote moj eva. Really sweet

hi nga hirushja


Postuar nga Eva datë 06 Shtator 2003 - 02:09:

Thumbs up

thx mojjj.....yeh i know its veryy sweet....


Postuar nga Rossonero datë 06 Shtator 2003 - 18:50:

Thumbs up ju lumte

ju lumte ,na kenaqet.jeni me te vertete poete te zote pa perjashtim.keshtu vazhdoni.


Postuar nga white_genius datë 07 Shtator 2003 - 08:42:

Ja ku erdha perseri
qe me ju pak koh te rri
me verte me keni munguar
prandaj erdha per tju uruar
qe te gjithe pa perjashtim
jeni ajka e ketij forumi trim
i lire bucks e kompania
ju uroj ju prifte miresia
edhe pse shpesh nuk kaloj
mos kujtoni se ju harroj..
per mua jeni te gjithe shoke
edhe ju dua per koke..
shikoj qe eshte pasuruar tema..
hajde miresevini djema
ne mes nesh do gezoheni
edhe me raste do qortoheni..
hajde te bejm ca gallate
edhe po munded pak shamate
ju uroj nje nate te mire..
deri neser ne te gdhire.

Ps : kjo tema meriton titullin nderi forumit


Postuar nga roke datë 07 Shtator 2003 - 10:05:

Cool ok!!

Faleminderit o white_genius
qe na erdhe si silrus
me mesazh ti na urove
plot gezim ti na shtove.
na dhe krahe,na dhe fuqi
qe te shkruajme perseri.
Hej ku jeni o miqte e mi
shkoni shkruani te "une dhe ti"
qe ajo te pasurohet
dhe me shume te levdohet.
Jo per gje,jo per inat
pa kete teme ngelemi thate.
hajde Keni,Lorie,I-lire
edhe ti Bucs o djale i mire
pse nuk vini te krijoni
veten tuaj ta nderoni
te nderoni Shqiperine
se shume ketej emrin s'ja dine
Duke shkruar,duke ngrene
neper disko leshte po leme.
Per ato te shkreta goca
ah i ziu une se c'hoqa.
Dy-tri si shigjete me vijne
me rrethojne e me lepijne.
duke me kapur me dhune
njera me thote si furtune:
--ku eshte bucs,keni,i-lire
trego shpejt o qelbesire,
me ata kemi pak pune
na hengren leket dhe brire na vune.
I hutuar e shikoj
dhe me mendje e imagjinoj
E imagjinoj se c'keni bere
ngul e shkul nje nate te tere.
se ate bej edhe une
nate per nate si edhe cdo te shtune.
ok,ok miqte e mi
duhet te ike dhe une tani,
pasi sot eshte e shtune
dhe nje minute na vlen shume.
Rradha jashte shume ka shkuar
te gjitha jane per tu peshuar.
Ndihmen nga ju me qejf e pranoj
qe edhe une leke te mos harxhoj.
Ika tani.baj baj o miqte e mi!!


Postuar nga i_lire datë 08 Shtator 2003 - 06:13:

More shoke, more vellezer
u harruam - u malluam.
Humben ne rrugeve te Botes
njeri - tjetrin po harrojme.
Pune e shkolle
na doli shpirti,
birrat-diskot kemi lene.
Bucs e Roke flori djem
temen tone e keni qef,
Keni pune fort sec ka
shoket e vjeter vetem i la,
por s'ka faj se i zene eshte
ne e kuptojme se e duam fort.
Lorie jone e bukur eshte,
por shoket si mendon.
Ajo s'vjen e me nuk shkruan
tjera gjera ajo ka
se e kuptoj si te gjithe
jeta e rrugeve eshte e veshtire.
White ne New York s'di nga eshte
ngaterron rrugen e ecen kot,
ne shtepi ai shkon vone,
ne mengjes flen si top.
Por ne miq gjithmone jemi
se ne zemra njeri tjetrin kemi.
Sa here mblidhemi
me shpirt qeshim,
picat hajme dhe birrat thajme
jeten e kalojme tok gjithmone.
Shume i lodhur jam une
e do fle gjume si arush.
Ora heret eshte e pulat do perqafoj,
8 sahati eshte tani
mua po me mbyllen syte.
Se per pak desh harrova,
forumistat t'pershendes
e nga zemra po i them
se jane te mirepritur gjithmone
fjalet e mira po te dine t'i thone.
Faleminderit ju te tjeret
ejani te defrejme,
se ne te 6-te shoke jemi perjete.


Postuar nga i_lire datë 09 Shtator 2003 - 23:06:

Grupi jone gjume po flen
jastikut ere po i merr.
Cohuni pra shoke
nga gjumi ju cohuni
dhe dy rreshta na tregoni.
Nji per pica le te flase
tjetri per birrat le te bertase.
Lorie per dashurine do recitoje
Keni per punen do na mesoje.
Fjale te urta ai do na thote
se eshte mjeshter per koke.
Bucs i vogel do kendoje:
"rrofte forumi me ne gjithmone",
do vije Roke shpejt e shpejt
e per festat do rrefeje.
Jo nje goc une takova
edhe tjetren perqafova
gjitha gocat i gezova.
A mor Roke, more djale mistrec
gocat shume qef i ke.
Une per nuse po kerkoj
po ti per mua s'po mendon.
White ne New York po pin
se shume i merzitur eshte ai.
Mos pi vetem more White
se do te hane kallup te gjalle.
Ju te tjeret qe po lexoni
ejani me ne bashkohuni,
do defrejme si Shqiptare te mire
edhe forumin do e bejme lemsh e li.
Hajt pra miq mos e zgjatni
mos ngurroni e mos u turproni.
Une po shkoj e po ju pres
qe nje teke me eks ta kthejme.

Shendet!


Postuar nga BUCS datë 10 Shtator 2003 - 01:10:

Jo mor jo nuk jam n'gjum
por jam i zene me pune
une kam dale neper bote
keta miq s'po i gjej dote
kohen per ne forum ta gjejne
ketu te vine e te defrejne

Ne New York une shkova
atje White te kerkoja
kur e gjeta ne nje bar
atje birra duke thar
gjumi e kish zene mbi tavoline
mend nuk e mbante shtepine
i thashe "C'ben more malukat
qe pi vetem e ban shamate
hajde vrap ne forum
ne tavoline mos fli gjume"
pas dy oresh u ftjellua
dhe pastaj u kujtua
ne forum White u be i gjalle
se kishim kohe pa e pare
kish humb si vaji ne lakra
ne New York brithte me te katra

Pastaj Lorin po kerkoja
"atje ku s'ka maska" ta takoja
kerko andej e kerko ketej
kete vendin dot se gjej
Po he moj Lorie fshehur mos rri
eja ketu t'na besh shoqeri
miqesia jote na pelqen
si ajo n'vend tjeter nuk gjen
hajde se ketu pime raki
balle kazani rrush i zi
pica hame sa barku na fryhet
fytyra vesh me vesh na perlyhet
ne ketu po te presim
miqte e tu do te mbesim.

Thashe pastaj ne Phily te shkoj
edhe Kenin te kerkoj
shkova tek shpia nuk e gjeta
i merzitur pak mbeta
me thane qe kish shku ne Canada
foto te bente tek Niagara
pashe c'pashe ne Canada u nisa
rruga ishte plot me plisa
me ne fund Kenin e pashe
nje te thirrur i dhashe
ai po bente ca fotografi atje
qe pastaj ti ndante me ne
me tha "Sapo te mbaroj pune
me vrap do vij ne forum"

Une, I_lire, Roke ketu jemi
ne forum tjeter nuk vemi
te kthejme ndonje raki me eks
pastaj te hame ndonje spec djegs
ejani miqe ketu me ne
tia kalojme ne hare.


Postuar nga lorie datë 10 Shtator 2003 - 02:25:

hahaha

kishe shkruar bukur bucs
mos studion gje per letersi
apo eshte nje hob i ri
ja erdha dhe une perseri
ju kam lexuar perdite
po s'kam pasur kohe t'ju shkruaj njecike
edhe ajo poezia per shqiperine
ishte e bukur shume
po si ja keni kaluar kur une s'kam qene
keni bere shakara apo jeni zene?
kemi ndonje thashethem ,ndonje lajm te ri
apo eshte si gjithnji
atehere si mendoni per nje tjeter aventure
nje trip te peste me veture?
ok shkruani idera ne forumin tone
dhe te nisemi pa u bere vone
bye


Postuar nga Keni datë 10 Shtator 2003 - 03:11:

Makinen une po e siguroj
se e kam GMC dhe me sduroj
U lodha duke punuar
gjith diten duke shkruar
shkojme dhe bejme nje trip
po beheni mir mishin me krip
Barbikyn e kame vet
paret per bira kush i jep
Hajde hidhuni o shok te mir
ne trip do kenaqemi duke pir
Kam koh qe me ju s'kam dal
atje ku do shkojm do shetisim me kal
Mblidhuni te gjith dhe asnje te mos mungoj
mos na lini vetem qe tripi keq te shkoj
Faleminderit lorit qe per tripin na kujtoj
une dhe lori bashke ne aventuru ju ftoj
Mendoj se do shkoj mir pa sher e shamata
do hame mish te pjekur, ne fund dhe bakllava
Do pim raki e bira, berxollat i bej vet
jam mesuar te gatuaj ketu ne kurbet
Tani une po iki makinen te regulloj
qe te kenaqemi dhe rruga mire te shkoj.


Postuar nga Keni datë 11 Shtator 2003 - 00:05:

Ku jeni mo humbet fare nuk ke ni deshir per trip ?
I_lire Bucs ku humbet ? po ju pres per trip kam ber gati makinen barbikyn dhe kam gjetur dhe vendin, ne nje pyll te bukur ku kalon nje peru i cili derdhet ne nje liqen te vogel dhe me uje te kthiellet, por kujdes se ka thell.
Po ju pres te vini!!!


Postuar nga BUCS datë 11 Shtator 2003 - 00:28:

Frike nga thellesia nuk kemi
trima te medhenj ne jemi
ne kete trip ne do shkojme
mishin e qengjit ta shijojme
Nga Lorie une dua nje kek
qe atehere mendja me ka mbet
kur e kishit ngrene te gjithe
dhe s'me kishit lene ascik
mos ki frike Keno per birrat
do ti blej une nga me te mirat
Corona, Becks dhe Heineken
do t'mbush plot nje legen
do te pime e do kenaqemi
miq do jemi sa te plakemi
ne mes te pyllit ne do t'vemi
birra edhe mish do t'kemi
une do te sjell edhe pak raki
se aq me ka ngel ne shtepi
se kur erdhi I_lire tek shpia
bo bo u be baterdia
skish te ngopur ai me raki
me thosh shpesh"Dua te pi"
pi e pi pastaj i thashe
"Po mjaft de
se asnje pike nuk me le"
ika une te thyej cekun
se asnje ketu se njeh lekun
keta ketu duan $dollare$
qe tu eci dita mbare.


Postuar nga i_lire datë 11 Shtator 2003 - 00:44:

Erdhi Lorie URRA URRA
rreshtat shpejt i rreshtoj
dy fjale gjithe lezet per ne i shkroj.
Plot tru eshte kjo goce
vetem idera ka ne koke.
Erdhi Lorie - te gjithe u zgjuan
udhetimin do fillojme,
se pa aventura ne s'bejme dot.
GMC-ja Kenit e fort eshte
te gjitheve tok do na zere,
e ne makine do kendojme
kenge per shoqerine e dashurine.
Mishin une do e pjek
edhe kripe do i hedh,
qe ta hane te gjithe me qef.
Roke birrat do na sjelle
se i gjen leht e pa leke,
nje Roke kemi ne.
Bucs neper lendina do loz
e me top do na ftoje ne loje,
futboll do luajme te gjithe,
4 me 1 do fitojme
e me Bucs te dy do gezojme.
White natyren do shijoj,
se ne New York e ka harruar sec eshte.
Do ulemi rreth tavolines si miq
e Lorie do na jape te hame e pime.
Gishtat gjithe qef do lepijme
se i ka bere per mrekulli,
te lumte moj Lorie se na kenaqe
barkun ne feste na e cove.
Neper tenda do fleme
e morra ishalla s'do zeme.
Nata me simfonira gerrhitjesh do kaloj
kush shoku shokut do ja punoje,
nje here gerrhet Keni sa tunden pemet
nje here cfryn Roke sa na merdhihin leqet.
Naten e mire pra Miqt e mi.


Postuar nga Keni datë 11 Shtator 2003 - 04:40:

Une dhe ti ne trip te ri

Trip i bukur shoke, asnje nuk mungoi
te gjithe te gezuar dita mir na shkoi
Lorie menjeher nga makina zbriti
tek liqeni prane me nje fryme mbriti
Une i thash "moj lori ki pak kujdes"
se aty ka thell dhe ne gjol ngec
Por lori me kok ne liqen u zhyt
mos te ish I_liri per pak na u mbyt
Po me kaq mbaroi, doli dhe u fshi
kur shikon nga bucs, ai pinte raki
Piu sa u ngop, piu u be tap
pastaj nga peroi ja shtriu me vrap
Ne te gjith u ngritem bucs per te shpetuar
por kur ju afruam peroin kish kaluar
I thirem, bucs, ktheu se ke pire
por bucs nuk na degjoj dhe ra ne nje repire
Te gjith sa ishim e ngritem menjeher
por bucs ishte xhvatur, kish ren ne nje fere
U kthyem te gjithe qe remujat ti lem
kur shikojme white kish hipur ne nje peme
Por roke i shkathet hipi si macok
Me white ne qafe zbriti ne toke
Dhe keshtu vazhduam per nje kohe te gjate
me budallalliqe duke ber gallat
Pasi kishim pire dhe ishim ber tap
I_lire na ngrihet na kerkon krevat
Ne i tham te rinte aty, bashke me ne
po ai s'degjoj dhe nis remuj te re
U desh gjysem ore me i_lire per dore
mezi e qetesuam me nje akullore
Dhe keshtu e vume dhe nje gur ne mur
nje dit tjeter kaloi, nje tjeter aventur
U kthyem ngadal se kishim pire shume
na shkau makina dhe desh rame ne lum
Mire qe shpetuam se do linim nam
shkuam ne shtepi dhe ne gjume rame
Kjo ishte e gjitha nga nje trip i mire
desh e pesuam si bucs ne repire
Hajt tani mendoni, per aventure te re
kush te doj te vije se bashku me ne.

P.S. dhe na tregoni ndonje gje tjeter rreth kesaj aventure te bukur.

Ja dhe proi ku ra bucs


Postuar nga 008 datë 11 Shtator 2003 - 15:53:

Post pershendetje

pershendetje te gjitheve, si jeni mire,

pershendetje te veqante studentave shqiptare kudo qe jane, dhe suksese ne ket te vit te ri,
dhe mos haroni te na shkruani, ok

take care see u later


Postuar nga BUCS datë 12 Shtator 2003 - 00:15:

Lere mos me thuaj se dot se kujtoj
mornica te vogla trupin ma pershkroj
u pime e u beme qe te gjithe tape
keshtu shkohet jeta duke bere gallate
kur me kujtohet se ne rrepire rash
edhe per nje cike koken desh e lash
thashe te behesha tape une kesaj rradhe
gjithe rrugen kisha pire leng dardhe
Po I_lire s'te le se do raki per vete
nga large me kembe e duar jepte e merrte
"C'bene mo me-thoshte-lerme ca dhe mua
se rakine e mire edhe une e dua"
Por une beja sikur se degjoja
se rakine per vete te gjithen e doja
Une kisha pire White ishte dehur
mu ne maje te pemes ai kishte ngelur
Hajde White poshte se qershia s'ka
eja ketu me ne te hame bakllava
Bakllava kish sjelle Keni nga shtepia
i leshohet I_lire tamam si lubia
cjane bere per te ngrene keta shoket tane
sa hap e mbyll syte keta te bejne hatane
lyhet ky I_lire nga veshi ne vesh
por nuk kish te ngopur dhe kerkoi pershesh
per te marre pershesh vete tek makina
atje Lorie po bente floket me bikutina
hajde moj Lorie boll u zbukurove
cunat e forumit ne qafe na i more
Lorie kek kish sjell kete here per mua
po Roke i pari kekut iu leshua
nje cope te vogel mora edhe une
pastaj barku mu fry dhe po me flihej gjume
.........................
Dhe kjo aventure kaloi bukur shume
heren tjeter ja fusim ne lume


Postuar nga lorie datë 12 Shtator 2003 - 02:08:

kur liri vjen te ha ne makine
me thote qe do nisemi per tjeter udhetim
kenit i ka mbetur fiksim niagara
dhe do qe te shkojme tek ujevara
na tregon pikturat e bukura qe ka marre
ben makinen gati te nisemi sa me pare
zgjoj bucsin qe fle akoma ne cader
dhe i bej nje kek tjeter ,ta mbaj me hater
meqe te parin dot s'e provoi
se roke sa hap e mbyll syte e gllaberoi
kerkojme white qe s'dihet nga eshte zhdukur
shohim ne gemusha mos eshte futur
pasi e gjejme ne maje te nje peme
paketojme gjerat dhe nisemi pernjehere
makina shpejton na autostrade
bucs dhe roke tregojne barcaleta ,bejne gallate
kur papritur liri me fytyre te vrenjtur, te zeze pis
thote qe per ne canada ,ai s'ka vize
keni sa e degjon desh ben karambol
te gjthe mbajne koken me dore
e shohim te lirin gjithe inat dhe merzi
dhe vrenjtemi qe do kthehemi ne shtepi
qe s'do vizitojme dot niagaren
dhe te bejme foto per ujvaren
bucs thote:po pse s'na e the me pare o njeri
duhet te kthehemi mbrapa tani.
kur tia nis te qesh si budalla
dhe thote qe beri shaka
ne te gjithe shikojme te cuditur
kur na tregon vizen duke qeshur
atehere i sulemi te tere duke e share
white ia kercet nje shpulle per hak
"po na ngrive gjakun more djale"
ia ben keni pas pak
dhe qeshim me lot dhe vazhdojme udhetimin
po te doni shkruajeni ju vazhdimin


Postuar nga déjà-vu datë 12 Shtator 2003 - 02:33:

Une dhe ti??!!

Une dhe ti kjo teme ka emrin,
por çdo here qe e kam lexuar
komplimentat e mi kam harruar...
Jeni te gjithe teper origjinale
lum si ai qe ku ka ne ''mehalle''
Qe te gjithe pa rreshtuar emra
do te doja tu kisha tani prane,
pizen une tani do ta kisha ofruar,
mjaft te qeshim,te qeshim vertet.....


P.s lol,me pelqyen te gjitha


Postuar nga Keni datë 12 Shtator 2003 - 03:06:

Insomnia mire se erdhe ne temen une dhe ti
tema me e bukur per te lidhur miqsi
Te ftoj te vish me ne ne aventura mendore
te bredhim, te pim, te luam, te hame dhe akullore
që mendjen ta kalome kjo eshte nje menyre
se njeri-tjetrin se shohim ne fytyre.
Mire se erdhe lal


Postuar nga roke datë 12 Shtator 2003 - 12:36:

Smile Niagara......

Hej ju shoke,ju miqte e mi
ne Niagare do shkojme tani.
sa doli ky lajm,kjo buje ne shesh
me qeshi buza vesh me vesh.
Keni,Lorie,Bucs,I_lire,
merrni vetem embelsire
se per te pire mendoj une
vjedh birra cdo te shtune.
Birra plot e mish do kemi
oh sa mire ne Niagare po vemi.
Po deshet o shoket e mi
ju sjell cupa edhe keto free.
jane te bukura jane te mira
cfare nuk bejne,edhe magjira.
Respekt kam per kete krijese
do ta ruaj derisa te vdes.
s'jetohet kurre pa ato prane
i pelqej se edhe tru s'kane.
Bucs, i-lire qejfllinj te medhenj
qe tani me gezim po kercejne
te magjepsur jane ata
do bejne qejf,jo shaka.
Keni i matur i duruar pyet Lorie
--A duhet besuar,
se kemi tri dite e tri nete
na u tha syri per nje cike lezet.
Lorie e degjon e shqetesuar
i thote kenit e frikesuar:
--Roke eshte genjeshtar,
tha per mua qe droge marr.
une ate se besoj,nga Niagara da fluturoj.
Hidhet keni me shpejtesi
mua me mbron,mu si ari:
---Jo moj lorie vajze e mbare
s'ka genjyer kete behare,
pyet edhe bucs dhe i-lire
se ata e njohin me mire.
--Eshte e drejte o shoket e mi
ju flet Rokja,duhet qetesi.
une asnjehere s'ju kam genjyer
gjithmone per mire ju kam sherbyer.
edhe femra ju dhashe ate nate
aq sa ngela dhe vete thate.
Shkova pastaj i menduar
birra piva me nje te moshuar.
Ku ajo e ku une
ika me vrape se i hoqa trune.
juve shpejte ju takova
tek e tek jua tregova.
Ne Niagare tani po shkojme
kenge partizane po kendojme.
Loria jone vajze shtepie
po vizaton ne xham nje anije.
I-lire tere kuriozitet e shikon
aq shume mahnitet sa lote leshon.
E shikon Keni qan edhe ai
ju kujtua anija qe po shifte tani
Edhe Bucs qe keta po shikonte
shtrydhi nje qepe,qe lote te leshonte.
Une e pash vete kete hamulli
tregojeni ju vazhdimin tani......


Postuar nga lorie datë 13 Shtator 2003 - 06:34:

Unhappy

roke qe s'le pa permendur cupa
edhe i do edhe i shan shume
pse kaq kontradiktor more cun
kush tha qe ato s'kane tru fare
ka djem qe s'bejne per dy pare
kush tha qe ato te zgjuara s'jane
ka djem qe mbushin me budalleqe dynjane
flase ne pergjithesi
se mos ofendohet njeri
dhe nuk dua qe te me mbushni pastaj me kritika
nuk jam ekstremiste, thjesht bera replika
tani miku im te kthehemi tek undhetimi
une s'jam ne gjendje te bej vazhdimin
kisha ca idera te bukura ne koke
po me iken si me magji
ngaqe jam e merzitur tani
jo nga ty roke ,shok shakaxhi
mos me keqkupto,thjesht jam ne merzi


Postuar nga i_lire datë 13 Shtator 2003 - 06:51:

Lorie e mire e merzitur eshte sot
edhe me shoket e saj do ta kaloje.
Mos u merzit Lorie jone
mes miqsh kalohet merzitja gjithmone.
Eja te dalim - nje xhiro te bejme
yjet e nates t'i kapim me dore.
Me pas liqenit t'i drejtohemi -
me driten e henes te qetesohemi.
Buze liqenit pime ne te dy
dhe rreshta poezish kujtojme ne erresire.
Miqt tane i presim te vime
qe zjarin te ndezim ne kete nate pa mbarim.
Mes hijeve te flakes do t'shoh une ty
dhe fetyren e embel ta shoh ne gezim.
Ne gezim je ti tani,
se miqt i ke prane teje perseri.
Vetem nuk je moj Lorie e dashur
mjafton qe gojen te hapesh,
mes miqsh do gjendesh gjithmone
gati per te t'thene nje fjale te ngrohte.
Eja pra Lorie mos u merzit,
eja ne vorbullen tone te miqesis.
Gezohu ti tani e gjithmone,
se nje here do jetosh.
Pacim!


Postuar nga déjà-vu datë 13 Shtator 2003 - 20:08:

Wink Te bredhim e te pime the Keni????HHMMM,jam gati

Keni ,flm per mireseardhjen
por disa kushte une kam per te diktuar,
thjeshte çeshtje teknike,asnje imponim
tek e fundit nuk eshte ne tipi tim
Do te kerkoja te evitonim akulloret
kam alergji nga embeltoret,
me pelqen me shume birra me shkume
hajde te pime,ta kthejme si lume ( )


Postuar nga Keni datë 13 Shtator 2003 - 20:28:

Insomnia gezkuar
per nje bir te kam ftuar
Edhe une embelsirat nuk i dua
me pelqen te ha mish me pirua
bire te mire dua te pi
te bej qef me shoqeri
keshtu jeten e kaloj
te gjith ne shoqeri i ftoj
Ajt gezuar dhe nje her
te pa ndar te rim perhere


Postuar nga ShKodrane4ever datë 15 Shtator 2003 - 05:34:

Question

e nese ju ndollet nji birr shoke
edhe un e kisha rrok
edhe te gjith ekks e kishim pi
po jo ma shum se nja dy-tri
e nese ban njikyt nate bashk me ju me e kalu
se ne shpi nuk po mundem me shku
se asht terr edhe pak frik
e ju i dini si jan rrugt n'amerik


jini njesha vazhdoni keshtu.
byee


Postuar nga Keni datë 15 Shtator 2003 - 05:57:

Ajde shkodra shiko ketu
brenda ne akull ke nja dy
mirse erdhe viu ne resht
ty shkora t'them nuk more vesht
ajde ulu bashk me ne
naten ta kalojme me hare
mishi i pjekur po vjen ere
tani vijne dhe shoket e tjere.
Ulu ktu dhe mos ki mar
se te gjith jemi shqiptar
mblidhemi keshtu sa her qe deshirojm
njeri-jtetrin e argetojme


Postuar nga ShKodrane4ever datë 16 Shtator 2003 - 04:15:

Smile

thxx ma Keni shoku jem
se edhe un po e za nji vend
mos ke frik se nuk nxaj shum
se nuk jam e shendosht un
njaty me ju po ulem e rri
se at mishin (e pjekun) fort po e kam zili
po nuk e preku pa ardh edhe shokt tjeter
se masanej nuk ka mramja vler
pa nji gja du me ju tregu
se kyt forum e keni ndriqu
ti Keni me gjith ato shoket e tu.
tashi rrijm e bajm pak muhabet
se shoqnis njashtu i ka lezet
e pra keni ti vazhdo
e dicka na trego...



< Jeni shum te mire te gjith ju si grup >


Postuar nga Eva datë 16 Shtator 2003 - 05:40:

Smile

hey guys..ckemi si ja kaloni mire?have a good weekend...peaceeeeeeeeeeee


Postuar nga lorie datë 16 Shtator 2003 - 07:25:

mireserdhet insomnia dhe ti shkodrane e bukur
ne shoqerine tone jeni futur
ju mirepresim me krahehapur ,te vini
dhe mes nesh te rrini
t'ju bejme shoqeri
ne grupin :Une dhe ti
ja u shtua grupi jone
hajde bejme nje feste te madhe
kush ka ditelindjen sot?
te hedhim valle
oops! harrova qe kemi dasem
liri martohet me Zyrane
ka ngritur ne kembe dynjane
lagja gumezhin,mehalla gezon
shoket e tij lumturojne
keni ka marre ne dorezim makinat
roke dhe bucs pijet dhe birrat
une ,shkodranja dhe Eva ,gatimet
white sjell nga ny dekorimet
insomnia e ndihmon per prenotimet
liri duket si ne qiellin e shtate
se po kerkonte nuse me jave
dhe ja endrra po i plotesohet
se sot po martohet
keni ,i dhuron nje motorr
roke dhe bucs nje kantineme vere
une i dhuroj kopjen e librit tim te pare
qe do botohet ne janar
insomnia nje qen te mire e besnik
qe ta kete shok ,e ta kete mik
se kafshet ai i ka qejf shume
dhe derdhet rakia ,behet lume
kercejne vajzat dhe djemte
napolonin e qajne fare
defrehen dhe gezohen per lirin
se e kishin me te mirin
shok per koke,eshte ne mesin tone
dhe pse do martohet do mbetet gjithmone.


Postuar nga Keni datë 16 Shtator 2003 - 07:59:

Eh moj lori cme gezove
me kete dasem qe organizove
Shkodrane hiqe mishin se tu doq
lorie nuk e sheh kaposhin qe u poq
Eja bucs mos na bej vap
per ilirn do ham nje goxha dark
white po te them ne telefon
se vetem ti po na mungon
Nxito makinen dhe hajde menjeher
se Bucs solli nje kade me ver
Ajdeni miq te pim e te gezojme
se ilirin e vogel me Zyran po martojme
Insomnia a e pronentove kishen
se do ti kurorzojme dhe do ti grisim kemishen
Ajde miq t'ja marim nje valle
se iliri me Zyran kane rene ne halle
Nuk din ku te ven kur te mbarojne
muajin e mjaltit ku do ta kalojne
O ilire shkoni nje muaj nga afrika
qe tju dali dhe fika
Ose shkoni nga Majami
po kujdes se mos ju del nami
Me mir shkoni nga shqipria
ne maj te malit ku jeton dhe dhija
Atje nuk ju shikon njeri
atje kenaquni me dashuri
Vajza, Vajza me duket se po nuhas dicka
me duket mishi i qengjit qenka ber hata
Ajdeni djema se erdhi dhe vera
Bucs dhe roke e kan sjell te dera
Ti ilire kujdes mos na flliq
ajt ta bejme gezuar njeher keshtu si miq
Lore moj vajz te thash nje her
ki kujdes mishin, se tani po vjen ere
Ajde insomnia se do kenaqesh sot
se per ilirin do derdhim dhe lot
Se shum u mundua nje grua te kerkoj
aq sa dhe zemrat tona shume na i lendoj
Po me ne fune me vuajtej nje grua e gjeti
dhe ne tani do pime sa te behet qameti
Une skame me forc dhe mend per te vazhduar
Mendjen kush ta shtrydhi ca vargje per te shkruar
Ajde me nje porokoç mashkull iliriiiiiiiii.........


Postuar nga BUCS datë 16 Shtator 2003 - 18:24:

Eh shyqyre me ne fund e gjeti
nje nuse dhe I_lire se u terbua mileti
gjithe lagja vesh e kish marre
se ai nje vajze kishte per te pare
me ne fund e kish pelqyer ai kte vajze
i kish thene "Une te dua
hajde martohu me mua"
ajo dy here nuk ishte menduar
per te puthur I_lire ish afruar
po I_lire i kish thene "Mos u nxito
kur te martohemi atehere ma kerko
jam djale me zakone nuk dua ti prish
punet e mia dua ti bej legalisht"
ajo ishte merzitur turinjte kish varur
se I_lire hovin asaj ja kish ndalur
"Pse i dashur ti mua me ndalon
kam gjashtedhjete vjet qe trupi ma kerkon"
I_lire perpiqet ate ta qetesoje
poziten a tij ai te shpjegoje
"Mos u merzit e dashur ajo dite do vi
kur une dhe ti te bejme dashuri"
asaj Zyra emrin ja thone
s'ka me te bukur se ajo ne kte zone
kembet e drejta si draper i kishte
kurrizin e dale, si gungace ishte
me thinjat ne koke, me rrudhat ne balle
eshte me e denja per kete djale
gojen pa dhembe, as proteza s'kishte
xhamat e syzeve si by*h kavanozi i kishte
do te bejme nje dasem te tundet nje dynja
po martojme I_lire, si thone shaka
ky shoku jone e mblodhi mendjen
tani do perpiqet te shikoje gjendjen
ne maje te malit do ta beje shtepine
do marri zgjerim dy dhoma guzhine
me makine ai do shetisi Zyrane
do ta coje ne male, e fusha anembane
Lum si I_lire qe po martohet
gjithe shoqeria do te gezohet


Postuar nga i_lire datë 16 Shtator 2003 - 22:40:

Sot une dasem bej
Zyrane po e martoj.
Jam i lumtur e i gezuar
se Zyrane ne shtrat e prura.
Qef do bejme e lek do hedhim,
se rakia ta sjell lezetin.
Nusen te bukur e kam zgjedh
te gjithe pacin fatin tem.
Nusen plot lezet e kam
e te gjithe ma kane merak,
nuk e kam per ju te tjeret
vetem per veten e musketjeret.
Lorie ty te lumshin duart
guzhiniere me pervoje je
do te marrim gjithmone si shef.
Bucs e Roke rakine e sollen
Keni pin e gezohet
se shokun e martoj
edhe hallet ja lehtesoj.
Sot une martohem
beqarine po e le
e do behem djal me mend,
gocat do i le rehat
se Zyrane e kam hallall.
Gjitha deshirat mi ploteson
edhe zemren ma gezon.
Hajde pra u trashegofsha
edhe cuna vetem bofsha.

N'koke t'juj ishalla!


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.