Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga JONIDA UK datë 12 Dhjetor 2007 - 20:49:

As nuk dua ta mendoj veten ,sikur ti do pushosh se theni:

TE DUAAA TORTA IME...
CDO QELIZE E IMJA TE PERKET TY,EDHE THERRET EMRIN TEND
CDO SEC...
Ohhh shpirttt sa lumturi me dhuron....
FLM ZOTIT QE JAM PRANE TEJE


Postuar nga JONIDA UK datë 13 Dhjetor 2007 - 01:14:

ohhh jeta ime,nderkohe qe ti po vuan gripin e radhes une po rrefej dashurine tone ne nje forum qe nuk e di as arsyen perse ekziston edhe perse njerezve u nevojitet...perderisa kane kaq kohe te shkruajne e shprehin mendimet e tyre ne kete menyre virtuale,mund te bejne gjera edhe me te mira,me te dobishme....

TI E DI QE TE DUAAA MARREZISHT PERJETE BEBUSHI IM...


Postuar nga brunalbo datë 07 Shkurt 2008 - 12:09:

eshte nje nga krijimet qe me ka lene mbrese pafund(vjen nga zemra)

Citim:
Po citoj ato që tha Animal
te te them se te dashuroj.....
pse nuk e ditke ti.....?!
un vetem kete gje uleri cdo nat si nje ujk qe bisedon me henen....
te dua moj vajz te dua sa smund ta kontrolloj me veten....
isha nje udhetar i perhershem kur me njofte dhe i dhe nje destinacion udhetimit tim...i dhe nje kuptim jetes time....
mu bere nene baba, shok vella u bere ajo qe rrethon qenien time dhe une per here te pare u ndjeva gjall e jo me nje fantazem qe udhetonte ne pafundesi....
me hoqe cdo gje te keqe....me fale veshe per te degjuar te tjeret..
un e di qe sjam perfekt...por per ty ndryshova...
un e di nuk dashuroja....por ja qe dashurova...dhe te fala ate gje qe nuk e pati asnjera...ate vendin te zemra ime qe ishe e vetes sime dhe tani eshte vendi yt...
te dua me shume se veten time....te dashuroj aq shume sa nuk ka me kufi...
si nuk mund te te dashuroj kur ti me nje xhest me fal qetesi..lumtur.
kur ti me jep cdo gje qe kam nevoje...
qe edhe keq te me besh un kurre nuk do ankohesha sepse je ti!
imazhi yt shembellet ne cdo nje te une....dhe me duket e pa kuptimte qe kjo te mos ndodhi....o goce sa te dashuroj nuk e con dot ne permend...nuk do lodhesha duke te pare ose duke te degjuar kurre...
do doja te isha per gjithcka qe ke nevoj...zgjidhja e cdo problemi tend..ai vendi ku mund te mbeshtetesh...ai cepi ku fshihesh kur ke frike nga bota....
te dua ...te dashuroj....dhe nuk e kuptoj si me ndodhiiiiiiii


Postuar nga agata datë 14 Shkurt 2008 - 23:31:

Dashurine time per ty nuk ka vdekje ta thye.
Nuk ka ujera ta shuajne...
Nuk ka lumenje ta permbysin...

Je t'aime.


ps: Gezuar Shen Valentinin


Postuar nga lulja_1 datë 20 Shkurt 2008 - 21:02:

Me thuaj!

Me thuaj i dashur vetem edhe njehere
Fjalen me te shjtrenjt per mua
Me thuaj te lutem shum
Sikur dikur qe me thoje
,,Zemer sa shum te dua"
Mos hezito me thuaj
Edhe nese nuk ke guxim
Thuaj te lutem thuaj
,,Te dua shpirti im"
Pse e ule koken
Kur pran meje kalon
Pse nuk vrapon si dikur
Me dashuri te me perqafon?
[COLOR=red]


Postuar nga Zani datë 24 Shkurt 2008 - 16:21:

Pse sot te dua me shume se kurre!
Pse sot kaq shume te kam perpara!
Te thash te dua ...
Do te them sa te marr fryme ...
Me Ty jetoi dhe me dashnine tande
Ty te them Te Dua!
Dhe kurr ske per ta kuptuar...
T'i ishe je dhe mbetesh ajri im
I pa shijuar kurre.....!!?
Ti je ajri i paster i frymarrjes sime
Ti je Shpirti dhe Zemra jem...
Te Dua....Pergjithmone!


 


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 27 Shkurt 2008 - 20:13:

ALL IS FULL OF LOVE


http://youtube.com/watch?v=EjAoBKagWQA


Sa shume dashuri qe ka ne kete teme...


Postuar nga agata datë 28 Shkurt 2008 - 03:51:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti


Sa shume dashuri qe ka ne kete teme...




Postuar nga briseide datë 29 Shkurt 2008 - 21:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Zani

T'i ishe je dhe mbetesh ajri im
I pa shijuar kurre.....!!?


 




Postuar nga ~Enigme~ datë 08 Mars 2008 - 06:46:

Post

.


Postuar nga agata datë 10 Mars 2008 - 18:49:

Enigma, fantastike pjesa.


Postuar nga ~Enigme~ datë 02 Prill 2008 - 04:57:

"Njerzti nuk a dallojne me thirjjen e madje ata as qe e degjojne ate"


Postuar nga agata datë 02 Prill 2008 - 23:11:

Sot ne mengjes mbollem lulebore. dielli shkelqente, frynte nje ere e lehte e liqeni dukej si nje tepsi argjendi. Rrija ne kembe e dashur dhe shikoja: cdo gje me dukej ndryshe nga vitet e me parshme. Cdo gje ishte krejt ndryshe.Cdo gje qe shihja, me emocjononte e me mbushte me lumturi e ndroje e kjo per shkak se ti je e pranishme ne cdo mendim timin. cdo cast zhvilloj biseda te pafund me vete, si bie fjala, me zbukurimet kineze prej bronxi te lara me platin, me maska femerore egjiptiane nga El-Fajumi, me qilimat, e kuptohet, me ty vazhdimisht me ty. per mua cdo dite eshte e veçante, secila bie diçka te re, ndersa mbremjeve, kur shtyj menjane doreshkrimin, mendoj se dot isha pak me afer e me i ngjashem me ty e se ti mbase do te gezoheshe, po qe se edhe kete dite do ta mashkoje me ditet tona te tjera te perbashketa.
Nganjhere tristohem kur shoh gjithe keto gjera te bukura e them: ku jane udhetimet tona me taksi, restorantet dhe dhomat ne hotele. Ti ke nje shtepi me mure te bardha e te qeta, me perde te renda e zambake. Shtepi kam edhe une nuk do te kishte qene keq te banonim ne te, por, te them te drejten , çfare nuk do te jepja per nje nate ne "Prend de Gal".
Ndersa pikerisht mendoj se sa pak kohe kemi ne dispozicjon. Diku s'e mbaj mend se ku, gjeta nje vjershe timen ku thuhet: "Puthme, se shpejti vjen mbremja, shpejt do te lulezoj nje dite e re e po ashtu shpejt do te vyshket...
Sot ne mengjes isha tamam si i paralizuar nga malli per ty. Me dukej se nuk isha i zoti te drejtoja duart, aq i kisha shtrenguar e mbledhur qe te te perqafoja. Isha ne nje gjendje te tilla saqe me dukej se duar dhe gjoksi do te me pellcisnin e do te shperthente gjaku. Pastaj mora qente e u ngjita lart ne kodrat ne rrugen qe eshte nga koha e Romakeve.Ajo u vjen rrotull kodrave e nderkohe qe ne po ngjiteshim lart duke na u mare fryma, nga siper nga nen debora qe ka filluar te shkrije, u keput nje gure i madh sa trupi im, e mbasi na kaloj fare prane, u rrukullis poshte ne lugine. E kur ktheva te shikoj poshte se mos kush e di goditi njeri e pastaj u drejtova ne kembe, m'u duk, e dashur, sikur po shkrihesha si debora ne diell, dashuria me rridhte ne cdo pore te trupit. Qendroja me pallton time te mbulluar me debore me kindat e hapur e pothuajse u qerrova, kaq pak gjera arrita te shoh, ndersa po shkrija e po shkrija nga dashuria.
Eshte ora pese e mengjesit. Qe prapa maleve shfaqet drita e gjelber e agimit, ndersa drita e llampes po zbehet duke u bere gjithmone e me e verdhe. Ne qiell ka mbetuar e ndritshme vetem Aferdita. Ndriçimi i saj eshte aq i forte saqe formon nje rrugice ne siperfaqen ngjyre gri te liqenit te ngrire. Mbarova eshe nje kapitull te doreshkrimit e pikerisht skenen e lindjes se femijes ne dhomen e hotelit, e nderkohe me dore te lodhur po vazhdoj te shkruaj kete leter. E kam koken fare te kthjellet e vetem dora me eshte lodhur nga te shkruarit. Jam shume i ri, kam nje te dashur e jam i mbushur plot me shpresa... Dremitja e dites mbaroj, edhe monologu i heshtur u krye, jam i lumtur e fatkeq, jam i merzitur e i gezuar, jam tetedhjete e tetembedhjete vjeç, jam filozof e endrrimtar, cinik e romantik, e pikerisht ne kete çast jam thjesht i ri, kam nje dashnore dhe besoj se me te do te shihem prape.
Kam nje te dashur e dikur ne kohet e harruara
ajo lau koken ne banjen time e pastaj une i kreha floket deri sa iu thane, e pastaj ne fjetem ne dhomen e mbushur me krinzatema e sa here qe zgjoheshim, ngjyra e petaleve ishte ndryshe. Vinte nata e ne ndonjehere zgjoheshim, po jo krejt. Ne vetem sa preknim njeri-tjetrin e vetem duart gjalleroheshin per fare pak kohe, ndiheshim aq te afert e peshperisnim te pergjumur : "o ti e dashur" dhe " ta dish sa te dua" dhe " nuk dua me te rri larg teje"...
Nuk dua te rri me kurre pa ty, o goje e fytyres sime, frymemarj ne qafen time, nuk dua te rri me kurre larg teje e nuk di te them tjeter, dua te rri gjith diten per te perseritur po keto fjale e deshiroj te mos merrem me me fjale sepse une jam nje perrua ndjenjash. Dua te rri shtrire prane teje e te te flas, te flas pa ze.


Postuar nga agata datë 10 Maj 2008 - 16:28:

I Dashur sa here qe degjoj zerin tend un fluturoj e behem e lehte si nje flutur... Mos u merzit me mua, sepse edhe pse nuk ta kam thene kurre aq qarte, ti e dine mire qe je qielli im, Boshti i jetes time.

Mos mi bej turiçkat ashtu te kam shpirt.


Postuar nga Yllkaus datë 20 Qershor 2008 - 10:00:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?

Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...

Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."

ps;he more si po ju duket? ju betohem se eshte nje poezi krejt frindo...fix fare e oreve te para .....i ka pagjumesia keto pune dhe kenget tejet melankolike qe po degjoj tani...



Me te vertet ishte diç i veqant, me pelqeu shume


Postuar nga Eria datë 20 Qershor 2008 - 13:57:

Citim:
Po citoj ato që tha agata
I Dashur sa here qe degjoj zerin tend un fluturoj e behem e lehte si nje flutur... Mos u merzit me mua, sepse edhe pse nuk ta kam thene kurre aq qarte, ti e dine mire qe je qielli im, Boshti i jetes time.

Mos mi bej turiçkat ashtu te kam shpirt.





Postuar nga agata datë 06 Korrik 2008 - 23:54:

Jam e etur si rera e shkretetires per uje... Dashuria jote me mungon.


Postuar nga zemer-.... datë 07 Korrik 2008 - 00:16:

me mungon ne cdo caste ,ne cdo minute.......dhe tani me mungon me shum se cdo gje tjeter dhe pse e di qe je me mua.........


Postuar nga vajze_korcare datë 01 Shtator 2008 - 20:09:

ku mund ta gjej kete liber? se kam kerkuar kudo (dmth ne zonen ku jetoj) dhe cne
kam pyetur ne borders/barnes and nobles dhe ne public library - leqe nuk e di tamam tamam titullin ne anglisht (po dhe kur kam pyetur me kane thene eshte nje version ne new york)

nejse - help?


Postuar nga agata datë 02 Shtator 2008 - 14:43:

Pershendetje Vajza Korçare.

Librin mund ta gjesh me ane te internetit.
Personalisht kur kerkoj ndonje liber, aty gjej cdo gje.

Ja nje faqe qe e perdor shpesh, ke edhe librin qe kerkon ne gjermanisht ose anglisht...
http://www.amazon.fr/s/ref=pd_rhf_s...aria%20remarque

pacim


Postuar nga vajze_korcare datë 02 Shtator 2008 - 16:49:

flm per pergjigjen agata

quhet, the last romantic?


Postuar nga renatokrasali datë 03 Shtator 2008 - 15:48:

thuame qe me dashuron

po


Postuar nga agata datë 22 Shtator 2008 - 23:33:

Nje çaste i cuditshem: nxjerr kostumin nga rafti dhe gjen ne te nje shami me gjurme te kuqi buzesh, te harruar aty qe nga koha kur ishim ne Paris. Dhe, e dashur s'e permbaj dot veten, dhoma papritur fillon te lekundet sepse ketu vjen era jote, era e flokeve te tu, me kujtohen buzet e tua te buta dhe une e ndiej se si me leviz e me dridhet gjaku i trupit e çuditem se si ndodh qe mbahem ende ne kembe, megjithese me duket sikur me goditi nje rrufe ne gjunje e me rrezoi pertoke.
Jane mbremje te shqetesuara kur rri duke lexuar e papritur zbulon se nuk po kupton asgje, e le librin menjane e fillon te bredhesh neper shtepi e neper kopsht,te bisedosh me njerzit e te vesh re se as qe i degjon se ç'thone, ulesh ne nje qoshe e papritur hidhesh perpjete i trembur se te duket sikur te foli dikush. Sheh duart e te duket sikur je ne enderr. Duart i ke bosh poe e ndjen sikur po prek gjirin tend.
Pa folur pastaj per "bishtrat " e tjera...
Dhe papritur e ve re se sa e brishte eshte kjo qetesi artificjale me te cilen e rrethon vehten, sa shpejt del ne pah flaka e zeze e nuk ngelet gje tjeter veç dridhjes dhe deshires per zoterim, te te kem ty te gjithen.
Keshtu e ndjen veten te mjere e te lumtur njokohesisht.
Dhe tjeter, une mendoj gjithmone me vehte se sa pak me njeh ti mua. Nuk njeh asnje hollesi nga te miat. Ka kaluar kaq shume kohe qe kur ti ke ike, shume me duket mua, e jo vetem sepse nuk je prane meje, por se jane shtuar kaq gjera te ndryshem. Kurse une po punoj, per here te pare qe kur jemi njohur. Kjo filloj ne antibe dhe vazhdoj ne Paris, por atehere ishte vetem fillimi dhe une doja qe ti te merje vesh per kete sa me shume qe te qe e mundur. Sepse tani çdo gje ndodh ndryshe nga me pare. Te une jane fshire aq shume e jane shkruar aq gjera ndryshe e ne nje menyre te re saqe nganjhere them me vete: ti nuk do te me dashuroje, po te mos dije per mua me shume sesa dije para se te largoheshe. por mbase ti di me shume, e me siguri qe di me shume. Se mbaj mend qe me the se do te kishe dashuruar qe kur une ne pergjithesi nuk vleja asgje. E pra, me sa duket, te une do kesh vene re diçka qe ja vlente. Por nga njehere me lind deshira qe te me shohesh tani. Duro e embel e dashur, duro edhe pak kohe deri sa te me shohesh prape.
Duart m'u renduan fare dhe ketu eshte gjith çeshtja. une kam me shume besim dhe vetem per nje gje me eshte zvogeluar besimi dhe per kete jam i pafuqishem e s'kam ç'bej. Nuk e di ç'do te ndodhe, kur do te me krijohet mundesia te te shoh prape, por nganjhere me behet sikur do me keputen duaer do me çahet gjoksi e do me shpertheje gjaku. dhe ne keto çaste nuk e besoj me se do te shoh prape...


Erih Maria Remark per Marlen Ditrihut.


Postuar nga bona19 datë 23 Shtator 2008 - 01:42:

ste duuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuua pse te dashuroj me thuaj pse


Postuar nga Amstel datë 05 Tetor 2008 - 18:16:

sepse dashuria eshte gjeja me ebukur ne bote,mjafton te duash dhe cdo gje me ane te dashurise vjen sa me e bukur dhe me e embel..dashuria ka buzqeshje,lumturi por ka edhe lot e hidherim,pa to dashuria ska kuptim....


Postuar nga agata datë 07 Nëntor 2008 - 21:42:

Puma, nganjehere nepermjet fantazise vijne deri tek un copeza melodie te buta e te embla. Madje nuk e mar vesh se nga, nga Budapesti, nga Parisi apo teatri napoletan "Sant Karlo" e atehere une shtyj menjane turren e letrave te bardha me fjale te shkruara e te prishura, kete rrjet fjalesh ku dua te kap ate qe qe ne te vertete eshte e pamundur ta kapesh dhe papritur ne tavoline mbesin vetem lulet e bajames qe m'i pruri ne mengjes kopshtari, keto dege te rregullta e harmonike me ngjyre te shkelqyer ne gri dhe mbi ato dege tamam si nje tufe fluturash roze qendrojne lulet...
Un bej nje jete te cuditshme. Kjo nuk eshte gje tjeter veçse nje gare per te arritur disa skema ne boten e hidherimeve e te trimerive. Eshte nje gare ne rete e hirta, midis te cilave vetem rralle duket njerrip i ndritshem boje argjendi. E verteta eshte se jam lodhur nga keto hije, por nuk mund te shkeputem prej tyre deri sa te mbaroj pune me to. Deri sa te vije fundi qe ne fakt nuk eshte aspak fundi. Te them te drejten, jam lodhur prej tyre. Do te deshiroja qe ato te kalonin nepermjet meje si nje pjese e jetes e t'i harroja, por tani jam i detyruar te marr pjese ne jeten e tyre te ngaterruar qe ne fakt eshte mjaft mizore e nuk mund te çlirohem prej tyre pa i çliruar ata me pare. Do te kisha qejf te bisedoja me ta, me Ravikun, i cili do te shkoje ne Pekin, me Kinslin, me Lavaletin, me Barbaren e re, me konteshen Gest, me Lilian Dynkerkun, me ate qe eshte fajtore per vdekjen e Kajit, me Klejfejtin, i cili nuk eshte i zoti te harroj Gem Normanin, si dhe me Mefin qe e varrosi zemren e tij ne motorrat.
Ata me kane rrethuar dhe presin, ndersa une rri i ulur i predispozuar te orientohem ne keto ngjarje qiellore, ne kete bote te dhimbshme qe u bindet paragrafeve dhe i hutuar, germoj ne vetvete i pakenaqur e shpesh duke urryer veten, por prapseprap jam i lidhur me ta, ndonese s'me pelqejne. da te shika pasur qejf te shkruaja vargje, vargje te mrekullueshme, te bujshme, te gjeja fjale e rima te raje, por ata nuk me lejojne. Kam qejf t'i zgjas doren e te lidhem me nje nga aventurat e shumta qe ma bejne me sy ne te ardhmen, por ato me kapin me ato duart e tyre ngjyre gri dhe nuk me leshojne e une jam i mallkuar qe te jetoj bashke me ta, qe te perjetoj endrrat e fatkeqesite e tyre e te vdes se bashku me to.
Me fal qe ne dite te tille, kur shiu bie me rrebesh ne çatine e shtepise sime, tamam si goshde qe ngulet ne kapakun e nje arkivoli, une te bej thirrje e te lutem nga thellesia DUAME! Kjo nuk ishte qortim e si zor te jete edhe lutje.

REMARQUE


Postuar nga Donika Araniti datë 11 Nëntor 2008 - 23:08:

Te me duash, ashtu sic te desha, atehere do te kuptosh c'eshte jeta...

Kur lotet binin per ty, askush qe njihja nuk mu ndodh prane. Nje e panjohur me erdhi prane dhe me pyeti: "dhemb?" "po- i thashe", "shume mire, - me tha" "tani, jeton". Ashtu me hapi doren dhe me la nje cope letre te vogel, dhe iku e heshtur. Une e perlotur akoma e ndiqja me sy derisa u zhduk ne turmen e njerzve. Hapa letren dhe aty shkruante thjesht: "do te lutem per ty".
Nuk pata mundesi ta falenderoja, akoma dhemb por lotet mu thane. Koha, lutja gjitheshka ndihmoi


Postuar nga belga datë 12 Nëntor 2008 - 18:18:

Re: Re: Re: Te me duash, ashtu sic te desha, atehere do te kuptosh c'eshte jeta...

Dashuria eshte e bukur kur ate e jeton ne momente te bukura dhe te veshtira ;
dashuria eshte njekohesisht e dyanshme kush jeton dashuron;
pershendetje belga


Postuar nga agata datë 26 Mars 2009 - 03:44:

Per ty...

Citim:
Po citoj ato që tha agata

Me fal qe ne dite te tille, kur shiu bie me rrebesh ne çatine e shtepise sime, tamam si goshde qe ngulet ne kapakun e nje arkivoli, une te bej thirrje e te lutem nga thellesia DUAME! Kjo nuk ishte qortim e si zor te jete edhe lutje.





Me teper Kjo eshte nje thirrje nga thellesia, nga erresira e minieres, nga folete e nendheshme te uritheve, diçka si puna e kujtimeve si nje ndriçim i papritur i nje llampe qe ndizet ne miniere. Do te me vinte turp po qe se nga te gjitha keto qe thashe , ke nxjerre perfundimin qe je e detyruar te me shkruash me shpesh, por ti e di se nuk eshte keshtu. Ti nuk ke asnje detyrim, madje as detyrime nga ato qe quhen te kendshme. Ti duhet te jetosh e te besh nje jete te sigurte e te lehte, kjo eshte e gjitha. Duhet te jesh e gezuar si gjerat me te lehta, Bie fjala, si rete, fluturat e enderrat, e nderkohe te jesh e sigurte si gjerat me solide ne bote, bie fjala si shkemb graniti, afshi i zjarrit e si medimet e mia per ty. Ti me jep e me jep me tepri. Ja, bie fjala, te marrim vetem mundesine per te te ruajtur, per te bere te gezuar si dhe mundesine qe t'i bashkoj pellembet e t'i bej yzengji per shetitjet e tua mbi kuajt e dashurise. Ti e di se ketej e tutje ata qe sillen si edukator femijesh, nuk do te guxojne te te mesojne e te japin me keshilla, ndersa ata gjoja vleresues me ato kutet e tyre te shkurtra nuk do t'i futin me hundet per te fleresuar pasurine e larmine e temperamentit tend. Une jam engjelli yt mbrojtes me shpaten e zeze ne dore dhe te jesh e sigurte se do te ruaj. Ti duhet te jesh e re e te tjeret nuk kane pike rendesie, qofte edhe po ndodhi qe ne kete gjendje shpirterore qe ndodhesh, mund te me harrosh per nje fare kohe. Rendesi ka qe une te mos te te harroj ty sepse, duke mos te harruar te jap besimin e domosdoshem dhe aftesine per te harruar. Kjo eshte nje ndjenje e rralle qe me lumturon e me turbullon eshte aventure e shkaktuar nga forca e gjakut dhe e shpirtit qe i dhurohet nje zemre te gatshme per aventure e qe rron me to. Sepse siguria qe ke e per te cilen ke nevoje; nuk eshte qendrueshmeri e force. E ç'te duhet ty qendrueshmeria e fortesia? Madje ajo nuk eshte as besnikeri. A nuk te merzit besnikeria? Nuk eshte as ndjenje epersie, nen masken e se ciles fshihet me kenaqesi njefare njeaneshmerie e mediokriteti. Epersise ti i ke dhene gjithmone goditje te rrufeshme nga te gjith anet duke i vene te gjitha ne nje loje ironine tende. Siguria, per te cilen ke nevoje, eshte njefare baraspeshe shume e ngaterruar ndermjet territ dhe qartesise, midis nates dhe drites, midis gulfave te gjakut dhe skajeve te nervave, eshte nje baraspeshe metafizike e tensionit me te larte qe vibron vazhdimisht, nje mishrim i peshave qe balancojneromantikun dhe realitetin, enderren dhe vdekjen e qe benjne te mundur depertimin e ndersjellte te dukurive te "Unit" e te "botes".
Ty, e dashur, te nevojitet shume vend per lojera dhe zemrat e rrenuara e te zbrazeta qe nuk jan zemra te medha. Ti je nje bove e forte dhe e qendrysheme e jo pak jahte jane permbysur duke u perplasur me ty.Eren e forte nuk e mbyll dot, edhe po qe se ajo vjen plot aroma Mimozash e lulesh pranvere. Asaj duhet ti vesh ne dispozicion nje hapesire te domosdoshme qe te zbutet e te dobesohet e t'i mbetet dikujt ne qafe si nje kurore e thurur me lloj lloj lulesh. Ose duhet te jesh shume me e forte, si nje uragan i fuqishem qe turret me nje fuqi e shpejtesi marramendese ne menyre qe era e jote te qetesohet, te buzeqeshe e te te lere qe te ta çosh larg sipas deshires.
Zemer e dashur! Neper shkallet e kapitujve po ngjitem nga ky liber lart si nje minator qe del nga miniera. Si njezhytes qe nga bota e erret e thellesive ngjitet lart drejt diellit, ndriçimin e gjelber ne te arte te te cilit ai e sheh lart te valet. Ai nuk e di ende se ç'e pret, por duke punuar ai behet me i forte e i gatshem per takimin me çastin e lumturise, me aventuren e jetes me yllesite e medha te dashurise e pasionit...

REMARQUE


Postuar nga erious datë 09 Maj 2009 - 20:11:

thuame se me dashuron... JO

ngaqe dashuria nuk esht e qeruar... ajo lidhet me shum gjera te tjera te interesushme e interesante

pastaj ta shprehesh dashurine esht dobesi me shum se tjeter gje...esht si ti thuash dikujt qe mbreme i re me dore dhe u kenaqe shume...

pra mund te gjejme shembuj te tjere nga jeta... ku me shume ke turp ta tregosh diçka, sesa ta besh ate


Postuar nga AngelDevil datë 09 Maj 2009 - 20:30:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Donika Araniti
Kur lotet binin per ty, askush qe njihja nuk mu ndodh prane. Nje e panjohur me erdhi prane dhe me pyeti: "dhemb?" "po- i thashe", "shume mire, - me tha" "tani, jeton". Ashtu me hapi doren dhe me la nje cope letre te vogel, dhe iku e heshtur. Une e perlotur akoma e ndiqja me sy derisa u zhduk ne turmen e njerzve. Hapa letren dhe aty shkruante thjesht: "do te lutem per ty".
Nuk pata mundesi ta falenderoja, akoma dhemb por lotet mu thane. Koha, lutja gjitheshka ndihmoi



shume e bukur kjo.


Postuar nga agata datë 24 Qershor 2009 - 03:54:

Citim:
Po citoj ato që tha agata




Zemer e dashur! Neper shkallet e kapitujve po ngjitem nga ky liber lart si nje minator qe del nga miniera. Si njezhytes qe nga bota e erret e thellesive ngjitet lart drejt diellit, ndriçimin e gjelber ne te arte te te cilit ai e sheh lart te valet. Ai nuk e di ende se ç'e pret, por duke punuar ai behet me i forte e i gatshem per takimin me çastin e lumturise, me aventuren e jetes me yllesite e medha te dashurise e pasionit...

REMARQUE


Postuar nga BIONDIA datë 05 Shtator 2009 - 12:26:

Sa here kam enderruar shpresuar imagjinuar dhe pritur qe te me thoje pam me shpesh nga ti fjalet "te dashuroj " tani ...se kam problem me ndoshta sepse kam filluar te dua me shume veten dhe me pak ty .....


Postuar nga Fajtori datë 05 Shtator 2009 - 14:02:

Me leje, kjo tema me kujton gjithmone kete kengen:


Lovefool - The Cardigans


Postuar nga survive-live datë 05 Shtator 2009 - 15:18:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
Ky ishte budallalleku me i madh qe i kam dhuruar dikujt kohe me pare. Gjithesesi me duhet te perdor nje shprehje te BUKOWSKIT:
"Ishte e gjitha e imja. Une isha Fitimtari, Perdhunuesi, Zoti dhe Djalli i saj!"

 

Heshtjen thyeve neteve te gjata
e cuditerisht humba me ty
Ti thyeve akullin qe ishte brenda meje
dhe avull ndjenjash nxorre aty.

Imazhin tend e therret nata
kur une nis e mendoj per ty
arratiset gjumi nga qepallat
e pjese e endrres behemi te dy.

Limitet e deshirave ti tresim te dy
te tresim largesine e te behemi nje
dimrin e ftohte ta kthejme ne vere te nxehte
veshtrimi yt me jep jete.

Ti perandore e shpirtit tim
qe shfaqesh e zhdukesh si vegim
lypsar i kesaj bote behem une
dhe prej teje lyp dashuri, asgje me shume.

Jo... S'mundem veten ta raskapis
me mendime e fjale te kota
qendrojme te ftohte ne dy ane te nje muri
qe e krijoi nje murator me emrin bota.

Tronditet muri prej fjaleve tona
megjithate nuk mund te tretet ai
perplasen ndjenjat dhe mendimet
por ai nuk shembet kurresesi.

Ndonjehere gjumin do ta nxjerre mesnata
dhe padashur do te me kujtosh
dashurine lot malli do ta mbulojne
dhe per te, nostalgjia do te te pushtoje.

Pastaj dicka do kerkosh neper dhome
nje ndjenje, nje enderr a nje poezi
do kerkosh ne sirtarin tend
ato poezi qe ti kushtova ty.

E me vone do mundohesh te me kerkosh
dhe e shkuara do te vije si vegim
une si Engjell do te shfaqem
E bashke me endrren do behemi nje.


Postuar nga Misha datë 10 Shtator 2009 - 19:07:

KENGE E DESHPERUAR

Kujtimi yt shfaqet papritur ne naten ku jam.
Lumi lidh me detin vajtimin qe s’pushon.

I braktisur si limanet ne agim.
Erdhi koha qe te nisesh.Oh, i braktisur!

Mbi zemren time rigojne pikela te ftohta.
Oh, pirg germadhash, varreze e frikshme anijesh!

Ne ty jane rrasur betejat dhe fluturimet.
Nga ti ngriten flatrat zogjte kengetare.

Ti c’so gje ke perpire, si largesia.
Si deti, si koha.Dhe gjithcka ne ty qe permbytje!

Ishte ore e gezueshme e sulmeve dhe puthjeve,
ore e habitjes qe ndrinte si nje far.

Ankthi I timonierit dhe furia e zhytesit te verber,
dehja e turbullt e dashurise, - e tera ne ty ishte permbytje!

Nje femijeri mjegulle shpirti im me krahe te plagosur.
Shpikes humbur, gjithcka te ti ishte permbytje!

Ti ngjeshe dhimbjen, dhe rroke deshiren.
Te rrezoi pikellimi, dhe cdo gje ne ty ishte permbytje!

Une e zmbrapsa murin e hijes,
kaperceva pertej deshires dhe veprimit.

Oh mish, mishi im – grua, qe te desha dhe te humba,
te kujtoj ty dhe ne kete ore te qullte kendoj.

Si nje vazo, ne veten tende bujte, butesine e pafund,
dhe harrimi i pafund si nje vazo te theu.

Ishte e zeze, vetmia e zeze e ishujve, -
dhe atje, - o grua e dashurise- me pranuan krahet e tu.

Ishte etja dhe uria, dhe ti ishe frut.
Ishte dhimbje, rdhe ti ishe mrekullia.

Ah, grua, si munde ti te me mbertheje
ne token e shpirtit tend, ne kryqin e kraheve te tu.

Deshira ime per ty ishe me mizorja dhe me e shkurtra,
me e stuhishme dhe e dehur, me e ndere dhe e pangopur.

Varreze te puthuras, ede ka zjarr ne varrin tend,
ende digjeshin veshulet e rrushit qe zogjte i hane.

Oh, goje e kafshuar, oh, gjymtyre te puthura,
Oh, dembe te uritur, o trupa te perqafuar.

Oh, ciftezim i furishem shprese e mundimi,
ne te cilin u shkrime e deshperuam.

Dhembshuria, e lehte si uji dhe mielli.
Dhe fjala e saponisur ne buze.

Ai ishte shorti im, dhe mbi te kaloi deshira,
dhe kur deshira ime u permbys, - gjithcka te ti qe permbytje.

Oh, vend ermadhash, net y cdo gje shebej, -
c’dhimbje s’e the, c’dhimbje s’ta mori frymen.

Nga varri ne var ti digjeshe e kendoje.
Ne kembe porsi detari ne bashin e anijes.

Dhe ti lulezohe ne kenge, therrmoheshe ne rrymat e ujit.
Oh, grumbull germadhash, pus i hapur pikellimi.

Zhytes i zbehte i verber, krdhetar i pafat,
shpikes i humbur, - gjithcka te ti qe permbytje!

Eshte ora e nisjes, ore e eger e ftohte,
qe nata e nguros ne ecjen e oreve.

Brezi shkembor i detit e shtrengon bregun.
Ndrijne yje te reja, shtegtojne zogj te zinj.

I braktisur jam, si limanet ne agim.
Dhe ne duart e mia perpelitet vetem hija qe dridhet.

Ah, sa me larg nga te gjitha! Sa me arg nga te gjitha….
Eshte ora e nisjes.Oh, ti i braktisur!


A nuk eshte fantastike???!!!!!!!!!!


Postuar nga agata datë 05 Tetor 2009 - 04:00:

Je t'aime

Edhe sikur ti te me dashurosh çmendurisht, prap kjo do te ishte hiç, para asaj çmendurise time per ty....


Postuar nga Deb* datë 05 Tetor 2009 - 04:02:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Sa here kam enderruar shpresuar imagjinuar dhe pritur qe te me thoje pam me shpesh nga ti fjalet "te dashuroj " tani ...se kam problem me ndoshta sepse kam filluar te dua me shume veten dhe me pak ty .....


Fjale te sinqerta.

 

 

 


Postuar nga BIONDIA datë 08 Nëntor 2009 - 03:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Fjale te sinqerta.

 

 

 



Me thuaj qe me do qofte dhe per te fundit here do te me mbroje nga cdo e keqe kjo fjale kudo qe une pa ty te jem ...


Postuar nga dylan datë 08 Nëntor 2009 - 03:38:

Smile

me mire mos ma thuaj se sa here ma thu mi ngre nervat e di qe se mendon


Postuar nga AngelDevil datë 08 Nëntor 2009 - 03:41:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Me thuaj qe me do qofte dhe per te fundit here do te me mbroje nga cdo e keqe kjo fjale kudo qe une pa ty te jem ...



me therri zemra Bionde ... nuk lejohen ne ket ore keto gjojna ene ti


Postuar nga BIONDIA datë 08 Nëntor 2009 - 03:47:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


me therri zemra Bionde ... nuk lejohen ne ket ore keto gjojna ene ti



...me thuaj qe me dashuron beje per hir te dashurise se shkuar do me duhet po aq shume pasion sa te kam dashur kete fjale dhe ty per te harruar...


Postuar nga AngelDevil datë 08 Nëntor 2009 - 03:49:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


...me thuaj qe me dashuron beje per hir te dashurise se shkuar do me duhet po aq shume pasion sa te kam dashur kete fjale dhe ty per te harruar...




Postuar nga agata datë 01 Dhjetor 2009 - 21:29:

Kjo teme me kujton, kur kam lexuar librin " thuame se me dashuron" te shkrimtarit tim te preferuar Remarkut. Ishte udhetimi im Tirana-Munich (Gjermani) e pastaj Munich-Paris.

Libri me ato mesazhe aq te ndjera te remarkut me dukej sikur me perkedhelte, dhe kisha nevoje te perkedhelesha. Ate dite, kisha lene mbas vete te gjithe te dashurit e mi, e mbi te gjitha, kisha lene dike per te cilin, kisha nje ndienje jashtezakonisht te veçante...

Ishte viti 2006... Sot mbas 3 vjeteve, se di cfare ka ndryshuar...
Por mesazhet e ketij libri nuk me perkedhelin me si dikur, dhe nuk pres me qe dikush te me thote se me dashuron sepse edhe po te jete e vertet nuk do e besoj me...

E çuditshme, e thene nga un nje gje e tille!!! Me eshte dukur qe e vetmja gje qe kam ditur te bej mire ne jete... ishte pikerisht te dashuroja marrezisht...


Postuar nga AndreaPirelli datë 01 Dhjetor 2009 - 21:42:

Citim:
Po citoj ato që tha agata
dhe nuk pres me qe dikush te me thote se me dashuron sepse edhe po te jete e vertet nuk do e besoj me...




I love you ............. :aha :aha ...................


Postuar nga agata datë 02 Dhjetor 2009 - 01:24:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


I love you ............. :aha :aha ...................



Ehh ja qe ty te besoj... :aha :aha


Postuar nga cecilia datë 02 Dhjetor 2009 - 01:27:

OPAAA plasen çokollatat (sa nje tulle) ketej...


Postuar nga BIONDIA datë 02 Dhjetor 2009 - 01:34:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
OPAAA plasen çokollatat (sa nje tulle) ketej...


sjane cokollata e cecilia rri e qete ...kur thote I LOVE YOU nje burre i martuar mendo se spo ta thote ty po ja thote gruas


Postuar nga AngelDevil datë 02 Dhjetor 2009 - 01:46:

mos me beso edhe kur te them te besoj


Postuar nga AndreaPirelli datë 02 Dhjetor 2009 - 03:52:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
mos me beso edhe kur te them te besoj


Me nje fjale ...... the best part of you eshte trupi???????????


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.