Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kerkojme Argumente?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14160)


Postuar nga Isra datë 06 Nëntor 2009 - 19:36:

E para nuk te ofendova ty por personin qe citova me lart:

Mendjemadhesi do te thote te mos besosh Zotin dhe mrekullite e tij e dashur debore, qe qofshin veprat e tua si debora diten e gjykimit..


Postuar nga Deb* datë 06 Nëntor 2009 - 19:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Isra
E para nuk te ofendova ty por personin qe citova me lart:

Mendjemadhesi do te thote te mos besosh Zotin dhe mrekullite e tij e dashur debore, qe qofshin veprat e tua si debora diten e gjykimit..



Personi lart teje isha une.

Ashtu qofte sic thua ti. Nuk eshte se nuk besoj ne Zot, por jo gjithcka qe shoh e marre si veper te Zotit.


Postuar nga el-Nino datë 07 Nëntor 2009 - 09:52:

Debora* me sa kuptova Isra e kishte fjalen per "personin qe do jepte mendim per organizimin e planeteve dhe arkitekturen e botes.." dhe jo per ju.

kalofshi mire !


Postuar nga Fajtori datë 17 Nëntor 2010 - 02:44:

Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje

----------------------------
Gazeta shqiptare
----------------------------

Pjesa më e madhe e njerëzve parapëlqejnë më mirë të ndihen të qetë, se sa të njohin të vërtetën. Epo mirë, unë jam ai që do ta prishë qetësinë tuaj, duke ju thënë të vërtetën”. ROBERT R. KENNEDY
Me këtë thënie të këtij personaliteti të shquar të politikës dhe shoqërisë amerikane hapet libri më i ri që shtëpia botuese “Bota Shqiptare” sapo ka hedhur në qarkullim në tregun e librit. Ky vëllim që vjen tek lexuesi shqiptar është botimi i dytë i një libri shumë të famshëm i quajtur Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje. Paraqitja e botimit të parë, i pritur me polemika dhe zhurmë, por edhe i komentuar pozitivisht nga “Los Angeles Times” e nga “Orange County Register”, u bë në vitin 1993 në Njuport Biç, Kaliforni, në praninë e shumë prej autorëve, midis të cilëve: Stiv Alen, Robert Eisenman, Gerald Larue, Bill Edelin, Alen Snou e Xhordan Maksuell. Me këtë libër janë marrë televizione të ndryshme të Kalifornisë së Jugut dhe natyrisht është damkosur si heretik nga shumë klerikë, të cilët megjithatë nuk janë angazhuar kurrë seriozisht për ta lexuar, prapë se prapë e kundërshtojnë dhe mbajnë qëndrim prej heretiku.
Duke lexuar këtë libër, lexuesi reflekton mbi karakterin e vet fetar dhe, është pikërisht kjo ajo që autorët i kishin vënë vetes si qëllim. Ky libër u bë mandej një bestseller dhe është mendimi i shumë njerëzve që duhet lexuar patjetër; për më tepër, pasi u ribotua në pak vite mbi 12 herë me tirazhe befasuese, profesorët e universiteteve të ndryshme si ai i Alabamës së Veriut dhe i Berklejit e kanë përshtatur edhe si libër teksti universitar. Është paraqitur më në fund në American BooksellersAssociation Convention dhe ka tërhequr një vëmendje të veçantë në Whole Life Axpos.
Botimi që ka në dorë lexuesi shqiptar është zgjeruar, përmirësuar dhe korrigjuar në mjaft drejtime dhe siç pohon njëri nga autorët: “Në dallim prej fundamentalistëve fetarë ne nuk kemi frikë të pranojmë gabimet tona dhe të ndryshojmë mendimin tonë. Është e natyrshme ta rishikosh dhe ta përshtatësh mënyrën tënde të të menduarit kundrejt evoluimit të vazhdueshëm shkencor e teknologjik. Besimet e mëdha fetare kapen në mënyrë të dëshpëruar pas falsitetit, pas provave të paverifikueshme dhe pas legjendave, që vazhdojnë ta tregojnë veten jashtëzakonisht të dëmshme për njerëzimin. Ende sot e kësaj dite doktrina teologjike e krishterë e krijimit të njeriut nga Zoti u mësohet fëmijëve tanë nga profesorët e shkencave dhe politikanët aktualë citojnë rregullisht tekstet e shenjta për të futur koncepte që nuk kanë të bëjnë fare me fenë; kjo ndodh edhe kur flasin për luftë”.
Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje trajton me ndershmëri dhe guxim temën më të diskutueshme të të gjitha kohërave: fenë. Midis faqeve të tij, kontributet e teologëve, të historianëve dhe të studiuesve të pavarur zbulojnë mistifikime, hedhin dritë mbi besimet e lashta e diskutojnë për anën e errët të besimit, duke trajtuar argumente, të cilat hierarkitë e larta të çdo feje përpiqen t‘ia fshehin njohjes së njerëzve. Një lexim tronditës që, faqe pas faqeje, vë në diskutim dogmat mbi të cilat bazohen besimet fetare më të rëndësishme të planetit dhe, ashtu si në rastin e akuzave për pedofili që kanë rënë mbi eksponentë të shumtë të katolicizmit, trajton skandalet që kanë përfshirë prelatët shumë të lartë, duke sfiduar paragjykime e fjalë bajate. Nga origjinat hebraike të Islamit tek misteri i Maria Magdalenës, nga masakrat e kryera prej kryqtarëve në Evropë e në Lindje të Mesme tek gjenocidet e kryera prej ithtarëve të Muhametit, Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje është, në të njëjtën kohë, një kundërhistori rigoroze e besimeve fetare dhe një ftesë për të gjithë njerëzit, për të mos hequr dorë kurrë së menduari me kokën e tyre. Libri që po lexojmë përfshin të gjitha besimet fetare më të rëndësishme, duke u thelluar në karakteristikat e përbashkëta dhe në arsyet që qëndrojnë në bazën e konflikteve të ndërsjellta të pamendta. Duke analizuar kultin yjor, natyrën e shenjtë të femrës, paganizmin dhe zhvillimin e hinduizmit, shumë probleme të ditëve tona vendosen në perspektivën e duhur. Pjesë e rëndësishme e këtij botimi të dytë janë shkrimet e studiuesve bashkëkohorë, kërkuesa, autorë e gazetarë si: Bill Moyers e Chris Hedges, peshkopi John Shelby Spong, Joseph Campbell, Judy Chicago, Rick Perlstein i revistës “Village Voice”, Thomas Doyle e David Stannard.
Ky libër i jashtëzakonshëm, për faktet, mendimet dhe idetë që përcjell, e inkurajon lexuesin që të mendojnë me kokën e tyre dhe që të kërkojnë prova konkrete dhe siç pohojnë përsëri autorët: ...Nuk dëshirojmë që lexuesit tanë të kenë besim te përgjigje të dhëna nga tekste të lashta e filozofi të vjetra, atëherë mite e tani absurditete. Libri ynë bazohet tek mendimi i lirë i lindur me grekërit e lashtë (Protagora, Sokrati e të tjerë) dhe që, mandej, nëpërmjet Humanizmit Rilindas (Erazmit të Roterdamit e Spinozës) dhe Iluminizmit (Volter, Xhon Lok, Tomas Pein, Tomas Xheferson) ka arritur deri tek laiçizmi modern i zbulimeve të mëdha shkencore. Ky libër e përvijon linjën e vet të kërkimit përmes autorëve si Robert Ingersolit e Tomas Peinit dhe nuk resht së sfiduari e së hequri maskën asaj që është e gabuar tek Bibla dhe tek feja. Përmendje të thjeshta ndaj origjinave pagane, astro-teologjisë dhe mitologjisë provokojnë gjithmonë protesta të forta dhe përgënjeshtrime nga ana e Kishës zyrtare, por teksti nuk kufizohet thjesht tek të përmendurit: e tregon fenë për atë që realisht është. Megjithatë, këtu nuk do të gjeni uniformitetin e mendimeve që mund të ekzistojnë tek një studim monografik fetar, në fakt autorët janë të ndarë nga disa mospajtime të thella: kjo nuk duhet të habisë në një tekst provokues. Të zbulosh prova të sigurta të ekzistencës së shpëtimtarëve të tjerë dhe të historive të tjera të njëjta me shumë prej atyre të Testamentit të Vjetër e të Ri, histori të shfaqura mijëra vjet përpara Jezusit, mund të jetë tronditëse, ashtu sikurse do të jetë tronditëse të lexosh për abuzime e politika që janë çuar përpara në emër të Zotit. Por ashtu sikurse shumë njerëz do të tronditen nga këto fakte, shumë të tjerë do të mbeten të befasuar nga numri i burrave dhe i grave të mençur, patriotë, të sinqertë e fisnikë që kanë mendim të kundërt. Një gjë e fundit për t‘u thënë është se ky nuk është një libër antifetar: në fakt, kërkimi i kuptimit të jetës ka filluar shumë kohë përpara Moisiut, Jezusit, Muhametit apo fesë së organizuar, dhe ky dëshiron të jetë vetëm një libër konsultimi, provokues dhe edukativ. Shumë njerëz fetarë janë fisnikë, paqësorë e të mirë, shumë të tjerë jo. Është e vështirë të thuhet nëse kjo i detyrohet sistemit të besimeve fetare që u jep trajtë, apo natyrës së tyre; por, pjesa më e madhe e këtyre njerëzve është në mënyrë të trishtueshme e disinformuar dhe nuk ka të drejtë të hyjë tek materiale që mund t‘i ndriçonin mendimin e vet. Por, për të kuptuar, është e nevojshme të lexosh, për të ndryshuar është e nevojshme të angazhohesh dhe për ndriçimin e mendjes ka nevojë për guxim. Në kohën e sotme, të vetmet luftëra në zhvillim janë luftëra të shkaktuara nga pretekste fetare: arabët vrasin hebrenjtë e anasjelltas; pas rënies së Bashkimit Sovjetik grupe etnish dhe besimesh fetare të ndryshme kanë filluar të vriten midis tyre; arabët vrasin të tjerë arabë ndjekës të një besimi të ndryshëm fetar; në Irlandë e në Angli katolikë e protestantë luftojnë midis tyre; në Afrikë e në vendet e jug-lindjes aziatike ka një listë të pafund me konflikte në zhvillim. Në këtë libër do të zbuloni se historia e Jezusit dhe e “kryqëzimit” është treguar gjashtëmbëdhjetë herë në dhjetë mijë vjetët e fundit, dhe do të gjeni përveç kësaj mendime mbi fenë, të cilat papa dhe të tjerë krerë fetarë nuk do të dëshironin t‘ju lejonin që t‘i lexonit, apo t‘i kuptonit. Sepse, nëse ju lexoni dhe kuptoni, atëherë nuk do të jeni më pjesë e grigjës së tyre: kjo do të thoshte se nuk do t‘u bënit më atyre dhurime, dhe nuk do të ishit më aq të shumtë në numër, për t‘i bërë gjithmonë e më shumë me ndikim të madh politikisht.

--------------------
(emrat e qyteteve jane per te qesh po hajt me; Njuport Biç ).


Postuar nga lorie datë 23 Nëntor 2010 - 06:01:

Talking fate, vertet emrat e qyteteve qenkan qesharake te shkruara ne shqip,bahah

e kam degjuar kete liber me apre por s'kam patur rastin ta lexoj. keto kohe kam kaq shume libra per te lexuar, nuk di ku kam koken. Por do doja ta lexoja ne te ardhmen,jam kurjoze te di detajet e ketyre argumentave. ( disa nga keto i kam degjaur si psh idene qe ka histori te ngjashme me ate te kryqezimit te Krishtit etj)

per disa gjera me vjen keq sa here lexoj artikuj te tille: qe shume njerez mendojne se besimi i krishtere duhet te lidhet me politiken. Faith and politics hardly go hand in hand together.
-me vjen keq qe titullohet 'Libri qe kisha jote nuk do te lejonte kurre ta lexoje' -sikur kisha te luante nje rol ndrydhes kundrejt individit. (gje qe ka ndodhur dhe ndodh por sa here qe degjoj te tilla historish cuditem si proklamojne nje gje qe s'e ndjekin. Te mbash emrin ' i/e krishtere' nuk eshte nje titull apo emer per te mbledhur masat dhe fituar pushtet politik) Cfare lloj mesimesh lexokan keta? Parimet biblike s'permendin as politike, as ndrydhje.


Une mendoj qe eshte common sense qe nje person te kerkoje dhe germoje dhe te lexoje me fakte. Madje eshte nder shume i madh qe i ben vetes se vet, te lexoje mbi te gjitha fete, te kerkoje fakte ,te kete nje mendje te hapur per ndryshim dhe te vendose apo te mos vendose se cilen rruge te ndjeke.


Postuar nga lorie datë 23 Nëntor 2010 - 06:04:

une po lexoj Dalai Lamen

se fundmi dhe po mesoj gjera ineresante mbi budhism-in qe s'i dija me pare.

Isra, shprehje nga kurani jane ato ne fillim?


Postuar nga kotka datë 23 Nëntor 2010 - 21:08:

UNE MENDOPJ SE NJERIU ESHTE LINDUR ME MENDJE DHE FANTAZI
ESHTE E DREJTA E TIJ TE BESOJE ATY KU NDIHET AI I LIRE DHE I LUMTUR PA IMPONUAR KERKEND TJETER, POR AMA AS NUK MUND T'JA PRIVOSH KETE TE DREJTE
TE DREJTEN E LIRISE SE BESIMIT


Postuar nga lorie datë 23 Nëntor 2010 - 22:12:

yes

kotka


Postuar nga kotka datë 23 Nëntor 2010 - 22:20:

Re: yes

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
kotka


I like you Lori and everything you write, but mostly I like your post: yes we got to be very careful from the leadres

thanks


Postuar nga lorie datë 01 Shkurt 2011 - 03:36:

sa degjova kete video prej nje shoqes sime

dhe me terhjoqi shume, ky eshte autori i nje libri 'Crazy Love' qe une e kam lexuar para 1 viti. Por me pelqen menyra sesi ky personi ketu thote qe te testosh cdo lloj gjeje qe lexon apo qe degjon eshte dicka jashtezakonisht e rendesishme sepse prej ketyre gjerave mund te influecohesh dhe te ben te kesh nje pershtypje krejt ndryshe prej mesimeve qe paraqet ne te vertet Bibla. Jo cdo lloj shrkimi eshte scholarly dhe jo cdo lloj scholarly writing is unbiased.

http://www.youtube.com/watch?v=5Is8...feature=related


Postuar nga lost_soul datë 01 Shkurt 2011 - 04:49:

Ja edhe disa koncepte dhe argumentimi i tyre.


Trini
http://www.youtube.com/watch?v=W5JjOymzrgU


Circular logic
http://www.youtube.com/watch?v=t2eTysgS8SQ


Dashuria e zotit
http://www.youtube.com/watch?v=FwvLufKM2U0


Postuar nga lorie datë 01 Shkurt 2011 - 10:05:

hey losti

jam shume e sigurte qe kete e ke postuar me seriozitet te madh por mu duk shume qesharake e gjitha, bhahaha.
What a cool comedy man! Awesome!
Hey, what is up with the mask ??


Postuar nga kurt datë 01 Shkurt 2011 - 11:04:

ajo trinity explained, pretty good break down


Postuar nga lost_soul datë 01 Shkurt 2011 - 20:07:

Lorie,
keto videot jane sarkazem dhe aty eshte "the point".
Ka edhe te tjera, njera me hilarious se tjetra


Postuar nga shelgu datë 02 Shkurt 2011 - 03:09:

Re: Kerkojme Argumente??

Citim:
Po citoj ato që tha Isra
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave


Vërtet që shumë njerëz janë mospërfillës ndaj shenjave dhe argumenteve Tona. (Junus: 92)
Me të vërtetë Ne e kemi zbritur Kuranin dhe padyshim që Ne do ta ruajmë atë. (El-Hixhër: 9)

[Bekare] 26. All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "ç'deshi All-llahu me këtë si shembull"? Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër.



Nuk e kuptova kete sure. Kush mund te ma shpjegoje nga vellezrit-motrat myslimane qe ka njohuri nga kur'hani


Postuar nga lorie datë 04 Shkurt 2011 - 10:31:

Talking lost t'rafte pika

i pashe prape une dhe ia tregova dhe vellait se ishin teper funny.

Kerkon njecike imagjinate kjo me thene te drejten sic e ka thene dhe kurti, por jo aq imagjinate sa te thuash qe nuk ka zot fare,kjo hipoteze kerkon akoma dhe me shume imagjinate, se nje person i duhet te provoje ne cdo moment ne kohe, ne te shkuaren apo te ardhmen, hipotezen null qe s'ka zot. Ehhh kjo me duket shume e veshtire per tu disprovuar.


Postuar nga lost_soul datë 04 Shkurt 2011 - 20:10:

Lorie, arsyetim i drejte, por per pyetjen e gabuar , dhe nje pyetje e drejte eshte gjysma e pergjigjes.

Jane ata qe "make claims" qe duhet te vertetojne dhe jo anasjelltas, perndryshe cdo fantazi e shfrenuar do te duhet te merej si e vertete, ne pamundesi per te vertetuar te kunderten.

Mua psh, me duket shume imagjinative qe per t'i dhene pergjigje pyetjeve komplekse te universit, thirret ne ndihme nje entitet akoma me kompleks dhe i paktuptueshem sic eshte zoti. Nuk mund ta kuptoj sesi komplikimi ne maksimum i ceshtjes, ju qeteson shpirterisht.


Postuar nga lorie datë 05 Shkurt 2011 - 05:52:

po, cdo fantazi e shfrenuar do merrej

per te vertete, prandaj dhe ajo videoja qe postova i ve rendesi te lexuarit me kujdes te disa librave qe claim shume gjera. It's good to dig, but to go to the right people, to the well known scholars and historians of the day, jo tek njerezit qe duan te bejne buje si puna e Dan Brown-it me shoke.

Por perpara se te shihen arsyetimet, faktet dhe argumentat qe do lexosh , eshte mire qe te zbrazesh mendjen sa me shume ( me aq sa eshte e mundur ) prej biases and prejudices, sikur te jesh 'tabula rasa' me nje fjale dhe tia nisesh fresh. Sepse, njeri mundt e lexoj te gjitha evidences, logic, air-tight reasoning, and arguments dhe perseri te mos bindet, kjo sepse, nuk ka aplikuar kete me siper dhe sepse anen emocionale e ka lene mejane sikur ti shqyrtonte vetem si fakte dhe jo si dicka te personalizuar.
Kjo me kujton nje skice ne terapi qe behet me klientet qe nuk jane ne 'touch' me te gjitha anet e tyre.
Rational mind, Wise mind, Emotional mind. jane 2 rrathe qe nderpresin njeri-tjetrin, ku ne mes formohet Wise mind qe perfshin anen emocionale (pasionante) dhe ate racionale ( llogjike),pra sipas meje kjo lloj WISE mind duhet te perdoret edhe kur lexohet mbi Zotin. It's personal, it's emotional not just logical so even if it gets complicated, it's like you are in a loving relationship you deal with the intricacies of the whole packet of faith.


Postuar nga lost_soul datë 05 Shkurt 2011 - 10:28:

Bashkimi i dy rratheve per te krijuar zonen "Wise", nenkupton qe mendja wise te kerkoje plotesimin njeheresh te te dy kushteve kur mendon per zotin. Pra me fjale te tjera krijon nje zone "racionale DHE emocinale" dhe jo "racionale OSE emocinale". Keshtu qe sipas perkufizimit tend, mendja wise nuk toleron ide jo racionale.

Kur nje ide nuk eshte racionale, ose me keq bie ne kundershtim me llogjiken, atehere ajo eshte ide absurde. Pranimi i nje ideje absurde nen cadren e nje lidhje emocionale eshte nje (vete)mashtrim qe funksionon vetem me idene e quajtur zot.

Imagjino sikur une te them qe ne qender te Jupiterit ndodhet nje entitet qe i jep energji gjithe universit. Une flas cdo te djele me te dhe jam kaq shume i dashuruar saqe jeta ime nuk ka kuptim pa te. Nqs dikush i thote seriozisht keto fjale, ne varesi nga kontekstit, mund te humbte punen, mund te shkaktonte te qeshura, ose mund edhe te perfundonte ne cmendi.
E megjithate, nqs zevendesohet dallaverja e Jupiterit me ate te zotit, asgje nuk ndodh edhe pse historite jane ne thelb te njejta. Kjo ndoshta ndodh per arsye historike, kulturore etj.

E megjithate, per sa kohe qe zoti qendron brenda zones emocionale te njeriut, nuk ka problem. (Dikush tjeter mund te preferoje artin). Problemi qendron kur zoti shkel mbi territorin e shkences, kur jep receta se si eshte krijuar njeriu, apo vete universi.

p.s.
"Da Vinci code" e kam lexuar brenda 1 dite e gjysem. Une nuk lexoj shume shpejt, por ai liber ishte fascinating


Postuar nga lorie datë 19 Shkurt 2011 - 03:55:

Lost

i jam nisur disa here ti pergjigjem ketij postimit tend me nje sere argumentash dhe pastaj kam kthyer mendjen po aq here.

Jam e mendimit qe sado argumenta te prezantoj ( edhe pse solide jo vetem per mua por per historiane, shkollare etj) nuk do arrijme ne ndonje pike te vecante nqs ato biases and pre-conceived notions nuk hiqen (sic e kam shkruar me pare) kam mendimin qe do perfundoje ne ndonje debat apologjetik ku secili do mbroje piken e vete pa marrje dhe dhenie.
Dicka vetem:
You can have reasonable faith,as absurd as that may sound,it's true.


Postuar nga lost_soul datë 20 Shkurt 2011 - 10:24:

"Reasonable faith" huh!
Per sa kohe eshte "reasonable", ai besim eshte i mbeshtetur edhe mbi vlerat njerezore.
Kjo mjafton.
Cheers.


Postuar nga lorie datë 21 Shkurt 2011 - 00:59:

yup

and also, who did reason originate with??


Postuar nga lost_soul datë 21 Shkurt 2011 - 19:48:

Last time I checked, arsyea eshte fakultet i kores se trurit qe evoluoi me njeriun.
Me saktesisht, arsyeja ndodhet ne lobin e majte (me sa mbaj mend) te trurit.

Kete thone mendjet me te mencura te planetit.


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2011 - 20:39:

Degjova nje klerik mysliman dje mbi argumentimin qe i jepte ai mbi faktin qe pse myslimanet fondamentaliste (nuk kuptimin e mirefillte dhe jo pexhorativ) jane kunder demokracise, lirise se fjales, lirise se gruas etj etj.

Dhe vazhdon.

Njerezit e para feve monoteiste, ishin pagane, pra besonin dhe u faleshin shume figurave apo statujave qe perfaqsonin zotrave te ndryshem, te shiut apo te fertilitetit psh. Edhe sot, ka ndodhur e njejta gje. Njerezit moderne i falen "zotrave" moderne, sic jane liria e fjales, barazia e gruas me burrin etj si keto, dhe e ka ndertuar jeten mbi keto "zotra". Ne, vazhdon ai, besojme qe zoti eshte nje dhe na i ka derguar urdheresat, sesi duhet ta drejtojme jeten tone, cfare morali duhet te kemi per baze.

Arsyetim i drejte, per mendimin tim. Nqs kurani psh thote qe nje grua vlen sa gjysma e burrit, pse nuk ngrihen myslimanet ne Shqiperi te institucianlizojne kete ndarje?


Postuar nga cupka datë 25 Mars 2011 - 22:25:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

p.s.
"Da Vinci code" e kam lexuar brenda 1 dite e gjysem. Une nuk lexoj shume shpejt, por ai liber ishte fascinating



c'me thua, nuk i qepa syte sa i nxorra fundin.

P.S. Po si te kam zotrote? C'behet ketej nga Forumi? Ke kthyer ndonje anetar ne ateist keto dy vitet e fundit? :p S'njojta asnje pseudonim, pervec tendin...uaa Losti thash, do i them hello. Ja pra, hello.


Postuar nga lezhjani-82 datë 25 Mars 2011 - 22:32:

Po me ti snjofte asnji pseudonim


Postuar nga cupka datë 25 Mars 2011 - 22:41:

uaa trimi, ja dhe ty te njojta. That's it vetem dy? Ku eshte trimi nga kanadaja? E ka lene forumin? He was funnyyyy


Postuar nga lost_soul datë 25 Mars 2011 - 23:06:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka


c'me thua, nuk i qepa syte sa i nxorra fundin.

P.S. Po si te kam zotrote? C'behet ketej nga Forumi? Ke kthyer ndonje anetar ne ateist keto dy vitet e fundit? :p S'njojta asnje pseudonim, pervec tendin...uaa Losti thash, do i them hello. Ja pra, hello.


Hey cupka rrofsh qe na kujton... si ia ke cu ti?

Kendej nga forumi ja ashtu, hidh uje e hidh miell.

Ate trimin kendej e ke, i nderron emrat si mbreti grate. http://forumihorizont.com/member.ph...fo&userid=18086


Postuar nga lorie datë 28 Mars 2011 - 07:06:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka


c'me thua, nuk i qepa syte sa i nxorra fundin.

P.S. Po si te kam zotrote? C'behet ketej nga Forumi? Ke kthyer ndonje anetar ne ateist keto dy vitet e fundit? :p S'njojta asnje pseudonim, pervec tendin...uaa Losti thash, do i them hello. Ja pra, hello.




As une nuk ia shqepa syte deri sa i nxora fundin te dyve 'Angels and Demons' dhe 'Da Vinci Code'. Te perpinin me rrjedhen e ngjarjeve ( edhe pse kishin elemente te ngjashme saqe po te lexoja ndonje liber te trete te tij do ia dija zgjidhjen se rrjedhja ishte e njejte vetem faktet dhe vendet ndryshonin)
Vetem nje gje kisha une qe mu ne faqen e pare te librave thoshte se keto qe ishin shkruar jane bazuar mbi fakte te verteta.
Une ate kohe qe lexova bera disa kerkime qe kish permendur ai: Iluminati, Knight Templars, The Swiss research site where the two beam particles clashed with energy into a vacuum and created materia proving the excistence of God, The Last Supper and so forth.

Vetem nje gje dua te ve ne dukje une: NQS nuk je i sigurte apo nuk ke gjera solide te atyre gjerave qe shkruan, mos bej deklarata te kota ne fillim te librave te tipit: keto qe jane shkruar jane te gjitha te verteta. Le te qendroje libri ne dicka fantastiko-shkencore me nota metafizike dhe shpirterore. Apo autori le te thote disa gjera jane te verteta,disa jane spekullime, do ishte me e drejte dhe madje me interesante se do zgjonte kureshtjen e lexuesit qe te KERKONTE me shume mbi nje teme te vecante te shkruar ne liber.
Por duke thene: 'everything you read in here is true'- eshte absurde. Deri tek Dan Brauni edhe prapa ktheu -ai i paska zbuluar gjithe 'misteret' e besimit. Pff.
That is outright unethical .Sikur te beja une terapi duke i thene personit shiko se ky lloj intervention do te te ndihmoje ne permiresimin e gjendjes tende psikike sepse eshte testuar npm eksperimenteve dhe ka dale qe ka effect, kur ne te vertet nuk kaq baza te tilla, dhe kjo i ben dem personit, I could be in grounds for a law-suit.

Te shkruarit dhe publikuarit te nje libri eshte pushtet i madh sepse prek masa te gjera, dhe shumica e njerezve hane bar ku te gjejne ,nuk zgjedhin,nuk kerkojne edhe nuk pyesin. I marrin gjerat ashu sic shkruhen. I find it to be an abuse of power just to make something that would SOUND sensational. And sensational sells a lot.


Postuar nga lorie datë 21 Maj 2011 - 20:00:

ky eshte website

Jane 1 out of 15 por ne te djathten tende do shohesh dritaret vijuese deri tek 15 out of 15. Eshte pak e gjate por per mendimim tim ia vlen sepse te ben te mendosh me shume mbi pikeveshtrimet e ndryshme te jetes qe njerezit marrin vendime te ndjekin.


http://www.youtube.com/watch?v=U5hOza8GTqk


Postuar nga Eno datë 22 Maj 2011 - 20:44:

Pershendetje.

Ky qenka mesazhi me i fresket te temat fetare, te cilat me terheqin mjaft, prandaj po e shkruaj komentin tim te pare ketu. Shpresoj qe te kete me shume gjalleri te keto tema.

Ju faleminderit


Postuar nga SHKODRA4001 datë 27 Maj 2012 - 05:16:

http://www.youtube.com/watch?v=bL3wTUNBS-w


Postuar nga SHKODRA4001 datë 27 Maj 2012 - 05:37:

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
http://www.youtube.com/watch?v=bL3wTUNBS-w


Shqipetaret para se te kerkojn argumente ne lidhje me historikun e pa kuptimte dhe shume te neveritshem fetar, te kerkojne argumente ne lidhje me vetveten(kush jemi ne?)leni dallimet dhe arsyetimet faranoiste dhe shume propagandistike te cilat ne si shqipetare, nuk duhet ti pranojme se feja e shqiptarit asht shyptaria e jo islami e krisjti e e bija.......


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.