Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)

Postuar nga AngelDevil datë 19 Nëntor 2009 - 03:43:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

jetohet pa te angel

ka disa lloje dashurish .... jetohet me te tjerat me ato qe te bejne te lumtur jo me ate qe te ben te vuash

Postuar nga dylan datë 19 Nëntor 2009 - 03:48:

Smile

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

ka disa lloje dashurish .... jetohet me te tjerat me ato qe te bejne te lumtur jo me ate qe te ben te vuash

varet si e kupton ti ket vuajtjen ska dahsuri pa vuajtje atehere po svuajte per dashurine dhe se kupton cfare ehste them une se di sa ehste drejte

Postuar nga AngelDevil datë 19 Nëntor 2009 - 04:02:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

varet si e kupton ti ket vuajtjen ska dahsuri pa vuajtje atehere po svuajte per dashurine dhe se kupton cfare ehste them une se di sa ehste drejte

e komplikuar ta diskutojme tani kur truri im eshte shume shume i lodhur nga gjera me te rendesishme sesa ajo lloj dashurie qe po diskuton ti.... flasim neser po te duash nuk jam shume ne forme sot

naten dylan

Postuar nga Fajtori datë 19 Nëntor 2009 - 04:50:

Si i behet qe mos te postoni 1 meter çarçaf ne gjuhera qe si kuptojme? Nuk dalin nenforumet e gjuhes perkatese? Apo hajt tallemi kot kur e dime qe treçereku se kupton.

Postuar nga ingmetalboy datë 19 Nëntor 2009 - 13:10:

Kuptoj dashurine per te thyer rregullat deri ne nje fare pike por kur ka nje ide nga mbrapa. Shyqyr kemi nenforume per gjuhen frenge. Sot nuk kam kohe (dhe nuk kam vendosur ku ta spostoj) por shkrimi juaj do te levizet dylan.

shendet
ingmetalboy

Postuar nga Vizioner datë 19 Nëntor 2009 - 13:49:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Kuptoj dashurine per te thyer rregullat deri ne nje fare pike por kur ka nje ide nga mbrapa. Shyqyr kemi nenforume per gjuhen frenge. Sot nuk kam kohe (dhe nuk kam vendosur ku ta spostoj) por shkrimi juaj do te levizet dylan.

shendet
ingmetalboy

Pershendetje ingmetalboy,

Dylan-i "jone" s'ka faj o lal. Ajo e shkreta dhe Shqipen e ka gjuhe te huje

I bie qe dhe ato Textet e saj ne "Shqip" te spostohen.....por, pyetja eshte se ku, ne cilin nenforum?! S'kam lexu ketu ndonje nenforum per gjuhen e Dylan-it!

p.s: Dylan, pa te keq e kam!

Postuar nga AngelDevil datë 19 Nëntor 2009 - 14:04:

Dylan ka te drejte te shprehe mendimet e saja ju tregojini linkun ku duhet ta beje ne rast se doni ta ndihmoni.

Me sa kam kuptuar une ajo perdor ate gjuhe pasi ka veshtiresi me shqipen le te tregohemi te arsyeshem askujt si prish pune postimi ne gjuhen frenge te kjo teme kush ka mundesi ta kuptoje OK kush ska le mos e lexoje fundja kam pare dhe ne temat e tjera packa se duhet te perdoret gjuha shqipe perdoret italishtja frengjishtja e anglishtja me raste.

Nejse mendimi im ky ju uroj dite sa me te kendshme.

Postuar nga Fajtori datë 19 Nëntor 2009 - 17:39:

Kur hap nje forum per ta lexuar nuk pret te gjesh nje mesazh shqip, nje anglisht, nje frengjisht brenda te njejtes teme. Perveç kesaj, ka ndryshim mes nje mesazhi 2 rrjeshta ne gjuhe te huaj dhe nje mesazhi nje meter. Nuk po i heq njeri lirine Dylan te shkruaje, por po mbrohet lexueshmeria e forumit, sepse jemi bere si kopshti me dreke ku secili luan lojen qe do dhe askush nuk interesohet te pyese veten a ka kuptim per te tjeret ajo qe po shkruan.

Ndoshta duhet bere pyetja a ka kuptim qe njerez kaq ndryshe te mblidhen ne nje forum, kur nuk i intereson kujt i lexon njeri apo jo.

Forumi ka sektoret perkates per gjuhe te huaj. Kush ka mendime te pa-perkthyeshme le ti postoje atje. Nuk eshte degradim i mendimeve, eshte vetem spostim qe te mos behen temat pa kuptim siç po behet kjo.

Postuar nga ingmetalboy datë 20 Nëntor 2009 - 11:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner

Pershendetje ingmetalboy,

Dylan-i "jone" s'ka faj o lal. Ajo e shkreta dhe Shqipen e ka gjuhe te huje

I bie qe dhe ato Textet e saj ne "Shqip" te spostohen.....por, pyetja eshte se ku, ne cilin nenforum?! S'kam lexu ketu ndonje nenforum per gjuhen e Dylan-it!

p.s: Dylan, pa te keq e kam!

Dylan-it do ti hapim nje nenforum me vete atehere. Duhen vetem firmat e 20 anetareve te tjere dhe kjo gje merr fund.

Postuar nga ingmetalboy datë 10 Shkurt 2010 - 12:33:

"Hear the sound of silence..." degjoj zerin ne radio dhe hap syte sikur ndjej dicka te me afrohet dhe dua ta vertetoj me shqisen e te parit. "Tingulli i heshtjes" ekon ne mendjen time dhe perhapet ne te gjithe trupin tim. I ndjej vibrimet e tij ne lekure dhe mornicat fillojne e pushtojne trupin. Me duket sikur mund ta nuhas dhe te ndjej ajrin ne dhome tek ftohet gradualisht. Valle mund te preket? Ka forme dhe materie? Mund te gjuhet me grusht apo te kafshohet me dhembe?

Behem kruspull nen batanie dhe mbyll syte serisht. Kete here me duket se jam endur shume larg. Ose jam shtyre me larg sec duhet. Per nje moment qetesi... Vetem frymemarja ime dhe mendime te thyera qe me duket se kurre nuk do te mund ti ndreq. Kujtime te shnderruara ne kukulla alabastre rrezohen, por per cudi nuk thyhen. Dua qe te thyhen. Dua qe te behen cope e therrime. Tingull i heshtjes ndjehet serisht dhe te dridhurat rishfaqen ne duart e mija. Vjen qe nga larg dhe ashtu mbytur fillon te ngjize magjine e saj te urryer tek une. Tani degjohet qart e me qarte dhe une mbuloj veshet me duar. "Make it stop" dua te uleras por fjalet nuk dalin. Bulza te reja djerse ndjej te me veshin ballin dhe gryka me thahet dhe te marr fryme eshte e veshtire.

Nuk qenka e lehte te hedhesh hapa te sigurt kur je vete, por per nje shaka pakripe fati ne disa rruge u dashka te endesh vete. Na pelqen apo jo... nuk ka rendesi. Mos me pyet "cfare ka rendesi?" Nuk eshte momenti per te bere kurjozin me mua tani.

Postuar nga al74 datë 16 Prill 2010 - 02:53:

kam harruar te hedh dy germa qe te mos grinden, kam harruar te mbaj dhe nje cope laps neper gishterinj , kam harruar dhe te kujtoj . perplas qepallat te mund te shoh ne te tyren hapje , e une dridhem , e gishtat dridhen , jashte erresire jo nga ato te plumbetat per fat por tani te dua prane. do vish?!

Postuar nga AngelDevil datë 16 Prill 2010 - 03:02:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy

... Vetem frymemarja ime dhe mendime te thyera qe me duket se kurre nuk do te mund ti ndreq. Kujtime te shnderruara ne kukulla alabastre rrezohen, por per cudi nuk thyhen. Dua qe te thyhen. Dua qe te behen cope e therrime. Tingull i heshtjes ndjehet serisht dhe te dridhurat rishfaqen ne duart e mija. Vjen qe nga larg dhe ashtu mbytur fillon te ngjize magjine e saj te urryer tek une.

Nuk qenka e lehte te hedhesh hapa te sigurt kur je vete, por per nje shaka pakripe fati ne disa rruge u dashka te endesh vete. Na pelqen apo jo... nuk ka rendesi. Mos me pyet "cfare ka rendesi?" Nuk eshte momenti per te bere kurjozin me mua tani.

.

Postuar nga ingmetalboy datë 25 Prill 2010 - 12:46:

Mbyll deren e makines dhe perdredh celsat per te degjuar zhurmen e motorit te me ngrohe gjakun. Shtyp pedalen e makines sikur me ka lek borxh dhe gris asfaltin e lagur te rruges. Dritarja eshte e hapur dhe dritat e rruges zhduken njera pas tjetres mbrapa meje...
Kjo do te ishte ilaci apo helmi im nen imagjinaten e nje kamere 39 milimetershe, por sot jam vetem ne dhomen time me nje shishe tjeter bosh qe bashkohet me shoqet. Eshte nje nga ato momentet e ndezura nga nje lloj ndricimi i frikshem brenda vetvetes qe gati sa nuk te le pafryme. Eshte hiri i fleteve te djegura te historise tende qe te shkund ashtu vetvetiu. Nje shkendije dhe ditari i fshehur ndoshta edhe prej vetes eshte ne zjarr tashme dhe realiteti te tejmbush te gjithin. Dhe nuk eshte ndonje brockull e fatit qe te katandis keshtu. Nuk eshte as ndonje fuqi mbinatyrore, por tashme nuk mund te genjesh me para pasqyres veshtrimin qe te ka veshur syte. Para disa minutash mendja ishte e mbushur me njeqind pyetje dhe pergjigje qe thelle kafshojne. Pyetje qe gjithe jeten nuk ke guxuar te pyesesh veten dhe tashme demonet e fshehur me aq mund apo dhunti kerkojne haracin e tyre.
Shfaqja fillon ne njemije menyra, por fundi eshte i njejte. Pranimi i faktit qe po vrapon apo po fshihesh nga nje pyetje te cilen ke frike te pyesh veten. Kush jam une? Dhe gjerat komplikohen jashtezakonisht pamundur te shtrydhesh ndonje alibi nga fryma qe te mban gjalle. Pyetje te thjeshta, direkte, qe nuk duan ngjyrime moderniste apo fluturime LSD-je. Si eshte i vertete fakti qe... ... ... qe tani une humba fillin e mendimeve dhe kjo qe po shkruaj tani eshte 20 minuta me vone (egzagjerim vetem 5 min), por ajo shija qe ai ndricim qe pata me pare nuk me ka braktisur akoma. Ndoshta jam i pire. Ndoshta jam thjesht nje pallua qe do te tregoje bishtin e tij shumengjyresh botes dhe sidomos vajzave per ti cuar ne krevat, por tani dua te shfryhem sadopak. Me duket sikur ky eshte nje nga ato momentet qe skalitin ose thyejne nje person. Do te desha te kisha dike te afert tani. Nje prej atyre personave qe mund te shkoj i lodhur per tu clodhur dhe eshte interesant fakti se cfare emrash te shkojne ne mendje ne keto momente, por vertet do te desha qe keto fjale ti thosha balle per balle njerit prej tyre dhe te degjoja ndonje fjale qe te me ngrinte moralin. Te kisha dike qe te thoshte qe e di kush jam dhe qe po bej ate qe duhet. Dikush qe te perforconte kolonat e mija qe po dridhen tmershem tani. Sepse kuptoj se ndonjehere nuk eshte ideja qe nuk dime kush jemi, por mbasi kemi frike te jemi vertet ai qe jemi. Per ju mendje sarkastiket e bythes si puna time nuk po perpiqem te gjej menyren ti tregoj botes qe jam pederast. Por une po te lexoja dicka te tille me sistemin tim te mbrojtjes kjo do te ishte gjeja e pare qe do te me shkonte ne mendje. Edhe fakti qe mendja ndaloi lumin e mendimeve per te sqaruar dicka te tille tregon se sado qe perpiqem akoma paska ndonje qoshe qe do tja dije se cfare mendon bota per mua. Fuck all that. Ku isha? Ah po. Mu desh te lexoja para kesaj idiotlleku per te kapur fillin serisht. Vertet qe mendimi qe te jemi vertet kush jemi na tremb. Na tremb mbasi jemi aq te zgjuar sa te kuptojme se cfare na pret perpara rruges qe i kemi zgjedhur vetes. Perpara se te arrijme token tone te premtuar duhet te perballim pengesa qe thyejne gjunje dhe gjuhe. Thyejne qiej kalteroshe dhe rrezojne bole te mbushura me shkumbe.
Pse po shkruaj keto gjera? Nuk e di. Ndoshta mbasi brenda brenda shpresoj qe me keto llafe do te le mbresa aq te medha ne ndonje bukuroshe te forumit sa kur te kthehem ne Shqiperi kete vere I will get lucky with them also gje qe nqs ndodh ju lutem me shkruani ne privat, ose ndoshta, kush e di them thjesht ndoshta mbasi kur po bluaja gjithe keto gjera ne mendje dhe kur pashe rreth e rrotull vetes dhe nuk gjeta askend nga ata personat qe shkruaja me lart, me lindi ideja per ti shkruar keto gjera qe ndoshta neser te mund te bej dicka zap dhe ky forum ishte vendi i pare qe me erdhi ne mendje. Eshte me mire ta le me kaq. Prekje pas prekjesh gjerat ndertohen me mire. Pa u perpjekur te mbingarkohesh ne mendime apo ndjesi. Pa u perpjekur te gjykoj apo te shpjegoj tani them te mbyll syte dhe vetem te fle. Kusuri le te dergjet ne krahet e te nesermes.

Postuar nga al74 datë 25 Prill 2010 - 13:00:

Thumbs up

wow Ing...

kto jane gishta qe dridhen vetem kur shishet nuk jane boshatisur.
po te kisha qene femer do i kisha bo nja 2 pare muhabet

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 25 Prill 2010 - 13:13:

huhh.. po une pse dreqin fillova te lexoj ketu?!!

Postuar nga Katilesha datë 25 Prill 2010 - 13:16:

Postuar nga BIONDIA datë 03 Maj 2010 - 18:52:

Ndersa me shpejt hip shkallet sa me shume i afrohem kesaj dhome zemra fillon e me rreh fort imagjinoj shikim tend ate shikim qe me ka hyre ne zemer dhe ka prishur ate qetesi qe kisha kohe qe e kisha ,ate shikim qe me fton ne nje marrezi qe dhe pse se dua per momenten (cmendem ta kem kur jam larg teje) , ai shikim qe tani se duroj dot dhe sapo ti me shikon ul koken e drojtur sepse e di qe syte e mi shprehin ate qe une dua dhe pse kaloj nete duke pohuar te kunderten .
Sa here te ndiej qe me kalon afer cdo gje brenda meje ka filluar te dridhet sikur te kete ftohte dhe pse ne kete dhome ku jemi une dhe ti me kalimin e oreve ajri sa vjen e ngrohet
Imagjinoj zerin tend po kaq te ngrohte sa ky ajer i kesaj dhome sa e sa here une fantazoj qe ky ze te me peshperise ne vesh fjale fjale te embla qe me bejne te dridhet cdo gje dhe zeri im tek te pershendes .
Imagjinoj pyetjet e tua e pergjigjet e mia imagjinoj qe ne nje cast ti te mbyllesh kete dere dhe te leme jashte cdo gje qe na rrethon jetet tona... fatet tona... qetesine tone te rreme keshtjellat prej rere te genjeshtrave qe jemi te lumtur ,besnike... qe jemi te plotesuar ...e te humbin ne nje puthje plot zjarr e plot deshire te atyre puthjeve qe sa e sa here i shmangemi per te mos lenduar te tjere sikur te lendosh veten nuk ka rendesi ne kete jete .
Dua te humbas ne krahet e tu per tu rigjetur perseri vetvetja dua te ndiej prekjen e buzeve te tua mbi cdo pjese te trupit tim dua te ndiej shtrengimin tend dua te ndiej ty brenda meje e te provoj ato emocione qe dua po kam frike tja pohoj vetes imagjino ti them ty ...Dua te mbaj per nje cast syte hapur mbi ty pa menduar asgje pa menduar se kjo puthje kjo ndienje eshte mekat dhe pse eshte eshte shume i embel ky mekat... me terheq ky mekat ...dua ta bej kete mekat dua ...imagjinoj te hyj brenda dhe te afrohem ti je ulur dhe me shikon sikur e prisje kete gje sikur e dije qe kishte ardh momenti me merr fytyren ne duar dhe ndiej buzet e tua qe me kerkojne te miat e une ndiej qe nese sdo me puthesh kete moment cdo gje do zhduket do te venit do te iki ..hyj brenda(dhe kjo nuk eshte imagjinate) ti je ulur dhe une pasi te pershendes nisem e shkoj e hap dritaren dua qe kjo ngrohtesi qe gjendet ne kete dhome te iki nga zerat e njeresve borite e maqinave zhurma e autobuze dhe une me nje ze te ulet qe ndoshta as vete se degjoj te them "dhe sa kohe do duroj kete gjendje e do fantazoj "....ti si per cudi pergjigjesh ...varet nga ty ...

Postuar nga al74 datë 06 Maj 2010 - 02:16:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Postuar nga BIONDIA datë 19 Gusht 2010 - 15:58:

..jam akoma ne krevat me syte akoma mbyllur dhe duart qe shtrengojne kete jastik sikur te ishte fytyra jote e bukur e bardhe ,syte e tu te bukur ,buzet e tua me forme ,floket e tu biond hap syte e pergjumert ngadale sikur te kem frike se sapo te hap syte ti do te venitesh, do ikesh ,sdo jesh me ne endrrat e mia ne jeten time sdo jesh ne mendimet e mia sdo jesh me askund...shikoj qe eshte akoma erresire e mendoj se eshte kohe e keqe por brenda vetes them qe sdo lejoj qe koha te me prishe humorin tim sdo te prishte endrrat e mia sdo te largonte fytyren tende nga mendja ime ...Nuk arrij te mendoj akoma me qartesi fjalet tona qe thame ,shikimet tona te drojtura nga frika qe ndoshta lexonim me shume ne ato sy sesa ore e ore biseda pa fund per cdo gje .Nuk arrij te mendoj sesi pa dashur u gjetem te pa pergatitur per te menduar nje gje te tille, nje ndienje te tille, nje deshire te tille dhe pse mundohem qe te mos i japim krahe kesaj ndienje .
Kemi frike nga kjo ndienje ndoshta kemi frike nga ajo qe na pret dhe pse e di shume mire qe kjo deshire per te qene nje e mposht friken ,o ndoshta kemi frike te lendohemi nga e njejta arme qe dikur kemi perdor per te lenduar te tjeret se di ...por di vetem qe me mungon .
E cuditshme te kesh gjithcka e te mungoje perseri cdo gje ?
Ti je ndryshe nga une ne cdo gje por une mendoj se jemi si brigjet e atij lumi diten te ndare e naten neper endrra te bashkur por tani mendoj qe thelle thelle ne shpirt ne jemi njelloj ti shtrati i ketij lumi e une uji i tij kane nevoje per njeri tjetrin qe te bejne nje rruge bashke deri ne det.
Shtrengoj kete jastik dhe nje pike loti me rrjedh nga syri(ti e quan syri i qeshur ) nuk dua te qaj por mungesa jote kete mengjes me ben te lotoj te emocionohem me ben te them dhe pse kam frike shume frike "dua ty " nuk e di sesi ...qysh... pse... nga sa kohe .....
Ndiej qe hapet dera dhe te shikoj ty miken time te mire qe ne keto vite kujdesh per cdo gje ne kete shtepi drejtohesh te hapesh perdet por te ndaloj dua te rri akoma ne kete erresise ndoshta kam frike te hyje drita se me hyrjen e saj ndoshta do te iki dhe magjia kenaqesi endrrat e kesaj nate do iki dhe ajo qe mendoj dhe ajo qe sapo thashe "qe te dua ty" ,ti me thua "ka diell jashte eshte nje dite e mrekullueshme shijoje " dritaret hapen e ne dhome hyn nje drite e forte hyn dielli dhe nje ajer i paster dhe cicerima e zogjve buzeqesh e lumtur e mendoj se ti sje enderr je aty jashte me duhet vetem te ngrihem e te shijoj pa frike pa asgje ....

Postuar nga BIONDIA datë 11 Tetor 2010 - 01:49:

Do me mungoje buzeqeshja jote sa here qe do hipi e do zbres shkallet e tribunales ,do me mungoje profumi yt ne axhensor ,do me mungoje zeri yt kur me therret "prendiamo un caffe" do me mungoje sfida jone e cdo sitine e rrobave firmato, do me mungoje cdo gje nga ty por ajo qe me mungon me shume do jete dashuria jote e pakondicionur qe me ke dhene dhe kuroja ne moment me te veshtira te jetes time ti ike shume shpejt qe une te jepja kurajo ike pa me pershendetur ,ike pa me lajmeruar ike thjesht ike ...mirupafshim "dottoressa" engjelli i drejtesise ,mikja ime e mire ...

Postuar nga Fajtori datë 11 Tetor 2010 - 23:46:

Nje vere me deshiren ne mend dhe llogjiken ne vend. Nje vere e hutuar, e perndjekur nga vendime te kunderta. Nje vere me 12 butona qe s'duhen shtypur.

Yesterday, today, tomorrow,
The stakes, the way you take,
I tell a beautiful lie.

All the same, its a game, its a play,
Its a war, its a shame
I dont mean to cast no blame
I dont intend to pretend
I tell a beautiful lie

Babe. My babe.
You got a secret its starting to show
My babe. Sweet babe.
How long can you keep it?
How far would you go?
You tell a beautiful lie

Yesterday, today, tomorrow
It stakes the way you take
I tell a beautiful lie.

It's wonderful to leave people in the past
Shining like stars
Lighting the path
Of a fortunate cast
Back to yourself, back to them
Just follow that direction
And fall for the light again

Postuar nga lule datë 29 Tetor 2010 - 20:28:

Pour que tu m'aimes encore.

J'ai compris tous les mots, j'ai bien compris, merci
Raisionnable et nouveau, c'est ainsi par ici
Que les choses ont changé, que les fleurs ont fané
Que le temps d'avant, c'était le temps davant
Que si tout zappe et lasse, les amours aussi passent

Il faut que tu saches

J'irai chercher ton cœur si tu l'emportes ailleurs
Même si dans tes danses d'autres dansent tes heures
J'irai chercher ton âme dans les froids dans les flammes
Je te jetterai des sorts pour que tu m'aimes encore

Fallait pas commencer m'attirer me toucher
Fallait pas tant donner moi je sais pas jouer
On me dit qu'aujourd'hui, on me dit que les autres font ainsi
Je ne suis pas les autres
Avant que l'on s'attache, avant que l'on se gâche

Je veux que tu saches

J'irai chercher ton cœur si tu l'emportes ailleurs
Même si dans tes danses d'autres dansent tes heures
J'irai chercher ton âme dans les froids dans les flammes
Je te jetterai des sorts pour que tu m'aimes encore

Je trouverai des langages pour chanter tes louanges
Je ferai nos bagages pour d'infinies vendanges
Les formules magiques des marabouts d'afrique
J'les dirai sans remords pour que tu m'aimes encore

Je m'inventerai reine pour que tu me retiennes
Je me ferai nouvelle pour que le feu reprenne
Je deviendrai une autre après qui tu soupires
Ces jeux seront les nôtres, si tel est ton desir

Plus brillante plus belle pour une autre étincelle
Je me changerai en or pour que tu m'aimes encore.

Postuar nga BIONDIA datë 27 Nëntor 2010 - 01:12:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

"Ma kam frike se do me harroje ,se sdo me kujtoje kur te rritet ,kam frik se sdo jem kur te filloje klasen e pare sdo jem kur te lozi futboll ,sdo jem kur te gjeje te dashuren e pare sdo jem kur te ..."
Ti do jesh vogelushja ime do jesh ta premtoj "..ah sa dua te besoj kete here....
Me duart qe me dridhen une te shtrengoj fort doren dhe mbyll syte e qete sepse e di qe ti sme ke genjyer qe ti sme genjen ..

Po ti sme kishe genjyer kurre dhe pse sdoja ta besoja dhe pse kisha frike ta besoja zemra e nenes nuk genjen kurre ajo eshte e paster si kristal .Sot ti ishe me mua dhe pse une jam rritur tani e skam nevoje per kujdesjen tende ti ishe perseri te kujdeseshe per mua dhe pse nganjeher me duket sikur je ti ajo qe sot ke nevoje per kujdesje .Me dukesh me vjeter nga hallet e perditshme te kesaj jete qe vrapon kaq shpejt e une sdi si ta ndal sepse sdua te shikoj me floke te bardhe me tek ty ,sdua te shikoj rrudha ne fytyren tende, sdua te besoj se ti po plakesh sepse te plakesh do te thote ...jo ti je e re do mbetesh gjithmon kshu.
Sot se mendoja qe do vije kujtoja se nuk se e mbaje mend diten(dhe pse as une sdoja te kujtoja kete dite) dhe ndersa isha ulur dhe prisja ne ankth te pashe nga larg qe po vije dhe sdi pse mu shtrengua zemra nuk mendova per veten time ato momente por me erdhi keq per ty per ate qe kishe kaluar per ate qe ndoshta padashur ose me dashur te kam bere te kalosh ne keto vite .
Ehh sa vuajtje e lote pa fund me erdhi keq kur mendoja sesa here e ke bere kete rruge gjithmon me lot ne sy sa here i ke hipur keto shkalle me shpjetesi per te me pare dhe sa here je lutur me ze dhe pa ze ,sa here je munduar te me qetesoje dhimbjet me fjalet e tua dhe une te kam folur dhe ndonjeher ashper ngaqe nuk duroja dot veten time dhimbjen qe kisha ,sa here je lutur duke thene " ma jep mua kete dhimbje me merr mua".U ule afer meje dhe me shtrengove doren dhe me zerin tend te bute me the "ja shiko pergjigja do jete e mire e di babi eshte jashte skishe fuqi te hipte shkallet tensioni " e dija qe me genjeje ato momente ai nuk duronte dot vitet e fundit ishte bere shume zemerbute nuk duronte dot asgje .Kisha deshire ato momente te vija koken ne prehrin tend sic beja gjithmon kur isha e vogel e ti te me qetesoje zemren qe rrifte fort nga frike dhe pse jam munduar gjithe diten te qesh e ti te me mbroje por e dija qe se beja dot keto momente ...
gjithmon kam menduar se jam shume qaramane qe per cdo gje derdh lot e nese do merrja nje lajm te mire sdo e beja me por kesaj here ishin lot gezimi ishin lotet mbas nje lufte te gjate qe une kisha FITUAR mbas kaq vitesh une kisha fituar kisha humbur shume gjera gjate kesaj lufte por dhe pse me humbje ishte hera e pare ne jete qe ndihesha fitimtare dhe nuk isha vetem ishe ti afer meje te perqafova fort dhe ndieva ato momente nje shtrengim shume here me te madh ishin duart e vellezerve dhe motres time kjo ishte familja ime e pa ato une sdo kisha fituar kete lufte ...
Gjate kesaj lufte sdo harroja dhe kujdesin e miqve te mi qe ne cdo moment me kane qenduar afer .FALEMINDERIT .

Postuar nga cecilia datë 27 Nëntor 2010 - 14:18:

Shume emocione ka ky shkrim bionde...Keto jane lot gezimi qe me erdhen. Te uroj fat ne jete!

Postuar nga lule datë 23 Dhjetor 2010 - 21:17:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Mbyll deren e makines dhe perdredh celsat per te degjuar zhurmen e motorit te me ngrohe gjakun. Shtyp pedalen e makines sikur me ka lek borxh dhe gris asfaltin e lagur te rruges. Dritarja eshte e hapur dhe dritat e rruges zhduken njera pas tjetres mbrapa meje...
Kjo do te ishte ilaci apo helmi im nen imagjinaten e nje kamere 39 milimetershe, por sot jam vetem ne dhomen time me nje shishe tjeter bosh qe bashkohet me shoqet. Eshte nje nga ato momentet e ndezura nga nje lloj ndricimi i frikshem brenda vetvetes qe gati sa nuk te le pafryme. Eshte hiri i fleteve te djegura te historise tende qe te shkund ashtu vetvetiu. Nje shkendije dhe ditari i fshehur ndoshta edhe prej vetes eshte ne zjarr tashme dhe realiteti te tejmbush te gjithin. Dhe nuk eshte ndonje brockull e fatit qe te katandis keshtu. Nuk eshte as ndonje fuqi mbinatyrore, por tashme nuk mund te genjesh me para pasqyres veshtrimin qe te ka veshur syte. Para disa minutash mendja ishte e mbushur me njeqind pyetje dhe pergjigje qe thelle kafshojne. Pyetje qe gjithe jeten nuk ke guxuar te pyesesh veten dhe tashme demonet e fshehur me aq mund apo dhunti kerkojne haracin e tyre.
Shfaqja fillon ne njemije menyra, por fundi eshte i njejte. Pranimi i faktit qe po vrapon apo po fshihesh nga nje pyetje te cilen ke frike te pyesh veten. Kush jam une? Dhe gjerat komplikohen jashtezakonisht pamundur te shtrydhesh ndonje alibi nga fryma qe te mban gjalle. Pyetje te thjeshta, direkte, qe nuk duan ngjyrime moderniste apo fluturime LSD-je. Si eshte i vertete fakti qe... ... ... qe tani une humba fillin e mendimeve dhe kjo qe po shkruaj tani eshte 20 minuta me vone (egzagjerim vetem 5 min), por ajo shija qe ai ndricim qe pata me pare nuk me ka braktisur akoma. Ndoshta jam i pire. Ndoshta jam thjesht nje pallua qe do te tregoje bishtin e tij shumengjyresh botes dhe sidomos vajzave per ti cuar ne krevat, por tani dua te shfryhem sadopak. Me duket sikur ky eshte nje nga ato momentet qe skalitin ose thyejne nje person. Do te desha te kisha dike te afert tani. Nje prej atyre personave qe mund te shkoj i lodhur per tu clodhur dhe eshte interesant fakti se cfare emrash te shkojne ne mendje ne keto momente, por vertet do te desha qe keto fjale ti thosha balle per balle njerit prej tyre dhe te degjoja ndonje fjale qe te me ngrinte moralin. Te kisha dike qe te thoshte qe e di kush jam dhe qe po bej ate qe duhet. Dikush qe te perforconte kolonat e mija qe po dridhen tmershem tani. Sepse kuptoj se ndonjehere nuk eshte ideja qe nuk dime kush jemi, por mbasi kemi frike te jemi vertet ai qe jemi. Per ju mendje sarkastiket e bythes si puna time nuk po perpiqem te gjej menyren ti tregoj botes qe jam pederast. Por une po te lexoja dicka te tille me sistemin tim te mbrojtjes kjo do te ishte gjeja e pare qe do te me shkonte ne mendje. Edhe fakti qe mendja ndaloi lumin e mendimeve per te sqaruar dicka te tille tregon se sado qe perpiqem akoma paska ndonje qoshe qe do tja dije se cfare mendon bota per mua. Fuck all that. Ku isha? Ah po. Mu desh te lexoja para kesaj idiotlleku per te kapur fillin serisht. Vertet qe mendimi qe te jemi vertet kush jemi na tremb. Na tremb mbasi jemi aq te zgjuar sa te kuptojme se cfare na pret perpara rruges qe i kemi zgjedhur vetes. Perpara se te arrijme token tone te premtuar duhet te perballim pengesa qe thyejne gjunje dhe gjuhe. Thyejne qiej kalteroshe dhe rrezojne bole te mbushura me shkumbe.
Pse po shkruaj keto gjera? Nuk e di. Ndoshta mbasi brenda brenda shpresoj qe me keto llafe do te le mbresa aq te medha ne ndonje bukuroshe te forumit sa kur te kthehem ne Shqiperi kete vere I will get lucky with them also gje qe nqs ndodh ju lutem me shkruani ne privat, ose ndoshta, kush e di them thjesht ndoshta mbasi kur po bluaja gjithe keto gjera ne mendje dhe kur pashe rreth e rrotull vetes dhe nuk gjeta askend nga ata personat qe shkruaja me lart, me lindi ideja per ti shkruar keto gjera qe ndoshta neser te mund te bej dicka zap dhe ky forum ishte vendi i pare qe me erdhi ne mendje. Eshte me mire ta le me kaq. Prekje pas prekjesh gjerat ndertohen me mire. Pa u perpjekur te mbingarkohesh ne mendime apo ndjesi. Pa u perpjekur te gjykoj apo te shpjegoj tani them te mbyll syte dhe vetem te fle. Kusuri le te dergjet ne krahet e te nesermes.

Shume impresionuese...mos duhet te rinisesh nje faqe te re..dhe sigurisht..me dicka tjeter...me te fresket..e gjalleruese si dihet..se cund te sjelle e nesermja per ty e per kedo !

Bjonde ..Te Falenderoj per shkrimet e ndiesit qe ti fal jane manjifike edhe shkrimet e tua !

Postuar nga BIONDIA datë 24 Dhjetor 2010 - 00:16:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

Bjonde ..Te Falenderoj per shkrimet e ndiesit qe ti fal jane manjifike edhe shkrimet e tua !

flm mundohemi ...

Postuar nga lule datë 18 Shkurt 2011 - 00:03:

Ather apo pergjithmon..

Sapo erdha ne shpi, pas nje udhetimi, 2ditor, te lodhshem, e plot dhimbje e lot, po dhe e kenaqur, sepse ta dedikova ty .

Dikur te premtova qe deri diten qe do mbyllja syt, çdo 14 shkurt do vija nje lule mbi trupin tend.dhe derisa ti tme shfaqesh sikur nje her te vetme ne enderr e t'me thuash vazhdo jeten tende..un bera nje marrezi.
Un nuk do jem e qet..deri ather jo.

Dikur loznim, syt e tu shkeqenin, ato sy blu, ne ate imag engjellor, qe un sja vija veshin..sa e poshter me duket vetja, tek vazhdoj shkruaj per ty.
Un te lendova, nderkohe ti me falje vetem dashuri( qe un kur se kuptova, apo vlersova) isha vetem nje femi.Gen..!
Saher mbeshtesja koken ne trupin tend,dhe ndihesha e mbrojtur, ti ke qen per mua, si vellai im, e un smund te luaja hipokriten e te thoja *Te dua* vetem qe ti te jetoje. Nese do dija se si jeta jote u kthye ne tragjedi, do ta vija nje her veshin, ne tik takun e zemres tende.Do shifja mimiken e buzeve te tua si trendafil, do ndieja lekuren tende te bardhe, qe ndrit dhe sot, mbi foton e varrit tend.
Ge..ti se more kurr zemren time, dashurin qe ti doje, sepse un s'di te dashuroj, ose me sakte sdija*** po fitove diçka, qe askush sdo mund ta zevendesoje, derisa un te mos ndihem Fajtore , per vdekjen tende...

çdo dite qe kalon, un imagjinoj kur erdha ne kliniken ku ti nderkohe qe jepje shpirt, therrisje emrin tim..dhe kur hyra me the vetem keto fjale... Mban mend kur te thashe, *Te dua*...e ti me the,..un s'di te dashuroj..
...dhe me the, a do jepje jeten per mua? a thua te jet e vertet ajo qe ti thua..etj etj..me gjysem zeri..

E perlotur u pergjigja, Po Ge.. e mbaj mend si sot, dhe ti ç'fare fitove, duke i dhen fund jetes i Droguar per nje Dashuri...? Mos valle mendon qe un do ndihem e qet, pas ketij momenti?

S'mundi tme thoshte me asnje fjale..se mbylli syt perjetesisht dhe un e lenduar, dhe FAJTORE qe gjerat arriten deri ne kete Faze te premtova, qe do jesh i pazevendesueshem ne zemren time, jo si *I dashur* po si nje njeri, qe diti te dashuroj, po qe shperblim mori vetem Vdekjen.

14 Shkurtin se shoh aspak si diten e te dashurarve..po vetem si Dite dhimbje, vetem diçka i lutem Zotit..t'me japi force, dhe kur nuk mundem, sa ti vej nje lule, siper varrit ..si sheje mirenjohje.

Ge.. un ather isha femi, kur ti me doje, tani jam rritur e di ti ndaj gjerat, nga ti dua vetem t'me falesh qe ste kuptova dot kurre.

Tani u rrita, jeta eshte plot me simpati, e do ket plot San valentin, po kurre per mua, s'quhet feste e te dashuruarve, por Festa e Dashurise..qe permbledh me shume se nje dashuri mes çiftit .

Postuar nga ingmetalboy datë 08 Prill 2011 - 07:30:

U ngrita me ngadale nga krevati dhe vura re qe isha komplet lakuriq. Hmm... Kapa bluzen qe dergjej kruspull ne kembet e krevatit dhe bera ta vishja. Qelbej era cigare dhe alkool. E largova me shpejtesi nga hunda dhe mora fryme thelle. Gjithcka qe kisha pire dje per pak sa nuk doli jashte. Mbas nje gromesire shijova urthin tim te alkoolizur Shkunda koken dhe e vertita bluzen ne nje qoshe te dhomes. Fillova te kerkoja te mbathurat por pa rezultat ndaj vesha xhinset, por cuditerisht nuk mund ti mbertheja dot. Ndjeheshin te ngushta dhe hic te rehatshme si ne kohet e gjimnazit kur i mbaja floket e gjata dhe xhinset aq te ngushta sa nuk mund te futja asgje neper xhepa. Mbas disa momentesh fluturimi ne kohet e gjimnazit zhurma e shkarkimit te ujit nga banja me solli ne vete. Wtf??? Ktheva koken nga zhurma dhe ne ate moment nje vajze vetem ne te mbathura del prej banjes duke terhequr deren mbas vetes. "Mos u fut atje per nja 30 min" thote duke qeshur. Une nuk nxjerr dot asnje llaf por vetem veshtroj si i cakerdisur dhe komplet i hutuar. Ajo capitet ngadale dhe hyn perseri ne krevat duke ngritur batanien deri mbi hunde. Une nuk kam levizur asnje cm. "Te pelqejne?" thote duke qeshur. Filloj te mendoj per naten me pare shpejt e shpejt por gjithcka eshte nje lemsh i stermadh ngjyrash dhe alkooli. "Cfare?" me del nga goja ashtu vetiu me tonin me te cuditshem te zerit qe mund te bej. "Pantallonat e mija, do ti mbash keshtu?"

Postuar nga Opinionator datë 08 Prill 2011 - 08:23:

Shume e dhimbshme Fleur. C'do fjale qe mund te them me duket e vaket.

Postuar nga Opinionator datë 08 Prill 2011 - 08:29:

Lexoj keto ditare dhe me lind pyetja, sa emocione mban brenda vetes ky forum? Pyetje retorike sepse pergjigja eshte: pa fund!

Postuar nga AngelDevil datë 08 Prill 2011 - 13:16:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
U ngrita me ngadale nga krevati dhe vura re qe isha komplet lakuriq. Hmm... Kapa bluzen qe dergjej kruspull ne kembet e krevatit dhe bera ta vishja. Qelbej era cigare dhe alkool. E largova me shpejtesi nga hunda dhe mora fryme thelle. Gjithcka qe kisha pire dje per pak sa nuk doli jashte. Mbas nje gromesire shijova urthin tim te alkoolizur Shkunda koken dhe e vertita bluzen ne nje qoshe te dhomes. Fillova te kerkoja te mbathurat por pa rezultat ndaj vesha xhinset, por cuditerisht nuk mund ti mbertheja dot. Ndjeheshin te ngushta dhe hic te rehatshme si ne kohet e gjimnazit kur i mbaja floket e gjata dhe xhinset aq te ngushta sa nuk mund te futja asgje neper xhepa. Mbas disa momentesh fluturimi ne kohet e gjimnazit zhurma e shkarkimit te ujit nga banja me solli ne vete. Wtf??? Ktheva koken nga zhurma dhe ne ate moment nje vajze vetem ne te mbathura del prej banjes duke terhequr deren mbas vetes. "Mos u fut atje per nja 30 min" thote duke qeshur. Une nuk nxjerr dot asnje llaf por vetem veshtroj si i cakerdisur dhe komplet i hutuar. Ajo capitet ngadale dhe hyn perseri ne krevat duke ngritur batanien deri mbi hunde. Une nuk kam levizur asnje cm. "Te pelqejne?" thote duke qeshur. Filloj te mendoj per naten me pare shpejt e shpejt por gjithcka eshte nje lemsh i stermadh ngjyrash dhe alkooli. "Cfare?" me del nga goja ashtu vetiu me tonin me te cuditshem te zerit qe mund te bej. "Pantallonat e mija, do ti mbash keshtu?"

Nuk mund te rrija pa te komentuar dhe mos ma merr per ters. Po mendoja ca ndjesie e shpifur duhet te jete te besh seks me nje te panjohur dhe mos kujtosh ne mengjes asgje.

Postuar nga lule datë 08 Prill 2011 - 21:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Opinionator

Shume e dhimbshme Fleur. C'do fjale qe mund te them me duket e vaket.

Ndonjeher nje fjale , ka vler me shum se nje thesar.

Kjo eshte trauma qe ndryshoi komplet jeten time..un s'mbaj ditar!
jo me kot te kjo teme , nuk para me gjen..sikurse neper forume, nuk shprehem.. ( per gjerat intime )sepse preferoj ti ndaj me veten time!

Ja qe ndodh ndonjehere kur ka diçka vertet tunduese edhe e forte, arrij te hedh ndonje fjale. Flm.

Postuar nga Morfine datë 02 Dhjetor 2013 - 23:33:

Thumbs down

Thone qe koha sheron cdo gje, e kjo eshte kaq shume e vertet... Me perjashtim te disa gjerave, si psh malli per ty... Koha nuk po e sheron dot... Cdo mashkull tjeter qe me prek embel neper ftyre... buze e cili do qofshin kur puthin buzet e mia, un mbyll syte e te puth veç ty, mallkim i jetes time.

Postuar nga bruni22 datë 03 Dhjetor 2013 - 01:34:

Thumbs down

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
buze e cili do qofshin kur puthin buzet e mia, un mbyll syte e te puth veç ty, mallkim i jetes time.

Postuar nga ingmetalboy datë 14 Janar 2014 - 09:28:

Diku ne ndonje faqe libri modern, gote vere apo tym cigaresh, ne nje te kaluar te turbullt ku arsyeja ishte nje lemsh i ngaterruar leshi, vendosa te pranoj nje genjeshter prej brezit "Y". Ndoshta po vrapoja prej dickaje, apo ndoshta thjesht po rebelohesha ndaj... vetes?! Nuk e di te them te drejten. Por e verteta eshte se ne nje moment vendosa te besoj se mund te vija jeten time ne pauze dhe si ne nje film sci-fi do te trasferohesha ne nje univers paralel identik me egzistuesin pervec faktit se mund te beja cfare te desha per nje perjudhe disa vjecare dhe kur te vendosja te kthehesha ne universin tim origjinal thjesht do te vazhdoja te jetoja jeten time atje ku e kisha lene minus vitet qe kisha jetuar ne universin paralel. Asnje pasoje, asnje modifikim shpirteror, emocional, apo mendor. Thjesht kujtimet e atyre viteve do te arshivoheshin diku thelle ne tru dhe jeta do te vazhdonte si ishte me pare.
E pare nga ky kend veshtrim nuk e kam idene te them te drejten se si e ngelltita nje genjeshter te tille, por diku ne te kaluaren e bera pjese kryesore te botekuptimit tim.
Hmmm... interesante. Duhet menduar me thelle.

Postuar nga robert datë 19 Janar 2014 - 21:50:

Sikur ta zevendesoje kete Universin tjeter me nje lendine diku ne ndonje periferi te braktisur, imagjinate do te te jepte rruge zgjidhje me te sakte per cdo paqartesi; lere qe mund ta realizoje faktikisht endrren imagjinare, dhe do ktheheshe vertet atje ku kishe qene me pare, duke e kujtuar vajtjen tek lendina e braktisur me mallengjim dhe dashuri.

  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.