Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)

Postuar nga ~Enigme~ datë 15 Qershor 2012 - 09:48:

Raid paske dhene nje 5,000 ti atje me sa shikoj se po ritet fondi .

Nuk mendoj se ben dem nje promovim qofte dhe teper i stolisur pavarsisht motivit qe ben" mu". Mgjth eshte me e nevojshme te perveshim menget e te trajtojme gjendjet reale se sa t'ju hedhim syve hij....

Ja psh shikoni kete video ku eshte komentuar edhe me pare ketu ne fh ne tema "20 years old"....

http://www.youtube.com/watch?v=K05x6TLsqwE

http://forumihorizont.com/showthrea...&threadid=18352

Postuar nga lule datë 17 Qershor 2012 - 13:16:

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz

Te huajve si kemi bere dhe sdo i bejme asnjehere keq se jemi o te perulur(para tyre) o frikacake, por njeri-tjetrit ja kemi fut dhe do ja fusim gjithmone.

sa embel ta fut ky shoku , jo t'gjith ja fusim njeri tjetrit , edhe pse mundohen/hemi DUKE CITUAR..
ktu ne kte forum ka ndodh gjithmon dmth te ket provokime.. kuq/blu/e mazhoranc e opozite .pallavra qe ste behet me me i lexu ..

p.s Ndaj edhe i kam evitu kto tema , po te len arturm??

Citim:
Po citoj ato që tha raid
lol.. kto socialistet sikur kane per oksigjen ato qe pjerdh Rama gjithe diten. Majfton te kesh lidhje sado tangjenciale me ndonje nga keta te pushtetit dhe etiketohesh si i padenje.

Fundja cfare po ben ajo? Po mundohet te promovoje Shqiperine. Por jo, per pordhat e Rames dhe ata qe i marin ere gjithe diten, Shqiperia nen Sale e Lul, nuk u dashka te promovohet, duhet vetem te diskretitohet.

raid ma paske kalu me mesazhet e denoncuara bej kujdes un kam 2 ti 3
Shyqyr qe doli nje i anes qe perfaqesoj .

Postuar nga misterioz datë 19 Qershor 2012 - 13:33:

Citim:
Po citoj ato që tha lule

sa embel ta fut ky shoku , jo t'gjith ja fusim njeri tjetrit , edhe pse mundohen/hemi DUKE CITUAR..

raid ma paske kalu me mesazhet e denoncuara bej kujdes un kam 2 ti 3
Shyqyr qe doli nje i anes qe perfaqesoj .

Po pra gjithe lezet(ëmbël ,ëmbël) ta fus.
Ndersa une Lule kam 7 te denoncuara , kur te thashe une qe ja fusim njeri-tjetrit duke e spiunuar dhe denoncuar pune spiunesh mo.Ndonjehere ja fusim dhe vetes kur skemi kujt t'ja fusim.
Faje vendos nje si rregull rehabilitimi ketu ne forum,periudhe prove ,psh. nqs per nje vit nuk ka "denoncime" per nje antar atij ti hiqen mesazhet e denoncuara qe ta kete deshmine e gjykates te virgjer dmth te rehabilitohemi dhe te jemi me biografi te paster.

Postuar nga Fajtori datë 20 Qershor 2012 - 00:42:

Mesazhet e denoncuara kane efekt imediat duke i kujtuar postuesit se po e ekzagjeron dhe te tjeret e kuptojne qe moderatoret e kane mendjen. Plus qe sherbejne per te patur nje ide mbi personin. Sidoqofte, besoj se te gjithe ja kepusim kot noiher, kemi nerva, kemi sherre, etj. Prandaj s'behet qameti se ka msg te denoncuara.

Praktikisht nuk behet dot zero numri pa fshire mesazhet ne fjale... ose pa hequr denoncimin nga cdo mesazh nje nga nje. Nuk e di a kane forumet e tjera gje te tille, por ketu e kemi shtuar se nuk e kishte forumi. Hetuesine e kemi te avancuar

Postuar nga AngelDevil datë 20 Qershor 2012 - 02:06:

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz

Po pra gjithe lezet(ëmbël ,ëmbël) ta fus.
Ndersa une Lule kam 7 te denoncuara , kur te thashe une qe ja fusim njeri-tjetrit duke e spiunuar dhe denoncuar pune spiunesh mo.Ndonjehere ja fusim dhe vetes kur skemi kujt t'ja fusim.
.

Hajt bejme 1 gare me spiunlliqe rrugaco.Fituesi shperblehet me perjashtim nga ky forum.

Postuar nga shelgu datë 20 Qershor 2012 - 03:09:

mua kush do me denoncoje.
Lule kur do me denoncosh mua ti

Postuar nga raid datë 20 Qershor 2012 - 09:22:

Citim:
Po citoj ato që tha lule

raid ma paske kalu me mesazhet e denoncuara bej kujdes un kam 2 ti 3
Shyqyr qe doli nje i anes qe perfaqesoj .

prit ti, se akoma s'kam fillu nga te shajtmet une..

Postuar nga dylan datë 21 Qershor 2012 - 02:59:

vetem desha tju pershendes jo qe ndonjeri ktu care po hajt vetem per qef

Postuar nga Fajtori datë 27 Qershor 2012 - 20:25:

Rrathe

Rrathe, 23 Qershor 2012, Pjesa 1 - Top Channel... by TopChannelAlbania

Postuar nga NS-6 datë 27 Korrik 2012 - 17:37:

Angry Shumë arsye për të mos qenë krenar që jam shqiptar

(nga Mentor Kikia / Shqiperia.com)

Sa herë dëgjoj thirrjen e tifozëve kuqezi “O sa mir me qenë shqiptar”, bëj një pyetje: Po çfarë të bën të jesh mirë që je shqiptar? Nga se buron kjo krenari që të ndjehesh mirë, thjesht që je nënshtetas i këtij vendi? Me çfarë duhet të krenohesh? Madje në ditën e festës së pavarësisë, 99 vjetori, kjo thënie u bë himn duke marrë përmasat e një dalldie mes grupeve njerëzish që bërtisnin rrugëve me flamur mbi supe.

Në të vërtetë, përse duhet të jesh krenar që je shqiptar, ose në fund të fundit a duhet të jesh krenar për një gjë të tillë?

Në fakt, për 50 vjet ne ishim krenarë që ishim shqiptar, pa e ditur as ku ishim, ishim krenarë se ishim pishtarë, flakadanë, fanarë, shkëmb graniti a çdreqin tjetër. Por në fund mësuam se ishim njerëzit më të përbuzur të Europës, ishim më të varfërit, më të uriturit, më të paditurit e më të padalët, ishim kaq të mjerë sa na erdhi zor nga vehtja. Për ata që kanë mendim ndryshe dua tu kujtoj se deri në vitin 93-’95, në bufetë modeste të “dhomës së miqve” të shumë familjeve kanaçet e pijes Coca-Cola mbaheshin për zbukurime. Po sot, a duhet të jemi krenarë? Pyetja e parë që bëj është përse duhet të jemi krenarë?

Jemi sërish njerëzit më të varfër të Europës. Jemi sërish vendi më i pisët i Europës, jemi sërish më të përbuzurit dhe më të nëpërkëmburit dhe reflektojmë mungesë edukate dhe qytetarie. Që ta kuptosh këtë dhe ta përjetosh dhe ndiesh deri në palcë, duhet të mbash ditar dhe të krahasosh impaktin që përjeton ndërsa udhëton apo jeton në një vend tjetër për një fare kohe dhe pastaj të rikthehesh sërish në vendin tënd. Dhe ato gjëra për të cilat ndjen neveri nga vendi yt, ose më saktë nga njerëzit e vendit tënd, nuk lidhen domodoshmërisht me tenderin e Albpetrolit, as me tenderin e lotarisë kombëtare, apo shitjen e reparteve ushtarake. Jo jo, janë ca gjëra shumë më të vogla, por që në thelb përbëjnë rregullin, disiplinën dhe korrektesen e një shteti dhe mbi të gjitha edukatën dhe qytetarinë e shtetasve. Dhe nuk ka pse të krahasohemi me vendet ku ka lindur demokracia bashkë me qytetarizmin, as me vende me standarte jetese 10 apo 20 herë më të larta, por me vende që në viti 1990 e nisën nga i njëti start me ne.

Për të marrë rrugën përgjatë bregdetit dalmat duhet të kalosh në Muriqan. Pikërisht këtu duhet të ndahesh me një nga segmentet e shtetit tënd. Ti mban radhën, ndërsa në anë tjetër kalojnë pa radhë makina që ose i njohin policët ose u japin atyre nga 5 mijë lekë të vjetra. Nuk ka viza të bardha që të tregojnë korsitë, nuk ka asnjë shenjë, makinat sulen kuturru drejt të vetmes portë, jo në rresht për një, por për katër. Dhe në fund, një polic i zbërthyer e ndan mendjen duke thënë: Bëni çtë doni, do merrem me ju unë. E pyesim se përse nuk ka dy viza, që të dinë ku të mbajnë radhë makinat?

“Po kush ti vëjë, të vdekmit ë?

E pra a duhet të jesh i lumtur që je shqiptar?

Matanë rrugët të gjitha janë të pastruara në anë, janë prerë barishtet dhe degët e shkurreve e pemëve. Rrugës të gjithë i respektojnë tabelat e qarkullimit, edhe pse nuk ka policë. Askush nuk u bie borisë së makinës. Edhe nëse rruga është e bllokuar, ai që është pas teje mendon se ti ke një arsye që ke ndaluar dhe gjëja që bën, është të ndalojë edhe ai. Nëse në rrugë punohet, atëherë aty ka një semafor portativ që të orienton. Këmbësorët kalojnë tek vijat e bardha dhe çdo makinë i respekton ato. Në lokale muzika është e lehtë. Lokalet dhe dyqanet kanë në derë tabela orari dhe e respektojnë. Njerëzit nuk ulërasin as në kafene, as në rrugë, as në plazhe… Nëse ti kërkon të blesh një biletë trageti, nëse do të futesh në një muze, të blesh diçka në një supermarket, thjeshtë do të qëndron në radhë dhe do të shikosh që të gjithë mbajnë radhë, ata nuk shtyhen, nuk bërtasin, nuk sulen tek sporteli, nuk i flasin shitësit meqë mund ta njohin…. Nëse ti ulesh në një stol dhe ke një kosh mbeturinash afër,(edhe ai është dekorativ por kjo nuk ka shumë rëndësi) do të shikosh që aty vijnë me radhë pleq, të rritur, fëmijë që hedhin sende, që mund ti kenë mbajtur në dorë edhe për gjysme ore. Shikon pastrues që fshijnë edhe gjethet që kanë rënë në rrugë…ndaj kudo është pastër, shumë pastër.

Nëse do të mundoheshim të bënim një krahasim, ja çdo të kishim në venndin tonë:

Policë pa pikë edukate që korruptohen për 5 mije lekë. Policë pa fund, përgjatë gjithë rrugëve që fshihen poshtë pemëve e pas ferrave, jo me qëllimin për të disiplinuar trafikun por për këpur ndonjë “viktimë” që mund të paguajën para në dorë. Rrugë pa tabela dhe pa asnjë sinjalistike, njerëz që i drejtojnë makinat si të çmendur, edhe aty ku ka tabela. Rrugë pa vija të bardha apo vija të bardha të nxira dhe njerëz që nuk duan t`ia dinë për to as kur janë në këmbë e as kur janë në makinë. Barishte e shkurre në anë të rrugëve dhe punëtorë të mirëmbajtjes së rrugëve që zhgërryhen hijeve të pemëve (aty ku ka). Kudo ka restorante, në të dyja anët e rrugëve, që shesin vetëm mish helli dhe mish zgare. Një mungesë totale edukate shërbimi dhe në çdo lokal, nga maja e malit, në metropolin e Tiranës, në plazhe e kudo, të duket sikur je në disko që në orën 7 të mëngjesit e deri mëngjesin tjetër. Askund nuk ka tabela oraresh dhe policia bashkiake, veçanërisht në Tiranë, duhet të shkojë çdo natë të fikë magnetofonët e mejhaneve të lagjeve që zhurmojnë deri në mëngjes. Restorante në zonat turistike që të ofrojnë për mengjës koc zgare dhe plazhe ku duhet të paguash patjetër që vësh prapanicën në rërë sepse rërës dhe detit u kanë dalë pronarët. Dyqane që kanë kasë fiskale por nuk ta japin kuponin edhe sikur tua kërkosh, dyqane që fshijnë datat e skadencës së ushqimeve dhe të rrezikojnë jetën e që nuk ndëshkohen….dhe kudo plehra, vetëm plehra. Plehra në atë të rrugëve që fluturojnë nga manikat, plehra në lumenj, plehra majë pemëve, e plehra në shtratin e detit…

Do të mund të vazhdonim pafund me përshkrime të realitetit tonë. Të gjitha këto mund të duken “gjera të vogla”, por janë pikërisht këto gjërat e vogla që bëjnë dallimet e mëdha mes një shoqërie të kulturuar dhe një shoqërie rrumpallë, mes një vendi të organizuar dhe një vendi rrumpallë, mes një shteti me rregulla dhe një shteti rrumpallë.

Unë personalisht bëj pjesë tek njerëzit që e duan vendin tyre. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se nuk është vendi, pra toka, malet dhe deti fajtorët që në jemi kështu. Madje jemi ne që i kemi hyrë në hak këtij vendi. Unë e dua vendim tim, por nuk ndjej pikë krenarie që jam nënshtetas shqiptar, madje ndjej neveri që edhe ai polici i zbërthyer e i korruptuar është si unë, shqiptar, që edhe ai që hedh plehrat nga makina, edhe ata që nuk i respektojnë rregullat, edhe ata që shtyhen e ulërasin në radhë, edhe ata që pëllasin në kafene, edhe ata që e kanë shkatërruar e telendisur këtë vend në këtë derexhe, janë shqiptarë.

Unë ndjej neveri nga ata që e kanë patur dhe e kanë në dorë për të vënë rregull dhe për ta ndërtuar shtetin në këtë vend.

-------------------------
Duke cituar pjesen "Askush nuk u bie borisë së makinës. Edhe nëse rruga është e bllokuar, ai që është pas teje mendon se ti ke një arsye që ke ndaluar dhe gjëja që bën, është të ndalojë edhe ai. Nëse në rrugë punohet, atëherë aty ka një semafor portativ që të orienton. Këmbësorët kalojnë tek vijat e bardha dhe çdo makinë i respekton ato. Në lokale muzika është e lehtë. Lokalet dhe dyqanet kanë në derë tabela orari dhe e respektojnë. Njerëzit nuk ulërasin as në kafene, as në rrugë, as në plazhe… Nëse ti kërkon të blesh një biletë trageti, nëse do të futesh në një muze, të blesh diçka në një supermarket, thjeshtë do të qëndron në radhë dhe do të shikosh që të gjithë mbajnë radhë, ata nuk shtyhen, nuk bërtasin, nuk sulen tek sporteli, nuk i flasin shitësit meqë mund ta njohin…. Nëse ti ulesh në një stol dhe ke një kosh mbeturinash afër,(edhe ai është dekorativ por kjo nuk ka shumë rëndësi) do të shikosh që aty vijnë me radhë pleq, të rritur, fëmijë që hedhin sende, që mund ti kenë mbajtur në dorë edhe për gjysme ore" mu kujtua dicka e ngjashme qe ndodhte kur merrja tragetin nga Shqiperia per ne Itali. Nga nje ane (ne Durres) skenari i robve qe shtynin, pa asnje rradhe, kush e kush te kalonte anash pa rradhe, leket qe paguanin, bertitjet, sharjet etj ndersa nga ana tjeter (ne Bari) po te njejtit njerez qe ishin ne rradhe, asnje qe nuk bertiste, asnje qe nuk shtynte, qe pershendesin gjith miresjellje policet, etj.
TE NJEJTIT NJEREZ QE SILLEN NE 2 MENYRA TE NDRYSHME! KUSH MA SHPJEGON ESHTE I FORTE SE UNE FJALE TJETER PERVEC "B*THLEPIRES" NUK DI ME GJET!

Postuar nga shelgu datë 27 Korrik 2012 - 18:06:

krenaria eshte nje ndjenje qe eshte keqperdorur dhe keqtrajtuar tek shqiptaret/ Manipulimi me krenarine ka sjelle deme me te medha edhe se luftrat, thote Herodoti. Pra, keto konceptime jane me te vjetra se sa mund te mendohet. Komunizmi vetem se diti t'i perdore mire (keq).

Krenaria eshte nje mekat vdeketar sipas shume kulturave fetare dhe pagane. dantja e vendos ne rrethin e shtare, katolicizmi ne rreshtin e katert dhe cudi nje liber qe kam lexuar keto kohet e fundit "Pride: The 1st Deadly Sin" e konsideron si mekatin me te rende.

Pra vete pyetja qe shtron ky miku qe ka bere gjithe kete shkrim eshte nonsense. As qe duhet bere nje pyetje e kesaj natyre.

Postuar nga kurt datë 27 Korrik 2012 - 18:09:

^Mos e ka shkruar gje fajtori kte shkrimin?

Po mire o mire se do mesojn, rendesi ka qe njerzit te jene paqe dashes, dhe kte e vura re ne shqiperi Njerzit ishin relax, te huajt shkonin vinin benin punen e tyre pa i bezdisur kush.
Por edhe te marresh kaq dhimbje te thelle brenda si autori ne ket rast me duket nje mentalitet i dobet/weak, lost cause.

Pse ore do ja marrim personalisht nje katunari apo qytetari 60-70 vjecar sot ne shqiperi te rreagoje si duam ne dhe te kenaqin syrin tone "stilist"? kjo per mendimin tim do ishte me tragjike per nje rini shqiptare apo e cdo kombi te prokupohet me kshtu botash kaq te vogla.

Postuar nga shelgu datë 27 Korrik 2012 - 18:45:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti

Pra duhet qe te mesohesh me nje kulture sjellje dhe veprimi te permiresuar. Kjo quhet ethos. Nje shembell: Lajmet e USA-s bucisnin nga veprimi i gabuar i kandidatit per president Mit Romni ne Londer, i cili kritikoi kushtet sigurise ne situatene zhvillimit te Olimpiades.
Kryeministri anglez u pergjigj: Ne anglezet nuk e pelqejme qe mysafiri te na vere ne dukje difektet.

Edhe ne shqiptaret e kemi kete gje. pra shoqesia e civilizuar ka shume rregulla te pashkruara qe perbejne ethosin e saj, shpirtin e perbashket.

Megjithate artikulli ben fjale per termin idiot te "krenarise kombetare" Ky term eshte fillimi i te menduarit shtrember. Edukimi i nje kombi me kete ndjenje eshte hapi i pare i pergatitjes per lufte. keshtu kane filluar te gjitha konfliktet: Ne jemi me te miret dhe sigurisht armiku eshte gabim perhere.

Postuar nga Piktor datë 27 Korrik 2012 - 20:58:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
krenaria eshte nje ndjenje qe eshte keqperdorur dhe keqtrajtuar tek shqiptaret/ Manipulimi me krenarine ka sjelle deme me te medha edhe se luftrat, thote Herodoti. Pra, keto konceptime jane me te vjetra se sa mund te mendohet. Komunizmi vetem se diti t'i perdore mire (keq).

Krenaria eshte nje mekat vdeketar sipas shume kulturave fetare dhe pagane. dantja e vendos ne rrethin e shtare, katolicizmi ne rreshtin e katert dhe cudi nje liber qe kam lexuar keto kohet e fundit "Pride: The 1st Deadly Sin" e konsideron si mekatin me te rende.

Pra vete pyetja qe shtron ky miku qe ka bere gjithe kete shkrim eshte nonsense. As qe duhet bere nje pyetje e kesaj natyre.

Jam dakort se ky shkrim nuk i pershtatet titullit.
Edhe ketu ne Itali para disa kohesh u trajtua gjere kjo çeshtje identike "mi vergogno essere italiano". Me pak fjale do thoja se difekte dhe probleme te çastit apo kohes, te dy apo tre personave nuk ka te beje me ate te qenit shqiptar, biles edhe krenar.
Pse jemi te varfer nuk eshte e thene se nuk duhet te jemi krenare por natyrisht nuk duhet as t'ia bejme mu apo as si dhia e zgjebosur me bishtin perpjete. Edhe dhite e pazgjebosura e mbajne bishtin perpjete nga natyra.
Pjesa e pare e shkrimit mund te trajtonte gabimin qe qendron me ideologjise se imponuar dhe realitetit. Ne u lindem e u rritem me kete ideologji te nje krenarie kombetare qe i sherbente pushtetit te asaj kohe. Te indokrinuar sa me ska e kishim dhe e kemi akoma te veshtire ta besojme qe jo vetem kjo krenari nuk egziston por mbajme gjalle nje ide fallso te nje pseudo krenarie qe gjithnje nuk egziston.
A duhet te jemi krenare qe jemi shqiptare? Une them po, por secili ta peshoje sipas hesapit te vet.
Nuk ka asgje ne bote qe me heq kete krenari te te qenit shqiptar, por as per inat te turkut, grekut shkaut apo gjermanit e italianit.
Duket sikurse nuk shkon persa thashe mesiper!?
Mua nuk me duket aspak keshtu.
Pse?
Sepse nese neser atdheu ka nevoje per mua une do shkoj e ti sherbej e nuk do bej si disa tellalle qe na shpuan timpanet e vesheve apo na qorruan syte me shkrimet e tyre patriotike dhe kur vjen puna perballe te huajve behen me keq se ata qenet langaraqer, minj dhe zhapike. Pikerisht ata.

Postuar nga shelgu datë 27 Korrik 2012 - 22:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jam dakort se ky shkrim nuk i pershtatet titullit.
Edhe ketu ne Itali para disa kohesh u trajtua gjere kjo çeshtje identike "mi vergonio essere italiano". Me pak fjale do thoja se difekte dhe probleme te çastit apo kohes, te dy apo tre personave nuk ka te beje me ate te qenit shqiptar, biles edhe krenar.
Pse jemi te varfer nuk eshte e thene se nuk duhet te jemi krenare por natyrisht nuk duhet as t'ia bejme mu apo as si dhia e zgjebosur me bishtin perpjete. Edhe dhite e pazgjebosura e mbajne bishtin perpjete nga natyra.
Pjesa e pare e shkrimit mund te trajtonte gabimin qe qendron me ideologjise se imponuar dhe realitetit. Ne u lindem e u rritem me kete ideologji te nje krenarie kombetare qe i sherbente pushtetit te asaj kohe. Te indokrinuar sa me ska e kishim dhe e kemi akoma te veshtire ta besojme qe jo vetem kjo krenari nuk egziston por mbajme gjalle nje ide fallso te nje pseudo krenarie qe gjithnje nuk egziston.
A duhet te jemi krenare qe jemi shqiptare? Une them po, por secili ta peshoje sipas hesapit te vet.
Nuk ka asgje ne bote qe me heq kete krenari te te qenit shqiptar, por as per inat te turkut, grekut shkaut apo gjermanit e italianit.
Duket sikurse nuk shkon persa thashe mesiper!?
Mua nuk me duket aspak keshtu.
Pse?
Sepse nese neser atdheu ka nevoje per mua une do shkoj e ti sherbej e nuk do bej si disa tellalle qe na shpuan timpanet e vesheve apo na qorruan syte me shkrimet e tyre patriotike dhe kur vjen puna perballe te huajve behen me keq se ata qenet langaraqer, minj dhe zhapike. Pikerisht ata.

Piktor, ka dy koncepte qe une mendoj se jane te ndryshme: "te jesh patriot" dhe "te jesh krenar per patriotizmin" qe ke.

Njeriu duhet te jete krenar per gjera qe i arrin vete dhe jo per ato qe i vijne rastesisht.
Psh kjo kojshija jeme eshte krenare qe ka mbaruar shkollen me te gjitha notat 10-ta. Ndjenje e ligjshme.
Por ajo nuk ka pse te jete krenare qe eshte qifute, sepse mund te ishte edhe cigane (edhe ciganet jane shume krenare).

Pompimi i ndjenjes se krenarise kombetare, dhe ti e the shume bukur me shembullin italian, eshte nje gabim dhe per me teper eshte mjet qe perdoret per te manipuluar miletin.
Patriotizmi eshte gje tjeter dhe sigurisht qe eshte ndjenje e ligjshme, shume e fuqishme deri ne sublimitet.

Postuar nga Piktor datë 27 Korrik 2012 - 22:16:

Ja nje shembull tipik tek kja fotografia.
Eshte bere pikerisht diten qe Italia fashiste pushtoi Shqiperine aty ne krah te gjeneralit italian Konte Ciano, jane disa shqiptare te gezuar. Nje pjese e mire e tyre ishin antizogiste.

Postuar nga shelgu datë 27 Korrik 2012 - 22:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ja nje shembull tipik tek kja fotografia.
Eshte bere pikerisht diten qe Italia fashiste pushtoi Shqiperine aty ne krah te gjeneralit italian Konte Ciano, jane disa shqiptare te gezuar. Nje pjese e mire e tyre ishin antizogiste.

Masaker e ndjenjes patriotike. Jo vetem ne, ka edhe kombe te tjere me paradokse te tilla: nga inati i sime vjehrre shkoj fle me mullixhine.

Ore, me thiriri nje kosovar sot: Si je shqipe?
Une fjalen "shqipe' e di ne gjinine femerore, dhe me aq sa e njoh veten, si mashkull me duket . Mbeta pa goje.
Medemek e kisha fjalen: Si i thone mashkullit te shqipes?

Postuar nga kurt datë 28 Korrik 2012 - 08:13:

Ja pse e ke gabim shelgu: ajo komshija jote ka rendesi te madhe qe eshte cifute, dhe nqs ajo eshte ashkenzai jew, loz role edhe shume me te madh ne notat 10 te saj.

Sepse cifutat ashkenazik kane intelligjencen me te lart ne bote.
Dhe si e kane trasheguar tek brezi ne brez ket IQ te lart si etni eshte fakti qe cifutet nuk perzihen me rrava tjera pergjithesisht, dhe ne koherat e historise qe bota ishte e varfer kta kane qene te zotet te krijijn familje dhe lindin femij, sepse kane qene gjuthmone te zotet te fitojn parane, ne cdo period historie kane mbijetuar above everage.

Prandaj te thuash nje cigane mund te kishte arritur te njejten gje eshte komplet e gabueshme per mendimin tim.
Ndonje cigane sigurisht qe mund te arrij te njejeten gje, por nese marrim 10 cigane vs 10 cifute si komshia jote..nuk ka pse vihet ne dyshim rezultati

Postuar nga Fajtori datë 30 Korrik 2012 - 20:09:

Meqe na doli emri per ushtar

Po te shkoni pak me shpesh ne Shqiperi dhe te reflektoni mbi cka shihni do kuptoni qe shqiptaret vuajne nga paftesia per te kuptuar se s'mund te kene shtet. De fakto Shqiperia eshte nje protektorat idiot i Evropes dhe Amerikes ku deklaratat e ambasadoreve shikohen me me shume kujdes se deklaratat e politikaneve. Ne 22 vjet demkraci i vetmi sllogan i pandryshuar eshte "Do hyjme ne Evrope". Tani madje qeveria ka nje ministri te posatshme per "integrimin". Pra te gjithe mezi presin te behen ndryshe, pjese e Evropes, e ndonje entiteti te huaj, por askush nuk e pranon se kjo vjen nga paaftesia per te bere shtet me vete. Mbajtja ne kembe e nje shteti farse ben qe te gjithe te shajne e turfullojne dhe shteti te perdoret vetem per pasurim te klanit te rradhes. Shqiperia nuk eshte shtet. Kuptoni kete dhe lini atdhedashurine prej te ikuri.

Postuar nga lorie datë 31 Korrik 2012 - 05:32:

Re: Meqe na doli emri per ushtar

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kuptoni kete dhe lini atdhedashurine prej te ikuri.

JO.

Edhe kjo s'behet.
personalisht m'ka marre malli shume per nje vizite.

Postuar nga kurt datë 31 Korrik 2012 - 06:03:

Fatkeqsisht ka shume te drejte fajtori.
Vend kot, shtet qesharak.
Une bej tifozdhek se jam larg, po te isha atje do flisja ndryshe noshta.

Postuar nga raid datë 31 Korrik 2012 - 21:03:

Ne Siri po vriten qindra vete ne dite, vetem sepse nderhyjne fuqite e huaja. Asad mbeshtetet nga Rusia ndersa forcat rebele nga Perendimi. Ministri i jashtem rus e tha hapur qe ne Siri po behet nje lufte gjeopolitike.
Pra, Siria, vend me fuqi ushtarake, ekonomike, me resurse etj, e po behet masaker civile vetem pse nderhyjne fuqite e huaja.

Imagjino ne tashi, nje vend historikisht i varfer, i izoluar etj. Nuk duhet te pretendojme qe te mos fusin hundet fuqite, se nuk e bejme dot. E rendesishme eshte te jene influencat e duhura, dhe kete e here ashtu eshte. Eshte hera e pare qe Perendimi nuk po na le ne mes te kater rrugeve dhe te na thote, beni c'doni hani kokat. Ne kete kendveshtrim, une e shoh si pozitive faktin qe zyrtaret perendimore japin direktiva gati hapur. Eshte nje faze qe duhet kaluar, dhe me kalimin e kohes s'do te kemi me aq shume nevoje.

Shqiptaret kane 100 vjet qe kane bere shtet, por fati i keq eshte qe na qelloi te ishim aty ku bashkohen lindja dhe perendimi, prandaj ishim periferi si per lindjen dhe per perendimin dhe si rrjedhim askush nuk u merte me ne seriozisht. Dy luftera boterore dhe ai kufi nuk levizi.
Me ne fund, vetem 20 vjet me pare ky kufi ka levizur dhe ne jemi qartesisht brenda perendimit, prandaj edhe interesimi i perendimit eshte i dukshem. Une e besoj Kadarene kur thote qe koha po punon per shqiptaret.

Postuar nga lorie datë 01 Gusht 2012 - 02:29:

me pelqen kjo analiza raid. nice.

Postuar nga shelgu datë 01 Gusht 2012 - 02:58:

Mendoj se kombi nuk eshte aspak "i mire" apo "i keq".
Problemi eshte shume me i komplikuar.
Ato qe thote raid jane te verteta sigurisht, por une nuk besoj aspak qe do te jemi ndonjehere te lire dhe pa nderhyrjen e fuqive te medha. Ne kete bote fuqite e medha do te nderhyjne sa here te duan dhe sa here t;ju duhet atyre. Ne jemi komb i vogel, por edhe po te ishim komb i madh, kush te pyet?

Por ajo qe ka rendesi eshte qe jemi komb me nje memorje civilizimi ne genet tona. Kjo duket qarte ne rajone te caktuara te Shqiperise (fatkeqesisht jo kudo). Ka fshatra, por edhe qytete qe kane nje sens " te drejte" qe nuk e gjen as ne vendet e zhvilluara perendimore.

Postuar nga kurt datë 01 Gusht 2012 - 09:14:

Ne florida para nje jave, nje burrit ja kafshoi doren alegateri/krodili dhe ai humbi doren
Tani pa dore i duhet te paraqitet ne gjyq me mundesi 2 vjet burgim sepse ky paska ushqyer krokodilin dicka qe eshte kunder ligjit atje.

Imagjinoje zbatimin e ligjit ne shqiperi nga civilet policet gjykatsat etj dhe kur do arrijn kte nivel funksionimi te nje shteti

Postuar nga shelgu datë 02 Gusht 2012 - 04:16:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Ne florida para nje jave, nje burrit ja kafshoi doren alegateri/krodili dhe ai humbi doren
Tani pa dore i duhet te paraqitet ne gjyq me mundesi 2 vjet burgim sepse ky paska ushqyer krokodilin dicka qe eshte kunder ligjit atje.

Imagjinoje zbatimin e ligjit ne shqiperi nga civilet policet gjykatsat etj dhe kur do arrijn kte nivel funksionimi te nje shteti

Amerikanet kurt nuk duhet te analizohen kur behet fjale per fenomene boterore. Ata jane perjashtim. Jane nje komb qe funksionon vetem midis rregullash. Baballaret e kombit ishin masone dhe kur e ndertuan USA-n te paren gje qe bene sanksionuan lirine. Por kohet kaluan dhe thyerja e pare erdhi atehere kur feja hyri ne shtet. Ketu filluan kornizat dhe amerikane u vune ne radhe. Keshtu funksionon ky vend. Psh ti luan poker. Nuk ta ka mesuar njeri, as qe ke lexuar libra. Ke pare dhe ke mesuar, sepse vjen nga nje vend ku ka etos dhe etike. Amerikanet nuk kane dhe vetem rregulli i mban.
Mos qesh.
Kam pare "97 ten ne Shqiperi dhe kam pare njerez qe ne mes te plumbave rrinin ne rradhe per te paguar elektrikun. Sigurisht qe kam pare edhe kavajsit qe i hoqen korent-matesit. Por ne mes te atyre qe rrinin ne rradhe per te paguar korentin kishte edhe te rinj.

T;i referohem Pallatit... I biri i tetkes dukej naiv se ashtu duhej te dilte si rol(komedi), por ai eshte person real ne Shqiperi.
Ne New Oreans ti e di se cfare ndodhi gjate Katrines; njerzit ishin ne rrezik jete, te tjeret vidhin dyqane etj.. Ne USA nese hiqet rregulli behet kaos.

Postuar nga Vizioner datë 05 Gusht 2012 - 12:50:

Lightbulb REPORTAZH/ Ku jetojnë të egrit

Në jug të Karpateve, jetojnë të tjerët. Ne të Transilvanisë jemi të civilizuar. Një udhëtim me motoçikletë dhe paragjykim në fshatrat shqiptare

Nga Christa Azzola

*Ky shkrim është botuar në të përditshmen e Berlinit, Tageszeitung

Jam me motoçikletën time në portin e Korfuzit. Në dorë kam një biletë për tragetin që të çon në Sarandë, Shqipëri. Male të zhveshura me disa njolla jeshile qëndrojnë përpara meje. Vërtet do të shkosh atje? Edhe mund të kthehesh. Nuk ia kam as idenë më të vogël se çfarë më pret. Idetë e ngurosura që në fëmijëri në mendjen time nga periudha e jetës në Transilvani më vërshojnë: atje më presin monstra rrëqethëse.

Kryej formalitetet kufitare. Më pas trageti afrohet. Katër makina dhe dy motoçikleta hipin mbi të. Një punonjës më ndihmon që të hip motorrin. Në kuvertë ulem në heshtje mes turmës. Turistë grekë, mendoj me vete, pasi kanë çanta Gucci. Oh, sa e madhe, jam rrugës për në Shqipëri dhe nuk jam e rrethuar nga asnjë shqiptar.

“Milate anglika? Flisni anglisht?” pyes një fqinjen time në greqisht, e cila është thuajse sa mosha ime. Më sheh në sy dhe ma kthen me një anglishte perfekte. Ndërkohë vjen një punëtor që na mbledh pasaportat dhe na i rijep sërish. Të gjithë pasaportat në duart e tij janë shqiptare. Mirësevini në Shqipëri.

Fqinja ime më tregon mua se ku mund të qëndroj në Sarandë dhe shton se rrugët janë shumë të mira. Së paku në bregdet. Ajo dhe familja e saj jetojnë në Tiranë dhe ishin me pushime. Logjike. Trageti ndalon përgjatë një bregdeti të zhveshur. Përpara më shfaqet Saranda me çdo gjë të ndërtuar. Si më kishte shkuar ndërmend që këtu nuk do jetonte kush?

Në port formalitetet kufitare mbarojnë pa problem. Një person me uniformë më kontrollon pasaportat dhe dokumentet e motoçikletës. Ai është i regjistruar. Më pas mund të kaloj. Është momenti që të them fjalën e parë në shqip. Faleminderit! Oficerja më buzëqesh. Një fillim i mirë.

Në kërkim të hotelit pa plan dhe pa orientim

Ndërkohë është errur dhe qyteti është i ngarkuar. Vazhdoj vetëm që të ndjek autokolonën. Ajo vazhdon përgjatë një shëtitore. Një polic rregullon shfaqjen. Makina të bëshme ndalojnë e ecin. Natën nuk do udhëtoj në asnjë mënyrë, kështu që ndahem nga kolona dhe shkoj në parkingun e një hoteli pa emër. Një burrë me vajzën e tij janë sipër tek shkallët. Ndaloj motorrin dhe ngjis shkallët. “A flisni anglisht?”, është pyetja ime standarde. Ai është kurioz, e bija më përgjigjet.

Mesa duket ajo që drejton realisht biznesin këtu është e bija dhjetëvjeçare. Të paktën në këtë moment. Po, ai e ka një dhomë për mua. “Po për motoçikletën time? Ku mund ta lë atë”. Ai tregon një hapësirë parkingu, që nuk është e mbyllur, direkt pranë rrugës. Hm… “Parkingu është i sigurt”, më përsërit ai. Shumë mirë. Dhoma është e standardit të mirë, e lirë dhe me ajër të kondicionuar.

Mëngjesin tjetër udhëtoj përgjatë bregdetit për në veri, drejt Vlorës. Rruga e asfaltuar mirë gjarpëron mes fshatrave të përgjumur. Nuk ka rëndësi se ku ndaloj, shoh gjithmonë fytyra miqësore. Kur largohem, më përshëndesin, edhe pse nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë. Akoma jo. Këta njerëz janë kuriozë, të hapur, por jo të bezdisshëm. Gjithçka është shumë e çlirët. Shumë pak makina në rrugën bregdetare, por disa kafshë.

Kafshë e makina në harmoni

Mendoj se kafshët më të lira duhet të jetojnë në Shqipëri. Lopë, derra, dhi, gomerë, të gjithë janë në kërkim të ushqimit të shijshëm. Sapo pashë një gomar që në mes të rrugës zbuloi një pellg me ujë. Një kamion dukej nga larg dhe unë mbylla sytë menjëherë. Por shoferi e shmangu gomarin. Edhe ky i fundit e kuptoi dhe iku. Kafshët dhe makinat në harmoni. Gjatë rrugës ndaloj dhe bëj ndonjë fotografi.

Vlora, një qytet i madh, por shumë pak makina në rrugë. Tek- tuk sheh ndonjë semafor. Kalimtarët kalojnë rrugën kudo që duan, motoçikletën time as nuk e marrin parasysh si automjet. Heshtje qiellore. Në një kioskë pyes për rrugën. Ku është Fieri? Gjithmonë drejt, më bën me gjeste një grua duke qeshur. Kur hipi në motorr, më thërret nga pas dhe më përshëndet me mirësi. Sa gjë e mirë.

Ngadalë arrij të kuptoj se kuptimi i jetës është tek komunikimi me njëri- tjetrin, si një mënyrë për të qenë reciprokisht të lumtur. Dhe këta njerëz që takoj rrugës, më tregojnë mua se si bëhet kjo gjë, pavarësisht barrierave të gjuhës. Kam akoma fuqi, ndërsa dielli është vendosur në mënyrë vertikale. Udhëtoj drejt Fierit. Kësaj here më në brendësi të vendit, drejt maleve. A janë edhe aty miqësorë? Ky është mendimi që kam në kokë.

Fieri është një qytet i madh, por mua më pëlqejnë zonat rurale dhe vendos të kërkoj një vend në fshatrat fqinje për të pushuar. Një grua më tha se gjashtë kilometra më tej duhet të ketë një hotel, duke më ftuar për të pirë një kafe së bashku. Jo, më vjen keq, dielli po perëndon dhe unë nuk udhëtoj në errësirë, mundohem ta sqaroj.

Por bammmm. Motorri im nuk ndez. Edhe këtë kisha mangët. E di se çfarë ka, por më duhen nja dy orë për ta rregulluar. Ndërkohë dielli është zhdukur dhe unë nuk kam ku të kaloj natën. Shkoj tek shtëpia që kam më pranë dhe pyes nënën e moshuar që më del përpara nëse mund të kaloj natën aty. Ajo kupton vetëm shqip. Dalin djemtë e saj dhe ua bëj pyetjen në anglisht.

Një mikpritje e papritur

Ngurrojnë një sekondë, më pas qeshin. “Po, hajde brenda, do jesh mysafirja jonë”. Motoçikletën e shtyjnë për në oborr. Motra e tyre më servir një kafe të mrekullueshme. Babai dhe fqinjët vijnë brenda. Më pyesin dhe u përgjigjem me qejf. Nga vjen? Ku shkon? A e je e martuar? A ke fëmijë? A do të blesh një shtëpi në Shqipëri? Ku punon? Për çdo pyetje e kam një përgjigje.

Për darkë sjellin produkte të përgatitura vetë: kos, mish pule, vezë, gjithçka nga oborri i fshatit. Më pas më thonë që të fle në dhomë me motrën dhe falë ajrit të freskët gdhihem herët në mëngjes. Detyra e parë, të rregulloj motoçikletën.

Mikpritësit e mi habiten. Më ftojnë për të qëndruar akoma. Por unë duhet të lëviz. Sot pendohem pse nuk qëndrova më shumë.

Postuar nga shelgu datë 05 Gusht 2012 - 18:59:

Amen

Postuar nga Fajtori datë 19 Gusht 2012 - 20:00:

Hakmarrja ndaj shtetit

----------------------
Ajo qe spegova para pak ditesh mbi shtetin thuhet dhe nga Artan Lame, sigurisht pa thene troc qe nuk kemi patur kurre shtet.
----------------------

Artan Lame - Shumë gjëra kanë pasur inat shqiptarët jetë e mot, por mbi të gjitha kanë urryer shtetin e tyre. Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë parë shtetin e tyre si një mekanizëm që e kanë krijuar vetë, për t’u shërbyer me qëllim që të përmirësojë e organizojë jetën e tyre shoqërore. Jemi mësuar denbabaden ta shohim shtetin si një armik që na vjedh e na vret, që na shtyp e na zhvat. Në më të shumtit e këtyre 100 vjetëve nuk e kemi zgjedhur vetë shtetin tonë, por na është imponuar nga sipër dhe ne kemi qenë të detyruar veç të ulim kokën e të durojmë, apo të përpiqemi t’i bëjmë bisht kur kemi pasur mundësi.

Edhe tani në kohët moderne, pak gjëra kanë ndryshuar në këtë marrëdhënie me shtetin tonë, por ambienti demokratik ndërkombëtar sidoqoftë ia ka vështirësuar disi punën shtetit tonë, që vazhdon si gjithmonë të na rrijë mbi zverk, duke mos bërë asgjë për ne. Dhe me ç’duket, janë pikërisht këto kohë të demokracisë që po na japin mundësinë që edhe të hakmerremi ndaj tij. Kjo e hakmarrjes ndaj shtetit tonë, është shpikje tipike e jona, se në Angli a në Holandë do përpiqeshin të ndryshonin shtetin që t’u përshtatet e t’u shërbejë, ndërsa ne, të paaftë ta ndreqim, thjesht përpiqemi të hakmerremi kur na del në shteg. Dhe tani na ka dalë vërtet në shteg. Kemi një shtet të shkalafitur që s’komandon më gati asgjë dhe që mbahet më këmbë vetëm me parimin bëni çfarë të doni por më lini edhe mua të bëj ç'të dua.

Herë pas here, për t’u dukur sikur dëshiron të barazohet me ne, palo-shteti ndërmerr ndonjë masë gjasme për të hequr apo pakësuar privilegjet e veta. Do heq makinat e pushtetarëve, të drejtorëve e të zv/ministrave – tha Saliu dhe ne u gëzuam. Në vend që të themi: jo, pushtetarët duhet të kenë makinë e shofer, duhet të kenë kushte optimale pune, që kështu t’a kenë mendjen tek puna dhe jo se ku të gjejnë një makinë; ne i biem shkurt, themi mirë bëri që ua hoqi, ata legena le që na vjedhin por kishin edhe makina.

Do ul pagat e larta dhe do pakësoj privilegjet e zyrtarëve – na thotë Saliu dhe ne lumturohemi. Në vend që të kërkojmë që zyrtari të ketë rrogë të lartë, se vetëm kështu ndjehet i sigurt ekonomikisht dhe pas kësaj t’i kërkojmë ta bëjë punën mirë, ne i biem shkurt, e ulim atë në nivelin e mbijetesës dhe pastaj çuditemi që zyrtari e ka mëndjen të vjedhë. E mbani mënt atë barsaletën me doganierin që u çudit në fund të muajit kur firmosi në bordero: “si, paska edhe rrogë kjo punë?!”.

Do heq imunitetet që deputeti dhe gjykatësi të jenë të barabartë me ju, o populli im i thjeshtë dhe punëtor – na thotë Saliu. Dhe ne lumturohemi e thërrasim hiqua legenëve se na shuan e na përvëluan. Në vend që të kërkojmë që gjykatësi e deputeti të ketë imunitet e mbrojtje ligjore, se vetëm ashtu mund të presim të ketë kurajë që, pasi të jetë i mbrojtur vetë të na mbrojë edhe neve e interesat tona.

Shkurt, edhe tani në kohët moderne, kemi zënë udhën e shtrembër. Që shteti që kemi ngritur nuk është serioz kjo bën bel_, por kjo nuk më duket arsye e mjaftueshme që të vazhdojmë njësoj.

Duhet të kërkojmë që zyrtarët të trajtohen mirë, të mbrohen me ligje, të kenë rroga të larta, makinë, kredi për shtëpi, e të tjera benefice që do t’i bënin ta kishin të sigurt jetesën dhe pas kësaj t’u kërkonim llogari për punën. Ja, ua dhamë të gjitha, rroga, zyra, makina, mbrojtje, tani ulni kokën e punoni. Por ne nuk bëjmë këtë. Kënaqeni ta lëmë zyrtarin e shtetit pa asnjë mbrojtje sa për të mbijetuar dhe pastaj e mallkojmë kur ai e ka mëndjen të vjedhë e të plaçkisë për të mbijetuar.

Postuar nga raid datë 19 Gusht 2012 - 20:55:

Shqiptaret kane identitet mijera vjecar dhe te thuash qe shqiptaret nuk kane shtet, apo e luftojne shtetin etj, duhet te besh analize historike te kultures se shqiptare apo edhe ndonje analize te psikologjise se tyre shoqerore.

Analiza qe fillojne e mbarojne me Saliun, jane plotesisht qesharake. Jane shkrime qe e lexon dhe e harron cfare lexove sapo mbaron se lexuari, se jane njelloj si te gjitha lajmet anti-Sali apo anti-Ed qe lexon per dite.

Kane apo nuk kane shtet shqiptaret, s'ka lidhje fare as me Saliun e as me Edi Ramen. Analiste si Artan Lame jane tejet te politizuar, dhe nuk kane kapacitet te bejne analiza te tilla. Madje ky Lame s'mbaj mend te thote nje here nje fjale te mire kur vjen puna per shqiptaret. I perket atyre kastravecave qe kujtojne se jane trendy kur shan.

Nuk e paskam ditur qe shqiptaret paskan qene kaq te ndryshem, qe te gjithe popujt e tjere paskan pasur shtet, dhe vetem ne jo. Nga ato dy pak gjera qe di nga historia, di qe shqiptaret kane qene te organizuar njelloj si gjithe popujt e tjere, ne cdo kohe qe ta maresh, si ne kohen e perandorive, apo ne kohen e principatave, apo ne cdo kohe tjeter.

Tani ne po perpiqemi te ngreme shtetin modern, te krijuar pak a shume ne kohen kur u krijuan edhe shtetet rreth nesh (dmth me pak vonese, por ne kendveshtrim me te gjere historik, i bie pak a shume). Kemi 100 probleme, por shtetin e kemi ndertuar. Absolutisht te gjitha shtyllat e shtetit ekzistojne, dhe jane si vazhdim historik i elementeve te shtetit qe vijne nga thellesia e historise duke filluar me Kanunin e Leke Dukagjinit, e duke vazhduar me Kuvendin e Burrave si nje forme parlamenti.
Ndonje analize e tille do te ishte me vlere (qe une s'e bej dot), dhe jo analizat e tipit, "hoqi Saliu makinat e deputeteve" dhe shqiptaret nuk paskan shtet.. lol..

Ky Artan Lame eshte nje mi i vogel, qe e ka surratin si nga Anadolli, dhe vetem shan e peshtyn cdo gje shqiptare. Eshte nje qenie e shpifur komplet.

Postuar nga kurt datë 19 Gusht 2012 - 21:18:

Ky lame me ka rene edhe mua ne sy shpesh here me aq pak sa e ndjek shtypin shqiptar. Same opinion

Postuar nga Fajtori datë 20 Gusht 2012 - 02:35:

Artan Lame ka qene drejtor i trashegimise kulturore ne ministrine e kultures, me pas minister i kultures dhe botues i disa librave dhe dhjetra shkrimeve.

Disja jane:
Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010
Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010
Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011

Qe te vije dikush nga internetistet qe s'dine te bejne analiza vete dhe ti thote kastravec se nuk di te beje analize, ky eshte paradoks shqiptar. Shteti i vetem qe ekziston ne Shqiperi eshte ai qe gjendet ne trurin e atyre qe nuk njohin realitetin ose kane interes mos ta njohin. Ketu miksohen dy kategori madhore. Emigrantet dhe pjesetaret e bandes ne pushtet. Te paret s'kane kontakt te mjaftueshem me Shqiperine, te dytet duan te besojne se gomari te cilit i kane hipur eshte kale, por eshte vetem pak i lodhur. Me e keqja eshte kur bashkohen dy gjerat dhe kur emigrante te politizuar diskutojne per politike. Shpesh bazohen tek krahu politik qe perkrahnin para 10-15 viteve. Ky eshte i vetmi argument qe mund te perdorin, prandaj cdo azhornim ne skenen shqiptare nuk vlen te konsiderohet.

Postuar nga raid datë 20 Gusht 2012 - 05:18:

lol... kur dekoratat sherbehen si argumente, atrofizimi i arsyes dhe bindja dogmatike ka arritur majen
kur banaliteti politik perdoret per te shpjeguar fenomene mijeravjecare, indoktrinimi eshte i plote.
Vazhdo o qyqar qe ne cdo tre fjali te permendesh emigrantet kot dhe pavend, se s'te ka ngelur gje tjeter.

Shqiptaret jane popull humbes ne histori e megjithate mbijetuan. Sot kohet kane ndryshuar dhe shqiptaret vetem po fuqizohen, pavaresisth problemeve te trasheguara. Artan Lame dhe grupi trendy i kastravecave nuk shohin dot pertej llumit politik. Ata mbajne vetem pozicionin komod "anti-", dhe nuk thone asgje me vlere.

Postuar nga bledarcela datë 20 Gusht 2012 - 07:43:

Ti shoku hyke ke optimistet. Jo arme por lule. Gezohem qe u njohem. Un jam the Military Industrial Complex.
Gje interesante pasi firma nuk te tregon optimist.
Per ca bohet fjal ne ket tem, qe ka apo s'ka shtet n'Shqipri?
E di pse po pys? Se dua te di qe mbase ta zgjidhim ne ket ceshtje ketu, a do fitojme ndonje cmim apo jo. Nqs fitojme nai cmim, atehere po debatoj dhe un dhe po ju jap mendimin tim te pacmuar.

Postuar nga Fajtori datë 20 Gusht 2012 - 10:06:

Me disa lloj shqiptaresh dialogu eshte i tipit "po kapelen ku e ke". Artan Lame u etiketua kastravec se s'di te analizoje dhe s'njeh historine. Doli se ka shkruar libra dhe ka qene ne poste qe eshte marre me historine shqiptare (deri minister i kultures). Pra dhe historine e njeh dhe analizat i ka bere publikisht. Ama ky argument perben medalje, s'ka vlere. Vlere ka ajo qe thote nje person qe s'ka bere asnje liber, asnje analize, nuk ka asnje shtjellim alternativ, por di qe shqiptaret po fuqizohen dhe Artan Lame eshte kastravec.

Kur njerez te paafte gjykojne te aftet per aftesite qe vete nuk i kane, keto vitamina duhen marre si vijne qe atrofizimi ti lere vendin body building dhe te behemi akoma me te fuqishem si popull.

Postuar nga raid datë 20 Gusht 2012 - 18:16:

Analize te thelle shkencore nuk e bej dot, se nuk e kam per profesion, por ama kur lexoj e pres nje gje te tille. Dhe i palexuar nuk jam, keshtu qe di ta bej dallimin midis nje shkrimi te thelle e te studiuar dhe nje jarge politike si ajo qe solle ti.

Po ti kete gje nuk e kupton dot se llogjika jote shkon deri tek "meqe nuk je inxhinier rrugesh, mos u qaj per rruget shtrembera".

Thelbi i diskutimit nuk ishte Artan Lamja, (ajo ishte thjesht nje shtojce), por analiza e tij e pavlere, te ciles ti ne dy tre replika nuk the asnje fjale qe ta mbrosh, u more vetem me cfare ka bere Artan Lamja. Po ti as kete nuk e kupton.

Tjetra qe nuk kupton eshte qe ti i perket njerezve "Sala e ka fajin". Keshtu qe kur dikush te thote shiko se kjo s'ka lidhje me Salen, ty te duken sikur keta njerez kane lidhje me pushtetin. Duket si nje projektim i shemtuar i kompleksit "te humbjes se pushtetit" qe te brengos.

Ik tashi mos na caj me bythen se u lodha.

Postuar nga AngelDevil datë 20 Gusht 2012 - 19:12:

Komenti im i vetem per shkrimin e Znj. A.Lame eshte L.O.L.

Fatkeqesia e vetme e shqiptareve eshte qe skane ditur te shkruajne historine e tyre.Mgjate e kane bere te huajt per ne dhe e shpjegojne shume bukur historine e saj.

Keta historianet tane te famshem jane aq te zene nga etja per pushtet dhe para sa ju ka humb llogjika totalisht ne ato cfare shkruajne dhe flasin,duket paster dhe qarte idiotizmi qe i karakterizon.

Zh.k.Faveirial ka shkrujt mbi historine e shqiperise, lexojeni ju lamistet. Para se te komentosh eshte mire te kesh njohuri per cka flet ndryshe del qe je trap me kembet e tua.

Postuar nga kotka datë 20 Gusht 2012 - 19:24:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

si mund te besh histori kur ne ke patur shkolla

Postuar nga AngelDevil datë 20 Gusht 2012 - 19:35:

per cilat shkolla e ke fjalen ti kotka te kujt periudhe?! Si dhe historine e shkruajne historianet jo profesoret apo militantet partiake

Postuar nga bledarcela datë 20 Gusht 2012 - 19:41:

Jopo un kshu jopo un ashtu, jopo un te shkerdhej fisin jopo un te hudh ne er. Byp byp, bup bup.

Kshu zgjidhen gjonat o popull. Hudh i her gaz lotesjelles pastaj boni muhabet.

http://www.youtube.com/watch?v=6h1UP593kww

Postuar nga kotka datë 20 Gusht 2012 - 19:42:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
per cilat shkolla e ke fjalen ti kotka te kujt periudhe?! Si dhe historine e shkruajne historianet jo profesoret apo militantet partiake

e kam fjalen per historine shekullore shkollore shqiptare

Postuar nga Fajtori datë 20 Gusht 2012 - 20:26:

Raid, mos u bej kastravec evident. Se pari mate pak gjuhen kur diskuton se spo flet me dashnoren ne msn.

Se dyti, po te vesh re nuk para flas per Saliun, nuk besoj se e keqja eshte nje Sali, madje e mbrojta kur erdhi ne pushtet ne 2005-en. Ne fakt nuk besoj se politizimi i cdo diskutimi ben mire. Te thuash nuk ka shtet dhe nuk ka patur ndonjehere nuk ka lidhje me politiken. Po te anosh pak me shume nga pjepri dhe me pak nga kastraveci do kuptoje qe edhe Artan Lame nuk ka trajtuar aspektin politik por aspektin psikologjik qe shqiptaret kane ndaj shtetit. Duhet te jesh goxha me probleme sa te mendosh qe cdo gje fillon e mbaron te politika, te komentosh cdo levizje te opozites, dhe te keqkuptosh cdo lloj analize si anti-Saliste. Edhe iso s'te mungon xhanem. Kur u ndane keto na rane... shyqyr zotit.

Postuar nga AngelDevil datë 20 Gusht 2012 - 20:48:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

Ik tashi mos na caj me bythen .

Postuar nga Piktor datë 20 Gusht 2012 - 21:47:

Re: Hakmarrja ndaj shtetit

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
----------------------
Ajo qe spegova para pak ditesh mbi shtetin thuhet dhe nga Artan Lame, sigurisht pa thene troc qe nuk kemi patur kurre shtet.
----------------------

Artan Lame - Shumë gjëra kanë pasur inat shqiptarët jetë e mot, por mbi të gjitha kanë urryer shtetin e tyre. Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë parë shtetin e tyre si një mekanizëm që e kanë krijuar vetë, për t’u shërbyer me qëllim që të përmirësojë e organizojë jetën e tyre shoqërore. Jemi mësuar denbabaden ta shohim shtetin si një armik që na vjedh e na vret, që na shtyp e na zhvat. Në më të shumtit e këtyre 100 vjetëve nuk e kemi zgjedhur vetë shtetin tonë, por na është imponuar nga sipër dhe ne kemi qenë të detyruar veç të ulim kokën e të durojmë, apo të përpiqemi t’i bëjmë bisht kur kemi pasur mundësi.

Edhe tani në kohët moderne, pak gjëra kanë ndryshuar në këtë marrëdhënie me shtetin tonë, por ambienti demokratik ndërkombëtar sidoqoftë ia ka vështirësuar disi punën shtetit tonë, që vazhdon si gjithmonë të na rrijë mbi zverk, duke mos bërë asgjë për ne. Dhe me ç’duket, janë pikërisht këto kohë të demokracisë që po na japin mundësinë që edhe të hakmerremi ndaj tij. Kjo e hakmarrjes ndaj shtetit tonë, është shpikje tipike e jona, se në Angli a në Holandë do përpiqeshin të ndryshonin shtetin që t’u përshtatet e t’u shërbejë, ndërsa ne, të paaftë ta ndreqim, thjesht përpiqemi të hakmerremi kur na del në shteg. Dhe tani na ka dalë vërtet në shteg. Kemi një shtet të shkalafitur që s’komandon më gati asgjë dhe që mbahet më këmbë vetëm me parimin bëni çfarë të doni por më lini edhe mua të bëj ç'të dua.

Herë pas here, për t’u dukur sikur dëshiron të barazohet me ne, palo-shteti ndërmerr ndonjë masë gjasme për të hequr apo pakësuar privilegjet e veta. Do heq makinat e pushtetarëve, të drejtorëve e të zv/ministrave – tha Saliu dhe ne u gëzuam. Në vend që të themi: jo, pushtetarët duhet të kenë makinë e shofer, duhet të kenë kushte optimale pune, që kështu t’a kenë mendjen tek puna dhe jo se ku të gjejnë një makinë; ne i biem shkurt, themi mirë bëri që ua hoqi, ata legena le që na vjedhin por kishin edhe makina.

Do ul pagat e larta dhe do pakësoj privilegjet e zyrtarëve – na thotë Saliu dhe ne lumturohemi. Në vend që të kërkojmë që zyrtari të ketë rrogë të lartë, se vetëm kështu ndjehet i sigurt ekonomikisht dhe pas kësaj t’i kërkojmë ta bëjë punën mirë, ne i biem shkurt, e ulim atë në nivelin e mbijetesës dhe pastaj çuditemi që zyrtari e ka mëndjen të vjedhë. E mbani mënt atë barsaletën me doganierin që u çudit në fund të muajit kur firmosi në bordero: “si, paska edhe rrogë kjo punë?!”.

Do heq imunitetet që deputeti dhe gjykatësi të jenë të barabartë me ju, o populli im i thjeshtë dhe punëtor – na thotë Saliu. Dhe ne lumturohemi e thërrasim hiqua legenëve se na shuan e na përvëluan. Në vend që të kërkojmë që gjykatësi e deputeti të ketë imunitet e mbrojtje ligjore, se vetëm ashtu mund të presim të ketë kurajë që, pasi të jetë i mbrojtur vetë të na mbrojë edhe neve e interesat tona.

Shkurt, edhe tani në kohët moderne, kemi zënë udhën e shtrembër. Që shteti që kemi ngritur nuk është serioz kjo bën bel_, por kjo nuk më duket arsye e mjaftueshme që të vazhdojmë njësoj.

Duhet të kërkojmë që zyrtarët të trajtohen mirë, të mbrohen me ligje, të kenë rroga të larta, makinë, kredi për shtëpi, e të tjera benefice që do t’i bënin ta kishin të sigurt jetesën dhe pas kësaj t’u kërkonim llogari për punën. Ja, ua dhamë të gjitha, rroga, zyra, makina, mbrojtje, tani ulni kokën e punoni. Por ne nuk bëjmë këtë. Kënaqeni ta lëmë zyrtarin e shtetit pa asnjë mbrojtje sa për të mbijetuar dhe pastaj e mallkojmë kur ai e ka mëndjen të vjedhë e të plaçkisë për të mbijetuar.

Mesa kuptoj une nga ky shkrim lame flet per privilegje qe duhet te kene shtetaret.
Pra i do me rroga te majme, me imunitet dhe me shofere mbas byçe. Pastaj fajin e ka populli qe nuk u kerkon llogari.
Deri me tani fajin e kish Saliu, tani e ka populli. Mos me beni te besoj se Sala ishte profet ne 2009 kur tha: se pas kater vitesh do thone se fajin e ka populli.
Nuk e di pse po sa here qe lexoj kete lamen me ngjan me Don Kishotin.

Postuar nga raid datë 20 Gusht 2012 - 22:26:

Pushtetar je dhe ti. Leqe s'ke kredenciale te kundershtosh.. kot qe flasim.

Postuar nga bledarcela datë 20 Gusht 2012 - 23:22:

Moret vesh apo jo? Shkerdhata !

http://www.youtube.com/watch?v=Ftxl0X8CB0U

Postuar nga Fajtori datë 21 Gusht 2012 - 01:12:

Angeldevil, simpatite private leri ne privat dhe mos ploteso shenjat e pikesimit te miletit. Jo per gje po dhe ti duhesh qe te plotesohet dyshja Upja me Shupen.

Postuar nga AngelDevil datë 21 Gusht 2012 - 01:20:

Fajtor, nuk e di por sa me shume te lexoj aq me shume me ngjan me Makun ke zevendesi i grave me keto komentet alla grareske te stilit thashethuq.

Postuar nga Fajtori datë 21 Gusht 2012 - 01:21:

Meqe ra fjala prape.

Lajmi i sotshem. Filmi i sapodale Mercenaret me yje te Hollywood zhvillohet pjeserisht ne Shqiperi. Sipas lajmit te Top Channel ne nje skene nuk kursehet ironia dhe batuta per Shqiperine, “ku nuk ka regjistrime të rregullta as për vdekjet”.

Ku e kishim fjalen? Te shteti... Hajt vazhdojme tani

http://top-channel.tv/artikull.php?id=240669&ref=onews

Postuar nga Fajtori datë 21 Gusht 2012 - 01:29:

Pa merak AD. Fshati qe duket nuk do thashethuq.

  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.