Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Kjo politikane e pavlere (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16985)


Postuar nga arturm datë 23 Tetor 2011 - 23:12:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
I vemti gabim qe ka bere Jozefina ne kete rast eshte qe ka ecur ne rugen njekalimeshe ne drejtim te kundert --Ky eshte veprim i paligjshem nga ana e saj

--Ndersa ato te tjerat per eskorten e saj dhe per ndailim e ruges kur ajo kalon jane gjera normale per te gjithe pushtetaret e larte ne cdo vend demokratik


---------Nuk behet krahasimi me Danimarken , Hollanden apo vendet e tjera nordike,sepse ata jane popuj me nivel shume te larte civilizimi

--Por karahasimi mund te behet me fqinjet tane dhe po ta shikosh, jo vetem fqinjet tane , por ne te gjitha vendet demokratike pervec atyre te messiperme , autoritet e larta te pushtetit kane trajtim special .dhe shoqerohen me skorte ...

-Nje gje do shtoja :

-Nga qe opozita shqiptare ben oponence per gjera te dores se dyte, apo te trete
prandaj edhe eshte nje opozite jo credibile , qe po e perjeteson Berishen ne pushtet ......

-Ndaj Piktori nuk duhet te behet shume merak, sepse me kete lloj opozite Saliu do qendroje edhe nja 30 vjet ne pushtet

-Kjo eshte ajo qe mi ben mue nervat kacurrel kur thote Bjondia , se me kete lloj opoizte Sala do ja marri edhe Enverit per jetegjatesi ne pushtet.....




Rajmond, po ta lexosh me kujdes shkrimin do shikosh qe edhe artikullshkruesi (dhe une personalisht) nuk eshte kunder mbajtjes se eskortes sepse ajo i takon atij posti qe Jozi mban.
Artikullshkruesi e kap, dhe une jam dakort, me ARROGANCEN e personazhit. Une mundohem me vehte ta justifikoj kete qe ajo ben, por nuk gjen arsye.
Me thuaj ti nje arsye (cfaredo) qe mund ta justifikoje nje gje te tille. Perse duhet te ecesh kunderkalimsh xhanem. Cfare arsye te llogjikshme ka, pervecse, e perseris, ARROGANCES.
Kur keta politikane nuk zbatojne thjesht nje kod rrugor, si mund te zabtojne ligje te tjera te shtetit?


Per sa i perket restos se shkrimit po te pergjigjem me nje pjese te artikullit:

Ka njerëz që mund të thonë: ç’merresh me çikërrima të tilla! Këtu po bëhen hatara dhe ti shqetësohesh nga bllokimi i një rruge. Jo, s’e pranoj këtë logjikë. Përkundrazi, mendoj se burimi i atyre hatarave qëndron pikërisht tek kjo arrogancë antiligjore e demonstruar nga ana e atyre që janë zgjedhur prej nesh të bëjnë ligje e të kërkojnë zbatimin e ligjeve nga të gjithë. Nga vetja në radhë të parë.


Postuar nga Fajtori datë 24 Tetor 2011 - 11:57:

Rrugen qe ben nje personalitet nuk besoj ta vendose personaliteti por sherbimi i sigurimit. Por ka raste qe rojet bejne ate qe i kerkon personaliteti. Prandaj, Jozefina mund te fshihet kollaj pas faktit se si merr vete keto vendime, por i merr Garda e Republikes.

Per kete aresye besoj se Mustafa Nano ben pyetje te gabuara. Ne Danimarke apo Angli mund ti kerkosh llogari pushtetarit kur thyen rregullat, por ne Shqiperi hierarkia eshte e theksuar dhe ne piramiden e pushtetit pergjegjesite humbasin. Kjo ndodh sepse cilido individ qe ka pushtet (lekesh ose politik) nuk e ndjen veten njesoj me turmen. Kete zakon kemi te gjithe si shqiptare, thjesht nuk kemi pushtet ta aplikojme. Per tani ne jemi siper ne ane te tjera, psh si qytetar, jo katunar, jo jevg, por intelektual, me mbaruar jashte (mundesisht mjekesi si Amor Alucius), jo konviktor, jo tamam kamzali, jo malok, jo laluc, me familje pa lidhje komuniste, etj. Per cdo hierarki jemi gati te pohojme se te tjeret jane me poshte nesh, prandaj mund dhe te aplikohen rregulla te tjera.


Nejse, ndodh dhe ekstremi tjeter me skortat shqiptare. Per shembull Sali Berisha kur ishte president kishte dhene urdher qe skorta te ndalonte neper semafore. Donte qe ti tregonte njerezve se eshte si gjithe te tjeret, pra respektonte semaforin. Kjo ishte jashte cdo llogjikes se sigurimit sepse skorta s'mund te ndaloje ne asnje moment. Por pervec kesaj ne bulevard krijohej nje situate komike. Praktikisht policet boshatisnin bulevardin 1 ore para. Pese minutat e fundit ndalonin edhe trafikun qe hynte nga rruget anesore. Karvani presidencial arrinte tek semafori i Lanes (qe qellonte i kuq) dhe ndalonte. Kshu qe nga nje ane makinat nuk ecnin dot se si linte polici, nga ana tjeter makina e presidentit priste ne semafor qe te tregoje se respektonte rregullat. E kunderta e Jozefines, vetem se populli priste i bllokuar neper rruge qe te behej semafori presidentit jeshil.


Postuar nga RAIMONDI datë 25 Tetor 2011 - 07:01:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Rajmond, po ta lexosh me kujdes shkrimin do shikosh qe edhe artikullshkruesi (dhe une personalisht) nuk eshte kunder mbajtjes se eskortes sepse ajo i takon atij posti qe Jozi mban.
Artikullshkruesi e kap, dhe une jam dakort, me ARROGANCEN e personazhit. Une mundohem me vehte ta justifikoj kete qe ajo ben, por nuk gjen arsye.
Me thuaj ti nje arsye (cfaredo) qe mund ta justifikoje nje gje te tille. Perse duhet te ecesh kunderkalimsh xhanem. Cfare arsye te llogjikshme ka, pervecse, e perseris, ARROGANCES.
Kur keta politikane nuk zbatojne thjesht nje kod rrugor, si mund te zabtojne ligje te tjera te shtetit?


Per sa i perket restos se shkrimit po te pergjigjem me nje pjese te artikullit:

Ka njerëz që mund të thonë: ç’merresh me çikërrima të tilla! Këtu po bëhen hatara dhe ti shqetësohesh nga bllokimi i një rruge. Jo, s’e pranoj këtë logjikë. Përkundrazi, mendoj se burimi i atyre hatarave qëndron pikërisht tek kjo arrogancë antiligjore e demonstruar nga ana e atyre që janë zgjedhur prej nesh të bëjnë ligje e të kërkojnë zbatimin e ligjeve nga të gjithë. Nga vetja në radhë të parë.



Po mire ore Artum edhe une ate thashe qe Jozi ka bere gabim qe ka ecur ne drjetim te kundert --Une nuk e miratova ate ecje se prapthi te Jozit --

Megjithate kjo shkelje q e ka bere Jozi nuk eshte ndonje arrogance e atij lloji
sa qe i ngirhen leshte perpjete Muc Nanos ...

-Keto jane gjera qe ndodhin here pas here edhe ne perendim dhe ne kete rast ajo edhe justifikohet se thoe e ka caktuar Garda rugen ,kur thote Fajtori

-----Por Jozi tregohet arrogante ne menyren se sie drejton parlamentin , Aty deuhet goditur Jozi
dhe jo pse kaloi ne nje ruge ne drejtim te kundert


-Por sic udket Mustafait i vret syte pamja e Jozit ne makine, tere pordhe , dhe me shoqeruesa ,ndaj edhe e nxjerr inatin ne kete drejtim .... gjasme Etik

--Por ne duhet te mesohemi me shkelqimin e tjetrit

Ajo eshtene krye dhe do rije si zonje --Neser vjen tjetri edhe ai po ashtu do rije ,se perfaqson edhe persaonalitetin e shteti

-Dhe Jozi me ka pelqyer se eshte treguar me personalitet edhe me t e huajte -\
-Kur ja dhjeu bukur turinjte atij rumunit.............

Pra e kam fjaqlen --Or vella i dashur kritikoje tjetren tamam per ato gjera qe jane per t ekritikuar dhe qe ja vlen , jo per cingla -mingla

--Pra te mos bejme nje oponence mistrece,me cic -mice , por nje oponence tamam ne sherbim te demokracise se Shqiperise


Postuar nga arturm datë 24 Nëntor 2011 - 00:00:

Pas publikimit të lajmit se Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi nuk arriti të zhvillojë punimet e saj në Tiranë, nisën të dalin në pah detajet e këtij skandali. Këtë gjashtëmujor, presidencën e këtij forumi që përfshin vende si Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Serbia, e mban vendi ynë. Sipas rregullores, Presidente i bie që të jetë kryetari i parlamentit vendas, dmth në këtë rast zonja Topalli. Dhe kjo e fundit ka menduar se po drejton parlamentin shqiptar. Madje do jetë ndjerë akoma më e fuqishme se quhej presidente. E në këtë mënyrë brenda pak orësh arriti të shkatërrojë samitin e rëndësishëm që mbledh rregullisht dy herë në vit politikanë e biznesmenë nga këto vende. U plasi në tribunë tre ministra të Berishës dhe bashkë me të mbajtën fjalime propagandistike që trulluan të huajt. Më pas, duke menduar se është si në parlamentin e vet, thirri kryetarin e parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqin në samit, edhe pse mësohet se ai vetë nuk ishte e sigurt nëse duhej të shkonte aty pasi Kosova nuk është vend anëtar. Pasi ka shkaktuar këto incidente në ditën e parë, është mbledhur Byroja e Asamblesë Parlamentare, që nuk është si byroja e Kuvendit tonë që përjashton deputetin që merr kërcënime me vrasje. Ata kanë vendosur të mos vijojnë më tej. Topalli ka shpërndarë një njoftim të shkurtër, kurse zyra e shtypit e saj bëri të ditur se samiti pati disa probleme teknike (?!). Të nesërmen mediat qeveritare shpallnin me të madhe “Topalli mbledh 400 biznesmenë në Tiranë”, kur ata mblidhen rregullisht dy herë në vit. Sikur të kishte arritur të mbante edhe Krasniqin aty, do kishte bërë goditje të dyfishtë. Në fakt ishte një humbje e një skandal i dyfishtë. Samiti u prish, biznesmenët u larguan nga propaganda e përdorimi i këtij eventi të rëndësishëm, Topalli heshti duke menduar se propaganda do bënte punën e saj dhe lajmi nuk do dilte. Të paktën e provuan edhe të huajt se si e drejton punën ajo që duhej të ishte thjesht një spikere. Ne po bëjmë gjashtë vite që e durojmë.

Marre nga Tema.


Postuar nga arturm datë 28 Janar 2012 - 18:36:

Një grua përballë Grave të Regjimit!

Nga Mero Baze

Kryeprokurorja e brishtë me një look shumë femëror, në të vërtetë ia doli të poshtëronte regjimin, i cili ka qenë tërësisht arrogant, brutal dhe poshtërues ndaj një femre si ajo. E qartë, e vendosur, logjike, sidomos logjike përballë Fevziut, dhe e pafrikësuar nga askush, ajo ka bërë që Shqipëria të gdhihej më e qetë dhe me më shumë shpresë. Ka shumë debate online dhe live nëpër tavolina për suksesin e saj në ‘Opinion’. Por mbi të gjitha ka një debat krejt të veçantë që vjen në formën e një lajmi të gëzuar: Sot kemi vërtet një grua që përfaqëson dhe gratë dinjitoze, dhe shtetin ligjor. Është e pashmangshme, por krahasimi i parë që qindra mijëra komentues online i bëjnë portretit të Ina Ramës, është krahasimi i saj me Jozefina Topallin, e cila pretendon të bëhet Presidente, apo skarco të tjera të PD-së, të cilat kanë vendosur t’i hyjnë karrierës në politikë si prokurore që ekzekutojnë pa gjyq, herë duke u matur një plumb ballit e herë duke i kërcënuar se do t’i varin tek palma e Kryeministrisë. Pra, është i pashmangshëm krahasimi i saj me Gratë e Berishës, apo Gratë e Regjimit.

Diferenca e parë mes tyre është njerëzore. Shikoni Ina Ramën kur flet dhe shikoni Gratë e Berishës. Ina është normale, ka emocione, ndonjë herë i dridhet fleta në dorë, skuqet, është e vëmendshme dhe mbi të gjitha të kërkon ndjesë dhe kur i duhet të citojë gjëra të pakëndshme. Shikoni Gratë e Berishës. Të hakërryera, histerike, nervoze, mashkullore, depresive dhe mbi të gjitha me fjalor të fortësh, si të ishin në politikë për të zëvendësuar burra të egër dhe jo si pjesë e natyrshme e botës femërore. Kurrë nuk kërkojnë ndjesë, kurrë nuk skuqen, kurrë nuk mendohen dy herë kur flasin. Kur je përballë tyre ke nevojë për facoleta nga ciklat e pështymave që të lëshojnë në fytyrë nga humbja e kontrollit mbi veten. Kjo ndodh se ato nuk të kanë përballë ty. Ato kanë përballë tyre imazhin e ATIJ që i shikon nga zyra dhe në mendjen e tyre të varfër, ato mendojnë se ai i do ato si veten, të egra, mashkullore, nervoze, hakërruese, kërcënuese, mashtruese, deprimuese, …për arsyen e vetme se nuk i do për femra.

Diferenca e dytë është logjike. Ina fliste atë që mendonte dhe atë që dinte. Kishte aq siguri në ato, sa ishte gati t’i mbronte me çdo kusht me qetësi dhe logjikë. Ishte pikërisht logjika që ajo përdorte, e cila i hoqi nga duart emisionin Fevziut dhe e ktheu atë nga një i parapërgatitur për të qenë “prokuror special” i saj, në një të “arrestuar” të saj. Arriti një moment që Fevziu nuk kuptonte më as pyetjet që i dërgonte Berisha dhe as përgjigjet që i jepte Ina Rama, duke u shfaqur para publikut në të vërtetë siç është, si një njeri që nuk arrin të kuptojë pyetjet që lexon dhe nuk arrin të dëgjojë përgjigjet që i japin.

Shikoni skena të ngjashme me Gratë e Berishës tek Fevziu. Mendoni Topallin kur kërcënon burrat në studio se meritojnë plumbin ballit, apo Mesilën kur ulëret se do të varë tek Palma e kryeministrisë… Përfytyroni çfarë argumenti final kanë Gratë e Berishës dhe çfarë argumentesh kishte Ina Rama kur zbërthente akuzat e regjimit ndaj saj dhe Prokurorisë. Diferenca nuk është vetëm kulturore, por mbi të gjitha nga shkolla e ndryshme politike ku janë përfshirë Gratë e Berishës përballë shtetit ligjor. Shikoni sa logjike duket një femër kur e lë të thotë atë që mendon dhe sa e shpëlarë dhe zorrëndjellëse deri në fyt duket kur këmbëngul të thotë atë që mendon Berisha. Shikoni një kryeprokurore, që në çdo moment e ka të drejtë ligjore t’i hedhë prangat dikujt sa njerëzore është me klientët e saj, dhe shikoni klientët e saj që duan të bëjnë prokuroren se sa të frustruar janë për t’i zgjidhur punët me ndëshkime ekstreme.

Por kryediferenca mes saj dhe Grave të Berishës është respekti i saj për veten dhe profesionin e saj. Edhe pse është në krye të hetimit shqiptar, ajo ka qetësinë e duhur për të thënë se do të largohet pas pak më shumë se një viti nga kjo detyrë, dhe do t’i rikthehet profesionit të saj si gjyqtare. Nuk emocionohet nga askush që e kërcënon se do ta lënë pa punë apo do ta hetojnë. Shikoni Gratë e Berishës, të cilat po i ndave nga Berisha ngelen realisht pa punë dhe pa zanat. Shikoni me sa ngulm Jozefina Topalli bëhet qesharake duke u sjellë si presidente e ardhshme apo si kryetare e ardhshme e PD-së! Atë vend mund të mos e fitojë kurrë, por ajo është gati të ngrejë pluhur çdo çast vetëm që ta përfytyrojnë si të tillë. Shikoni Gratë e tjera të Berishës si imitojnë atë, duke të krijuar idenë se nëse nuk marrin ndonjë post tjetër apo nëse lihen jashtë liste pas përfundimit të mandatit, do jetë fundi i botës. Kjo diferencë e fortë është në të vërtetë diferenca mes njeriut të aftë dhe njerëzve të paaftë, diferenca mes grave që janë thirrur për të shërbyer dhe një gruaje që përballet me qetësi me një regjim, jo se e kërkon vetë, por se ai i zë rrugën si çdo njeriu që përpiqet të ndjekë profesionin e tij në këtë vend. Diferenca mes Ina Ramës dhe Grave të Berishës është në fund të fundit diferenca mes grave të lira dhe dinjitoze dhe grave skllave, tutori i të cilave nuk u kërkon seks, por shërbime poshtëruese publike, që i largojnë ato nga bota e femrave dhe grave dinjitoze të këtij vendi.

Diferenca mes Ina Ramës dhe Grave të Regjimit është se e para tremb regjimin duke buzëqeshur dhe duke u skuqur pakëz nga paturpësia e tij, ndërsa gratë e regjimit trembin qytetarët nga paturpësia dhe egërsia e tyre mashkullore në mendje dhe fytyrë. Dhe nëse doni të kuptoni ç’fat të zi apo të bardhë do të ketë ky vend, shikoni ç’fat do kenë Gratë e Berishës dhe ç’fat do të ketë Ina Rama. Mos ardhtë dita të themi “Paç fatin e Grave të Berishës!”.


Postuar nga lezhjani-82 datë 28 Janar 2012 - 19:23:

E pashikuar.


Postuar nga RAIMONDI datë 28 Janar 2012 - 23:11:

Ai artikulli i Meros eshte komplet jashte llogjike


Nuk diskutohet fakti qe Ina eshte simbol i njeriut modern ne cdo aspekt--Shume e afte ne profesion ,dhe njeri shume modern

-Ina eshte sot sistem referimi per cdo shqiptar qe kerkon te jete i denje per emrin EUROPIAN i klasit superior


-------Nga ana tjeter do thosha qe, Jozefina eshte nje politkane partiake ,porse ajo eshte pa asnje dyshim politikane shume inteligjente ne te folur-
-Reagon ne menyre perfekt ne debat shenje e nje mpehtesie te jashtezakonshme
--Nga femrat Jozefina eshte politkania me Inteligjente dhe ne te njejten kohe Jozi eshte edhe shume patriote
--Kjo e ngre ate mbi te tjeret ne ate parlament ku perulja ndaj Greqise eshte bere nje rutine..


--Absolutihst ,sipas meje ,Jozi eshte kandiadatura me e mire per President, se ajo e shpreh patriotizmin me force dhe eshte femer inteligjentee --Nuk te lejon ta marresh neper kembe--Natyriosht qe do jete kunder PS-se, se eshte e polititzuar --Por ashtu jemi te gjithe ne..



Edhe nje sugjerim kam -----------Une vertet jam me PS-ne ,por nuk jam dakort me titullin e kesaj teme--Moderatori duhet te ndryshoje titullin e e tems

--Ky titull fyes ne kete Teme per Jozefinen ,eshte i papranueshem dhe me mungese Etike


Postuar nga arturm datë 29 Janar 2012 - 14:45:

Rajmond

Po te pergjigjem vetem me nje fraze te artikullit:

"Diferenca mes Ina Ramës dhe Grave të Regjimit është se e para tremb regjimin duke buzëqeshur dhe duke u skuqur pakëz nga paturpësia e tij, ndërsa gratë e regjimit trembin qytetarët nga paturpësia dhe egërsia e tyre mashkullore në mendje dhe fytyrë"

Per tezen e Jozit presidente jam totalisht kunder, pas presidentllekut te Sali Berishes shqiperise i duhet patjeter nje president "garant" per te dy palet dhe jo nje militant (gje qe misherohej tek Bamir Topi, p.sh.). Jozi ka luajtur nje rol shume te madh ne "deshtimin" e Kuvendit ne kete legjislature me militantizmin e vet. Jam i bindur se po te ish dikush tjeter nga PD ne ate rol, per shume aspekte, opozita do ishte sjelle ndryshe kete legjislature. Nuk mund te krahasohet absolutisht drejtimi i Kvendit nga i ndjeri Pjeter Arbnori me ate te Jozit, apo jo? Ne kete ndarje "me thike" te elektoratit ne majtas dhe djathtas, nuk do e ndihmonte fare dempkracine zgjedhja e nje "te forteje" ne nje rol garantues.
Nuk mendoj se Jozi nuk eshte inteligjente, por mendoj se eshte e pavlere per politiken shqiptare. Kaq. (edhe per Salen/Nanon nuk mund te thote njeri ketu qe nuk eshte inteligjent, por nuk mund ti mohojme vlerat e tij ne politiken e ketyre 20 vjeteve, ne te drejte dhe gabim qe ka vepruar).
Jozi s'ka asnje vlere, sipas meje, s'ka dhene asnje gje per PD-ne qe te mbaje postin qe ka dhe eshte ne politike vetem per arsyen e marrjes se pronave te familjse (dhe te tjereve). Mund ta mbante
shume mire ate rol Besnik Mustafaj (p.sh) i cili ka vlera ne politiken shqiptare (por ka edhe te tjere ne PD te tille).

Per sa i perket titullit te temes, edhe ketu mendoj se e ke gabim. Nuk eshte qellimi im te ofendoj Jozin, por mendoj efektivisht ajo s'ka dhe nuk sjell asnje vlere ne politiken shqiptare.
Jam i sigurt qe po te bejme se bashku, une dhe ti, nje liste te 140 deputeteve te parlamentit, do biem dakort qe rreth 90% e tyre jane te pavlere per politiken Shqiptare.
Tani, une mendoj se e tille eshte edhe Jozi, ti mendoke "jo", (perkundrazi e dashke edhe presidente), por kjo s'do te thote qe ke te drejte ti dhe titulli i gabuar, apo jo?


Postuar nga AngelDevil datë 29 Janar 2012 - 18:26:

Re: Një grua përballë Grave të Regjimit!

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Nga Mero Baze

Kryeprokurorja e brishtë me një look shumë femëror, në të vërtetë ia doli të poshtëronte regjimin, i cili ka qenë tërësisht arrogant, brutal dhe poshtërues ndaj një femre si ajo. E qartë, e vendosur, logjike, sidomos logjike përballë Fevziut, dhe e pafrikësuar nga askush, ajo ka bërë që Shqipëria të gdhihej më e qetë dhe me më shumë shpresë.

Diferenca mes Ina Ramës dhe Grave të Regjimit është se e para tremb regjimin duke buzëqeshur dhe duke u skuqur pakëz nga paturpësia e tij, ndërsa gratë e regjimit trembin qytetarët nga paturpësia dhe egërsia e tyre mashkullore në mendje dhe fytyrë. Dhe nëse doni të kuptoni ç’fat të zi apo të bardhë do të ketë ky vend, shikoni ç’fat do kenë Gratë e Berishës dhe ç’fat do të ketë Ina Rama. Mos ardhtë dita të themi “Paç fatin e Grave të Berishës!”.



Une ket artikullin nuk e lexova mqse jam paragjykuse per shkrimet idiote te Bazes. Por degjova intervisten e kesaj Miss. Delikateses dhe me thene te drejten nuk me la asnje lloj mbrese pozitive qofte si profesionalisht ashtu dhe si vlere njerezore.Shume e trembme, me dha komplet ndjesi pasigurie ne ate qe thoshte e bente qe nga fillimi deri ne fund te intervistes.

Ka dicka qe kam vene re ne pjesmarrjen e ketyre femrave shqiptare ne politike. Para se ti futen asaj rruge jane shume femra e te brishta me pas ne krye te vitit shnderohen ne ca kopje te shemtuta burrerore ku vetem krujtja e koqeve ju mungon, kjo eshte relevante per Jozin Mesilen Vokshin Moniken dhe ato idiotet e PS qe sdu me jua permend emrin se skam nerva.

Perfundimisht femrat shqiptare duhet te emancipohen nje here pastaj ti futen politikes.


Postuar nga bruni22 datë 29 Janar 2012 - 21:31:

Faje se ci sei? Batti un colpo!
Jepi nje BAN peperines. X le parolacce che dice! ha violato le regole

La legge deve essere uguale x tutti


Postuar nga Fajtori datë 30 Janar 2012 - 02:00:

Ja mjafton mesazhi yt qe te qetesohet cik AD Bruno.

Kjo puna politikes shqiptare i ngjan shume asaj shprehjes "Hedh nje budalla nje gure ne lume dhe gjithe turren ta kapin". Te diskutosh Jozefina Topallin per president eshte sikur te zgjatesh nga ura per tu hedhur ne lume meqe e tha banda e PD-se.

Sa per t'iu kujtuar, Berisha akuzon Edi Ramen (kryetar i opozites), Ina Ramen (prokurore e pergjithshme) dhe Bamir Topin (president i republikes) se po bashkepunojne dhe me 21 Janar do benin grusht shteti. Domethene kryetaret e institucioneve qe s'kane lidhje, dy prej te cileve Berisha i vuri me doren e vet (presidentin dhe prokuroren), po sillen si bande. Ndersa Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe Lulezim Basha qe bashkerendojne deklaratat nuk jane bande. Keta te tre qe po permbysin rezultatet e zgjedhjeve dhe po vrasin njerez me pistoleta te manipuluara te Gardes, keta akuzojne boten se eshte bande.

Pale sot doli Fatbardh Kadilli ne TV te quaje Ina Ramen "shoqja e bulevardit". Ky ka qene kryetar i shoqates anti-korrupsion ne kohen e Nanos. Shoqate qe financohej nga USAID dhe akuzonte fort qeverine per korrupsion. Me pas u be keshilltar i kryeministrit per luften ndaj korrupsionit. Rezultatet i shikoni vete. Bardhi ankohej se prokurori Sollaku nuk bente punen. E nderruan me Ina Ramen, tani akuzojne dhe ate qe s'po ben punen. Ajo qe tremb eshte qe ky njeri tani eshte deputet i PD-se dhe injoron faktin se zv. kryeministri u kap i korruptuar me video nga ministri financave. Atehere lind pyetja spontane: ku beson Kadilli kur luften anti-korrupsion e transformoi ne mandat parlamentar?


Postuar nga Petter datë 31 Janar 2012 - 22:00:

Mjer ai vend.


Postuar nga arturm datë 16 Shkurt 2012 - 01:43:

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e sapo kthyer nga një tur disa ditor jashtë vendit, është nisur për në Shkodër, ku tha se “kjo situatë nuk ka ndodhur prej dekadash. Po bëhet një punë heroike në betejë me motin, për t’u ardhur në ndihmë banorëve”. Fjalimi i zonjës Topalli në zonën ku është votuar deputete i ngjante si fjalimit të saj mbajtur më parë në përmbytjet e shumta që zhytën Nënshkodrën dhe gjysmën e qytetit në ujë, duke thënë se këto janë ngjarje natyrore që ndodhin një herë në shumë dekada.

“Kjo situatë nuk ka ndodhur prej dekadash. Po bëhet një punë heroike! Beteja me motin është betejë komplekse, e paparashikueshme, e pazakonshme, por ne do të jemi të gjithë bashkë për të ndihmuar këdo që ka nevojë”, tha Kryetarja e Kuvendit. “Kjo situatë nuk ka ndodhur prej dekadash. Kjo situatë e reshjeve të pandalshme me një kohë kaq të gjatë është diçka krejt e pazakontë për qarkun e Shkodrës dhe për qarqet e tjera në të gjithë Shqipërinë”. Topalli e ka cilësuar punën e shtabit të emergjencave një punë heroike.



Ja çfarë tha Topalli në dimrin e vitit 2010, kur Shkodra ishte nën ujë dhe qeveria akuzohej se s’kishte marrë masa për ta parandaluar katastrofën.

“Çdo familje shkodrane ka në kujtesë historinë e marrëdhënieve të qytetit më Bunën e Drinin. Digat e hidrocentraleve nuk kanë asnjë lidhje me këtë situatë, sepse ato janë menaxhuar me kujdes dhe eficencë. Ky qytet është përmbytur edhe 100 vite më parë nga lumenjtë. Fotografitë dhe rrëfimet e shkodranëve flasin se kjo përmbytje ndodh vetëm 1 herë në 100 vjet. Përmbytjen e Shkodrës nuk e bëri qeveria e Sali Berishës, por një dukuri natyrore që ka lidhje me pozicionin dhe veprimin eklipsor të Hënës. Siç thonë specialistët dhe faktet nga historia e njerëzore e përmbytjeve, Hëna gjendet në pozicion të disfavorshëm me tokën, vetëm 1 herë në 100 vjet dhe ky pozicion nxit vërshime lumenjsh, që krijojnë përmbytjet”.

Marre nga Tema.


Postuar nga RAIMONDI datë 16 Shkurt 2012 - 04:31:

Po PS-ja ke ka ndonje femer per te qene ? --Se une nuk kam degjuar asnje nga gratee PS-se te thote ndonje gje te sakte

--Jozefina eshte partiake e semure ,porse eshte shume smart dhe shume patriote --

Jozi ka nje veti qe e kane shume pake njerez , qe ta kthen pergjigjen te menjehresheme , dhe pikante ......

Kete veti edhe meshkujt jane shume te pakte qe e kane ,porse Jozi eshte tip i mprehte

Une nuk jam me te ,por kjo s'me ndalon te them , se ajo eshte femer inteligjente ,edhe shume simpatike

Sot per sot Jozi eshte kandiatura me e mire per President ,dhe duke qene edhe femer,ajo jep nje hije emancipimi tek EU

-Njerez me inteligjence natyrale jane shume pake --Ajo eshte nje nga ata.....


Postuar nga lezhjani-82 datë 16 Shkurt 2012 - 07:31:

ca don me then me qen palle....


Postuar nga Vizioner datë 17 Shkurt 2012 - 13:09:

Lightbulb “Më 20 shkurt të nisim një jetë të re prej shqiptari”

Nga Dritan Broka*

Dita-ditës shoh që zhytemi në një terr më të madh. Gjithçka po degradon, ekonomia po fundoset, shumë qytetar ngelin pa bukën e gojës, duke i larguar nga puna.
Jemi në 2012 dhe akoma na mungon elektriciteti, uji dhe elementët më jetik të njeriut, çmimet rriten pa tavan dhe gjithçka tjetër si paga, apo pensionet, rrinë njësoj.
Policia ecën me “kallash” në patrullime të tëra nëpër qytet, duke kërcënuar indirekt popullin e ndershëm dhe duke mos kapur asnjëherë hajdutin e vërtetë.
Vrasjet rriten, jeta bëhet e pasigurt, filialet e bankave janë të ruajtura nga policë me armatim të rëndë, sa kur sheh gjithë këto mbrojtje të shkon mendja nëse jemi në Irak, apo diku tjetër, ku ka luftë të vazhdueshme. Semaforët nuk punojnë, por dhe kur punojnë, nuk zbatohen.
Politikanë që nuk dënohen kurrë për asgjë, por që gjithnjë dalin të pa lagur.
Vota e qytetarit tashmë nuk respektohen, manipulim super i hapur dhe në sy të të gjithëve.
Prona e qytetarit është kthyer në elementin më fitimprurës të gjithkujt qeveritari. Për të marrë një certifikatë për pronën tënde, duhet t’i paguash nëpunësve të korruptuar të Hipotekës minimalisht 10000 euro.
Tatimet abuzojnë me çdo biznes që nuk është i qeveritarëve, duke i kërcënuar ditë për ditë dhe duke u vendosur sanksione dhe gjoba të vazhdueshme.
Çmimi i korrentit dhe i ujit rritet, bashkia më e madhe në vend merr në drejtim të saj dy nga njerëzit më të korruptuar dhe kundër politikave evropiane dhe amerikane.
Në shkolla futet si gjuhë e dytë kinezja si në Tibet apo Mongoli, sepse qeveritarët tanë dëshirojnë që të bëjnë shqiptarët të flasin kinezçe. Parlamenti miraton ligjin e plehrave, sepse do që Shqipërinë ta kthejë në koshin e plehrave të botes mbarë.
Drejtësia ka vdekur, gjithçka është manipuluar.
Mjekësia kërkon haraçin dhe prapë nuk të ofron shërbimin e duhur. Shoqëria civile është e politizuar, njerëzit në nevojë nuk ndihmohen. Të rinjtë pa kujdes prindëror (jetimët) lihen në mëshirë të fatit, arsimi ka marr fund, çdo diplomë në privat shitet, ndërsa në shtet blihet. Arsimi është bërë si makthi i të rinjve. Hapat për integrimin në Bashkimin Evropian lënë për të dëshiruar.
Kultura dhe arti ka vdekur, akoma në disa zona vazhdon gjakmarrja dhe dhjetëra familje janë të ngujuara, duke u bazuar nëpër kanune. Policët çdo ditë shëndoshen dhe më shumë, komuniteti rom diskriminohet dhe nxirret nga streha e përbashkët, pushteti lokal nuk ofron vendparkime dhe as WC publike, për të kryer nevojat personale.
Në protesta vriten njerëz për të frikësuar të tjerët, shteti kërcënon dhe arreston për t’i mbyllur gojën gjithkujt. Politikanët na gënjejnë, na mashtrojnë, na vjedhin, na përdhosin, tallen me ne, dhe fitojnë miliona në kurrizin tonë. Shumë politikanë të tjerë super të korruptuar pa masë, nxjerrin në pah të gjithë korrupsionet e kolegëve të tyre dhe çfarë konfirmojnë; që janë servilë, të pabesë, hajdutë dhe maskarenj, së bashku me gjithë ato që kanë akuzuar, ndërsa disa të tjerë, që u duket vetja shumë të zgjuar, tradhtojnë shokët e organizmit të përbashkët, duke thënë dhe të fundit për to. Si përfundim, dalin disa njerëz të pavlerë dhe injorantë.
Tashmë vendimi ka dalë, çdo pronë e shqiptarëve është në shitje, çdo kala, çdo pasuri nëntokësore dhe mbitokësore. Shumë serbë dhe grekë janë interesuar për t’i blere ato. Sipas këtij vendimi shumë shpejt Shqipëria dhe ne shqiptarët do ngelim të zbuluar dhe pa asgjë. Më të varfër se ç’jemi. Ndërsa në anën tjetër, politikanët tanë pasurohen deri në brezin e shtatë. Më vjen inat, shumë inat, se këta po tallen me ne! Më vjen inat kur përdorin shumë politika të paskrupullta, kur shfrytëzojnë shumë njerëz të drejtë dhe të pafajshëm, kur na hiqen si patriotë të mëdhenj. Sot, të gjithë kemi rënë në gjumë letargjik, të gjithë jemi bërë shumë pasive, të gjithë jemi frikësuar, por nga kush duhet të pyesni veten?!

Dhe më e keqja po vjen. Për disa muaj, edhe institucioni i Presidentit do bjerë në dorën e pushtetit, që do të thotë: Qeveria, Bashkia më e madhe në vend , Presidenca, Gjykatat, Prokuroria, SHISH dhe çdo institucion tjetër i këtij vendi, do jetë në dorën e një personi të vetëm. Për mendimin tim, edhe diktatori Enver Hoxha nuk kishte me shume se kaq, kjo nuk është demokraci.

Në emër të demokracisë, në emër Shqipërisë dhe Shqiptarëve, në emër të miqve, mikeshave, vëllezërve, motrave, fëmijëve tanë, hajde të bashkohemi të gjithë në një mendje dhe realizojmë një REVOLUCION për demokraci, pa dhunë, por me ideal të vërtet dhe real. Hajde bashkohemi të gjithë nën idealin e të vërtetës. Duhet ta bëjmë në radhe të parë për veten tonë, por dhe për të gjithë brezat që do vijnë. Unë nuk jam asgjë. Jam një i ri i cili e do vendin e tij, dua vetveten, dua miqtë e mi, prindërit dhe dua një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, dhe për të gjithë Shqiptarët e vërtetë. Unë besoj dhe mendoj, se si unë ka shumë persona të tjerë, që e duan të vërtetën, e duan lirinë, duan demokracinë e vërtetë.

Kështu, që ju kërkoj miqësisht, që në datë 20 shkurt 2012, ora 17:00, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, te sheshi “Skënderbej”, aty ku gjithçka filloi, të mblidhemi të gjithë së bashku të tregojmë sa shumë jemi për një demokraci të vërtetë dhe reale dhe të fillojmë një etapë të re në historinë e kombit Shqiptar.



*Kryetar i Kuvendit Civil



- Marre nga Gazeta "Tema-Online"-


Postuar nga arturm datë 19 Shkurt 2012 - 17:46:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Po PS-ja ke ka ndonje femer per te qene ?



Ermelinda Meksi p.sh.


Postuar nga Vizioner datë 16 Maj 2012 - 13:30:

Berisha hap letrat e Metës. 13 milionë euro abuzime tek Ministria e LSI-së

Berisha duket se ka filluar të gërmojë në letrat e Ilir Metës. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vrapuar në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, lidhur me zbatimin e procedurave për dhënien e pronës publike me koncesion në fushën e bakrit, kromit dhe hidroenergjetikes, për periudhën kohore kur ka qenë Ilir Meta ministër.

Lumi i shkeljeve që ka konstatuar në dhënien e koncesioneve nuk ka fund. Ato fillojnë me procedurat, vazhdojnë me arkëtimet , me transferimet e kuotave dhe mosrealizimet në kohë.

Sipas Kontrollit të Shtetit, parregullsitë dhe shkeljet e sipërcituara, si dhe mosllogaritja e penaliteteve si pasojë e moszbatimit të kushteve të kontratave në 73 koncesione, kanë shkaktuar mungesë në të ardhurat nga këto koncesione, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 595,146,011 lekë, ose afërsisht 6 milionë dollarë.

Mangësi të tjera janë gjetur tek pagesat e “Fee (tarifë) koncesionare” për energjinë e prodhuar. 6 koncesionarë për të cilët janë llogaritur fee koncesionare nuk kanë paguar vlerën 11,780,652 lekë, ndërkohë që për 13 koncesionarë të tjerë të cilët ndonëse kanë mbi 2 vjet që kanë filluar nga prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike, nuk disponohej asnjë e dhënë për këtë pagesë në masën 2-5 për qind të energjisë së prodhuar në favor të METE.
Për 30 HEC-e nё METE nuk disponohet asnjë lloj dokumentacioni ekonomik, megjithëse disa prej tyre janë në faza të ndryshme punimesh, duke vepruar kështu NT kundërshtim me ligjin nr. 9663, datё 18.12.2006 “Pёr koncesionet”, i ndryshuar dhe me kontratat e nёnshkruara ndërmjet shoqërive private fituese nё konkurrim dhe AK.

Si pasojë e mangësive, parregullsive dhe shkeljeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi të sipërcituara, Grupi i Auditimit të KLSH në auditimin e dhënies së pronës publike me koncesion në fushën e bakrit dhe në hidroenergjetikë, ka konstatuar gjithsej një efekt negativ financiar në të ardhurat e buxhetit të shtetit në shumën 1,838,534,798 lekë.

Në fund propozohen dhe masat. Një drejtor i përgjitshëm dhe një drejtor drejtorie, 2 përgjegjës sektori dhe disa punonjës shkojnë për ndjekje penale. Më lart nuk preket askush. Por, kujdes me votimin për presidentin, se mund të ketë shkelje të tjera.

--------------


p.s. Nr.1 Ky ishte lajm i djeshem, por, e forta vazhdon me lajmin e sotem, rrjedhoje e lajmit te djeshem:


Goditet METE e LSI, “hiqen” 7 drejtorë dhe gruaja e Mediut


Shtatë drejtorë të rëndësishëm të ministrisë së drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikojnë postin. Në një njoftim të tij, Departamenti i Administratës Publike ka shpallur konkursin për të shtatë poste njëherësh.

Të gjitha pozicionet janë drejtorë pranë ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ndër të cilët një është drejtor i përgjithshëm. Nga ky dikaster nuk sqarojnë në se personat aktualë janë vënë në dijeni apo jo për këtë lëvizje të Departamentit, që është në vartësi të ministrisë së Brendshme.

Midis atyre që vazhdojnë edhe sot të mbajnë postet për vendet e shpallura vakant shquhen figura drejtuese të LSI-së dhe bashkëshortja e ministrit Fatmir Mediu. Zhuljeta Mediu mban postin e drejtores së statistikave dhe komunikimit elektronik


p.s.Nr.2 Berisha flet me veten "Hm.. Ilir Meta, Ilir Meta ti do me besh Puc mua!? Ti shkon takon me Ramen mbrapa kurrizit tim!? Ti nuk do votosh nje President-Kandidature te PD-se!? Ti do t'me rrezohesh mua, edhe pse prej teje jam ne pushtet!? Ta rregullon Sala ty qejfin, te hap nje Bllok te ri une ty. Ka shenime plot aty".


...Keshtu: Filloji Lufta e "ftohet" Gezuar!


Postuar nga Piktor datë 17 Maj 2012 - 00:53:

Vizioner kjo tema i dedikohet Jozefina Topallit.
Persa i perket asaj gezuar ne fund. Une i druhem shume asaj. megjithese çdo gje ben vaki vetem se ashtu sikurse e kam perifrazuar tek mejhonja, me vjen mire qe po rehabilitoni nje njeri tuajin por dy kunguj eshte veshtire te rrine nen nje sqtull.


Postuar nga RAIMONDI datë 17 Maj 2012 - 07:48:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Ermelinda Meksi p.sh.



hahahaa Ermelinda Meksi eshte skandal --Ajo s'ka nivel fare .Ajo flet me nje stil t ekohes se komunizmit --hahahahahahahahaha

Eshte edhe tip shume antipatik ...


Postuar nga arturm datë 13 Qershor 2012 - 21:52:

S'beri dot gje Jozi edhe kesaj rradhe.
E hoqi per zhelesh Luli nga presidenca.


Postuar nga Fajtori datë 14 Qershor 2012 - 01:18:

Seriozisht, ka Luli aq fuqi sa te hahet me Jozin? Mire Jozefina se ka nje prejardhje ne PD, ka vite qe punon dhe ka nje fare elektorati ne Shkoder. Po Luli ka vertet ndonje fans, ka njeri ta besoje, ti shkoje prapa po hapi nje parti tjeter? Tere jeten zar i Sales ka qene, te pakten Jozi ka patur nje elektorat te vetin. Luli ne te kundert eshte vetem flluske sapuni e fryre ne prag te 2005.


Postuar nga arturm datë 14 Qershor 2012 - 17:23:

Jam absolutisht dakort me ty, por me sa duket ai Luli qe s'ta mbush syrin ishte/eshte me potent se Jozi perpara Sales.
Kush e di me cfare kartash luan (Argita?)


Postuar nga Vizioner datë 19 Qershor 2012 - 22:54:

Rrini më qani burrin, se unë po shkoj në dasëm!

“Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet, e vranë politikanët”- Faik Konica


Nga Filip Çakuli



Berisha masturbohet në darkë para televizorit duke parë veten të mbajë katër fjalime në ditë, nga tuneli i pambaruar, që mund ta zërë brenda (larg qoftë), te grupi kuvendor për t’u treguar përrallën e radhës, përfundon në parlament për të sharë nga nëna, baba e motra deputetët kundërshtarë; Rama nga ana tjetër këshillohet me ata të sërës së tij se si të hajë ngjalën, pastaj del publikisht e shpjegon se nuk ishte ngjalë, po levrek i freskët, duke përfunduar në darkë në ndonjë mejhane për të sharë deputetët e tij, që nuk i takon as kur i ka përballë. Nano, pasi e shëtit nga qielli me avion këtë vend të rraskapitur, i quajtur Atdhe, zbret ndonjëherë këtyre anëve dhe pasi pi tri gota, përmallohet për shokët e tij socialistë, që për 21 vjet nuk janë ndarë me njëri-tjetrin (a thua se socialistët paskan jetuar në Vjenë këto vitet e fundit) dhe jep ultimatumin që nëse nuk e bëjnë president, kryeministër apo kryetar partie, do t’i pushtojë alla haxhiqamilshe, me luftëtarët që ka në krah, po që nuk i sheh askush.

Me Berishën dhe Ramën do të thoshim se ishim mes Shilës dhe Karibdit, por me daljen në skenë të Nanos jemi te Trekëndëshi i Bermudës, ku zhduken në mënyre misterioze jo vetëm pasuritë e këtij vendi (që kushedi sa i pasur ka qenë; merr e merr e s’ka të mbaruar), por një ditë do të shohim se edhe Atdheu, për të cilin betohen kuqezinjtë, do të përpihet, duke i lënë atdhetarët me gisht dhe me himnin e flamurit në gojë.

Ndërkohë ky popull trim, liridashës dhe punëtor, nga jugu mbetet i rrethuar nga policia, si Kruja me Sulltan Muratin dikur, po që krahasimi ka defekte se këtu kemi të bëjmë me shqiptarë që rrethohen nga shteti i tyre shqiptar, që nuk ua mban të hyjnë në tokën e tyre, të cilën duhet ta kontrollojnë dhe administrojnë; ndërsa nga veriu vazhdon vetëgjyqësia mesjetare, me kafshë që nuk njohin as ligj e kanun dhe vrasin me gjakftohtësinë e një krimineli vajzën 17-vjeçare, që në varfërinë ekstreme ku jetojmë, punonte arën, për të siguruar bukën e gojës.

Po a ka lidhje ky realitet ku jetojmë ne atdhetarët e thjeshtë, krah më krah me kuqezinjtë, me realitetin virtual që krijojnë politikanët tanë, zbukuruar me lajle e lule nga mediat tona krejt të pavarura, që i venë mikrofonin në gojë duke dalë nga tualetet, Berishës, Ramës, Nanos me pyetjen idiote standarde “çfarë bëtë atje brenda, çfarë kishit në dorë?”. Pastaj shfaqet papritur ambasadori amerikan, i cili i kthen përsëri në tualet të lajnë duart, për të takuar atë dhe për të marrë leksionin e radhës në lidhje me demokracinë.

Muajt e fundit politika, natyrisht edhe ne të mediave, është marrë me Presidentin e ri, se të vjetrin e kanë braktisur me kohë, a thua se nuk ekziston fare. Fiks Fare ka intervistuar popull anekënd dhe pyetjes kë doni ju dhe çfarë doni, iu përgjigjën: “Duam ujë” në Sukth, “Duam bukë” në mbarë atdheun tonë, më saktë, në mbarë kopshtin tonë të lulëzuar, “Duam ilaçe” në të gjitha spitalet tona, që janë në standardet evropiane, “Duam shkollë”, në qindra e qindra familje të ngujuara; e çfarë nuk donin këta votues të thjeshtë, po vetëm president nuk donin. Dhe e përcollën gazetaren tonë të shkretë me një fjalë të urtë: mirë dëbora, mirë dhe ngrica, po ç’kërkon kjo firificka?

“Hajde Muhamet me kë bën muhabet”, i thonë një fjale të urtë. Kujt t’i flasësh? Një diktatori profesionist, një amatori pesimist apo një të papërgjegjshmi optimist? Udhëheqësit tanë nuk kanë kohë të lirë të merren me hallet e shumta të popullit të tyre, por i gërryejnë sytë njëri –tjetrit, për ditë e për natë dhe për këtë nuk ndjejnë lodhje. Keni parë ju ndonjë reagim publik të këtyre burrave ndaj vrasjes gjakftohtë të vajzës 17 vjeçare për gjakmarrje? Sepse ngjiren duke u mburrur çfarë të mirash i kanë sjellë këtij populli, pa kuptuar se ku e kanë katandisur me bëmat e tyre.

Tek bredhin nëpër Evropë e Amerikë për të dalë një foto apo për t’i shtrënguar dorën jo homologëve të tyre, po ndonjë ndihmësi të ndihmësit, le të shkojnë një herë andej nga mbretëron mesjeta e errët, të futen në kullat e ngujimit e të flasin me fëmijë të pafajshëm që nuk dinë shkrim e këndim se nuk venë dot në shkollë. Se i pret vrasësi në rrugicën e sapoinaguruar nga kryeministri, i cili nuk pyet dhe hap zjarr edhe mbi fëmijët, natyrisht në zbrazëtinë e një shteti inekzistent. Cili shtetar në botë do të mburrej se ka bërë mrekullira në vendin e tij nëse do kishte jo njëmijë fëmijë të mbyllur nëpër kulla, që e shohin botën nga frëngjitë, por edhe një fëmijë të vetëm që i pikojnë lotët se nuk ka mundësi të dalë me shokët, të luaj dhe të shkojë në shkollë? Vetëm rasti ynë politik është unik, me shpresë specie në zhdukje.

Vini re fjalimet, gjithë logorinë e udhëheqësve tanë? Kryeministri deklaron se ia ka kaluar Evropës, se jemi vendi i pare në botë…, vendi i dytë në botë. Kemi lëne mbrapa Francën, Italinë duke u ngrëne dhëmb për dhëmb me Gjermaninë. Se jemi kopshti më i lulëzuar ne Evrope. Fanar ndriçues, shkëmb graniti që na kane zili të gjithë, do të thoshte ati i tij shpirtëror, shoku Enver. Po i fundit të paktën nuk ka lëne të marrin gjakun e gjyshit mbi një fëmijë të pafajshëm. Na lini o zoti kryeministër të jemi andej nga mesi i Evropës dhe jo në krye të saj, se po të të marrin seriozisht evropianët, na mbytën me refugjatë. S’kemi këllqe të mbajmë miliona francezë, gjermanë, grekë, italianë. Katër milionë turistë që vijnë, sipas jush, këtyre anëve, dëgjojnë për mrekullitë ekonomike nën udhëheqjen tuaj dhe na kërkojnë strehim politik, për të rrojtur dhe ata të shkretët ca ditë të bardha bashkë me ne.

Kryetari i opozitës, duke cicëruar në Twitter, që lexohet e ndiqet me vëmendje në të gjithë katundet, në saj të mundësisë që i krijoi kryeministri me internet në çdo cep të vendit, deklaron se presidenti u zgjodh sipas Kushtetutës, por ky veprim na largoi nga Evropa, a thua se Evropa ka kërkuar që ne ta shkelnim ligjin themelor për të na afruar. Ec e merre vesh, tamam si shoku Enver kur na mësonte se sa më e fortë të jetë diktatura, aq më e thellë është demokracia.

“Hane Shan, hane Bagdad,” i thonë kësaj. Me popullorçe, ku të ha ty e ku të kruajnë këta, për të mos e banalizuar me Stambollin që digjet. Ankesat e kreut të opozitës, më saktë protestat për keqqeverisjen të kujtojnë atë që hante bajga dhe ankohej se gjente një qime në to…

Halle- halle kjo dynja. Ca kanë hallin si të shlyejnë borxhin e bukës në defterin e dyqanit, ca kanë hall të dalin në oborrin e kullës ku janë ngujuar për të parë diellin të plotë, ca të tjerë kane hall si të blejnë një ilaç të shtrenjte për të shtyrë dhe ca ditë jetë, ndërsa Berisha ka vetëm një hall, të vdesë kryeministër, Rama ka vetëm një hall: të bëhet kryeministër dhe Nano ka vetëm hallin si të largojë Ramën nga PS-ja. E shikoni që halli hallit nuk i ngjan?!

Ky rast politikanësh nuk kanë hall nëse i duam ne. Ecin me parimin e Neronit: Me pëlqen më mirë të jem i urryer, sesa i dashuruar, sepse për të qenë i dashuruar nuk varet vetëm nga unë, ndërsa për të qenë i urryer varet krejtësisht nga unë!


Postuar nga Fajtori datë 20 Qershor 2012 - 00:58:

Shume i forte Filip Cakuli. Dhe ashtu sic duhet.

E mira eshte qe edhe ca lexues te gjehen pergjegjes, sepse fale cicerimit te tyre Salrat, Nanot dhe Ramet jane akoma ne llogoren e politikes.


Postuar nga arturm datë 30 Qershor 2012 - 20:32:

Zyra e znj. Jozefina, ferri i presidentëve

NGA BEN ANDONI

A do të jetë imazhi i presidentit të ri tek zyra e kryetares së Kuvendit Popullor? Ky është një rebus i kotë, që pak a shumë i dihet zgjidhja. Deri më tani, shkëlqesitë e tyre Moisiu dhe Topi, dy presidentët e fundit zgjedhur nga PD-ja, as nuk kanë pasur aromë në zyrën e kryetares. Në të njëjtën valë me kryetarin Berisha, znj. Topalli s’e ka parë të arsyeshme të nderojë njerëzit që dolën nga ‘gjiri’ i tyre dhe ‘i tradhtuan’. Edhe pse një ligj protokollar i detyron autoritetet që duke filluar nga një instancë e caktuar të mbajnë nëpër zyra portretin e presidentit, znj. Topalli e ka injoruar me një argument spiritual: Pse njihni imazh më të madh se Nënë Tereza që unë ta mbaj po ashtu në zyrë?! Kuptohet se ky është një shfajësim patetik, kur kujton se imazhi i Nënë Terezës është përçudnuar paq në vitet e fundit nga autoritetet shqiptare. Të paktën këtë e tregon monumenti i saj, i futur nën hijen e arkitekturës imperiale në Universitetin Shtetëror, përdorur më shumë si vend meditimi nokturn për pijanikët dhe ata që zgjidhin problemet fiziologjike të çastit... Por, të kthehemi në argumentin tonë: Në gjithë këtë hulli, derisa zyrtarët do të vendosin foton e z. Nishani, publiku i interesuar pret shumë të dijë lëvizjen e re të znj. Jozefina Topalli, sinqerisht e indinjuar për të gjithë procesin e zgjedhjes së presidentit shqiptar, që e la pothuaj me konsensus jashtë. Gruaja, që ka arritur de jure pozicionin më të lartë në historinë e hierarkisë së shtetit shqiptar, ka kohë që nuk ‘i rri’ posti i kryetares. Vetëm pak vjet më parë, ajo dubloi pozicionin e ministrit të Jashtëm dhe të Integrimit, ndërsa shpesh me symbylljen e Njishit, z. Berisha, ka mbajtur në takime zyrtare deri imazhin e staturës së shtetit shqiptar. I gjithë skenari tashmë i përfunduar i zgjedhjes si presidente, që fjeti javë të tëra në kokën e saj, shkoi huq kur ishte aq afër realizimit. Duket se ishte i pakalkuluar mirë, vetëm në një element: Frika e dosjeve. Është ajo që rri mbi kokën e të gjithë zyrtarëve dhe ka të ngjarë të ketë qenë përdorur indirekt edhe tek ajo, ashtu si shëmtuar janë përdorur mbi shumë figura në këto 20 vjet. Por, ky moment i fundit, do i ketë dhënë edhe një mësim të mirë. Ajo, vetë, me gjithë hamendjet e përsëritura, e ka shmangur këtë akuzë, thjesht prej postit që mban. Megjithatë s’ia ka dalë dot të kalojë përballjen direkte morale me kanalet e brendshme të PD-së, që në zgjedhjet e fundit treguan se brenda nuk janë aq në unision sa duken. Forcimi i një kahu të maxhorancës, që duket se lidhet me dy personazhe të fortë politikë, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha, parashikohet të përcjellë tensione të mëdha në të ardhmen te PD-ja. Me këtë lidership problematik dhe me profil të ulët besueshmërie, PD-ja jo vetëm nuk i çon më dot përpara reformat e premtuara, por realisht, në këtë nivel që kanë arritur strukturat e shtetit shqiptar, do jetë burim i pashtershëm gabimesh. Kuptohet se për Jozefina Topallin të gjitha këto kanë pak rëndësi. Ajo menaxhon ligjet dhe këtë sipas mënyrës së saj e bën mirë. Tashmë i duhet të punojë realisht për të ardhmen e vet dhe të klanit të saj, që këtë herë tregoi se ishte i pafuqishëm, përpara një grupi të madh njerëzish në PD, që nuk e donin. Anipse për fatin e mirë të saj, sot, një pjesë e Shkodrës klienteliste e identifikon veten me të. I vetmi aleat i saj, por që asnjëherë nuk i besohet 100%, z. Berisha në krye të PD-së dhe njeriu që mban gjallë shpirtin e kësaj Partie (edhe pse u tregua publikisht galant me të), ka treguar se më shumë sesa e vlerëson, e përdor shumë. Ose më shumë akoma është krejt indiferent prej bindjes së saj paarsye. Atij vetë, tashmë energjitë i duhet t’i derdhë që të gjejë modusin për kryeprokurorin dhe kryetarin e SHIK-ut, dy levat ende të pamarra të institucioneve të pavarura, që e kthejnë vendin krejtësisht në zotërim të tij. Ndërsa për kryeprokurorin një hamendësi është emri i z. Zaganjori (jo më kot u investua në kandidaturën për president), shefi i SHIK-ut do të jetë dikush që të kënaqë dhe interesa shumë më të larta që dalin jashtë sferës së Berishës dhe që kanë të bëjnë me obligimet e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, si pjesë e konjukturave të Aleancës. Te kjo e fundit është ende problemi, që Berisha duhet ta masë veten mirë. Kurse, sa për mundësinë e humbjes së statusit të kandidatit, tashmë s’prish punë asgjë, sepse statusi i kandidatit të Shqipërisë është thjesht një element që Berishës më shumë i duhet për dekor dhe një mundësi për megakoncert, ku militantët të bëjnë propagandë dhe kaq. Për të mos thënë se ka të ngjarë që Shqipërisë t’i jepet ky status si një lloj kortezie për 100-vjetorin, që në fakt do të thotë që ajo të qëndrojë në paradhomën e madhe evropiane me dekada. Berisha, nga ana tjetër, këtë vit, në dy skenarët brenda dhe jashtë statusit është i qetë për pak kohë. Pas ndryshimeve kushtetuese që ia imponoi dhe ia mori Ramës me pëlqimin e këtij të fundit më 2008 dhe pas të gjithë sukseseve të tij personale, por që i kanë shtrembëruar keqazi këmbët e Shqipërisë, të paktën, do jetë ai personi që kryeson shtetin shqiptar në100-vjetorin e Pavarësisë. Egoja e tij e pashoqe është ngopur me këtë rast. Tani, thjesht, i duhet të shpikë armikun e radhës dhe përpjekja e vogël është që t’ua bëjë dhe të tijve se përballë kanë një tigër, që të gjithë e dimë se hë për hë është prej letre. Më mirë se z.Nano këtë nuk e bën asnjëri tani dhe, madje, në ditët në vazhdim nuk është çudi që lëvizja gjysmake e Nanos të prezantohet si shumë e rrezikshme... Por nëse këtë e besojnë, pjesa e deputetëve ushtarë të PD-së, ashtu si nënzë edhe ata që po struken nga grupi i deputetëve po aq ushtarë të PS-së, këtë nuk mund ta gëlltisë lehtë zonja Topalli. Oreksi i saj nuk përgjigjet me atë që kërkon pjesa tjetër e PD-së, ata që i hoqën ëndrrën e madhe. Nuk është e habitshme që të lindë dhe ajo një opozitë të vogël të fshehtë brenda PD-së, për të treguar se edhe ajo ekziston, dhe madje fort. Një shenjë të zbehtë e ka dhënë me moratoriumin, por kuptohet se nuk mund të priten shkëputje të menjëhershme pindarike të zonjës. I mjafton dhe e kënaq që PD-ja të sfumohet pak nga pak dhe pakdashësit e saj të hanë kokën në vazhdim me njëri-tjetrin. Ajo vetë s’ka fuqi që t’u tregojë menjëherë dhëmbët. Objektivi i ri mund të merret lehtë me mend: karrigia e kryetarit të PD-së, pasi pas 2013, Berisha ka pak gjasa të jetë sërish kryeministër. Nga ana tjetër, Topalli i ngjan ushtarëve të vjetër në ushtri që nuk mund të lejojë që një ‘rul’ (zhargoni i ushtarit të ri), si zoti Nishani dhe të tjerët, të jenë më sipër se ‘daja’ (ushtari i vjetër). Kuptohet, veç Berishës. Jozefina Topalli ka mësuar mirë sesi funksionon shteti dhe mbi të gjitha në kohët e reja po kupton se ajo që i bëri krahu që hamendësohet si grupi Meta-Basha ka nevojë për shpagim. Dhe hakmarrja, thonë grekët e vjetër, është një gjellë që të shijon kur hahet krejt e ftohtë. Më mirë se kushdo e kupton ajo që treni i PD-së po i drejtohet stacionit të fundit me stanjacionin e ekonomisë shqiptare vetëm një larg drejt recesionit, hegjemoninë e plotë të Berishës mbi të gjitha pushtetet e drejtësisë, po e komprometon pozicionin e Shqipërisë si një shtet me parametrat e një Republike të vërtetë. Njerëzit e pushtetit, por jo më pak edhe Opozita tashmë po mbesin në kënaqësitë gargantuane. Sak këtu mund të shkëlqejë ylli që do e çoj në krye të PD-së dhe mundësia për hakmarrjen e vërtetë. Sesa ujëra do të rrjedhin dhe si do jetë konjuktura, këtë askush nuk e di. Vetëm se fotoja e Nishanit hë për hë, si zor mund të ketë vend në zyrën e kryetares së Kuvendit. Atje është vetëm vendi i shenjtes katolike, asaj së cilës i falet dhe i lutet për ndihmë realisht shpirti që bashkëjeton fort me egon e pashtershme të zonjës Topalli.


Postuar nga Vizioner datë 07 Korrik 2012 - 00:02:

Shuplaka e fundit e ambasadorit danez:

Zgjedhja e presidentit, hap prapa.



Ambasadori danez në Shqipëri ka shtuar dozën e qëndrimeve kritike ndaj qeverisë shqiptare. Në një interviste dhënë së përjavshmes shqiptare “Java” pak kohë përpara largimit, Karsten Jensen deklaroi se:

“Nëse ne, për t’u dukur të sjellshëm, përdorim në publik një gjuhë ku gjembaçët quhen trëndafila, dështimet etiketohen suksese të pjesshme dhe mashtruesit, rastësisht mbështeten si liderë, atëherë si mund të presim që populli shqiptar ta kuptojë se çfarë duhet bërë ose jo, që vendi t’i bashkohet Evropës?”.


I pyetur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Jansen shprehet se zgjedhja është kushtetuese por jo demokratike. Por sipas tij, çdo gjë varet në duart e presidentit të zgjedhur Bujar Nishani, nëse ishte i duhuri apo jo. Në përgjigjen e tij thuhet:

“E parë nga ana formale, të dyja, edhe procesi dhe rezultati ishin brenda kufijve ligjore të vendosur nga kushtetuta shqiptare, por qartësisht nuk ishin brenda frymës së asaj që ishte shkruar në letër. Rezultati tregoi gjithashtu të meta të kushtetutës aktuale, përsa i përket mbrojtjes së ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve. Pra, duke folur nga një pikëpamje proçedurale, zgjedhja e Presidentit ishte një hap mbrapa për demokracinë shqiptare”.


Postuar nga Vizioner datë 07 Korrik 2012 - 00:04:

Shuplaka e fundit e ambasadorit danez:

Karsten Jensen deklaroi se:


“Me keqardhje them se korrupsioni është përkeqësuar vit pas viti. Kjo nuk është vetëm një përshtypje, por është një fakt. “Transparency International” dhe të tjerë e kanë dokumentuar prirjen në raportet e tyre vjetore. Është një kancer që ka filluar të përhapet në të gjitha nivelet e shoqërisë. Dëgjova së fundi një shembull të dhimbshëm, kur dikush ishte detyruar të korruptonte një punonjës bashkie për një varr të një familjari të vdekur. Deri këtu ka arritur”.


Postuar nga Vizioner datë 07 Korrik 2012 - 00:07:

Shuplaka e fundit e ambasadorit danez:

Jam habitur që shqiptarët s’reaguan pas 21 janarit

Karsten Jensen deklaroi se:

“Jam habitur nga ngurrimi i popullit shqiptar për t’u ngritur për të drejtat dhe interesat e tij. Nuk mendoj se ndonjë popull tjetër evropian do të kishte reaguar ndaj ngjarjeve të 21 Janarit, ashtu siç reaguan shqiptarët. Nuk mendoj se shumica e evropianëve do të pranonin nivelet e korrupsionit dhe padrejtësinë që ju shikoni në Shqipëri, pa reaguar. Nuk besoj se ndonjë popull tjetër evropian do të pranonte në heshtje që mjedisi i tij të shkatërrohej për shkak të përfitimit dhe lakmisë personale. Por më e habitshme është se elektorati shqiptar, herë pas here, vazhdon të zgjedhë të njëjtët njerëz, të cilët nuk e gëzojnë aspak respektin e tij. Kjo është e vështirë për t’u kuptuar nga unë dhe mendoj edhe nga çdokush tjetër që e ka demokracinë të ushqyer me qumështin e nënës”, shton Jensen.







Intervista e plote te shtunen ne revisten Java


Postuar nga RAIMONDI datë 07 Korrik 2012 - 19:23:

Ambasadori ngateron konceptet

Ne jemi nje demokraci republikane , jo nje demokraci direkte --dhe ne demokracine republikane populli ka te zgjedhurit e tij te cilet e udheheqein ne protesta dhe ne gjithe akrivitetin politik

Pra eshte faji i kreut te opozites qe populli qendron ne heshtje , jo i popullit

Nqs kreu i opozites do i bente thirje popullit per protesta dhe populli nuk do ngrihej , atehere do ishte faji i popullit por jo tani

Kreu i opozites ben vetem protesta .........dixhitale


Postuar nga Vizioner datë 08 Korrik 2012 - 13:11:

Thumbs up Ambasadori danez: Vendi është drejt humnerës.

Pyetja që shtrohet është se a mund ta çojnë kriminelët vendin drejt BE-së?



Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, zbrazet në intervistën e fundit përpara largimit nga Shqipëria. Shprehet i tronditur se korrupsioni është në rritje nga viti në vit. Shton se politika shqiptare nuk ndryshon fytyrë prej 20 vitesh. Deklaron se nuk ka zgjedhje të ligjshme me këtë KQZ dhe habitet se si ka mundësi që Ristani nuk dha dorëheqje pas raportit të ODIHR për zgjedhjet lokale. Deklaron se shanset për marrjen e statusit kandidat për në BE janë të pakta dhe thotë se pyetja që ngrihet është se a mund ta çojnë kriminelët vendin drejt BE.

“Pyetja që nuk e dëgjoj ta bëjë askush, por të cilën votuesit shqiptarë dhe analistët politikë me të vërtetë duhet të kishin filluar ta drejtonin prej kohësh është kjo: A ka ndonjë mundësi që politikanët e korruptuar, pra kriminelët, ta udhëheqin këtë vend drejt BE-së? Përsëri, po tregohem ekstremisht i drejtpërdrejtë, por mendoj se këto duhen thënë.”

Ambasadori thotë se është për hapjen e dosjeve dhe thotë se “Sa jetik është kufizimi i korrupsionit, po aq jetik është fshirja e gjurmës së Enver Hoxhës nga manuali i politikës shqiptare. Jo vetëm për perspektivën e Shqipërisë në BE, por edhe për të ardhmen e demokracisë shqiptare dhe rritjes së vazhdueshme ekonomike të vendit.”

Shpreh tronditjen e tij për mënyrën se si veproi Basha me Sheshin Skënderbej dhe deklaron se gjendja e mjedisit është alarmante. Ambasadori thotë se politikanët këtu krenohen me pasuritë e tyre të paligjshme dhe në fund jep alarmin për gjendjen ekonomike në vend.

“Tani pasuritë e shqiptarëve po shterojnë. Dhuratat janë më të pakta e më të vogla. Ekonomia publike, e cila virtualisht ishte pa borxhe, kur unë mbërrita 4 vite të shkuara, tashmë është mes vendeve të rajonit që janë të zhytur në borxhe. Arka e shtetit po boshatiset dhe Shqipëria duhet t’i drejtohet vendeve shumë të largëta për të kërkuar kredi dhe grante. Duke e vazhduar politikën e vjetër, vetëm sa shpejtohet një prirje e cila ka marrë shpejtësi vitet e fundit. Fatkeqësisht populli shqiptar do të jetë ai që do të vuajë i pari dhe më shumë pasojat. Shumica e shqiptarëve tashmë i ndjejnë vështirësitë e kohëve të ndryshuara.”

Më troç nuk thuhen gjërat.


Postuar nga Vizioner datë 08 Korrik 2012 - 13:16:

INTERVISTA E PLOTE

Bisedoi: Skënder Minxhozi

Revista JAVA





Zoti ambasador, po largoheni nga Shqipëria pas një qëndrimi të gjatë. Me çfarë përshtypjesh largoheni? Si e prisni postin e ri diplomatik në një realitet kaq të largët dhe të ndryshëm, si Kina?

Transferimi drejt një vendi tjetër është një fakt në jetën e një diplomati. Por, jam i trishtuar që më duhet të largohem nga Shqipëria dhe populli i saj, sepse për Shqipërinë e shqiptarët ndjej një dashuri të thellë. Vetë ju jeni pasuria më e madhe e këtij vendi. Nuk jam ndjerë kurrë në ndonjë vend tjetër, më i mirëpritur se këtu. Mikpritja dhe miqësia që më janë ofruar kanë qenë të jashtëzakonshme. Shumë pak shqiptarë kam takuar, të cilët mund të mos i kem pëlqyer menjëherë. Ishte një zbulim për mua ardhja këtu dhe për katër vite të përjetoja këtë vend dhe popull fantastik, i cili për pjesën më të madhe të jetës time ka qenë një xhevahir i fshehur i Evropës. Me të vërtetë besoj se shqiptarët kanë shumë se çfarë t’u mësojnë miqve të tyre evropianë, në fakt edhe gjithë botës, rreth mikpritjes, harmonisë fetare, tolerancës, dhe punës së palodhur. Evropa ka nevojë për rolin e mençur dhe konstruktiv të Shqipërisë në këtë pjesë të trazuar të kontinentit. Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk munda ta mësoj kurrë gjuhën shqipe, por mësova fjalën e saj më të rëndësishme: “Faleminderit”. Nëse ka diçka që dua t’u them shqiptarëve tani që do të largohem, është: Faleminderit!

Gjithashtu, më ka bërë me të vërtetë përshtypje ritmi i shpejtë i ndryshimeve këtu. Shqipëria ku unë erdha është krejtësisht e ndryshme nga Shqipëria nga e cila po largohem. Duke parë se çfarë mund të arrijë zgjuarsia dhe vendosmëria shqiptare, të kombinuara me punën e pabesueshme e të palodhur, u bëra optimist për të ardhmen e këtij kombi.

Por, edhe e kam kuptuar që potenciali i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, është sakrifikuar vazhdimisht nga politika jofunksionale, aq shumë sa kjo e fundit rrezikon të zhdukë edhe perspektivat evropiane të Shqipërisë për të ardhmen e afërt, madje edhe potencialin e saj ekonomik, nëse nuk do të ndodhin shpejt ndryshime themelore dramatike. Populli shqiptar duhet të thotë me vendosmëri: “MJAFT!”, te kutia e votimit që ato të ndodhin.

Përsa i takon emërimit tim në Kinë, shumë sinqerisht, nuk kam pasur kohë ta mendoj apo të përgatitem. Por vajtja atje ishte një dëshirë personale, tani që më duhet të largohem nga Shqipëria. Më duket tërheqëse të kem mundësi të jem i pranishëm në një nga qendrat më të rëndësishme të rendit të ri botëror dhe shkoj në një vend, i cili me mënyra të jashtëzakonshme ka qenë në gjendje të ecë me hov e në një kohë rekord, drejt së ardhmes, duke i luajtur kartat siç duhet. Por Shqipëria dhe shqiptarët gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time.




Intervista juaj e fundit në Java (7 janar 2012), ka shkaktuar një valë të gjerë reagimesh në opinionin publik. Interes kanë ngjallur edhe deklarime, intervista apo fjalime të tjera tuajat. A mund të na thoni me sinqeritet, në fund të eksperiencës tuaj në Shqipëri, përse ambasadori Karsten ishte kaq i veçante në komunitetin diplomatik në Tiranë?

Realisht nuk më takon mua të gjykoj, por sigurisht që nëse zgjidhni të flisni publikisht rreth diçkaje për të cilën shumica flasin vetëm privatisht, atëherë mundet që dikush të zemërohet e ca të tjerëve t’u vijë hidhur. Por mendoj se ne, ndërkombëtarët, kemi një përgjegjësi morale dhe politike për të ndihmuar shqiptarët në përmbushjen e dëshirës së tyre për t’iu ribashkuar Evropës. Askush nuk e do dhe nuk e meriton më shumë atë. Askujt nuk i janë mohuar vazhdimisht mundësitë, si shqiptarëve. Më ka udhëhequr besimi se mënyra më e mirë për të ndihmuar është ta themi të vërtetën ashtu siç është dhe në një formë që njerëzit ta kuptojnë. Në fund të fundit, janë shqiptarët ata që vendosin për të ardhmen e tyre, prandaj duhet të jenë të informuar për sfidat.

Nëse ne, për t’u dukur të sjellshëm, përdorim në publik një gjuhë ku gjembaçët quhen trëndafila, dështimet etiketohen suksese të pjesshme dhe mashtruesit, rastësisht mbështeten si liderë, atëherë si mund të presim që populli shqiptar ta kuptojë se çfarë duhet bërë ose jo, që vendi t’i bashkohet Evropës? Si mund të presim që populli shqiptar, i cili ka qenë i izoluar me forcë për kaq kohë të gjatë dhe të cilit i ishte mohuar demokracia, të zgjedhë liderët e tij me zgjuarsi dhe të marrë vendimet e duhura, nëse qëndrojmë të heshtur kur ne e dimë të vërtetën?

Përdorimi i gjuhës diplomatike, gjatë 20 viteve të fundit, cilido të jetë justifikimi, qartësisht që nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Shqipëria, jo vetëm që nuk është ende një anëtar i BE-së, sikurse e kishte potencialin të ishte, por ajo ka mbetur prapa edhe për marrjen e statusit për të qenë vend kandidat.

Hapi i parë për të zgjidhur një problem është ta identifikosh qartë atë. Këtë jam përpjekur të bëj. Jo të ofendoj, por të ofroj një këshillë të ndershme dhe miqësore, për të ndihmuar shqiptarët që të përmbushin qëllimet dhe dëshirat e shprehura të tyre. Kjo është sjellja daneze. Ministri im i Jashtëm për Çështjet Evropiane Nicolai Wammen, foli me të njëjtën qartësi gjatë vizitës së tij të fundit, kur u takua me politikanët shqiptarë.

Në vijim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Shqipëria nënshkroi standardet evropiane, dhe aplikoi për statusin e kandidatit të BE-së, pra ekipi shqiptar vendosi ta lerë stërvitjen e të hyjë direkt në fushë. Tani është serioze. Nuk është më një detyrim thjesht moral për të folur hapur. Mendoj se është një detyrë për ata që dëshirojnë t’i shohin shqiptarët të shënojnë, e në fund të fitojnë.




Sapo kemi lënë pas zgjedhjen e kreut të shtetit. Si e keni përjetuar procesin? Sa u përputh ai me objektivin maksimal që BE dhe ju si presidencë, kishit definuar, në lidhje me mënyrën e sjelljes së klasës tonë politike dhe identiktin e kreut të shtetit? A e kaloi me sukses politika shqiptare këtë provim maturie demokratike?

Ka disa çështje këtu: E parë nga ana formale, të dyja, edhe procesi dhe rezultati ishin brenda kufijve ligjore të vendosur nga kushtetuta shqiptare, por qartësisht nuk ishin brenda frymës së asaj që ishte shkruar në letër. Rezultati tregoi gjithashtu të meta të kushtetutës aktuale, përsa i përket mbrojtjes së ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve. Pra, duke folur nga një pikëpamje procedurale, zgjedhja e Presidentit ishte një hap mbrapa për demokracinë shqiptare. Dhe kjo ndodh kur në sfond ka një përqendrim shqetësues të pushtetit vitet e fundit, i vënë re nga progres raportet e BE-së dhe në disa konkluzione të tjera ndërkombëtare.

Koha do ta tregojë, nëse zgjedhja e Presidentit do të ketë efekte të kundërta mbi gjendjen e diskutueshme të demokracisë. Praktikisht, sigurimi i pavarësisë institucionale tani varet nga Z. Nishani personalisht. Pavarësisht cilësive të mira të Z. Nishani, demokracia nuk mund të jetë e varur te integriteti dhe personaliteti i një individi, prandaj, ajo që do të ndodhë me Prokurorin e Përgjithshëm, Kreun e SHISH-it dhe emërimet e ardhshme të gjykatësve, padyshim që do të monitorohet nga afër, në Tiranë dhe nga jashtë.

Në kontekstin e BE-së, zgjedhjes së Presidentit iu dha rëndësi përtej zgjedhjes së një kreu shteti.

Evropa ia bëri të qartë pa ekuivok liderëve tuaj politikë, se zgjedhja do të ishte një test lakmusi për demokracinë shqiptare dhe pjekurinë e politikës. Gjithashtu iu bë e qartë se mënyra e administrimit dhe rezultati i zgjedhjes do të ndikojë në potencialin e Shqipërisë për marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, këtë vit. Përsëri, elementët vendimtarë të klasës politike zgjodhën të vendosin pushtetin e tyre personal mbi interesat e Shqipërisë e shqiptarëve.



Ndodhemi përballë sfidës së statusit të vendit kandidat për herën e tretë. Sa pranë këtij objektivi jemi realisht?

Në intervistat e mëparshme kam vënë në pikëpyetje vullnetin e vërtetë të klasës politike për të sjellë Shqipërinë në BE. Si mund të veprosh ndryshe, kur shumë shpesh ka një hendek mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet? Si mund të veprosh ndryshe, kur këshilla ndërkombëtare herë pas herë injorohet, kur premtimet thyen përherë, kur politikanët një ditë thonë një gjë dhe ditën tjetër bëjnë të kundërtën?

Fakti shqetësues është se komuniteti ndërkombëtar, për më shumë se njëzet vjet, ka harxhuar shuma marramendëse në ndihma dhe asistenca të tjera për Shqipërinë, me qëllim që ajo të hyjë shpejt në rrugën drejt Evropës. Përpjekje të ngjashme në vendet e tjera ish-komuniste të Evropës janë kurorëzuar me sukses. Ata tashmë janë anëtarë të BE-së. Ndërsa në Shqipëri, pushtetet e radhës, me vendosmëri kanë mbetur në vend dhe për vite me radhë kanë hedhur poshtë shumë mundësi që iu janë ofruar. Jo me fjalë, – përkundrazi, me vepra, vepra të tëra. Kur shikoni se një sjellje e tillë shpërblehet vazhdimisht nga elektorati shqiptar, ju duhet t’i falni ndërkombëtarët që ndonjëherë ndjejnë se integrimi i Shqipërisë në BE duket si një mision i pamundur.

Shqipëria, asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë mundësi për të përparuar drejt Evropës, sa gjatë këtyre katër viteve të fundit. Përveç anëtarësimit në NATO dhe liberalizimit të vizave, më të shumtat i janë refuzuar. Përsëri, jo vetëm me fjalë, sepse gjërat e duhura janë thënë, por me ato çka vlejnë: me veprime e vepra.

Me statusin e kandidatit, praktikisht servirur Shqipërisë në një pjatë argjendi, por efektivisht i refuzuar me veprime e mosveprime gjatë gjashtë muajve të fundit, zor se mund të arrij në një përfundim tjetër nga ai që forcat dominuese në politikë nuk kanë ndonjë dëshirë reale për të futur Shqipërinë e shqiptarët në BE. Shembujt e mundësive të humbura vazhdimisht, janë të pamohueshëm.

Po tregohem tejet i drejtpërdrejtë, por mendoj se kështu duhet thënë.

Le t’i kthehem pyetjes tuaj specifike, nëse statusi i kandidatit do të jetë i mundur këtë vit:

Është ekskluzivisht e drejtë e Komisionit Evropian, nëse do ta rekomandojë statusin e kandidatit. Por, kompetencën e dhënies së tij e kanë vetëm shtetet anëtare. Secili nga 27 shtetet anëtare të BE-së duhet të votojë pro. Shumë sinqerisht, duke parë mungesën e të dhënave për përparim të prekshëm në politikë, në shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupsionit, ndërtimin e kapaciteteve institucionale etj., shoh se ka pak të ngjarë konsensusi mes vendeve anëtare, edhe sikur Komisioni ta rekomandojë statusin e kandidatit. Në fakt ka patur hapa të rëndësishme prapa, në të gjitha fushat. Disa spektakolare. Megjithatë ka ende kohë për mrekullira. Por duhet që qeveria shqiptare të përmbushë pjesën më të madhe të çështjeve të mbetura pezull, për arsyen e thjeshtë se qeveria dhe jo opozita, është në pushtet.

Ende kam një dritëz shprese se Shqipëria do të mundet ta kurorëzojë 100 vjetorin me statusin e kandidatit, por nuk do të tregoja të vërtetën nëse do të pretendoja se më ka mbetur shumë optimizëm, pas ngjarjeve të vitit 2012. Nuk shoh dëshmi të ndonjë vullneti politik serioz. Dëshiroj ta kem gabim, për hir të popullit shqiptar, i cili e meriton statusin e kandidatit.



Gjatë mandatit tuaj, keni qenë shumë i ndjeshëm ndaj fenomeneve negative që kalon vendi ynë. Ndër to, korrupsioni ka qenë në fokusin tuaj si diplomat. A është Shqipëria një vend më pak i korruptuar në fund të mandatit tuaj, si ambasador i Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë?

Me keqardhje them se korrupsioni është përkeqësuar vit pas viti. Kjo nuk është vetëm një përshtypje, por është një fakt. ”Transparency International” dhe të tjerë e kanë dokumentuar prirjen në raportet e tyre vjetore. Është një kancer që ka filluar të përhapet në të gjitha nivelet e shoqërisë. Dëgjova së fundi një shembull të dhimbshëm, kur dikush ishte detyruar të korruptonte një punonjës bashkie, për një varr të një familjari të vdekur. Deri këtu ka arritur.

Megjithatë, miqtë shqiptarë, janë të shpejtë kur vënë në dukje se korrupsioni në Shqipëri, nuk është dramatikisht më i lartë se diku tjetër në rajon, duke përmendur edhe disa anëtarë të BE-së, gjë që është e vërtetë. Por është pikërisht kjo arsyeja se përse zakonet korruptive të rrënjosura thellë, janë bërë mbase pengesa më e madhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

Shumë evropiano-veriorë e shikojnë krizën në Evropë, si të shpërthyer nga sëmundjet e kulturës politike të Evropës së Jugut, dhe ata e ndiejnë se kanë paguar një faturë astronomike, për ta nxjerrë Jugun nga problemet e shkaktuara nga vetë ai.

E drejtë ose jo, nuk do të gjeni asnjë mirëkuptim për hapjen e derës së BE-së ndaj një vendi që qeveriset nga një klasë politike e cila nuk ka treguar ndonjë vullnet të qartë për të luftuar korrupsionin, ryshfetin ose mashtrimin, apo për të bashkëpunuar. Është fare e paimagjinueshme për disa vende anëtare të BE-së, mbartja e problemeve të tjera sot.

Do të tregohem edhe më i sinqertë, sepse pasojat rrënuese të korrupsionit për perspektivën e ardhshme të Shqipërisë zor se janë kuptuar plotësisht, edhe nga shqiptarët që kanë përvojë jashtë vendit.

Korrupsioni është një krim, edhe sipas ligjit shqiptar. Çdokush i përfshirë në korrupsion është një kriminel. Thjesht dhe qartë. I tillë është dikush që tejkalon kufirin e lejuar të shpejtësisë, parkon në mënyrë të paligjshme apo tymos në restorante. Nga përvoja ime shumë shqiptarë priren ta shohin korrupsionin e zakonshëm si një krim të papërfillshëm. Nuk ndodh kështu në vendet e Evropës veriore, përfshirë Danimarkën, ku korrupsioni përbën një krim shumë të rëndë. Korrupsioni shihet me përbuzje të thellë dhe fajtorët janë të destinuar për të hyrë në burg për sjellje të pahijshme, të cilat në Shqipëri nuk do ta bënin ndonjërin as të ngryste vetullat.

Vetëm mund të spekuloj se përse ka kaq ndryshim dramatik në perceptim. Ndoshta ndodh sepse sensi i komunitetit së shqiptarëve dhe fatit të përbashkët është ende në lulëzim. Shumica e shqiptarëve ende nuk e vlerësojnë faktin se ata janë pasagjerë të të njëjtës varkë; që korrupsioni është grabitje publike, pra vjedhje publike nga xhepat e vetë atyre. Shumica e njerëzve nuk e bëjnë lidhjen mes stilit modern të jetës së politikanëve që kanë zgjedhur, automjeteve luksoze, vilave në plazh dhe kushteve mjerane të shkollave e spitaleve. Fatmirësisht duket se ka një frymë kombëtare në rritje dhe shpresojmë që kjo do të çojë në një tolerancë më të vogël ndaj korrupsionit në çështjet publike.

Siç duket, korrupsioni rrallë ndiqet penalisht, por edhe më rrallë dënohet, edhe në rastet më flagrante. Çdo shqiptar e di këtë, sikurse edhe ndërkombëtarët. Edhe ne i ndjekim rastet, por fatkeqësisht sistemi shqiptar i drejtësisë ka një tendencë shqetësuese për të dështuar, edhe atëherë kur duhet të kishte orën e tij të suksesit. Ky duket se është një problem në rritje.

Korrupsioni, veçanërisht, minon besueshmërinë e klasës politike, e cila vazhdimisht pretendon se i shërben interest publik dhe që drejton popullin shqiptar drejt BE-së.

Korrupsionin lulëzon në politikë, siç e dimë të gjithë. Pra, krimi lulëzon në politikë. Nuk bëhet asgjë as për ta mbuluar atë. Pa dyshim që nuk them se politikanët në përgjithësi janë kriminelë e të korruptuar. Njoh shumë, të cilët i konsideroj përfaqësues të ndershëm dhe të përkushtuar të popullit shqiptar, dhe këta i gjen në të gjitha partitë politike, në të gjitha nivelet e politikës. Por është jashtëzakonisht shqetësuese të shohësh një numër politikanësh shqiptarë, që hapur shesin mend me pasurinë e tyre, të cilën çdokush e di që nuk mund ta kenë fituar me punë të ndershme. Jo vetëm sepse ata janë në gjendje t’ia hedhin paq, por edhe se njerëz të tillë zgjidhen, urohen madje edhe konsiderohen si të përshtatshëm, edhe për postet më të larta të shtetit.

Pyetja që nuk e dëgjoj ta bëjë askush, por të cilën votuesit shqiptarë dhe analistët politikë me të vërtetë duhet të kishin filluar ta drejtonin prej kohësh është kjo: A ka ndonjë mundësi që politikanët e korruptuar, pra kriminelët, ta udhëheqin këtë vend drejt BE-së?

Përsëri, po tregohem ekstremisht i drejtpërdrejtë, por mendoj se këto duhen thënë.

Kultura politike shqiptare duhet të ndryshojë dramatikisht, në këtë aspekt, me qëllim që Shqipëria të bëjë një hap përpara. Dhe nevoja për ndryshim është e fortë. Përsa kohë që edhe njerëzit e ndershëm e të respektuar, përfshirë këtu personalitete, duket se nuk e kanë problem të shoqërohen me persona me reputacion të dyshimtë, me lidhje të njohura me botën e krimit të organizuar dhe të lëndëve narkotike, shoh pak arsye për optimizëm. Ku shkuan moralët?

Pra korrupsioni ka pasoja të rënda politike, por edhe më të rënda janë pasojat për ekonominë. Jo vetëm sepse një perspektivë e shëndetshme, ka një efekt të drejtpërdrejtë mbi dëshirën për të investuar në Shqipëri, por sepse korrupsioni në shumë vende përbën krim për një kompani, edhe kur ajo angazhohet jashtë vendit. Kështu ndodh në SHBA, Danimarkë dhe shumë ekonomi të tjera të përparuara. Pa asnjë dyshim kjo është një nga arsyet kryesore se përse relativisht pak nga korporatat e klasit ndërkombëtar, kanë përfaqësi apo janë të angazhuara direkt me Shqipërinë. Spektri i korrupsionit i mban ata larg.



BE ka nënvizuar shpesh si mjaft shqetësues, fenomenin e mosdënueshmërisë (impunity). A keni një ide, përse është kaq e vështirë në Shqipëri, që të dënohet një zyrtar i lartë i korruptuar?

Sigurisht që kjo nuk ndodh për faj të ligjeve, mungesës së provave apo mjeteve për ushtrimin e ligjit. Ka disa shkaqe:

Së pari, parimi i shtetit të së drejtës dhe drejtësia për të gjithë, ende nuk ka zënë rrënjë në shoqërinë shqiptare. Lidhjet personale dhe pushteti duket se marrin përparësi mbi atë që është e drejtë apo mbi atë që thotë ligji. Shumica e shqiptarëve duket se në heshtje e pranojnë që ka një palë rregulla për njerëzit me pushtet dhe para, si dhe një palë rregulla krejtësisht të ndryshme për veten e tyre. Vini re trafikun, ku vetëm makinat e vogla duket se janë në shënjestër. Të paktën ende nuk kam parë një Mercedes luksoz apo një automjet me targë ”Z” që të ndalohet apo të bllokohet, kur në mënyrë flagrante thyen rregullat në sy të punonjësit që ushtron ligjin. Dhe në rastet kur punonjësi i policisë apo ndonjë nëpunës civil përpiqen të zbatojnë ligjin tek njerëzit me pushtet (sikurse duhet të veprojnë sipas ligjit), ata do të përfundojnë të ndëshkuar personalisht, ose do të qortohen publikisht se trajtuan një figurë publike si çdo qytetar tjetër, ashtu siç ndodhi në një rast që tërhoqi vëmendjen e medias vitin e kaluar.

Së dyti, sistemi i drejtësisë është molepsur nga korrupsioni, dhe ka shembuj të panumërt gjyqtarësh që ia hedhin paq dhënies së vendimeve skandaloze, për çështje apo padi penale të lidhura me politikën, disa edhe kohët e fundit. As ajo çka ka mbetur nga media e pavarur nuk është se bën shumë në ndjekjen e rasteve të tilla të padrejtësisë së jashtëzakonshme, e cila qartësisht në fytyrën e saj ndesh presion të panevojshëm, korrupsion apo më keq. Dhe shpesh nuk është e vështirë për të hetuar: Kur një gjyqtar i paguar relativisht pak është në gjendje të blejë një makinë të re luksoze apo të shkojë në udhëtime të shtrenjta private jashtë, atëherë duhet të ngrejë një seri pyetjesh, sikurse duhet të ndodhë për këdo që punon në zyra publike apo në politikë.

Megjithatë, kam frikë se kultura kriminale korruptive, ka arritur një masë kritike, ku edhe armiqtë ndajnë të njëjtin interes që drejtësia të mos ushtrohet, sidomos për çështje të bujshme, nga frika e efektit domino. Duke parë se si funksionon Shqipëria, nuk është e habitshme se përse janë të paktë e të rrallë, prokurorët e gjyqtarët që kanë kurajën e nevojshme për t’i dhënë fund këtyre rasteve.

Sidoqoftë, kultura e mosndëshkimit e të pasurve e të pushtetshmëve, jo vetëm që dëmton reputacionin e sistemit të drejtësisë dhe minon demokracinë, por dëmton rëndë reputacionin e Shqipërisë jashtë vendit. Pasojat politike dhe ekonomike janë të konsiderueshme.



Përtej korrupsionit, a shihni probleme të tjera të lidhura me mënyrën sesi funksionon politika në Shqipëri, të cilat shpjegojnë mbetjen larg objektivit të integrimit europian?

Po, mendoj se shumë mund të shpjegohet me hendekun e rritur shpejt midis kërkesave të një shoqërie moderne në krijim dhe prapambetjes së politikës.

Ndërsa Shqipëria ka parë një rritje ekonomike të pabesueshme dhe ndryshime në shoqëri, veçanërisht gjatë dekadës së fundit, politika duket se ka mbetur në të shkuarën të cilën shumica e vendeve të tjera ish-komuniste e kanë lënë pas, shumë vite më parë. Panorama politike shqiptare pothuajse është e padallueshme nga ajo e vitit 1991, në një kohë që vendet e tjera kanë kaluar disa breza politikë. Mënyrat dhe mjetet e vjetra nuk janë harruar. Ato duhen lënë mënjanë me qëllim që Shqipëria të ecë drejt të ardhmes. E kaluara nuk është rruga drejt të ardhmes, përkundrazi është një pengesë për të dhe populli shqiptar duhet ta kuptojë këtë.

Mbase pa u çuditur jam ndeshur me mungesën e dëshirës së politikës për të konfrontuar historinë edhe pas 20 viteve, mbase sepse për të e kaluara nuk është ende histori. Unë personalisht kam mbrojtur hapjen e arkivave të SHISH disa herë. Ka rënë në vesh të shurdhër në të gjitha qarqet dhe lind pyetja përse, kur edhe vendet e tjera ish-komuniste e kanë bërë këtë me sukses dhe shpesh e kanë parë këtë si një gur mbështetës drejt ecjes përpara. Përpjekjet e para për lustracion në Shqipëri qartësisht i shërbyen interesave personale apo partive politike, pavarësisht se çfarë emri iu vu. Shumë sinqerisht ato kanë thirrur shpirtin e të shkuarës, më shumë sesa të ardhmen.

Sa jetik është kufizimi i korrupsionit, po aq jetik është fshirja e gjurmës së Enver Hoxhës nga manuali i politikës shqiptare. Jo vetëm për perspektivën e Shqipërisë në BE, por edhe për të ardhmen e demokracisë shqiptare dhe rritjes së vazhdueshme ekonomike të vendit.



Reformat janë bllokuar sërish nga vullneti i munguar i partive të mëdha. A besoni se do të kemi zgjedhje të ndershme vitin e ardhshëm?

Shumë sinqerisht kam dyshim. Problemi me zgjedhjet shqiptare nuk është ligji, por vullneti për ta zbatuar atë. Siç e kam thënë më parë, ligji danez është një broshurë, në krahasim me ligjin shqiptar, që ka madhësinë e një libri. Ligji danez funksionon sepse çdokush punon për të respektuar germën dhe frymën e tij. Ligji shqiptar nuk respektohet, as teksti as fryma e tij, pra nuk mendoj se ka rëndësi se çfarë shkruhet për të penguar keqpërdorimin, sepse zgjuarsia njerëzore gjithmonë do e gjejë mënyrën për të mashtruar, nëse ka këtë qëllim.

Është e qartë që ligji aktual zgjedhor përmban dispozita problematike, për shkak se doli më tepër nga një marrëveshjeje politike mes dy partive kryesore, sesa nga një përpjekje serioze për të gjetur një zgjidhje të drejtë e demokratike, që i përshtatet panoramës politike shqiptare.

ODIHR jo vetëm që dha sugjerime për ligjin, por edhe vlerësoi organizimin administrativ si thelbësor për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme. Në veçanti raporti i ODHIR-it kritikoi ashpër funksionimin partizan të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshi rolin e kryetarit të tij. Në dritën e përfundimeve të nxjerra nga ODHIR, e gjykoj si të pakuptueshëm faktin se, si kryetari dhe anëtarët e komisionit, nuk dhanë menjëherë dorëheqjen, siç do të ndodhte në shumicën e vendeve me të cilat Shqipëria aspiron të krahasohet. Zgjedhjet me komisionin aktual qartësisht nuk mund të pretendojnë shumë legjitimitet, sipas raportit të ODHIR-it. Përveç kësaj, ODHIR gjithashtu kritikoi funksionimin e kolegjit zgjedhor dhe përfundimet e tij hodhën dyshime mbi funksionimin e kolegjit si trup gjykues i drejtë dhe i ndershëm. As kjo nuk do të ishte e pranueshme në një vend që pretendon të jetë një demokraci.

Por fatkeqësisht, sikurse e pamë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2011, në fund, nuk duket se ka shumë rëndësi se çfarë thotë ligji. Ajo çfarë ka rëndësi në Shqipëri është se kush ka shumicën dhe kush administron rregullat. Kjo nuk është demokraci apo shtet i së drejtës. Këtë fakt nuk e ndryshon as ndryshimi i tekstit në letër. Vetëm ndryshimi në mentalitet mund ta bëjë këtë gjë. Vetëm atëherë Shqipëria mund të pretendojë se është më tepër se një demokraci në krijim.



Jeni shprehur në intervistën tonë të fundit, se sheshi Skënderbej ju dukej si një ngërdheshje. A i qendroni sërish këtij mendimi?

Jam i sigurtë se çdokush do të ishte dakord që sheshi “Skënderbej” sot është një vend shumë më i mirë, sesa ishte vitin e kaluar. Megjithatë mendoj se disa e keqkuptuan çështjen e përgjithshme që u mundova të ngrija. E përdora sheshin “Skënderbej” kryesisht për të shpjeguar sesi duhet të silleni në mënyrë të përgjegjshme kur merrni një dhuratë, nëse do të dëshironit të merrni edhe një tjetër.

Arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë bënë një projekt të klasit botëror për sheshin. Kuvajti me bujari pranoi të paguajë. Sikurse fatkeqësisht nuk është e pazakontë në sjelljen shqiptare, lidershipi i ri në Tiranë vendosi të ndryshojë çdo gjë, sipas informacioneve të mia, pa ndonjë konsultim ose analizë dhe me një kosto të madhe për Tiranën dhe taksapaguesit e saj. Nëse është e vërtetë, kjo është një lloj sjelljeje që pritet vetëm nga shoqëritë me të cilat Shqipëria nuk dëshiron të krahasohet.

Cilado të jetë e vërteta, pasoja trishtuese është se shumë nga emrat e arkitekturës ndërkombëtare, që tani e tutje, ka të ngjarë t’u qëndrojnë larg projekteve shqiptare. A do të mendonte një Mikelanxhelo modern të ofronte talentin e tij, nëse rrezikohej që kryeveprat e veta të prisheshin apo më keq: të shpërfytyroheshin nga amatorët? A ka të ngjarë që qeveri të huaja të rreshtohen për t’i dhuruar Shqipërisë në këto rrethana?

Por sheshi nuk është shembulli i vetëm. Projekti i ri për të kombinuar Xhaminë me Qendrën Kulturore, i projektuar brenda mundësive që mund të përballonte Tirana, gjithashtu u braktis. Ishte projektuar nga BIG, një firmë arkitekturore daneze e klasit ndërkombëtar. Kur një firmë e tillë i ka duart e zëna me projektimin e ndërtesave në vendet më prestigjioze të botës, zgjedh t’i dhurojë talentin e saj unik të ardhmes së Shqiptërisë, shumica do ta pranonte këtë dhuratë me mirënjohje e përulje. Ka të ngjarë që Tirana kurrë nuk do të jetë në gjendje të tërheqë apo të paguajë tarifat e një kompanie të tillë si BIG. Realizimi i projektit do të garantonte një numër të jashtëzakonshëm turistësh nga e gjithë bota jo vetëm se ai është projetktuar nga BIG, por edhe për bukurinë e tij. Por projekti u hodh menjëherë poshtë. Nuk kam dëgjuar apo parë dikë që të ketë idenë më të vogël për vlerën që u hodh në koshin e plehrave të Bashkisë. A ka gjasa që një kompani e një kalibri të tillë të ”harxhojë” kohën e saj të çmuar për Shqipërinë përsëri?!

Nuk po përpiqem të kapem me lidershipin e Tiranës në veçanti, edhe pse për mua është jashtëzakonisht trishtuese kjo që ka ndodhur, sepse Tirana në shumë kuptime është edhe fytyra e Shqipërisë jashtë. Mund të gjeni shembuj të ngjashëm në qeveri apo në bashki të tjera, me lloje të tjera ndihmash apo grantesh të huaja, të cilat nuk u shfrytëzuan për atë që ishin destinuar apo shpresohej të përdoreshin.

Megjithatë e kuptoj vështirësinë e të diskutuarit se “ju nuk e dini se çfarë keni humbur”, kur ajo që keni marrë është shumë më e mirë nga ajo që kishit. Fatkeqësisht ky është kuptimi i shumë mundësive të humbura gjatë këtyre 20 viteve. Shqiptarët panë përparimin që nuk i afrohet fare progresit që ata meritojnë, apo që mund të kishin patur, nëse politikanët e tyre do të kishin vepruar në interes të popullit e kombit të tyre.

Tani pasuritë e shqiptarëve po shterojnë. Dhuratat janë më të pakta e më të vogla. Ekonomia publike, e cila virtualisht ishte pa borxhe, kur unë mbërrita 4 vite të shkuara, tashmë është mes vendeve të rajonit që janë të zhytur në borxhe. Arka e shtetit po boshatiset dhe Shqipëria duhet t’i drejtohet vendeve shumë të largëta për të kërkuar kredi dhe grante. Duke e vazhduar politikën e vjetër, vetëm sa shpejtohet një prirje e cila ka marrë shpejtësi vitet e fundit. Fatkeqësisht populli shqiptar do të jetë ai që do të vuajë i pari dhe më shumë pasojat. Shumica e shqiptarëve tashmë i ndjejnë vështirësitë e kohëve të ndryshuara.



Në intervista të mëparshme, ju keni trajtuar edhe fatin e Piramidës dhe disa objekteve të tjera turistike në Shqipëri. A shihni motive për optimizëm në gjendjen e tyre aktuale?

Po dhe jo. Shqipëria është një vend i mahnitshëm, me bukuri natyrore, por fatkeqësisht kanë mbetur pak shembuj të çmuar që dëshmojnë trashëgiminë e saj. Me trishtim shoh që thesaret e mbetura të Shqipërisë, po shkatërrohen me shpejtësi nga ndërtimet e pakontrolluara, ndotja e plehrat. Shpesh ndjej se të gjitha gabimet e mundshme që mund të bëhen nga një ekonomi në zhvillim, po bëhen këtu, për shkak të mungesës së lidershipit politik në interesin kombëtar.

Megjithatë, vitet e fundit, kam ndjerë një rritje të ndërgjegjësimit të shqiptarëve në lidhje me atë që po ndodh me vendin e tyre. Dhe një numër gjithnjë e më i madh prej tyre po përpiqet të bëjë diçka, psh për mbeturinat që shpërfytyrojnë pjesën më të madhe të bukurisë së Shqipërisë. Mbeturinat janë gjëja e parë që shumica e vizitorëve vënë re. U ngazëlleva kur pashë protestën publike atëherë kur nxitej aktivisht shkatërrimi i pikës unike të referimit të Tiranës, Piramidës. Është trishtuese që zërat kanë heshtur disi, ndërkohë që Piramida e zhveshur nga mbulesa e saj e shkëlqyer, e mermertë, është lënë të shkatërrohet nga neglizhenca, pavarësisht se është një gur i çmuar arkitekturor dhe një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e trashëgimisë së trazuar të Shqipërisë.

Shqetësimi publik në lidhje me çfarë po ndodh në pjesën e Parkut, që lidhet me liqenin e Tiranës, është një tjetër shenjë që shqiptarët po fillojnë të shqetësohen për mjedisin e tyre rrethues. Polemika tregon se qytetarët nuk pranuan në heshtje shkatërrimin e ambientit të tyre. I ngjashëm është rasti i thirrjes së referendumit mbi ligjin që lejon importimin e plehrave nga jashtë, i cili përbën një shqetësim të madh e të kuptueshëm. Nëse del jashtë Tiranës, shikon disa shembuj bashkish të ndryshme që udhëheqin duke u përpjekur të ruajnë, rindërtojnë dhe të korrigjojnë gabimet e të kaluarës. Më lejoni të përmend Korçën e Shkodrën, por ju gjeni rreze shprese në gjithë Shqipërinë. Pra, ndërgjegjësimi është dukshëm në rritje.

Çështja është se mos është shumë vonë. Shumë fshatra të Shqipërisë dhe jo më pak vija e mahnitshme bregdetare, janë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme. Ka ende vende të pashkatërruara, por shumë prej tyre, ndërsa ne flasim, po rrënohen për brezat e ardhshëm, nga ndërtimet dhe shfrytëzimet e ligjshme ose jo të ligjshme.

Por shqetësimi im më i madh është katastrofa mjedisore që kanos neglizhenca totale e sfidave mjedisore të një ekonomie në rritje. Politikanët kanë mbyllur sytë përpara kostos së rritur të mjedisit dhe si pasojë populli shqiptar do të përballet me një faturë të jashtëzakonshme. Jo vetëm për kushtet ekonomike, por edhe për problemet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja, përdorimi i pakontrolluar i lëndëve të rrezikshme etj. Në fakt shqiptarët po e paguajnë çmimin. Numri i rasteve të kancerit po rritet në mënyrë dramatike. Sigurisht që ndërkombëtarët vazhdimisht kanë paralajmëruar për këtë situatë, por janë ndeshur me mungesën e vullnetit të pushteteve të radhës. Më lejoni ta ilustroj. Agjencia shqiptare përgjegjëse për kontrollin e standardeve mjedisore në gjithë Shqipërinë, ka vetëm një automjet në dispozicion. Krahasojeni këtë me numrin e automjeteve që “nevojiten” për të lëvizur nëpunësit e lartë civilë nga një vend në tjetrin. Agjencia ka më shumë se 150 punonjës. Vetëm 14 prej tyre janë të kualifikuar me arsimin përkatës. Kjo është politika shqiptare në gjendjen e saj më të keqe.



Ju u shprehët në fillim të intervistës tuaj, se ishit optimist për të ardhmen e Shqipërisë, por shumë nga ato që ju thatë, duket se pasqyrojnë trishtim dhe pesimizëm të thellë. Si e komentoni këtë?

E vërteta është se kam ambivalencë rreth të ardhmes. Nga njëra anë kam një besim të jashtëzakonshëm në cilësitë e popullit shqiptar. Me të vërtetë mendoj që shqiptarët kanë atë që u duhet për t’u hedhur drejt të ardhmes. Me të vërtetë besoj se Evropianët mund të mësojnë shumë e të përfitojnë nga ribashkimi i shqiptarëve me Evropën. Nga ana tjetër jam shumë i deziluzionuar nga administrimi që klasa politike i bën pasurive të Shqipërisë për këtë brez dhe brezat e ardhshëm. Nuk mendoj se brezat e ardhshëm të shqiptarëve do t’u ngrenë monumente për të kujtuar politikanët që e dominuan politikën shqiptare gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Nuk ka Skënderbej në politikën shqiptare sot, sikurse ka thënë një nga kolegët e mi të mëparshëm, ca kohë më parë.

Në këtë aspekt më duhet të pranoj se jam habitur nga ngurrimi i popullit shqiptar për t’u ngritur për të drejtat dhe interesat e tij. Nuk mendoj se ndonjë popull tjetër evropian do të kishte reaguar ndaj ngjarjeve të 21 Janarit, ashtu siç reaguan shqiptarët. Nuk mendoj se shumica e evropianëve do të pranonin nivelet e korrupsionit dhe padrejtësinë që ju shikoni në Shqipëri, pa reaguar. Nuk besoj se ndonjë popull tjetër evropian do të pranonte në heshtje që mjedisi i tij të shkatërrohej për shkak të përfitimit dhe lakmisë personale. Por më e habitshme është se elektorati shqiptar, herë pas here, vazhdon të zgjedhë të njëjtët njerëz, të cilët nuk e gëzojnë aspak respektin e tij. Kjo është e vështirë për t’u kuptuar nga unë dhe mendoj edhe nga çdokush tjetër që e ka demokracinë të ushqyer me qumështin e nënës.

Pavarësisht kësaj, jam optimist. Tani që shqiptarët mund të udhëtojnë të lirë dhe ta shikojnë vetë se çfarë është Evropa, kam frikë se gjithnjë e më shumë ata do t’i përkthejnë përvojat e tyre të udhëtimit në kërkesa politike në vend. Sa më shpejt aq më mirë. Unë, sikurse edhe vendi që përfaqësoj, dëshirojmë që kombi shqiptar t’i bashkohet BE-së sa më parë.

Mbase dikujt mund t’i duket e çuditshme që një vend mijëra kilomentra larg interesohet per mirëqenien e një kombi e populli me të cilin ka relativisht pak lidhje. Por Danimarka ishte mes kampionëve të parë të zgjerimit të NATO-s dhe BE-së, në një kohë kur shumicës së të tjerëve ideja iu duk si budallallëk e çmenduri. Danimarka mbrojti faktin që zgjerimi dhe integrimi ishin zgjidhja për rritjen e stabilitetit, përparimin dhe paqen në Evropë dhe ne shpejt zgjatëm dorën tonë, për të ofruar ndihmë dhe asistencë kundërshtarëve tanë të mëparshëm, pas rënies së regjimeve komuniste. Në Ballkan, Danimarka ishte mes të parëve që investuan fuqishëm për përparimin dhe stabilitetin e rajonit, duke dhënë ndihmë dhe asistencë dhe me mjete ushtarake. Në jetë, në ndihmë, në krahë pune, Danimarka ishte mbase mes kontribuuesve kryesorë, duke marrë parasysh madhësinë tonë të vogël. Një numër i konsiderueshëm i kombit tonë të vogël, ka përvojë nga ndihma në Ballkan, përfshirë në Shqipëri.

Prandaj Danimarka ka një interes real për ta parë Shqipërinë t’ia dalë. Jo vetëm për të ruajtur investimet tona të konsiderueshme në të ardhmen e rajonit, por edhe sepse është pjesë e frymës tonë kombëtare të ndihmojmë, kur të tjerët kanë nevojë. Danimarka renditet në tre kombet e para që jep ndihmë për zhvillim ndaj vendeve të tjera. Aktualisht shumica e ndihmës tonë është përqendruar te shqiptarët në Kosovë, por mendoj se do të shikoni në vitet e ardhshme që ne do të intensifikojmë përpjekjet tona për të ndihmuar shqiptarët në Shqipëri në terma më konkretë. Nëse hasim problem prirja jonë natyrale është të ofrojmë ndihmë, por edhe ju duhet të ndihmoni veten.

Pak ditë më parë, Ministri im tha për një televizion shqiptar: “Nuk ka biletë falas për në Evropë”. Për të hipur në tren klasa politike duhet të përmbushë premtimet. Dhe ne shpresojmë që ata ta bëjnë këtë, sepse ende është e mundur. Shqiptarët nuk e meritojnë të shohin një tren tjetër t’u ikë nga stacioni, drejt begatisë evropiane, për shkak se politikanët e tyre vazhdojnë të venë interesat e tyre të ngushta politike mbi interesat e kombit.


Postuar nga kurt datë 08 Korrik 2012 - 18:19:

skandal, jemi popull qesharak. Turp. Asnjehere nuk kemi qene kaq transeprent ne syte e botes, dhe asnjehere nuk kemi qene kaq jokes kaq cinfused si oopull i tere, sr ne kta 20 vitet e fundid seocifikisht. Dalt hajr si i thuhet, noshta vetem transicion


Postuar nga raid datë 09 Korrik 2012 - 00:11:

lol.. kurt, megjithmend i lexon keto carcafet ti?


Postuar nga kurt datë 09 Korrik 2012 - 03:47:

vertet nuk i lexon ti? Lool
ate pjesen e pare lexova


Postuar nga arturm datë 28 Shtator 2012 - 01:57:

Kuvendi: Pasi Gjiknuri i kërkoi tre herë falje Topallit, iu ul dënimi nga dy javë në një

27 Shtator, 2012
Shkruar nga: TemA

Në një njoftim të shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ka kërkuar tre herë falje Jozefina Topallit për të mos e përjashtuar dy javë nga punimet e Kuvendit. Pasi i është lutur tre herë Topallit, ajo mesa duket është treguar zemërgjerë dhe e ka dënuar me vetëm një javë.

“Byroja e Kuvendit shqyrtoi propozimin e një grupi deputetësh të Komisionit për Çështje Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Damian Gjiknuri për përjashtimin nga punimet e Kuvendit për shkak të prishjes se mbledhjes se Komisionit te Ligjeve, te sjelljes se tij te padenje.

Deputeti Damian Gjiknuri kërkoi tre herë falje përpara Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve te tjerë të Byrosë.

Pas kërkesës së faljes nga Deputeti Gjiknuri, megjithëse grupi i deputetëve të Komisionit të Ligjeve kishte kërkuar që deputeti Gjiknuri të përjashtohej 2 javë nga punimet e Komisioneve parlamentare, Kryetarja e Kuvendit dhe Byroja vendosën zbutjen e masës disiplinore të propozuar, duke përjashtuar deputetin Damian Gjiknuri për një javë nga punimet e komisioneve parlamentare,” thuhet në njoftim.


Postuar nga Piktor datë 28 Shtator 2012 - 02:10:

Interesante se ky duket edhe djale me edukate.
Siç thote edhe nje thenie italiane.
Nessuno e perfetto.


Postuar nga arturm datë 28 Shtator 2012 - 02:20:

me me edukate se kaq? i paska ka kerkuar 3 here falje drejtoreshes (keshtu ka thene drejtoresha, e kenaqur)


Postuar nga AngelDevil datë 28 Shtator 2012 - 20:35:

Kesaj i thone woman empowerment

Bravo Xhozi lol


Postuar nga Fajtori datë 29 Shtator 2012 - 00:49:

Gjithmone ka qene problem se ne politike grate nuk sjellin aspak nga toleranca qe karakterizon femren. Perkundrazi, femrat qe futen ne politike jane me keq se burrat. Ndoshta kjo ka lidhje me ambicjen. Imagjino amor_alucius ne politike psh...


Postuar nga RAIMONDI datë 29 Shtator 2012 - 03:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
. Imagjino amor_alucius ne politike psh...


Te lutmi shume mos na i kujto ate.... se na ben me high blood pressure


Postuar nga arturm datë 30 Shtator 2012 - 18:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Gjithmone ka qene problem se ne politike grate nuk sjellin aspak nga toleranca qe karakterizon femren. Perkundrazi, femrat qe futen ne politike jane me keq se burrat. Ndoshta kjo ka lidhje me , . Imagjino amor_alucius ne politike psh...


Kjo qe thua ti eshte e vertete (dhe jo vetem ne politike, mendo p.sh. edhe grate police qe jane gjithmone me te rrepta se koleget meshkuj).
Jozi eshte shembulli tipik i nje paradoksi/kompleksiteti te tille femeror por eshte nje difekt qe u takon femrave ta korrigjojne, kjo s'do te thote qe nuk duhet shpresuar.

Ka shume modele femrash potente ne bote qe "fuqia" nuk i ka "nxjerre" nga te qenit "femer" (mund te permend Merkel, Klinton, presidenten e Argjentines, ate opozitaren ne Bahreim e sa te tjera).


Postuar nga Piktor datë 30 Shtator 2012 - 21:14:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Kjo qe thua ti eshte e vertete (dhe jo vetem ne politike, mendo p.sh. edhe grate police qe jane gjithmone me te rrepta se koleget meshkuj).
Jozi eshte shembulli tipik i nje paradoksi/kompleksiteti te tille femeror por eshte nje difekt qe u takon femrave ta korrigjojne, kjo s'do te thote qe nuk duhet shpresuar.

Ka shume modele femrash potente ne bote qe "fuqia" nuk i ka "nxjerre" nga te qenit "femer" (mund te permend Merkel, Klinton, presidenten e Argjentines, ate opozitaren ne Bahreim e sa te tjera).


Postuar nga arturm datë 30 Shtator 2012 - 22:20:

Piktoro, nuk e di pse e ke vene kete videon si "pergjigje" ndaj nje post-it tim sepse nuk shof lidhje.
Nuk po flisnim per rolion e gruas ne shoqeri ku mund te me gjesh plotesisht dakort, por qe shpeshhere dhe per fat te keq grate, kur marrin nje post, kerkojne te imitojne veset me te keqija te meshkujve ne ate post. Jozi, sipas meje, eshte prototipi i ketij tipi gruaje.

P.s. Sa per rolin e gruas vetem kjo zonje nuk mund te flase sepse pa ju skuqur fare fytyra ka lejuar ne ate salle qe ajo drejton te quhen "kurva" "budallaqe" e ku di une se cfare tjeter, shume zonja, kolege te saj, apo nenat e motrat e shume kolegeve te saj.


Postuar nga RAIMONDI datë 01 Tetor 2012 - 00:08:

Jozi eshte femer e afte, por eshte partiake e semure , dhe sa per sharjet ne parlament ato i ben Sala, dhe Jozi nuk ka ca ti beje Sales

Jozi do ishte perfekt per Presidente, por Sala sic duket kishte frike, se mos i dilte nga duart ....


Postuar nga arturm datë 01 Tetor 2012 - 02:03:

Mund edhe ta pranoj qe Sala aq tru ka dhe nuk e ndalon dot kur shan, por nuk kam pare asnjehere te pakten nje shenje mosaprovimi nga Jozi ne keto raste, perkundrazi duket sikur i behet qejfi.
Eshte e kote te hiqesh "burrneshe" me Ballen apo Bracen dhe te squkesh me Berishen.

P.s. Vetem duke studiuar te Kristali mund te mendosh qe, ne nje sistem politik si ky yni ku presidenti duhet te jete figure e unitetit te popullit, do ishte perfekte nje Presidente "partiake e semure"


Postuar nga arturm datë 19 Nëntor 2012 - 01:34:

Topalli, darkë zyrtare për 100-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë, më…27 nëntor

Darka zyrtare për festën e Pavarësisë në Vlorë, në datën 27 nëntor, do të shtrohet nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kjo mësohet nga ky draft-program i ceremonive zyrtare për 100-vjetorin e Pavarësisë, i cili i është nisur trupës diplomatike të akredituar në Tiranë. Pas koncertit festiv të artistëve shqiptarë, që do të nisë në orën 18.30 në qytetin e Vlorës në prezencë të Presidentit të Republikës, kreut të Kuvendit, kryeministrit, autoriteteve shqiptare dhe trupës diplomatike, në programin nisur ambasadorëve specifikohet se në orën 19.30 do të mbahet darka zyrtare organizuar nga kryetarja e Parlamentit, raporton Top Channel.

Kjo nuk është shënuar në këtë kalendar zyrtar që Ministria e Kulturës publikoi për këtë festë dhe që vijon ende të jetë i publikuar në faqen zyrtare të këtij dikasteri.
Darka në datën 27 nëntor në Vlorë është shënuar në këtë program si organizim i kryetares së Kuvendit pas refuzimit publik nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili sipas protokollit të shtetit organizon drekën për këte festë në datën 28.

Ajo që bie në sy është se kryeministri Berisha nuk do të jetë protagonist as në datën 27 dhe as në datën 28. Ai do të jetë prezent në Vlorë dhe pjesëmarrës në darkën e 27 nëntorit që shtron kryeparlamentarja si edhe në ceremoninë e ngritjes së flamurit nga presidenti Nishani paraditen e 28 nëntorit.

Ndërsa debati është zhvendosur mes datave 27 dhe 28 nëntor, në kalendarin zyrtar dhe programin e shpërndarë për diplomatët, nuk përmendet fare data 29 nëntor, megjithëse data e çlirimi të vendit ende zyrtarisht është e shënuar në kalendarin festiv pikërisht në këtë datë.


Postuar nga AngelDevil datë 19 Nëntor 2012 - 03:35:

Cte keqe ka me nis festimet qe ne 27?

Ke faqja zyrtare e ministrise se kultures eshte kalendari i aktiviteteve qe qeveria do organizoje me rastin e 100 vjetorit te pavaresise, kryeministri eshte pjese e hapjes se ketyre festimeve ne vlore.

Dhe per festa ne shqipot duhet te festojme te ndare.


Postuar nga arturm datë 21 Nëntor 2012 - 02:58:

Kush eshte ketu qe po feston i ndare?

Citim:
Darka në datën 27 nëntor në Vlorë është shënuar në këtë program si organizim i kryetares së Kuvendit pas refuzimit publik nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili sipas protokollit të shtetit organizon drekën për këte festë në datën 28


Lexoje mire o Angel, protokolli i shtetit, ashtu si per 90 vjetorin dhe 95 vjetorin, edhe per 100 vjetorin cakton kryetarin e bashkise se Vlores qe te shtroje dreke ne Vlore me 28 nentor (dmth pasi behet ceremonia e ngritjes se flamurit autoritetet pjesemarrese shkojne se bashku ne dreken e ofruar nga kryetari i bashkise), ASHTU SIC DO BEJE EDHE KETE VIT.
Pse duhet kjo zonje qe te shtroje nje darke me 27 nentor, qe te nesermen ne mengjes te ikin ne Tirane se i pret torta e Lulit?


Postuar nga Fajtori datë 21 Nëntor 2012 - 09:26:

Pse ta qisin surratin ne televizor nje nate kur mund ta qisin disa nete me rradhe?

Prag zgjedhjesh plako, sa me shume ta shofi surratin ne TV aq me shume msohet elektorati.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.