Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)


Postuar nga shelgu datë 30 Mars 2009 - 03:24:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA



cedrus mos mendoje gje se po shikoje Mister Shqiperine se atje ka fytyra te bukura qe te marrin me qafe ??
Kokat e lojtare shqiptare jane njellojsi ato te lojtarve te tjere vetem me nje ndryshim se keto te lojtare tane kan fjet ne djepe dhe te rri koka vetem ne nje pozicion keto te huajt ne krevat ne rrotullohesh si te duash nga njeri cep ne tjerin .....pastaj koka ashtu del ne nga floket se keta lojtare e huaj e kan lare me shampo sa kan lind lojtaret tane me sapun 5 lekesh deri ne vitet e fundit ky eshte ndryshimi ..sjan dakort per bukurine sepse dhe ato te hungarise nuk ishin kushedi se car por nuk mund te thuash qe Cana, Duro,Berisha,Hidi sjan te paraqitshmen ...le dicka per te deshiruar ato vlonjanet qe jan pak te shkurter me trup por per te lozur jane te mire ....
Te vuajtura por ti mos cun/goce mendo te duken te vuajtur keto qe jan ne kombetare qe shumica lozin jashte e kane nje regjim ngrenie te mire pale te mendoke ato qe lozin ne shqiperi qe dreka eshte e perbere nga nje diet aq e varfer qe skan fuqi me nejt ne kembe jo me u turr 90 min mbas topit ...e mos flasim per regjimin qe e pine "hashashin me llulle e raki "prandaj mos na hap barkun me keto legena qe po e cojne kombetren si "kove pusi " ne fund te renditjes.....



Berisha?! Mos, aman. I kishte krehur dhe floket ala kalipso. I shemtut ke Zoti.

Po nejse mo. Varja, vetem se me vinte keq kur i shifja ashtu.

 

Ja nje se gjeta edhe Taren. Yll i bukur

 


Postuar nga Eria datë 30 Mars 2009 - 19:51:

Skela nuk eshte dhe aq i keq


Postuar nga AndreaPirelli datë 30 Mars 2009 - 20:50:

Kur shoh lojtaret e kombetares ....... me vjen dyshimi nese jane Pellazge apo jo ....... :dukemendu ..........
U qanim dikur nga Ylli Shehu ...... e Vasil Ruci ........ ..... .

Megjithate ...... kemi lojtare plehra .... qe u mungojne bazat e nje futbollisti. Po te shikosh momentin e golit llahtarisesh nga vendosja e mbrojtjes, duke u nisur qe nga i "famshmi" Cana, Lala and co. Nuk me vjen t'i ve faj fare trainerit ......... me ata lojtare qe ka ........


Postuar nga Vizioner datë 01 Prill 2009 - 11:26:

SHQIPERI vs DANIMARKE


Trajneri Ari Han do të luajë ndaj Danimarkës, me të njejtën skemë si edhe ndaj Hungarisë në Tiranë. Do të jetë vetëm një sulmues i vetëm, Hamdi Salihi, në vijën e parë të formacionit kuqezi, që do të ndihmohet nga Skela, organizator dhe goditës i portës nga pas, nga vija e 16-metërshit, ndërkohë që nga krahët, krosimet dhe depërtimet drejt qendrës së mbrojtjes daneze do të jenë në këmbët e Berishës dhe të Klodian Duros. Në mesfushë shtohet Ervin Bulku, që së bashku me Lalën do të kenë si qëllim prishjen e manovrës sulmuese të vendasve që në startin e tyre. Kësisoji, del “jashtë loje” Gilman Lika, që luajti si titullar të shtunën e kaluar në “Qemal Stafa”. Mbrojtja do të përbëhet sërish me katër lojtarë, ku vendin e Canës, së pezulluar për arsye kartonësh, në qendër të prapavijës kuqezi, krah Currit, do ta zërë Elvin Beqiri. Nga krahët, në të djathtë, do vijojë të luajë Dallku, ndërsa në të majtë, Vangjeli. Porta e kombëtares shqiptare do t’i besohet sërish Isli Hidit. Grupi duket i gatshëm dhe pa probleme për këtë ndeshje, me përjashtim të një dëmtimi që ka pësuar Ervin Skela. Vlonjati kuqezi është stërvitur vecmas dy ditët e fundit, por do të jetë gati për sfidën me danezët. Trajneri Han është munduar të rrisë moralin e kuqezinjve, pas humbjes me Hungarinë, katër ditë më parë, duke u thënë se e shkuara nuk zhbëhet, por duhet parë përpara. Përmes evidentimit të ndeshjes me Portugalinë, ku kombëtarja shqiptare barazoi 0-0, edhe pse përgjatë kohës më të madhe të lojës ishte me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me të kuqe të Telit, holandezi shpreson sërish tek një rezultat heroic e historik, si në Bragë, pas humbjes 2-0 në Budapest.


Forca Shqiperia



Postuar nga shelgu datë 01 Prill 2009 - 15:57:

Ky eshte vertet sulmues i mire


Postuar nga BIONDIA datë 02 Prill 2009 - 00:05:

mbaroi pjesa e dyte dhe po humbim me rezultatin 2me 0 ................Hidi se di se kush e ka stervit si portier me duket topo xhixho o fata turkina se ska mundesi portier ma kot sme kan zan syte dy 135 minuta 3 gola ka hang Beqaj per 3 ndeshje ska hang gol ky l.......legen tranjer ,legena lojtare .......................


Postuar nga AndreaPirelli datë 02 Prill 2009 - 00:56:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
mbaroi pjesa e dyte dhe po humbim me rezultatin 2me 0 ................Hidi se di se kush e ka stervit si portier me duket topo xhixho o fata turkina se ska mundesi portier ma kot sme kan zan syte dy 135 minuta 3 gola ka hang Beqaj per 3 ndeshje ska hang gol ky l.......legen tranjer ,legena lojtare .......................


Si lujti Poulsen?????????


Postuar nga BIONDIA datë 12 Gusht 2009 - 23:41:

Miqesore minuta e 78 ;

Shqiperi -Qipro 6-1

3 gola te shenuara me 11 metersha Skela(2), Duro ,nje tjeter gol nga Bogdani nje nga Agolli(eurogol).Villa ....hera e pare qe fitojme kaq thelle.


Postuar nga BIONDIA datë 13 Gusht 2009 - 02:51:

Shqipëri-Qipro 6-1
Shënues: Ervin Skela (2 pen.), Erjon Bogdani, , Ansi Agolli, Emiljano Vila / Kristostomos (aut.)



6 gola të shënuar, tre prej të cilëve me penallti, një eurogol i Agollit, një paraqitje mjaft pozitive e grupit kuqezi. Kjo është përmbledhja me një fjali e ndeshjes miqësore, që kombëtarja shqiptare fitoi 6-1 ndaj Qipros, në ndeshjen që filloi në orën 19.00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Shifra të tilla për kuqezinjtë tanë kanë fiksuar edhe një rekord në numrin e golave të shënuar, rekord i cili ishte regjistruar po në një tjetër miqësore, në turneun e Norcias, ndaj kombëtares së Vietnamit. Shenja që tregojnë se nën drejtimin e Kuzhes, kombëtarja kuqezi po disiplinohet, po bëhet pragmatiste dhe, c’është më e rëndësishmja, ka dalë edhe tek goli. I rikthehemi fitores pas shumë muajsh, që në 2-1, po në miqësore, ndaj Lihtenshtejnit, duke karikuar e votëbesuar veten para ndeshjes zyrtare me Danimarkën, që do ta luajmë në shtator po në “Qemal Stafa”. Trajneri Kuzhe, në këtë ndeshje i ka aktivizuar të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, me përjashtim të portierit Hidi. Kuadratin kuqezi e ka mbrojtur nga fillimi e deri në fund të lojës Ujkani, i cili, mesa duket, tashmë e ka parakaluar shtatlartin Hidi, duke qenë portieri titullar, në mungesë të Beqajt, ose i dyti, me praninë e këtij të fundit. Lorik Cana, edhe në këtë ndeshje, ka luajtur në qendër të mbrojtjes, bashkë me Currin, ndërkohë që në krahë të tyre e kanë nisur Vangjeli nga a majta dhe Dallku nga e djathta. Në mesfushë, Skela kishte rolin e organizatorit të lojës kuqezi, me shumë hapësira ku duhej të lëvizte, me në krah Bulkun, që kishte detyra shkatërruese të manovrës sulmuese qipriote. Në krahë të mesfushës ka funksionuar Agolli në të majtë dhe K.Duro në të djathtë. Sulmi përbëhej nga dyshja Bogdani-Salihi. Shkodrani ka luajtur një nga ndeshjet më të mira të tij, teksa ka fituar dy penallti, por ka gatuar edhe golin e tretë, të realizuar nga Bogdani, pas asaj roveshiate të bukur. Dygolësh, me anë të goditjes së penalltive, ka realizuar edhe Ervin Skela, kapiten në këtë ndeshje, në mungesë të Altin Lalës. Kujtojmë se pas një penalltie, të ekzekutuar nga K.Duro, ka ardhur edhe goli tjetër. Goditjen e Duros e ka pritur në fillim portieri qipriot, por goditjen e dytë, me kokë, nga ekzekutuesi i 11-m e ka shtyrë në rrjetën tij një mbrojtës mik. Në pjesën e dytë trajneri Kuzhe, ashtu si edhe kolegu i tij i Qipros, kanë bërë zëvendësime të shumta, duke u dhënë mundësinë shumë lojtarëve për të “firmosur” në këtë ndeshje miqësore, e cila ka folur tërësisht për kombëtaren shqiptare. Për meritë të kësaj të fundit, por edhe për dobësi të theksuara të qipriotëve, ndaj të cilëve, në ballafaqimet direkte, arritëm të fiksojmë fitoren e parë.
Sporti shqiptar.


Postuar nga myzeqari datë 14 Gusht 2009 - 00:14:

Te rroje Karadyrmishi(gjyqtari turk) qe dha tre penallti si nuk i dilej ndryshe , parulla u leshua kualifikim per 2012 , ekipi eshte bere bombe

hajde Kuzhe hajde


Postuar nga BIONDIA datë 14 Gusht 2009 - 01:51:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
Te rroje Karadyrmishi(gjyqtari turk) qe dha tre penallti si nuk i dilej ndryshe , parulla u leshua kualifikim per 2012 , ekipi eshte bere bombe

hajde Kuzhe hajde



3 penalltite nuk eshte se na ndihmuan aq shume sepse te lozje me Qipron ishte si te lozje me nje skuader lagjeje ...ne lozem mire por te mendojme se kemi loz me lojtare qe lozin ne kampionatet e huaja dhe ne skuadra te serise A i vetmi shqiptar qe loz ne shqiperi esht Hansi Agolli dhe beri nje eurogol ...te vetmem gje te mire qe ka bere ky trajnjer eshte stervitja dhe rregulli ne skuader por te tjerat aq kemi takat nuk ke fuqi po te pish duhan me llulle dhe raki e turshi sic bejne shumica e lojtareve ne superligen shqiptare...nese lozim ne lojtrare vendas ne enderr na del boterori ...nga ke humb ti myzeqar


Postuar nga lost_soul datë 14 Gusht 2009 - 05:27:

Shyqyr qe fitojme naiher qe t'kemi me ca t'mburremi tashi per nja 10 vjet


Postuar nga myzeqari datë 14 Gusht 2009 - 21:46:

Ketej verdalle

Te themi ate qe eshte , ky Kozhaku nuk me duket paste e keqe , te pakten kerkohet , leviz dhe jo si hani qe na beri han ! Rezultatet do tia shohim pak me vone , tani eshte shpejt .


Postuar nga KRUMPENDORF datë 24 Maj 2010 - 22:10:

do fitojme neser me malazezet?


Postuar nga BIONDIA datë 24 Maj 2010 - 23:58:

Citim:
Po citoj ato që tha KRUMPENDORF
do fitojme neser me malazezet?


Varet dhe pse keto miqesoret per mua jane kot skane aq rendesi sa i japin se sa here qe fitojne ne miqesore hajne nga 3 o 4 ne ndeshje kualifikuese


Postuar nga Piktor datë 04 Shtator 2010 - 01:34:

Rumani - Shqiperi 1-1

Nje rezultat me te vertete pozitiv per kombetaren tone qe me nje gol me koke te Muzakes barazoi kunder skuadres qe na ka lene shijen e hidhur te nje humbje historike te tre viteve me pare me rrezultatin 6-1. Urojme nje fitore ndaj Luksemburgut te marten.


Postuar nga Vizioner datë 07 Shtator 2010 - 14:36:

7.09.2010 - Ora 20:15 ne Stadiumin "Qemal Stafa"


Shqiperia

vs

Luxenburg



Shqiperia luan me:
http://i27.servimg.com/u/f27/14/57/03/78/faqe-110.gif


http://i27.servimg.com/u/f27/14/57/03/78/tabell13.jpg




Postuar nga kurt datë 07 Shtator 2010 - 14:51:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Shyqyr qe fitojme naiher qe t'kemi me ca t'mburremi tashi per nja 10 vjet
nuk jemi gati per nje fitore tjeter. akoma po festojm golin e loro boricit, rreth 100 years ago, nemos gabohem


Postuar nga Vizioner datë 08 Shtator 2010 - 12:07:

Rezultatet:

Albania 1-0 Luxenburg

Bjellorusi 0-0 Rumani

Bosnja 0-2 France


Postuar nga BIONDIA datë 08 Shtator 2010 - 18:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Rezultatet:

Albania 1-0 Luxenburg




http://www.youtube.com/watch?v=hl9-...feature=related

Jemi bëre shumë, qiellin errësojmë
Si shkaba t'zeza fluturojmë
Për Kombëtaren jetën e japim
Shkojmë kudo s'e ndalim hapin

Nga Lugina, Kosovë, Malësi
Nga Ilirida e Çamëri
Ja po nisen me dëshirë t'Zotit
Kuq e zinjtë e Kastriotit

Ref
Shqipëri ti më jep nder
me jep emrin shqipëtar
nuk ka fe as s'ka kufi
qe përçan këtë Shqiptari

Gjak i kuq në vena t'zeza
për Shqipëri po jepet besa
nga Preveza e deri n'Tivar
jam krenar që jam shqiptar

Ref
Shqipëri ti me jep nder
me jep emrin shqipëtar
nuk ka fe as s'ka kufi
që përçan këtë Shqiptari

Ref.
Shqipëri ti me jep nder
me jep emrin shqipëtar
nuk ka fe as s'ka kufi
që përcan këtë Shqiptari
nuk ka fe as s'ka kufi
që përçan këtë Shqiptari


Forca Shqiperi...o sa mire me qen shqiptar


Postuar nga Vizioner datë 02 Shtator 2011 - 07:42:

Sot...

Forca Shqiperia!


Postuar nga RAIMONDI datë 08 Shtator 2012 - 06:46:

Shqiperi vs Qipro 3:1 , per eliminatoret e Kampionatit boterron 2014

Si e perjetova une kete fitore :

....Une isha ne pune dhe rezultati ishte 1:0 , kur me mer plaku ne tel e thote : Ata barazuan. Oh bobo thashe me vete .... !

E nejse nga qe po punoja nuk e vija re se ora po kalonte --Por e kisha lene me plakun qe po te behej gol te me telefononte .

.Kur shof oren ishte 4: 14 me oren e New Yorkut : Oh, thashe me vete, do dalin barazim ..Ah qe s'po na ecen njeere , thashe, i q..ate motren

_Atehere , thashe, po i lutem Zotit
- E them me sinqeritet , I swear to God, thashe me vete o ka Zot , ndihmohe Shqiperine te fitoje., ndihmohe kombetaren te fitoje ,Ndihmoje Lorikun ....

Dhe vazhdoja te thosha : Do Zoti behet gol ,do zoti .....

Por, po lutesha me gjithe shpirt, sa po me dilnin lot nga syte ....Asnjehre s'jam lutur, se nuk besoj ne zot FARE .....

Por do ti Zoti ma degjoi lutjen ......U skandalizova

Kur bIje zilja e celuclarit tim ..Me ndali zemra !...Ate moment The world sood still


E ngrits celularin si i cmendur : ...Plaku me thote me gjysem zeri :...Gol --
Po kush e beri o burre , i thashe tere nerva, se ai fliste si miza ne qyp ?
Ne , ore , tha plaku --.Po fol o vella , i thashe , ngrije zerin , dhe u cmenda nga gezimi....Gjithe ai tension i pritjes dhe i lutjes mu kthye ne Gezim
Kur teksa ne po thoshim qe loja mbaroi , me thote plaku : Gol tjeter i shkelqyer
WOW!! Aty ..dola nga shinat fare .. Edhe po qeshja me ze dhe me lote gezmi ......

Thank You Kombetarja !


Shyqyr qe fituan kete ndeshje, edhe po te humbin me Zvicren , s;ka gje --Ju falet

Por kjo ndeshje ishte kryesore per moralin e lojtareve tane por sidomos,
per moralin e tifozave luq e zi qe gjenden ne cdo cep te Globit dhe prisnin me luftime zemre Fitoren e Kombetares

Cunat e Kombetares duhet ta dijne se vuajme me shume ne qe e e ndjekim "luften "
nga jashte se ata qe jane ne "fushen e betejes"

Ne jemi ne pritje , pas celularit, pas tv-se , pas radios

Dhe nuk ka gje me torturuese, me perveluese se ...Pritja

_Pritja...., ze ndizet si murtaja
Ka zjarr e saj cmendine e saja ....

Ndaj , cunat e Kombetares na shpetoni nga Pritja , dhe ta beni golin s ame shpejt hahahahahaha

Kombetarja jone ka nje Big heart and an Indomitable spirit

....Fillimi eshte premtues .Do Zoti te ecni sa me mire ...

We love you Kombetarja !


Postuar nga SmoKer datë 11 Shtator 2012 - 20:38:

Sonte Luan Switzerland me SHqiperine , Thone qe kemi ndonje shanse ?!


Postuar nga Piktor datë 15 Nëntor 2014 - 03:02:

France Shqiperi 1 - 1

Perfundon me barazim ndeshja miqesore midis kombetares sone dhe asaj francese.
Te paret shenuan tanet me nje supergol te Mavraj ne minuten e 42 te pjese se pare.
Pjesa e pare ishte e ekuilibruar. Kombetarja jone u sforcua shume ne kete pjese dhe energjite e shterrura ne pjesen e dyte u paguan me nje gol nga ana e francezeve. Me me shume fat por edhe force do kishim pasur edhe nje rezultat pozitiv pasi rastet per tanet nuk munguan.
Ekipi yne ishte rreshtuar mjaft mire ne mbrojtje dhe ne pjesen e dyte dukej si nje skuader italiane qe sheh rezultatin dhe jo lojen. Nje pakujdesi ne mbrojtje ben qe te pesojme vetm nje gol.
Rezultati mund te quhet pozitiv duke kujtuar se kemi nje trashegemi negative me Francen.
Megjithese nje miqesore trajneri italian nuk preferoi te bente teste te shumta ne fushen e lojes duke pretenduar me shume per rezultat pozitiv sesa nje test per ndeshjet e ardheshme eliminatore.


Postuar nga Piktor datë 18 Nëntor 2014 - 02:04:

Neser 18 Nentor kombetarja jone do te perballet per here te pare ne histori me ate italiane.
Parashikohen me shume se 10 mije tifoze te mbeshtesin Shqiperine ne kete ndeshje.
Ne kete ndeshje nuk do te luaje asnje nga lojtaret italiane qe u aktivizuan ne ndeshjen kundra Kroacise. Pasi ndeshja u luajt vetem 2 dite me pare.



Lol te ishte buffon ne porte, de rossi ne mbrojtje do e kishim te sigurte fitoren nejse nuk i dihet. Forca djema na nderoni.

Forza Albania.


Postuar nga Piktor datë 19 Nëntor 2014 - 01:45:

Itali Shqiperi

Mbaroi pjesa e pare e ndeshjes.
Italia luajti mire, Cerci dhe Giovinco vune gjate gjithe kohes mbrojtjen tone ne alarm. Skuadra jone zbaton me perpikmeri udhezimet e trajnerit, diçka komplet pozitive kjo pasi gjate lojes pame disa here nderrimin e skemes se lojes duke pershtatur module sipas situates.
Te paret do te ishin italianet me Cercin qe do rrezikonin porten tone me pas do ishin Parolo dhe Destro.
Shqiperia shfrytezon mire nje gabim te mbrojtjes italiane dhe Cikalleshi tund shtyllen.
Stadiumi eshte mbushur me shqiptare dhe flamujte kuq e zi jane te panumert.
Duket sikurse italia po luan ne transferte.
Mendoj se ne pjesen e dyte De Biasi duhet te beje ndonje ndryshim te mundshem per te luajtur me modulin 4-4-2 ku dy sulmuesit Cikalleshi dhe Lenjani te avancojne me shume ne mbrojtjen italiane.
Nje skeme e tille do ti veje ne panik italianet e mund edhe te pesojne ndonje gol.


Postuar nga Vizioner datë 19 Nëntor 2014 - 16:09:

Itali vs Shqiperi 1:0

Sipas komenteve te Mediave, Perfaqesuesia shqiptare kishte luajtur mire, dhe goli u shkaktua nga nje autogol.

Ne kete ndeshje spikati ne vecanti, harmonia e tifotave te te dy shteteve qe, tregonte miqesine dhe respektin e ndersjellte te Shqiptarve dhe Italianve.

Keto jane, mbi te gjitha,"gjurmet" qe ka lene emigracioni i MIJERAVE Shqiptareve qe jetojne ne Itali permbi 24 vjet.

Pergezime per kete miqesi dhe e patcim gjithmon.


Postuar nga raid datë 19 Nëntor 2014 - 19:15:

Edhe tjetra qe duhet vene re eshte qe megjithe keto konflikte qe kishim me serbet kete keto javet e fundit, prap shqiptareve aq pak u rruhet per serbet saqe as nuk u shkon mendja fare t'i djegin nai flamur apo t'i shajne. Cdo permendje qofte edhe sharje do ishte do ishte nderim per ta.
Apo sic e thote edhe shprehja e bukur popullore, nuk i hudhim as qurrat.


Postuar nga Piktor datë 20 Nëntor 2014 - 00:38:

Te fala Platinise.

Ndeshja e mbremeshme ishte mbreselense. Ndonese rezultati anon nga italianet serish ndihej nje atmosfere festive edhe ne perfundim te saj.
Mund te quhet miqsorja e munguar.
Shqiptaret iu gezuan nje takimi te tille dhe pavarsisht rezultatit ndiheshin te mrekulluar.
Ne nje moment te ndeshjes dikush hyri ne fushe, ndonese ishte nje veprim antisportiv serish edhe italianet ishin te mendimit se qellimi i mire justifikoi veprimin. I dyti dhe i treti ishin te tepert dhe druhesha se do e tepronin edhe te tjere. Shyqyr nuk ndodhi. Seç me erdhi ndermend Platini ne ato momente.

Ndeshja: Pas emocioneve te shprehura mesiper, ndeshja ishte e barabarte ne taktike me ndonje plus me shume per italianet. Ndonese dikush mendonte se do fitonim pasi ishte skuadra B e italise, gabohet rende pasi te gjithe ata jane potencialisht lojtare te mundeshem ne çdo moment te kombetares italiane.
Mos harrojme edhe faktin se ata kishin edhe nje motiv me shume per te bere figure te mire per te zene nje vend ne formacionin kombetar. Dihet se luajne 11 lojtare dhe perfaqsuesja ka 23 ne grumbullim. Te jesh pjese e 23 eshte shume e veshtire ne Itali. Ku futbolli eshte sporti me popullor dhe me nje histori te lavdishme ne majat e futbollit boteror.

Mallkimi i pjeses se dyte.
Edhe kesaj here kombetarja jone peson gol ne pjesen e dyte dhe ne minutat e fundit. Ky mallkim na ndjek gjithmone kur jemi afer kurorzimit te ndonje fitoreje te mundeshme apo edhe figures se madhe qe mund te benim dje .


Zemra donte fitoren, barazimi ishte ideal, humbem por nuk u mundem kjo ne sensin e agonizmit sportiv.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.