Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga IQVLORA datë 24 Prill 2007 - 18:28:

Te paska dhembur shume duket.Nuk ka rendesi se kush i ka postuar ato vidio te diktatorit,por e rendesishme eshte qe ti po i propagandon ato me te madhe.Nuk do te thote asgje se sa vjec ke qene mor i uruar, por varet nga helmi komunist me te cilin je ushqyer. Me e keqja eshte se ti po mundohesh tua injektosh helmin qe ke marre vete edhe atyre qe nuk e njohin ate qen te zgjebosur me emrin e dhjer enver.Kete ti e cfaq ne te gjitha shkrimet e tua.Ti nuk me njeh fare mua,prandaj nuk ke te drejte te flasesh i irrituar e te akuzosh ne menyre te paturpeshme e pa pike edukate.
Po te dhembi mbaje,faji eshte i joti.
Shiko se mos eshte me dy fytyra yt ate,se ti nuk diskutohesh.
Une kam nje baba ,i cili eshte njeri i nderuar dhe Saliun nuk e kam asgje,por ti je mesuar se keshtu i thoshit enverit.

Vuri fre irritimit tend e mos e humb arsyen.Analizoi ato qe ke nxjerr nga goja.


Postuar nga Admirali datë 24 Prill 2007 - 23:04:

Eh...

Kur leberit kendojne, thuhet se bie shi, cfare ndodh kur grinden mes tyre!!!


Si perfundim Kota_97 dhe IQVLORA, kush mendoni se ishte shqiptari me i madh deri me sot?

Apo prape do ziheni?

____________________________________________


Kjo teme ka nevoje per disa pastrime radikale, prandaj mos t'ju vije keq kur te shihni qe disa postime nuk i keni me ketu.


Postuar nga Piktor datë 24 Prill 2007 - 23:08:

Re: Eh...

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Kur leberit kendojne, thuhet se bie shi, cfare ndodh kur grinden mes tyre!!!


Si perfundim Kota_97 dhe IQVLORA, kush mendoni se ishte shqiptari me i madh deri me sot?

Apo prape do ziheni?

____________________________________________


Kjo teme ka nevoje per disa pastrime radikale, prandaj mos t'ju vije keq kur te shihni qe disa postime nuk i keni me ketu.

rujna zot nga uraganet hahhahaha.


Postuar nga IQVLORA datë 25 Prill 2007 - 15:36:

Re: puntor..

Admiralo,patjeter qe une e kam thene ne postimet e mija te mepareshme,por as qe imagjinoj qe te rinjt shqiptar te thone se njeriu qe ka bere me shume per Shqiperine eshte diktatori stalinist enver hoxha.
Ndonje i moshes time edhe mund te kete nostalgji per ate kerme,por jo te rinjte tane.Eshte qesharake dhe e turpeshme qe ne ta ndajme vendin me jug e veri e shkodrane e vlonjate,apo te me quash mua perkrahes te qenit V Bollano.
Admiralo kemi te pakten nja 4 vjet qe njihemi ketu tek Fajtori.Pak a shume pikpamjet e mia politike dhe shqipetarine time e kam shprehur shume qarte.Shikoni edhe temat e ndjeshme kunder synimeve greke, qe kam hapur ne forumin politika.Qe ne femini jam ushqyer me urrejtjen per armiqte e vendit tim.Ata dihet se kush kane qene dhe vazhdojne te jene.
Une nuk e ul veten qe te jem nje krimb komunist.Zemra ime eshte e mbrujtur me dashuri per Shqiperine dhe shqiptaret por sidomos per femijet,pavaresisht nga pikpamjet e tyre.Une nuk mundohem qe t'i imponohem askujt.Une thjesht shpreh pikpamjet e mia,por nuk mund te lejoj qe ndonje lepurush pa edukate te perdori fyerje karshi meje.

Miku im Admirali,kur du leber behen bashke ja marrin kenges,mund edhe te grinden ,por kur vjen puna per te mbrojtur Atdheun nga qener te tipit Bollano,Dule ose ndonje zagar ne labet behemi bashke dhe i hedhim mbas kraheve grindjet e vogla meskine.


Postuar nga Piktor datë 25 Prill 2007 - 15:58:

Re: Re: puntor..

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA


Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

Admiralo,patjeter qe une e kam thene ne postimet e mija te mepareshme,por as qe imagjinoj qe te rinjt shqiptar te thone se njeriu qe ka bere me shume per Shqiperine eshte diktatori stalinist enver hoxha.
Ndonje i moshes time edhe mund te kete nostalgji per ate kerme,por jo te rinjte tane.Eshte qesharake dhe e turpeshme qe ne ta ndajme vendin me jug e veri e shkodrane e vlonjate,apo te me quash mua perkrahes te qenit V Bollano.
Admiralo kemi te pakten nja 4 vjet qe njihemi ketu tek Fajtori.Pak a shume pikpamjet e mia politike dhe shqipetarine time e kam shprehur shume qarte.Shikoni edhe temat e ndjeshme kunder synimeve greke, qe kam hapur ne forumin politika.Qe ne femini jam ushqyer me urrejtjen per armiqte e vendit tim.Ata dihet se kush kane qene dhe vazhdojne te jene.
Une nuk e ul veten qe te jem nje krimb komunist.Zemra ime eshte e mbrujtur me dashuri per Shqiperine dhe shqiptaret por sidomos per femijet,pavaresisht nga pikpamjet e tyre.Une nuk mundohem qe t'i imponohem askujt.Une thjesht shpreh pikpamjet e mia,por nuk mund te lejoj qe ndonje lepurush pa edukate te perdori fyerje karshi meje.

Miku im Admirali,kur du leber behen bashke ja marrin kenges,mund edhe te grinden ,por kur vjen puna per te mbrojtur Atdheun nga qener te tipit Bollano,Dule ose ndonje zagar ne labet behemi bashke dhe i hedhim mbas kraheve grindjet e vogla meskine.

çma kujtove at kangen "o esht e jona Shqiperia"


Postuar nga IQVLORA datë 25 Prill 2007 - 17:06:

Pershendetje Shkoder loce!Have a good afternoon!
Zemra ime eshte e madhe.


Postuar nga Piktor datë 25 Prill 2007 - 17:12:

Sa te kemi laberine nji esht Shqiperia.


Postuar nga Admirali datë 25 Prill 2007 - 17:14:

Eh...

IQVlora, une nuk vura ne dyshim specifikisht ty apo dike tjeter.

Thjesht vura ne dukje qe ky debat nuk ka disa kritetere per te percaktuar kush ka qene shqipetari me i madh ne kohet qe kane kaluar.

Mgjt, ka nje te vertete ne fjalet e tua, ka akoma njerez qe i thurin levdada ish-diktatorit, dhe mohojne krimet njerezore qe ka bere ai.


Postuar nga IQVLORA datë 25 Prill 2007 - 17:42:

Admiralo

Kjo eshte zgjedhje e gjithsecilit,prandaj jetojme ne nje kohe ku mund t'i shprehim preferencat tona lirshem.Rendesi ka qe ne mos ta fyejme njeri tjetrin,por ta respektojme e duam.
Halla ime plake 76 vjecare e ka portretin e enverit ne qender te nje kornize te madhe ku ka te vendosura fotografite e familjes.Une i kam thene njehere hiqe kete qe ketu,por ajo nuk pranoi.Nuk ja kam permendur me dhe vazhdoj ta dua ate njesoj.Une nuk ja ndryshoj dot mendjen ne kete moshe,por ......


Postuar nga Tulipani datë 25 Prill 2007 - 18:31:

Ndoshta nje dite...

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali

Ndoshta kjo vjen dhe nga fakti qe nuk eshte kerkuar nje pasqyre me e qarte se cfare karakteristikash duhet te plotesoje nje figure per tu quajtur me i madhi i te gjithe koherave.

Vete koncepti i te gjithe koherave eshte i gabuar, pasi ne nuk dime asgje per te ardhmen e Shqiperise dhe figurave qe do te nxjerre ajo ne ate te ardhme, sa komplekse ka per te qene Shqiperia dhe ceshtja kombetare ne te ardhmen, etj.


Pastaj, per keto figura, a duhet pare dhe pranuar si ane negative ajo qe kane bere para se te benin dicka per Shqiperine


Atehere, cilat duhet te jene karakteristikat e duhura per te pasur nje figure sa me te pranueshme? 





Ne pergjithesi Admiral ke te drejte...dhe pse personalisht kam rezerva per te gjithe te lart permendurit. Duhet pranuar se te gjithe keto personalitete ne nje menyre apo tjetren kane influencuar fatin e Shqiperise. Ajo qe do te doja eshte rishikimi i disa figurave historike si psh

Zogu : s'eshte bere mjaft per te studiuar prijesin e pare te mirefillte te shtetit shqiptar bile dhe ne shkolla vazhdon paqartesia me absurde rreth kesaj figure. Miratuesi i kodit te pare shqiptar as sot s'po gjen vendin e tij ne histori sepse duket sikur s'ka njeri kohe per te analizuar gabimet dhe arritjet e tij.

Fan Noli : njihet si shkrimtar,perkthyes por me shume per te "ashtuquajturin" Revolucion i Qershorit...s'jane sqaruar ende mire prirjet e tij komuniste dhe etapat e kesaj periudhe por kemi akoma mbeturinat e historise se servirur nga diktatura.

Por sa te tjere ka qe duhen pare mire e pastaj te reflektohet per rendesine e tyre...kemi nje boshllek informacioni e paragjykim te influencuar nga prirjet tona politike qe na ben te jemi te anshem. Ajo qe mendoj eshte se s'mund te caktojme nje personalitet me te shquar te te gjithe koherave por te zgjidhet ai qe spikat me shume si leader, idealist, e perfaqesues i periudhes qe ka jetuar. Nuk mund te vene emerues te perbashket sepse s'jane formula matematike.

Shpresoj ama qe personaliteti me 'i madh' te mos jete midis tyre por ti takoje te ardhmes sepse do te thoshte qe ka akoma shpresa per kete vend te rehabilitoje figuren e tij ne historine boterore.

 


Postuar nga IQVLORA datë 25 Prill 2007 - 18:47:

Mendoj se do na duhen edhe nja dy dekada,qe te clirohemi pak nga ideologjia komuniste. Ne na duhet te mesojme menyren se si duhet menaxhur pushteti ne ekonomine e tregut.


Postuar nga arturm datë 02 Maj 2007 - 03:39:

Kush eshte shqiptari me i madh?

Pyetje e veshtire. Pastaj a mund ti thuhet njerit me i madh se tjetri? Secili prej atyre qe keni sjelle ketu (te gjithe ju) kane qene te medhenj ne kohen dhe per momentin qe kane jetuar. Te gjithe kane kontribuar ne berjen e kesaj Shqiperie (te mire apo te keqe) qe kemi sot.

Mendoj se kriteri kryesor per te identifikuar shqiptaret e medhenj duhet te jete MOSKONTESTIMI I FIGURES SE TYRE NGA ASNJE SHQIPTAR TJETER.

Per kete arsye ma merr mendja se duhet te perjashtojme nga "lista" gjithe shqiptaret "e medhenj" te viteve pas 1920. Historia e ketyre shqiptareve, ne te mira dhe ne te keqia ka qene e shumeindoktrinuar ne vitet e komunizmit, vite ne te cilat kemi mesuar dhe studiuar te gjithe ne anetaret e forumit. PRANDAJ JEMI NE PAMUNDESI TE JAPIM NJE GJYKIM OBJEKTIV PER KETO FIGURA. Ne per keto figura dime cfare na eshte servirur nga ideollogjia e rregjimit dhe jo te verteten historike. Mendoj se keto figura (pas 1920) do "hyjne" per te marre vendin qe meritojne ne historine tone, per mire apo per keq, me gjeneratat e ardhshme. Vetem ato gjenerata do jene te afta qe te konsiderojne ne menyre te drejte keto figura.

Meqe mendoj se duhet te marrim ne konsiderate figuarat e para 1920, figura keto per te cilat mendoj se jemi te gjithe dakort ne vleresimin kompleks te tyre une po them keto:

1) Skenderbeu (luftetari me i madh shqiptari te gjitha koheve)

2) Ali Pashe Tepelena - figure komplekse por, duke ditur se shqiptaret kane qene gjithmone nje popull paqesor dhe gjithmone ne mbrojtje, eshte i vetmi shqiptar qe del jashte ketij konteksti duke menduar qe ne kohen e tij per Shqiperine e Madhe (pavaresisht se nuk arriti te bindte Bushatllinjte per kete) dhe njekohesisht per zgjerimin e trojeve shqiptare (sidomos ne kurriz te grekut)

3) Ismail Qemali (krijuesi de jure i shtetit te pare shqiptar). Mos kish bere ate qe beri ai do ishim ndare me kohe ndermjet Jugosllavise dhe Greqise. Shteti qe na dha ai na krijoi nje ideal, nje fe (shqiptarine) e cila na mbajti gjalle si popull ne vitet e mepasme.

Perjashtoj dy figura nga te pas 1920 te cilat na bashkojne te gjitheve, mendoj:

1) Nene Tereza (nuk ka nevoje per koment)

2) Eqerem Cabej (per kontributin e padiskutueshem ne studimin e gjuhes sone amtare)

P.s. Dikush ketu fut edhe gjithe rilindasit, por ata nuk duhet te futen ne kategorine e "shqiptareve te medhenj" por "figura te shquara te kombit" sepse jane shume dhe secili ka bere nga nje kontribut te vecante dhe jo te pergjithshem si ata tre te mesipermit.


Postuar nga Ari. datë 02 Maj 2007 - 03:43:

te zgjedhim nje dhe te themi unanimisht

KENUA,
KENUA,
KENUA
(SKENDERI)


Postuar nga arturm datë 02 Maj 2007 - 03:53:

Per ata qe diskutojne figuren e Enverit

Figurat udheheqese te nje shteti, dhe sidomos ato qe udheheqin me dekada, nuk gjykohen me metrin e "arritjeve" te vecanta. Nuk eshte, ose me mire nuk duhet te jete, metri i matjes se statures se nje udheheqesi berja e rrugeve pallateve o hidrocentraleve. Nuk ka asnje udheheqes ne bote, dhe qe per me teper te kete udhehequr me dekada, qe te mos kete ndertuar ndonje rruge apo ndonje pallat apo ku di une. Edhe Hitleri ka bere keto.

Me kete llogjike edhe Ducja ka qene shqiptar i madh sepse ka ndertuar rruge e pallate ne shqiperi, apo jo?

JO, keto figura gjykohen ne kompleks, per ate qe kane bere ne kompleks per shtetin vendin e tyre. Dhe ne kompleks, mendoj une, Enveri eshte figure negative e historise sone. Edhe pse jam i bindur qe kur te jene gjakrat te qeta ai do rivleresohet ne ndonje aspekt, prape NE KOMPLEKS, ai do ngelet figure negative.

 


Postuar nga IQVLORA datë 04 Maj 2007 - 01:25:

Gjykime teper te sakta i dashur arti.Po te vije kandidaturen per deputet ,do te rreshtohesha perkrah teje per te bere fushate per ju.Jo se do te ndryshoja bindjet e mia,por do te vleresoja njeriun ne radhe te pare.Ne kemi nevoje per mendje te fresketa e pa paragjykime,jo per mendjethartuar te helmuar me bakterie te kuqe.Ata po i shihni edhe ketu ne forum.Populli duhet te reflektoje forte dhe te kerkoje te qeveriset mire,jo si gjer me tani.Ne i njohim mire kush jane ishet,ata qe kane abuzuar me popullin.Ne nuk u japim vota atyre. Sa te marrim vesh mbiemrat e tyre do t'i abandonojme ata.Do te duhen vite qe ata te pastrohen nga helmi i forte qe kane te injektuar ne trurin e tyre.

Pershendetje ari77labi!Mbetesh gjithmon i kendshem.


Postuar nga karkanxholli datë 06 Maj 2007 - 04:45:

DIKUR KËSHTU KËNDONIN NËNAT TONA

Ty Parti-o po ta k'nojmë këtë kangë,

për të drejtat o që na i ke dhanë,

Neve grave more shqipetare

jetojmë t'lira sot, more dhe krenare....

... dhe nuk harronin pa uruar:

N'emën t' grave të Shqipnisë

Nga ditët tona jetë Partisë

Nga dit' tona jetë Enverit

Që na dha ket vend të nderit.

 

shnet, Karkanxholli


Postuar nga elsaaa datë 06 Maj 2007 - 10:07:

moj shqipni moj rreze dielli
:
kush te ka dasht si bac enveri
:
emri i itj ylli mbi krena
:
jetojn bashk si gjaku e zemra

lol
si i knonin dikur njerzit enverit....ncncncncn...parti enver jemi gati kurdoher....


Postuar nga Piktor datë 06 Maj 2007 - 16:33:

Citim:
Po citoj ato që tha elsaaa
moj shqipni moj rreze dielli
:
kush te ka dasht si bac enveri
:
emri i itj ylli mbi krena
:
jetojn bashk si gjaku e zemra

lol
si i knonin dikur njerzit enverit....ncncncncn...parti enver jemi gati kurdoher....

"Liri demokraci" lol.


Postuar nga IQVLORA datë 09 Maj 2007 - 01:38:

ENVER-HITLER


Postuar nga karkanxholli datë 09 Maj 2007 - 03:09:

PARTI ENVER - JEMI GATI KURDOHERË


Postuar nga IQVLORA datë 13 Maj 2007 - 17:20:

Fakte tronditese

Ne nje dokumentar te realizuar nga Topchanal me rastin e 65 vjetorit te vrasjes se Q Stafes familjar te Qemalit hedhin drite mbi vdekjen e tij.Nipi i tyre duke analizuar rrethanat dhe dokumentat e siguruara akuzon rrugacin enver hoxha per spiunimin e Qemalit.Spiunimi eshte bere nga shtepia e Bahri Omarit simbas dokumentave te kuestures italiane ne Tirane.Dihej se kush strehohej tek B Omari.Nipi i tij tha se motrat e Qemalit kishin refuzuar enverin te bente vizita ne shtepine e tyre.Ai tha se enveri kish qene dy here ne shtepine e tyre pa deshiren e motrave..Ai tha se motrave te Qemalit iu ishte mohuar dhenia e pensionit qe merrnin familjet e deshmoreve.E fejuara e Qemalit dhe dy vajzat e tjera qe ndodheshin ne bazen e spiunuar u fyten burgjeve pe r t'u mbyllur gojen.Ai tha se Kristo Themelkua,shulja la Qemalin vetem dhe tri vajzat dhe u largua vetem,bile,bile hodhi edhe nje bombe e cila plagosi Qemalin ne dore dhe vajzat ne vend qe te vriste policet italiane.Sic e dime ai e filloi duke vrare Bahriun,Themelkon,ndersa te tre vajzat mbeten ne burg gjer me 1991.
Njehere ai ju kish thene motrave te Qemalit:Tani me keni mua ne vend te Qemalit,por ato i ishin pergjigjur se ju jeni i nenes dhe i babait tuaj.
EShte turp qe ta futesh kete bastard ne burrat e shquar te kombit,por eshte mire qe vendin ta kete tek plehrat e kombit.


Postuar nga Lab datë 13 Maj 2007 - 23:26:

Skenderbeu

naim frasheri

fan noli

nen tereza

eliza dushku

fajtori

lobby


se harrova VOJO KUSHIN

DHE HYSNI KAPON PUUU SE JAM NIPI TIJ


Postuar nga karkanxholli datë 14 Maj 2007 - 00:15:

E KEMI ME TË LINDUR, O IQVLORA

O IQVLORA, pse shkon aq larg e kthen 60 vite prapa. Ndalo te dhjetëvjetshi i fundit sheh marifetet tona. prandaj nuk është për t'u cuditur (sic kam dëgjuar nga emigrantët shqiptarë) pse shqiptarët janë kategoria më e ulët njerëzore në sytë e një evropiani po edhe në sytë e botës...

Nejse, unë nuk po të lodh me këto, por ja lexoje një shkrim për këtë çobanin e dhive dhe eja vetë tek përfundimi. prandaj bicimët e tij të bien te thënia: "Më mirë ishim atëherë kur ishim keq"!

Për Salon tënd edhe për shumë Salusha si ju, them: "Nė historinė e Shqipėrisė nuk ka as Dhimitėr Far as Hamėz Kastriot e as edhe ndonjė tradhtarė tjetėr qė e ka vėnė Shqipėrinė nė pozitė mė poshtėruese duke i hapur rrugėn cdo tė zeze mė tė ndyrė qė ekziston nė botė; pastaj duke e nxitur vėllavrasje...".

Lexoje edhe këtë për bandillin tuaj, Salo: 

Skandaloze:
MOMIR BULATOVIÇ: TIRANA PRANOI PROPOZIMIN TONË PËR TRAFIKIMIN E NAFTËS
Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993. Ajo që nuk ishte pranuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve të asaj kohe, tashmë bëhet publike. Sipas ish-kryeministit malazez, ish- Presidenti Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Milloshevic vriste vëllezërit kosovarë dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci. Bullatovic ka arritur të bjerë në ujdi me Berishën pikërisht më 15 shtator 1993 të shkelë embargon dhe tu sigurojë fitime përrallore të gjithë strukturës shtetërore të drejtuar nga Berisha. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte pikërisht " Shqiponja ", pronë e Partisë Demokratike. Për shkeljen e emargos në atë kohë u denoncua qeveria shqiptare. Por asnjëherë nuk u pranua nga Berisha.
 
Per me teper mund te lexoni ne href="http://www.pashtriku.org" target=_blank>www.pashtriku.org
 
 


Postuar nga Piktor datë 14 Maj 2007 - 00:44:

Nuk ka rob qe ma mush mendjen se perveç I.Qemalit ka njeri ma te shquar per te tana kohrat. Dhe turpi do te bije mbi te gjithe ata qe nuk e vleresojne siç duhet figuren e tij.


Postuar nga RAIMONDI datë 19 Tetor 2007 - 08:57:

------------------NJERIU ME I SHQUAR I SHQIPTAREVE ESHTE ------ENVER HOXHA--------------Natyrisht nqs ju kuptoni cdo te thote shtet-------------------ENVERI KRIJOI TAMAM SHTET-----------ME INSTITUCIONE ,SHKENCORE,UNIVERSITET,SHERBIM SHENDETSOR TE SHKELQYER,SISTEM HEKURUDHOR ----I NDERROI FAQEN SHQIPERISE---JA HOQI MOCALET DHE KENETAT QE KISHIN MJRA VJET ATJE------SHQIPTARET E KISHIN MOSHEN MESATARE TE JETES 45 VJET --ENVERI E COI 72 VJEC---VURI BAZAT E SHKENCES DHE TEKNIKES-----qe ne kurre s'i kemi pasur,ME INDUSTRI TE PERPARUAR-----sic thote edhe ENCIKLOPEDIA BRITANIKE---,qe keta bastardet sot e prishen totalisht dhe na detyruan te marrim ruget-----ENVERI KRIJOI NJE USHTRI MODERNE --DHE ISHTE SHUME I PERGJEGJSHEM PER FATET E SHQIPERISE ----------DHE ME E RENDESISHMJA ------------NUK BENTE KOMPROMIS NE KURRIZ TE SHQIPERISE---------------NUK I SHKONTE KURRE NDERMENT TE HAPTE SHKOLLA PER MINORITETET-------------DHE MIQESITE I PERDORTE TE FORCONTE SHQIPERINE SI NGA ANA EKONOMIKE EDHE NGA ANA USHTARAKE------------------DHE GREKEVE UA THEU HUNDET DISA HERE------SE SLLAVET NUK I DISKUTONTE FARE----Na tyrisht u bene edhe gabime edhe faje edhe krime-----nuk dua ti justifikoj-------por ato ishin -----CMIMI I PROGRESIT----NUK KA GJE NE KETE BOTE PA NJE CMIM-----------

--------Ndersa sot -------------A ESHTE SHTET KY QE PO BEJNE ALBOT SOT?????----------KY ESHTE NJE SHTET KARAGJOZ,---QE TE VJEN TURP TA QUASH SHTETIN TEND----dhe kush eshte cmimi qe paguajme sot------------PRISHJEN E GJITHE SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE--------

----------ENVERI TE IMPONONTE RESPEKT-------------keta sot te imponojne NEVERI


Postuar nga Balerina datë 19 Tetor 2007 - 13:42:

Red face Sa turp

Po lexoja rreth e rrotull neper msn.uk lajmet e dites, kur ndeshem me nje foto shqiptare. Tregonte hijet e njerezve qe ishin duke vizituar varrin e Enver Hoxhes, dhe lajmi thonte qe kishte patur qindra njerez qe e kishin bere ate ca dite me pare, edhe pse ne vitin 2007. Do kisha dashur me gjithe qejf qe mos te tregohej ajo foto, se vetem na prish pune, sidomos ne nje situate te tille si e sotmja kur Kosova kerkon te shpalle pavaresine. Deri kur do te vazhdojme te jetojme ne te kaluaren? Deri kur do te vazhdojme te besojme ne genjeshtrat e nje kohe te deshtuar?


Postuar nga Tulipani datë 19 Tetor 2007 - 19:47:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
------------------NJERIU ME I SHQUAR I SHQIPTAREVE ESHTE ------ENVER HOXHA--------------Natyrisht nqs ju kuptoni cdo te thote shtet-------------------ENVERI KRIJOI TAMAM SHTET-----------ME INSTITUCIONE ,SHKENCORE,UNIVERSITET,SHERBIM SHENDETSOR TE SHKELQYER,SISTEM HEKURUDHOR ----I NDERROI FAQEN SHQIPERISE---JA HOQI MOCALET DHE KENETAT QE KISHIN MJRA VJET ATJE------SHQIPTARET E KISHIN MOSHEN MESATARE TE JETES 45 VJET --ENVERI E COI 72 VJEC---VURI BAZAT E SHKENCES DHE TEKNIKES-----qe ne kurre s'i kemi pasur,ME INDUSTRI TE PERPARUAR-----sic thote edhe ENCIKLOPEDIA BRITANIKE---,qe keta bastardet sot e prishen totalisht dhe na detyruan te marrim ruget-----ENVERI KRIJOI NJE USHTRI MODERNE --DHE ISHTE SHUME I PERGJEGJSHEM PER FATET E SHQIPERISE ----------DHE ME E RENDESISHMJA ------------NUK BENTE KOMPROMIS NE KURRIZ TE SHQIPERISE---------------NUK I SHKONTE KURRE NDERMENT TE HAPTE SHKOLLA PER MINORITETET-------------DHE MIQESITE I PERDORTE TE FORCONTE SHQIPERINE SI NGA ANA EKONOMIKE EDHE NGA ANA USHTARAKE------------------DHE GREKEVE UA THEU HUNDET DISA HERE------SE SLLAVET NUK I DISKUTONTE FARE----Na tyrisht u bene edhe gabime edhe faje edhe krime-----nuk dua ti justifikoj-------por ato ishin -----CMIMI I PROGRESIT----NUK KA GJE NE KETE BOTE PA NJE CMIM-----------

--------Ndersa sot -------------A ESHTE SHTET KY QE PO BEJNE ALBOT SOT?????----------KY ESHTE NJE SHTET KARAGJOZ,---QE TE VJEN TURP TA QUASH SHTETIN TEND----dhe kush eshte cmimi qe paguajme sot------------PRISHJEN E GJITHE SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE--------

----------ENVERI TE IMPONONTE RESPEKT-------------keta sot te imponojne NEVERI



Po i drejtoheni shqiptareve nese kuptojne cdomethene shtet i vertete ??? Nese supozojme ate shtetin e Enver Hoxhes qe ti thua eshte shtet i vertete patjeter qe e kuptojne   ... ndersa une te them qe shteti i vertete nuk eshte ai zoteri, ajo quhet diktature .

Shteti i vertete e ka pushtetin nga populli, ka pushtetet (legjislative,gjyqesore, ekzekutive) te ndara te pavarura e demokratike, ka pergjegjesi per mireqenien e qytetareve ,mbron interesat e tyre dhe nuk i cenon jeten por ka detyre ta mbroje ate ... cilat nga keto ploteson shteti i Enver Hoxhes ?? Me duket sikur po degjoj fjalet e nje dokumentari te vjeter te RTVSH
Me kete s'dua te them se ju duhet ta mendoni si une por kur beni keto afirmime jo vetem une por mijera te tjere mund tua vertetojne se gaboheni.

Ketu s'dua te them se sot shtetet e ashtuquajtura demokratike i plotesojne kushtet e mesiperme por ne menyre kategorike s'mund te vendosim shenje barazimi me ate qe thoni ju.

Sinqerisht kur degjoj qe E.Hoxha i theu hundet sllaveve me vjen shume keq sepse nuk vihet ne liste fare qe ai sakrifikoi trojet shqiptare vec per pak perkrahje te PK jugosllave, prishi planet e shume atdhetareve qe mund te kishin bere shume per Shqiperine ... eshte per tu vene duart ne koke ...por ske c'te besh , mundesh vec te shpresosh e te japesh ndihmen tende nese ke mundesi qe njerez te tille mos kthehen me ne ne fatin e vendit tone.

Shikoni anen e erret te medaljes zoteri


Postuar nga Ari. datë 19 Tetor 2007 - 19:50:

Re: Sa turp

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Po lexoja rreth e rrotull neper msn.uk lajmet e dites, kur ndeshem me nje foto shqiptare. Tregonte hijet e njerezve qe ishin duke vizituar varrin e Enver Hoxhes, dhe lajmi thonte qe kishte patur qindra njerez qe e kishin bere ate ca dite me pare, edhe pse ne vitin 2007. Do kisha dashur me gjithe qejf qe mos te tregohej ajo foto, se vetem na prish pune, sidomos ne nje situate te tille si e sotmja kur Kosova kerkon te shpalle pavaresine. Deri kur do te vazhdojme te jetojme ne te kaluaren? Deri kur do te vazhdojme te besojme ne genjeshtrat e nje kohe te deshtuar?


ka nje gje ketu,me shume kohe te kalojme ne kete gjendje te mjerushme katastrofike do te thoja,pa kushtet minimale te jeteses,pa drita,uje,rruge,pisllek nga do qe te kthehesh,,dhe me shume do te kujtohet ajo kohe balerina,dhe per ket te jesh e sigurt,keshtu me shume do te kujtohet ajo kohe edhe diktatori enver hoxha, sepse ne ate kohe panvarsisht regjimit totalitar kushtet minimale te jeteses nuk mungonin,por ja akoma pelivanet tane nuk e kuptojne ..eshte verte per te ardhur keq dhe turp,,eshte nje injoranci ne politiken tone,por edhe me gjere do te thoja edhe ne ate nderkombewtare,dhe kjo shikohet te kosova qe po perdoret nje politik shume injorante,sepse evropa ka frike te ndahet nga e kaluara dhe aq me keq ne si shqipetare me ate kaluaren tone...pershendetje


Postuar nga kotka datë 19 Tetor 2007 - 20:14:

O miq mos u merzisni pse duken hijet ne varrin e tij, ne fund te fundit njeri ishte edhe ai.  Ne bote ka shume njerez, qe perkrahin idete komuniste dhe simbolet e tyre, neper parlamente te botes akoma ekzistojne partite komuniste dhe kane vota te konsiderueshme ne disa shtete.  Pluralizmi i ka keto, cdo njeri ka te drejte te besoje, te votoje dhe te respektoje adhuruesit e vet aty ku i pleqen.  Duhet te mesohemi me kete lloj civilizimi, une nuk shoh ndonje te keqe.


Postuar nga Zani datë 19 Tetor 2007 - 20:40:

Thumbs up Pershendetje!

Shqiptari me i madhe i te gjitha kohrave eshte :

ADEM JASHARI

Ai ia ndryshoi rrjedhen kombit shqiptar,per 100 vite okupim ai shembi robrine me gjakun e tij te paster dhe te familijes se tij ...lufta e tij shembi kufirin shqiptaro- shqiptar dhe bashkoi shqiptaret ne gjithe rruzullin ku ndodhen ....sot Populli Shqiptare merr fryme me lehte!....FALEMINDERIT KOMANDANTI LEGJENDAR ADEM JASHARI!

LAVDI TE QOFTE!


Postuar nga IQVLORA datë 20 Tetor 2007 - 17:37:

Pavaresisht veshtiresive shqiptaret jetojne me mire tani,por kerkesat jane per me mire sepse shohim me shume ,sepse nuk jemi te izoluar.Mbaj mend qe ne kohen e qoftelargut njerzit konsumonin shume pak dhe mbeturina e pislleqe te tjera kishte me pak.Tani konsumi eshte rritur dhe domosdo plehra ka me shume.Familjet shqiptare perdorin ne mase celularet dhe makinat apo jo.Po dikur?Udhetonin mbi karrocerit e kamioneve dhe nqse do te flisnin me nje te aferm ne nje qytet tjeter duhet te shkonin te prenotonin thirrjen nje jave me pare.

Ah gjirokastrite qe justifikon patriotin .Mos ki gajle moj fisnike se komunistet i kane gjetur pasardhesin qe i ngjan shume atij dhe ku eshte edvini.

Ka ndryshim te madh midis shtetit te komunisteve qe ishte diktatura dhe shtetitliberal te sapo krijuar ku eksperienca ishte vetem e kohes se diktatures.Kuadro jane po me ate edukim dhe udheheqim me ate stil,por kozmetika ndryshon.

Vertet Adem Jashari dhe familja e tij ishte shkendija e nje ndryshimi qe do te ndodhte ne Kosove,por pse nuk kish ndodhur edhe me pare.Te tjere si ai kish nxjerre Kosova por pa sukses.E Hoxha nuk i ndihmonte  kosovaret,sepse ai ishte i lidhur koke e kembe me Jugosllavine,ndersa me livizjet demokratike ne Europe ndryshoi edhe Shqiperia.Ishte me lehte te kalohej kufiri shqiptaro-shqiptar.Nuk mund te thuhet asnje fjale e mire per diktatorin dhe diktaturen,i cili na la mbrapa karros ari labi dhe Raimondi.Te dashur vellezer dhe patriot keto veshtiresi qe po heqim jane si rezultat i asaj diktature te tmerreshme qe lam pas.


Postuar nga briseide datë 20 Tetor 2007 - 18:22:

Historia e vendit tone eshte e qendisur me hapa te vogla,kemi pesuar gati gjithmone,dhe sot vuajme pasojat.Dikur mendoja qe komunizmi e ka fajin qe ndodhemi ne kete gjendje kaq te paqendrueshme si ne anen ekonomike dhe ne ate sociale.Patem "fatin" te binim ne bllokun e gabuar,ndoshta thjesht per sfavoritizem gjeografik.Enver Hoxha ka qene nje nga personazhet me te medhenj te shtetit shqiptar,dhe kjo duhet pranuar,pertej faktit qe i ka dhene jete nje periudhe diktatoriale.S'do kete me njerez te tille ne krye te vendit tone,dmth karizmatike,te respektuar dhe te dashur vertet,brenda dhe jashte shtetit.Dhe e thote populli,jo se me diktaturen te impononte dashuri.
Sistemi komunist eshte autodistruktiv,dmth heret a vone bie ne gjunje,eshte i rrenjosur difekti.Te mbash ne kembe nje sistem te tere per kaq shume kohe dhe me ato vlera,eshte nje arritje e madhe.

Kurioz nje artikull i Shekullit :

GJIROKASTËR- Vera që lamë pas është cilësuar si më e suksesshmja për qytetin e gurtë, përsa i përket turizmit. Ashtu si asnjëherë më parë, Gjirokastra dhe veçanërisht pjesa muzeale, e pikat më të bukura u vizituan përditë nga qindra turistë të ardhur pothuaj nga të gjitha anët e Europës dhe të botës. Ndërkaq, gjallërim nuk njohu vetëm qyteti, por edhe bizneset që funksionojnë në Qafën e Pazarit karakteristik, e veçanërisht në dyqanet e suvenirëve, ku mbizotërojnë elementët kombëtare shqiptarë.

***

Por, ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se suveniret më të tërhequra në qytetin e gurtë prej turistëve të huaj janë gotat apo filxhanët me pamjet e Enver Hoxhës, shitje të cilat deri në këto momente qëndrojnë në vendin e parë. Tregtarët rrëfejnë se fakti që turistët e njohin historinë e vendit tonë dhe që janë në qytetin e lindjes së Hoxhës, i shtyn ata të marrin si kujtim nga qyteti i gurtë fotot e tij të stampuara në gota. Të tilla janë shitur me qindra dhe tregtarët tashmë kanë shumë pak furnizim prej mallit më të tërhequr.

***

"Turistët janë shumë të apasionuar pas figurave historike të vjetra të vendit tonë e veçanërisht pas Enver Hoxhës. Nuk është se e pëlqejnë, por nisen nga historia që ta blejnë atë". Kështu nis rrëfimin e tij për shitjen e suvenirëve, Kastriot Dhrami, njëri prej tregtarëve në zonën muzeale të qytetit. Ai tregon se kjo verë ka njohur dyndje turistësh dhe për fat të mirë dhe blerës bujarë, shumica e të cilëve të apasionuar pas suvenirëve. "Një turiste franceze tha se e urrente për ato që i kishte bërë kombit tonë, por megjithatë bleu katër gota, ndërsa një turist norvegjez tha se koleksiononte gota me figurat e të gjithë diktatorëve të botës. Pothuajse të gjithë turistët që hyjnë në dyqanin tonë blejnë gota dhe megjithëse ato kanë portrete të shumë politikanëve, sërish Enver Hoxha mbetet në vend të parë",- tregon ai, duke shtuar se aktualisht në dyqan i ka mbetur vetëm një gotë. Ndërkohë që sipas Dhramit, prodhimi tjetër i serisë së këtyre gotave del pas dy muajsh.

...


Postuar nga Piktor datë 20 Tetor 2007 - 18:53:

Briseide qe koha e komunizmit na la mbrapa dhe pasojat e saj ndihen dhe sot nuk eshte e gabuar, mjafton te hedhesh syte rreth e rrotull dhe do ta kuptosh se ky dem eshte aq i madh dhe i paimagjinueshem. Normal se po te lexosh shekullin dhe te flasish per turistet ne Gjirokaster do dali burr i mire Enveri se domosdo ai njihet dhe ka meriten per ate qe vuajme dhe sot keshtu qe mjaft turiste mendoj une terhiqen nga fashino i njeriut qe ja doli t'ua mblidhte shqiptareve te pamposhtur ne shekuj me rradhe. Nejse me pelqen kjo ideja jote meqe turistet blejne gjera qe perkujtojne Enverin ai eshte shqiptar i madh, normal qe ti nuk ke ndenjur ne rradhe per nje pike qumesht ose per koca ose per peshk e te shihje çfare tmerri ishte ne ato rradha, natyrisht qe ti nuk ke si e di qe per te marre nje liter vaj shitsja te jepte me zor dhe nje pako margarine, nuk ke si te dish dhe shume gjera te tjera per internimet, burgjet etj. Natyrisht qe ti nuk mund te dish shume gjera te asaj kohe qe krijoi njeriu pa vlere pa filozofi dhe te izoluar si ato kafshet ne vathe. Lexoje ato qe te thoshte ai dhe mos bej gabim te lexosh gje fshejurazi, muziken ta zgjidhte ai bashke me filmat. Ah po se mu kujtua ajo qe tha Iqvlora qe te prisje me ore te tera ne eren e ftohte te hypje mbi ndonje skode apo zis dhe te shkoje nja 10 km me afer shtepis etj

Briseide shqiptari me i madh per ty nuk eshte edhe imi apo ansjelltas.

Per mu mbete I. Qemali.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 20 Tetor 2007 - 19:09:

enveri shkret u mbante ne vath mos tu hante ujku.. keta bejne pordhe.,.. pik e zez.. te pakten shqiperis ju dha nje emer i mir apo i keq.. u njof si shtet.. dhe nuk ju afrua dot ndonje grabiqar si kish ndodhur 500 vjet me radhe.

qe na la mbrapa.. as ajo sdiskutohet..se cdo sistem ka te mire dhe te keqe... po dhe shum gjera i ndertoi.. e beri popullin me hir a me pahir te punonte te ndertonte vendin.. jo si tani qe enden rrugve. rinia spunon.. po ben video me celular dashnoreve te tyre...dhe ja shperndajn qytetit..
e enden posht e lart per dit..pisllek e gjithka.. ana e mire sot eshte ja levizi "lire" se nuk leviz dhe aq i lire, po hajd te themi kush ka mundesi leviz.. pra sot ne shqiperi ka pllakos nje degjenerim total.. xhaxhai perdhunon mbesen, vllai motren, e baba cupen... . per ju keto mund te quhen civilizim.. po per disa nga ne keto quhen degjenerim. dhe peshku qelbet na koka.

ketu eshte e then te mberoni enverin, po per ato qe beri per shqiperine beni.. beri dhe raprezalje do thoni? po domsdo qe do bente se ndryshe skish se si ta mbante.. komunizmi ate rruge ka. jo do thoni sish i zoti, un them qe ish shum i zoti.. ne kurris te shqiptarve per disa gjera.. po aman ishte i zoti.. nuk doli burr ne 40 vjet ti kthente llafin.

pra me pak llafe cdo sistem ka te miren dhe te keqen e vet... ky sistemi sotem ka nje te keqe me shum.. se 3/4 e popullsise vuajn per buk.. duhet te jesh mashtrus, i djallezuar i levizshem ne maksimum qe te jetosh e ti besh balle.


shqiptari me i madh i te gjitha koherave ngelen ismail qemali me gjith delegatet qe shpallen pavarsine e shqiperis.. dhe sigurisht heroi yne kombetar gjergj kasterioti


Postuar nga Balerina datë 20 Tetor 2007 - 19:41:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Historia e vendit tone eshte e qendisur me hapa te vogla,kemi pesuar gati gjithmone,dhe sot vuajme pasojat.Dikur mendoja qe komunizmi e ka fajin qe ndodhemi ne kete gjendje kaq te paqendrueshme si ne anen ekonomike dhe ne ate sociale.Patem "fatin" te binim ne bllokun e gabuar,ndoshta thjesht per sfavoritizem gjeografik. Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe Enver Hoxha ka qene nje nga personazhet me te medhenj te shtetit shqiptar,dhe kjo duhet pranuar,pertej faktit qe i ka dhene jete nje periudhe diktatoriale.S'do kete me njerez te tille ne krye te vendit tone,dmth karizmatike,te respektuar dhe te dashur vertet,brenda dhe jashte shtetit.Dhe e thote populli,jo se me diktaturen te impononte dashuri.
Sistemi komunist eshte autodistruktiv,dmth heret a vone bie ne gjunje,eshte i rrenjosur difekti.Te mbash ne kembe nje sistem te tere per kaq shume kohe dhe me ato vlera,eshte nje arritje e madhe.

Kurioz nje artikull i Shekullit :

GJIROKASTËR- Vera që lamë pas është cilësuar si më e suksesshmja për qytetin e gurtë, përsa i përket turizmit. Ashtu si asnjëherë më parë, Gjirokastra dhe veçanërisht pjesa muzeale, e pikat më të bukura u vizituan përditë nga qindra turistë të ardhur pothuaj nga të gjitha anët e Europës dhe të botës. Ndërkaq, gjallërim nuk njohu vetëm qyteti, por edhe bizneset që funksionojnë në Qafën e Pazarit karakteristik, e veçanërisht në dyqanet e suvenirëve, ku mbizotërojnë elementët kombëtare shqiptarë.

***

Por, ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se suveniret më të tërhequra në qytetin e gurtë prej turistëve të huaj janë gotat apo filxhanët me pamjet e Enver Hoxhës, shitje të cilat deri në këto momente qëndrojnë në vendin e parë. Tregtarët rrëfejnë se fakti që turistët e njohin historinë e vendit tonë dhe që janë në qytetin e lindjes së Hoxhës, i shtyn ata të marrin si kujtim nga qyteti i gurtë fotot e tij të stampuara në gota. Të tilla janë shitur me qindra dhe tregtarët tashmë kanë shumë pak furnizim prej mallit më të tërhequr.

***



...



Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe jemi ne kete gjendje (well, ne bashke me te). Kudo ku vriten intelektualet nuk do te kete zhvillim, sepse nuk praktikohet Darvinizmi social. Shqiperia do te rrinte ne vend numuro, sepse, kujtoni qe thelbi i komunizmit eshte mos-konkurimi. Nuk ka treg te lire, qe te konkurojne njerezit, qe te kene motivim, qe te shkonin siper. Plus, njerezit nuk eshte se ishin te kenaqur, ata mendonin qe ishin te kenaqur. Slloganet qe perdoreshin, jo me kot perdoreshin...e kishin nje efekt mbi njerezit.
Enveri nuk u respektua nga liria e zgjedhjes, por nga prania e frikes. Tani respektohet sepse jeton akoma brezi qe e mban mend ate kohe, kur cdo gje ia jepte qeveria dhe ata vetem zbatonin urdherat sipas parametrave. Akoma egziston ai mentaliteti komunist, prandaj nuk dine njerezit qe ne nje sistem demokratik, eshte detyra e cdo qytetari te lire te cilit te drejtat natyrale i jane marre, qe ta hedhe poshte sistemin.
Ashtu sic ka qene Enver Hoxha nje nga personazhet me te medhenj te shtetit (komplet koicidence) ashtu ka qene dhe Hitleri, mos harro. Ku qendron madheshtia e nje rrugaci qe nuk arriti te mbaronte nje shkolle te larte ne Paris, qe u ndihmua nga burri i motres, por pastaj e vrau ate? Ne syte e mi, nje shtet qe udhehiqet nga nje njeri pa arsimim eshte direkt nje shtet i deshtuar. Po prandaj i hoqi qafe ai intelektualet vitet e para te komunizmit; i perdori dhe si shembuj, plus dhe siguroi jetegjatesine e sistemit qesharak te tij.

Briseide, cfare do te thote qe blihen shume suvenire rreth Enverit? Asgje! E di ti qe libri numer 1 ne Turqi tani per tani ishte nje liber rreth Hitlerit? Po pse, njeri qe respektohet eshte Hitleri? Une e respektoj per oratorin qe ishte, dhe per aftesite e tij per t'ua mbushur mendjen turma njerezish, edhe pse depresioni ekonomik qe beri kerdine neper bote luajti nje rol gjigand. Mos harro, ai depresion ekonomik beri qe gati gjysma e botes te marre nje zgjedhje te deshperuar: komunizmin.


Postuar nga IQVLORA datë 20 Tetor 2007 - 20:37:

Vend komunist nuk ishim vetem ne por edhe te tjere,por ne ishim unik ne komunizmin tone.

A mund te me thote dikush nje vend te botes sado diktatorial qofte ai qe te vrasi gjithe opoziten parlamentare.E pra kete e beri diktatura e udhehqur nga komunisti i pashpirt e i bukur fizikisht,e hoxha.Brisi pyet mamin dhe babin te cilet kane ndenjur ne radhe per 1 kg mish kau ose dhije  per nja 2-3 ore qe jepej nje here ne muaj,per 1/2kg sallam.per 5 l vajguri,per 100gr kafe,1l vaj te parafinuar,1kg sheqer,1kg oriz,5 kokra veze,1kg makarona qe kur i zieje beheshin si balte etj.(Keto vetem per 25% te popullsise qe jetonte ne qytete,pa perfshatin vetem buke misri si zhavorri qe ndodhet ne Radhime).Fruta dhe patate dilnin me  racion vetem per vitin e ri.Duke i treguar popullit pushken dhe burgun,duke e izoluar nga bota qe e rrethonte dhe duke bere propagande e  duke i shpelare trurin shqiptareve ,duke e bere si perendi vetem nje njeri populli ish i detyruar qe gjoja ta donte.Kokat e njerezve ishin mbushur me dogma komuniste mbi kapacitetin e tyre normal.Diktatura na kishte kthyer ne robote moj vajze.Ne nuk mendonim do  me koken tone,as njeri i thjesht e as nje shkencetar apo akademik.Studentet apo pedagoget kur mbronin nje studim a disertacion te tyre po mos ta fillonin me shprehjen:nen udheheqjen e partise dhe shokut enver ishin te skualifikuar edhe nqse mbrojtja nga ana shkencore ishte perfekte.Nqse do te jetoje ne ato vite dhe te kaloje me ate miniskirt-in tend ( tek Sheshi i Flamurit ose ne Skele) qe t'i vesh sot e te tregon shume trendi do te ta grisnin ne mes te rruges disa  fashist te frontit demokratik ose ndonje polic.Njerzit ishin pa dinjitet e te zhveshur nga prona,te zhveshur nga e drejta e besimit fetar,te zhveshur nga e drejta e fjales etj.Pra njerzit ishin te privuar nga ajo liri per te cilen shume vende te botes i gezonin 300 vjet para nesh.Populli nuk kish ato te drejta e liri qe kish para 1939-s.Cdo gje ishte e imponuar Brisi.Babai i nje mikut i cili ishte shites ne nje fshat u ndodh ne nje dasem.Ne fund ishte bere zakon qe pihej nje dolli per E Hoxhen dhe mjere ai qe nuk ngrihej ne kembe ta pinte.Plaku i varfer ishte i semure nga nervi shiatik shume keq dhe keshtu e kish te pamundur te cohej.Ju tha dy djemve qe e ngriten dhe e mbajten ne kembe gjer sa u pi dollija,ndryshe rrezikonte te hante burgun.Kur eshte martuar im ate nje kusheriri i gjyshit piu dhe u deh i varferi.Rastesisht ne dasem u ndodh i paftuar nje oficer civil i sigurimit  famekeq( i pa ftuar por per gjueti te deklasuarish) i cili ndodhej afer plakut Neim.Xha Neimi i ardhur ne qef i tha ''mikut'' perbri:''Mua te me rrosh ti se une ja kam bere temen E Hoxhes''.Ai buzeqeshi dhe te nesermen erdhen dhe e morren dy police ku u denua me 12 vjet burg,te cilat i beri kokerr me kokerr.Ah moj Brisi dhe ju Puntori jemi me fat qe nuk i keni perjetuar ato kohe si ne,megjithese keni qene te lindur por femije dhe nuk kuptonit sa sot.

Mos ju pafte syri kurre monstruozitete te tilla.Enver Hoxha nuk ka per te qene kurre nje figure e shquar e kombit tone.


Postuar nga RAIMONDI datë 20 Tetor 2007 - 21:32:

---Po ai sistem prandaj quhej diktaturem se kish ato te meta --se ndryshe do quhej me demokraci se demokracia --

Komunizmi shqiptar ishte i vetemi komunizem ne lindje qe e coi vendin etij perpara---------------sic thote ENCIKLOPEDIA BRITANIKE---E MORI SHQIPERINE NGA NJE --RELIKE E FEUDALIZMIT -----(vini re si thote --relike --)---DHE E BERI  NJE VEND INDUSTRIALO AGRAR---

ndersa komunizmi ne lindje kur i mor vendet lindore ato kishin zhvillim --nuk ishin si shqiperia ne feudalizem--dhe i coi pas ne zhvillimin e tyre

Komunizmi nxori intelektuale te shkelqyer qe i sherbenin shqiperise -------

Ndertoi nje baze te fuqishme------------industriale---,agrare---kulturore---shkencore-sherbimi mjekesor total---ushtarake--( ua thyeu hundet grekeve disa here,megjithese qe i vetem, por kish popullin shqiptar me vete)

------Ndersa keta sot-----------------zeeeeeerooooooooo-------------dhe ekunderta--keta shkaterojne--------dhe marrin borxhe---dhe nuk bejne azgje ---as me elemntaret nuk sigurojne --dritat dhe ujin------dhe kane surrat te flasin kunde r enver hoxhes keta injorante te neveritshem-----qe jane provincial ne cdo aspekt ----------te vjen per te vjell ti degjosh ---se te fyejne intelektin-----dhe te vjen turp ti shikosh -se sillen si zvarranike ,pa dinjitet fare  me te huajt ----------dhe behen trima  duke share dhe percudnuar te kaluaren-----------

te pakten me i mire se keta ishte enveri------e donte popullin e thjeshte,nuk te linte pa uje ,pa drita pa pune ,pa shpi------------biles edhe kur te internonte tej epte nje pune te mbaje frymen gjalle --------------------KETA SOT TE PUSHOJNE NGA PUNA ME REFORMEN E TYRE KRIMINALE --DHE S'DUAN T'JA DINE FARE  se njerezit kane femije per te ushqyer,per te cuar ne shkolle ,per te martuar ,kane semundje etj etj--gjera qe jane te huaja per keta shpirtzinjte e sotem---------------------semuru sot dhe ku te mbytesh,po s'pate leke-  Ne vlore kur isha une para 5vjeteve brenda dy javesh vdien dy nen ane lindje e siper me gjithe te posalindurit----------per 25 vjet e fundit nga 1990 ne vlore nuk kishte pasur asnje vdekje foshnjore--,---dhe tani ne Shqiperi eshte raporti i liindjeve me vdekjet foshnjore 1 : 2 ne favor te vdekjeve foshnjore----krimi me i shemtuar per te ardhmen e [po-

Ketyre sot nuk ju dhimbset njeriu shqiptar fare----------Keta shkateruan cdo gje i mbyllen uzinat ,fabrikat ,kombinatet --qe ishin te gjitha RENTABEL----keta genjejne ne cdo gje

Ne vlore kishte gjithe ato fabrika ku njerezit punonin te cilat kishin edhe treg shitje te huaj ----shume mire pse te mbylleshin---Do ta privatizosh ,ok---Fabrika le te punoj dhe te ardhurat e fabrikes te mos i marri shteti por jepua puntoreve dhe shtetit jepi nje % te vogel---Por keta SHKATERUAN CDO GJE ---SE JANE JASHTEZAKONISHT TE PAAFTE ,INJORANTTE DEFICENTE--------------------DHE NE KETE MENYRE TE DREJTUARI FUTEN FRYMEN E  ----URREJTJES KLASORE NE DEMOKRACI-------------

    AJO QE VUAJME SOT ESHTE PASOJ E PRIVATIZIMIT, JO E E ENVER HOXHES --SEPSE ENVERI NA LA NJE BAZE TE FUQISHME INDUSTRIALE---------------------QE MJAFTON TE DREJTOHEJ ME INTELIGJENCE ---------POR KETA SOT KANE CDO GJE VETEM --INTELIGJENCE NUK KANE----------JANE TE NEVERITSHEM---NUK DINE TE DREJTOJNE ----------NUK DINE TE BEJNE NJE ANALIZ  ME TE THJESHTE TE NJE PROBLEMI QE LIND----------------------

   -dhe tek e fundit keta kane 17 vjet dhe nuk kane harritur te sigurojne me elementaret ----------------------------DRTIAT ---------dhe ---UJIN---------si kane goje dhe ankohen keta bastarde  per ENVER HOXHEN----ca e dine keta popullin shqiptar ---Po drita dhe uje kane dhe vendet me te humbura e botes.Keta na turperuan --ne mes te ervopes pa uje pa drita---------dhe turpi me i madh 1/3 e popullsise --esht   emigrant --Pse???? Se keta qelbanike s'dine te drejtojne ----s e e kishin industrine dhe e shkaterruan-------------KETA DUHEN CUAR NE NDJEKJE PENALE-------SE KETA VETEM KANE SHKATERUAR----------le pastaj qe  ne politiken e jashtme jane nje turp i vertete -------------dhe me propagandimin qe ju bejne feve --po bejne autogol---sidomos me fene islame--------se evropa dihet qe nuk e e do fene islame ----ndaj ne vend qe keta te ta mbajne sa me ne periferi fene islami------------keta vene dhe futen ne -Lidhjen islamike---kjo i ben dem Kosoves---------le pastaj qe mbajne Janullatosin brenda qe po pregatit nje shkaterim gradual ne favor te synimeve greke-------------ENVERI JA TREGOI VENDIN GREQISE DISA HERE --JA THEU DHEMBET----BILES----------------EDHE DICKA KETU

ENVER HOXHA ESHTE I VETMI---biles as rilindasit nuk e kane bere kete --------QE KERKOI TE DREJTAT E ARVANITASVE SI MINORITET SHQIPTAR NE VITET 70'--dhe greket nuk dinin ca te thoshin---enveri bllokoi ata ---sepse ambasadori shqiptar ne athine kerkoi --ZYRTARISHT-- te njihen te drejtat e aervanitasve------------------

Ndersa keta sot po e bejne greqi gjith shqiperine dhe hiqen si patriote --------Po ne Shqipot nuk e kemi frymen e protestes ,ndaj dhe keta sot shijne --se te ish ndonje popull tjeter -----keta sot do i varte---------

 


Postuar nga Piktor datë 20 Tetor 2007 - 22:04:

Raimondi nuk po bejme lufte klasash ketu po te jete per argumente mjafton te te them qe ata qe Zogu, fashistet dhe gjermani i internoi ose burgosi ky u futi plumbin I VRAU.
Persa i perket asaj qe beri zhvillim nese mund te quhen te tilla ishte sepse me diçka do te merrej populli dhe duhej sistemuar ai sa me hir sa me pahir. Normal qe ka dhe çaste ose fragmente pozitive, por mos harro se njerzit ishin te hanin me racion dhe ndoshta ke harruar qe kur te vinte naj mik ne darke duhej te kishge miqesi me naj nji qe punonte tek mensa puntore per te marre nje gjysem buke e naj kuti sardele. Persa i perket grekut: thone se ne '74 kur u hoq diktatura e gjeneraleve ishte si mos me keq dmth me keq se ne, mirpo qesh mire kush qesh i fundit dhe ata qeshin akoma dhe ne nuk dime as te buzqeshim akoma. E vetmja gje pozitive qe nuk mund ta mohoj eshte emancipimi i gruas.


Postuar nga IQVLORA datë 20 Tetor 2007 - 22:05:

Po nqse do te kish ndodhur ndryshe Mondi,qe pushtetin ta kishin te djathtet qe u ppushkatuan nga regjimi nuk do ta kishin zhvilluar ate vend gjysem feudal?Mendoj se ne do te radhiteshim nder vendet e pasura te Europes dhe do te kishim zgjidhur edhe ceshtjen tone kombetare nqse pushteti nuk do te kishte rene ne duart e xhelatit E H.Une nuk e quaj ndonje merite te madhe ate zhvillim qe beri epoka komuniste duke na sjelle ne vend tekniken e viteve 1920,apo uzina kimike te tilla si Soda ne qytetin tone,metallurgjiku ne Elbasan,azotiku ne fier etj qelbesira qe e kane ndotur vendin ne menyre te pariparueshme.Ai perparim ka qene teper i prapambetur e arkaik.


Postuar nga briseide datë 20 Tetor 2007 - 23:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe jemi ne kete gjendje (well, ne bashke me te). Kudo ku vriten intelektualet nuk do te kete zhvillim, sepse nuk praktikohet Darvinizmi social. Shqiperia do te rrinte ne vend numuro, sepse, kujtoni qe thelbi i komunizmit eshte mos-konkurimi. Nuk ka treg te lire, qe te konkurojne njerezit, qe te kene motivim, qe te shkonin siper. Plus, njerezit nuk eshte se ishin te kenaqur, ata mendonin qe ishin te kenaqur. Slloganet qe perdoreshin, jo me kot perdoreshin...e kishin nje efekt mbi njerezit.
Enveri nuk u respektua nga liria e zgjedhjes, por nga prania e frikes. Tani respektohet sepse jeton akoma brezi qe e mban mend ate kohe, kur cdo gje ia jepte qeveria dhe ata vetem zbatonin urdherat sipas parametrave. Akoma egziston ai mentaliteti komunist, prandaj nuk dine njerezit qe ne nje sistem demokratik, eshte detyra e cdo qytetari te lire te cilit te drejtat natyrale i jane marre, qe ta hedhe poshte sistemin.
Ashtu sic ka qene Enver Hoxha nje nga personazhet me te medhenj te shtetit (komplet koicidence) ashtu ka qene dhe Hitleri, mos harro. Ku qendron madheshtia e nje rrugaci qe nuk arriti te mbaronte nje shkolle te larte ne Paris, qe u ndihmua nga burri i motres, por pastaj e vrau ate? Ne syte e mi, nje shtet qe udhehiqet nga nje njeri pa arsimim eshte direkt nje shtet i deshtuar. Po prandaj i hoqi qafe ai intelektualet vitet e para te komunizmit; i perdori dhe si shembuj, plus dhe siguroi jetegjatesine e sistemit qesharak te tij.

Briseide, cfare do te thote qe blihen shume suvenire rreth Enverit? Asgje! E di ti qe libri numer 1 ne Turqi tani per tani ishte nje liber rreth Hitlerit? Po pse, njeri qe respektohet eshte Hitleri? Une e respektoj per oratorin qe ishte, dhe per aftesite e tij per t'ua mbushur mendjen turma njerezish, edhe pse depresioni ekonomik qe beri kerdine neper bote luajti nje rol gjigand. Mos harro, ai depresion ekonomik beri qe gati gjysma e botes te marre nje zgjedhje te deshperuar: komunizmin.



Une mendjen e kam te mbushur Balerina,btw flm per sugjerimin.Ne asnje pasazh s'kam mbrojtur idete komuniste,pasi nuk jam e tille.Te "mbrosh" Enverin s'do te thote t'i perkrahesh ideologjine.Ndoshta bere konfuzjon me shprehjen time :dikur mendoja qe komunizmi...Per qartesi mund te perforcoj idene time duke te thene qe,pertej trashegimise qe na ka lene regjimi totalitar komunist,sot mungojne ne nje subjekt politik ato karakteristika qe ai kishte te lindura a te fituara ...kapaciteti i nje njeriu te mbaje gjalle nje popull me dinjitet te plote.
Me duket shume e thjeshte te besh supozimet qe avancove:prania e frike,sikur po flet per prindin qe respektohet se ushtron dhune ndaj femijes,po eshte mese normale qe per shume ka qene keshtu ne ato rrethana.Te siguroj qe,mesa me kane treguar gjysher e te moshuar,qe te impononte respekt per ate qe ishte dhe bente,sikur Shqiperia ka qene krejt bote tjeter...nejse se eshte veshtire te besh pershkrime te detajuara.Gjithsesi sìjane vetem brezat qe po shkojne qe e kujtojne dhe i vleresojne mendimin.Kontradiktore si shprehje - respektohet se eshte brezi qe e kujton - kur ishte kaq i tmerrshem perse kujtohet me mall?
Hoxha S'mund te zgjohet ne mengjes duke menduar:sot do behemi demokrate se eshte me mire,mos harro qe Hoxha ka mbaruar studimet ne France...E pe si ju pergjigjem demokracise,s'ka mendje te ndritura,dhe ato qe kemi jane larguar,fenomen i ashtuquajtur "brains on the run".
Ne Shqiperi ka vetem demagogji dhe antipolitike per momentin,ka shume koje qe ka rene komunizmi,une do shqetesohesha per pasojt sociale me teper.

Me kujton Hitlerin,po flet per nje super fuqi,qe mbarte nje force te jashtezakonshme ekonomike (te ringjallur) e militare,e drejtuar nga nje gjysem i shkolluar me nje capacitet te tille te gjeje perkrahjen e personave me influente ne pushtet?Po une i them bravo i qofte Hitlerit,nje nga gjerat me te shpifura qe ka bere nena po qe ate qe beri s'e perserit dot njeri.Shkolla eshte kot kur s'ke kapacitet.
Edhe Duce ashtu si mori shume vendit te vet,ashtu edhe i dha.Po s'me duket se duhen vene ne krahasim,perderisa ishin te djathte dhe larg ideologjise Enveriote.
Nuk e justifikoj per asnje gje Hoxhen,pertej faktit qe dedikoi jeten Shqiperise.
Artikullin per Gotat ne Gjirokaster e solla per kronike e kuriozitet.Komunizmin e zgjodhen per depresion dhe per loje:edhe Italia kot shpetoi nga komunizmi,si ajo loja:ke te marr e ke te zgjedh doren e xhaxhit Enver?

Poshte komunizmi,liri popullit :p:p:p


Postuar nga Piktor datë 20 Tetor 2007 - 23:07:

Brisi si hitleri ashtu dhe duçja vinin nga e majta.


Postuar nga briseide datë 20 Tetor 2007 - 23:08:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
Brisi si hitleri ashtu dhe duçja vinin nga e majta.


Kam vite qe s'bej histori,mos me ngaterro tani :p shiko se ishin te djathte pavaresisht nga fillimi.


Postuar nga Piktor datë 20 Tetor 2007 - 23:09:

te majte:p


Postuar nga briseide datë 20 Tetor 2007 - 23:09:

.


Postuar nga briseide datë 20 Tetor 2007 - 23:10:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
te majte:p


Jam e sigurte kur flas,s'eshte e mundur :p


Postuar nga Piktor datë 20 Tetor 2007 - 23:11:

Musolini ishte nje gazetar i majte dhe beri reformen agrare dhe kishte nje parti te majte, po keshtu dhe hitleri me partine e tij te fameshme socialiste.


Postuar nga briseide datë 20 Tetor 2007 - 23:15:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
Musolini ishte nje gazetar i majte dhe beri reformen agrare dhe kishte nje parti te majte, po keshtu dhe hitleri me partine e tij te fameshme socialiste.


Me fute ne mendime shiko se me Musolinin kam bere ushtrine dhe mendimet e tij jane te djathta.Hitleri po ashtu,urrente komunizmin deri ne palce.Duhet te rihap librat :p


Postuar nga Piktor datë 20 Tetor 2007 - 23:17:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide


Me fute ne mendime shiko se me Musolinin kam bere ushtrine dhe mendimet e tij jane te djathta.Hitleri po ashtu,urrente komunizmin deri ne palce.Duhet te rihap librat :p

te majte mos u lodh kot.


Postuar nga briseide datë 20 Tetor 2007 - 23:20:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
te majte mos u lodh kot.


S'kam c'te them,edhe une e sigurte jam per vete...

Ciao Punetor se jam me vonese,paciiiim


Postuar nga Piktor datë 20 Tetor 2007 - 23:22:

Paciim Brisi dhe mos harro......te majte.


http://it.wikipedia.org/wiki/Benito_Mussolini

http://it.wikipedia.org/wiki/Adolf_Hitler


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.