Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Cfare fobie keni ju? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4511)


Postuar nga cupka datë 22 Mars 2006 - 21:12:

nga gjerat tangjente me shume se cdo gje tjeter me kallin daten gjarperinjte. E perjetoj shume imazhin e nje gjarpri... kur i shoh ne televizor nuk e di se perse me behet sikur eshte duke u mbeshtjelle rreth trupit tim ose eshte duke u futur nga goja ime brenda ne trup -- me rreqethet trupi dhe instiktivisht filloj lutem qe te me largohen keto imazhe.
Mbaj mend ne gjimnaz lenda e biologjise do jepesh ne nje dhome qe mes bretkosave dhe insekteve kishte dhe nje gjarper te vockel (natyrisht jo helmues) te futur ne qelq dhe e bera shume problem ne drejtori qe ose te me nderronin mua orarin ose te nderronin dhomen ku jepesh mesimi se ndryshe nuk mund te shkoja ne klase.
(fatmiresisht drejtori ishte shume i kuptueshem dhe e nxorren gjarprin nga klasa)


Postuar nga Green_Mamba datë 25 Mars 2006 - 19:01:

Ku dreqin me ra rradha me u pergjigj ketu...kjo i paska frike gjarprinjt
Po nuj jane edhe aq te keqinj jo

Une per vete nuk kam ndonji frik qe me dominon, kurse te vogla plot


Postuar nga pupilila datë 09 Qershor 2006 - 14:32:

Une kam shume frike nga ndjenja e te renit, te rrezohem , te bie ....

Saqe dhe ne enderr shikoj sikur po bie nga lart apo nga nje vend i ulet.

Eshte e tmershme  kjo ndjesi .  Unhappy


Postuar nga Eyesight datë 12 Qershor 2006 - 20:22:

Claustrophobia - nuk e mendoj dot veten ne vende te mbyllura, me ze nje ankth i vertete. Gjithashtu ka disa raste qe sikur e parandjej qe dicka e keqe po ndodh, pikerisht nga nje ankth qe me ze.. sikur me le pa fryme.. e di qe dicka jo e mire po ndodh..


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Qershor 2006 - 21:15:

Re: Ja fobitë që na shqetësojnë përditë

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Ja disa lloje fobish :

Ablutophobia- Frika nga pastrimi dhe larja
Achluophobia- Frika nga terri
Agliophobia- Frika nga dhimbjet
Ailurophobia- Frika nga macja
Anuptaphobia- Frika nga vetmia
Bibliophobia- Frika nga librat
Carnophobia- Frika nga mishi
Catoptrophobia- Frika nga pasqyrja
Chionophobia- Frika nga bora
Clinophobia- Frika nga shtrati
Dikephobia- Frika nga drejtësia
Didaskaleinophobia- Frika për të shkuar në shkollë
Dystychiphobia- Frika nga aksidentet
Ecophobia- Frika nga shtëpia
Eleutherophobia- Frika nga liria
Eurotophobia- Frika nga gjenitalet femërore
Ergophobia- Frika nga puna
Gamophobia- Frika nga martesa
Genophobia- Frika nga seksi
Hahahahaha
Gerascophobia- Frika nga pleqëria
Glossophobia- Frika e mbajtjes se fjalimeve në publik
Heliophobia- Frika nga dielli


UAU  ja disa fobi qe nuk i kisha degjuar Interesante


Postuar nga NS-6 datë 13 Qershor 2006 - 03:13:

vendet e ngushta dhe te mbyllura...ne fakt jam mesuar te jem i lir...


Postuar nga anjeza datë 13 Qershor 2006 - 19:24:

fobia ime

fobia ime kryesore jane zvarraniket ne vecanti gjarperinjte,ajo lekura rreshqitese,viskoze e shpifur.e bukura eshte se i enderroj shpesh e zgjohem e lemerisur.


Postuar nga darma datë 23 Qershor 2006 - 05:18:

Cyliginephobia-------Frike nga grate e bukura

Vitricophobia-------- Frike nga Njerku

Me kane bere te qesh keto dy friksime .....frike nga grate e bukura hahahahahha


Postuar nga SEXI datë 24 Tetor 2006 - 20:27:

Citim:
Po citoj ato që tha pupilila
Une kam shume frike nga ndjenja e te renit, te rrezohem , te bie ....

Saqe dhe ne enderr shikoj sikur po bie nga lart apo nga nje vend i ulet.

Eshte e tmershme  kjo ndjesi .  Unhappy




Edhe une shoh shume shpesh ne enderr sikur po bie nga lartesi te medha dhe zgjohem duke bertitur.Edhe une nga lartesit e medha kam frike,perhere kur ndodhem ne vende te tilla them me vete;-po sikur te bie tani???!


Postuar nga Aulon 12 datë 07 Janar 2007 - 06:14:

Une kam frike nga gocat me dhembe te mprehte .Qe kur me kafshoi njera ne vend te keq.Pupupu moj nene.Mezi e morra veten.Tani me pelqejne plakat ,ato qe nuk kane dhembe .Te pakten nuk kafshojne.


Postuar nga Enya datë 07 Janar 2007 - 06:49:

Kam frike nga DASHURIA.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 07 Janar 2007 - 12:05:

tashi frik skam na ndonje gje...

po kam merak nga e nesermja


Postuar nga Niqua datë 17 Mars 2007 - 01:21:

arkivolet


Postuar nga adOrabLe KoRcAre datë 19 Mars 2007 - 01:01:

Smile

[QUOTE]Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
arkivolet [/QUOTE

Kam frike nga DASHURIA... gjith jeten time kam enderruar per martesen time.. per jeten time.. dhe e di qe endrat nuk dalin te gjitha te verteta.. por kam shum frike se jeta ime nuk do dali ashu si e kam enderruar un.. dhe si e dua un.. kam frik se do perfundoj keq... anyways lol.. varja.. kam dhe shum frike nga te gjitha insektet dhe gjarprinjt ewww


Postuar nga elsaaa datë 19 Mars 2007 - 01:09:

varrezat naten.......gjarperinjte si kam frike ...sme ka rastisur te shikoj live ndonje...po gjarpri me duket kafshe sexy dinake...nuk me ngjall frike...lol


Postuar nga elsaaa datë 19 Mars 2007 - 01:26:

ive been told qe cobra ka qene my protector in my past life that is why jam so into them especially cobra.....


Postuar nga Niqua datë 19 Mars 2007 - 01:52:

une dhihem prej gjarperive
i kam t'merr


Postuar nga elsaaa datë 19 Mars 2007 - 02:04:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
une dhihem prej gjarperive
i kam t'merr


nuk me del picture ketu...do ta turr ndonje per mbrapa te ngacmoje ..loooooool....dreqe une si kam pa live maj po se di sme ngjallin frike im kinda weird u know lol


Postuar nga Niqua datë 23 Mars 2007 - 00:05:

Citim:
Po citoj ato që tha elsaaa

nuk me del picture ketu...do ta turr ndonje per mbrapa te ngacmoje ..loooooool....dreqe une si kam pa live maj po se di sme ngjallin frike im kinda weird u know lol



une i kam pa live dhe biles njeher jam ule ne gjarper pa dite gja dhe kur filloj duke me dal nga shalesh o zottt uuuu si me cohet mishi kur e kujtoj... une as ngjalat si ha se me duken si gjarperinj..


Postuar nga roman.tik datë 21 Qershor 2007 - 17:22:

Wink

bletet

puntore ose jo , ta ...thumbin ato.....


Postuar nga bleta punetore datë 21 Qershor 2007 - 17:27:

romantizmin e tepruar... kur eshte sh i sheqerosur e melodramatik! (in general ketu,pa thumb)

"turshi, turshi!" - me ardh ne vete


Postuar nga roman.tik datë 21 Qershor 2007 - 17:35:

Talking

me pelqen se ke sensin e mases ...sa me cilsor dhe jo sasior


ps,pak doza te bejne mire gjithnje .....

Per temen kam nej fobi une ...o nene o nene po se them ....kam flik


Postuar nga Sunny datë 21 Qershor 2007 - 19:03:

nga qente dhe lartesia


Postuar nga kumbulla datë 29 Qershor 2007 - 16:39:

nga deti kur e shoh naten dhe zjarri....


Postuar nga Katilesha datë 29 Qershor 2007 - 23:46:

Une kam fobi nga insektet ...cfaredo lloji qofte ai....nga me i buti deri te me i egri..:p

 dhe kam tmerr zhapiket...


Postuar nga Girl-Power datë 01 Korrik 2007 - 17:47:

thellesine e detit, lartesite, qente, akrepat etj etj


Postuar nga bucimakja datë 01 Korrik 2007 - 22:49:

vdes nga gjarperinjte............uuuuuuuuu i kam shume tmerr...........


Postuar nga Enya datë 01 Korrik 2007 - 23:05:

Exclamation

Pushin e frutit te pjeshkes, tmerr e kam vetem ta imagjinoj, pale me ta prek me duar.Me cohet mishi kokerr!


Postuar nga briseide datë 02 Korrik 2007 - 02:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Pushin e frutit te pjeshkes, tmerr e kam vetem ta imagjinoj, pale me ta prek me duar.Me cohet mishi kokerr!


e cuditshme kjo.

Fobi??? minjte ,vdes ti shoh me sy brrr


Postuar nga roman.tik datë 03 Korrik 2007 - 04:29:

femrat e bukura


Postuar nga bleta punetore datë 03 Korrik 2007 - 05:16:

Citim:
Po citoj ato që tha roman.tik
femrat e bukura

vallaj, ato me te bukrat, ne ditet e sotme....vecse kur te dalin trans!


Postuar nga briseide datë 04 Korrik 2007 - 15:43:

Citim:
Po citoj ato që tha roman.tik
femrat e bukura


hahahahahaha e bukur kjo


Postuar nga hebeja datë 04 Korrik 2007 - 19:03:

nga merimangat...dhe lartesia.


Postuar nga ervi datë 06 Korrik 2007 - 17:25:

Fobia ime?DETI!Po edhe pse e kam frike,jam e gatshme ta marr me not per te shkuar cdo gushte ne SHQIPERI!Prandaj dua vec te them qe nuk ka fobi me te madhe se ai njeri qe nuk provon ta mposht fobin e tij!


Postuar nga J@mes datë 30 Gusht 2008 - 14:33:

Fobitë më të çuditshme të botës

Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.

Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm... kastravecët. Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.

Fobia nga palaçot

Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjël

Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.
Fobia nga kastravecët

Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.

Ithyphallofobia

Nuk është gjë tjetër, veçse saktësisht frika nga penisi i erektuar. Askush nuk do t ia uronte kurrë një burri! Zakonisht, ato gra që vuajnë nga kjo frikë, mund të kenë pasur një përvojë të mëparshme jo të pëlqyeshme, besonin më parë disa seksologë. Por ideja më e pranuar tani është se pas intervistave me gra të tilla është kuptuar që kjo frikë i ka shoqëruar që nga përvoja e parë. Kjo i pengon ato të tregohen shumë miqësore me trupat e burrave të tyre e në disza raste shkon deri në panik. Me terapi mund të kapërcehet deri diku, por asnjëherë plotësisht.

Efebofobia: frika nga adoleshentët

“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit...”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.

Gimnofobia

Frika e të qenit lakuriq apo e lakuriqësisë së të tjerëve. Pas gjithë këtyre, ndoshta duket më pak e çuditshme nga të gjitha, nëse marrim parasysh sa rëndësi ka sot aspekti social i një personi dhe pranimi i lakuriqësisë pa qenë i mbrojtur. Kjo është shpesh e lidhur me ankthin në planin seksual. Kjo është një frikë e përhapur, madje edhe disa foshnja e shprehin pakënaqësinë e lakuriqësisë duke qarë, edhe pse nuk ndjejnë as ftohtë dhe as bezdi të tjera nga mjedisi. Kjo frikë është më e fortë për meshkujt sesa për femrat, dhe sipas psikanalistëve, lidhet me faktin se meshkujt kanë më tepër se femrat për të fshehur ose mbuluar. Por, bëhet fjalë për ekspozim të plotë e jo të pjesshëm të trupit.

Fobia nga mobiljet antike

Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale... Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.

Neofobia

Apo kainotofobia: Eshtë e kundërt me frikën e mësipërme është pikërisht kjo, fobia nga e reja, nga risitë, për shkak të drojës se mos nuk arrijmë ta kuptojmë apo ta zotërojmë atë. Sot kjo lidhet në thelb me teknologjinë, në kuptimin praktik të fjalës, por në kuptimin e gjerë mund t i referohet çdo lloj ndryshimi të relievit në jetën e atij që vuan nga kjo lloj fobie. Personat që vuajnë nga neofobia janë më tepër se ata që vuajnç nga fobia prej antikiteve. Më tepër njerëz ndihen më komod në kontakt me të vjetrën dhe kjo duket për studiuesit se nuk është aspak çështje moshe.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.



box
Si të mësojmë t i menaxhojmë fobitë tona

Përsa i përket kohës së fobive që kemi, janë të shumta shkaqet nga të cilat ne jemi të predispozuuar të kemi fobi . Disa nga këto raste po i përmendim më poshtë si dhe mënyrën për të menaxuar ato dhe për të larguar fobitë tona.

1. Ka të bëjë me fëmijërinë tonë. Kjo ka të bëjë me disa frikëra të imponuara nga vetë prindërit tani si psh. kur thone “Erdhi gogoli” apo gjëra të kësaj natyre. Në njëfarë mënyre, vetë prindërit tanë na ekspozojnë ndaj një fobie

2: Janë traumat që kalojmë në jetë, një eksperiencë e hidhur në jetën tonë ose e dëgjuar nga një person që mund të përcjellë fobinë e tij tek ne. Përshembull, nëse kemi ndër mend të bëjmë një udhëtim me avion, duke patur parasysh ato që kemi dëgjuar për aksidente ajrore, në njëfarë mënyre ne mendojmë se çfarë mund të na ndodhte, nëse do të udhëtonim me avion.

Mënyrat për të menaxhuar këto frikëra apo për t i "shëruar"
Disa persona gjejnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të shmangur fobitë e tyre duke mos u ekspozuar ndaj tyre. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë, por dhe kjo nuk është një zgjidhje sepse në një moment apo në një tjetër, ne do të përballemi me to! Atëherë lind pyetja: Si mund t i menaxhojmë apo "shërojme" këto fobi ?! Atëherë, nëse do ta bënim vetë një gjë të tillë, do të bënim këtë si fillim: Në një copë letër do të shkruanim fobitë tona dhe do t i vlerësonim me një notë nga 1 deri në 10.

Atëherë ne do të merteshim me atë fobi që tek ne ka më shumë efekte anesore (marrje mendsh, të vjella puls të lartë etj) dhe nëse do të donim që të menaxhojme këtë, mund ta bëjmë nën mbikqyrjen e një eksperti apo dhe vetë, nëse vetë fobia nuk ka shumë pasoja. Po flasim për fobinë ndaj udhëtimeve me avion. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të mendojmë, se pas dy javësh do të kemi një udhëtim me avion dhe të mendojmë paraprakisht se çfarë do të bënim a) Vajtja në aeroport b) ngarkimi i bagazheve c) hipja në avion d) nisja apo ngritja me avion . Nëse bëjmë këtë gjë, do të vini re (po flasim për një fobi nga avioni, nuk mund të bëjmë një gjë të tillë pa patur një fobi të tillë) se do të përjetoni situata të ngjashme me ato që do të përjetoni në një udhëtim me avion. Kjo gjë duhet bërë 3 herë në javë dhe për një periudhe 2- javore do të shikoni që do të jeni në gjendje të menaxhoni frikërat tuaja dhe t i kontrolloni ato.

Gazeta ballkan


Postuar nga BIONDIA datë 30 Gusht 2008 - 20:44:

gjarperinjte vetem ide me ben te ndihem keq jo me ti shof


Postuar nga girl22 datë 31 Gusht 2008 - 15:56:

2 kam

Cynophobia dhe xenophobia.


Postuar nga J@mes datë 03 Shtator 2008 - 19:10:

Cynophobia - frike(fobi) kryesisht nga qente
ndersa
xenophobia - frike(fobi) nga njerezit e huaj ose te panjohurit


Postuar nga girl22 datë 06 Shtator 2008 - 06:52:

vertigo=frika nga lartesia (pallatet, ndertesat, etj)


Postuar nga Niqua datë 07 Shtator 2008 - 22:39:

me pare kisha frike arkivolet dhe njerezit e vdekur.. qe kur me vdiq babi sikur me iku ajo frike,, se di pse!!


Postuar nga belga datë 11 Shtator 2008 - 08:15:

Citim:
Po citoj ato që tha girl22
vertigo=frika nga lartesia (pallatet, ndertesat, etj)


une personalisht kam shume frike nga zvarraniket gjarperinjte si dhe gjithashtu nga qente;
po ketu ku jetoj une s'ka zvarranike mbasi klima eshte e ftohte dhe ndodhen vetem ne kopshtin zoologjik !
pershendetje belga


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.