Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)


Postuar nga Straniero datë 08 Janar 2008 - 00:10:

Kërkimet identifikojnë 12 faktorë të dyshuar si nxitës të kancerit

Cod. B07012008

Kërkimet identifikojnë 12 faktorë të dyshuar si nxitës të kancerit

--------------------------------------------------------------------------------

Nuk ka mendim më të shëndoshë sesa të shijosh ushqimin duke e zgjedhur atë në mënyrë që ta mbani sa më larg kancerin. Kështu është shumë e nevojshme që të bëhet një administrim i mënyrës së të ushqyerit. Në krahasim me 30 vitet e kaluara, rastet e përgjithshme të mbijetesës ndaj kancerit janë dyfishuar falë trajtimeve më të mira, diagnozave të hershme dhe të qenit sa më shumë të informuar nga ana e shoqërisë për dallimin e simptomave. Pothuajse gjysma e pacientëve (46.2 për qind) të diagnostikuar në 2000-2001 ishin të predispozuar të jetonin edhe 10 vjet të tjera, krahasuar me çerekun (23.6 për qind) e pacientëve të diagnostikuar në 1971, sipas rasteve të shpallura nga shoqata bamirëse “Kërkime mbi kancerin”. Dhjetë vjet mbijetesë është një etapë e suksesshme në trajtimin e kancerit dhe është e lidhur sa me izolimin aq edhe me kurën dhe trajtimin. Progresi i rrezikshëm, i cili ishte intensiv në dekadën e kaluar, ka tendencën të vazhdojë, parashikojnë ekspertët. Diagnostikimet dhe trajtimet më të fundit janë në rrugë të mbarë dhe me një fjalë do të thotë rritje në përqindjen e të mbijetuarve. Por në ditët tona shtimi i elementeve kanceroze dhe toksike përbën një problem serioz për shëndetin dhe zhvillimin e kancereve.

1- Tymi i makinave
Rrugët e mbushura plot me makina jo vetëm që janë një problem fort i diskutuar në ditët e sotme për shkak të tymrave të tepërta të shkarkuara në atmosferë, ndotjes së ambientit dhe favorizimin e ngrohjes globale, por përbën edhe një problem serioz për shëndetin. Tymi i makinave është identifikuar nga shkencëtarët si një ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit te njerëzit që banojnë në qendra urbane. Djegia e karburanteve përmban lëndë toksike dhe kancerogjene.

2- Pirja e duhanit
Është mjaft e konsumuar tema e dëmtimeve dhe pasojave serioze në organizëm që shkakton pirja e duhanit. Megjithatë vihet re se numri i duhanpirëseve femra rritet. Kjo përbën një nga faktorët kryesorë në shtimin e rasteve të kancerit të mushkërive jo vetëm te meshkujt, po edhe te femrat. Duhani dhe drogat e ndryshme përmbajnë lëndë kancerogjene që shkaktojnë mutacionë në organizëm, duke shkaktuar kancer. Pirja e duhanit mund të shkatërrojë jo vetëm mushkërinë, por edhe sistemin tuaj imunitar.

3- Mbetjet toksike dhe industriale
Nuk është aspak e rastit që banorët përreth zonave industriale janë më të rrezikuarit nga shfaqja e formave të ndryshme të kancerit. Dhe realisht janë këta njerëz të diagnostikuar me kancer më së shpeshti në mushkëri. Ajri në këto zona është tejet i ndotur dhe i ngarkuar me mbetje toksike dhe industriale, të cilat përbëjnë një problem serioz jo vetëm për ata që punojnë në këto industri, por edhe për banorët e zonave përreth. Femrat që banojnë në këto zona rrezikojnë menopauzë të hershme.

4- Pirja e alkoolit
Shumë njerëz po ashtu edhe studiues të ndryshëm, mendonin se pirja e sasive të limituara të alkoolit mund të reduktonte rrezikun e shfaqjes së kancerit. Por, studimet më të fundit kanë treguar se substancat parësore që shkaktonin kancer janë gjetur te alkooli, përfshirë këtu verën dhe birrën. Analizat e bëra kanë treguar se konsumimi i çdo 10 gr alkool rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit rreth 9 për qind. Pirja e alkoolit përbën rrezik serioz, sidomos për ata persona të cilët abuzojnë me të.

5- Elementet toksike te ushqimet
Ushqime të ndryshme, përfshirë edhe ato të konservuarat, mund të përmbajnë pesticide të ndryshme. Kështu disa lloj mishi të disa lloj kafshëve të ushqyera me përbërës të ndryshëm, rritja e peshqve në akuarium etj., mund të përmbajnë elementë absolutisht të dëmshëm për organizmin e njeriut. Disa lëndë të gjendura te mishi apo peshku, po ashtu edhe te qumështi industrial, përmbajnë disa lëndë që shkaktojnë mutacione në organizëm dhe përbëjnë rrezik për shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë apo të aparatit të tretjes.

6- Rrezet radioaktive
Një studim i kryer në vitin 2005 nga një program toksilogjik amerikan i ka klasifikuar rrezet X dhe gama si shkaktare të kancerit te njeriu. Kohët e fundit është zbuluar se edhe radioaktiviteti jonizues apo solarët e ndryshëm përbëjnë një rrezik të madh në shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj radioaktivitetit të rrezeve X për shkak të rrezeve X të përdorura edhe në mjekësi. Duke menduar se këto trajtime mund të përmirësojnë shëndetin tuaj, ato realisht edhe mund të përbëjnë një problem serioz.

7- Niveli i lartë i hormoneve
Kërkimet e bëra kanë rezultuar se gratë e ekspozuara ndaj estrogjeneve natyrale për një kohë të gjatë, pra janë tejet të ngarkuara emocionalisht, shtojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Kjo sepse estrogjenet sintetike dhe progresteroni, dy hormone, janë zbuluar si dy faktorë me rrezik të lartë në shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit te njeriu. Studimet kanë treguar se edhe shumë simptoma të menopauzës së hershme shërbejnë si tregues të shfaqjes së kancerit te këto gra, të cilat kanë nevojë për trajtime mjekësore.

8- Konsumimi i ujit të ndotur
Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar përmban përbërës të ndryshëm dhe lëndë të shumta toksike të cilët mund të shkaktojnë sëmundje në masë te njerëzit. Uji i pijshëm, meriton gati vëmendjen kryesore gjatë kujdesjes për shëndetin tuaj. Konsumimi i ujit të pijshëm përveç shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme hepatitit, diarreje; përbën një rrezik për shfaqjen e kancerit. Në të mund të ketë elemente të ndryshme toksike që bëhen shkak për mutacione të ndryshme. Për këtë është i nevojshëm klorimi ujit për t’u pastruar nga pesticidet dhe kimikatet e ndryshme.

9- Kimikatet që gjenden në shtëpi
Edhe shtëpia juaj mund të përmbajë përqindje të ndryshme kimikatesh. Ato mund të gjenden kudo, tek muret, boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtëpiak etj; produkte këto me të cilat jemi në kontakt të përditshëm, sidomos femrat. Dëgjojmë për pesticide dhe kimikate të ndryshme kundër insekteve, buburrecave dhe mushkonjave; por s’duhet të harrojmë se ato përbëjnë rrezik edhe për shëndetin tonë, duke u kthyer në një faktor i rrezikshëm në shfaqjen e kancerit.

10- Gazi, benzeni, vajguri
Gazi po gjen përdorim çdo ditë e më tepër jo vetëm për gatim, por edhe për ngrohje, duke bërë që të jemi në kontakt të vazhdueshëm me të. Por rreziku më i madh ekziston për ata që punojnë në nxjerrjen dhe përgatitjen e këtyre lëndëve. Kimikatet e ndryshme dhe përbërësit toksikë që ato përmbajnë përbëjnë rrezik në shfaqjen e formave të ndryshme të kancerit për shkak të mutacioneve që mund të shkaktojnë në organe të ndryshme në trupin e njeriut. Pastrimi kimik apo edhe puna në garazh e servise të ndryshme përmbajnë sasi të larta elementesh toksike.

11- Produktet farmaceutike
Nuk është çudi që vetë produktet farmaceutike të radhiten ndër faktorët kryesorë të identifikuar si nxitës të kancerit. Prodhimet farmaceutike përmbajnë sasi të caktuara drogash, por përdorimi i dendur dhe i zgjatur në kohë i tyre bëhet shkak për shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Po ashtu edhe shumë produkte farmaceutike të njohura si anti-kanceroze, përgjithësisht janë të njohura si lëndë kancerogjene për njeriun. Përdorimi i tepruar i tyre dhe sidomos pa qenë të kontrolluara nga mjeku, mund të përbëjnë rrezik serioz në keqësimin e shëndetit tuaj.

12- Kimikatet te produktet kozmetike
“Bukuria kushton”. Kjo shprehje vazhdon të ketë kuptim çdo ditë e më tepër. Duke ditur se produktet e ndryshme të konsumuar me tonelata në të gjithë botën përmbajnë elemente toksike gati shkatërruese për lëkurën, duke shkuar deri aty sa mund të shfaqin kancer të lëkurës. Nuk përjashtohen kimikatet që përmbajnë bojërat e ndryshme për lyerjen e flokëve. Në to përmbahen sasi të larta amoniaku, dyoksidi karboni, e substanca të tjera të rrezikshme për lëkurën dhe organizmin. Janë femrat, ato që janë të ekspozuara çdo ditë e më tepër ndaj këtyre përbërësve.
============
material i huazuar.se di a ka postuar ndokush me pare


Postuar nga Straniero datë 09 Janar 2008 - 23:34:

Vaji i ullirit

Cod. G09012008

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara mund të kenë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit.
Studiuesit që i botuan rezultatet e punës së tyre në revistën Analet e Onkologjisë thonë se acidi oleik që gjendet në vajin e ullirit mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjes

Studimet e mëparshme kanë treguar se për gratë që jetojnë në vendet ku përdoret një dietë e pasur në proteina, rreziku nga kanceri i gjirit është pesë herë më i lartë se në ato vende ku kultura e të ushqyerit është për një dietë me më pak kalori.

Megjithatë gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri.

Studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul me gjysmën e tyre nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit.
Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se acidi oleik e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.

Tani shkencëtarët do të shohin nëse teoria e tyre provohet gjatë eksperimenteve me kaviet.
lk;kl
Vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit, kjo për shkak të acidit oleik që gjendet në vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se ky acid e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.

Kështu gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri.

Ndërkaq shkencëtarët thonë se kanë zhvilluar një ilaç të ri të efektshëm për trajtimin e kancerit të gjirit. Por ata thonë se ilaçi i ri, i cili quhet Arimidex, është më i efektshëm nëse kanceri i gjirit shfaqet në periudhën pas menopauzës dhe si i tillë nuk mund të zevendësojë ilaçin e deritanishëm, Tamoxifen, ilaç që jepet për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Gjatë 30 vjetëve të fundit, Tamaxifen'i ka qenë mjekimi standart për gratë në periudhën e pas menopauzës.


Ne universitetin e tokyo-s ne japoni eshte shpikur nje instrument qe quhet HeadBand (si fasho rreth kokes) e cila perdor disa sensore me infrared edhe ky instrument kur edhe kur ka nje object afer teje... Kjo eshte nje teknologji e re edhe ka per te ndihmuar shume nejrezit e verber
----------
Shkruar nga Shekulli Online


Postuar nga Straniero datë 09 Janar 2008 - 23:36:

Mishi dhe kanceri

Cod. H09012008

Mishi dhe kanceri

Studimet tregojnë se përdorimi i përditshëm për një kohë të gjatë i mishit të gjedhit mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë. Amerikanëve u pëlqen shumë mishi i lopës, në formë bifteku apo qoftesh dhe i hanë ato jashtë mase. Por përdorimi i shpeshtë e me sasi i këtij lloj mishi, për shembull një herë në ditë, për vite me radhë, mund të shtojë rrezikun e kancerit në zorën e trashë. Doktor Michael Thun thotë se këto të dhëna u vunë re gjatë një studimi që ai dhe kolegët pranë shoqatës së sëmundjeve të kancerit zhvilluan me rreth 150 mijë vetë të moshave 50 deri 74 duke ndjekur nga afër gjendjen e tyre shëndetsore dhe zakonet e të ngrënit. Pjesmarrësit në studim mbushën formularët me pyetjet përkatëse në vitin 1982 dhe në vitin 1992 dhe gjendja e tyre shëndetësore u vëzhgua nga ekspertët deri në vitin 2001. Doktor Michael Thun thotë tek njerëzit që në të dyja formularët kishin thënë se kishin konsumuar mish shumë dhe vazhdimisht, rrezikoheshin 50 përqind më shumë nga kanceri i zërës së trashë. Në mishrat që përbëjnë rrezik janë mishi i lopës, i derrit dhe i qingjit si dhe ato të përpunuara. Përdorimin e mishit rreth 9 herë në javë, shkencëtarët e quajnë konsumim të lartë. Studimi tregoi gjithashtu se mishi i pulës dhe peshkut përbëjnë më pak rrezik për zhvillim të kancerit të zorës së trashë. Doktor Michael Thun shton se sipas studimit konsumimi më i madh i mishit të pulës dhe peshkut është gjë e mirë për shëndetin, krahas pakësimit të konsumimit të mishit të lopës qingjit deri në 1 herë në javë. Sigurisht që në raste festash e gëzimi, ngrënia i një bifteku apo bërxolle nuk do të kishte ndonjë ndikim në shtimin e rrezikut të kancerit, por nëse ky lloj mishi është ushqimi kryesor i dijetës për një kohë të gjatë, një gjë e tillë mund të sjellë rrezik.


Postuar nga Straniero datë 09 Janar 2008 - 23:37:

Roli i proteinave

Cod. I09012008

Roli i proteinave

shkencëtarët thonë se nivele të larta të disa proteinave në gjak mund të jenë shenja të sëmundjeve të rënda. Tek meshkujt, niveli i lartë i proteinës Prostate-Specific Antigjen ose PSA, mund të tregojë rrezikun e kancerit në prostat. Por PSA dhe proteinat që sinjalizojnë sëmundjet tjera mund të jenë shumë të vështira për t’u diktuar. Për këtë qëllim, kimisti Chad Mirkin ka krijuar një mënyrë të re për zbulimin e shenjave të proteinave të tilla. Ai thotë se me mënyrën e tij, prania e PSA-së mund të përcaktohet me saktësi mjaft të madhe. Për çdo molekulë të proteinës PSA analiza e Mirkinit krijon mijëra hallka të ADN-së duke e lehtësuar kështu jashtëzakonisht zbulimin e PSA-së. Kjo ADN, thotë kimisti Mirkin, shërben si bazë për identifikimin e proteinës pasu u tregon shkencëtarëve nëse proteina PSA është aq e lartp sa të mund të sinjalizojë kancer në prostat. Kimisti Mirkin thotë se mënyra e tij mund të zbulojë shenja proteinash për një sërë sëmundjesh. Kimisti Chad Mirkin pranë universiteit Northwestern parashikon që brenda tre vejetëve mënyra e tij të përdoren gjërësisht për zbulimin e proteinave që shkatojnë kancer apo sëmundje të tjera.


Postuar nga Straniero datë 09 Janar 2008 - 23:39:

Kontrolle të rregullta mjekësore për kancer të vezoreve

Cod. J09012008

Kontrolle të rregullta mjekësore për kancer të vezoreve


Disa studime kanë treguar se rreziku për kancer tek një grua bie në nivel normal pak vjetë pas trajtimit. Megjithatë, të dhënat e reja tregojnë se gratë e trajtuara për tumorë para kancerozë duhet të kryejnë çdo vit analiza dhe se kanceri i vezoreve është një prej kancerëve më të kurueshëm.

Në Shtetet e Bashkuara, mjekët rekomandojnë që gratë të kontrollohen për kancer të vezoreve një herë në 1 vit ose në 2 vjet, duke filluar rreth moshës 18 vjeç.

Ekspertët thonë se nëse një grua 30 vjeçare, të cilës analizat për kancer në vezore i kanë dalë mirë tre herë radhazi, ajo mund në kryejë kontrolle më pak të shpeshta, për shembull, 1 herë në çdo tre vjet.

Por rezultatet e një studimi të ri arrijnë në përfundimin se gratë që janë trajtuar për tumore para kancerozë duhet të tregohen shumë të kujdesëshme ndaj çdo shenje të kancerit në vezore. Mjekët në Suedi analizuan rezultatet e 132 mijë grave të trajtuara për tumore para kancerozë dhe vunë re se ato ishin 2 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri i vezoreve dhe 7 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri në mitrës, edhe pas 25 vjetësh nga koha e trajtimit të kancerit parakancerozë.

Disa studime të mëparëshme kishin treguar se rreziku për kancer tek një grua bie në nivel normal pak vjetë pas trajtimit. Megjithatë, këto të dhëna të reja tregojnë se gratë e trajtuara për tumorë para kancerozë duhet të kryejnë çdo vit analiza pasi kanceri i vezoreve është një prej kancereve më të kurueshme. Kur ky lloj kanceri diktohet në faza të herëshme, trajtimi i tij është i suksesshëm në 90 përqind të rasteve.


Postuar nga Straniero datë 09 Janar 2008 - 23:59:

Një molekulë e re kundër kancerit të kockës

Cod. K09012008

Një molekulë e re kundër kancerit të kockës

Një grup shkencëtarësh në Australi thotë se ka bërë një zbulim në mënyrën e trajtimit të kancerit në kockë. Ky lloj kanceri i quajtur Osteosarkoma prek kryesisht të rinjtë. Shkencëtarët në Australi thonë se një molekulë e panjohur më parë në kërcin e rritjes mund të frenojë përhapjen e kancerit të kockës.

Shkencëtarët në laboratorin e spitalit Saint Vincent në Melburn kanë zbuluar një armë të re në luftën kundër kancerit të kockës. Kirurgu ortoped Piter Çong shpjegon se kanceri i kockës apo osteo-sarkoma prek kryesisht njerëzit në moshë të re, periudhë kur kocka rritet e formohet. Ky lloj kanceri shfaqet kur qelizat që kanë arritur fazën e plotë të zhvillimit nuk u përgjigjen sinjaleve për të mos u rritur më. Kështu ato vazhdojnë të rriten dhe kjo shkakton kancer. Osteo-sarkoma, nga një pikë e vogël shpesh përhapet në mbarë kockën e pastaj kalon në muskuj. Por kur ky kancer godet një shtresë të hollë kërci, ai duket se ndalet. Doktor Çang thotë se gjatë kërkimeve ata zbuluan që kërci përmbante një molekulë që frenon përhapjen e qelizave kanceroze. Ai thotë se studimet tek kafshët në laborator tregojnë se ky zbulim i ri mund të krijojë mundësi për një trajtim të efektshëm të sëmundjes. Në fakt ky lloj trajtimi ka ndryshuar jetën e të paktën të sëmuri. Mark Naper kishte një gungë në gjurin e tij që kur u diagnostikua doli se ishte osteo-sarkomë, kancer në kockë. Pas 6 muajsh trajtimi me kimoterapi dhe operacion, ky pacient tashmë është rimëkëmbur. Ai thotë se e ndjen vetem mirë dhe është kthyer në jetën normale. Gjatë viteve të fundit, cilësia e jetës së pacientëve me oeste-sarkomë është përmirësuar dukshëm, por në 25 përqind të rasteve, pacientët me këtë sëmundje vazhdojnë të mos reagojnë ndaj metodave të deritanishme të trajtimit. Shkencëtarët besojnë se zbulimi i ri i mjekëve australianë do të ndryshojë për të mirë jetën e të sëmurëve me këtë lloj kanceri.


Postuar nga NS-6 datë 08 Shkurt 2008 - 03:42:

Sensibiliteti dhe Specificiteti i nje testi

Cod. A07022008

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

thene keto kalojme tek shpjegimi i SENSIBILITETIT dhe SPECIFICITETIT dhe tek disa terma te tjera qe kane lidhje me to (se mora vesh si u mbush kaq shpejt ky postim )...



pasi qe shpjegova ne menyre siperfaqesore menyren e shperndarjes se vlerave te analizave dhe disa emertime te ndryshme si:

NEGATIVE TE VERTETE (NV) : jane ato persona qe me te vertete te shendetshem.
POZITIVE JO TE VERTETE (PF): jane ato persona qe jane mbi vleren Y por jane te shendetshem gjithsesi (por per shkak te limitit qe kemi vendos konsiderohen si anormale).
ne grafikun b do kemi :
POZITIVE TE VERTETE (PV) : jane ato persona qe jane me te vertete me vlerat anormale dhe jane pertej vleres Y dhe jane me te vertete te semure.
NEGATIVE JO TE VERTETE (PF) : jane ato persona qe gjenden para vleres Y por qe jane te semure (por qe nuk konsiderohen te tille per shkak te limitit qe kemi vendos)

mund te kalojne ne shpjegimin e termave SENSIBILITET dhe SPECIFICITET

me termin SENSIBILITET nenkuptojme aftesine qe ka nje test per te gjetur te gjithe ata qe jane te semure duke lene jasht ato qe jane te shendetshem. nese do te na duhet ta shprehim me termat qe treguam me siper do ta shprehnim si :

SE= PV/(PV+NF)

nisur nga kjo thyese mund te kuptojme qe sensibiliteti rritet sa me shume ulet numri i negativeve fallco derisa arrin vleren 1 qe korrespondon me vleren 100% qe do te ishte maksimumi i sensibilitetit te nje testi qe do te thote qe ky test gjen te gjithe ata qe jane te semure dhe nuk perfshin asnje qe nuk eshte i semure.

nga ana tjeter kemi SPECIFICITETIN. me te nenkuptojme aftesine qe ka nje test per te gjetur vetem ata qe jane te shendetshem dhe jo ato qe jane te semure,gje qe eshte e rendesishme per te perjashtuar ata qe nuk jane te semure. nese do ta shprehnim ne formen e mesiperme do ta shprehnim si:

SP= NV/ (NV+PF)

edhe ne kete rast nese numri i pozitiveve fallco eshte 0 vlera e SP arrin ne 1 qe korrispondon me vleren 100% dhe qe do te thote qe ky test gjen te gjithe personat qe nuk jane te semure dhe le jasht ato qe jane te semure.

ne dit te sotme,jane shume te rralle testet qe paraqesin specificitet ose sensibilitet ne vlerat 100% per nje semundje...nje rast qe mund te permend eshte tomografia asiale per guret ne veshka qe ka nje sensibilitet 100% qe do te thote qe nese kjo analize nuk gjen shenja te gureve ne veshka,atehere me 100% siguri mund te thuhet qe personi nuk ka gure ne veshka...ne te njejten kohe ka nje sensibilitet 96% qe do te thote qe me 96% mundesi ne mund te themi qe nese tomografia tregon shenja per gure ne veshka,personi ka gure ne veshka [1]. ketu kemi 4% mundesi qe te mos jene gure ne veshka por ndonje gje tjeter qe u ngjan...ne te njejten kohe mund te themi qe nese kemi 100 persona,ne 96 raste do gjehet nje diagnoze tamam kurse ne 4 persona mund te kemi nje diagnoze gabim me kete analize.
pervec sensibilitetit dhe specificitetit ka edhe parametra te tjere qe perdoren neper shkrime sic mund te jete vlera parashikuese pozitive ose negative por per momentin keto qe thashe me siper jane te mjaftueshme per ato qe dua te shpjegoj ne vazhdimesi si dhe per gjerat qe permenden ne menyre te vazhdueshme ne kete zone.

[1] Update mbi diagnostiken e gureve ne veshka (Cod. A 21102007)


Postuar nga NS-6 datë 16 Shkurt 2008 - 05:48:

terminologji ne terapine onkologjike

Cod. A16022008

terapia onkologjike ndahet kryesisht ne 3 tipe:
-terapia adiuvante
-terapia neoadiuvante
-terapia paliative

terapia adiuvante eshte ajo terapi qe i bashkangjitet nje tjeter terapie qe konsiderohet si terapi baze (psh radioterapia pas nje nderhyrje kirurgjikale kundrejt nje kanceri). pra,eshte nje terapi shtese. kjo terapi duhet te behet mundesisht brenda 1 muaji nga terapia baze dhe cilesohet si terapi kunder "pjeses se mbetur te kancerit" dhe ka si qellim te heqe ato copeza qe kane mbetur nga nderhyrja.

terapia e dyte,neoadiuvante eshte ajo terapi qe jepet para se te nderhyhet me terapine kryesore (psh radioterapi para se te nderhyhet ne menyre kirurgjikale mbi nja kancer,ne menyre qe ta bejne sa me te lehte punen e kirurgjise). rendesia e ksaj qendron ne faktin qe lehteson nderhyrjen kryesore dhe ul numrin e problemeve qe mund te dilnin nese nderhyhet direkt me terapine kryesore.

terapia paliative eshte nje terapi qe ka per qellim te nderhyje mbi kancerin ne menyre qe te zvogeloje dimensionet e tij dhe te ule simptomat ose te ngadalsoje rritjen e tij!eshte nje terapi e fazes se avancuar te kancerit ku shumica e terapive te tjera nuk eshte me e aplikueshme (psh ne rastet e metastazave).


Postuar nga NS-6 datë 09 Maj 2008 - 04:17:

markatoret tumoral (pjesa 1)

Cod. A09052008

postimet rreth specificitetit dhe sensibilitetit e kane nje arsye se pse u shpjeguan. pik se pari,sepse jane terma qe hasen shpesh ne literaturen mjeksore (ne ate amerikane ka edhe terma te tjera si intervali i besueshmerise dhe nje tjeter qe nese nuk gabohem eshte LR, likelihood ratio). se dyti,keto terminologji vleresojne analiza te ndryshme dhe tregojne saktesine e tyre.
tani qe eshte bere nje ide mbi termat specificitet dhe sensibilitet mund te kalojme ne peshkrimin e nje pike tjeter te rendesishme te fushes se onkologjise dhe kjo eshte ajo e markatoreve tumoral.
cfare kuptimi ka nje markator tumoral? nje markator tumoral mund te perkufizohet si nje sinjal biologjik (nje substance e prodhuar nga qelizat) e cila mund te rritet ne perqendrim gjate zhvillimit te nje kanceri ose mund te tregoje se si ky kancer (monitorim) dhe menyra se si funksionon nje terapi kunder tij.
mund te themi qe markatoret tumoral jane alternative per te vleresuar zgjerimin e mases tumorale ne ato raste kur kjo gje nuk arrihet te kuantifikohet me ane te analizave radiografike. pervec faktit qe mund te perdoren per te pare se si evoluon nje kancer dhe se si i pergjigjet nje terapie,keto mund te perdoren edhe per te gjetur rastet kur kanceri rishfaqet. nese me duhet te permend nje markator do permendja kalcitoninen qe perdoret per karcinomen midulare te tiroides e cila matet ne fillim,dhe me pas matet here pas here dhe kur ajo rritet serish,paraqet nje mundesi te larte qe te kete nje rishfaqje te kancerit.
ne fund,mund te perdoret edhe per te dhene ndonje informacion rreth pronjozes (parashikimi se si di shkoje situata klinike).
por ajo qe duhet te kemi parasysh eshte qe nje markator tumoral NUK DUHET ASNJEHERE TE PERDORET PER TE BERE DIAGNOZE DIREKTE. kjo sepse markatoret tumorale paraqesin nje specificitet dhe nje sensibilitet te ulet,mund te jene te larte edhe ne semundje jo kancerogjene,nuk jane te afte te bejne dallimin mes formave beninje dhe atyre malinje. kjo do te thote qe deri me sot nuk kemi nje markator tumoral ideal i cili ne teori duhet te jete specifik dhe i ndjeshem (sensibilitet) vetem per nje semundje dhe nga kjo nisemi kur themi qe perdorimi i tyre ne diagnozen direkte nuk duhet te behet.perdorimi i tyre paraqet vetem nje analize shtese e cila mund te jete e nevojshme ne nje moment te dyte. ne disa raste perdorimi i me shume markatoreve mund te shtoje specificitetin diagnostik! nese sheh qe 2 markatore jane rritur njekohesisht atehere dyshimi se mund te jete nje kancer rritet,edhe pse nuk thuhet me siguri qe kemi te bejme me kancer....


Postuar nga kotka datë 14 Maj 2009 - 18:33:

Shume tema interesante

dicka me teper per beninj-et ne gjoksin e femrave.

Eshte e nevojshme te nderhysh urgjent me ndonje cist aspiration ose opracion te vogel per te bere biopsine apo eshte me mire te presesh dhe t'i mbash nen kontroll duke matur here pas here dimensionet e tyre nese rriten apo mbeten njelloj.


Postuar nga kotka datë 14 Maj 2009 - 19:38:

Bravo

Me ke lene me goje hapur NS-6.
Keto jane tema vertet te shtjelluara kaq mire tek forumi-horizont.
complimente per seriozitetin e temes


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.