Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Enya datë 23 Qershor 2006 - 03:43:

Unhappy

"Duke degjuar zertat brenda meje", -mbylla syte dhe ne erresiren e enderres

u gjenda bash kokembeshtetur ne supin TEND...SHPIRT i QESHUR, -si je?!Ku je?Mire je?!..........................


Postuar nga iliada datë 23 Qershor 2006 - 13:31:

kujdes!

Duke ecur e rrezoi.U thye.Mos.Do ta ngjis prape tha me vete.E mori e po perpiqej ta ngjiste.Nje dite,dy, tre......shume zor.Mos u lodh i tha u thye nuk ngjitet me.Po ngjitet.Jo nuk ngjitet.......
Dhe vazhdoi po,jo,po...........jo.
Shikon sa bukur??????.....................
Nuk duket fare e ngjitur, duket si me pare.
Oh jo, i tha, nuk eshte aspak si me pare, por mundet te qendroje aty ku ishte.Nuk folen me per ate.Nje dite duke kaluar andej dikush e ciku me dore.Kujdes,te lutem eshte shume delikate,me ka rene njehere nga dora.Uh shpetoi,por,sa frike!!!!!!!

p.s. duke degjuar muzike


Postuar nga ingmetalboy datë 12 Korrik 2006 - 22:16:

Dera u shty ngadale dhe menjehere era e duhanit qe po i rendonte ajrit te dhomes ju perplas ne fytyre. U ndje keq. Siguria qe e kishte sjelle deri ketu u zhduk bashke me aromen e parfumit. Mos valle ishte nje gabim? Mos valle duhet te kthente majrat nga thembrat dhe te perpiqej te harronte gjithcka? Zeri qe nga brenda e shkundi te gjithen. U kujtua qe kishte hapur deren dhe tani po qendronte akull e ngrire me dorezen e deres qe e shtrengonte fort.
-Hajde. Mjaft qendrove atje. Dhe mbylle deren se eshte ftohte.
Si te ishte urdheruar nga ndonje telekomande magjike hyri brenda dhe mbylli deren pazhurme. Ja cfare mungonte ne kete vend te frikshem. Vetem tani kuptoi se te gjithe dhomen e mbeshtillte nje qetesi vdekjeje qe te fuste te dridhurat deri ne palce. Kishte frike te ngrinte koken dhe te shihte tjetrin ne sy ndaj kishte 5 minuta qe po numeronte cdo pllake ne dyshemene e dhomes.
-Dmth?
Zeri i tij gati sa nuk e hodhi perpjete. Pse kishte ardhur? Sa here do ta pesonte ne kete menyre? Kjo ishte e tepert asgje nuk kishte me kuptim. Ai e kishte gabim. Faji ishte i tij. Ajo ishte viktima. Pse duhet te vinte ajo ketu? Ajo ishte viktima, por viktima e kujt?
Fshiu lotet me nje dore dhe beri dy hapa te tjere. Ai u cua ne kembe. Tani mund te ndjente frymemarjen e tij ne fytyre. Lotet shperthyen dhunshem ne momentin kur duart e tij e pushtuan te gjithen dhe u shtrine te dy ne batanien prane zjarrit. Nuk duronte me. Duhet te dilte jashte ai lemsh i mallkuar qe kishte kohe qe i shtrengonte gjoksin. per sa kohe qau nuk e kuptoi kurre. Per sa kohe fjeti nuk e kuptoi kurre. Ate qe edhe sot e mban mend jane dy syte e tij ne momentin kur u zgjua.


Postuar nga iliriusa datë 16 Korrik 2006 - 07:56:

Zera te njohur me therrasin ne emer..., une strukem ne nje cep te dhomes e s'dua ti pergjigjem. Kam te tjere zera brenda meje qe me flasin, ju kthej pergjigje, me pyesin serish e ngaterrohem me ta, ngaterrohen me mua. Llogjika flet ngadal, me butesi por e vendosur, ndjenjat kelthasin e cirren ashper, te tensionuara te luhatura por gjithashtu te fuqishme. Ndjek ngadal frymarjen time, edhe sesi hije te huaja me rreshqasin ne kraharor.... apo s'jane te huaja???

S'e di! Por aviten ngadal pa u ndjer e krejt papritur i ndjej brenda meje. Kujtime te shperfytyruara, te shprishura si te kishin qene nen fuqin e eres per shume kohe. Zerat gumzhijne brenda meje. Une mbyll veshet me duar kotesisht. Iu pergjigjem zerave te njohur jashte meje...


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Korrik 2006 - 10:45:

Pa e menduar me gjate zbertheu kopsat e kemishes dhe u shkri e gjitha mes carcafeve te bardhe. U mbeshtoll si nje mace qe behet gati per te fjetur dhe mbasi zuri vend mire ne dyshekun e bute, mori fryme thelle dhe mbylli syte. Kishte gjthe mbasditen qe ne fytyre i ishte skalitur nje buzeqeshje e holle qe tregonte nje lloj vetekenaqesie ndaj dickaje qe kishte ndodhur. Tani po dremiste e qete ne krevatin e saj dhe bota ishte e bukur dhe mikpritese perseri. Perseri si dikur me pare...
Cfare kishte ndodhur?? Cfare rendesie kishte. Tani mendimet nuk vershonin zhurmshen ne mendjen e lodhur nga vorbullat ditore, duke e bere gjumin nje perralle te bukur.
Gjithcka kishte kuptim dhe arsyje, kurse nata tani ishte nje princeshe e embel arabe qe me ledhatimet e saj te hiqte lodhjen si me dore.
Nje buzeqeshe e skalitur ne fytyre. Nje buzeqeshje dhe cuditerisht dielli lind dhe perendon. Nje dere mbyllet dy te tjera hapen. Dikush te harron ditelindjen dhe shoku i vjeter i femijerise te merr cuditerisht ne telefon.
Ne qetesine me te madhe gjumi pushton gjithcka dhe bota ndalet se rrotulluari. Nje frymemarje e fundit dhe me buzeqeshjen e skalitur ne fytyre gjticka shkon te flere ndryshe.


Postuar nga lorie datë 05 Gusht 2006 - 04:42:

My cup overflows

duket pothuajse si nje perralle, si nje hirushe qe papritur e gjen veten ne nje mbreteri te madhe.Une qe kurre s'besoja ne te tilla gjerash, buzeqesh menjehere sa mendoj per te.
Kohet e fundit nuk e kam vene re qe une kam ndryshuar akoma me shume ,eshte kaq interesante, nuk e shpjegoj dot ne menyrat psikologjike qe mendoja se i dija. Eh, nuk i di keto gjera aspak. Por fakti qe tingelloj gjithmone kaq optimiste me njerezit qe takoj, vetem se fundmi e kam vene re qe ka nje efekt te cuditshem tek ta:ata mendojne se une mburrem.(dhe une habitem nga kjo) Dhe duke qene se perfshihem shume ne boten,ndjenjat dhe prekshmerine time nuk e kam vene re qe optimizmi im ndoshta i shprehur ne menyre jo aq te zgjuar, lind pasoja negative( c'paradoks! Po si ta ndaloj? Nuk ka mundesi gjithsesi, vjen kaq natyrshem te jem e gezuar, kaq natyrshem ti perballoj sfidat me qetesi.
Ne mes te nje rrebeshi sfidash qe dalin si xhonglere duke vertitur birilat ne ajer, kaq papritur, une nuk vrapoj ti kap ,nuk i parandaloj te bien ne toke,nuk rend si e marre qe cdo gje te rrije pezull.
Nuk do kisha as fuqine ta beja ate gje,do skermitja veten, nervat e mia si tela violine do terhiqeshin shume dhe pasojat kush e di si do dilnin...
Po ndodh krejt e kunderta, nje qetesi totale, nje gezim dhe riperteritje qe vjen prej Zotit qe njoh. Ketij reflektimi s'di c'ti shtoj tjeter pervec se nje pasazhi nga shkrimtarja Becky Tirabassi tek libri Women of Character.
'Just as the specific details of how i met my spouse describe to others how my life changed direction when i met someone significant ,so my description of knowing God is my record of our relationship. It is not a figment of my imagination ,but an explanation of my encounter with someone who has physically,emotionally and spiritually changed my life.'
Njohja me nje person te rendesishem ne jeten tende ndryshon shume tek ty, imagjino sa shume mund te ndryshosh kur ke njohur Zotin.
Because i am getting to know him and tasting his goodness my cup overflows to abundance and i fall in love again and again. as simple as that.


Postuar nga ingmetalboy datë 13 Gusht 2006 - 02:15:

Ishte vape. Nje shishe uje bente 6 $. Thashe: "Me mire vdes i dehidratuar para se te paguaj 6 $ per nje shishe uje." Fundja eshte uje. Eca dhe ca duke u shtirur si gjahtar i regjur hijesh sepse kapela dhe syzet e diellit nuk po me ndihmonin aspak. Ne nje kercim te rrezikshem nga njera ane e rruges ne tjetren e nxora hunden dy here ne diell dhe keshtu qe ne vend te filleses se aparatit te frymemarjes kisha nje spec te kuq qe si duket po terhiqte vemendjen e njerzve te tjere.
Ne ate moment fillova te degjoj, plot zera qe deri atehere nuk egzistonin per mua.
-Krem mbrojtes ndaj rrezeve te diellit.
-Vaj plazhi per te bere lekuren cokollate.
Pse ndryshoi kjo bote keshtu valle? Pse po mi kap veshi keto gjera te tilla. Njemije e nje menyra per te shpenzuar dhe per te mos qene kurnac. JU afrova nje tavoline me njemije maska te shperndara pa rregull ne gjithe siperfaqjen e tavolines. Nje cigane e vjeter lekundej ne karrigen e saj prej druri duke i falur vetes ca momente qetesie dhe freskie me erashken e saj te stermadhe.
-Sa ben kjo?-theshe une.
-Sa te duash, vetem zgjat doren dhe me merr nje nga ato shishet e coles atje ne ajo kova me akull.
Ishte vertet vape. Nje soda e ftohte do te ishte idealja ne kete kohe te harruar nga shiu dhe era.
-Te marr dhe nje une?-thashe duke i zgjatur kanacen e coles te ftohte akull?
-Jo. Ato jane per mua. Bli nje maske dhe ik pirdhu.
-Po te ble dy maska do me japesh nje kanace?
-Hmm.. JO!
-Ok. Po te jap 10 $ per nje maske dhe nje kanace.
-Qenke i fiksuar fare. Ne rregull.
Mora masken e pare qe me zuri dora dhe zhyta doren ne koven me uje me akull ku ishin rrjeshtuar ato dreq kanace sode qe po me benin te cmendesha. E desha nje. Me te ftohten. Mora nje dhe vazhdova te ec. E hapa dhe fillova te pij si i babezitur. Ohh Cfare kenaqesie. Sa mire! Nuk do ta nderroja kanacen time per asgje ne bote. Do ta mbaj si kujtim dhe do ta coj ne shtepi ku do te shkruaj me shkronja te medha. "Kjo eshte kanacja qe me shpetoi nga vapa ne filan date te filan viti. Duke ecur i gezuar pashe nje reklame te madhe ne nje kjoske te vogel."Soda te ftohta 3$". Ku e lashe ate m..t maske qe bleva per 10$? Dreq. E kisha lene perseri atje ku e mora.
Dmth kisha blere nje kanace cole per 10$?? E oashe ate kanacen e shtrenjte dhe tani po me dukej shume pavlere. E flaka tutje dhe kerceva perseri nen hije.
6$ dollare per nje shishe uje?? Ky eshte vertet budallallek. Kjo bote qenka shkalluar fare.


Postuar nga Balerina datë 05 Shtator 2006 - 08:13:

Re: Duke degjuar zerat brenda teje

Zerat vazhdojne me ate vullnetin e tyre te hekurt dhe brohorasin e brohorasin. Por kush i degjon? Une shurdh-memecja harrova se cfare eshte guximi. Dhe fatkeqesisht une jam spektatorja e vemte e shfaqjes se organizuar nga to. Sikur cdo shfaqje percjell nje mesazh. Ku eshte mesazhi? "Zgjohu?". Nga se te zgjohem? Perse te zgjohem? Te gjithe te tjeret po kenaqen nga virusi i gjumesise. Po une, perse te privohem nga e drejta per te notuar drejt 'turmes'?
"Spektatore e mjere dhe e vetmuar...mos genje veten!"


Postuar nga ingmetalboy datë 23 Shtator 2006 - 12:06:

Frymezim i vrare

Me ka ikur deshira per te shkruar dhe mendimet sikur nuk mund te nderthuren qarte per te nxjerre ne jete nje krijese te re. Perjudhe thatesire e papare ku e perditshmja me ka mbytyr cdo qelize frymezimi. Cfare valle vrau muzen time dhe me syrgjynosi ne kete bote pa ngjyra? Orar pune, stervitje truri ne fusha pa lule, gjume letargjik i stergjatur dhe sterilitet mendimesh.
Nje shishe alkooli do te me ndihmonte? Nje nate me hene, nje shpulle gjumit? Ndoshta. Ndoshta duhet dicka tjeter. Ndoshta ajo qe eshte thyer nuk ka per tu ngjitur me.
Duhet te provoj ndonje nga keto dite. Jo sot. Edhe kete nate monotonia fitoi dhe gjithcka u vesh ne petkun e normalitetit.


Postuar nga atiola datë 28 Shtator 2006 - 05:35:

duke degjuar zerat brenda meje
nje nga ata je dhe ti


Postuar nga bucimakja datë 29 Shtator 2006 - 00:23:

duke degjuar zerat brenda meje.....u arratisa nga ti.....


Postuar nga Balerina datë 29 Shtator 2006 - 00:36:

Zerat me thone te le rastesine te me perkedhele, por kush me siguron qe zerat nuk gabojne?


Postuar nga Niqua datë 29 Shtator 2006 - 01:12:

duke lexuar zerat brenda teje o ditari forumit vura duret ne koke,sa zera qe cirren e qajne,meshireeeeeeeeeee


Postuar nga Enya datë 29 Shtator 2006 - 03:46:

hhhhhhhhhhmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm,

duke degjuar zerat brenda meje,asnje sekonde sdo qendroja ketu...

E keqja qendron se akoma po degjoj "zerat brenda teje".F.U.B

 


Postuar nga Niqua datë 29 Shtator 2006 - 04:29:

Zeri jot me jep guxim te largoj friken larg mendimeve te padukshme dhe ne te ardhmen. ....

x-o-x-0-x naqe


Postuar nga Amstel datë 30 Shtator 2006 - 16:59:

duke degjuar zerat brenda meje me beri te mendohesha shume thelle ne shpirte te te pendohesha per shume gjera qe kan ndollur ne bote....


Postuar nga shkurti datë 30 Shtator 2006 - 17:20:

zerat brenda meje

ndodh gjithmone qe secili prej nesh te degjoje zerat e mendjes. jane deshirat qe ne mbajme te fshehura e nuk duam ti japim shfaqim ose kemi frike ose thjesht nuk duam te jemi vetvetja....


Postuar nga shkurti datë 30 Shtator 2006 - 17:49:

forumit

[ndodh gjithmone te pendohemi per gjerat qe bejme pasi i kemi mendua. here ndodh te jemi ne kohe per ti rregulluar po me teper jemi larg zgjidhjes. por duhet gjithmone te mos e leshojme veten edhe pse eshte teper e veshtire por duhet


Postuar nga eng_girl datë 14 Tetor 2006 - 04:48:

Bekuar qofte mendimi qe lindi nje moment erresire, qe rremoi thelle per te gjetur ndjenjen e cila nuk mund ti perkase tokes me shume se ferrit.
Vetem ne dimensione te reja... Humbur mes erresires dhe mjegulles ne boten pa cepa. Pjese e sferes qe truri u perpoq ta mposhte, por nuk ia doli dot dhe e lindi. Lindur per aq kohe sa mund te matet me minuta, por qe kujtesa do ta ruaje me shekuj. Minuta qe ndjehen te pafundme. Shekuj qe do jene te rende per tu ripertypur serish. Asgje asgjekundi; as prane meje, as larg meje, as brenda meje. Ndalo! Ndalo! Ndalo! ... Nd...boll...u lodha...me lodhe. Po sikur ta vras, do te ndaloje? Ndoshta mund te ike bashke me floket...ta provoj! Prit...mos ishte arsyeja kjo qe sapo hyri ne valle? Hemm... nuk jam e sigurte...

Faleminderit dhimbja ime qe me kujton se vazhdoj te ndjej, qe me ben te humb ne mendime qe shume pak arrijne ti kuptojne, qe me ben te kuptoj ndjenjat a atyre qe nuk dine si te perballin ndjenjat e veta.
Faleminderit kujtdo dhe gjithckaje qe me ben te provoj cdo lloj ndjenje. Faleminderit qe fluturoj pafund permes kenaqesish jo te natyres njerezore dhe qe humb ne skutat me te errta te trurit tim. Faleminderit qe me bere te shikoj bukuri ne dhimbje dhe fatkeqesi ne kenaqesi.


Postuar nga lorie datë 17 Tetor 2006 - 03:43:

crysalis transformohet ne flutur

efekti i flutures ne rastin tim nuk ke te bej me deterministet natyraliste.
ne qelqet e dritareve shihet pasqyrimi i nje femre qe ka shkuar larg, krejt ndryshe e dy viteve me pare,misherimi krejt komplet i shpreses ne krahe ajri ,te lehta fluture;nje shprese qe ajo s'e dinte c'ishte. ky eshte per mua "the butterfly effect'' por me shume eshte 'the faith effect'.
C'te beka besimi tek Zoti ! Te rrokullis boten tende , zhduk vjetersirat e ndyra qe ishin grumbulluar, dhe duke pare thelle ne zemer,duke pare ne pasqyre me dhimbjen qe can tej per tej, operacioni fillon ,hiqen shtresat e negativitetit, hiqen te palarat, hiqen me lopate fajet aq shume sa behesh krahelehte,kthehesh ne flutur. Ahhhhh...jam ne prehje.
Te marten e pare lexova 'The Open Boat' e Crane. E perpiva pernjeheresh sepse me duket interesante ideja qe filozofia ime e te jetuarit ishte dikur pikerisht si ajo e 4 personazheve te varkes.Une thellesisht mendoja se jeta ime ishte nje loder mizore fati qe zgerdheshet si clloun dhe tallet perpara fytyres,pre e nje absurdi makaber. Nuk e ekzagjeroj. Shkrimet e mia ne proze dhe poezi e deshmojne kete gje.
Por pastaj...pastaj s'i qendrova dot indiferente sakrifices me te madhe te njerezimit- vdekjes se Jezusit.Ajo po qe ishte e pashpirte ,megjithate ishte dhe shpresendjellese. Dikush kujdeseshka per mua ne permasa gjigande-mendova-Zoti vete...!
Psalm 139 ne nje fragment thote: you knit me together in my mother's womb.
Gjithcka eshte e paramenduar,gjithcka qe ndodh ka nje arsye te forte, nuk eshte kurre koicidence, nuk eshte kurre fat,nuk ka kurre lojra.
Serendipity? -Jo.
Ai jep, ai merr, ai i di te gjitha.


Postuar nga eng_girl datë 26 Tetor 2006 - 06:19:

Sot eshte nje dite e mire. Nuk e di pse. Asgje nuk eshte ndryshe nga ditet e tjera. Nuk e di pse sot u zgjova me nje ndjenje te mire, energjike. Mbreme asgje e vecante nuk ndodhi. Gjerat jane si me pare. Nuk e di pse jam keshtu. Ndoshta eshte nje kenge qe degjon qe te inkurajon per dicka, te ben te jesh krenare per dicka tjeter apo te kujton nje epison te kendshem: nje vend tjeter, nje kulture, nje person, nje ndjenje.
Ndoshta eshte sepse mezi pret qe gjerat te shkojne edhe me mire. Ndoshta sepse ke kaq shume plane, por prape, jo shume per te tashmen. Ndoshta eshte ngaqe mezi pret te jesh ne nje vend tjeter, me te tjere njerez, ne nje ambjent tjeter qe te ka dhene kenaqesi dikur, ndoshta pa e kuptuar.
Ndoshta eshte prezenca apo mos-prezenca e atyre njerezve me te cilet ndihesh shume afer. Ndihesh afer, por nuk je afer, gje qe te ben te humbasesh neper fantazi per pak. Dhe pikerisht ne fantazi eshte intuita dhe imagjinata ajo qe na pelqen me shume, sepse vetem kete kemi nen kontroll te plote. Eshte e vetmja te cilen e bejme sipas deshires, c’te na vije per momentin. Ndodh te flasim me dike embelsisht, ndodh te reagojme ashper ndaj dikujt qe duhet t'ia kishim thene te njejten gje ne kohe reale, ndodh te takojme ata per te cilet na ka marre malli, ndodh te puthim ate ke kemi deshire, te prekim aty ku ndjehemi rehat, te bejme dashuri cmendurisht me ate qe na pelqen, te flirtojme sikur te mos kishte neser, ndodh te fusim dike ne valle duke pritur te vije momenti per ta terhequr brutalisht nga aty dhe per ti thene “payback time!” e pasuar nga nje “sweetie” ironike.
Dhe sigurisht ka momente si ky, ku gjen pak momente te reflektosh per te gjthen kete, duke qene brutalish e ndershme me veten…


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Dhjetor 2006 - 12:54:

Sot jam njeri tjeter dhe stilolapsin e kaq shpejt dhe sulem fleteve te bardha duke shkundur cdo shigjete flakeruese nga krharori apo truri. Nje njeriu qe i eshte ndjere zeri dikur, por kishte kohe qe heshte. Disa enderra te cuditshmem nje dyluftim rastesish, nje tufe me mendime te turpshme dhe ... flete qe fillojne e mbushen. Shume kerkojne te gjejne vetveten dhe shume te tjere e humbasin ate ne rruge te padenja per rrotat e fatit te tyre. Nje dyluftim i pakuptimte ka kohe qe ka filluar tek une, por une gjithmone me ate pamjen prej moskokecaresi prisja dicka te ndodhte.
Ndersa sot ndergjegjia qenka dorezuar se mbuluari te krisurat mbi fasaden e ndertuar me aq kujdes. Pyetjet kuptohet qe shperthejne lume ne arsyen time. Cfare lindi kete dyluftim? Pse ndjehem i ndare me dysh? Cfare me solli ne kete pike? Pse duhet te kete vetem nje zgjidhje? Cila eshte zgjidhja e drejte? Dikur kam shkruar per disa zera qe brenda nesh peshperisin ose gelthasin, por kurre nuk kam zbuluar cili ishte burimi i ketyre zerash?
"Ajo qe dua me rrezon ne gjunje
Ajo qe dua me mbyt naten ne enderra
Perseri e perseri ..."
Pse me erdhen tani ne mendje keto vargje? Kush jane keta zera? Kaq te ndryshem dhe kaq te fuqishem. Ne nje moment apo nje tjeter, njeri forcohet ose ligesh dobesohet. Ka raste qe therrasin me sa kane fuqi pa pyetur per radhe. Njeri kafshe, tjetri qetesi, njeri nje tufe me vija, tjetri fusha me numra, njeri nje lume qe rrjedh, tjetri nje kembane qe hesht. Ndoshta... Ndoshta ka nje kuptim. Te pakten ne kete menyre ne brendesi te hapet te rrjedhe nje valvul qetesie. Sikur te ben te flasesh me rehat dhe te buzeqesesh pak me shume para televizorit. Dhe ku desha te shkoja me gjithe kete? Hmm. Pa shiko po perpiqem te bej edhe shaka. Kjo do te thote qe ndjehem me mire qe tani. Po sikur te gjithe ata zera te kishin nje emer? Po sikur keta zera te quheshin UNE?
Ndalo vetem nje cast dhe mendo. Si mund te jene nje keta gjera kur mendon te gjithe ato qe ke degjuar prej tyre? Disa prej tyre jane kaq 'ekstremiste" sa direkt refuzojme idene e te qenurit pjese e jona. Cfare po them dhe une, jo pjese e jone, por vete ne. Mendoni nje peshore. Nqs guret e peshes nuk do te ishin aq te ndryshem dhe te kundert prej njeri-tjetrit, kurre nuk do te vinin peshoren ne balance. Dhe balanca eshte shume e veshtire te mund te arrihet. Apo jo?
Nje kafshe, nje fushe me numra, nje tufe me vija, qetesi, kembane qe hesht, lume qe rrjedh.


Postuar nga Klodel datë 15 Dhjetor 2006 - 00:55:

Interesante, sikur te me kishe lexuar trurin me kete shkrim tendin ingmetalboy.

Para disa ditesh, ndoshta nen efektin e henes se plote po beja nje analize vetes dhe po e pyesja a jam une kjo? M'u duk sikur kam humbur kontaktin me veten, sikur ka pak me shume se c'duhet racionalitet, sikur papritur u zbehen hapesirat e botes sime qe kane mbizoteruar dikur, pa te cilat me dukej e paperfytyrueshme mbijetesa ime emocionale. A jam une kjo? Nga ekstremi ne ekstrem, deri ne arritjen e nje ekuilibri, te mesme te perpjesshme, qe ndoshta eshte e arta. S'e di pas gjithe ketyre ndryshimeve nganjehere bota ime rebelohet qe e kam lene pas dore, qe sikur po e mbyt po s'di nuk ja kuptoj me zerat se i ka shume te cuditshem dhe madje as dua t'ja degjoj se po me pelqen nje lloj qetesie qe kam, edhe pse duket sikur nuk jam une. Une dhe e qete? s'e mendoja te mundur, as nuk e perfytyroja veten pa amplituda. ME ka vene perpara vrulli i jetes e gjera te reja me presin, ndoshta eshte gezimi dhe padurimi per ndryshimin qe shkaktojne kete moskokecarje, deshira per te ikur pa e kthyer koken mbrapa. te shohim c'do na rezervoje e ardhmja.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 15 Dhjetor 2006 - 00:57:

duke degjuar nje ze te ngjirur brenda vetes...  u mendova u mendova  dhe me ne fund  nxora konkluzionin....

 

me  paska  zen gripi


Postuar nga ingmetalboy datë 06 Mars 2007 - 12:02:

Jeta na prek te gjitheve ne menyre unike dhe si shenja gishterinjsh historia skalit shpirtat tane. Nje shenje dhe gjithcka bie poshte. Stuhia e zhvesh njeriun nga cdo lloj arsyetimi dhe shpejt e shpejt metamorfoza nga njeri ne ujk merr fund. Tani bashkejetesa zevendesohet me gjueti shikimesh dhe ...
Mirsevini ne gravitet zero. Kenaquni sa te mundeni gjate kohesh qe do te kaloni ketu.


Postuar nga ingmetalboy datë 11 Mars 2007 - 04:07:

Mbas nje veshtrimi qiellit.

Sfida e fundit me realitetin nuk me shkoj dhe aq mire sa e kisha parashikuar. Ju do te thoni cfare bera? Dicka shume te thjeshte, shkova ne pune duke e ditur qe isha i semure. Perfundimi? Nje jave ne krevat dhe semudja vazhdon.
Tani besoj se trupi eshte mire fare megjithese kam nje mal me antibiotike per te mbaruar, por e kam fjalen per dicka tjeter qe ne vend qe te ishte zbehur nga mendimet e mija, se fundmi eshte forcuar me shume ne cdo cep te meditimeve te mija.
Po pse humb kohe kot dhe me rri me sy nga qielli kur ke nje mal me fatura per te paguar do te thoshte ne keto raste e dashura ime artiste dhe te jemi te qarte ne ate pike une jam shume dakort. Por kur je i mbyllur ne dhomen tende dhe nuk mund te shkosh asgjekundi mbasi doktori vulosi: "regjim shtrati per 1 jave ose thoi jetes ik pirdhu", edhe te duash nuk te le njeri te besh gje tjeter.
Keshtu qe me syte nga qielli dhe shume pyetje ne mendje fillon dhe nduk me dhembe gomen e lapsit, sikur pergjigjet e ketyre pyetjeve qe te lodhin koken ndodhen ne fund te saj. Dashur pa dashur ne nje pike te jetes tende ( ne mos cdo dite) do te pyesesh veten per kete gje. Une besoj se njerzit e fillojne me veten per te vetmen arsye sepse keto pyetje kercejne ne siperfaqje ose kur je ne banje ose ne momente te tjera clirimi. Nejse. Disave ju vijne idete duke bere banje, te tjereve kur i bie molla ne koke, shume duke fjetur neper enderra. Jeta eshte shpesh ironike.
Me pak fjale semundja ime e vertete qenka nje lloj pyetjeje qe ka bere plot njerez ta vrasin mendjen. Valle njerzit besojne ate qe eshte e vertete apo ajo qe ata besojne eshte e verteta?


Postuar nga ingmetalboy datë 16 Maj 2007 - 00:18:

Kur gishtat ndaluan se lundruari ne lekuren jetedhenese, energjia magjike qe mbante qepallat akoma hapur u ndal ne cast duke i lene vendin serisht qetesise se trishtuar nga hija e largesise.
E urrej veten. I urrej bilbilat e humanizmit qe aq shume rrahen gjoksin sa me veshen me petkun e pergjakur te mbinjeriut kur vetem nje grusht kimikates fituan luften e perbrendshme te filluar aq bujshem.
Persei bota u tjetersua dhe nje semundje vdekjeprurese mbyt folete e qetesise nje nga nje.
Rruget qe kam ecur. Udhetimet e pafundme te meditimeve dhe teorive qe ushqyen shpirtin gjate diteve kur lotet lagnin token e fituar me aq mund ne zemren tende krenare.
Nuk ndalohet shpirti me frena dore ne hapesire! Edhe pse shqisat me japin informacion te gabuar, intelekti dhe dijet e fituara nga mema shkence me tregojne qe po bije ne nje renie pafund.


Postuar nga eng_girl datë 18 Maj 2007 - 04:44:

"Lithium" - Evanescence

Lithium, don't want to lock me up inside.
Lithium, don't want to forget how it feels without...
Lithium, I want to stay in love with my sorrow.
Oh, but God, I want to let it go.

Come to bed, don't make me sleep alone.
Couldn't hide the emptiness, you let it show.
Never wanted it to be so cold.
Just didn't drink enough to say you love me.

I can't hold on to me,
Wonder what's wrong with me.

Lithium, don't want to lock me up inside.
Lithium, don't want to forget how it feels without...
Lithium, I want to stay in love with my sorrow.

Don't want to let it lay me down this time.
Drown my will to fly.
Here in the darkness I know myself.
Can't break free until I let it go.
Let me go.

Darling, I forgive you after all.
Anything is better than to be alone.
And in the end I guess I had to fall.
Always find my place among the ashes.

I can't hold on to me,
Wonder what's wrong with me.

Lithium, don't want to lock me up inside.
Lithium, don't want to forget how it feels without...
Lithium, ...stay in love with my sorrow.
I'm gonna let it go.

S'mund ta kisha thene me mire!!!


Postuar nga ingmetalboy datë 29 Maj 2007 - 21:40:

Gongu ra. Sfida filloi. Fishkellimat dhe te brohoriturat te ndezin gjakun. Hyp ne ring dhe perplas dorezat si shenje per te treguar qe je gati. Vetem dicka mungon. Cfare? Sfiduesi!
Me fal?!
Papritur e gjithe salla eshte bosh dhe i cuditur ne maksimum i ngul syte karrigeve ku para 10 sekondash ishin ulur mijra njerez. Qetesi! Sa shume qe po te vret. Cfare valle po ndodh brenda teje? Cfare po ndodh rreth teje? Gjithcka lemsh. Asgje nuk kupton. Koka te rendohet. Shikimi te turbullohet. Te meren mend dhe... zhurma e krijuar nga trupi yt i rrezuar perdhe mbush sallen. Valle egziston zhurma kur nuk ka asnje rreth e rrotull per ta degjuar?


Postuar nga Enya datë 02 Qershor 2007 - 05:49:



zerat brenda meje....


Postuar nga kontinenti datë 17 Qershor 2007 - 23:33:

Shih cfar lloj njeriu qe ishte?

Kerkonte me cdo kusht sipatine e njerzve gje e cila i mungonte shume..
Ne shkolle qendronte gjithmone e gatshme per te buzeqeshur.
E shikoje ne cdo grup njerzish dhe me qe i kishte dhene kujdes dhembeve tek dentisti, ato perhere i mbante jashte, por qe pasi ndahej nga njerzit harronte cdo lloj buzeqeshje fallso qe kishte dhene.
Kur jane me shumice keto buzeqeshje, e natyrshme qe ato te harrohen sepse mbi te gjitha nuk jane as te verteta.
Por jeta kalimtare e grupit tone ecte me shpejt. Kjo eshte arsyeja qe askush nuk ishte perqendruar tek ajo qe ta kuptonte se cdo gje e kishte pa themele.
Në drejtori kishte marre te gjitha ditelindjet e grupit tone te madh dhe sipas saj, ne kete menyre kishte gjetur nje celes sipmatie. Cdo ditelindje e kishte ne bllok te shkruar.
Po cfar bente se?
I vinte tjetrit me nje nje lule, (femer apo mashkull nuk kishte rendesi) dhe gjoja se e kishte patur ndermend i ''uronte'' ditelindjen.
Ne fakt njerzit gezoheshin, por askush nuk e kuptonte se kjo ishte nje pune rutine e saj. E thashe dhe me lart...qe grupi yne kishte jeten kalimtare te tij, kishte te tjera preokupime, ndaj dhe nuk kishte bere asnje hetim kundrejt ketij njeriu qe kenaqej ne kete menyre duke menduar se po korrte sukses.
Pikerisht se njerzit ishin larg ketij ''suksesi'' te kote, ndaj dhe nuk i kishin dhene rendesi veprimeve te saja.
E kush do te merrej me te, per gjera qe dhe vete ''te uruarit'' e harronin ditelindjen e tyre pas disa ditesh.
Nje here nje vajze i ra pikes, (edhe ajo kishte qene nje e ''uruar'' prej personit ne fjale) sepse duke iu referuar historise, ajo e krahasoi me nje president te dikurshem, i cili kishte nje liber te madh me datat e pavarsise se shteteve dhe cdo dite conte nga nje telegram duke uruar presidentin e shtetit tjeter per pavarsine e vendit te tij, por nga ana tjeter, po vete ky president as qe e kishte idene se nga binte ai shtet
Me nje fjale...politike hesapi.
Por ne ditet e sotme egziston dhe politika e ''luges se zbrazur'' (ne cfar kohe te cuditshme qe jetojme!) dhe duke dashur te kete simpatira me cdo kusht, ajo, jo vetem qe e kishte lugen e zbrazur, por kete luge e kishte dhe prej letre.
Sidoqofte sukses paste ne zbrazetine e saj, pasi ky lloj suksesi eshte teper i vecante dhe nje material i mire per psikologet.
Ne rastin e zbulimit te saj, une besoj se shkenca e psikologjise do te kete nje ndihme te madhe ne trajtimin dhe kurimin e pacienteve.
A e dini se vetite e keqia qe kemi ne njerzit....qe te gjitha jane semundje psikike?
Por shume prej tyre dihen dhe ketu fillon lufta ndermjet te mires dhe te keqes.
E rendesishme eshte per ato ane te rralla....teper te rralla apo te errta qe ka psikika njerezore, si personi ne fjale, qe ne kete pike eshte e vecante sepse kenaqesia e ''luges se zbrazur'' kur eshte dhe me vetedije te plote, perben nje zbulim psikik te madh. Per keto pune, thone se ka qene i afte Dostojevski, pasi personazhet e tij, ishin te ketij lloji, me diagnoza te cuditshme, pra vete shkrimtari i madh, ishte nje psikolog dhe gjithmone gjente mendimet dhe deshirat te dala nga tru qe do ngaterronin dhe shkencen moderrne te psikologjise.

Pak vete e dinin qe pasi bente kete ''urim'' ajo e harronte...dhe kishte te drejte per kete gje. ''Urimi'' as qe i interesonte asaj, ajo donte qe njerzit te thonin; sa e mire qe eshte! Kerkonte te ishe dikushi me ane te urimit qe ajo e quante arme te forte per te arritur sukeses e ''luges se zbrazur''.
Nga ana tjeter ajo per ''te uruarin'' nuk linte fjale te keqe pa thene, cdo sharje ia hidhte mbi koke, por kjo ndodhte shpesh dhe pas 5 minutave te para te ''urimit te madh''.
Por...ja qe njerzit nuk i kishin dhene rendesi ''urimeve'' te saja.
Po pse ndodhte kjo gje?
Eh...deshirat e pa plotesuara, do te thoshte Frojdi me Jungun.

Eh...psikika...psikika....!


Postuar nga ingmetalboy datë 18 Qershor 2007 - 09:23:

Te thuash degradim eshte pak, por alkooli dhe boshlleku te bejne te japesh doreheqje

Edhe ate mengjes koka rendonte mbi shpatulla aq shume, sa mendimet as qe merrnin mundimin te kthjelloheshin, por vetem pershkonin trurin tej per tej. Mos flisje pastaj kur filloje te levizje. Lekundjet si duket kishin kapur boshtin e ekulibrit dhe rruga nga krevati per ne banje zgjati nje pafundesi. Atje, ne krye te nevojtores te cilen duhet ta pushtosh me te dyja duart se ne te kundert fillon dhe rrotullohet, atje ne fund te gromesitjes me te gjate te historise dhe eres se qelbur te vjelles qe po mbush apartamentin, cdo pyetje merr pergjigje duke te falur disa minuta vertetesie, sinqeriteti dhe zgjurasie totale. Por kjo zgjat vetem disa minuta, kur shpirti appo ndergjegjia apo truri ( si do qe do ta quash) eshte vjelle jashte teje dhe dergjet bashke me copat e patretura te ushqimit. Per cudi, pas disa minutash gjithcka kthehet ne fillese dhe vetem dhimbja e kokes qe vazhdon pjesen tjeter te dites te ndan nga e perditshmja, por ke humbur ate kthjelltesine e fituar nga nje nate e gjate e piri. si duket fijet e arsyetimit fillojne dashur pa dashur te nduken lehtazi ne fillim dh eme pas me me force nga subjektivizmi.
Cfare kupton ne ato momente clirimi? Varet nga pyetja qe i ben vetes. Ne 99 perqind te rasteve kupton sasine e cmendur te alkoolit qe ke ngelltitur nje nate me pare. Kusuri eshte vecanti e rastit qe te ndihmon te shkruash tituj. Pse vetem tituj? Sepse deri atje mund te shkosh. Pas titullit hedh stilolapsin tutje dhe perqafon banjen perseri. Ndoshta neser do te kujtohesh te deshifrosh ate qe ke zhgaravit ne ato momente.
Ja pra kjo eshte dilema qe te ben te vrasesh mendjen, te pish me shume, te lesh alkoolin pergjithmone dhe te gjesh vendin tend ne kete rend social per te cilin shkruhen te gjithe titujt e botes. Sarkazma qe mbeshtjell jeten ne cdo cep ka vend sigurisht dhe ketu. Nqs do te arrish te kuptosh apo te jetosh pa pikepyetje... shuuume dite me dhimbje koke duhet te kalojne. Nqs do te provosh dhe te gjesh rendin tend ose pse jo te krijosh nje rend te ri duke hedhur ne plera kete qe kemi ngecur, duhet te jesh i kthjellet ne mendime dhe i forte ne trup. Keto dy te fundit nuk shkojne hic mire me alkoolin dhe ato dhimbjet e kokes apo eren e te vjelles. Rruge te mesme nuk ka. Ose ke mesazhin pa patur forcen per ta vene ne jete, ose ke krahjun pa koken per te drejtuar. Ndoshta edhe ka nje rruge te mesme te pazbuluar. Ndoshta do te kujtohem te bej kete pyetje vetes ne nje nga ato momentet e kthjellimit.


Postuar nga ingmetalboy datë 02 Korrik 2007 - 23:53:

Nqs do te tregoja te njejtin vendosmeri me te cilen po zbrazja gotat naten qe shkoi, ne shkolle apo ne pune duhet te isha bere "dikushi" sic kam degjuar njemije here nga goja e babait. Te behesh dikushi. Ne atdheun tim te brishte ky dikushi do te ishte nje gango me xhyp lekure dhe me syze te zeza qe fliste ne cel nga makina per te rezervuar pushimet ne Turqi. Ketu ne Ameriken e mundesive ai dikushi duhet te jete nje bankier barkalec dhe gjysem tullac qe kosit barin para shtepise dykateshe me garazh per tre makina, nje mengjez te djele ne te shkurtrat e tij te preferuar te blera ne udhetimin e fundit ne Hawai.
Ndoshta sot do te isha bere ai dikush, ne vend qe te cohesha me ngadale nga nje krevat i panjohur dhe te kthehesha i vetem ne shtepi me nje corape mbasi kurre nuk e gjeta dot ku m.... e kishte fshehur qeni i urryer i saj.
Disa thone qe te kthehesh ne oren 7:30 te mengjesit ne shtepi me koken qe te duket sikur do te shpertheje nga momenti ne moment nqs e leviz papritur, eshte edhe ajo arritje ne veten e saj. Dmth nje lloj tjeter "dikushi" i formuar lokaleve dhe bareve kerkon te drejten e tij te vendoset ne mendjet e njerzve per adhurim.
Cudi!!
Per mua arsyeja qe me shtyn te veproj eshte e thjeshte: gotat zbrazen me lezet kur i zbraz bashke me nje vajze dhe kuptohet qe mbas nje sasie te konsiderueshme borxhi ne kredit karten time gjerat kalojne perseri ne boten e ndjenjave shtazarake ose ndjenjave elementare, si psh te shkosh te zbrazesh fshikezen e urines, te ferkohesh pas nje trupi te ngrohte dhe te bute, te besh seks dhe po te kesh kohe dhe te hash dicka. GJithcka behet me pak e komplikuar dhe perton te shtiresh me sasine e duhur te alkoolit.
Gjithcka e natyrshme dhe asgje per tu lavderuar apo per tu lakmuar.


Postuar nga ksenia datë 06 Korrik 2007 - 13:33:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Shih cfar lloj njeriu qe ishte?

Kerkonte me cdo kusht sipatine e njerzve gje e cila i mungonte shume..
Ne shkolle qendronte gjithmone e gatshme per te buzeqeshur.
E shikoje ne cdo grup njerzish dhe me qe i kishte dhene kujdes dhembeve tek dentisti, ato perhere i mbante jashte, por qe pasi ndahej nga njerzit harronte cdo lloj buzeqeshje fallso qe kishte dhene.
Kur jane me shumice keto buzeqeshje, e natyrshme qe ato te harrohen sepse mbi te gjitha nuk jane as te verteta.
Por jeta kalimtare e grupit tone ecte me shpejt. Kjo eshte arsyeja qe askush nuk ishte perqendruar tek ajo qe ta kuptonte se cdo gje e kishte pa themele.
Në drejtori kishte marre te gjitha ditelindjet e grupit tone te madh dhe sipas saj, ne kete menyre kishte gjetur nje celes sipmatie. Cdo ditelindje e kishte ne bllok te shkruar.
Po cfar bente se?
I vinte tjetrit me nje nje lule, (femer apo mashkull nuk kishte rendesi) dhe gjoja se e kishte patur ndermend i ''uronte'' ditelindjen.
Ne fakt njerzit gezoheshin, por askush nuk e kuptonte se kjo ishte nje pune rutine e saj. E thashe dhe me lart...qe grupi yne kishte jeten kalimtare te tij, kishte te tjera preokupime, ndaj dhe nuk kishte bere asnje hetim kundrejt ketij njeriu qe kenaqej ne kete menyre duke menduar se po korrte sukses.
Pikerisht se njerzit ishin larg ketij ''suksesi'' te kote, ndaj dhe nuk i kishin dhene rendesi veprimeve te saja.
E kush do te merrej me te, per gjera qe dhe vete ''te uruarit'' e harronin ditelindjen e tyre pas disa ditesh.
Nje here nje vajze i ra pikes, (edhe ajo kishte qene nje e ''uruar'' prej personit ne fjale) sepse duke iu referuar historise, ajo e krahasoi me nje president te dikurshem, i cili kishte nje liber te madh me datat e pavarsise se shteteve dhe cdo dite conte nga nje telegram duke uruar presidentin e shtetit tjeter per pavarsine e vendit te tij, por nga ana tjeter, po vete ky president as qe e kishte idene se nga binte ai shtet
Me nje fjale...politike hesapi.
Por ne ditet e sotme egziston dhe politika e ''luges se zbrazur'' (ne cfar kohe te cuditshme qe jetojme!) dhe duke dashur te kete simpatira me cdo kusht, ajo, jo vetem qe e kishte lugen e zbrazur, por kete luge e kishte dhe prej letre.
Sidoqofte sukses paste ne zbrazetine e saj, pasi ky lloj suksesi eshte teper i vecante dhe nje material i mire per psikologet.
Ne rastin e zbulimit te saj, une besoj se shkenca e psikologjise do te kete nje ndihme te madhe ne trajtimin dhe kurimin e pacienteve.
A e dini se vetite e keqia qe kemi ne njerzit....qe te gjitha jane semundje psikike?
Por shume prej tyre dihen dhe ketu fillon lufta ndermjet te mires dhe te keqes.
E rendesishme eshte per ato ane te rralla....teper te rralla apo te errta qe ka psikika njerezore, si personi ne fjale, qe ne kete pike eshte e vecante sepse kenaqesia e ''luges se zbrazur'' kur eshte dhe me vetedije te plote, perben nje zbulim psikik te madh. Per keto pune, thone se ka qene i afte Dostojevski, pasi personazhet e tij, ishin te ketij lloji, me diagnoza te cuditshme, pra vete shkrimtari i madh, ishte nje psikolog dhe gjithmone gjente mendimet dhe deshirat te dala nga tru qe do ngaterronin dhe shkencen moderrne te psikologjise.

Pak vete e dinin qe pasi bente kete ''urim'' ajo e harronte...dhe kishte te drejte per kete gje. ''Urimi'' as qe i interesonte asaj, ajo donte qe njerzit te thonin; sa e mire qe eshte! Kerkonte te ishe dikushi me ane te urimit qe ajo e quante arme te forte per te arritur sukeses e ''luges se zbrazur''.
Nga ana tjeter ajo per ''te uruarin'' nuk linte fjale te keqe pa thene, cdo sharje ia hidhte mbi koke, por kjo ndodhte shpesh dhe pas 5 minutave te para te ''urimit te madh''.
Por...ja qe njerzit nuk i kishin dhene rendesi ''urimeve'' te saja.
Po pse ndodhte kjo gje?
Eh...deshirat e pa plotesuara, do te thoshte Frojdi me Jungun.

Eh...psikika...psikika....!



O konte, si muhabet kafesh mu duk...


Postuar nga ksenia datë 06 Korrik 2007 - 13:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
duke degjuar nje ze te ngjirur brenda vetes...  u mendova u mendova  dhe me ne fund  nxora konkluzionin....

 

me  paska  zen gripi



hahahahahahahaha vlonjati99tave

Ingmetal, gjithmone ndalem gjate ne kete faqe per te lexuar shkrimet e tua...Komplimente per to


Postuar nga agata datë 12 Korrik 2007 - 12:47:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Nqs do te tregoja te njejtin vendosmeri me te cilen po zbrazja gotat naten qe shkoi, ne shkolle apo ne pune duhet te isha bere "dikushi" sic kam degjuar njemije here nga goja e babait. Te behesh dikushi. Ne atdheun tim te brishte ky dikushi do te ishte nje gango me xhyp lekure dhe me syze te zeza qe fliste ne cel nga makina per te rezervuar pushimet ne Turqi. Ketu ne Ameriken e mundesive ai dikushi duhet te jete nje bankier barkalec dhe gjysem tullac qe kosit barin para shtepise dykateshe me garazh per tre makina, nje mengjez te djele ne te shkurtrat e tij te preferuar te blera ne udhetimin e fundit ne Hawai.
Ndoshta sot do te isha bere ai dikush, ne vend qe te cohesha me ngadale nga nje krevat i panjohur dhe te kthehesha i vetem ne shtepi me nje corape mbasi kurre nuk e gjeta dot ku m.... e kishte fshehur qeni i urryer i saj.
Disa thone qe te kthehesh ne oren 7:30 te mengjesit ne shtepi me koken qe te duket sikur do te shpertheje nga momenti ne moment nqs e leviz papritur, eshte edhe ajo arritje ne veten e saj. Dmth nje lloj tjeter "dikushi" i formuar lokaleve dhe bareve kerkon te drejten e tij te vendoset ne mendjet e njerzve per adhurim.
Cudi!!
Per mua arsyeja qe me shtyn te veproj eshte e thjeshte: gotat zbrazen me lezet kur i zbraz bashke me nje vajze dhe kuptohet qe mbas nje sasie te konsiderueshme borxhi ne kredit karten time gjerat kalojne perseri ne boten e ndjenjave shtazarake ose ndjenjave elementare, si psh te shkosh te zbrazesh fshikezen e urines, te ferkohesh pas nje trupi te ngrohte dhe te bute, te besh seks dhe po te kesh kohe dhe te hash dicka. GJithcka behet me pak e komplikuar dhe perton te shtiresh me sasine e duhur te alkoolit.
Gjithcka e natyrshme dhe asgje per tu lavderuar apo per tu lakmuar.





Sa i sinqerte duket, zeri yt i brenshem...


Postuar nga ingmetalboy datë 13 Korrik 2007 - 06:19:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia



Ingmetal, gjithmone ndalem gjate ne kete faqe per te lexuar shkrimet e tua...Komplimente per to



Fjale te thjeshta por qe perkedhelin sedren time. Faleminderit ksenia. Shpresoj qe te vazhdosh te lexosh mbasi ky shpirt do shuume te zbrazet.


Postuar nga ingmetalboy datë 13 Korrik 2007 - 06:20:

Citim:
Po citoj ato që tha agata




Sa i sinqerte duket, zeri yt i brenshem...



Ndoshta. Ndoshta me sasine e duhur te alkoolit!


Postuar nga ksenia datë 13 Korrik 2007 - 12:24:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Fjale te thjeshta por qe perkedhelin sedren time. Faleminderit ksenia. Shpresoj qe te vazhdosh te lexosh mbasi ky shpirt do shuume te zbrazet.



Do te doja te kishe nje simultant me shume simpatik se alkooli per te kapur kete frymezim qe te zbras shpirtin dhe besome qe ekzistojne mundesite per te patur nje te tille...


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Korrik 2007 - 09:59:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia


Do te doja te kishe nje simultant me shume simpatik se alkooli per te kapur kete frymezim qe te zbras shpirtin dhe besome qe ekzistojne mundesite per te patur nje te tille...



Ohh me ke keqkuptuar e dashur ksneia. Alkooli eshte vetem nje prej tyre. Por nga te vetmit qe me ben te sinqerte. Ka plot te tjere qe mbajne gjalle penen time. Nuk po i rrjeshtoj sepse njeriu duhet te mbaje disa gjera per vete. Po te them te drejten, asgje ne kete bote nuk ka per te zbrazur shpirtin tim.


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Gusht 2007 - 06:34:

Nuk e besoja qe njeriu mund te shtiret deri ne kete pike. Ndoshta e gjithe kjo loja jone nuk ka qene me shume se nje simbioze cmendurish qe u shkoqiten nje nate nen dridhjen e valeve te zerit ne telefon.


Postuar nga ingmetalboy datë 16 Shtator 2007 - 09:54:

Dhe pastaj kuptova qe nuk jam i vetem. Kuptova qe historia ka qef te perserise veten dhe njerzit jane te gjithe njesoj ne thelb duke vertetuar padashur teorine e njerezimit te formuar nga i njejti burim, si shembelltyre e Dikujt...
Me falni! Ndoshta duhet te filloja ndryshe...
Mbasi ktheva me fund goten e fundit dhe fillova te levizja duart me ritmin e muzikes, gjithcka ishte me mikpritese. Fytyrat e njerzve, muzika, ambjenti, gjithcka peshperiste: Cliroje veten nga cdo shtrese kujdesi, gjithcka eshte ne rregull.

to be continued... when I know how...


Postuar nga ingmetalboy datë 21 Shtator 2007 - 10:31:

Sapo ula telefonin boshlleku ne shpirt u zmadhua frikshem. Trishtueshem kuptova cfare kisha bere. Nuk ishte rastesia, arsyeja pse nuk kisha marre me pare ne telefon. E verteta eshte qe gjate gjithe kesaj kohe kisha bere nje pune te mire per te mashtruar veten me pretekse si menaxhim i keq i kohes, pertesa dhe rastesia kishin rrjedhuar shtyrjen e kesaj telefonate deri tani.

E verteta eshte: Kisha frike. Po po. Frika e te ndjerit pikerisht keshtu sic ndihem tani. Jashtezakonisht bosh. Pa e kuptuar dhe vete se si, u shnderrove ne kundrabalanca ime. Antimaterja ku shperbeheshin perrenjte e fjaleve dhe mendimeve te mia ne formen me te paqendrueshme. Tani te gjithe keta perrenj, jane zhvendosur nentoke dhe pa ty per te kontrolluar prurjen e tyre, shprethejne here pas here si gajzer te fuqishem per te zhdukur cdo shenje jete ne siperfaqe. Bile tani nuk ka me cfare te rrezikohet per zhdukje. Kjo materje e paqendrueshme, keto qeliza kancerogjene te botekuptimit tim ngadale kane ndaluar se prodhuari. Ti ndoshta pyet: Nuk eshte kjo dicka e mire? E drejta eshte JO! Eshte njesoj sikur te ndalosh se jetuari. Ato mendime te paqendrueshme vertet mund te shnderrohen ne arme vdekjeprurese te mendjes, por gjithashtu i jepnin pjellori tokes se ndjenjave te cilat shperthenin me force ne mijra ngjyra, figura, numra apo koncepte dhe ndonjehere me linin dhe mua pa fjale nga horizontet qe celnin ne shpirtin tim.

Pa ato mendime busulla e imagjinates eshte thyer dhe me nuk funksionon. Ajo telefonate vetem me kujtoi se si ishte dikur, kur shtroheshim ne kafe pa fund dhe tym cigaresh. per te zhbiruar te fshehtat e pathena. me kujton se cfare do te thote te ndjehesh i pranuar ashtu sic je. Me kujton se si ndjehesh kur bisedon me nje mike.


Postuar nga Katilesha datë 21 Shtator 2007 - 12:42:

Lightbulb

....................

Nuk degjoj zera , por melodi...

Degjoj melodi fjalesh, vargjesh ,premtimesh ,deshirash dhe poezish qe kendshem harmonizohen me njeri-tjetrin dhe thurin  melodi  ne pentagramin e shpirtit............... 

Degjoj melodine e zemres tende, qe nga larg me vjen si nje jehone ...Me pushton te teren  dhe me krahet e saj te bute me perqafon , me mbron nga realiteti  dhe me mban " Ne jete" me ngrohtesine e saj....Me forcen dhe dashurine e saj........

Nuk degjoj zera , por melodi.....

Ndoshta .....vetem per sot......

 

 


Postuar nga Zani datë 21 Shtator 2007 - 13:47:

Per cdo dite zeri yt thekshem me vjen ne vesh,aty ndalon per nje kohe dhe shpirti pushon qete mbas atij zeri kur vjen pa vaj...vetem ne ate moment ndalohen te rrahurat e shpeshta te zemres!sa i fuqishem eshte ai ze!? Vaji i zerit tend shpirtin ma gerryen per cdo dite!!!S'mund ta harroj kurre per here te pare kur ate ze degjova! Ishte hera e pare dhe per here te pare loti dhe vaji te mashtroi,nuk me njohe fytyren por nga zeri qe ishte aq melankolik per Ty u zhgrehe ne vaj !!! Tek mua ishte nje ndjenje qe kurr skam per te ditur ta pershkruaj....ishte dicka qe hyri dhe mbeti ne brendesi te shpirtit tim !
Po kerkoj medikamet ta largoj ate ze nga brendesia ime por s'po mund ta gjej ....po e degjoj thell ne brendesine time zerin tend te shterrur nga vaji Yt ...kurr nuk do ta deshiroja ate ze te shterrur! Por ky eshte vendimi Yt perjetsisht vetem i YTI, Jo i imi !Vetem te mira ne jete Ty te deshiroj ! ......!


Postuar nga agata datë 23 Shtator 2007 - 00:07:

Ate nate

Ate nate.
Nje soje ndenjash te ndryshme me ishin servire si ne nje gote koktei me aroma pijesh e lengjesh te perziera mire...
Ndjehesha Xeloze, e dashuruar, e harruar, e adhuruar, e tristuar ne te njejten kohe...
Mos, mos, nuk kam nevoje te dehem, ose me sakte jo keshtu...


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2007 - 12:34:

Perseri degjoj melodi.

Nuk ka melodi me te bukur se Miqesia....

Notat marrin njera-tjetren per dore dhe hedhin vallen e lumturise mbi pentagramin e Miqesise.....Jetes dhe perjetesise sado qe te jete jetegjatesia e saj nje cast, nje ore , nje dite!

Perseri meldoi sot ...... Perseri po vallzoj sot nen hapat e shkujdesur te lumutrise shpirterore....


Postuar nga Katilesha datë 30 Shtator 2007 - 00:42:

Keto jane zerat poetike qe degjon miku im nga Drenica , Çaushi!!

- Poezia postohet me dijenine e tij.

 

E Dua Atdheun,si Shqiponja Folen!

Kosoven Dhe Shqiperine
E Kam Lutje Te Mengjesit
Lule Te Kopshtit Tim Kane Qele
Ne Tetove e Tirane.....
Ne Drenice e Dukagjin.....
Ne Shkoder e Ne Ulqin....
Ne Presheve e Medvegje...
Ne Prevez e Çameri ....
Ne Koplik e Mallakaster ....
Ne Mitrovice e Gjirokaster...
Ku do ku jam ne hapsiren Shqiptare....
Njesoi E Ndjej Aromen E Tyre....!

...........


 


Postuar nga Zani datë 30 Shtator 2007 - 17:09:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Keto jane zerat poetike qe degjon miku im nga Drenica , Çaushi!!

- Poezia postohet me dijenine e tij.

 

E Dua Atdheun,si Shqiponja Folen!

Kosoven Dhe Shqiperine
E Kam Lutje Te Mengjesit
Lule Te Kopshtit Tim Kane Qele
Ne Tetove e Tirane.....
Ne Drenice e Dukagjin.....
Ne Shkoder e Ne Ulqin....
Ne Presheve e Medvegje...
Ne Prevez e Çameri ....
Ne Koplik e Mallakaster ....
Ne Mitrovice e Gjirokaster...
Ku do ku jam ne hapsiren Shqiptare....
Njesoi E Ndjej Aromen E Tyre....!

...........


 



Faleminderit e mira Mike Kati........Ju pershendes te gjithve dhe u percjell shume te fala zemre nga Kosova !


Postuar nga Katilesha datë 30 Shtator 2007 - 21:41:

Post

Eshte e cuditshme ,por vetem dje te kam pasur ne mendje dhe ja sot ku te pashe ....balle per balle meje, duke u pare sy me sy...

Ne ate kontakt sysh edhe pse per pak caste gjithcka foli shpirti yt e degjova...Cdo intonacion te zerave te tu te brendshem e peshova,e analizova dhe kuptova se ti je penduar, je lodhur edhe vete nga hipokrizia dhe mediokriteti yt,je rraskapitur nga shpirtvogelsia jote dhe shpirti te eshte mbushur me rrudha plakjeje....

Sa indiferente karshi teje jam tani...

Ti ke marre ate qe ke merituar ne jete: JE VETEM!

 

ps:  Degjova zerat e tu ...degjova zerat e ndergjegjes tende brenda meje!


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.