Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga Unstoppable datë 11 Tetor 2005 - 12:53:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
awww sa bukur

Ok , vete e kerkove....

Girly girl dhe inteligjente
din me ba njerzit per vehte
her flet me delikatese
dhe her tjera te shkrin tu qesh
e kam patriote dhe e kam kojshi
lum si burri qe e fut n'shpi
Per bukuri s'di ca me than
se najher foton s'ma ka dhan..lol
ndoshta asht e bukur fort
e ndoshta jam tu ja fut kot..
Po per dica jam i sigurte
me e lexu ti shplodh trute
Kja asht Keila jone e dashur
simpatike dhe ne kry e pasur...


Postuar nga i/e paregjistruar datë 12 Tetor 2005 - 05:48:

awww edhe kjo e jemja e bukur boll

ket unstoppable e njoh pak
duket djal per marak
neper bejta e kam ortak
ndizet shpejt bash si cakmak
boll me qejf e ka kritiken
vec se mir e formulon
kerkujt s'duket se ja ka friken
e thot cop at qe mendon
njashtu robi ka lezet
kur nuk rrin fort me ba lajka
e shpreh qart mendjen e vet
s'rrin me bajt si sharabajka
gzohem qe e njof ktu ne forum
naj dit tjeter tesh flasim ma shum...

ishalla me shan eee


Postuar nga Unstoppable datë 12 Tetor 2005 - 08:52:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
awww edhe kjo e jemja e bukur boll

ket unstoppable e njoh pak
duket djal per marak
neper bejta e kam ortak
ndizet shpejt bash si cakmak
boll me qejf e ka kritiken
vec se mir e formulon
kerkujt s'duket se ja ka friken
e thot cop at qe mendon
njashtu robi ka lezet
kur nuk rrin fort me ba lajka
e shpreh qart mendjen e vet
s'rrin me bajt si sharabajka
gzohem qe e njof ktu ne forum
naj dit tjeter tesh flasim ma shum...

ishalla me shan eee


lol
Patriotja po m'merr me t'mire
po korruptohem me deshire
ja maj Keila nuk t'shaj un ty
se kam boll ktu ke me fy (lol)
dhe shkodranet i du fort
sidomos disa qe s'flasin kot
rri gjithmone dhe i mbaj anen
vec najnjenes qe m'permend nanen ..
Tash me fol ate qe asht
ndezem shpejt si me ken kasht
sidomos kur m'shkelin bishtin
ja fus nji t'shame dhe i kallxoj gishtin
Por di dhe me vecu
ato qe m'pelqejne di me i respektu
dhe pa dasht me kalu n'tepri
ti hyn n'ket kategori..
Ktu hy kot un per gallat
me ngacmu e me ba shamat
rri e qeshi me disa
qe vuajn shume dhe rrin tu qa
per nji post a nji replike
bajn si fmi dhe s'dijn me ik
Ktu kane gjet dashurine
disa kane ktu edhe shpine
disa tjere jane ba me fmi
ne MP tu ba dashni...
Ti je ndryshe s'je si kta
je valute sa ma s'ka
je me mend dhe kembe n'tok
je e ralle ktu s'ke shume shok..
Ik tash boll ta bana qefin
se s'ka burr me ta majt veshin
kot po t'rritet e t'del n'kat trete
e kojshia po ta pret...


Postuar nga Cindi datë 12 Tetor 2005 - 20:39:

Uaaauuu!!!!!!!!.
OK. Helges to my friend without age and borders.

Mendimet e tua vershojne,
Si shigjetat e Termopileve
Mbi kokat e perseve te hutuar.

Mbulojne qiellin e kalter
Dhe nje tjeter qiell shkruajne
Shume sy duhen per ti lexuar.

Mendja jote e "cmendur",
Ne shpirtin tend te paster,
Sa shume turbullohet
ne te brishtin trupin tend.

Forumi duhet te te ngreje nje piedestal,
Si magnet i fuqishem ti njerezit terheq.
I ben miq, armiq kudo qe jane,
por ti prape u jep jete.

Vetmia e urryer kudo ka pllakosur,
Vuajne shqiptaret kudo ku jane.
Por ti i jep shkelmin kesaj vetmie te mallkuar
e dergon larg shume larg.


Postuar nga Lela_Dr datë 14 Tetor 2005 - 00:24:

Jo jo nuk je cmendur.... eshte nje faze e tille qe me te kaluaren e kohes kalon vet vetiu..


Postuar nga i/e paregjistruar datë 14 Tetor 2005 - 04:41:

unstoppable me fal per ket vones
po per ket pune e ke fajin vet
se me kan ik krejt mendt e kres
tuj kerku veshet ne kat te tret
njaq efekt patne fjaltet qe the
sa qe veshet moren ekspresin
s'po te rrej, e po t'baj be
se me nji lexim ma hoqe tan stresin
bash jam shkri tuj te lexu
e shum qejfi me asht ba
pritezot t'kishe vazhdu
te dera me t'lyp m'kishe pa :p
tesh ja kalofsh ti sa ma kandshem
e qejf bash kudo qe t'jesh
se s'tlevdoj ma kshtu randshem
po respektin tem gjithmon do t'kesh
...............................................................

tesh pa shum hezitim
dy vargje analistes ja dedikoj
se edhe ajo gzon respektin tim
nder njerzit ma t'mir ktu e dalloj
asht e dashtun e puntore
e forumit kohe i kushton
asht profesioniste e jo amatore
t'lumt ata qe i jep leksion
jep mendime plot me vlere
e ku duhet kryeson
e vendosur asht perhere
s'ka qejf hic agjitacion
me ket vajz nuk ka shum lojna
se ka mend e seriozitet
e shef boten me plot bojna
me e lexu te ka lezet
e shoqnushme dhe e qeshun
un te till e shof perhere
do t'jet edhe bukur e veshun
c'do dit Zoti ja baft vere...



kaq per sot, heres tjeter e ka rradhen durrsaku


Postuar nga myzeqari datë 14 Tetor 2005 - 05:06:

Ehhh c'gabohesh ti moj vajze
me durrsakun kot ngatrohesh
ai i ka fut gjumin e shtate
mos prit nga ai te lavdohesh

nejse shpresoj te jesh mire
dhe durrsaku gjithashtu
te pershendes prej ketu ku jam
me gjith mace e kuturu

dhe per anen qefi ma kishte
ti thosha dhe une dy gjera
se kjo vajze shume na ngatron
i ka bere lemsh te tera

kur fillon e nxehet fort
hapi ruge e nisu e ik
se po filloje te zbrase cfare ka
ne ben te tereve kopesht zoologjik

koke me vete ske ci thua
mbi te gjitha ka llogjik
por me mire po e mbyll ketu
qe te mos ha ndonje ''zhapik''

per ta mbyllyr cfare te them
per te gjithe ju kam deshire
nga zemra tju uroj
gjum te embel dhe naten e mire


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 14 Tetor 2005 - 09:03:

Arrow -"Nje Nate ne Mergim..."-

Mu kujtua femijeria,
pluhuri mbi trotuaret e vrare;
Mu kujtua dhe oborri tere balte,
ku hodha hapin e pare!

Mu kujtua ajo vajze bjondine,
qe qeshte
kur i ati kthehej nga puna;
Mu kujtuan syte e saj plot lote,
kur e merrte uria!!!

Mu kujtua dhe lulemellaga,
qe thahej dimrit te ftohte!
Eh c`mu kujtua kete nate dhe halla
qe na piqte geshtenja ne sobe!!!

usa/tetor/2005


Postuar nga Cindi datë 14 Tetor 2005 - 20:14:

Natyrisht qe nuk je e c'mendur, thjesht je nje njeri normal me ndjenja dhe shpirt, me te mirat dhe te keqiat.


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 14 Tetor 2005 - 22:10:

Përshëndetje...... Sykaltra!

J'u përshëndes Helga,

Kam nderin që gjindem në mesin e kësaj faqe të bukur
e po ashtu në mesin e të gjithve këtu.
J'u falenderoj nga zemra për komplimentet e bëra nga ju
dhe gëzohem që poezitë e mia u kanë pëlqyer sado pakë,
gjithashtu edhe nga unë keni komplimente për krijimtarinë tuaj,
sikur ti dhe të tjerët... vërtet shkruani bukur vetëm urimeeee.
Është e vërtetë ashtu siç thuani ju, që vargjet e mia janë vargje të shkruara me lotë dhe që kanë peshë të dhembjes në çdo germë,ndoshta dikush nuk mund ta vërej këtë, por e vërteta gjindet brënda këtyre vargjeve dhe meje...
Ka kohë që shkruaj poezi dhe proza për dashuri edhe pse nuk jam kurrfarë poete apo shkrimatre e vërtetë, por vetëm thjeshtë si një poete amatore, shkruaj për atë që ndjej, për atë që zemrën ma mundon, për lotët e mi që s'më ndalën kurrë, për dhembjen që tani e kam dhe s'më le të qetë në asnjë çast edhe pse nuk shkruaj me dëshirë, por loti dhe dhembja më Ldhëzojnë që të shkruaj për një dashuri...
Për kujtimin e saj që tani vetëm loti dhe dhembja më mbetë,
tani ndoshta ju mund ta kuptoni më mirë se pse e quaj vetën kështu Loti_Dashurisë,
isha, jam dhe do mbesë gjithmonë Loti_Dashurisë...




Loti_Dashurisë

Nuk qenka lehtë të bëhesh lotë i dashurisë
Në jetën tënde përjetë të vuash,
Në ditët më të mira të rinisë
Lotë e dhembje kurrë mos mund t'i shuash.


Por kështu qenka jeta,
ajo shpeshë herë të mashtron,
qenka e vështirë me shumë ngarkesa,
me lotë e dhembje jetën ta jeton.



Me respekt Loti_Dashurisë.....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 18 Tetor 2005 - 07:13:

Smile To:Ruby_Dr

Super sexi,klasik, engjellor!
I embel si chokolate,
i bukur, si lulebore!

Lum si une qe e kam per burre,
se nga zemra s`me largon kurre!
Eshte i sjellshem,dhe qefli;
Di te beje sex dhe ne tepsi!
Ne tenxhere po se po,
edhe mua s`me thote kurre jo!
E du fort, e kam shume xhan!
Me ben te lumtur virtualisht,
di te sillet mrekullisht!



pashim zemraaaaaaa!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 18 Tetor 2005 - 09:45:

Unhappy Nje nate ne mergim...

Zemra si s`u ca,
cope si nuk u be;
kur njohi hijen e Tij
perpindesh, gjithnje!

Ai u zemerua,
helm leshoi ne shpirt;
Ofendimet e renda,
prej Tij s`i kisha prit!

Ah sa i besova!
Vec nje Zot e di!
Ket` nate me veten fola,
"Si ka mundesi?!"

Sonte ne mergim,
heshtur si te tjere;
Shkruaj vargje zemre,
lehtas, ne tastiere!


18 tetor 2005


Postuar nga Simona datë 28 Tetor 2005 - 03:23:

Maj Sykalter bukuroshe
m'ke hape tema qoshe m'qoshe
je e mire per kryt tem
cdo fjal e jote zen vend

temat tuja plot kuptim
me kujtohet i dashuri im
qe me la me zemer ne grusht
ati mos ja paft hajrin kerkush

plzz mos hap tema me madhengjim
se po na ban me ba naj krim
po perfendoj ne burg perjet
e han dreqi punen krejt


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 29 Tetor 2005 - 02:54:

Post

...Hena
veshi vellon e nates,
te flinte
shtrenguar me erresiren;
Si lypsari
ne rrugen e pashprese,
ngjiti qiellin,
e bindur!
Mbylli syte,
enderroi te bukuren;
e lotet ,
syve iu thane ne mengjes!
U fsheh pas diellit,
zhgenjyer;
Te priste naten
plot vese!!!



28/october/2005


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 21 Nëntor 2005 - 20:34:

Post

-E hene.
Rruazat e bardha rane perdhe`, tek po vishja trikon gjysemgolfi te zeze.
Sot u vesha krejt ne zi.Si gjithmone , kur zgjohem me nerva dicka do me ndodhe gjate dites.
Mbreme enderrova sikur dikush hyri ne dhomen e gjumit.Ishte ora 4"
e mengjesit.Nga ankthi i frikes, nuk vura me gjume ne sy.S`kisha guxim
as te ndizja abazhurin.(Sa frikacake jam!Jam betuar qe nuk fle me pa abazhur ndezur!Ne djall te veje kursimi i energjise.
Gjumi nuk zevendesohet me ndonje ushqim tjeter per trupin apo shpirtin!)
Kafene e piva vetem ne oborr.Cigaren gjithashtu.Nuk pata kohe te enderroj
bukur.Trishtimi ka ikur nga une, ose me qartesisht s`dua t`i nenshtrohem me trishtesise se kafte!
I buzeqesha pasqyres tek po krihja floket e bute.Per pak u kujtova se ishte vetem nje cope xham ku une po zgerdhihesha kot se koti.
I telefonova Denises...
Ajo ishte zgjuar e qeshur.Si gjithmone e dashur.Me ftoi per kaffe`, por s`me premtonte koha.
U pershendetem neper telat e zerit dhe une fillova fluturimin me sy hapur
drejt hapesires se ajrit mengjesor.
Sa ftohte...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Nëntor 2005 - 10:36:

Post

Akoma nate.
Pasmesnate, mendja ime qetesohet
tek prek kujtesen!
Tek prek TY,
nga larg,
ne heshtje te bute.
Ne heshtje te qete.
Ne heshtje te heshtur.

Akoma nate.
Pasmesnate,e qeshura ime ngrin
mengjesit TEND!
TI, -zgjuar!
Veshtron kujtesen TENDe
dhe
hesht...
I heshtur!
Me nje veshtrim te fshehte;
prek ne imagjinate
Fytyren time
te harruar...


november,23 /2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 24 Nëntor 2005 - 10:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Akoma nate.
Pasmesnate, mendja ime qetesohet
tek prek kujtesen!
Tek prek TY,
nga larg,
ne heshtje te bute.
Ne heshtje te qete.
Ne heshtje te heshtur.

Akoma nate.
Pasmesnate,e qeshura ime ngrin
mengjesit TEND!
TI, -zgjuar!
Veshtron kujtesen TENDe
dhe
hesht...
I heshtur!
Me nje veshtrim te fshehte;
prek ne imagjinate
Fytyren time
te harruar...


november,23 /2005





Si gjithmon shkruan me ndjenje.

Urime te perzemerta.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Nëntor 2005 - 10:44:

Exclamation

Nate, dite...Ca rendesie ka me!Une jam, TI je!Existojme serish!

ora 1-5 minuta pasmesnate.


Postuar nga iliriusa datë 24 Nëntor 2005 - 10:49:

Sykaltra_Shqiptare, nuk po e citoj serish poezin me titullin "Akoma nate" por eshte vertet e bukur.
Urime!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 25 Nëntor 2005 - 11:06:

Post To:Carissima amica Mia, Lela_Dr.

Lela,
sonte vendosa te te pershkruaj
permes pendes se mendimit tim;
permes valeve imagjinare te Miqesise;
tmerresisht e Dashur,
e Vecante,
e Persosur!

Si nje engjell
buzeqesh ngrohtesia
e afrimitetit tend;
Si nje mjegull
zhduket merzia jone;
Kur Ti-Lela;-miresisht na keshillon!

Ndoshta,
Linde per te qetesuar shpirtra te vrare!
Ndoshta,
linde per te permbledhur copeza
mendjesh te shperndara
si tinguj
te lodhur nga kujtesa;
si tinguj
te ndryshkur nga njerezimi
neper tastiere pjanoje
te jetes se dashurise!

Lela!
Sonte desha te shkruaja per ty
mikja ime,
mikja jone e perbashket!
Mikja me besnike
e ketij virtualiteti
real!!!


Te Voglio Tanto-Tanto Bene!
Un bacione da parte mia!
Sei meravigliosa!


Postuar nga volter datë 01 Dhjetor 2005 - 19:18:

Ti akoma s'e ndjen ate vonesen e delikatese se shpirtit
Qe ndjej une per ty, une e di se nuk me ndjen ..
Une te kam kerkuar ne koherat kur bente shume shi
une ecja me kembet e zbathura dhe shkelja asfletin pelte
kembet e mia te zbathura ndjenin therrja te fuqishme
...

U be kohe e gjate dhe dy vjeshta te shkuara
qe une te kerkoj neper shi e debore
Floket me jane qullur fare
dhe une nga i ftohti kam harruar ta shpetoj veten
dhe ja ti s ke si te me kuptosh mua
madje dhe ate ftohjen e holle qe ndiej per ty...

Une vazhdoj te te kerkoj, por nuk te gjej dot..
Shpresa me thote se do te gjej ndonjehere
kur liqeni te kendoje me kitare ne dore...

(kushtuar shoqes sime adelaida)


Postuar nga volter datë 07 Dhjetor 2005 - 19:03:

U be kohe e gjate qe une ta kam larguar
gjithe ate hapesire komede nga shpirti juaj
e ti harrove te deheshe ne preherin tim
ike jashte teje s'e di ku vete
dhe ku shkove humbe diku jashte mureve te mia/tua
madje per mua eshte e tere kot te te kerkoja
mbase ti humbe
valle si mund te te gjej prape?
S'e di as ti!?

Une prape vazhdoj te lundroj ne lumturine e vetes
pastaj shkoj te vjedh dhe endrren qe ta dhashe
per kujtim te pare...

(kushtuar shoqes lova)


Postuar nga PARIS datë 17 Dhjetor 2005 - 08:07:

Lightbulb =PUTHME QE TE VDES!=

Puthme qe te vdes,
Enderrave te tua!
Lerme shenja jete,
Prej buzeve te Tua!

Puthme qe te vdes,
Trupin tim te njome!
Te ma ktheje puthja,
Trupin ne kufome!

Puthme qe te vdes,
Syte njomur me lote!
Te me vrase loti,
Embel nga kjo bote!

Puthme Shpirti Im,
Puthme qe te vdes!
Puthme cdo varg zemre,
Shkruar pa kujdes!

16 DHJETOR 2005
LoVe-PARIS.


Postuar nga agata datë 17 Dhjetor 2005 - 16:18:

Pershendetje Sykaltra.

vertet vargje te ndjera


Postuar nga volter datë 17 Dhjetor 2005 - 19:28:

Ti me shikon e me llaston me ate shikimin tend
Me jep shume, thuajse gjithcka
si te thuash ate memorjen e arte dhe nje koncept jete
Ndersa une vetem rri ne heshtje
dhe te shikoj , duke marre heshtjen time me vete

Ndalesh ti, dhe prape me shikon me ate qetesine e njome
une mbase coroditem nga heshtje dhe shikimi
prape e kurdis veten te te shikoj
ti asgje vetem me ndjen akoma me shume
ndersa une me kete shikimin tim zbras lote, dhimbje dhe nje qetesi te vuajtur
e ti me fshin ngadale lotet mua, dhe me ndjen akoma me shume
ndersa une ne kete cast
mora doren e saj dhe e puth me nje vlim te brendshem shpirteror
...

ndersa ti prape me shikon dhe me ndjen
ndersa une s'kisha aq ndjen te te jepja
por tanime vetem nje puthje
nga une

(shoqes sime L )


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Dhjetor 2005 - 21:55:

Poezite e tua si gjithmone jane akoma me te bukura.

Love U Sista


Postuar nga oliinter datë 18 Dhjetor 2005 - 00:24:

vertet vargje prekese

sykaltre je engjell


Postuar nga GENTI_the_KING datë 19 Dhjetor 2005 - 21:54:

SI GJITHMON NUK ME ZHGENJEN , TI ME POEZIT DHE VARGJET E TUA , JAM KRENAR QE I LEXOJ KTO POEZI

TE LUMTE


Postuar nga Cindi datë 19 Dhjetor 2005 - 22:06:

Me keto poezite e tua po na ben te mos na pelqeje me asnje poezi tjeter.
Te pergezoj dhe te uroj tu shtofte epshi i poezise dhe mos u mbyllte kurre ai kapitulli i dashurise qe ekziston atje ne thellesi te zemres tende. Eshte thesari i nje burimi te pashtershem, plot ngjyra dhe petka, me lote dhe vajtime, me lule dhe gjelberime. Hapet dhe mbyllet, mbyllet dhe hapet.
C'po behet me romanin?


Postuar nga PARIS datë 22 Dhjetor 2005 - 08:28:

Perqafime te sinqerta per ju Etnik dhe Football!
Ju flm qe me lexoni serish!


Postuar nga ~Enigme~ datë 22 Dhjetor 2005 - 09:19:

Fantastike!

Me fal qe po nderhyj ketu dhe po shemtoj bukurine e shtjellimit te kesaj teme duke lene kete mesazh por Paris sinqerisht admiroj karakterin dhe krijmtarine tende poetike.
Me kishin munguar poezite tende dhe ne pergjithesi mendimet qe hedh ketu me tipin tend menefrego dhe sentimental.

Urime Paris. Keep going girl
Te


Postuar nga PARIS datë 31 Dhjetor 2005 - 23:12:

Post

"Goodbye 2005!"

Lamtumire Vit trishtimi!
Lamtumire virtualitet!
Ne shkembim te ndonje cmimi,
Poezia ka vdek krejt!

Lamtumire Vit i ngadalte!
Qe si plak, ti shkon i heshtur!
Ne nje dore mban shkopin e gjykimit!
Ne tjetren dore,-lumturine e fshehur!

Lamtumire Vit i vjeter!
Kurre me ditet mos t`i shfletofshim!
Qofsh i lumtur ne bote tjeter,
Pa mekate, prite zotin!

Lamtumire viti 2005,
Me deshire po ta hapim deren!
Ik me vrap, ashtu kerrusur!
Se askush s`ta diti vleren!


Ardhsh i Bardhe, Ti Vit i RI!
Me padurim te gjithe te presim!
Kalendaret do nderrohen!
Dhe gjithe shpirtrat do sherohen!
:


Happy New Year To All!

from, Paris.


Postuar nga Ruby_DR datë 01 Janar 2006 - 17:53:

duke e lexuar mu renqeth mishi... je e vetmja qe ke nje shkrim te perkryer per te lidhir me kohen qe kalon.... komplimente perqafime te sinqerta miqesore

GEZUAR GEZUAR NE RELIZIME TE SINQERTA DHE SI TI DOJE ZEMRA TY::::::


Postuar nga Equis datë 03 Janar 2006 - 22:37:

Wish u were my sweet angel!!!!

Ne pamundesi te ksaj,enderroj duke lexuar vargjet e tua.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 03 Janar 2006 - 23:25:

pershendetje paris

komplimente per poezine me larte,fantastike


Postuar nga PARIS datë 04 Janar 2006 - 09:00:

Post Ju pershendes Equis dhe Eric!


Postuar nga Enderra e vdekur! datë 04 Janar 2006 - 14:27:

Nice poezi


Postuar nga Isra datë 06 Janar 2006 - 15:32:

hemmm, e bukur kjo..


Postuar nga PARIS datë 17 Janar 2006 - 03:35:

Post

Erdha!Me the...
Zemra sec mu ndal!
Mora fryme thelle,
Me vriste nje mall...

Erdhi!Te thashe...
Zemra sec tu tremb!
More fryme thelle,
Me puthe me mend..

Erdhen!Thane bota...
Zemra sec ju ca!
Moren fryme thelle,
Nga inati ata...

Erdha shpirt!Me the...
Loti me la pa fryme!
Kujtesa ime u ngri,
Kujtimet rrollen lume...

16 january 2006
ora 10:25 e nates.


Postuar nga PARIS datë 21 Janar 2006 - 22:54:

Smile Te vetmit-Shokut tim te sinqerte, Diabolic`AS.

Rastesisht shkembyem shpirtrat,
vargjeve te neteve te vona!
Na kish` zene embelsia e dashurise,
Trishtesia e jeteve tona!

Te tjere persona ne shpirt kishim,
Tek dialogonim sebashku!
Te tjere persona dashurojme,
dhe pse na gjykojne padashur!

E di shoku im i sinqerte!
Tek ty gjeta gjithe valet e detit,
Tek vinin dhe iknin, si dashurite tona!
Tek ndalnin hapin,frymzonin poetin!!!!

Rastesisht shkembejme deshirat,
Qe fshehtesisht i ruajme ne shpirt!
Ti deshiron ate Shpirtin Tend!
Une deshiroj, Tjeter Shpirt!

Ja ku hedh vallen arsyeja,
Tek rrefehet librit te miqesise!
Ne te Dy asgje nuk ndjejme,
pervec se Ndjenjes se Miqesise!


Te kam shume xhan, shume, shumeeeeeee!
Flm qe existon shoku im i sinqerte!Flm!

me shume respekt, miqesisht PARIS(A.)


Postuar nga diabolic datë 21 Janar 2006 - 23:03:

Ne keto mbremje te ftohta
ngrohtesine e kerkuar diku e gjetem midis nesh
miqesia lindi ashtu pa dashur
porsi mundet qe ty mike mos te te kesh?!

Kuptova se te kisha shume xhan
se trishtimin vrisnim me fjale te ngrohta
se drridheshim nga emocionet e lodhjet
nga ngrica e ndjanjave te ftohta

Tashme akoma pa folur
e kuptojm njeri tjetrin pa frike
se e dime qe kudo qe te jemi
diku do te kemi nje shok , nje mik...

Mikes time Paris nga Adi... te cilen e kam shume shume shume shume xhan...


Postuar nga brighton beach datë 24 Janar 2006 - 00:29:

Citim:
Po citoj ato që tha PARIS
Erdha!Me the...
Zemra sec mu ndal!
Mora fryme thelle,
Me vriste nje mall...

Erdhi!Te thashe...
Zemra sec tu tremb!
More fryme thelle,
Me puthe me mend..

Erdhen!Thane bota...
Zemra sec ju ca!
Moren fryme thelle,
Nga inati ata...

Erdha shpirt!Me the...
Loti me la pa fryme!
Kujtesa ime u ngri,
Kujtimet rrollen lume...

16 january 2006
ora 10:25 e nates.



Shume shume e bukur
taka care


Postuar nga Demokrate4ever datë 01 Shkurt 2006 - 22:11:

Lepulushe,urime per poezine!Si gjithmone me kenaq!
Ciao bella


Postuar nga brighton beach datë 13 Shkurt 2006 - 01:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
-E hene.
Rruazat e bardha rane perdhe`, tek po vishja trikon gjysemgolfi te zeze.
Sot u vesha krejt ne zi.Si gjithmone , kur zgjohem me nerva dicka do me ndodhe gjate dites.
Mbreme enderrova sikur dikush hyri ne dhomen e gjumit.Ishte ora 4"
e mengjesit.Nga ankthi i frikes, nuk vura me gjume ne sy.S`kisha guxim
as te ndizja abazhurin.(Sa frikacake jam!Jam betuar qe nuk fle me pa abazhur ndezur!Ne djall te veje kursimi i energjise.
Gjumi nuk zevendesohet me ndonje ushqim tjeter per trupin apo shpirtin!)
Kafene e piva vetem ne oborr.Cigaren gjithashtu.Nuk pata kohe te enderroj
bukur.Trishtimi ka ikur nga une, ose me qartesisht s`dua t`i nenshtrohem me trishtesise se kafte!
I buzeqesha pasqyres tek po krihja floket e bute.Per pak u kujtova se ishte vetem nje cope xham ku une po zgerdhihesha kot se koti.
I telefonova Denises...
Ajo ishte zgjuar e qeshur.Si gjithmone e dashur.Me ftoi per kaffe`, por s`me premtonte koha.
U pershendetem neper telat e zerit dhe une fillova fluturimin me sy hapur
drejt hapesires se ajrit mengjesor.
Sa ftohte...



E dashur Egla ne ...i lexova te gjith ato qe ke shkruar me siper
dhe me te thene te drejten ... nuk kam fjale ti pershkruaj ... por
dua te them , te lumte ... se njerez si puna jote jane shume pak
ne ditet e sotme . i wish you all the best ,,,and they come dip from
my heart .

jeta nuk eshte nje tren qe e di se ku do ndaloje ... jeta eshte nje varke ne mes te nje oqeani qe nuk e di ku do te perfundoje .


Postuar nga Fajtori datë 19 Shkurt 2006 - 16:58:

Waww, mua me dukerka e bukur kjo poezia e fundit. Shume e bukur. Urime


Postuar nga Natanieh datë 26 Shkurt 2006 - 22:57:

Dashurija kur lind eshte gjeja me e bukur qe ka kjo jet por kur mbaron vdekja seshte asgje para dhimbjes qe jep ajo por ,,,,jeta,,,,vazhdon.


Postuar nga agata datë 07 Mars 2006 - 00:30:

Jam e te njejtin mendim me ty CRAZY AND BEAUTIFUL

dhe urime per krijimet e kendshme.


Postuar nga Enya datë 08 Mars 2006 - 04:39:

=MESAZHET E NENES=

Sy qe vrasin,
kur gabojme!

Shpirt qe fal,
kur mekatojme!

Trup qe dirgjet,
kur renkojme!

Zemer qe thyhet,
kur e rendojme!

Shprese e Jetes,
kur arsyetojme!

Embelsi e Dashurise,
kur mendojme!

Simfoni e pashkruar,
kur e Urojme....
"NENA Shqiptare, -Qofshi ShpirtLumtura Gjithmone!"


Kushtuar NENE-s sime te Shtrenjte sa Vete Globi Tokesor-sa Gjithesia,
Te pakrahasueshme, te Paarritshme, te Magjishmes Nene qe me lindi,
me solli ne jete dhe me rriti me gazep!!!

Gjithashtu kushtuar NENA-ve TUAJA te dashur BashkeGjuheFoles-Shqipetare!
Gezuar Festen Tuaj te Sakrifices,-8 MARS-in!


Postuar nga posejdoni datë 27 Mars 2006 - 22:35:

neat jane vertet te shtrenjta por kjo e fundit duket si proze jo si poezi.


Postuar nga viper datë 29 Mars 2006 - 21:39:

shpirti crazy e bukur ajo poezija jote, ne kete rast pershendes dhe un nenen time


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.