Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 30 Tetor 2007 - 22:27:

Lulja qe kerkoj!

Brodha kohe neper lendina
Neper fusha plot blerim
Pashe lule, trendelina
Gjithe ngjyra dhe shkelqim

Bie vesa e mengjesit
I vadit , i zbukuron
Me pas vjen i arti diell
Me buzeqeshje i mekon.

Mijera lule me pa syri
Neper fusha plot blerim
Ne zemer asnje s’me hyri
S’ka lule per shpirtin tim.

Nder lendina brodha shume
Ne mes lulesh per c’do dite
Por lulen qe kerkoj une
S’ka lulishte qe ta rrite.


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2007 - 21:58:

Me plagen lidhur!

Nga ketu ku u ndane zemrat, le te ndahen udhet tona
Ne k’te udhe te pakrye bej te eci me shket kemba
Nuk e di si e filluam kete shteg te erret burg
S’dua me te eci, s’dua, eshte me mire ti japim fund.

Jo nuk dua me te eci, neper rruge pa drite, pa krye
Do te gjej nje tjeter shteg, te ndricuar perplot yje

Nga ketu ku u ndane zemrat, rruget tona jane te ndara
Eshte e kote c’do gjurme te fshijme e ta nisim nga e para
Eshte e kote qe plogeshtuar te shkojne netet sypafjetur
S’dua me te zgjohem, s’dua, enderrprishur, zemerdjegur…

Do te doja tjeter rruge pa lendim, pa plage, pa lot…
Por me plagen qenkam lidhur e prej saj s’u shqitkam dot.


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Dhjetor 2007 - 23:17:

Indrit si gjithmone poezite e tua jane gjithmone te bukura....i lexoj me shume kenaqesi.
Do ishte akoma me bukur te te rilexonim dicka me shume nga krijimet e tua.

Pergezime dhe per shume vjet Bajramin.


Postuar nga Zani datë 05 Mars 2008 - 21:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Kur te mos jesh...!!

Kur prane meje, te mos jesh
Kuptimin plages do ja mesoj
S’do di te flas,as dhe te qesh
Zemervrare do te t‘kujtoj.


Kur Ti te jesh larg meje
Plages do ja di kuptimin
S’do me mbetet pike hareje
Do te marr per himn vajtimin.

S’di ne jete kur do qetesohem…
S’di kur loti do me ndalet
Sot me lotin po martohem
Kur te vdes, prej tij do ndahem.

Sot dhe zemra po me tretet.
Kur ti shkruaj keto fjale…
Nga dy faqet loti shprehet
E godet zemren si dallge

Kete vaj nuk e shmang dot
Nga kujtesa dot se fshij.
I rende loti ne k’te bote
S’ka te rende aq sa ai.

Po ti valle a do kujtosh…?
Ne k'te bote sa te kam dashur!
Kur Ti vije sa gezohesha…......!
Me te madh gezim s'kam pasur.


Kur gjithcka Ty te tregoja
Emrin tim,te shkuaren time…
Kur c'do dhimbje e harroja
Ishe T'i, me e madhja dhimbje.



Dot nuk mundem te harroj
Qe mes lotesh me braktise
Ty qe ne ndeshkim me flake
Qe aq larg prej meje ike.


Ty te kisha burim shprese
Ty te kisha rreze drite
Afshin zemres ti ja ndeze
E serish tani ja fike.



INDRIT ...INDRIT....!!
Sa shume e gjeta shpirtin  brenda ketyre vargjeve Indrit vellai !....Kthehu miku im dhe shkruaj ketu...na mungon vargu Yt...! mos valle ke bere kontrate me forumin qe kaq rrall te vijsh...gjithcka qofte mire tek T'i?

Miqesisht!


Postuar nga Pellumb Syku datë 11 Mars 2008 - 19:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Me plagen lidhur!

Nga ketu ku u ndane zemrat, le te ndahen udhet tona
Ne k’te udhe te pakrye bej te eci me shket kemba
Nuk e di si e filluam kete shteg te erret burg
S’dua me te eci, s’dua, eshte me mire ti japim fund.

Jo nuk dua me te eci, neper rruge pa drite, pa krye
Do te gjej nje tjeter shteg, te ndricuar perplot yje

Nga ketu ku u ndane zemrat, rruget tona jane te ndara
Eshte e kote c’do gjurme te fshijme e ta nisim nga e para
Eshte e kote qe plogeshtuar te shkojne netet sypafjetur
S’dua me te zgjohem, s’dua, enderrprishur, zemerdjegur…

Do te doja tjeter rruge pa lendim, pa plage, pa lot…
Por me plagen qenkam lidhur e prej saj s’u shqitkam dot.



Komplimente Indrit. Me pelqyen poezite e tua.


Postuar nga Indrit datë 11 Maj 2008 - 01:16:

Pershendetje!

Lela flm per urimin, vleresimin dhe leximin.

Do doja te te pershendes fuqimisht dhe pse jam ca i vonuar

Zani, faleminderit vellai im,ne fakt kam bere kontrate me punen time qe nuk me le shume hapsira te lira, por gjithesesi do mindohem te jem me shpesh i pranishem
Te uroj cdo te mire

Pershendetje Pellumb!

Faleminderin qe sakrifikove pak kohe te me lexosh

Nderkohe ju pershendes me dicka me poshte qe te treve.


Postuar nga Indrit datë 11 Maj 2008 - 01:17:

Harrome!

Nese nje dite dasme do bej
Nje jave perpara do nis nje ftese
Si nje dasmore do te te ftoj
Ndaj lajmerome ne nderron adrese.

Nuk mund ta di ne do te vish
Si mund ta di me c’reagim
Do ta lexosh ti ftesen time?
Si do e presesh korrierin tim?

Do nis per ty vetem nje ftese
Nje ftese te thjeshte si c’do dasmor
Pa sqime, pa smire do te te pres
Dhe pa urrejtje ne kraharor.

S’di ne do vish por do te t’pres
Hedhur pas shpine gjithcka qe shkoi
Ne ndodhte zemra zjarr per ty ndez
Do ta shkul tutje nga kraharori.

Ndjenj’ e zhuritur dhe dashuria
Nuk do zgjohen per ty me kurre
Por nese zemra do ndeze shkëndija
Do te vendos mbi te nje gur.

Dhe nese guri do te therrmohet
Nese do digjet e behet shkrumb
Nese nga shpirti do shkasin lotet
Do mbush nje gote ta pi me fund.

Nese dhe ty lotet te shkasin
Mbushe perbuze enen e zemres
Mos lejo lotet shpirtin ta vrasin
Ngri nje dolli dhe merrja kenges.

Nese dhe ty lotet te shkasin
Lot i pendimit ne te pikon
Duhet ta dish e humbe shansin
Ndaj dhe harrome pergjithmone.


Postuar nga Piktor datë 11 Maj 2008 - 01:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Harrome!

Nese nje dite dasme do bej
Nje jave perpara do nis nje ftese
Si nje dasmore do te te ftoj
Ndaj lajmerome ne nderron adrese.

Nuk mund ta di ne do te vish
Si mund ta di me c’reagim
Do ta lexosh ti ftesen time?
Si do e presesh korrierin tim?

Do nis per ty vetem nje ftese
Nje ftese te thjeshte si c’do dasmor
Pa sqime, pa smire do te te pres
Dhe pa urrejtje ne kraharor.

S’di ne do vish por do te t’pres
Hedhur pas shpine gjithcka qe shkoi
Ne ndodhte zemra zjarr per ty ndez
Do ta shkul tutje nga kraharori.

Ndjenj’ e zhuritur dhe dashuria
Nuk do zgjohen per ty me kurre
Por nese zemra do ndeze shkëndija
Do te vendos mbi te nje gur.

Dhe nese guri do te therrmohet
Nese do digjet e behet shkrumb
Nese nga shpirti do shkasin lotet
Do mbush nje gote ta pi me fund.

Nese dhe ty lotet te shkasin
Mbushe perbuze enen e zemres
Mos lejo lotet shpirtin ta vrasin
Ngri nje dolli dhe merrja kenges.

Nese dhe ty lotet te shkasin
Lot i pendimit ne te pikon
Duhet ta dish e humbe shansin
Ndaj dhe harrome pergjithmone.

Shume e bukur kjo vjershe zemre, edhe pse ndoshta i perkasin nje realiteti dhe nje enderre te bukur perseri ka ndjenje art dhe stil.
Me lejo qe dhe une si parafolsit te bej pergezimet e mia, nje poeti te vertete.


Postuar nga BIONDIA datë 11 Maj 2008 - 01:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Harrome!

Ndjenj’ e zhuritur dhe dashuria
Nuk do zgjohen per ty me kurre
Por nese zemra do ndeze shkëndija
Do te vendos mbi te nje gur.

Nese dhe ty lotet te shkasin
Lot i pendimit ne te pikon
Duhet ta dish e humbe shansin
Ndaj dhe harrome pergjithmone.




shume te bukur keto dy strofa shume domethenese per cdo njerin qe ka provuar dicka te tille ne jete


Postuar nga Zani datë 11 Maj 2008 - 18:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Harrome!

Dhe nese guri do te therrmohet
Nese do digjet e behet shkrumb
Nese nga shpirti do shkasin lotet
Do mbush nje gote ta pi me fund.

Nese dhe ty lotet te shkasin
Mbushe perbuze enen e zemres
Mos lejo lotet shpirtin ta vrasin
Ngri nje dolli dhe merrja kenges.

Nese dhe ty lotet te shkasin
Lot i pendimit ne te pikon 

Zani, faleminderit vellai im,ne fakt kam bere kontrate me punen time qe nuk me le shume hapsira te lira, por gjithesesi do mindohem te jem me shpesh i pranishem
Te uroj cdo te mire
 



Rrofsh Miku im i dashur !
Gjithcka te bukur per Ty dhe te dashurit e tuj ,te falenderoj e perqafoj vllazerisht !
Ti e di se kur Ty te lexoi, une Ç'lodhem!,shpresoj ta prishesh kontraten per ta mbajt nje korrespodenc brenda forumit ...Qofshi mire te gjithe uroi!

Zani....!


Postuar nga Katilesha datë 11 Maj 2008 - 20:47:

Indrit

Poezite e tuja jan si nje copez qielli blu edhe ne ditet me shi e shterngat. Dehje shpirterore, clirim imuskujsh te tendosura zemre dhe nje lot permallimi shket ne faqe.

Te lexoj me kenaqesi!


Postuar nga Isra datë 12 Maj 2008 - 18:26:

Indriti?!

:njesh


Postuar nga Indrit datë 15 Maj 2008 - 01:22:

Piktor!
Faleminderit per pergezimin dhe vleresimin.
Po me jepni vertete kurajo te gjej ate qe humbas pak nga pak cdo dite.

Biondia, faleminderit nga zemra

Zani,si gjithmone je i nderuar dhe i mirepritur ne temat e mija.
SHpresoj te gjesh kohen te na besh ndonje vizite do kemi shume per te biseduar...

Katilesha, faleminderit per kohen qe me ke kushtuar dhe per vleresimin e bere.Ndihem vertete mire

Isra, flm, flm si gjithmone e sjellshme.


Postuar nga Indrit datë 15 Maj 2008 - 01:23:

Me ka humbur frymezimi.

Me ka humbur frymezimi
E kerkoj ngado,gjithkund
neper faqet e nje libri
ne nje det te thelle pa fund.

Frymezimi me ka humbur
Se gjej dot ne asnje qoshe
As ne ndjenjen e perjumur
As ne enderrat bukuroshe.

Se gjej ne kenge te bilbilit
Ne malin qe m'ka flladitur...
As ne ere te trendafilit
As ne vendin ku jam rritur.

Me ka humbur frymezimi
E kerkoj gjithkund, gjithkund...
Ne lotin qe rrjedh nga shpirti
Ne nje shteg te erret burg.

Frymezimi me ka humbur
U lodha duke kerkuar...
Kthehu, i them i pergjunjur
C'te bera qe je merguar?


Postuar nga Indrit datë 23 Mars 2009 - 21:11:

Jam Shqiptar.

Jam shqiptar, me gjak e zemer
Deri thelle ne shpirt shqiptar
Asgje nuk vlen sa ky emer
Me i shtrenjte nga c’do thesar.

Jam Shqiptar nga Laberia
Nga bregdeti valeplote
Shqiptar jam nga malesia
Jam Shqiptar dhe ne Kosove.

Jam shqiptar dhe kryelarte
Buze shkumbinit i lindur
Ne gjashte shtete jam ne harte
Copetuar dhe sfilitur.

Kam feste ne njezet e tete nentor
Feste kam shtatembedhjete shkurtin
Jetoj dhe vdes me arme ne dore
Te kuq si gjak e kam flamurin.

Te kuq si gjaku, plot hijeshi
Qe peseqind vjet kam nje flamur
Me te luftuan gjysherit e mi
Tjeter flamur nuk dua kurre.

Ky eshte flamuri qe perfaqeson
Gjakun e derdhur per Shqiperi
Ne mes te tij shqipja vallezon
Dy krere te shqipes, jug e veri.

Fat, a mekat,jam nga k’to troje
Mashtruar,djegur,sfilitur, vrare…
Kredhur, fshehur pas nje enderre
Sa i zhgenjyer dhe sa krenar.


Postuar nga Indrit datë 14 Prill 2009 - 22:42:

Nuk ka feste…

Ishte shkurt, shtatembedhjete
Dita sapo kish filluar.
Kur rembeva celularin
Tim vella per te uruar.

Sapo nisa qe te shkruaj
Nje urim ne nje mesazh
Plage e thelle mu kujtua
Njeqind vjet ne gjoks e kam.

Njeqind vjet rendon nje plage
Njeqind vjet ne shpirt e mbaj
Nis te shkruaj, s’gjej dot fjale
Le urimin, kridhem, qaj…

Kur peng rri nje Mitrovice,
A eshte valle per te uruar?
Kur coptohemi c’do dite
Kur Shqiptari rron i huaj…

Kur renkon trualli shqiptar,
A eshte valle per te festuar?
Kur nuk jemi ne te pare,
Kur nuk jemi te bashkuar.

Sa kohe peng rri Mitrovica
Sa kohe s’jemi ne te pare
Sa kohe na tall politika
Nuk ka feste, eshte per te qare.


Postuar nga Indrit datë 29 Tetor 2009 - 19:48:

Sa torture.

Sa torture ta lodhesh veten
ne dicka qe ska me kthim
Sa torture ta ndrydhesh jeten
e ta besh ferr pa mbarim.

Sa e rende keshtu te vuash
Pikellimi te roberon
sa mizore qe zgjedh lotin
kur e di qe gje s'ndryshon.


Postuar nga Katilesha datë 29 Tetor 2009 - 20:24:

Thumbs up Re: Sa torture.

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Sa torture ta lodhesh veten
ne dicka qe ska me kthim
Sa torture ta ndrydhesh jeten
e ta besh ferr pa mbarim.

Sa e rende keshtu te vuash
Pikellimi te roberon
sa mizore qe zgjedh lotin
kur e di qe gje s'ndryshon.



Sikur te ishin shkruar per mua keto  vargje sot, sidomos 2 vargjet e fundit.

 


Postuar nga Indrit datë 20 Nëntor 2009 - 21:07:

Re: Re: Sa torture.

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha


Sikur te ishin shkruar per mua keto  vargje sot, sidomos 2 vargjet e fundit.

 



Kurajo , merre me te mire veten e cdo gje kalon.
Te pershendes.


Postuar nga Indrit datë 20 Nëntor 2009 - 21:08:

Vjeshte!

Fryn puhiza e mengjesit dhe rrezon gjethet nga pemet
Nje trokitje e acarte me rrenqeth kaq fort ne zemer.
Shoh nje gjethe verdhacake ligeshtuar si per vdekje
Dhe humbas neper kujtime, shpirti im me duket gjethe.

Mbi nje peme nudo te zhveshur, shoh nje gjethe kercenuar
Dhe pse shume do te doja, s’kam fuqi per ta ndihmuar
Sa e trishte te shohesh gjethet si rrenohen ne c’do dege
Zot, o Zot, me ruaj mendjen me rrembeu sot kjo vjeshte.


Postuar nga shelgu datë 05 Dhjetor 2009 - 20:12:

Re: Vjeshte!

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Fryn puhiza e mengjesit dhe rrezon gjethet nga pemet
Nje trokitje e acarte me rrenqeth kaq fort ne zemer.
Shoh nje gjethe verdhacake ligeshtuar si per vdekje
Dhe humbas neper kujtime, shpirti im me duket gjethe.

Mbi nje peme nudo te zhveshur, shoh nje gjethe kercenuar
Dhe pse shume do te doja, s’kam fuqi per ta ndihmuar
Sa e trishte te shohesh gjethet si rrenohen ne c’do dege
Zot, o Zot, me ruaj mendjen me rrembeu sot kjo vjeshte.



Bukur strofa e pare Indrid.

Tek strofa e dyte ke perseritur te paren dhe perseri ke humbur ritmin tek vargu i trete dhe i katert.

Megjithate, ke bukuri, packa se kjo poezi, dic me kujton nje tjeter qe kam lexuar diku:

"Fryn nje fryme akujsh fryn, dridhet curkeza ne krua

Gjeth' i kuq si pakuptim paska mbetur lart ne ftua"

 


Postuar nga cecilia datë 05 Dhjetor 2009 - 20:59:

Se si ma beri zemra kur lexova cedrus-in...

Te pershendes cedrus!!


Postuar nga Indrit datë 20 Dhjetor 2009 - 18:51:

Vjeshte!

Ne mes resh sketerre te zeza
Ndrin nje diell genjeshtar
Nje boshllek paska sot zemra
Dhe ne shpirt paskam nje mall.

Kam nje mall qe si ve emer
Nje ndienje zjarr te prushitur
Digjet flake germadha zemer
Gjethe vjeshte e sfilitur…

Gjethe vjeshte zemra ime
Hedhur,vrare, rrahur nga era
Perpelitet ne renkime
Si nje zog rene nga foleja.


Postuar nga Indrit datë 20 Dhjetor 2009 - 18:54:

Se harrova...

Cedrus dhe cecilia ju pershendes qe te dyjave.


Postuar nga cecilia datë 20 Dhjetor 2009 - 20:57:

Re: Se harrova...

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Cedrus dhe cecilia ju pershendes qe te dyjave.




Pershendetje Indrit!

Une nuk e njoh cedrus-in per femer...
Per veten time te siguroj...


Postuar nga BIONDIA datë 20 Dhjetor 2009 - 21:41:

eshte nje kenaqesi e vecante te lexosh ty Indrit dhe sidomos kete varg"kam nje mall po si ve emer "...


Postuar nga Indrit datë 20 Dhjetor 2009 - 23:11:

Re: Re: Se harrova...

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia




Pershendetje Indrit!

Une nuk e njoh cedrus-in per femer...
Per veten time te siguroj...



Ahahahahah, te besoj, te besoj ,nuk po kerkoj transparence.
Megjithese kjo eshte pak e parendesishme per temen ne fjale.
Pershendetje edhe i here.


Postuar nga Indrit datë 20 Dhjetor 2009 - 23:13:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
eshte nje kenaqesi e vecante te lexosh ty Indrit dhe sidomos kete varg"kam nje mall po si ve emer "...


Bionde, kenaqesia eshte e gjitha imja qe me ndjek ne kete teme.
Ju pershendes gjithashtu.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.