Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 616 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Komplimentat qe do deshironin femrat.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8903)


Postuar nga myzeqari datë 06 Tetor 2005 - 16:30:

Citim:
Po citoj ato që tha isra


, hehehe, po kush i tha Leles se

ore vllai, akoma sme njef ti mua ore, une nuk lejoj qe temat e mia te behen shkak per banalitete, keshtu qe e dija se ishe ti moderator, ndaj i thashe leles qe te bente pastrimet..

keshtu qe mbetet te themi........"me lumte mua ajo dore qe i shkrova leles:p


P.S
sa modeste qe jam



Nje min , mos na u hidh deg me deg
Pse nuk me the mua ti kur e dije , por i the Leles , mesa di une mardheniet tona forumore , sjane te keqija
Lela mos caj koke hic ti , fshij temen komplet po deshe


Postuar nga Isra datë 07 Tetor 2005 - 11:49:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari


Nje min , mos na u hidh deg me deg
Pse nuk me the mua ti kur e dije , por i the Leles , mesa di une mardheniet tona forumore , sjane te keqija



Po jo mo Myzo,jo, sa nxitoheni ju cunat, me keq se ne gocat

p.S
hajt se po te sqaroj ne mp, se sia vlen me ketu.
taksirat ene kte myzo - te koshi


Postuar nga eliz datë 07 Tetor 2005 - 11:58:

Megjithese s`mund te jemi bashke mund te te puth nje here te vetme?

Megjithese nuk eshte fjale te bukura apo ku di une ca,te ben te ndjehesh shume mire,e shume e embel.Ca cuna jane me te vertete yje.


Postuar nga Isra datë 07 Tetor 2005 - 12:03:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Megjithese s`mund te jemi bashke mund te te puth nje here te vetme?

a,te ben te ndjehesh shume mire,e shume e embel.



e bukur kjo eliz, mua me pelqen....


Postuar nga amoxil datë 07 Tetor 2005 - 16:32:

« ec aty tu bofsha, sa të qeka bo kofsha... »

Ky kompliment i bëhet një femre kur diametri kofshës së saj kap 20 cantimat.....


Postuar nga amoxil datë 07 Tetor 2005 - 16:35:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Megjithese s`mund te jemi bashke mund te te puth nje here te vetme?

Megjithese nuk eshte fjale te bukura apo ku di une ca,te ben te ndjehesh shume mire,e shume e embel.Ca cuna jane me te vertete yje.




eliza ky kompliment me thën të drejtën duket sikur ësht pak i çuditshëm....


Postuar nga darma datë 07 Tetor 2005 - 20:05:

Te them te drejten femrat i pelqejne komplimentat qe vene ne pah bukurine e tyre por vlersojne komplimentat qe vene ne pah intelektin karakterin e tyre .....
I urrejme komplimentat boshe ...te cilat djemt i bejne dukshem sa per te kaluar rradhen....


Postuar nga Lozonjare datë 07 Tetor 2005 - 20:11:

Citim:
Po citoj ato që tha darma
Te them te drejten femrat i pelqejne komplimentat qe vene ne pah bukurine e tyre por vlersojne komplimentat qe vene ne pah intelektin karakterin e tyre .....
I urrejme komplimentat boshe ...te cilat djemt i bejne dukshem sa per te kaluar rradhen....





Ose P.SH...

Tu bofsha mi lali si qeke...si bishe...


Postuar nga Ruby_DR datë 07 Tetor 2005 - 20:13:

Citim:
Po citoj ato që tha darma
Te them te drejten femrat i pelqejne komplimentat qe vene ne pah bukurine e tyre por vlersojne komplimentat qe vene ne pah intelektin karakterin e tyre .....
I urrejme komplimentat boshe ...te cilat djemt i bejne dukshem sa per te kaluar rradhen....



po s'kaloj rradha nuk arrin asnjehere ke banaku me marr tollonin

p.s je nje engjell qe jeton dhe ndjek jeten time


Postuar nga darma datë 07 Tetor 2005 - 20:56:

lozonjare ate as nuk e konsideroj fare si kompliment une

Jo puna eshte se ju kaloni rradhen dhe ne bejme sikur ja veme veshin dhe ju e merrni tollonin po ju duhet te rrini ne rradhe edhe per mishin pastaj...


Postuar nga Lela_Dr datë 08 Tetor 2005 - 01:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Ruby_DR




je nje engjell qe jeton dhe ndjek jeten time




Sa romantik qe qeke ti ruby????
Une jam engjelli qe te ndjek ne jeten tende.


Postuar nga ksovari datë 08 Tetor 2005 - 15:42:

Mos qendroni nervos ndaj vajzave

Eshte edhe nje pike tjeter interesante, vajzat nuk i deshirojne komplimentet boshe, p.sh. s'mund te jetoj pa ty, e ajo pas dy dite te sheh me tjetren. Besnikerin dhe seriozitetin e dua dhe tek disa nese jeni agresiv enjehere thyhen porsi gata.

Nervozen qe e keni ne pune , fakultet , ne rruge, apo fjetiu kurr mos ia thoni asaj si lajm te pare. Ne fillim lajmet e mira dhe komplimentet, pastaj ta pyesesh ate per hallet e saj, dhe nese shume nuk jeni ne forme, prap mundohuni te permbahi.

Kur gabon mos ia terhiqni verejtjen menjehere, por pas nje kohe kur e vereni se ajo eshte ne gjendje te pranoj keshillen, pastaj ne ate moment i thuani me por me duket se filan fjala, problemi sjellja nuk ishin ne vendin e duhur.

Kur ajo ju thot juve te veshni nje garderob te cilen ua propozon dhe ju pa nje pa dy ia plotesoni deshiren, atehere ajo kete e merr per kompliment ne veper.

Kur ajo t'ua jap ndonje dhurate kurr ate mos ia qeshni ose mos ia falni ndokujt sepse ndihet e fyer.

...


Postuar nga eliz datë 10 Tetor 2005 - 12:23:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil



eliza ky kompliment me thën të drejtën duket sikur ësht pak i çuditshëm....



Kishim dale njehere me shoqerine,vetem vajza.E pasi u argetuam ca me afrohet nje cun e po flisnim.Pastaj me tha se i pelqeja e do deshironte te dilnim bashke.Pasi i thashe se nuk jam e interesuar ai me kerkoi thjesht te me puthi te faqja e secili vazhdoi ne rrugen e tij. Mua mu duk si kompliment pasi me beri te ndjehem mire.E kjo me ka ndodhur me shume se njehere.Njerzit sot ne pergjithesi me zor te thone nje fjale te mire e jo te te puthin.Te duket akoma i cuditshem si kompliment?


Postuar nga Amici di Nessuno datë 10 Tetor 2005 - 18:52:

Smile

Po he mi ti se per ca qe e kane rutine nuk eshte kompliment. Per ca te tjere qe u ndodh rralle eshte kompliment e shume i bukur madje. Po ta jap ene une nji nga larg, kiss


Postuar nga diellza26 datë 11 Tetor 2005 - 15:06:

Je e amël bash si mollë verore


Postuar nga eliz datë 11 Tetor 2005 - 16:55:

Citim:
Po citoj ato që tha juve
Po he mi ti se per ca qe e kane rutine nuk eshte kompliment. Per ca te tjere qe u ndodh rralle eshte kompliment e shume i bukur madje. Po ta jap ene une nji nga larg, kiss


Ky eshte kompliment me vete,ndjehem kaq ...shume shume e vecante ne keto momente Gjithashtu duhet te te falenderoj per kiss-in...


Postuar nga oliinter datë 11 Tetor 2005 - 17:31:

ti me mire te mos egzistoje sepse keshtu me ke bere te mendoj vetem per ty dhe asnje tjeter.


Postuar nga Isra datë 13 Tetor 2005 - 16:32:

...e dashur, aroma e trupit tend eshte parfumi me i mire per mua..


Postuar nga amoxil datë 13 Tetor 2005 - 17:14:

Per mua llafet jane fukarallek nje dashuri e paster pa hile per femren do te ishte komplimenti me i bukur ne bote per te.Sepse shpirti zemra kot gjithe diten nuk ka ci duhet nje femre kur ne mes eshte hilja dhe hipokrizia.


Nje puthje e embel me dashuri nje perqafim nje respekt nje ndjenje e paster dhe kaq eshte plotesuar komplimenti per te.Pastaj per ta shpelare pak mund edhe te thuash 'Ti je jeta shpirti im!.Te kam xhan,te kam spilt,te kam bukulose,etj etj.


Postuar nga Cindi datë 18 Tetor 2005 - 19:22:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
...e dashur, aroma e trupit tend eshte parfumi me i mire per mua..


Nuk ka kompliment me te mire se ky Isra + cekun e javes.


Postuar nga oliinter datë 19 Tetor 2005 - 01:35:

te vdes lali per ty, ku ma ke gjete kete kostum ke gabi???


Postuar nga Isra datë 20 Tetor 2005 - 12:01:

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
te vdes lali per ty, ku ma ke gjete kete kostum ke gabi???


jo mor jo, e bleva me kile:p


Postuar nga StReSi_DhE_BiZnEsI datë 27 Tetor 2005 - 23:59:

:)

Je si shtrige


Postuar nga Isra datë 02 Nëntor 2005 - 14:59:

Je ndjesia qe le endrra e bukur...


Postuar nga roke datë 03 Nëntor 2005 - 12:24:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
Je ndjesia qe le endrra e bukur...

Qe kur ke filluar qe u ben komplimente femrave?:p:p
Nje kompliment per femren nga une:
"Je bere shume e bukur sot"


Postuar nga amoxil datë 03 Nëntor 2005 - 17:36:

Citim:
Po citoj ato që tha roke

Qe kur ke filluar qe u ben komplimente femrave?:p:p
Nje kompliment per femren nga une:
"Je bere shume e bukur sot"



roke, mke zhgënjy sot me kët kompliment kaq të pafajshëm......të prisja më të egër....ja një nga unë........

" sa të shkokan pantallonat mi tu bofsha......"


Postuar nga Demokrate4ever datë 03 Nëntor 2005 - 18:03:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil



" sa të shkokan pantallonat mi tu bofsha......"



Flm xil oh zot sa ju shkon dhe ju burrave sot fundi me pala..


Postuar nga Ruby_DR datë 04 Nëntor 2005 - 04:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever


Flm xil oh zot sa ju shkon dhe ju burrave sot fundi me pala..




ca ti boj e kan bo synet per diten e bajromit


Postuar nga Isra datë 04 Nëntor 2005 - 12:55:

Citim:
Po citoj ato që tha roke

Qe kur ke filluar qe u ben komplimente femrave?:p:p



hey, roke, tema quhet: "Komplimentat qe do deshironin femrat" besoj se u kuptuam tani


Postuar nga roke datë 04 Nëntor 2005 - 15:10:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil


roke, mke zhgënjy sot me kët kompliment kaq të pafajshëm......të prisja më të egër....ja një nga unë........

" sa të shkokan pantallonat mi tu bofsha......"


amoxil!Komplimenti im ishte per vajzat e virgjera:p:p
Kompliment tjeter:
e paske motren sexy,zemra


Postuar nga Zhylien Sorel datë 04 Nëntor 2005 - 21:03:

o zemra hiqe kapucin se e bere morrin me azem.....


Postuar nga Eria datë 04 Nëntor 2005 - 23:40:

Talking

ore ti po qenke frymezuar mire ti,paske ndryshuar&komplimentet,kjo qenka e re.
Edi ca kam degjuar njehere,nje djale i tha nje goce ne rruge,:Te hengsha krahet e xhupit!
Ajo si pa te keq iu pergjigj:Mire do beje se i kam pak te gjate!

Nje tjeter,nje grup vajzash po ecnin ne rruge&nje burre u thao ju te pularise jeni?
Njera nga ato ia ktheu ne vend:Jo,te gjelarise.........
(ngjarje te verteta)


Postuar nga Zhylien Sorel datë 05 Nëntor 2005 - 00:41:

-me rroba dhe je kaq sexy,imagjino pa rroba........

ngjarje e vertet.po hante njera akullore\

mos ha akullore se te ftohen ndjenjat....


Postuar nga volter datë 06 Nëntor 2005 - 20:18:

Wow, te shikoj papritur dhe te shoh sesi tymi qe leshon te jep nje imazh te mjegulluar me ngjyre kaq te bukur, pastaj me ate levizjen e hollshme te vetullave, jep nje arome te ngrohte ne fijet e shpirtit tim, dhe kur te shikoj te fal nje buzeqeshje te lehte,,, E, cfare mund ta quash kete krijese, vetem si nje rezonance qe merr fryme, dhe qe end nje pelhure kaq te mundimshme me ngjyre trendafili blu... Pamje qe te vret shpirtin dhe qe te ushqen me sheqerka... o embelsi qe na ben ta shijojme bukurine dhe panoramen e shpirtit tend me fundin e shpirtit....! Me duket se kur qesh te shoh ne vargjet e mia, pastaj kur me jep dicka te brendshme mua me duket sikur eci ne trotuarin e shpirtit dhe ndjenjave tua....Je magjike me shume se nje parajse... E vdes njeriun ti me kete qe ke sonte...

Ishte e castit kjo, zonjushe merre lehte, se casti me perplasi me dallget e shpirtit dhe qendrimit tend ........Ngado je brilante me ajke si dallendysheje....etj etj

mos e merrni seriozisht
pershendetje


Postuar nga Isra datë 07 Nëntor 2005 - 15:06:

plloshtan, betohu qe kete kompliment ia ke vjedh shekspirit


Postuar nga volter datë 07 Nëntor 2005 - 15:10:

Seriozisht e ke? Po ti isra e di qe une nuk vjedh. Sec me ke renduar me kete

Te ta tregoj te verteten, ky rrefim doli prej castit, (casti i krijimit) duke bere nje poezi timen tek libri i ardhshem... A e beson dot?


Postuar nga Isra datë 07 Nëntor 2005 - 15:15:

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Seriozisht e ke? Po ti isra e di qe une nuk vjedh. Sec me ke renduar me kete

Te ta tregoj te verteten, ky rrefim doli prej castit, (casti i krijimit) duke bere nje poezi timen tek libri i ardhshem... A e beson dot?



me keqkuptove mor vlla...

une te bera kompliment, kur thashe "ia ke vjedh" dmth stilin, flet dhe shkruan si filozof dhe poet, ta kisha fjalen...
Qe eshte krjimi yt, kete as qe e ve ne dyshim plloshtan,

pra, te krahasova me shekspirin dhe jo te akuzova...u kuptuam poet
respekte

p.S
Me fal, por te betohem qe ky ishte qellimi im, me pelqeu shkrimi dhe te krahasova me Sh.


Postuar nga volter datë 07 Nëntor 2005 - 15:26:

Citim:
Po citoj ato që tha isra


me keqkuptove mor vlla...

une te bera kompliment, kur thashe "ia ke vjedh" dmth stilin, flet dhe shkruan si filozof dhe poet, ta kisha fjalen...
Qe eshte krjimi yt, kete as qe e ve ne dyshim plloshtan,

pra, te krahasova me shekspirin dhe jo te akuzova...u kuptuam poet
respekte

p.S
Me fal, por te betohem qe ky ishte qellimi im, me pelqeu shkrimi dhe te krahasova me Sh.



Te kam xhan isra, per kete meriton nje puthje!... Po une as qe te keqkuptova, vetem se nderrova mjeshterine e fjaleve ne rastin e duhur, une e di qe ti nuk me rendon asnjehere, gjithcka bukur na shkon... Pastaj ti nuk akuzon, por vetem sheron.


Une te krahasaj me Marelene Dietrich


Postuar nga Eria datë 07 Nëntor 2005 - 17:33:

Talking

UUUU ngordhsh ti per mua,sa te dua(me rime ia thote asaj)!!!


Postuar nga hirushja datë 07 Nëntor 2005 - 22:23:

Varet se kush eshte personi qe me ben nje kompliment dhe sa e besoj une ate.

Por me pelqen kur me shikojn me ate syrin qe jam e zgjuar.


Postuar nga volter datë 08 Nëntor 2005 - 15:11:

Citim:
Po citoj ato që tha hirushja
Varet se kush eshte personi qe me ben nje kompliment dhe sa e besoj une ate.

Por me pelqen kur me shikojn me ate syrin qe jam e zgjuar.



Ti, hirushja do te pelqente nje kompliment nga une!?


Postuar nga ksovari datë 08 Nëntor 2005 - 15:55:

KUR BUZEQESH JAM ME I LUMTURI NE BOTE KUR SHQETESOHESH JAM ME PASIVI NE DASHURI.

Ti shpres dhe thesar.

Qetesia ime .


Postuar nga ksovari datë 08 Nëntor 2005 - 16:06:

Mos ma merr per te keq por nuk jam fajtor qe te dashuroj.

Iken me bukurine ,
Dallge deti me le!
S'me fale dashurine,
Valle ku ku je fsheh!?

Te kerkoj neper shtigjet e jetes,
Por askund s'te takoj.
Je fshehur pas perdes
Aroma jote shpiunoj.


Postuar nga Isra datë 09 Nëntor 2005 - 13:03:

Do deshiroja te isha lot ne syrin tend, te rreshqisja lehte mbi faqen tende, te zbrisja ne buze dhe te perpihesha brenda tyre..........


Postuar nga Zhylien Sorel datë 09 Nëntor 2005 - 18:24:

nejse......

si ky loti tek "veshtrim i perlotur"?

TI ke lindur si shpirt apo je bere me kalimin e kohes??????


Postuar nga Isra datë 09 Nëntor 2005 - 19:39:

Re: nejse......

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
TI ke lindur si shpirt apo je bere me kalimin e kohes??????


hey eric, per mua ishte pyetja?:p


Postuar nga Zhylien Sorel datë 10 Nëntor 2005 - 17:21:

Thumbs up

pse ke dyshim ti nese je si shpirt apo jo????????

ju femrat pa buke rrini, po pa komplimenta ......ahaha


Postuar nga Isra datë 10 Nëntor 2005 - 17:25:

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
ju femrat pa buke rrini, po pa komplimenta ......ahaha






Postuar nga Zhylien Sorel datë 10 Nëntor 2005 - 17:32:

Wink

filmi mbaroj,mjaft me me duartrokitje....

kjo qeshja shume feminore...
e jotja eshte?


Postuar nga diellza26 datë 14 Nëntor 2005 - 15:57:

Më ndrin si ylli polar.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 616 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.