Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)

Postuar nga eliz datë 22 Korrik 2006 - 13:06:

Boo me rrenqethe.Megjithese perpiqem te te lexoje pa ndjenje gjithmone ke aftesine te me perpish deri ne palce te kockes.Urime!

Postuar nga iliriusa datë 23 Korrik 2006 - 00:23:

Faleminderit Eliz, megjithese kam dyshimin se s'eshte menyra se si shkruaj  une qe te ben ti pelqesh pasazhet e shkurter qe pershkruaj, por fakti qe e kupton sec dua te them.

Postuar nga iliriusa datë 05 Gusht 2006 - 02:43:

Ngadale...ngadale...ngadale...

Ajri leviz si nje mase e djegur molekulash edhe e ndjej tek me zhurit se brendshmi. Edhe mendimet e mia digjen ngadale, shkrumbezohen, kthehen ne hi te erret e me lene shenja te hirta kudo. Nen sy, para syve...
Portat mbyllen ngadal...perse leviz gjithecka kaq ngadal sot, si ne nje enderr te lodhur, te dobet, te mjerrgullt...?
Pothuajse ndihet edhe zhurma e qepallave tek mbyllen e hapen rishtazi. Por s'eshte qetesi(!) Perkundrazi zhurma gllaberon edhe ndertesat e kuqerremta edhe qiellin qe pervelohet nen forcen e ketij dielli te goditur.
Zhurem hekurash... portat mbyllen...ngadale...
Mundohem te shkund mendimet e mija, te rigjej nje shkendijez aty...por gjithecka eshte hi... hi... i djegur...i shuar...
Dita ngopet me ajrin e djegur edhe fillon te kotet, shtrihet e lodhur, humbasi...
Une shkund koken serish. E ndjej sesi afrohet ngadal nje tjeter fund...por perse ngadal(?) Perse mos te perplaset dera me force?! Mos te bertas e shaj deri sa te ngjirem, e te thyhej vazon e qelqte me lulet e thara(?)
Ah po! S'eshte natyra ime!
Gjithecka krijohet edhe vdes ne qetesi...edhe oqeanet s'do te ndiheshin tek humbisnin brenda meje.
Ngadale...ngadale... ngadale...
Ka fund kjo enderr e mjergullt qe zvarritet si kerrmill mbi lekure? E squllet, e... ngathet...
(!)
Marr fryme... ngadal...

Postuar nga Nigo datë 05 Gusht 2006 - 02:55:

Unglaublich wie du schreibst.(e pa besueshme se si shkruan ti)

Postuar nga iliriusa datë 05 Gusht 2006 - 02:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Nigo
Unglaublich wie du schreibst.(e pa besueshme se si shkruan ti)

Postuar nga Zhylien Sorel datë 05 Gusht 2006 - 03:08:

Vertet

Unglaublich wie du schreibst

Postuar nga iliriusa datë 06 Gusht 2006 - 03:50:

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
Vertet

Unglaublich wie du schreibst

Me lot kam qeshur ta dish! Mistrec!

Postuar nga Zhylien Sorel datë 06 Gusht 2006 - 14:18:

po qan ti...po qaj plas ...Irena mos qaj ti irena

Postuar nga iliriusa datë 16 Gusht 2006 - 08:27:

Largohesh edhe monstrat e vjeter ulerasin si hije te zeza pas thembrave te tua. Por largohesh... ne cdo hap i largohesh me teper... Edhe perpara shpalosen ngadale ngjyra te purpurta, bardhesi e shendritshme, verbohesh per pak sekonda, pastaj ndalon. Veshtron me thelle e sheh qe je e mbeshtjell ne krahe engjejsh...

Monstrat? Isha aq e fort sa ti mposhtja te pakten njehere...

Shpirti peshperine lehte...nje qiell i gjithe per te perpire ne mushkrite e tua.... edhe gjithe jeten tende per ta shijuar....

Postuar nga freespirit datë 18 Gusht 2006 - 07:03:

Ilirusa je e papare ke lindur per te shkruar te uroj sukses dhe realizim te enderrave. Faleminderit per kenaqesine qe na dhuron.

Postuar nga iliriusa datë 19 Gusht 2006 - 08:35:

Citim:
Po citoj ato që tha freespirit
Ilirusa je e papare ke lindur per te shkruar te uroj sukses dhe realizim te enderrave. Faleminderit per kenaqesine qe na dhuron.

Te kem lindur valle per te shkruajtur thua? S'e di. Dikur e besoja me te gjitha forcat e shpirtit, por s'e di nese jeta te rrit apo thjesht te vret endrrat edhe nuk e ndjej me se kam lindur per te shkruajtur. Megjithate te falenderoj vertet per fjalet e mire, edhe me vjen mire qe te dhuroj sado pak kenaqesi me ato qe shkruaj. Pershendetjet e mia.

Postuar nga iliriusa datë 19 Gusht 2006 - 08:44:

Dielli lindi serish, si cdo tjeter dite. Por lindja e tij e sotme ishte e dhimbshme edhe e pashe se si qielli u ca e zhvat e perlye me te kuqe edhe pothuajse degjohej klithma e larget e mengjesit qe afrohej e qe zhvaste lekuren e squllet te nates.

Dielli lindi serish, si cdo tjeter dite. Vetem se sot e ndjeva teksa shkundi supet e u rrokullis me shpatullat e arta perkundrejte reve. Edhe thehu shtresen e veses mbi barin e blerte... edhe krisi endrrat ne qepallat e pergjumura.

Dielli lindi serish, si cdo tjeter dite. Por lindja e tij e sotme ishte e dhimbshme, sepse me puthi ne kraharor me zjarrin e tij te perhereshem edhe e ndjeva se brenda meje ka ende hije te dikurshme...

Dielli lindi serish, si cdo tjeter dite. Vetem se sot ndjeva se desha edhe une te lindja serish, jo vetem te zgjohesha.... Te shkundja supet e rrokullisesha ngadale me shpatullat  perkundrejte murit. Edhe shikimi im te thyente shtresen e mekur te zhgenjimeve te djeshme edhe te ri-qepja endrra te reja ne majat e gishtave e ti fshihja ngadal nen qepallat e mija te pergjumura...

Dielli lindi serish... sot pothuajse me verboi... sepse  ne shkelqimin e tij njoha shpresat e dikurshme...

Marr fryme thelle... numeroj sekondat.... neser.... agon dielli....

Postuar nga kontinenti datë 19 Gusht 2006 - 10:22:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
... neser.... agon dielli....

Po !
Kjo eshte e vertete.

Postuar nga orig datë 22 Gusht 2006 - 08:20:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ngadale...ngadale...ngadale...

Zhurem hekurash... portat mbyllen...ngadale...
Mundohem te shkund mendimet e mija, te rigjej nje shkendijez aty...por gjithecka eshte hi... hi... i djegur...i shuar...
Dita ngopet me ajrin e djegur edhe fillon te kotet, shtrihet e lodhur, humbasi...
Une shkund koken serish. E ndjej sesi afrohet ngadal nje tjeter fund...por perse ngadal(?) Perse mos te perplaset dera me force?! Mos te bertas e shaj deri sa te ngjirem, e te thyhej vazon e qelqte me lulet e thara(?)
Ah po! S'eshte natyra ime!

(!)
Marr fryme... ngadal...

Ti ShpirtBorbardha e Ilirise ke lindur te shkruash ! Urime mos tu shterrte frymezimi .

Postuar nga iliriusa datë 23 Gusht 2006 - 07:33:

Citim:
Po citoj ato që tha orig

Ti ShpirtBorbardha e Ilirise ke lindur te shkruash ! Urime mos tu shterrte frymezimi .

Te falenderoj me gjithe shpirt Orig! Shume, shume i kendshem mesazhi yt, edhe e vlersoj se tepermi. Faleminderit!

Postuar nga iliriusa datë 25 Gusht 2006 - 08:33:

Edhe germat duken te lodhura, si shkaravina te murrme qe perpiqen se koti te shendrrojne ne simbole levrimin e shqetesuar te ndjenjave te mia. Koha duket sikur ka rreshkitur diku e ka thyher qafen... me duket se kjo dite ka nisur qe para dhjete vjetesh e ende s'i ka ardhur fundi. Rete cahen edhe dielli zgjatet i ndrojtur me rreze te brishta. E nje tjeter re zgjat putrat edhe ia pret koken, edhe shiu perpine rruget edhe hapat e mia zhyten ne pellgjet me uje.

Duket se qielli s'donte te me linte vetem sot, po qante me mua...

Neser agon dielli. (?) Sa here e kam permendur kete shprehje e jam zgjuar per te pare serish erresire rreth meje, shi... heshtje.... vetemi

Perplas qepallat ne qetesine e squllet te mbremjes. Pertyp mendimet e mia dalngadal e ne dhemb me mbeten copa te shqyera te tyre e ne gjuhe shija e hidhur qe kane. Marre fryme edhe njehere edhe blebezoj ngadale, 'neser agon dielli... neser agon dielli... neser agon dielli' si nje lutje e vjeter qe do te me sjelli rrezet e drites. Perpiqem sado... s'e di edhe per sa kohe do te besoj se dielli egziston akoma...........

Postuar nga kontinenti datë 25 Gusht 2006 - 13:08:

Iliriusa, per mua je nje shkrimtare e ardhshme.

Edhe germat duken te lodhura

Vetem keto fjale po marr. Gjithsejt jane 5 fjale.
Veshtrim poetik nen diktatin e prozes.
Tek e fundit e cfar eshte veshtrimi poetik?
Sipas meje, eshte veshtrimi me syrin shpirteror apo me mire te them me syrin ndiesor. Nuk eshte e thene qe nje veshtrim poetik duhet te shpertheje vetem ne poezi. Ketu gabojne shume krijues. Edhe proza eshte ''poezi'' ne qoftese udhehiqet nga syri i ndienjes.
Mjaft te tregohet ajo qe shpirti shikon dhe kemi poezine e vertete, te cilen mund ta shprehim edhe duke i dhene forme nje pirgu me balte.
Jo te gjithe e kane kete veti. Shume as qe e njohin.
Disa e kane dhe nuk dine ta shprehin me shenja (germa).
Kurse ju Ilirusa, e keni komplet te plote. Shikoj kete lirshemri e cila nuk vjen si produkt i kultures apo i mbledhjes neper librat qe keni lexuar.
Eshte komplet i lindur, i natyrshem, veti kjo qe ta ka falur Zoti.

Postuar nga Eyesight datë 25 Gusht 2006 - 16:57:

[QUOTE]Po citoj ato që tha iliriusa

Dielli lindi serish, si cdo tjeter dite. Por lindja e tij e sotme ishte e dhimbshme, sepse me puthi ne kraharor me zjarrin e tij te perhereshem edhe e ndjeva se brenda meje ka ende hije te dikurshme...

Nese duam, nese zemra vertet do ta merrte mundimin, do te mblidhnim aty brenda te gjitha hijet e vjetra e do ti kycnim, si ne nje kuti te forte metali. E nese vertet do te donim, do ti linim aty qe ererat e forta te sillnin pluhurin e harreses e ta mbulonin krejt. Askush nuk do ta gjente ate kutine e vjeter te ndryshkur, askush nuk do ta hapte per ti pare hijet te fluturonin ne ajer e te na pushtonin perseri... por.. po nese te tjera hije jane shfaqur, nese te tjera kuti do te duheshin, do te kishte vend per te gjitha?
Ah, nese do te donim e do te kishim mundesine do ti largoheshim gjithkujt dhe gjithckaje qe na ben te vuajme, thjesht do te fluturonim diku tjeter... duhet vetem te varrosim thelle ca kuti te ndryshkura metalike...

Postuar nga iliriusa datë 29 Gusht 2006 - 07:42:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Iliriusa, per mua je nje shkrimtare e ardhshme. 

Do te thuash me kete qe kam akoma goxha rruge te gjate per te bere deri sa te arrij atje apo jo? Te njejten gje besoj edhe une, por mendoj se nqs vertet e kam pasionin per te shkruajtur aq te fuqishem sa duhet, do te arrij atje heret a vone. Te falenderoj per mesazhin.

Postuar nga kontinenti datë 30 Gusht 2006 - 22:15:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa

Do te thuash me kete qe kam akoma goxha rruge te gjate per te bere deri sa te arrij atje apo jo? Te njejten gje besoj edhe une, por mendoj se nqs vertet e kam pasionin per te shkruajtur aq te fuqishem sa duhet, do te arrij atje heret a vone. Te falenderoj per mesazhin.

Po e rrespektove kete pasion, edhe ai do te te rrespektoje ty.
Qe ke rruge perpara, kete nuk mund ta mohojme, por, nuk ju mungon as baza nga ku te niseni dhe as krahet per ta bere ate rruge, derisa sa te arrini ne destinacion.

Postuar nga iliriusa datë 11 Shtator 2006 - 10:29:

Malli me leviz ne shpirt si nje flutur e shendrritshme e zene ne gracke. Pluhuri i kraheve te tij shperhapet kudo brenda meje, njollos pakeza cdo sekonde te diteve te mia edhe shendrron mprehtazi menyren se si e shoh boten. Me duhet te pres edhe dy sekonda me teper..., nje minute me shume, disa ore... por pritja me ka lodhur deri ne kocke. Malli perpelitet serish e me duket se ai vete eshte shendrruar ne gracke per te timin shpirt. Edhe pritja zvarritet lehtazi, e renduar sikur  sekondat e minutat e oret nostalgjike qe e ushqejne te jene gure te rend qe s'arrine ti tresi...

Ende pres e pritja duket se s'ka fund....

Postuar nga Eyesight datë 11 Shtator 2006 - 15:08:

Te presesh eshte si te ndodhesh ne fillim te nje tuneli te gjate, te erret, ku duket vetem nje drite e vockel ne fund. E ne rrime aty, duke i ngulur syte asaj pjeseze drite. Ajo eshte shpresa jone per dicka me te mire, dicka qe do na mbushe zemren, e ndoshta do te na beje te hidhemi perpjete si femije
Ia vlen te presesh ca per ta arritur ate dritez, per te ndjere butesine e ndricimit ne fytyren tende. Ia vlen koha, mundimi. Ndonjehere duhet te futesh e te pershkosh ate tunel te erret per te arritur copezen tende te lumturise. Perseri ia vlen. Shpresa gjithmone vlen. Ajo vdes e fundit apo jo? Atehere ia vlen te jetosh me te dhe per te arritur ate cka ajo perfaqeson per ne!!!

Postuar nga iliriusa datë 06 Tetor 2006 - 06:22:

Dielli pershkroi horizontin e crregullt e kurorat e pemeve u mbuluan me ar...
Edhe une vendosa gishtrinjte perpara syve si te doja ta mblidhja mengjesin ne gishta e ta ruaja perhere aty si pluhur te arte mbi lekure. Treni filloi te levizte ngadal edhe per te disajten here une u pendova qe s'kisha marr me vete dicka per te shkruar. Ndodh kaq rralle tashme te kem momente te tilla sublime te cilat me trazojne deri ne rrenjet e mija si njeri. Momente kur dielli edhe ajri jane materiale te cilat te krijojne edhe ty vete. Shinat hungeruan ngadal si nje bishe e eger e zgjuar nga gjumi, gjithe nerva, gjithe zemerim e pastaj krejt papritur te pranon ne strofkullen e vete e perkundet me ty. Eshte kaq heret edhe e gjithe bota duket per disa caste e bute edhe pse e di shume mire qe pas mureve te ndertesave te kuqe qe kalojne e humbasin para syve te mi, ka kaq shume dhimbje e mankthe qe mbartin fytyra e emra te ndryshem. Megjithate mbyll syte edhe marr fryme thelle teksa treni lekundet ngadal e me zhurem edhe i lejoj vetes te imagjinoj se bota eshte sot e bute...gjithesesi e huaj. Mbeshtillem ne xhuboksin tim bluxhins, jo s'e kam ftohte, por thjesht nga deshira qe te ruaj ndjenjat e ngrohta qe ky mengjes mbarti brenda meje mbeshtjell aty, midis robave qe kam veshur. Sy te huaj kthehen tek une here pas here, instiktivisht perpiqem te evitoj shikimin e lodhur qe perqendrohet tek une per pak sekonda. Sot dua ti lejoj vetes nje iluzion te bukur, ky diell ky mengjes e meriton aq pak...
Horizonti eshte shendrruar ne rruge qumeshti per mua, gjej yje aty edhe atehere kur yjet jane varrosur nen gure.
Nje tjeter mendim i bute me pershkron ngadal edhe ndjej sesi rengjethem lehtazi. Perseri pendohem qe s'kam marr bllokun tim me vete te shkruaja ato c'ka po ndjej, gjithesesi e di, neser s'do ta marr me vete serish. Ndodh ndonjehere qe disa ndjenja do ti a falesh diellit e mengjeseve sublime....

Postuar nga agata datë 06 Tetor 2006 - 23:40:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Malli me leviz ne shpirt si nje flutur e shendrritshme e zene ne gracke. Pluhuri i kraheve te tij shperhapet kudo brenda meje, njollos pakeza cdo sekonde te diteve te mia edhe shendrron mprehtazi menyren se si e shoh boten. Me duhet te pres edhe dy sekonda me teper..., nje minute me shume, disa ore... por pritja me ka lodhur deri ne kocke. Malli perpelitet serish e me duket se ai vete eshte shendrruar ne gracke per te timin shpirt. Edhe pritja zvarritet lehtazi, e renduar sikur  sekondat e minutat e oret nostalgjike qe e ushqejne te jene gure te rend qe s'arrine ti tresi...

Ende pres e pritja duket se s'ka fund....

Iliriusa, e gjej gjithnje veten ne vargjet e tua...
Shkruani me shume ndjenje... Bravo

Postuar nga iliriusa datë 10 Tetor 2006 - 01:50:

Citim:
Po citoj ato që tha agata

Iliriusa, e gjej gjithnje veten ne vargjet e tua...
Shkruani me shume ndjenje... Bravo

Hej shpirt i bukur si gjithemon shume e sjellshme. Faleminderit!

Era u ngaterrua ne floket e mi sot edhe me pas kisha ndrojtje te prekja te mite floke se mos era shpupurisej ngadal e humbiste prej meje. Nje mendim i bute, nje kujtim i embel, asgje me teper edhe e gjithe bota u mbeshtoll ne ngjyra te ndezura ne aroma tej e te huaja e krejt te miat njekosisht...

Paqen qe sjell brenda meje nje shpirt i njohur, nje fytyre gjysem e fshehur ne hije, as une vete s'di si ta mberthej pas vetes. Ndoshta se s'jam une ajo qe e sjell e detyrimisht nuk jane hapat e mi ata qe e largojne prej meje..., por ne momentet kur e kam, bota me perpine me flatrat e saj e shkrihem ne aromat e egra te saj si rete teksa puthin qiellin.

I lejoj vetevetes nje enderr te bukur e si e tille detyrimisht e brisht edhe e ndjej se me muret qe bien brenda meje jam njekohesisht viktime edhe sulmues... por i kujtoj vetevetes se s'eshte asgje me shume se nje enderr..., se s'eshte asgje me pak se nje enderr edhe qe te pushtohesh nga nje force e tille duhet te kesh guximin te ecesh me gjembave sepse se fundi do te arrish te puthesh gonxhet...

[/BLOCKQUOTE]

Postuar nga Zhylien Sorel datë 14 Tetor 2006 - 23:06:

O zot sa bukur.......O zot cmrrekulli.....
Me mahnite.Te dua shume !

Postuar nga iliriusa datë 22 Tetor 2006 - 10:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Eric Darven

O zot sa bukur.......O zot cmrrekulli.....
Me mahnite.Te dua shume !

Postuar nga Zhylien Sorel datë 22 Tetor 2006 - 20:53:

Postuar nga iliriusa datë 16 Nëntor 2006 - 01:56:

Ne nje dite kur edhe gjethet e pemeve ngaterrohen me ngjyrat, sikur as ato vete mos te dine ciles nuance i perkasin, edhe une ngaterrohem me gjymtyret e mia edhe as vete s'e di me ciles pjese te vetevetes ti besoj.
Vjeshta ka filluar te zberthehet ngadal..., se shpejti nuk do te kete me shenja dyshimesh askund, por une e ndjej se jam ngaterruar me keq e s'po mundem ta gjej rrugen neper te cilen duhet te eci.
 U enda sonte ne park, edhe hapat e mi kishin tingujt e gjetheve te thara, ngjyrat e kuqerremta te stines. Edhe mendimet e mia ishin po aq te perzjera ndonjehere gati gati pa ngjyre, ndonjehere me mijra tone ngjyrash njekohesisht.
 E mbeshtolla veteveten ne krahet e mi, nje perpjekje me teper per te mbledhur mendimet e mia. Era leshoi nje grusht gjethesh te verdha mbi floket e erret...une qesha e rrethuar nga dritezat shumengjyreshe perreth meje... edhe e qeshura ime me habiti disi. Ishte pakez e huaj, si jehona e nje iluzioni te shkuar...
U kujtova serish sesa shume e dua vjeshten...
Mendimet e mia u rrezuan pertoke e u perqafuan me gjethet e verdha...
Vjeshta si edhe cdo here tjeter, asnjehere nuk vjen vetem!

     Vjeshta ka ardhur

E ulur ne stolin e grryer nga mola
hedh shikimin e mekur ne perendim.
Edhe mendoj per dicka tjeter
qe te le pas trishtimin tim.

Vjeshta ka ardhur prej kohesh
e gjethet tashme token kane zene
dielli i ngrysur pas resh fsheh koken
dallandyshet ikin, folen kane lene.

Vjeshta ka ardhur pa trokitur,
ndoshta dritaren ka gjetur hapur.
Vjeshta ka ardhur po ti ke ikur
dhe une te pres tek stoli i krimbur.

Shirat po bien, token lepijne
ajo s'ka ngrohtesi te avulloj
si ajo e ftohte, si ajo e ngrire,
dhe une e di pranvera shkoj.

Vjeshta ka arrdhur qysh dje
qysh heren e fundit qe te pashe
edhe ne token e ngrire te ftohte
mendimet e mia ngadale i lashe.

Pas pak do te ngrihem, do eci
do le pas stolin dhe pertacin
e kujtimi im atje do te mbesi
gjethet e thara pas meje do vijn.

Ne cdo kend te saj do te le dicka
nje pjesez shpirti, nje enderr nje lot
do eci edhe ato plot besim
do te le te mi marri kjo bote.

Do te ndjek hapat qe hodhe dje
duke lene ne cdo hap vec mallengjim
pas do me vij nje qiell me re,
vjeshtes do ti le vetmin.

Postuar nga lorie datë 22 Nëntor 2006 - 08:21:

GABRIEL GARSIA MARQUEZ

(leter lamtumire drejtuar disa shokeve te tij disa dite para se te vdiste)
Miqte e mi lamtumire !
Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje cope dordolec i ndrequr me rrecka
dhe te me dhuronte nje cope jete,mbase nuk do te thosha gjithe ato qe po mendoja,por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them.
Do u jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre,por per domethenien e tyre.
Do flija pak,do enderroja me shume,sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim 60 sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin,do zgjohesha kur te tjeret te flinin.
Do degjoja kur te tjeret te do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!!
Nese zoti do me jepte nje cope jete,do vishesha thjesht,do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim,por edhe shpirtin tim.
Zoti im,nese do mundja do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.
Do pikturoja nje enderr te Van Goghut mbi yje,do recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit…. Do ishte serenata qe do ti dhuroja henes. Do ujisja me lotet e mi trendafilat,qe te ndjeja dhimbjen e tyre dhe puthjen ngjyre te kuqe nga fletet e tyre.
Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete … nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa u thene njerezve qe dashuroja se i doja. Do beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne se dashuruari.
Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqeve do u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria ,por “harresa”.
Mesova kaq shume gjera nga ju njerezit … Mesova se te gjthe duan te jetojne ne “majen e malit”, pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret “faqen e pjerret”. Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe zgjatet I babait e roberon pergjithmone. Mesova se njeriu ka te drejte te shohe tjetrin nga lart,vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, po rne te vertete nuk hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe, fatkeqesisht do jem i vdekur.
Te thuash gjithmon ate qe ndien dhe te besh gjithmone ate qe mendon.
Nese do e dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort dhe do i lutesha Zotit te behesha roja i shpirtit tend. Nese do e dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do e dija se kjo do te ishte hera e fundit qe do te degjoja zerin tend , do ta regjistroja ne magnetofon cdo fjale tenden qe te te degjoja perseri ,perseri.Nese do e dija qe keto do te ishin castet e fundit qe do te te shihja do te te thoja “te dashuroj” dhe do supozoja jo logjikisht se e dija me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep mundesi te tjera qe t’I bejme gjerat sic duhet, por nqs bejme gabime na mbetet vetem e sotmja
E nesermja nuk eshte e sigurte per askend si i ri, si i vjeter.sonte mund te jete hera e fundit qe I shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me. Beje sot, sepse e nesermja nuk vjen kurre, sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre.
Mbaj ata qe dashuron pas vete. Thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta , dashuroi, sillu mire, gjeje kohen per ta,thuaju “me vjen keq”, “me fal”, “te lutem”. “faleminderit” dhe te gjitha foljet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine t’i shprehesh. Fillo te besh realitet enderrat e tua.
TANI ESHTE MOMENTI !!!

....monstrat e mi cuditerisht jane ata qe nuk me lejojne te arrij cfare ka shprehur Marquez, shume krenare per te thene "me fal", shume e 'zene' per te ndihmuar te tjeret, shume e frikesuar prej dhimbjes per tiu nenshtruar vulnerabilitetit.Dhe te gjitha keto, te gjitha keto monstra mposhten vetem nepermjet fuqise se madhe te Zotit.Nje besim i pallogjikshem,i pashpjegueshem jep fuqine me te cmendur...

Postuar nga iliriusa datë 02 Dhjetor 2006 - 02:29:

Kur u zgjova sot qielli ishte ende i veshur me mjergull...
Hapat e mi thyhen lehtazi qetesine e mengjesit. Era peshperiti ngadal e nje grushte gjethesh u rrokullisen mbi trotuar e per nje moment mu duk se po shkelja mbi endrrat e te tjereve.Ja ku isha, aty, me hapa gjysem te nxituar, me floket te shpupurisur duke shtrenguar ripin e  cantes me gishtrinje...
Mengjesi ende nuk kishte zhveshur petkun e nates, edhe atje tej ne horizont dukej i trazuar pothuajse gri...
Per nje moment mu duk se isha zgjuar por sapo kisha hapur deren me kishte gelltitur nje enderr. Nje enderr e ngaterruar... qe me ngaterronte edhe mua.
Mu krijua ashtu papritur ideja se kisha humbur dicka ne mjergullen qe kishte mbuluar gjithecka. As vete s'e dija cfare por e ndjeja mungesen, boshellekun ajo 'dicka' kishte lene brenda meje si te me mungonte nje gjymtyr i imi. Zgjata doren ngadal ne ajrin gri, pastaj u kujtova serish edhe e terhoqa drejt vetes. Ula syte e ndrojtur nga shikimi kureshtar i kalimtarit perbri...
Mora fryme thelle edhe ajri i lagesht me ariti deri ne shpirt. Me njollosi mushkrite me mengjesine e hiret. Ngadal, teksa psheretiva hutimin tim, u kujtova se kisha humbur nje tjeter grimcez besimi tek njerzit...
Ngrita syte e kerkova me sy horizontin. Ndertesa te erreta mbllacisnin njera-tjetren edhe vete lindjen e diellit ne hapesire...
Mjergulla kishte perpire gjithecka kete mengjes. Hapat e mi vazhduan si gjithemon...
U duk se edhe endrrat qe shkela i theva...
E mjergulla ngadale me perpiu edhe mua....

Postuar nga Demokrate4ever datë 02 Dhjetor 2006 - 03:19:

Iliriusa ne cdo lloj gjendje qe mund te jete njeriu kur shkruan eshte gjithmone, kenaqesi te lexosh shkrimet e tua,sepse kane nje rreze dielli qe zhduk cdo mjegull dhe i jep gjalleri cdo gjeje.

Postuar nga iliriusa datë 02 Dhjetor 2006 - 03:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Iliriusa ne cdo lloj gjendje qe mund te jete njeriu kur shkruan eshte gjithmone, kenaqesi te lexosh shkrimet e tua,sepse kane nje rreze dielli qe zhduk cdo mjegull dhe i jep gjalleri cdo gjeje.

Kohet e fundit edhe pse perpiqem te shkruaj me duket sikur fjalit jane te ngrira edhe sikur nuk rreshqasin aq lehte sa duhet. Me duket sikur mendimet e mia i shfaq te coptezuara, pakez invalide ndoshta... shkruaj, por e ndjej sikur cdo gje qe pershkruaj eshte e thyher edhe pa lidhje...

Asnjehere nuk e di nqs do te arrij serish te shkruaj dicka qe te preki dike tjeter ne shpirt. Pas cdo krijimi, sado te shkurter apo te gjate gjithemon me lind po i njejti dyshim : Do te arrij te shkruaj serish keshtu, si te behej fjale per nje burim te brendshem qe do te shteroj heret a vone. (!) Me cudit edhe mua vete.

Megjithate ti je nje nga njerzit qe ndodhesh shpeshehere aty per te shkruajtur dy tre fjali qe me shtojne deshiren per te tentuar serish.

Te falenderoj!

Postuar nga Demokrate4ever datë 02 Dhjetor 2006 - 03:39:

Ne fakt shpirti i njeriut nuk shteron asnjehere dhe sidomos shpirti i nje artisteje.
Une falenderoj ty qe shkruan kaq bukur.

Postuar nga Lela_Dr datë 02 Dhjetor 2006 - 03:50:

Po pate deshire per kurajo iliriusa, po therras te gjithe forumin qe te ta japi.

Thjesht te kuptoj shume gjendjen tende, dhe e di qe ne disa raste e ke te veshtire te pershkruash gjendjen tende nepermjet poezise.

Megjithate te lexoj me gjithe qejf, dhe sidomos lexoj librin tend, qe eshte kaq prekes, dhe kaq real sa me duket vetja, sikur ato gjera me kane nodhur dhe mua.

Te uroj vetem te mos ndalosh te se shkruari sepse eshte nje talent qe shume pak persona e kane.

Postuar nga iliriusa datë 02 Dhjetor 2006 - 04:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Po pate deshire per kurajo iliriusa, po therras te gjithe forumin qe te ta japi.

Thjesht te kuptoj shume gjendjen tende, dhe e di qe ne disa raste e ke te veshtire te pershkruash gjendjen tende nepermjet poezise.

Megjithate te lexoj me gjithe qejf, dhe sidomos lexoj librin tend, qe eshte kaq prekes, dhe kaq real sa me duket vetja, sikur ato gjera me kane nodhur dhe mua.

Te uroj vetem te mos ndalosh te se shkruari sepse eshte nje talent qe shume pak persona e kane.

Gjithe forumin he?   Pse aq e lehte qenka? Gjithesesi te falenderoj per deshiren e mire. :p

Me behet qejfi qe te ka pelqyer libri, edhe pse krijimet e mija aty jane te permbledhura dhe ka nga ato qe i kam krijuar kur kam qene fare femije edhe lene shume per te deshiruar.

Faleminderit!

Postuar nga Lela_Dr datë 02 Dhjetor 2006 - 04:05:

Epo gjerat e femijerise jane me te bukura se te te rriturve, sepse nuk kane komplikime, jane thjesht pasqyra e njeriut.

Postuar nga Balerina datë 03 Dhjetor 2006 - 09:04:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa

Kohet e fundit edhe pse perpiqem te shkruaj me duket sikur fjalit jane te ngrira edhe sikur nuk rreshqasin aq lehte sa duhet. Me duket sikur mendimet e mia i shfaq te coptezuara, pakez invalide ndoshta... shkruaj, por e ndjej sikur cdo gje qe pershkruaj eshte e thyher edhe pa lidhje...

Asnjehere nuk e di nqs do te arrij serish te shkruaj dicka qe te preki dike tjeter ne shpirt. Pas cdo krijimi, sado te shkurter apo te gjate gjithemon me lind po i njejti dyshim : Do te arrij te shkruaj serish keshtu, si te behej fjale per nje burim te brendshem qe do te shteroj heret a vone. (!) Me cudit edhe mua vete.

Megjithate ti je nje nga njerzit qe ndodhesh shpeshehere aty per te shkruajtur dy tre fjali qe me shtojne deshiren per te tentuar serish.

Te falenderoj!

Iliriusa...eshte hera e pare qe komentoj shkrimet e tua, por kjo nuk do te thote qe nuk i kam lexuar...madje, kam lexuar shume. Ai burimi natyror per te cilin po flet nuk besoj se do te shteroje kurre, nuk ka perse te shteroje, perderisa iliriusa vazhdon te ndjeje...
E di, te kuptoj, po perjeton writer's block. Duket sikur shkruan e shkruan e pastaj shkon "..and the point is?" Mbase edhe gabohem. Por mendoj qe krijimet, prodhimet e writer's block do te jene epike, dhe une pres me padurim per vepren epike te iliriusa.
Dhe kur them epike, nuk nenkuptoj te gjata, por te gjata, ate material te se gjates, ndjenja e cila i dhuron lexuesve eshte aq mbreselenese, saqe qendron si shpirt i jashtezakonshem mbi ndjenjat e tjera, per nje kohe te gjate.
Po presim iliriusa, e lehte eshte te marresh gjithe forumin per nje shkrimtare aq te mire(exceptional). E di qe nuk do te na zhgenjesh.

Postuar nga iliriusa datë 14 Dhjetor 2006 - 02:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina

Pergjigja ime Balerina, eshte disi e vonuar megjithate deshiroja te te falenderoja perpara se te vazhdoja me grumbullin tim te fjaleve e fjalive te cilat ne te vertet te gjithe bazen e kane te luhatur edhe krejtesisht momentale. Te falenderoj qe lexon ato qe shkruaj edhe per me teper qe ma le te ditur mua se i vlerson.

"Heshtja e dites se sotme u zvarrit zhgrryeshem ne asfaltin e lagur, nen hapat e qullura te kalimtarve.
Shikimet e tyre te perulura nga era zvarriteshin ne pellgjet gri. Fytyrat e fshehura nen jakat e ngritura, cadrat e hapura. I veshtroja qe larg. Mua shiu nuk me lagte. Era nuk me prekte, por si shpjegohet qe i ndjeja te dyja?! Tingujt e lagesht te shiut ritmik? Peshperitjet e ftohta te eres se dhjetorit...
E heshtja u sterzgjate e u sterzgjate me tej si te ishte nje mase elastike qe shtrihej pa i njohur kufijte. E pushtoi se fundmi edhe kohen, edhe oret u shkrine... humben nen biseden e murrme te natyres.
Shfletova faqet e librit qe e mbaja prej disa minutash ne duar. S'e mbaja mend ku e kisha lene historine. Kisha lexuar disa faqe rresht por as qe me kujtohej sec kishte ndodhur me personazhet perkates. Veshtrova serish pertej xhamit, pertej rrekeve te sterzgjatura si duar shume-gishtrinjeshe mbi qelq. E persado qe u mundova pjeseza te mendimeve te mija ngecen aty, u mbyten ngadal ne pellgjet e kristalt te shiut. Shtrengova librin ne duar si te kerkoja te rikthehesha ne veteveten e disa minutave me pare. Por heshtja e kishte zene edhe librin rob. Ishte shperdrredhur pas rreshtave te drejt edhe ia kishte fshire kuptimin. Heshtja s'donte t'ja dinte as per Viktor Hygon.
Me erdhi per te qeshur me mendimin tim. Ndaj e lejova nje buzeqeshje te lindte ne buzet e mia edhe e perserita mendimin serish: Heshtja s'do t'ja dije as per Viktor Hygon. Kush jam une atehere qe perpiqem ta thyhej? Te thyhej heshtjen e fuqiplote qe gelltiti gjithecka. Ula koken ngadal e fillova te luaj me gishtrinjte e mi mbi kopertinen e librit. Mbi fytyren e njeriut qe qesh. Edhe papritur degjova tingujt qe gishtrinjte e mije krijonin butazi. Nje ritem, nje motiv te nje kenge te ciles s'ia kujtoj as titullin e as kengetarin qe e kendon. E krejt papritur, pa asnje perpjekje masive, pa asnje beteje te pergjakshme, heshtja - u thyhe!
Nje ze foli prane meje: Te bezdis?
Une thjesht ngrita syte... dhe buzeqesha..."

Postuar nga Katilesha datë 15 Dhjetor 2006 - 00:27:

Bukur.....

Postuar nga Balerina datë 16 Dhjetor 2006 - 02:42:

Iliriusa
Nje shkrim shume i bukur, je shkrimtare e mrekullueshme, dhe nje nga arsyet eshte sepse e ben lexuesin te varur nga shkrimet e tua (addicted). Fjalet me te bukura ne kete shkrim per mendimin tim ishin "shikimet e tyre te perulura nga era..."
Shume bukur iliriusa, mezi pres te shkoj ne Shqiperi, qe te blej librin.

Postuar nga iliriusa datë 26 Dhjetor 2006 - 00:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina

Iliriusa
Nje shkrim shume i bukur, je shkrimtare e mrekullueshme, dhe nje nga arsyet eshte sepse e ben lexuesin te varur nga shkrimet e tua (addicted). Fjalet me te bukura ne kete shkrim per mendimin tim ishin "shikimet e tyre te perulura nga era..."
Shume bukur iliriusa, mezi pres te shkoj ne Shqiperi, qe te blej librin.

Mos prit shume qe mos te zhgenjehesh!

Postuar nga iliriusa datë 26 Dhjetor 2006 - 00:32:

I shkruajta dy rreshta gjithe miqeve te mi, tani s'shkruaj me me rima si dikur, shpeshhere as i kushtoj rendesi shkronjave, menyres sesi i rrumbullakos apo sa drejt i vendos mbi flete. Kaq shume detaje rreshqasin tutje me vitet. Tani edhe zbukurimi i pemes eshte nje proces i ngathet te cilit i druhem deri ne momentin kur s'mundem te pres me teper. Megjithate si gjithemon e di, qe krejt papritur do te vij nje moment kur do te me preki serish magjia e krishlindjeve, momentet e fundit te vitit qe kercasin thembrat ne kraharorin tim... ngadale, ngadale si drita qe shuhet ne horizont, pa ze e serish jehuese...

Postuar nga iliriusa datë 10 Janar 2007 - 07:37:

Jane pikerisht monstrat qe mposht me shpesh ata qe ringrihen me shpejt. Si per tu tallur me mua, si per te me vrare shpresen e re qe sapo lind. E duart e gjata te erresires afrohen, me shtrengojne ne kraharor e fillojne e zhvasin pak nga pak nga drita ime. E cuditshme sesi vecse nje dyshim i vogel afrohet, lervrites si nje krimb i squllet e fillon gjen vend ne shpirt. Fillon grryen themelet qe vec momente me pare dukeshin te pathyheshme...
Edhe e ndjej kaosin qe fillon e me perpine ngadale. Shtellunga te erreta qe zene hapesiren rreth meje..., ftohte...., dhe asnje dore e zgjatur aty per ti mberthyher gishtrinjte qe mos te biesh.
Edhe nje e qeshur e dhimbshme me shfaqet ne buze. S'eshte vecese nje perpjekje e mundur per ti kthyher monstrave nje pamje arrogante... e mundur qe ne momentin qe lind dosido...
Jam e lodhur me shpresat e imta qe me lindin ne shpirt. E lodhur nga perplasjet e shpeshta, me nofullat e thyhera edhe pamundesin per te shprehur ate qe dua...
Jam e lodhur nga dyshimet...
E lodhur nga erresira....
Kur u shua drita ime...qartesia e kalter e qiellit tim....
Ku humbi aftesia ime per te krijuar ujvara pas xhamave te dritares...
Ishe ti qe e vrave? Apo isha une?
Perse vazhdoj te qaj veteveten si ta kisha varrosur diku ne pamundesi per ta zhvarrosur serish?!
Perse i njejti monster rikthehet e me mberthen prej gryke, e le te njejtat shenja, e une as mesohem me te, e as e mesoj ate me mua?
Perse kaq shume pyetje qe s'mundem ti kthej nje pergjigje?
Megjithate shtrengoj dhembet e filloj e coptezoj te qeshuren time te dhimbshme. Shpresat me kane mbytur edhe me pare, me kane shkaktuar me shume dhimbje se sa monstrat...
Edhe kush e dinte se ti rezistoje impaktit te nje shprese do te ishte kaq temerresisht me e dhimbshme se ti rezistoje impaktit te nje monstri.
Edhe kush e dinte se nje dite edhe vete shpresat do te vishnin petkun e monstrave. E do te kafshonin ne shpirt e te te linin shenja te hidhura...
Kush e dinte se edhe shpresa kishte fytyre te bruzet......
Enderrat jane fara te shpresave te hidhura...., si nuk mesova mos ti mbledh ne duar e ti mbjell ne shpirt gjithemon...
Si nuk mesova ta le shkretetiren te rritet ngadale e te zeri gjithecka me kaktuse gjemtues....
Si nuk mesova asnjehere ate qe duhet........

Postuar nga Zhylien Sorel datë 10 Janar 2007 - 23:17:

Postuar nga cupka datë 12 Janar 2007 - 01:20:

Balerina,
Nuk ka shume (20 min) qe me ra libri i ILIRUSA-s ne dore. Qe ne poezine e pare me mbertheu! Dhe madje mbylla librin per nje moment, e vura ne tavolinen e punes permbys dhe po kaloja ne mendje poezine kur c'te shoh? Shoh imazhin e saj ne te mbrasmen e librit! Sy shprehes, buzeqeshje e lehte dhe e cilter, fytyre qe rrezaton miresi. Shume engjellore. Dhe vertet mendoj qe kujtdo ti dale para ky imazh eshte e pamundur te mos mendoje te njejten gje si mua - engjell.
Po meqe na jane cpuar veshet nga spanjishtja une per shembull belbezova 'che linda' lol.

Suksese te metejshme e dashur ILIRIUSA!

Postuar nga Enya datë 12 Janar 2007 - 02:07:

Si titullohet libri moj cupka?
Po autorja si quhet pervec se Iliriusa?
Na jepni ndonje te dhene konkrete, se beme kohe pa lexuar shqip.
Flm.

Iliriusa, urime per botimin e librit tend.Nese ke mundesi na bej te ditur
mb tend dhe titullin e librit qe ta blejme me gjithe qejf.

Postuar nga cupka datë 12 Janar 2007 - 02:13:

te njejtin titull si tema...

per emrin, ta them te mos e them. Ne fakt dua ta them por duke pas parasysh qe autorja eshte prezent mendoj se nuk me takon mua ti nxjerr identitetin... me mire te prezantohet vete.

Postuar nga Demokrate4ever datë 12 Janar 2007 - 03:41:

Iliriusa urime per shkrimim me lart si dhe per botimin e librit.
- Suksese te metejshme.

Postuar nga iliriusa datë 12 Janar 2007 - 06:10:

Ok! Se pari pershendetje te trejave! Cupkes, SHQIPONJES SE BARDHE, edhe Demokrate4ever.
Ju falenderoj per entuzjazmin. Cupka faleminderit per komentet, e vlersoj faktin qe shkruajte menjehere sapo te ra libri ne dore. Sic te urova me pare te uroj serish. Shpresoj te te pelqej. Por ki gjithemon parasysh qe eshte nje permbledhje krijmtarish ne vite e ka shume poezi aty qe i kam bere kur isha ende femije e ndoshta mund te te duken naive apo jo shume te arritura, tregohu pak tolerante!

SHQIPONJA E BARDHE nqs deshiron te kesh nje kopje te librit tim, mund te komunikojme ne privat se ku e si mund ta gjesh. Persa i perket emrit, nuk me pelqen te shoh emer tjeter ne kete forum qe te me perfaqesoj mua pervecese pseudonimit Iliriusa, keshtu qe s'po e bej te njohur.

Demokrate4ever, si gjithemon shume e sjellshme! Faleminderit!

  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.