Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 21 Mars 2006 - 13:04:

Me pelqen…

I dua lulet ne mengjes kur celin
Cicerimen e zogjve ne vecanti
Kjo melodi ma qeteson shpirtin
Zemren ma ndez porsi qiri.

Kenga e zogjve me pelqen
Ne vecanti kenge e bilbilit
Dua pranveren qe lulet cel
Sidomos eren e trendafilit.

Me pelqen zhurma e ujit
Si kristal kur zbret nga bjeshka
Me pelqejne castet e gjumit
Kur ne enderr shoh princesha.

Pelqej te fle ne guzhine
Kur jashte shi,bie litar
Kur kercet nje llamarine
Kur valon grosha ne zjarr

Me pelqen kur ti prek floket
Duart, buzet edhe faqet…
Me pelqen kur ma prek doren
Kur me dore mi prek mustaqet

Por me shume nga c'permenda
Preferoj te rri prane teje
Kur te shoh flakëron zemra
Ndizet si shkendije rrufeje.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 23 Mars 2006 - 03:14:

Thumbs up

Bukur shume bukur.....Suksese te metejshme


Postuar nga Indrit datë 24 Mars 2006 - 00:46:

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
Bukur shume bukur.....Suksese te metejshme


Oh. flm Eric, te pershendes me poshte me nje grimce, se di te pelqejne lulet ty?
Mua shume...


Postuar nga Indrit datë 24 Mars 2006 - 00:53:

Lules!

Ti moj luleze me vese
Te mbolla me k'to dy duar
Te ujita cdo mengjes
Shih je rritur, zbukuruar…

A se sheh, erdhi pranvera
Pse ke turp te celesh bocet?
Mos ndoshta ke frike nga era?
Shih, kane celur edhe shoqet.

Lere vazon, dil prej saj
A se sheh, tashme u rrite?
Dil, ne shpirt do te te mbaj
Perjete ne zemren time.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 24 Mars 2006 - 00:55:

Thumbs up

Po me pelqejen!


Postuar nga Indrit datë 24 Mars 2006 - 00:56:

paskem dicka te perbashket atehere


Postuar nga Indrit datë 14 Prill 2006 - 00:22:

Te dashuroj!

Te dashuroj, sa blune e qiellit
Ndoshta dhe me shume.
Te dashuroj sa ujet detit
Zemren ma tret shkume…
Te dashuroj sa driten e diellit
Sa rrezet e tij
Te dashuroj sa pulsin e shpirtit
Qe rreh vec per ty.

Te dashuroj, sa gjeresine e hapsires
Qe fundi kurre si del.
Te dashuroj sa eren e jasemines
Qe nje bote cmend.
Te dashuroj sa driten e henes
Qe boten ndricon
Te dashuroj sa lotin zemres
Qe per ty pikon.

Te dashuroj, e ne eksplosiv shenderrohem
Shperthej aq fuqishem sa dhe diellin vergelloj
Digjem koke e kembe, tretem, pervelohem…
Tek vertis nje fjale: te dashuroj, te dashuroj…


Postuar nga WOLF_CUB datë 14 Prill 2006 - 00:29:

Love Street (The Doors )

She lives on Love Street
Lingers long on Love Street
She has a house and garden
I would like to see what happens
She has robes and she has monkeys
Lazy diamond studded flunkies
She has wisdom and knows what to do
She has me and she has you
She has wisdom and knows what to do
She has me and she has you
I see you live on Love Street
There's this store where the creatures meet
I wonder what they do in there
Summer Sunday and a year
I guess I like it fine, so far
She lives on Love Street
Lingers long on Love Street
She has a house and garden
I would like to see what happens
La, la, la, la, la, la, la


Postuar nga Indrit datë 15 Prill 2006 - 19:42:

S'kam guxim!

Zhduken rete, hapet qielli
Kur te flas aty ne rruge
Ah c'te bej me pergjon dielli
Ma pushton zemren nje turp.

Kur dremitet diell i zjarrte
Kur ka rene muzgu mbi toke
Marr guxim te te flas prape
Por te ruajne yje e hene.

Te veshtira k'to dite prilli
Je rrethuar me xhandare
Me vjen turp nga hena, dielli…
S'kam guxim dreqi ta marre.


Postuar nga Iyua datë 16 Prill 2006 - 04:27:

Thumbs up

Me pelqen kjo e fundit
Shume te bukura te gjitha jane ne pergjithsi .. Dhe ja ku mendova dhe une te shkruaja disa komente edhe pse shume shpesh i lexoj dhe largohem.. pa hedhur shkrime..


Postuar nga Indrit datë 16 Prill 2006 - 13:12:

Evisa...

Faleminderit qe me ndjek rregullisht(nuk e dija kete ne fakt ) nderkohe ju falenderoj per vleresimin dhe per antaresimin ne shkollen e dashurise.

Nderkohe dicka per te te pershendetur nuk do qe keq apo jo?


Postuar nga Indrit datë 16 Prill 2006 - 13:26:

Me mungon

Kurioze pyete, ne kam takuar dashurine
Nderkohe s'me kujtohet se si tu pergjigja
Me pyete:Cfare mendon per lotet e vetmine
Ah te rende jane lotet dhe vetmia.

Me pyete per ndenjat dhe rrahjet e zemres
Te thashe se ndjenjat ngjajne me nje femije
Me pare kisha zemer, me mungonin ndjenjat
Tani qe kam ndjenja sa keq, me mungon ti.


Postuar nga Roneo datë 26 Prill 2006 - 13:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Me mungon

Kurioze pyete, ne kam takuar dashurine
Nderkohe s'me kujtohet se si tu pergjigja
Me pyete:Cfare mendon per lotet e vetmine
Ah te rende jane lotet dhe vetmia.

Me pyete per ndenjat dhe rrahjet e zemres
Te thashe se ndjenjat ngjajne me nje femije
Me pare kisha zemer, me mungonin ndjenjat
Tani qe kam ndjenja sa keq, me mungon ti.






...Miljona vargje që kam lexuar
Me mijëra net që unë nuk fjeta
Qytetit tim kur kam kaluar
kam parë ballkone... por jo Zhulieta!:

Roneo


Postuar nga Indrit datë 18 Maj 2006 - 14:20:

Ne zemren e ftohte!

Se njihja dashurine ne ato vite
por te dashurohem me ty enderrova
E kisha zemren ,ama nuk me rrihte
e kisha te ftohte, me te ftohte se bora.

Per ty enderrova,mbretereshe e zemres
Megjithese zemren ne kraharor se ndenja
Doja te me mbjellesh aty bime te ndjenjes
Si nje llamarine eshte pa ndjenja zemra.

Doja te te kisha ne zemren e ftohte
Te ishe perjete bime e zemres sime
Ende nuk e dija qe bima ne bore
Nuk i hedh dot rrenjet, por thahet prej ngrice.


Postuar nga Indrit datë 24 Maj 2006 - 19:06:

Kerkon...

Bukur te kendova, me embel se bilbili
me te bukurat kenge qe kendonin zogjte
nektar te dhurova, arome trendafili...
embelsine e mjaltit qe permban kjo bote.

Me te bukurat kenge... kendova me bilbilin
nderkohe tere shpendet iso mbanin, kor...
me kerkove zemren, te dhashe edhe shpirtin
por prape nuk u ngope e kerkon, kerkon..


Postuar nga Indrit datë 01 Qershor 2006 - 15:33:

Fiku

Shoh ne peme nje palo fik
Nga rrezet e diellit care
Sec mu shkrep ta kullufit
Por ce do, eshte lart ne maje.

Neper dege rendem e varem
U rropata koke e kembe
Ah u lodha...kujt ti qahem
Sa veshtire qe paska qene.

Fiku qesh, me mua tallet
Ndersa une buzet lepij
Eh, ta dini sa me haet
Por ce do, dot se arrij.

Kohe me pare kisha menduar
Si Gjinua te ngjis ne peme
Ah sa rende paskam gabuar
Kjo nuk qenka pune e lehte.

Sa do doja lart te ngjitem
Jam i rende nuk hipi dot...
Po te shqyhet dega vritem
Ndaj po pres te vish ne shporte.

Sa te duash ka fiq shporte
Dhe te mire ka, nuk them...
Ngulmo ta kape dora jote
S'ka si fiku qe kap vete.


Postuar nga Indrit datë 10 Qershor 2006 - 11:23:

Neser te them gjysmen e mbetur!

Te kerkoj ndjese per kete nate
Qe nuk shpreh dot ate qe ndjej
Te kerkoj ndjese qe do flas pak
Pjesen e mbetur dot s'ta rrefej.

Te kerkoj ndjese qe nuk pergjigjem
Kur ti me pyet nese te dua
Mund te te them qe si prush digjem
Ama me tutje me stepet gjuha.

Te kerkoj ndjese sonte moj vashe
Qe gjuhe e zemer i kam te mekur
Gjysmen e fjaleve sonte te thashe
Neser te them gjysmen e mbetur.


Postuar nga rumial datë 10 Qershor 2006 - 15:50:

me pelqejne poetet

Se pari te uroj per pozite qe jane me te vertete te mbrekullueshme.
shikoj se ka shume gjera qe na bashkojne.
edhe une po te shkruaj nje poezi timen.

Kam njohur dashurine
eshte e bukur si nje tufe me lule
eshte ledhatuese si fllad i pranveres
eshte plot me arome dehese e zjarrndezese.


kam njohur dashurine,
e dua,
e mbroj
enderroj , perjetoj

kam njohur dashurine
eshte e bukur
e dua pergjithmone
te me su
ndoj
e


Postuar nga Indrit datë 13 Qershor 2006 - 11:02:

Re: me pelqejne poetet

Citim:
Po citoj ato që tha rumial
Se pari te uroj per pozite qe jane me te vertete te mbrekullueshme.
shikoj se ka shume gjera qe na bashkojne.
edhe une po te shkruaj nje poezi timen.

Kam njohur dashurine
eshte e bukur si nje tufe me lule
eshte ledhatuese si fllad i pranveres
eshte plot me arome dehese e zjarrndezese.


kam njohur dashurine,
e dua,
e mbroj
enderroj , perjetoj

kam njohur dashurine
eshte e bukur
e dua pergjithmone
te me su
ndoj
e



Se pari te falenderoj per leximin dhe urimin gjithashtu...
Te jesh poet nuk eshte dicka e lehte, une mund te them se shkruaj poezi por ama rruga poetike mbetet serish shume e gjate.
Uroj qe nje dite te mberrij aty ku dua.
Te falenderoj edhe per pjesmarrjen ne teme me poezine tende te bukur nderkohe te pershendes me poshte me poezine time me te re.
Indrit.


Postuar nga Indrit datë 13 Qershor 2006 - 11:04:

Nuk the tjeter fjale...

Erdhe kaq papritur si shiu i veres
Nga nje frymezim fjalesh qe shkroi nje i "cmendur"
Erdhe porsi ere tek pragu i zemres
Tere dyert shpertheve hyre drejt ne zemer.

Porsi ere erdhe,si ere ike prape
Nuk ndenje ne zemer...ndoshta ste pelqeu..
Nuk pata aq kohe , sa te te them nje fjale
Tere fjalet e zemres era mi rrembeu.

Serish te vetmuar me ke lene te ngahtin
Syri lot pikon, zemra cope eshte grire
Te pashe qe po ikje, te thashe mirupafshim
Nuk the tjeter fjale vec nje lamtumire.


Postuar nga rumial datë 15 Qershor 2006 - 00:12:

Burimet e jetes

Ku e ka burimin jeta?
buron nga dashuria ,
buron nga thellesia e shpirtit.
rrjedh
si ujet e kroit
e kthjellet
si fjala e embel
eshte nje perzierje kimike organike
britmash e kafshimesh erotike.


Postuar nga rumial datë 15 Qershor 2006 - 22:34:

Ku e ka burimin jeta. "2"

Me kot u lodha historise
duke u endur
te kerkoja burimin e jetes
me quajten te "çmendur"

edhe nje adoloshent
duhet ta kuptoje
buron i paster uji
por rrruges e turbullojne

edhe pse gjithmone te tjeret
me kane ofenduar
kurre te mos i ofendoj
jam munduar

Nuk ma lejon kultura
askend te ofendoj
gjithmone kam kerkuar
te bashkebisedoj

Qytetrimi i vjeter ky mongoloid
kishte nje te mete se nuk kishte shpirt
Nuk shkohet ne europe me "mollen e madhe"
as me kulture e veshje Arabe.


Postuar nga Indrit datë 16 Qershor 2006 - 21:23:

Rumial, poezia e fundit(nese mund ta quaj poezi) eshte politike e nuk ka lidhje me Shkollen e dashurise prandaj do te lutesha te qendrosh ne teme.

Po te pershendes:

Evropes

Kurrizin me ke kthyer

kurrizin te kam kthyer

sa here kam trokitur

ne portezen e thyer.

 

Sa nisa cicerrimen

mu sule si skifteri

u bere porsi cimke

me ngrite tek ylberi

 

Dhe tani rri pres

ne qiellin e paane

tashme nje e trokitur

me duket si kembane.


Postuar nga Indrit datë 16 Qershor 2006 - 21:37:

Evropes

Moj Evrope moj kurve plake

qe na shqepe me genjeshtra

na coptove e na ndave

shi e lot per ne siell vjeshta.

 

Moj evrope moj kurve e ndyre

ti lavire e mallkuar

ne pese shtete na ke ndare

kete une se kam harruar.

 

Moj Evrope moj hipokrite

nuk ke pune aspak me mua

jetoj me bajrak , daulle...

me zakonet qe une dua.

 

Mos ma prek ti shenjterine

vlerat mos mi prek aspak

lerme te rroj ashtu sic dua

si shqiptar, me koken lart

 

 

 


Postuar nga Indrit datë 04 Korrik 2006 - 01:00:

Nuk zoteroj vecse nje zemer!

1.
Do deklaroj sot pasurine
Qe ta dish mire o mikja ime
Nuk zoteroj vec dashurine
E asgje tjeter vec zemres sime.

2.
Une nuk kam kopshte me lule celur
Nuk kam as vreshta mbushur me rrush
S'kam qyp floriri ne toke te fshehur
Nuk kam para as dhe nje dyshke.

3.
Nuk kam euro e as dollare
Nuk kam te holla them, fare fare…
S'kam fatkeqsisht as lek shqiptar
Nuk kam ceqe , llogari bankare...

4.
Une nuk kam s'kaf as dhe makine
Nuk kam anije as dhe avion
Nuk kam as tren dhe as limozine
Kam vec nje zemer qe per ty loton

5.
Nuk kam, vec nje zemer gervishur me gjemb
Djegur , perveluar me zjarr e me flake
Ne muret e saj kam shkruar emrin tend.
Te mos e fshije loti e gdhenda me dalte.

6.
Nuk kam pervec zemres c'te te jap me shume
Ndoshta ka te tjere me shume te ofrojne
Une te dhuroj zemren, vec kete kam une
Ata kane para, por zemren s'ta dhurojne.

7.
Nese do te hysh, zemren e ke te hapur
Futu po te duash te shohesh e vrojtosh
Se si dashurine aty e kam mbajtur
Shihe, sigurohu, me shpirt te me besosh.

8.
Nese ke harruar rrugen tek ajo
Sepse se ke shkelur ka kohe ate rruge
Te lutem mos qaj, mos u deshpero…
Vec nje fjale me thuaj, rrugen ta them une.

9.
Pasi te kesh hyre noto neper zemer
Ne kopshtet e saj ne lumenjte me gjak
Nese do te gjesh aty tjeter femer
Mbyte me dy duart, mos e fal aspak.

10.
Nese do te gjesh aty nje tjeter femer
Mos trego meshire, te them une, vrite
Pa tu dhimbsur ngulja, thiken mu ne zemer
Me pas njeqind thika ngul ne zemren time.

11.
Futu pra te lutem, futu kontrolloje…
Dua te te bind se aty s'ka tjeter
Ama nese gjen me zjarr perveloje.
Me pas shpirtin tim grise porsi leter.

12.
Futu mike futu dua te vrojtosh
Hyr brenda ne zemer, ke porten te hapur
Dua qe ta shohesh e te me besosh
Te bindesh vertete se jam i pafajshem

13.
Kur porten e zemres do ta kesh kaluar
Do shohesh nje foto aty perballe deres
Eshte portreti yt e kam pikturuar
Me penel qe ngjyej ne gjakun e zemres.

14.
K'te portret ne mure kudo e kam vare
Ne te majte te djathe, kudo ne c'do kend
E kam ledhatuar, me lot e kam qare
Kur ta gjesh te lagur do te bindesh vete.

15.
Do te gjesh ne zemer qirinj te mbaruar
Sa per argument kane mbetur vec eshtrat
I ndeza dikur dhe tashme jane shuar
I ka djegur zjarri, jane tretur nga vjershat.

16.
Qirinjte i kam ndezur thjeshte nga permallimi
Kur papritur shpirtin ma ftohte stuhia
Kur i hapte ktheterat ne c'do ane mallkimi
Ndizja tere qirinjte mallkimin te digjia. .



17.
Do te gjesh aty qytet me tendin emer
Do te gjesh ne te, diellin dhe henen
Eja ti shikosh, jane brenda ne zemer
Nxito pra te hysh, e kam hapur deren.

18.
Ne nje kend te zemres kam endrrat qe thura
Ne kendin e dyte kam vene tere kujtimet
Ne kendin e trete kam puthjet e tua
Ne kendin e katert kam ruajtur tere dhimbjet.

19.
Ne hyrje te zemres kam vene nje parrulle
Te shkruar e qendisur me shkronja gjigande
Eshte shkruar me boje qe nuk fshihet kurre
"Beni kujdes femra, kjo eshte prone private."

20.
Ndalohet ligjerisht hyrja ne k'te zemer
Duhet ta kuptoni eshte vetem nje prone…
Eshte privatizuar nga nje tjeter femer
Dhe ajo eshte vajza me e bukur ne bote.


Postuar nga Indrit datë 17 Korrik 2006 - 17:21:

T them te dua...!

Ngrihu, bëhu tingull, këngë dashurie
Ngrihu e këndo, ne dysh ndaje qiellin
Ngrihu shporre tutje këtë brengë mërzie
Me puthjet e tua ndizma zemrën,shpirtin.

Ne dorën e imtë penën shtrnëgo fort
Një fletë të bardhë merr ne doren tjetër
Më kushto te paktën vetëm dy vargje sot
Të të përkushtoj një det vargjesh nesër.

Ngrihu e këndo një këngë vetëm për mua
Më zërin e ëmbël si këngë e bilbilit
Më thuaj në vargje: të dua, të dua...
Të të them të dua me zjarrin e shpirtit.


Postuar nga Indrit datë 12 Gusht 2006 - 15:59:

Pse moj gjuhe..!

Pse moj gjuhe me tradhetove?
Pse ma tradhetove zemren?
Si nje fjale nuk e shqiptove!
Perse ma burgose ndjenjen?

Pse moj gjuhe, pse nuk fole
Kur vajza ne rruge kaloi
Si e le te fluturonte
Dhe si the te dashuroj.

Pse moj gjuhe me le ne balte
Tek ti kisha besim shume
Si vajzes si the nje fjale
Qe ta puthja permbi buze.

Ah moj gjuhe moj memece
C’pate qe me tradhetove?
Vec nje urdher te dha zemra
Dhe ate dot se zbatove.

Me mire te te kisha prere
E c’me duhesh, ti nuk flet
Te ka zene ngrica ne vere
Kur dielli zemrat djeg.

Ah moj gjuhe, ah c’me bere
Kete kurre s’do ta harroj
Nje fjale zemre se percolle
Ah kjo zemer qe s’ka goje.


Postuar nga Indrit datë 12 Gusht 2006 - 16:01:

Rreh e rreh!

Bam bam bam po rreh fort zemra
Ndersa gjuha nuk leviz
Nuk perkulet dot e shkreta
Ka pesuar paralize.

Qan e lutet zemer e gjore
Por ce do, gjuha nuk flet
shikon vashen te kaloje
Nuk ka c'ben, vec rreh e rreh.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 13 Gusht 2006 - 20:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Rreh e rreh!

Bam bam bam po rreh fort zemra
Ndersa gjuha nuk leviz
Nuk perkulet dot e shkreta
Ka pesuar paralize.

Qan e lutet zemer e gjore
Por ce do, gjuha nuk flet
shikon vashen te kaloje
Nuk ka c'ben, vec rreh e rreh.



Si gjithnje i magjishem ti indrit


Postuar nga Indrit datë 14 Gusht 2006 - 14:02:

Eric, edhe ti si gjithmone shume i sjellshem.

Kam premtuar qe do ta pime nja kafe bashke.

Sot po te qeras me nje poezi, me kafe do te qeras me vone

Indrit.


Postuar nga Indrit datë 14 Gusht 2006 - 14:05:

Ikja e dallendyshes!

1.
Heshtur e menduar ne nje qoshe rri
Dhe nje vajze e vogel prane me afrohet
Me pyet habitur: Kush mund te jesh ti?
Thuama te lutem, apo nuk tregohet?

2.
Eh moj vogelushe, ti je kaq e vogel
Dhe nese ta them nuk me kupton dot
Jam nje i dashuruar mbytur me zullum
Jam nje i permbytyr ne zhgenjim e lot.

3.
Jam i dashuruar, vrare me padrejtesi
Me vrau kjo bote, mashtuese, e lige
E di, nuk me kupton, te duket habi
Kur te flas per boten e keqe si shtrige.

4.
Ne k’te bote te ndyre isha i pafat
Sepse ne te erdha, ne kohe te veshtire
Me eshte rrudhur zemra si nje peme plake
Pa fruta, pa gjethe, pa dege e pa rrenje.

5.
Me lekund fort era sa nuk me perplas
Qendrojne mbi mua plot korba e qyqe
Dhe zemra e gjore mbushur me tallaz
Ka mbetur e vrare nga nje dallendyshe.

6.
Me pyeti e habitur vajza e pafajshme:
Tegome te lutem e cfare eshte zullumi?
Si ta vrau zemren ajo dallendyshe?
Tregome, c’do te thote fjala dashuri?

7.
Fjales dashuri s’ja di ende kuptimin
Askush ndoshta nuk e di c’eshte dashuria
Ndonjhere te mbyt ne lot e ta vret shpirtin
Ndonjehere te jep jete, te mbush plot ndjenja.



8.
Zullum vogelushe i thone padrejtesise
Kete arme perdori dallendyshja vete
Ajo me ndezi zemren, ndjenje te dashurise
Si vese e mengjesit pas diellit u tret.

9.
Iku e premtoi qe serish do kthehet
Por ama genjeu se mbajti premtimin
Me la ne mes lotesh vetmuar tek dergjem
Me la te vetmuar te kaloj tere dimrin.

10.
Iku fluturimthi porsi ere deti
Me la ne mes lotesh sic me sheh, te mjere
Rri ketu me qyqet,tjeter gje s’me mbeti
Ta pres ndoshta kthehet deri ne pranvere.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 16 Gusht 2006 - 00:39:

Hem shume e embel poezia , se ve ne dyshim qe edhe kafeja do jete e tille.

pershendetje.


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2006 - 16:02:

Kam 100 vjet pa postu po postoj dicka ndryshe...


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2006 - 16:05:

Dite me shi!

Nje dite te diel zuri nje shi
Nuk me pelqente kurrkund te shkoj
Mendova te mbyllem ne shtepi
Te marr nje liber dhe te lexoj.

Ne raft te librave pasi rremova
Nje liber i vogel mu ngjit pas dore
E mora librin dhe pak lexova
Kish aforizma,fjale popullore…

Diku ne nje faqe te ketij libri
Tani s’me kujtohet me numri i saj
flitej per poetin e bardhe nga shpirti
per zemerndriturin si kristal.

Midis shume fjalesh e levdatash
Qe lart e ngrinin ne piedestal
Kishte nje thenie mjaft te trishtuar
Qe te ndalonte ne stop te madh.

Thuhejoeti eshte porsi drite
Eshte i cilter sa nje femije
Nuk i shkon mendja tek djallezite
Nuk di te beje as llogari.

I dhene pas vargjesh ne maksimum
Per djallezi s’ka mendje as kohe
Eshte i drejte dhe beson shume
Ja dredh e shoqja kur te doje.

Fjala e fundit nuk me pelqeu
Ma turbulloi tere shpirtin tim
Nje xhelozi ,fort me mbertheu
Thelle me fundosi ne deshperim.

Mbi tavolinen ku une punoja
Qendronin heshtur lapsi dhe fleta
Me te dy duart fleten coptova
Ne kater pjese dhe lapsin theva.

Nuk e kuptoja cfare po me ndodhte
Nuk isha fejuar dhe as poet
Po xhelozia te une cfare donte?
Pse mu coptua zemra e shkrete?


Ndoshta pak isha i dashuruar
Por nje fejese me dukej pak larg
Me mijera vargje kisha shkruar
Poet nuk ndjehesha aspak, aspak…

Ndoshta prandaj me mori frika
Sepse nje dite mund te fejohem
Nese sot shkruaj vargje e vjersha
Kushedi, neser dhe poet behem.

Nese nje dite prane s’do me keni
Nese te shkruaj do kem harruar
Do jem fejuar, prandaj me ndjeni
Ah, xhelozia s’me le te shkruaj.

Nese nje dite poet do behem
Do ma trete zemren kjo xhelozi
Brenda ne dhome rri e mendohem
Ah, me veniti kjo dite me shi.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 08 Dhjetor 2006 - 16:10:

Thumbs up Bukur

Ndihesh mire kur prane ke artiste te tille.

Flm Indrit

ps,je i madh


Postuar nga Indrit datë 14 Mars 2007 - 18:58:

Eric, Ti ishe edhe me i madh se une, ndoshta dhe nje pellembe.
Te pershendes mik.


Postuar nga Indrit datë 14 Mars 2007 - 19:00:

Nje shkak.

Nuk e di perse ndryshove!
Nuk e di c’qe ky mallkim!
Kush te tha te me mundoje?
Te me zhytesh ne mjerim?

Cudi, si ma theve zemren
E degdise shpirtin tim!
Si te humba kaq papritur
Ne mes rrezesh plot shkelqim?

Gjej nje shkak edhe me thuaj:
“Ik larg meje,s’je per mua”
Gjej nje shkak qe te me thuash:
“Nuk te dua, nuk te dua”

K’te me thuaj,s’kerkoj tjeter
Mos me ler ende te vuaj
Mos me ler me plage ne zemer
Tek dergjem i pergjeruar.

Gjej nje shkak qofte dhe genjeshter
Dhe degdisme nga vetja larg
Shpif dicka, s’te kerkoj tjeter
Shpif dicka qe nuk e kam.

Gjej nje shkak, nje shkak te rreme
Dhe tregoja botes mbare
Gjej nje shkak dhe me pas shkelme
Si te jem gjethe e thare.

Gjej nje shkak e flakme tutje
Si dicka pavlere me flak
Keshtu do me besh fajtor
Dhe une do vuaj me pak.


Postuar nga Indrit datë 09 Prill 2007 - 20:21:

KUJTIM I HIDHUR!

Nuk isha shkrepese e djegur
Nuk isha gjarper i pabese
Nuk isha foshnje, i papjekur
Dhe as plakush mustaqefshese.

Nuk isha grenxe qe thumbon
Nuk isha buf, zog torollak
S’isha akrep qe te helmon
Dhe as bilbil zene ne kafaz.



Ishe e re kur bashke u njohem
Por s’mund te them:ishe e mitur
Si lule dukeshe kur folem
Nje trendeline e vesitur.

Ishte mengjes por s’kishte diell
Permbi ombrella pikonte shi
Ombrella blu ngjante si qiell
Si diell i zjarrte me ngjaje ti.

...

Tani ke mbetur thjeshte neper vargje
Diell rrethuar me re te zeza
Si trendeline dikur me ngjaje
Tani me dukesh rrodhe me gjemba.


Nuk isha une gjethe e flakur
Nuk isha birbo,as lypsar
Isha dikush qe te ka dashur
Nje trendafil celur ne maj.

Kurre se kuptove sa te kam dashur
E ndoshta kurre s’ke per ta ditur
Enderr te nates ty te kam pasur
Tani ke mbetur kujtim i hidhur.



Isha i ri, me endrra mbushur
Aq shume sa s’munda ti enderroj
Vargje e kenge te pata thurur
Kenge qe s’munda kurre ti kendoj.

Tashme dhe boja me eshte mbaruar
Jane sosur endrrat e pasmesnates
Ndjenjat e zemres me jane shteruar
Ndaj vadis shpirtin me lot te paster.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 09 Prill 2007 - 22:10:

ahahaha indrit

Shume fantastike keto dy poezit e fundit.....

Si gjithnje


Postuar nga Indrit datë 25 Prill 2007 - 17:12:

Pershendetje!

Urime e ta gezosh pseudonimin e ri
Te falenderoj miqesisht per ndjekjen ne teme,dhe te pershendes po aq miqesisht qe me jep kurojo te gjej kohen per te shkruar.
Pershendetje!


Postuar nga Indrit datë 25 Prill 2007 - 17:16:

Boll...

Mendova qe zemra te rrihte si desha
Por ajo ndaloi si duket u lodh
Ne mes dashurise, rrahjeve te shpeshta
nje brenge e trishte ne te u mbeshtoll.

Mendova qe zemra te rrihte si desha
permbi dashurine plaga u mbeshtoll
tretur nga lendimi rrebelohet zemra
Si vullkan shpertheu edhe me tha:Boll...


Postuar nga iliriusa datë 26 Prill 2007 - 00:59:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Boll...

Mendova qe zemra te rrihte si desha
Por ajo ndaloi si duket u lodh
Ne mes dashurise, rrahjeve te shpeshta
nje brenge e trishte ne te u mbeshtoll.

Mendova qe zemra te rrihte si desha
permbi dashurine plaga u mbeshtoll
tretur nga lendimi rrebelohet zemra
Si vullkan shpertheu edhe me tha:Boll...



Ndersa une nuk te them "boll", perkundrazi te them mos ndalo kurre se krijuari e se shkruajturi ndjenjat e tua...
Te uroj me gjithe zemer qe ti mbledhesh sa me shpejt ne nje liber tendin gjithe krijimet e tua! Mos i le asnjehere te te humbasin!
Pershendetje Indrit!


Postuar nga <<KeShTjElLa >> datë 17 Maj 2007 - 19:46:

HEJ

HEJ JOM E RE NE KETE FOROM PO KOMPLIMENTE PER TY SIQ PO SHIHET NE
NE FUSHEN E ARTIT JE I MADH I KAM LEXUAR POEZIT E TUA MENDOI SE JE I MREKULLUSHEM SHUME SUKSESE


Postuar nga Indrit datë 18 Maj 2007 - 14:50:

Pershendetje qe te dy

Iliriusa, boll nuk duhet thene asnjehere perjetesisht por ama perkohesisht po...
Deri tani kam humbur goxha por tani boll...pranvera bashke me lulet bie edhe supriza
Te pershendes.

Keshtjella, ju falenderoj per leximin dhe vleresimin, ju vleresoj gjithashtu.
Indrit


Postuar nga Indrit datë 18 Maj 2007 - 14:53:

Pranvera!

U shkrine akuj, ajsberge
Mu ne dere trokiti prilli
U shkri bora permbi dege
Ja nisi kenges bilbili.

Shkelqen dielli permbi maja
Me nuk fryn as suferina
Gjelberon bari ne pllaja
Celin lulet mbi kodrina.

Dallendyshet po rikthehen
Ne k’te stine te dashurise
Ngrene folete e ngazellehen
Permbi deget e qershise.

Vishen pemet me te bardha
Si me vello nuserore
Erdh’ pranvera plot supriza
Perlot lule dhe dekore.

Ju pershendeta me panoramen pranverore qe te dy


Postuar nga Indrit datë 06 Qershor 2008 - 22:36:

Rrubaira!

Ne stacion te pashe vashez, kemba-kembes pas te rashe.
Me pas mbi urban u ngjita te kalonim rrugen bashke.
S’dija c’rruge po pershkoja, as pse hipa mbi urban
U marrosa moj pas teje qe ne castin kur te pashe.

Nga pasqyra e urbanit sec me pe drejt e ne sy
Edhe une nga pasqyra te veshtrova vashez ty
Kur me pe qe te veshtroja tu skuq faqja porsi shege
Ulem syte nga pasqyra turperuar qe te dy.

E me pas me bisht te syrit te veshtroja ne pasqyre
Dhe ti ende si nje shegez rrije skuqur ne fytyre
Me pas syte si ylber plot shkelqim i ngrije lart
Vezulloje aq magjishem si nje hene ne te hyre.

Nga pasqyra e urbanit me nje zjarr moj, te veshtroja
Dicka ndjeja brenda shpirtit, dicka doja te te thoja
Por nuk merrja dot guximin te te flisja asnje fjale
Dhe pse zemra fort me rrihte, s’me dilnin fjalet nga goja.

Me ne fund ja, erdhi casti, u hap e urbanit dere
Hoqe syte nga pasqyra ,rende poshte menjehere
Ne mes turmes perplot njerez avullove me s’te pashe
Sa habitshem fluturove dhe u trete porsi ere.

Dhe c’do dite me pas veshtroja permes turmash ne stacione
Asnjehere me si pashe, syte e tu, fytyren tende
Jo, si pashe ne asnje turme,ne asnje pasqyre urbani
Oh me humbe moj nga syte per tu fshehur pas nje enderre.


Postuar nga Lela_Dr datë 06 Qershor 2008 - 23:54:

Eshte kenaqesi te rilexoj serish....
Mungonin poezite e tua ne forum.
Kiss


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 07 Qershor 2008 - 01:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Boll...

Mendova qe zemra te rrihte si desha
Por ajo ndaloi si duket u lodh
Ne mes dashurise, rrahjeve te shpeshta
nje brenge e trishte ne te u mbeshtoll.

Mendova qe zemra te rrihte si desha
permbi dashurine plaga u mbeshtoll
tretur nga lendimi rrebelohet zemra
Si vullkan shpertheu edhe me tha:Boll...



 

Indrit .. pergezimet e mia per vargjet ...pershendetje miqesore.


Postuar nga Indrit datë 02 Tetor 2008 - 22:46:

Lela dhe Shkodrani, po ju pershendes me dicka me poshte duke ju falenderuar...


Postuar nga Indrit datë 02 Tetor 2008 - 22:47:

Te ndiej.(E)

Sa here cel dielli tej permbi dritare
Sa here buzeqeshur del nje yll ne qiell
Sa here del dielli tutje mbi male
Te kam brenda shpirtit ashtu si perhere.

Dhe nese trishtimi shpirtin ma mbeshtjell
Kur loti i vale nga syte me pikon
Dhe kur zemren time brenga e mundon
Brenda shpirtit tim si gjithnje te ndiej.

Te ndiej brenda zemres kur prane te kam
Ne imazhin tend lumturine gjej.
Por dhe kur je larg te kujtoj plot mall
Prape te kam ne shpirt, ah te ndiej, te ndiej...


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.