Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Legjenda "Nene"(Anti-humor) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11068)
Femijerise
1.
E bukur është femijeria
Këtë fjale e thotë kushdo
Është e ëmbël porsi mjalte
S'ka te ëmbël sa ajo.
2.
S'di as smire as urrejtje
Nuk di sharje as zili
Nuk di lajka as mashtime
Fjale pas shpine e tradheti.
3.
Ah e ëmbël është e ëmbël
E bukur si drite e henes
Valle a ka gjë me te dashur
Se te rrish ne krahe te nenes?
4.
Ah,më kujtohet femijeria
Kur vrapoja ne sokak
Dhe sa herë qe ne toke bija
Mbushja nënën plot merak.
5.
Vinte drejt me lot ne sy
Mallkonte gurë e sokak…
Oh mu vrave thoshte bir
E me puthte mu ne plage.
6.
Më kujtohet dhe babai
Kur me duar sytë mi mbyllte
Lart drejt llampes kur me ngrinte
Gushe e faqe kur mi puthte.
7.
Kur koken ma perkedhelte
Sa herë qe me ngrinte lart
Kur çdo ditë para me jepte
Qe te blija marmallate.
8.
Më kujtohet edhe gjyshja
Sa herë djepin ma perkundte
Me kendonte bute bute…
Derisa gjumi te me mundte.
9.
Me kujtohen gjyshi, gjyshja
sa me puthnin sa me deshnin…
shihnin tek shtepine permbysja
e me mua rrinin qeshnin…
10.
Sa herë qe gabime bëja
Nëna nga pas me vraponte
Por as flokun dot s’ma prekte
Kisha gjyshin qe me mbronte.
11.
Më kujtohet halla ime
kur me krihte e me lante
kur mbi krahe porsi kukull
me vertiste e me mbante.
12.
Kur me recitonte vjersha
Kur me mua shpesh kendonte
Me puthte aq lehtë kur flinja
Nga frika se mos më zgjonte.
13.
Dhe xhaxhai më kujtohet
Sa herë qe nga puna vinte
Kur me bënte aq te lumtur
Me dhutatat qe me sillte.
14.
Femijeri për ty kam mall
Dhe pse ende jam i ri
S’di si kohën ta kthej pas
Dhe një herë te jem fëmijë.
15.
Kush dëshirën ma ploteson?
Serish t’lumtur te me beje
Të ma marrë tërë jetën time
Femijerine te me ktheje.
16.
Sa te dua femijeri
Me e mira je për mua
Plot dëshirë them përsëri
Aq sa ty jetën se dua.
Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.