Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Kodi i Da Vincit-Nje fyerje ndaj Kishes, apo dicka qe duhet pranuar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11731)


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 31 Dhjetor 2006 - 20:07:

Re: Kodi i Da Vincit-Nje fyerje ndaj Kishes, apo dicka qe duhet pranuar?

Citim:
Po citoj ato që tha Kela
Te nderuar miq te forumit,

Desha te mar mendimin tuaj ne lidhje me librin me te shitur dhe me te perfolur ne bote "Kodi i Da Vincit" nga Dan Brown.

Ky eshte libri i shkruajtur ne baze te nje kerkimi shume vjecar te autorit dhe qe kur e lexon te ben te mendosh qe cdo gje mund te jete e vertete. Po nga ana tjeter shume gjera bien ne kundershtim me Biblen dhe me ato qe kemi degjuar nga predikuesit e fese Katolike.

A mendoni qe ky liber eshte thjehtje nje thurje artistike e shkrimtarit, apo mund te jene te vertet gjithe ato fshehje te kishes Katolike ndaj figurave me kryesore te bibles?




Libri i Dan Brown eshte nje blasfemi fund e krye. E kam lexuar si shqip si anglisht dhe kam vene re qe eshte nje sulm i hapur ndaj gjithe Krishterimit. Arsyet nuk di ti them, ndoshta deshira e autorit per ta bere nje liber komercial duke i sjelle vetes fitime te shumta, ndoshta influenca e Masoneve dhe qarqeve te tjera satanise e antikristiane (Zoti na ruajte nga keta te fundit) ndoshta te dyja bashke... Kam lexuar dhe libra te tjere pak a shume mbi kete teme qe shqyrton Kodi i Da Vincit dhe besoj se e kam gjetur nga eshte bazuar ky autor per shkrimin e librit te tij. Behet fjale per nje liber te shkruajtur ne vitin 80 nga 3 historiane , te titulluar "The holy blood and the holy grail" nga autoret Baigent, Leigh dhe Lincoln, dhe qe megjithese me serioz se "Kodi" eshte po aq vrer-vjelles ndaj Krishterimit, duke ngritur ne qiell judaizmin dhe shoqerite sekrete si puna e Paresise se Sionit dhe Masonerise (te dyja keto jane pak a shume e njejta gje sot, megjithese mund te duket ndryshe nga historia e hershme e masonerise). Nuk po humbas kohe te citoj pjese nga "kodi" qe me duken problematike, sepse gjithcka eshte problematike ne ate liber, qe nga imazhi i Krishterimit qe jep deri tek percundimi e deformimi i fakteve historike.


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.