Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipnoza........ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1440)


Postuar nga Luarasi datë 19 Gusht 2004 - 15:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Aljohin
Eshte e veshtire t'i ndash ritet paranormale apo magjike nga hipnoza per vete te qenit te hipnozes shume fiziologjike. Perderisa c'do njeri kalon te pakten 2 here ne dite ne nje gjendje hipnoze spontane eshte e veshtire te thuhet ne se nje njeri qe po perqendrohet te kryeje nje rit magjik apo nje dukuri paranormale eshte apo jo ne nje gjendje hipnotike apo transi.
Vete nostradamusi pershkruan nje gjendje te shtyre transi kur flet per parashikimet e tij dhe teknika i ngjan nje rabdomancie (te atyre qe kerkonin uje).



Gjendja hipnotike mund te induktohet kollaj qoftese rrethanat jane te pershtatshme. Ritualet magjike zakonisht behen ne vende te izoluara dhe te erta. Ai person qe do te praktikoje magji, mund te supozohet qe beson ne magji. Besimi eshte mekanizmi kryesor per te induktuar trans hipnotik. Kjo eshte e njgjajshme me ate qe njerezit mund te hipnotizohen kollaj nga dikush qe ka fame si hipnotizues, edhepse ai hipnotizues mund te mos posedoje aftesi te posaçme. Shpesh here ndodh qe kur dikush shikon nje film te frikshem, edhe mbasi mbaron filmi ai person friksohet dhe i largohet ambienteve te ereta. Kur njeriu eshte ne gjendje te tille frike, mund te thuhet se ajo gjendje eshte e njgjajshme me nje gjendje te lehte te hipnozes. Duhet kuptuar se nen hipnoze njeriu mund te jete i vetedijshem, por i ndryshon perceptimi i realitetit subjektiv. P.sh. personi mund te jete i vetedijshem plotsisht por nuk mund ta çoje doren sepse hipnotisti i dha nje sugjestjon te tille. Hipnoza mund te induktohet ne qindra menyra te ndryshme, dhe nder ato menyra perfshihen edhe ritualet, qofshin ato magjike apo religjioze.


  Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.