Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kritika te poezive te Forumit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17226)


Postuar nga iliriusa datë 01 Maj 2010 - 03:51:

Rastesisht, teksa po kopjoja grimcezat e shkruajtur nga une tek tema "Monstra ne shpirtin tim" rastisa tek kjo poezi. E mbaja mend kete teme edhe kerkesen tuaj specifike per kete poezi e mqs e gjeta vendosa ta postoj ketu. Nqs ende deshironi, mqs ishte edhe deshira e Katit, do te me pelqente edhe mua ta lexoja kritiken tuaj. Megjithese ka titull pakez ndryshe nga ai qe ka permendur Kati besoj se behet fjale per te njejten poezi.


"Kembanat e shpirtit " - Nga Katilesha

Bien kembanat
te dhimbjes lajmetare
shpirti zhvishet,eshte ore e tij
si prostitute neper rruge perdridhet
nje epshor,t'ia ngjeshe doren tani.

S'ka dileme
le te jem prostituta e virgjer e kesaj nate,
Sonte dhe shpirtin e lashe pa dere,
kush te doje te hyje pa trokitur fare,
ta shijoj mekatin dhe une nje here.

Bien kembanat te mekatit njerezor,
dy shpirtra cmendurisht po dashurohen
neper trotuaret mbushur me molle,
qe tashme frytet ia mblodhen.

Dihatje shpirterore degjohen kete nate,
hena syte nga turpi ka mbuluar,
yjet veshet me duar mbajne
te mekatit s'duan te jene deshmitar.

Bien kembanat te mengjesit te ri,
shpirti vishet dhe del,
ai eshte i bukur dhe plot hijeshi,
pafajesi qe te gjithe i rremben.


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.