Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Tradheti e Dyfishte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=256)
Perseri ekstreme,
Ajo qe tha Enissi eshte nje pjese artikulli i nje sondazhi. Si cdo sondazh edhe ky varet si e interpreton. Sic e shikoni aty thuhet se cfare duhet te bejne njerezit, kur te ndihen ne faj e kur te mos ndihen. Ky eshte banalitet i ulet i ketyre vendeve perendimore. Tani edhe fajin duhet te na e caktojne gazetat kur duhet ta ndjejme e kur sduhet.
Hartimi i artikujve te tille ben pjese tek forca qe mediat duhet te ushtrojne qe te mbajne te rregullt strukturen sociale. Ne kete drejtim mediat udheheqin popullin se si duhet te sillet qe shteti te mos kete probleme diversiteti dhe anarshie. Mungesa e asaj strukture sociale te rregullt solli tragjedine shqiptare te '97. Aty ne arritem te jemi komplet popull pa cipe. Erdhi si pasoje e mungeses se nje morali te perbashket, secili mendonte si te donte dhe nuk kish asnje pol qe te terhiqte mendjet anarshiste shqiptare. E keqja eshte se mediat perendimore e ekzagjerojne ne udheheqjen e popullit. Nxjerrin shume sondazhe qe i interpretojne sipas qejfit. Kulmi eshte te nxjerresh sondazh te realiteteve perendimore e ti mesosh popullit shqiptar qe ky eshte normaliteti qe duhet te kete. Une personalisht do doja shume te ishin shqiptaret sic i tregon ai sondazhi, sepse do kishte shume vrasje me pak (po te mos vriteshin djemte per femrat qe duan). Por nuk eshte ashtu. Komplet brezi i vjeter rron ne tabute seksuale dhe mendoj se eshte nje numer i vogel i atij brezi qe praktikon tradhetine.
Njerezit sot nuk jane kafshe. Jane thjesht me te lire per te zgjedhur partnerin. Dashuria e bukur nuk ka nevoje per dyshime. Ndryshe behet si raporti qe po me spjegonte nje vajze sonte. Ajo vajze kish nje te dashur xheloz qe nuk e linte dy minuta pa marre ne telefon dhe ishte xheloz thjesht sepse gjate nje feste ishte ulur me nje mashkull anash. Si mund ta quash dashuri kete. Po zuri vend dyshimi cfare kuptimi ka dashuria? Pastaj a nuk e dini valle se dashuria me ekstreme eshte ajo qe lejon partnerin te beje cfare te doje, edhe te shkoje me te tjere. Aq shume e do tjetrin saqe do vetem te miren e tij dhe harron deshirat personale.
Eshte e vertete qe shume gjera kane ndryshuar ne marrdheniet dashurore. Mbase ka humbur ajo fisnikeri qe dikush me lart shkroi. Por ama askush nuk na pengon ta kemi ate fisnikeri brenda vehtes tone. Te jemi njerez te mrekullueshem dhe te mundohemi te gjejme njerez te tille. Te zeme te dashur qe na respekton dhe ta respektojme ate. Kjo nuk eshte e pamundur. Fakti qe tani ka me shume raporte qe jetojne pak nuk sjell kafsherine tone por perzgjedhjen e njeri tjetrit. Cfare kuptimi do kish te rrish me dike kur ai nuk do te rrije me ty. Thjesht do sillte raporte te sforcuara.
Ajo qe mbase ju keni dashur te thoni me lart eshte fakti se njerezit kane harruar te dashurojne. Kete edhe e pranoj deridiku. Prandaj une them, adhuroj njerezit qe dine te dashurojne. Sot eshte veshtire te gjesh persona qe vertet i ndjen dhe ti si dashurojne dhe nuk do ja prishje dashurine per asgje ne bote.
Ndryshe nga analistja, une jam per shfryrjen e epsheve pa vrasjen e ndergjegjes. Dmth me pelqen qe personat ti le te lire ta bejne kete. Thjesht une me pas adhuroj ata qe dine te dashurojne, dhe gjate nje dashurie shfryrja e epshit ze pak vend. Ne fund te fundit derisa ska dashuri pse te mos provojne edhe tradhetine njerezit. Ju qe flisni mendoni se i doni vertet ate qe keni afer ??????? Po te kish pergjigje te sinqerte kjo pyetje do shihej qarte se ata qe vertet dashurojne nuk kane deshiren minimale te tradhetojne. Kusuri kane dashuri por jo si ajo eskluzivja. Kane qejf te rrine me ate person qe jane por duan edhe te provojne te tjere. Bota eshte e madhe, mbase gjejne ate eskluziven.
E bukura e kesaj bote konfuze eshte se marrim nga cdo njohje ate qe na pelqen. Diku mund te na pelqeje impulsiviteti, diku dashuria e paster. Nuk me ha mendja se ju qe shkruani ketu do donit te zgjidhnit dashurine e perjetshme. Nuk besoj se do ndanit mendjen mos shkonit me asnje partner tjeter ne jete.
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.