Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gramatikë, filologji dhe etimologji (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=399)
-- Një pyetje për të gjithë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3108)


Postuar nga Shkodrani80 datë 18 Maj 2004 - 15:30:

Re: Një pyetje për të gjithë

Citim:
Po citoj ato që tha jonita
Unë jam shumë e re në këtë forum, por më ka bërë shumë përshtypje mënyra në të cilën shprehen shqipëtarët. Shumë herë kemi të bëjmë me dialekte ose me shprehje nga disa krahina të vendit, dhe unë nuk kam durim të lexoj dhjetë herë një përgjigje për t'a kuptuar. Ose më keq akoma...ato që shkruajnë në anglisht ose në një gjuhë tjetër. Ku ka shkuar gjuha letrare shqipe? Unë jam larguar nga Shqipëria ka 13 vjet, në moshën 12 vjeçare dhe sot mund të flas 5 gjuhë shumë mirë. Gjuha shqipe është një nga ato që flas më pak, sepse nuk njoh shqipëtarë në midisin ku jetoj, por të paktën mundohem të flas dhe të shkruaj një gjuhë shqipe të pastër dhe pa gabime.

Cfarë mendoni ju?




Jonita! Fatkeqsia e vertete asht (eshte) qe ne gjuhen letrare eshte marre kryesisht varianti jugor ose toskerishtja.
Gegnishtja asht perjashtu pothujse nga kjo gjuhe e shkrume (shakruar).
Kongresi i drejtshkrimit viti 1972 bani (beri) nje padrejtsi dhe mendoj qe duhet te rimblidhet pasi kjo gjuhe asht shume e varfen duke lene mbas nje pasuri dialektesh te Shqiperise. Une per vehte kam deshire te shkruaj ne dialektin tem (tim) i cili mu (mua) me pershtatet ma (me) shume sesa nje gjuhe e shkrume (e shkruar) e cila rrespekton vetem Jugun e Shqipnise (Shqiperise). Prandaj mos kujto se gjuha letrare calon vetem ne faktin qe ka njerez qe nuk dine te shkruajne kete gjuhe te pergjysmume e cila mesohet ne te gjitha shkollat dhe lexohet dhe degjohet ne mediat shqiptare por eshte dhe pakenaqesia e cila na ban (ben) te mos e rrespektojm kete gjuhe letrare. Prandaj n.q.s. ti shikon dialekte te ndryshme ne kete forum merre si nje privilegj pasi sic shkruan dhe ti vete me lart mjedisi ne te cilin jeton nuk ka shqiptare prej te cileve mund te degjosh keto dialekte.
Nuk mundem te te korigjoj n.q.s thua qe mundohesh te shkruash paster ne gjuhen shqipe por kur thua qe mundohesh te flasesh paster ne gjuhen shqipe ketu e dashur nuk jam aspak dakort me ty pasi cdo dialekt qe flitet ne cdo krahine te Shqipnise asht gjuhe origjinale shqipe e pasur me dialektin perkates. Prandaj un nuk mund te injoroj gjuhen time kur flas ne mjedisin tim shoqeror ose familjar dhe ti gjithashtu jo vetem do beje mire te mbaje ne kujtese dialketin e Elbasanit duke e perdorur te pakten me familjen por edhe te perfitoje nga dialektet tona nga ky forum. Nese nuk do te kuptoja dicka nga dialekti i X-personi do e pyesja me nje mesazh privat se cfare do te thote X-fjale ose X-postim.
E vertete qe nuk mund te kesh faj qe nuk kupton dialektin e kusherinjve tuaj edhe pse je nga Shqiperia e mesme (dhe dihet qe shkodrani merret vesht me mire me nje elbasasllinj dhe anasjelltas sesa me nje gjirokastrit ) por do beje mire te perpiqeshe sado pak te marresh vesht dialektet tona duke perfitu dhe pasuru shqipen tande edhe pse zoteron 5 gjuhe te huaja.

Persa i perket frikes tande qe gjuha letrare mund te humbi te siguroj qe nuk do te ndodhe perderisa ne shkollat dhe mediat shqiptare do te vazhdojne ta perdorin kete gjuhe. Gjeja me e mire do te ishte qe kjo gjuhe letrare te rishikohej nga sdudjuesit dhe gjuhetaet e mirfillte duke marre shembuj nga dy dialektet kryesore, te Veriut (Gegnishtja) dhe te Jugut(Toskerishtja) per te paraqitur nje gjuhe ne nje forme me unike.

Me rrespekt Shkodrani80!


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.