| Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Paradoks në ditët tona
Paradoksi i këtyre kohërave
qëndron në atë se sot ne kemi
rrugëkalime të gjera, por pikëpamje të ngushta.
Shumë shpenzojmë e pak kemi
Shumë blejmë e pak kënaqemi
Kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla
Shumë lehtësira, por përherë e më pak kohë
Grada me kate, por fort pak ndjenja
Më shumë njohuri e më pak gjykim
Më shumë ekspertë, por më shumë probleme
Më shumë mjeksi, por më pak shëndet
Pijmë shumë, tymosim shumë dhe prishim pa mend
Zemrat fort pak na qeshin,
Ecim me shpejtësi rrufe, fort shpejt zemërohemi
Qëndrojmë vonë e ngrihemi tejet të lodhur,
fort pak lexojmë e fort shumë na tërheq televizori,
Pendohemi rrallë.
Pronat kanë sjellë prona, por vlerat kanë rënë përtokë
Flasim pa mbarim, rrallë duam, shumë urrejmë
Sigurojmë jetesëm por nuk jetojmë
Jetës i kemi shtuar vite por jo viteve jetë.
Rrugën për në hënë e kemi bërë shtëpinë tonë
Por rrugën për tek fqinji mezi e gjejmë
Kemi pushtuar hapësirën e jashtme
Por nuk gjejmë dot atë të brendshmen.
Kemi më shumë por jo më mirë
Kemi pastruar ajrin e ndotur shpirtin
Kemi shpërbërë atomin por jo paragjykimet.
Sa shumë shkruajmë e sa pak mësojmë
Sa shumë plane e sa pak besnikë.
Sa shumë vrapojmë sa pak presim.
Sa shumë informacion, sa pak dije
Sa shumë fjalë sa pak komunikim
Kohë e fastfudeve dhe mezitretjeve
E mbipeshës dhe mendjelehtësisë
E fitimeve kolosale dhe marrëdhënieve mikroskopike
Kohë e paqes botërore dhe dhunës familiare
Më shumë kohë e lirë, por më pak çlodhje
Më shumë ushqim, por më pak shëndet
Të ardhura me bollëk e divorce në masë
Shtëpi të rrethuara dhe familje të shkatërruara.
Udhëtime rrufe e ambalazhe të asgjesuara
Trupa mbi peshë dhe moral i flakur.
| Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.