| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
-Hej! Ka njeri?...
"Dhe thone pastaj qe heshtja do te thote po. Apo nuk bera pyetjen e duhur? Gjithmone ngaterrohem me keto gjera. Ne dukje jane te thjeshta, por kur fillon e mendohesh dhe mendohesh, asgje nuk nxjerr ne drite. Pikerisht ne kete moment kupton qe jane me shume te komplikuara se sa ti mendoje dhe gjithcka bije poshte. I gjithe meditimi yt hidhet ne kosh mbasi eshte i gabuar qe ne fillim. Pikenisja eshte e gabuar. Starti behet ne drejtim te gabuar dhe si rrjedhim finishi nuk gjendet kurre. Dhe si perfundim, jo vetem qe nuk gjej asnje pergjigje, por ka raste kur harroj dhe pyetjen duke u degezuar dhe u ndare cdo cast ne nje nyje te re qe del rruges. Keshtu qe kam perfundimi me i mire qe kam nxjerre ne kete rast eshte te mos mendohesh fare per keto gjera."
-Nqs ka njeri edhe mund te pergjigjet.
"Edhe kjo me duhej. I humbur ne mes te hicit. Jo, prit nuk eshte hic hic. Disa gjera qe mund te klasifikohen te egzistueshme, por qe ne rastin tim jane painteres, pra eshte njesoj sikur mos egzistonin.
Sa interesante jemi ne njerzit. Kur dicka nuk na intereson e flakim tej dhe zgjatemi deri sa keputim mish per te kapur dicka tjeter qe nuk na intereson. Dhe ketij ligji nuk i shpeton asgje. Sende, njerez, mendime, ndjenja. Por kur dikush ben te njejten gje me ne, fyhemi, merzitemi, cuditemi me veten dhe pyesim se pse njerzit jane kaq te keq me ne dhe si ka mundesi qe te sillen ne menyre kaq te poshter. Apo e kam gabim? Prit te mendohem nje here ne me ka ndodhur mua ndonjehere? Hahaaa. Kjo ishte per te qeshur. Shuuume here. Dhe te nesermen kur jam cuar ne mengjez kam bere te njejten gje dhe vete, ndonjehere pa e vene re ndonjehere me vetedije duke u justifikuar ne nje menyre aq te koklavitur sa pertoja per ta sjelle ne mendje per here te dyte. Per te qene i sinqerte disa here as qe kam marre mundimin te justifikoj veprimet e mija. Egoja ime ka mbytur gjithcka duke me bere te verber para perpjekjes se pare te vetkontrollit.
Uuuu sa qenkam nevrikosur me veten. Gjithe keto fjale te renda. Pse valle filluan te me mbijne tani ne tru? Po te humbesh kaq lehte dhe ne nje vend si ky, nuk te ben te mendosh mire per veten.
-Nqs ka ardhur dikush tani, kisha vetem nje fjale. Ndihme. Kam humbur. Nuk e di se ku jam. Kam gjysem ore qe po vertitem ne erresier.
-Cfare ke qe therret ne mes te nates idiot. Dhe boll u vertite neper dhome si pune e lugatit por shtrihu dhe fli.
-Nuk po gjeja dot krevatin. Faleminderit qe ndeze driten per mua.
MOS QESH. NESER MUND TE JESH VETE NE TE NJEJTEN GJENDJE DUKE KERKUAR DICKA QE GJITHMONE KA QENE VETEM TRE HAPA LARG TEJE... OSE TRE FJALE.
Zot me fal....
por Ai nuk do t'ju quaje idiot, por birin e tij.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.