Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Shkodrane82 datë 27 Mars 2005 - 19:33:

Vetem te shkruash fjalen "nene" te mbushet zemra me gezim
dhe emocion qe te pershkon cdo qelize te trupit, e jo me te fillosh
e te analizosh gjithe te mirat e saj qe nuk kane fund.
Ehh pra dhe une jam nje nder ato qe shkruaj per nenen time me mall,
dashuri dhe respekt hyjnor. Sa here me kujtohen syte e saj plot lot kur me pret dhe me percjell nga ato aeroporte..Kur me thote qe bije e nenes
si kam la carcafat qe ke fjete ti se mbajne eren tende....
E une nga ana tjeter e telefonit mbushem me lot, dhe me vete them..
Oh maj mami sa here e marr une jastekun tand ku ke fjete ti ate kohe kur ishe ketu...dhe i marr ere, e shtrengoj fort pas vetes se me duket sikur
te perqafoj ty...por jo prape nuk mundem te ta them...
Dhe bej si e forte...uaa ti s'je ne terezi te tham..ja do vi prape..!
Por gjithe kjo dashni u dyfishoka kur ti ne jete paske fatin e mire te bahesh nane..kur kalon te njejtat emocione e dashni qe ajo ka kalu kur te ka pase ty brenda saj....Per here te pare qe merr vesht se brenda tejet po rritet nje qenie engjellore, te qesh fytyra, degjon goditjen e pare te qesh i gjithe trupi..e keshtu vazhdon dhe jeton per 9 muaj me nje mrekulli brenda teje.
Dhe dashnia rritet e rritet perdite. Kur femija vjen ne krahet tuaja atehere ti thua...: Flm nene qe me dhe jeten, qe te mundem dhe une te shijoj kenaqesine e mjaltin e jetes te te qenurit nene.
Keshtu pra jeta fillon duke dashte nanen tende me gjithe forcen e shpirtit, dhe mbaron duke thane ne goje emrin e saj : O Nane.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.