Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Disa Krijime nga Arsona... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9796)


Postuar nga arsona datë 11 Prill 2006 - 10:18:

Do te vije nje dite

Do te vije nje dite

E do te vij nje dite
Une do te t’shoh
Me nje tjeter per krahu
Kur floket ia ledhaton

Dhe une do t’largohem
Pa thene asnje fjale
Si hena qe fshihet
Kur dielli do te dal

Sepse nuk do kem
Une tjeter rruge
Pervec te mbyll syte
E t’mendoj se isha ne gjume

Dhe nese qellojme
Ne ndonje stacion
Park a bulevard
Syte mos mi shiko
Se loti ende s’iu eshte thare

Jeta ndryshon
E ne ne rruget e saj,
Duhet te ecim
Dhe pse rruget gabojm
Dhe ne destinacione te tjera mbresim

Por nese fati
Na sjell perball
Ne te njejten kohe
Dhe te njejtin bulevard

Dua te qendroj
vec perdisa caste
te t’shoh se si vet do t’jesh
dhe cfare nuse do te kesh

Shpresoj te jete e bukur
Me e bukur se mua
Te uroj nga zemra
Sepse te miren ta dua

Uroj te t’bej te lumtur
Dhe ti I lumtur te jesh me te
Dhe pse zemra ime
Do te t’doje me shume se cdo gje


  Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.