Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Jam i lodhur por te flas per ty nuk lodhem kurre .Nuk lodhem duke menduar se ti je nje nga gjerat me te bukura qe mund te me kene ndodhur.Nuk lodhem duke menduar per ty dhe fjalet e tua jane gjithmon muzike per veshet e mi te lodhur nga fjale boshe te mashtruar dikur nga fjale hipokrizie.Marre fryme dhe ajri ne gjoksin tim me peshperit emrin tend dhe me ben te ndiem me mire.Eshte heret e di...eshte heret te te them se te kam shume xhan,por qe te kam xhan nuk e them une por inkonshi im,e thote shpirti im...
Te kam shume xhan ...
Shume...
Per ty (Adi)
Jam ulur mbi tastjeren e shpirtit dhe po thur melodine e historise tone…ate te takimit te bashkimit dhe ndarjes ne te njejten kohe…….Tingujt shtegtare stuken diku,ne nje plage te hapur qe mall pikon ,I puth buzet plages dhe mundohet t’I sheroje….
Tashme je larg meje ndonese ne mendje prap te kam dhe t’I I shtyen ditet pa me pasur…mua , shpirtin tend magjik prane……Nuk eshteme zeri im qe nga gjumi te zgjon,as buzeqeshja e dashur qe trishtimin ta largon…….Imazhi im s’eshte me pikture e jotja ndertuar mga penel I dashurise …..syte jeshil jane te pajete se ti ia more gjithe ngrohtesinse……Valle c’ka ndodhur me mua qe diten kur I thame njeri-tjetrit lamtumire….ndihem krejt e boshatisur…si e braktisura erresire….
Ditet e mija pa ty…autostrade ndnjeash te plagosura….buzeqeshje e ngrire ne cep te buzeve…klithje e deshires shpirterore mes prangave shternguar……Ditet e mija p ty ….dite vetevrasjeje e deshiruar………
Shume Bukur Shkruan Kat.
....................
Sa kohe qe ka kaluar …pylli I virgjer,I pashkelur,me qiparise te bukura,manastiri nen tenden e te cilit flinin pulbardhat,ndresa brenda tij luhatej drita e qirinjeve qe treteshin bashke me naten.Dritat e para te mengjesit,I vidhja per ty qe ende flije e shihja se si zgjohej bregu ngadale e tretej era me valet….Bashkova eren dhe detin ..era me perkedhelte me duart e saj te patrajtshme e delikate ,deti me ftonte ne thellesine e tij,ndersa ti prane meje me buzeqeshje embel…..Ja streheza jone mendova,por ne fakt ishte thjesht nje cast qe u zhduk diku ne humbetiren e detit….Ne xhepat e botes strukeshim duke luajtur me valet e detit dhe cdo gje ishte kaq e thjeshte sa na dukej se ngjyrat e sfides po zbeheshin dita-dites.Nuk doja asgje me teper vec te rrija prane teje e te ndjeja frymemarrjen tende…Por ne nje mengjes nuk e ndjeva me kete frymemarrje,degjova vetem gjurmet e valeve qe sfidonin bregun e veshur me sekretet tona..Brenda meje si nje lavjerres ne zbrazeti luhatej koha pa drejtim dhe valet e trishta u kthyen me rrembim duke terhequr Brenda vetes pushtimin e hidhur te braktisjes….Yjet ne qiellin blu regetinin gjithe dyshim valsin e frikes,thelle e me thelle vetedija kujdesej per njollat e mekatit. Vazhdova te ecja duke numeruar gjurmet e genjeshterta ku shfaqen hijet nen strehen e erret te zhdukjes…e dhimbjes I lutesha per ty….Me kete tis magjik une qiellin piktuova …..kurre kaq e vetme……..Dhembje nema doren,eja prane meje! Te degjoj ende tek me peshperit ne vesh,por dobesia nuk me lejon te deshifroj mesazhin tend…..Te gjitha kujtimet I vendosa ne breg te detit dhe e lashe henen te fundosej….dhe vetja me dukej si shishja me te mrekullushmin mesazh dashurie brenda qe asnjeri nuk mund ta lexoje dhe fatkeqesisht e le veten te perplaset nga I zakonshmi det indiference……..Nese do te kisha mundesi te zgjidhja ,me siguri do te zgjidhja te mos te te shihja me,sepse ndjen dhembje kur mendoj per bregun,deshmitar memec I puthjes tone te pare………….Do te doja te mos kisha deshire te dashuroja…do te doja te isha guraleci I vogel qe femija shkermoi ne fund te detit …bashke me fragmente e nje vere………………….
ps: faleminderit eric
Ku je ?
Nuk dua asgje vec te te puth dhe te hesht...
Heshtja peshperit fjalet e puthjes si pasion afshi
Afshi qe per ty djeg shpirtin tim te etur per pasion
Te etur per ty dhe buzeqeshjen tende...
Ku je ?
Kam nevoj per puthjen tende me shume se zemra per gjak
Arteriet e zemres time jetojn me puthjet e grisura neper endrra deshire.
Ku je ?
Kam nevoj per aromen e lekures tende.
Vetem me te dehem dhe jam i lumtur.
I lumtur sepse ti je buzeqeshja e shpirtit tim...
Ps:duhet te pres 2 dite deri sa te te shoh.Faleminderit qe erdhe sot,te kam xhan... (Adi)
Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
....................
Sa kohe qe ka kaluar …pylli I virgjer,I pashkelur,me qiparise te bukura,manastiri nen tenden e te cilit flinin pulbardhat,ndresa brenda tij luhatej drita e qirinjeve qe treteshin bashke me naten.Dritat e para te mengjesit,I vidhja per ty qe ende flije e shihja se si zgjohej bregu ngadale e tretej era me valet….Bashkova eren dhe detin ..era me perkedhelte me duart e saj te patrajtshme e delikate ,deti me ftonte ne thellesine e tij,ndersa ti prane meje me buzeqeshje embel…..Ja streheza jone mendova,por ne fakt ishte thjesht nje cast qe u zhduk diku ne humbetiren e detit….Ne xhepat e botes strukeshim duke luajtur me valet e detit dhe cdo gje ishte kaq e thjeshte sa na dukej se ngjyrat e sfides po zbeheshin dita-dites.Nuk doja asgje me teper vec te rrija prane teje e te ndjeja frymemarrjen tende…Por ne nje mengjes nuk e ndjeva me kete frymemarrje,degjova vetem gjurmet e valeve qe sfidonin bregun e veshur me sekretet tona..Brenda meje si nje lavjerres ne zbrazeti luhatej koha pa drejtim dhe valet e trishta u kthyen me rrembim duke terhequr Brenda vetes pushtimin e hidhur te braktisjes….Yjet ne qiellin blu regetinin gjithe dyshim valsin e frikes,thelle e me thelle vetedija kujdesej per njollat e mekatit. Vazhdova te ecja duke numeruar gjurmet e genjeshterta ku shfaqen hijet nen strehen e erret te zhdukjes…e dhimbjes I lutesha per ty….Me kete tis magjik une qiellin piktuova …..kurre kaq e vetme……..Dhembje nema doren,eja prane meje! Te degjoj ende tek me peshperit ne vesh,por dobesia nuk me lejon te deshifroj mesazhin tend…..Te gjitha kujtimet I vendosa ne breg te detit dhe e lashe henen te fundosej….dhe vetja me dukej si shishja me te mrekullushmin mesazh dashurie brenda qe asnjeri nuk mund ta lexoje dhe fatkeqesisht e le veten te perplaset nga I zakonshmi det indiference……..Nese do te kisha mundesi te zgjidhja ,me siguri do te zgjidhja te mos te te shihja me,sepse ndjen dhembje kur mendoj per bregun,deshmitar memec I puthjes tone te pare………….Do te doja te mos kisha deshire te dashuroja…do te doja te isha guraleci I vogel qe femija shkermoi ne fund te detit …bashke me fragmente e nje vere………………….
ps: faleminderit eric![]()
me mire te mos te kisha kaluar fare sot...
humbe dicka te rendesishme per mua,bere gabim:nk duhet t lesh mbrapa asgje per te me treguar qe "me ke xhan"...ka kohe
sot ndoshta bastarda u tregova une...por s'ishte momenti...me kupto
Citim:
Po citoj ato që tha elementi79
vertet qe shkruan bukur
Kat por shume gjate/
konsideroje kete nje kritik qe te ndihmon te permiresosh me tej....
lexo keto////////
O KAT, O DRITE QE VERBON
SI HARK I NGREHUR TRUPI YT
E HEDH SHIGJETEN EDHE SHKON
PA E PARE GJAKUN QE ME MBYT
hajt tash permiresohu
Sikur te kisha aq fryme thithese,sa te shteroja gjithe Atlantikun e ngrire
e te ndertoja brenda nje dite imazhin tend, tashme te harruar...
Ishte dhurate e bukur prania jote sot.Me beri me te vertet te lumtur,packa ti mendon se bera gabim qe lash pa bere dicka per ty.Te te them te verteten -ja vlente me te vertet qe kete dite une ta kaloja me tyo te me mungosh keto dy dite qe nuk do te jesh dhe une smund te beja qe te rrija me shume. A e di qe buzeqeshjen tende nuk do e nderroja me asgje, as me nje provim pa vlere qe mund ta rijap perseri.
Me kujtohet nje shprehje qe me ka ngelur ne mendje me kohe e cila thoshte - Nuk kane rendesi dhuratat sepse ato jepen dhe merren gjithmon,por momentet qe i dedikojm njeri-tjetrit jepen por nuk kthehen kurre mbrapa .
Dhe une pikerisht doja qe ato memente te ti jepja ty sepse e dija qe sdo kishte kthim mbrapa.
Ps: Te kuptoj per gjithcka ,edhe per pershendetjen qe i dhame njeri-tjetrit kur ike.E vetmja gje qe dua eshte qe ti te ndiesh sa me mire qe te jete e mundur.Te kam xhan... (Adi)
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.