Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga Demokrate4ever datë 23 Dhjetor 2010 - 07:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


Si dreqin ia arrin qe ti thuash ca gjera me fjale e kaq thjeshte?



Tulipe edhe une ja kam shume zili ingut

love it ing


Postuar nga ingmetalboy datë 24 Dhjetor 2010 - 23:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever


Tulipe edhe une ja kam shume zili ingut

love it ing



Trust me demo po te me njihje nuk do me kishe zili hic por sh flm qe vazhdon te me lexosh.

Brisede dhe tulip sweet si gjithmone.


Postuar nga ingmetalboy datë 31 Dhjetor 2010 - 13:08:

Zjarr i cuditshem nga nata ndizet
dhe kenga tonin ndryshon.
Emrin qe vete zgjodhe heshturazi mohon
dhe padashur butona qe s'duhen shtypen.

Zberthime te ndryshme nga i njejti element,
shtojne
kafshojne.

Buzet i aviten gjirit te shteruar
qe prej kohe nga brenda eshte thare.
Akti i te jetuarit kryenec turfullon,
nje tjeter derr mac ne dore perfundon.

Pritje, pritje dhe asgje me shume nuk ndodh.
Duart zhyten ne gjoks
dhe e panjohura can kraharorin.
Brenda mekanizma te cuditshem
edhe organelet e qelizave kane ndryshuar.
Ore zvicerjane apo robote japoneze
cfare rendesie ka?
Nuk jemi me njelloj...
Valle?


Postuar nga RAIMONDI datë 01 Janar 2011 - 02:55:

------------Kur vendosa une te hap syte --shof une , te gjithe i kishin mbyllur syte ...WOW!!!--Thash me vete po mua c'me hengri b.... qe hapa syte ......


Postuar nga ingmetalboy datë 02 Janar 2011 - 13:03:

Dhe ndryshimi ndodh sepse duhet te ndodhe.
Jo kur mendojme se jemi gati,
apo mbase kapitullin dikush e mbylli per ne,
apo ora shkon dymbedhjete per te saten here.

Frymemarja mbahet pezull
nje milion shtangin ne vend.

Jo!
Ndryshimi eshte jashte nesh,
jashte qarkut tone skandaloz.
jashte deshires sone per afrimitet
apo per tu pranuar.

Dallge sekrecionesh kimike
qe ndjehen brenda nuk jane mjaft.
Dhe kur je jashte duke pare brenda
perfekja nuk ka rendesi
as zhurmat,
as zerat.

Nje mendim qe gjithmone trupin mpin,
cuditerisht nje tjeter hap
dhe nje buzeqeshje e vetme nga diku thelle.
Ky eshte ndryshim.


Postuar nga ingmetalboy datë 24 Janar 2011 - 12:29:

Njoftim zie ngjitur ne mur,
laget nga shiu
dhe boja fillon e venitet
dhe emri mezi lexohet.

Era e shuplakos,
perseri e perseri
dhe nje qoshe shkolitet
dhe fillon e valevitet.

Te nesermen nuk eshte me atje.

Ndoshta era dhe shiu
e moren me vete.
Ndoshta dikush e hoqi
te beje vend
per njoftime te reja zie.


Postuar nga shelgu datë 24 Janar 2011 - 18:26:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Njoftim zie ngjitur ne mur,
laget nga shiu
dhe boja fillon e venitet
dhe emri mezi lexohet.

Era e shuplakos,
perseri e perseri
dhe nje qoshe shkolitet
dhe fillon e valevitet.

Te nesermen nuk eshte me atje.

Ndoshta era dhe shiu
e moren me vete.
Ndoshta dikush e hoqi
te beje vend
per njoftime te reja zie.



Pse paske filluar me "dark poetry" ti djalosh?

Bukur sidoqofte.


Postuar nga epanjohura datë 24 Janar 2011 - 19:11:

Vendosa....

Vendosa te hap syte
Kot, erresire ne cdo ane
Athua u verbova asgje nuk shof
Apo lotet nuk me lene...

Here bardhe e here zi shof
E kjart asgje nuk me duket
Prap mbylli syt e lodhur
Per mua,edhe kjo drite le te zhduket...

Kapaket e syve ngadale i mbylla
Vazhdova te rrij ne terr e vetmuar
Asgje e re nuk me intereson me
Mbetem ne nje kohe te shkuar..


Postuar nga BIONDIA datë 24 Janar 2011 - 19:16:

Bukur ingmentalboy shkruaj pak me shpesh.


Postuar nga ingmetalboy datë 24 Janar 2011 - 21:25:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Pse paske filluar me "dark poetry" ti djalosh?

Bukur sidoqofte.



ee keshtu quhen keto kesisoj. hmm interesante. Duhet pare si option duhet pare.
Flm cedro.

Biondia po kerkoj ate te uruar buton por nuk po e gjej dot lal.


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.