Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 01 Maj 2007 - 23:23:

Eshte bukur te ndjesh sesi tjetri eshte nje fragment i te qenurit tend;kisha nje dite fantastike,e kjo fale teje.Drekuam ne shtepine time me prinderit e mi,me pas dolem per nje shetitje anes uji.U ndjeva serish e qete me ty prane;koka ime mbeshtetur ne supin tend ndersa ecnim,ti qe me depertoje me ato sy qe ka aq shume kohe qe vazhdojne te me bejne per vete.Dielli qe shendriste.Nje puhize e lehte e mjaftueshme per te te hequr vapen...je sjellur mire keto kohe ne Toronto? Ti qe me leviz vetullat,duke imituar mua dhe heret qe te ngacmoja.


_ côté de moi du nouveau...


Postuar nga amor alucius datë 05 Maj 2007 - 01:27:

Ka njerez qe me bejne te qesh,qe me sjellin serish ne humor,njerez qe me pastertine e tyre shpirterore te bejne te besosh ne racen njerezore.Nje nga ato eshte dhe mikja ime e Fakultetit e cila erdhi te me takonte "5 minuta" ne kembe tek zyra e Organizates studentore e qe perfundoi te rrinte 1 ore ne kembe duke bere muhabet,me nje grumbull libra ne krah,e mbasi kaloi nje ore ne kembe perfundoi me nje fraze te tipit"ika seriozisht tani se me ty do kisha kaluar 2 dite duke bere muhabet non-stop".
E luta disa here te ulej por nga njera ane s'i rrihej nga puna e shumte,nga tjetra ane i behej muhabet.Nga stazhet e gjerat kisha kohe qe s'e shihja,tamam kohe per te biseduar pak problemet jetike si psh.:


Une:Tregomeeeee,si e kemi cunin e leksioneve te dansit?
Ajo:Hi-hi-hi(nje qeshje e djallezuar)Me i shkathet se asnjehere ne dancefloor.
Une: Le te shpresojme qe shkathtesia e tije nuk limitohet vetem ne dancefloor.
Ajo: Mendje deviante
Une:Honey,me thuaj ndonje gje qe s'di.Mgjth s'me ka ndodhur asnjehere te bie brenda me partneret e kercimit,qe tani e tutje do te te quaj eksperte ne çechtjet danses latine si dhe te efekteve anesore te saje
Ajo: Po miiiiii,se shpejti do shkruaj dhe manualin: si te kthesh nje mashkull nga partner kercimi ne partner jete.(me grumbullin e librave qe kishte ne dore me ben ca levizje kercimi)
Une: Po qeshja me lot.

Vjen nje koleg i imi/mik i afert.
Ai:Ca keni?Tere kohes muhabet?
Une:te prezantoj autoren e manualit: si te kthesh nje mashkull nga partner kercimi ne partner jete.
Ai:mhuahahahaha.Ti qe i ke fituar me kohe te drejtat e autores te :si te kthesh mentorin/assis.proff.in ne kete?(merr dhe tund ne ajer doren time)Sa karatesh eshte kjo mi? mhuahaha
Une: It wasn't me.It was him Une isha shpirti naiv,e paditur qe ra pre e autoritetit te institucionit te dijes...
Ai: ti keshtu hè?Hahahaha :p


Postuar nga zakon datë 08 Maj 2007 - 22:08:

Citim:
[i]
Ai:mhuahahahaha.Ti qe i ke fituar me kohe te drejtat e autores te :si te kthesh mentorin/assis.proff.in ne kete?(merr dhe tund ne ajer doren time)Sa karatesh eshte kjo mi? mhuahaha
Une: It wasn't me.It was him Une isha shpirti naiv,e paditur qe ra pre e autoritetit te institucionit te dijes...
Ai: ti keshtu hè?Hahahaha :p [/B]


Alucius e ke pare ate filmin " Blood Diamond " te Edward Zwick ?


Postuar nga amor alucius datë 09 Maj 2007 - 14:39:

Dje asistuam bashke me nje koleg patologun forensik ne nje autopsi.Gjurmet e gjakut ne fytyre nuk fshihnin hiret e tija.Ishte vetem 25 vjeç.Njerezit ne kete moshe duhet te jene diku aty jashte duke shijuar jeten,e jo mbi nje tavoline frigoriferike.
Jeta eshte e shkurter...


Postuar nga amor alucius datë 20 Maj 2007 - 20:19:

Jeta me raste eshte shume e çuditeshme,te kryqezon rrugen me lloje-lloje njerezish,njerez qe asnjehere s'do kishe menduar qe mund ti takoje,aq me pak t'i pelqeje.

Bukuria e jetes nganjehere qendron ne gjera te vogla,te thjeshta,gjera qe kohet e fundit kam arritur ti vleresoj me teper.


Postuar nga amor alucius datë 24 Maj 2007 - 00:54:

4 ne 3 dite,tani po qe po flasim gjuhen time!Le te shtyjme limitet!Dua te prek dimensione te reja te mendjes time e ne fund te jem ne gjendje t'i them vetes qe kam luftuar cdo limit qe i kisha vene vetes.

7 vjete universitet jane shume,por me vrasese do ishte idea e mosplotesimit te qellimeve ne jete.Pastaj,siç thote nje mik i dashur: me kete parcours universitar kam per te cuar djalin per te me marre dipllomen se une kam per te qene teper i vjeter (yeah,right,pikerisht ti e ke thene:p)


Postuar nga amor alucius datë 18 Qershor 2007 - 14:03:

Ka momente qe te bejne te kalosh diten me nje buzeqeshje konstante,sidomos kur gjysma jote me e mire te vjen ne zyre me nje kuti me mengjesin e sjellur nga Parisi,nga boulangerie e ime e preferuar ne Champs-Elysées."Meqe zonjusha s'me shoqeroi ne Paris,vjen Parisi tek ajo". Isha aq e gezuar qe e shihja mbas 3 ditesh,krahet perreth qafes e ngjitur buzet deri tek dera e zyres duke injoruar fjalet e tipit"kam mbledhje,jam vone,me duhet pastaj te rri 5 ore ne sallen e operimit..."


Postuar nga amor alucius datë 28 Qershor 2007 - 00:30:

Kam aq muaj qe kam punuar vertete shume per rezultatet qe mora sot dhe tani qe i kam mbi tavoline,konfirmim i shpresave dhe punes time,s’arrij te besoj qe jane reale.Jam aq e lumtur per veten por njekohesisht dhe e trishtuar per te njohurit qe po humbas gjate trajektit.S’eshte perhere e lehte te besh paqe me ligjet e “seleksionimit natyral” te Darwin.Dhe nje hap me prane endrres time,tashme arrij te shoh driten ne fundin e tunelit…E poashtu nje hap me prane Teje. Prania ime ne krahun tend,publikisht,diçka qe dikur do ishte konsideruar si e papershtateshme nga instancat e Fakultetit ku studioj,me sjell nje gezim te papershkrueshem.E duruara,e fituara-ndoshta.

Ne nje bote ku eshte veshtire te gjesh madje veteveten,jo me gjysmen tende me te mire,ndihem e bekuar nga rrjedhuria e gjerave.
Me ne fund pak kohe te lire per te shijuar ato gjerat e vogla qe me kane mbushur shpirtin,qofte dhe:
-ato syte e enjtur qe te depertojne me shikime te gjata.
-ate buzeqeshjen tere sharm,perzier me arrogance.
-formen ne te cilen perkulesh ne drejtimin tim,me duar nen floket e mi ndersa me puth.
-formen ne te cilen pa e kuptuar prek unazen,xhest qe ben dikush qe s’eshte mesuar te kete nje ” objekt” te tille ne gisht.
(…)

-------------------------------------------------------------------
Muajt e fundit mungesa e kohes me ka detyruar te ngushtoj shume rrethin e kontakteve,e kjo me ben te kuptoj me teper sesa egoiste mund te jete qenia njerezore.Shpesh,gjerat e medha arrihen vetem me nje doze egoizmi,venie ne vend te pare te vetes dhe prioriteteve.Mgjth,dhe dicka tjeter qe kam kuptuar eshte qe njerezit qe vertete ia vlen t'i kesh te pranishem ne jete kuptojne,te presin me krahe hapur,ndajne gezimet me ty...


Postuar nga Ari. datë 28 Qershor 2007 - 04:19:

ah... te zeste ne ..bath-bath dhe asnje kokerr


Postuar nga Enya datë 11 Korrik 2007 - 23:19:

Arrow

=Njerezit pa te kaluar, jane njerez te deshtuar ne cdo aspekt te jetes se tyre.=
(Enya)


ps:-E dashur Amor, nga ke humbur?


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.