Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga IQVLORA datë 14 Tetor 2008 - 15:32:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Kete radhe hesht. Me shtyn me ngadale ne krevat pa pulitur syte me ate buzeqeshjen tende intriguese. Kurioz vendos te dorezohem i gjithi kesaj loje qe ti sapo ke orkestruar. Te shoh kur ul dritat dhe e gjitha pushtohesh nga tingujt e muzikes. Si e pushtuar nga dallget e nje droge te fuqishme shnderrohesh e gjitha dhe levizjet e tua tregojne qe nuk je me ne kete dhome. Ngadale leviz trupin tend perfekt dhe rrobat bien ngadale njera pas tjetres ne dysheme. Une nuk leviz asnje muskul, gati-gati i trembur se mos thyej brishtesine e ketij momenti frymemarres qe me ka bere robin e tij. Ti je njesh me ate qe ndjen tani, njesh me tingujt e muzikes dhe notat ngrihen lart dhe reshkasin neper format tende perfekte. Floket e gjate qe aq embel levizin dhe mbushin dhomen me aromen e tyre droguese. Shpatullat e drejta dhe te brishta levizin aq natyrshem bashke me gjinjte e medhenj qe hareshem lodrojne nen ate kemishe gati te tejdukshme e cila nuk i le imagjinates asnje cike per te punuar. Papritur hedh veshtrimin tek une dhe si i zene ne faj skuqem dhe filloj te rrotulloj syte neper dhome. Me bisht te syrit shoh se cfare po ben. Po nenqesh si gjithmone. Une si gjithmone nuk di cfare te bej. Ulesh ne gjunje dhe kemba dorazi drejtohesh tek une. Pamundur te shoh gjekundi tjeter syte drejtohen perseri mbi ty dhe me zemren qe me rreh shoh se po afrohesh tek une. O zot. Si nuk e kuptova njehere se cfare valle kerkon nga une? Shume nete kam perfunduar pagjume, prej lojrave te tua qe kurre nuk jane ato qe duken. Por kete here duket se eshte ndryshe. Ose te pakten keshtu dua une te besoj. Ti vertet po afrohesh ngadale tek une si nje mace mosbesuese duke ngulur syte e tu jeshile, qe cdo qelize te trupit tim cojne ne ekstaze, ne syte e mi. Besoj se ne fytyren time mund te lexohet fare mire cfare po mendoj tani dhe ti si gjithmone kenaqesh me ate qe lexon. Ndoshta te ben te ndjehesh mire kur kupton qe nje mashkull po digjet per ty ose ndoshta kerkon dhe kerkon brenda meje dicka me shume apo me pak dhe si gjithmone mbulon gjithcka me ate nenqeshjen tende prej xhokonde moderniste qe di pushtetin e saj.
Tani je aq afer me mua sa mund te shtrij krahun te te pushtoj me nje dore dhe te te hedh ne krevat dhe te le estrogjenin qe cliron ne ajer te mpije cdo ndrojtje te karakterit tim. Jo... nuk ka mundesi. Ti je ketu dhe macja mosbesuese tani eshte shnderruar komplet duke ferkuar koken pas kembes sime. Te ndjej frymemarjen ne organin tim dhe me duket se do te pelcas nqs nuk bej dicka, por cuditerisht dicka me mban te palevizur duke pritur me padurim levizjen tende tjeter. Ngrihesh ngadale dhe fillon te zberthesh nje nga nje kopsat e kemishesh. Gjithcka qe mund te bej eshte te shoh i mahnitur fytyren tende duke perpire cdo detaj tendin. Buzet e perflakta qe jane hapur paksa, flegrat e hundes qe jane zgjeruar, nje bulze djerse qe reshket ngadale lekures se bute te qafes se drejte, mollezat e skuqura nga gjaku qe te levron ne te gjitha vendet e duhura dhe papritur temperatura eshte ngritur 20 grade me shume.
Zgjat doren te kap ate bulze djerse qe cuditershit te ben edhe me te brishte. Ti nuk leviz kete here dhe syte e tu kane ndryshuar tashme. Nuk je me ajo shtojzavalle qe te perpin me nje shikim, por tashme je nje perendeshe dashurie qe ke vendosur te me jepesh mua mbasi mendon se te meritoj dhe se ke besim qe nuk do te te lendoj. Ngadale te terheq ndaj vetes dhe me ne fund... jemi nje.




Dear Ing

Djalosh, per mua je unikali i FH.Shpirti juaj eshte nje hapesire oqeanike dashurie e miresie!Ku ka me mire se sa te falesh dashuri,gje te cilen pak nga ne dijne ta bejne kaq bukur.
Zakonisht lexoj poezit e tua, te cilat ne vetmin e mbremjeve te nje emigranti jane te vetmet qe me japin sadisfaksion.Ato jane te freskta tamam si aroma e pishave ne Llogora e te pastra si ujrat e kristalta te Valbones.Pavaresisht se ato shkruhen ne netet dhe mengjezet e nje vendi tjeter, pentagrami ku jane hedhur notat e muzikes eshte shqiptar.Duke lexuar krijimet e tua ,ne imagjinaten time vijne rilindasit tane te cilet kane qene emigrante si ne.Dashuria e pakufishme per vendlindjen i bene djemte dhe vajzat tona t'ju dale mjalt nga goja.Ndonjeri i deshperuar shprehet edhe pesimist,por ne thellesi te shpirtit ai eshte optimist per te ardhmen.Kujtoni fjalet e Samiut:''Per Shqiperine,ditet e mira pasketaj vine,lum kush te rronje ,ta shohe zonje"
Ing, me kenaqesi konstatoj se muza juaj poetike ,e bene edhe prozen te duket si poezi.Kur lexeva krijimin tend ne proze,kujtova se po lexoja nje poezi te thurur me mjeshteri te rralle e ndjenje te holle.Shperthimet e shpirtit tuaj kane nje force sugjestionuese.Ato carmatosin zemrat e dlira te bukurosheve shqiptare.Nga tere qenia juaj buron dashuri,miresi, inteligjence. Je nje djale me shpirt artisti.Plaku te uron shendet esuksese ne jeten tuaj te re e sa me shume prodhimtari artistike.
Miku juaj IQV

PS:Kur lexoj shkrimet e te gjithe juve djemve dhe vajzave tane,mendoj se jeni te mrekullueshem.
Katilesha bravo,nuk ta njihja kete lloj delli!

Fajtori ,si gjithmone i thelle ne mendime, dyshues e pesimist deri diku,por i sakte e konciz.Duhet te jesh me shume optimist,sepse jeta eshte nje lufte midis te mires dhe te keqes.
Njerzit duhen dashur ashtu sic jane,me te mirat dhe te kqiat e tyre.Thelle ne shpirtin tim ka dashuri per te gjithe ju!
Respekte


Postuar nga landi1 datë 16 Tetor 2008 - 01:25:

Ingmetalboy, Fajtori! Kam nje pyetje per te dy.

Pse nuk i botoni dhe a keni menduar t'i botoni ndnjehere keto shkrime te mrekullueshme?


Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2008 - 13:43:

E vetmja gje qe do me pelqente eshte te perzgjidhen shkrimet me interesante qekur eshte hapur forumi dhe te publikojme nje liber mendimesh nga forumi. U interesova per kete, por me prene krahet. Me shume se 200 kopje, thane, s'behet fjale te shesesh. Keshtu qe me gjithe deshiren e mire s'u be. Duhet dhe nje financim 2000-4000 euro qe besoj gjehet nga firmat e medha. Pastaj do dhe kohe te mire te zgjidhen dhe redaktohen shkrimet. Gjithe kete kohe per te gjetur financime dhe per te zgjedhur 50 shkrime nga qindra qe ka personalisht se kam . Edhe po ta kisha duhen shume mendje qe te behet nje zgjedhje e mire.


Postuar nga ksenia datë 16 Tetor 2008 - 19:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E vetmja gje qe do me pelqente eshte te perzgjidhen shkrimet me interesante qekur eshte hapur forumi dhe te publikojme nje liber mendimesh nga forumi. U interesova per kete, por me prene krahet. Me shume se 200 kopje, thane, s'behet fjale te shesesh. Keshtu qe me gjithe deshiren e mire s'u be. Duhet dhe nje financim 2000-4000 euro qe besoj gjehet nga firmat e medha. Pastaj do dhe kohe te mire te zgjidhen dhe redaktohen shkrimet. Gjithe kete kohe per te gjetur financime dhe per te zgjedhur 50 shkrime nga qindra qe ka personalisht se kam . Edhe po ta kisha duhen shume mendje qe te behet nje zgjedhje e mire.


nese paguaj nje shume te mire me premton qe mi boton te gjitha shkrimet e mia?


Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2008 - 20:54:

Natyrisht jo :p. Sponsori ngelet sponsor, jo producent.


Postuar nga ksenia datë 17 Tetor 2008 - 17:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Natyrisht jo :p. Sponsori ngelet sponsor, jo producent.


ok


Postuar nga Katilesha datë 25 Tetor 2008 - 19:23:

                     Ze i cjerrur

Ze i cjerrur,katastrofikisht

Marre dhunes katerciperisht

Harruar kategorikisht..!

Ze i dhimbjes...Imazh..!

Ze,pa permbajtje....

Ze i thate...

Ze i thjeshte...!

Goje e emble ne dihatje!

                              Leom


Postuar nga ingmetalboy datë 26 Tetor 2008 - 10:37:

Sonata 14

Shtrij doren te kap dorezen e deres dhe me pak veshtiresi arrij ta hap aq sa per te reshkitur trupin brenda. Askush nuk e kthen koken. Re tymi duhani vertiten te verbera nga nje tavoline ne tjetren si emigrante pa atdhe. Era e duhanit dhe ajo e alkoolit te lire sjellin padashur kujtime te vjetra duke me lene si guak perpara deres. Muzika me sjell ne vete. Eshte vertet e cuditshme se si ne vende te tilla te harruara nga koha degjon tinguj qe te bejne te mbyllesh syte dhe ... “te enderrosh” eshte ndoshta fjala e duhur? Tingujt e nje pjanoje te vjeter dhe gishtat e afte te pjanistit qe duket qe po luan pjesen e tij te preferuar flasin me shume se cdo pikture bardh e zi qe eshte varur ne mur. Vend interesant.
Me hapa te ngadalte i drejtohem banakut dhe ulem ne nje nga stolat.
"Rum te lutem! Mbush dhe nje per veten"
"Pije e denje per dite me shi" me pergjigjet banakieri dhe me vendos goten perpara.
"Ke te drejte. Pse mos e bejme dopio atehere."
"Rruget jane bosh dhe taksite gjenden kollaj." Gotat mbushen deri ne maje.
Te dy trokasim gotat dhe i ngreme me fund. E pi dhe skuqem nga alkooli qe me djeg gurmazin, por rumi shkon poshte. Banakieri babaxhan qesh me te madhe dhe me rreh shpatullat.
"Te paska lagur shiu deri ne palce djalosh." dhe mbush gotat perseri.
"Jo dhe aq keq sa c’dukem, por do ta kisha pesuar keq nqs nuk do te gjeja kete lokal." them une dhe I bej shenje te mbushe gotat.
Gotat ngrihen lart dhe zbresin bosh ne banak.
“Kjo kohe nuk favorizon te arsyeshmit prej te marreve.Te dy lagen njesoj”
“Bile as ata te marrosur perkohesisht”
Ngre syte dhe te shoh kete banakier filozof qe fati paska vendosur qe te takohem.
"Ta them une pse." me thote dhe syte i ndizen zjarr cuditerisht.
"Jane kohe pashprese keto. Pasioni eshte bere ves i dale mode dhe vetem mendimi i romanticizmit i ben keta njerez te rrudhin buzet dhe te te largohen sikur ke koleren. Modernizimi i botes po i luan keta njerez nga mendja dhe persa i perket dashurise i kane hypur kalit se prapthi duke na shpene perseri ne lopcarizem..."
Une vetem e shoh ne sy dhe e le te flase. Si gjithmone fati im i leshit me solli ne lokali i fundit i romantikeve qe degjojne Sonaten e 14 te Bethovenit ne nje dite qaramane si kjo e sotmja. Te them te drejten faj kam vete qe flas brockulla me nje te panjohur dhe harroj qe egzistojne dhe njerez te arsyeshem ne kete bote. Por keto biseda vertet qe me kane ardhur deri ne maje te hundes. Dy anet e medalies jane aq te ndryshme ne kete bisede sa arsyetimet e seciles pale nuk mund te konceptohen nga tjetra. Si gjithmone une e gjej veten te ndare ne mes duke kundershtuar here njeren pale, here tjetren, duke vecuar veten padashur nga te dy palet.
“… vetem mos harro qe ne zemren e nje femre ndodh me shume se ne meshkujt shpesh mendojme. “
Fjalet e tij te fundit me bene te rikthehen ne stolin dhe goten time te rumit.
“Valle ka mundesi qe mos mendojme fare?” them duke vertitur ne tavoline goten bosh.
“Eh sikur te ishte e mundur.” disa nota ironie ne zerin e tij gati me bene ta qep gojen, por kete radhe vendosa te vazhdoj.
“Nuk egziston mundesia qe mos kesh asnje mendim per dicka te tille? Nuk eshte e mundur valle qe truri yne te refuzoje te krijoje nje mendim apo thjesht nje ide? Nuk eshte e mundur valle qe ne nje moment te shkeputet filli I shkak-pasojes dhe orteku thjesht … te ndalet?
“Nje lloj zero absolute?!”
“Zero absolute!”
“Edhe nqs dicka e tille egziston, duket si dicka e perkohshme, nje lloj butoni universal pauze. Por nje gjendje e tille vec pret per butonin te shtypet serisht dhe te lere historine te vazhdoje. “
Qesh me veten. Kishte te drejte. Banakieri I fundit romantic kishte te drejte.
“Epo gezuar atehere. Per aktin e dyte.”
“Per aktin perfundimtar.”
Shishja shkeputet nga dora dhe behet cope e therrime ne dysheme. Zgjohem I trembur dhe shikoj rreth e rrotull. Dhoma ime gjysem ne erresire duket edhe me e rendomte se sot ne mengjes. Nga kompiuteri vijne tingujt e Sonates se 14. Gjithcka ishte enderr valle?


Postuar nga BIONDIA datë 26 Tetor 2008 - 22:21:

Ingmentalboy ...ska fjale per te komentuar ate qe shkruan komplimenti


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Tetor 2008 - 02:18:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Ingmentalboy ...ska fjale per te komentuar ate qe shkruan komplimenti


thanx biondia.
by the way eshte ingMETALboy dhe jo ingMENTALboy.


  Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.