Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga Enya datë 10 Mars 2006 - 11:27:

Lightbulb

E c`eshte nata?
Po gjumi?!
Perse duhet me patjeter te fleme, -kur qepallat tona renduar nga kujtimet
s`ka krevat qe i nxe!
Sa mrekulli eshte te shtrihesh e qete ne karrigen mbi rrota dhe t`i buzeqeshesh kujteses!Vetvetes dhe TY!
Qofsh gjithmone i lumtur, qe me dhurove vetem kujtime te lumtura!
Te kam falur cdo dhimbje shpirterore qe me solle,-Jeta eshte sfide!!!

ps-Denisa, po ti zgjuar akoma je xhan?!-Te perqafoj dhe gjume te embel xemla!


Postuar nga Klodel datë 10 Mars 2006 - 11:29:

te thella jane dhe fjalet e tua Deni, e veshtire eshte dhe ecja perpara kur stuhia perpiqet te te marri ne vorbullen e saj, por e di cfare kam kuptuar?Engjejt buzeqeshin me cdo buzeqeshje tonen.. eshte si nje melodi shpirterore qe ngjitet lart ne qiell dhe pastaj kthehet serisht ne thellesine tone duke freskuar shpirtin si mente... botet nuk jane te ndara dhe shpirti eshte i perjetshem.. jashte kufijve tokesore..


Postuar nga lost_soul datë 10 Mars 2006 - 20:14:

paskam humbur nje nate me trishtime casti...
c'eshte kjo "mirupafshim"?? iku dhe enigma???............
demokrate.. mos e ler trenin e deshirave te iki... hyp dhe udheto mbi te...


Postuar nga Demokrate4ever datë 10 Mars 2006 - 22:02:

Ate po bej.. me duhet te bej.. mire do ishte....
Thone qe dielli dhe hena mbajne token ne gjirin e ngrohte si nena dhe babai femine e tyre...ndersa une ne c'do rrahje te zemres te mbaj ty...


Postuar nga ~Enigme~ datë 10 Mars 2006 - 22:10:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
paskam humbur nje nate me trishtime casti...
c'eshte kjo "mirupafshim"?? iku dhe enigma???............
demokrate.. mos e ler trenin e deshirave te iki... hyp dhe udheto mbi te...


Me mire qe e humbe.....te uroj te gjesh momente frymezimi ne kete keshtjelle te embel. Me pelqen te jem fryt i mendimeve dhe jo fryt trishtimi.
MEndime te castit...
Sa do doja ta kuptoja mesazhin e Demos ne gjuhen italiane!!! Sa keq me vjen qe nuk e kam mbizoteruar lirshem ate gjuhe .....


Postuar nga Demokrate4ever datë 10 Mars 2006 - 23:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Ana enigma stresi,dhe ti i padukshem...ju pershendes..

veramento vi ho leto con tutto l'cuore...ho letto queste magnifico parole..parole della vita che si fa fatica di capire...parole d'amore le piu belle perle del'universo...parole della tristezza che ti ferano nel' cuore...e cerco di capire... e dimenticare quel che si sa in modo che l'immaginazione possa vagabondare libera,.sorrido a' belle creature della natura e del Dio..nn lo so ..nn sono meno di voi ma ne ache piu di voi in questo momento....anche il mio treno dei desideri mi va sempre incontro..ma trovo il coragio fra i picoli angeli...picole briciolle della vita di andare avanti..

E nel silenzio continua il vento dei miei desideri...x..


......................................................................................................

Vertet u kam lexuar me gjithe zemer.. lexova keto te mrekullueshme fjale..fjale te jetes qe veshtire te kuptohet..fjale dashurie me te bukurat perle te universit..fjale te trishtimit..qe te plagosin ne zemer.. e kerkoj te kuptoj..e te harroj ate qe e di.. qe imagjinata mund te shetise si vagabont i lire... qesh krijesave te te bukura te natyres dhe Zotit..Nuk e di.. nuk jam me pak.. ,por dhe as me shume se ju ne kete moment.. Treni im i deshirave gjithmone me vjen kundra..por perseri gjej kurajo midis engjujsh te vegjel..therrime te vogla te jetes te eci perpara...

Ne heshtje vazhdon era e deshirave te mia..

Enigma pershnd. U mundova ta perkthej me menyren time ..pasi shume here nuk e di nese e ke vene re qe ne gjuhe te huaj Nje fjale ka nje shprehje dhe anasjelltas dhe tjetra qe ... e di kuptimin e fjales per cfare e thua ,por nuk e di perkthimin e saj.Shpresoj te ngelesh e kenaqur..


Postuar nga ~Enigme~ datë 10 Mars 2006 - 23:25:

E mbetur pa fjale..... qe vodha pak minuta nga koha tende dhe i shpenzove ne deshira time.
Fjale falenderimi vijne dhe te mbeshtjellin ty duke te uruar gjithmone vetem mbaresi ne jeten e re.....


Postuar nga lost_soul datë 11 Mars 2006 - 11:08:

.... edhe une pa fjale...


Postuar nga Enya datë 11 Mars 2006 - 11:47:

Exclamation

Ketu eshte nje person qe edhe mund ta kem njohur nga afer,
por s`i jap dot te njohur.
Eshte nje person qe ndoshta meriton respektin me te vecante nga te gjithe,
edhe pse jam munduar ta respektoj disi nga larg,
pa i dhene asnje shenje njohjeje,
serish me mundon dicka te perballem me te!
Virtualiteti eshte genjeshter shpeshhere, shpeshhere dhe realitet
pjese e jetes!
Ndeshesh rastesisht me njerez ndoshta dhe te aferm te tute,
por qe fatkeqsisht duhet te rrish e fshehur e panjohur per ta!!!
Ketu me dhemb shpirti me shume!Cdo e fshehte ka nje vertetesi brenda saj!
Gjithashtu dhe une, ne mes plot vertetsive te mia,kam plot te fshehta qe
s`i kam ndare kurre me asnjerin(en) nga juve te dashur miq virtuale!

Ketu gjithnje eshte nje person i heshtur jashtezakonisht i qete,qe me shume lexon sesa shkruan!
Jam e bindur se njihemi, me se e bindur!Vijme nga i njejti qytet biles!
Ne te njejtin bregdet kemi notuar shpeshhere!
Vetem fytyra ime mungon ketu, fytyren e tij e kam pare..e shof cdo dite!!!
Njerez te paidentifikuar kurre...e keshtu do zhdukemi avash-avash...

Mire u lexofshim brenda botes se nje casti!


Postuar nga Art datë 11 Mars 2006 - 22:45:

Thumbs up

Mbase mundesia dhe rasti jane te njejte ne ate kuptimin reciprok po te japesh nga vetja gjera ambicioze per te arritur te kapesh vizionin qe te del perpara, megjithate nuk duhet perjashtuar ose larguar gjerat qe ndoshta ngandonjeher jane virtuale edhe pse nga brenda i shohesh i prekesh me ndihmen e shpirtit dhe je kurioz per te pare ndoshta ne nje menyre tjeter.Dua te them qe eshte nje nder shkrimet me te bukura qe i ka lexuar syri im ne kete forum.Te lumte.......


  Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.