Forumi Horizont Gjithsej 437 faqe: « E parë ... « 291 292 293 294 295 296 297 298 299 [300] 301 302 303 304 305 306 307 308 309 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)


Postuar nga Roi datë 01 Korrik 2009 - 05:42:

Il deserto dei tartari

E pashe dje ne darke sado qe as kesaj here jo te plote,me humben ca min nga fillimi,e kapa cik me vonese,por sdq reston e pashe te gjithe

Vertet i bukur koncepti i kalimit te kohes...papritur nje dite zgjohesh dhe ve re qe eshte teper vone,koha ka fluturuar !! nese i shtojme dhe koicidencen negative,fatin e keq me pak fjale qe njeriu mund te hasi ne jete,cdo gje te duket absurde,cdo gje te kthehet kundra !

Filmi eshte veshtire te pelqehet ne mase pasi s'ka aksion,ngjarjet rrjedhin tmerresisht avash dhe skenat jane paksa monotone ! Ngjyrat pothuajse mungojne totalisht dhe gjithe filmi xhirohet ne ambjente ku mbizoteron ngjyra kafe e zbehur,ajo ngjyra tipike e reres dhe e dunave ! Per me shume nuk ka as variacione persa u perket ambjenteve,pothuajse gjithe ngjarjet ndodhin brenda kalase qe duhet ruajtur me cdo kusht,ne cdo rrethane....pak rendesi ka nese vitete kalojne sikur te ishin ore dhe aty nuk pipetin as miza !

Pritja per nje kohe te pafundme nga nje sulm i mundshem nga ana e popullsise tartare, qe mund te veje ne pune armatimin qe eshte duke u ndryshkur dhe mbi te gjitha mund te ngreje lavdine e oficerve te cilet presin me vite e vite vetem momentin e ngjitjes ne karriere,eshte vertet ...vertet surreale !
Filmi eshte me shume psikologjik,te ben te meditosh,refletktosh ! Pra me pak fjale ja vlen per ata qe pelqejne filma te tille,nje film i realizuar bukur sipas mendimit tim, pasi normale qe ne ato ambjente,ne ate kontekst asnje rregjizor s'mund te beje mbrekullira ! Cast-i eshte pothuaj i teri italian,muzikat jane te te madhit Morricone !

Per fat te keq ne YT nuk ka shume skena te ketij filmi,po vendos nje nga skenat e fillimit ku aktori kryesor drejtohet drejt keshtjelles,kulles mbrojtese me sakte,ku edhe do kaloje nje pjese te mire te jetes ne nje atmosfere ku cdo gje duket e harruar nga restoja e botes !



Kjo poshte eshte nje permbledhje e disa skenave te ndryshme


  Gjithsej 437 faqe: « E parë ... « 291 292 293 294 295 296 297 298 299 [300] 301 302 303 304 305 306 307 308 309 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.