Forumi Horizont | Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 293 294 295 296 297 298 299 300 301 [302] 303 304 305 306 307 308 309 310 311 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)
Re: 10. ÇKA MUND TË BËHET PËR T’I TEJKALUAR PARAGJYKIMET DHE DISKRIMINIMIN QË GEJËT, LEZB
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
10. ÇKA MUND TË BËHET PËR T’I TEJKALUAR PARAGJYKIMET DHE DISKRIMINIMIN QË GEJËT, LEZBIKET DHE BISEKSUALËT I PËRJETOJNË?
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që kanë qëndrime pozitive ndaj gejëve, lezbikeve dhe biseksualëve janë ata të cilët thonë se e njohin mirë një ose më shumë meshkuj gejë, lezbike ose biseksualë, shpesh si shokë ose si bashkëpunëtorë. Për këtë arsye, psikologët besojnë se qëndrimi negativ ndaj gejëve si një grup janë paragjykime që nuk bazohen në eksperiencën aktuale por janë të bazuara në stereotipe dhe paragjykime. Gjithashtu, mbrotja nga dhuna dhe diskrimini janë shumë të rëndësishme, aq sa është e rëndësishme për cilindo grup minoritar. Disa shtete e trajtojnë dhunën kundër një individi në baza të orientimit të tij/saj seksual si një “krim të urrejtjes”.
11. PSE ËSHTË E RËNDËSISHME QË SHOQËRIA TË JETË MË MIRË E NJOFTUAR PËR HOMOSEKSUALITETIN?
Edukimi (njoftimi i drejtë) i të gjithë njerëzve për orientimin seksual ngjan ta pakësojë paragjykimin anti-gej. Informatat e sakta për homoseksualitetin janë posaçërisht të rëndësishme për të rinjtë që për herë të parë e zbulojnë dhe kërkojnë ta kuptojnë seksualitetin e tyre - se a janë homoseksualë, biseksualë ose heteroseksualë. Frika se qasja e informatave të tilla mund të krijojë më shumë njerëz gejë nuk ka kurrëfarë baze - informatat për homoseksualitetin nuk e bëjnë dikënd gej ose heteroseksual.
Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 293 294 295 296 297 298 299 300 301 [302] 303 304 305 306 307 308 309 310 311 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.