| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 294 295 296 297 298 299 300 301 302 [303] 304 305 306 307 308 309 310 311 312 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Hani mbetjet e djeshme
100 fjale dhe 100 mendime qe shumohen dhe shumezohen brenda meje nga pamundesia per te folur. 100 kenge qe do doja te degjoja ne nje cast. Jane bakteret tona apo jane qelizat e fekonduara qe riprodhohen? Koha do i tregoja disa gjera. Por di qe ate qe deshe: "te me mesosh", po ja arrin per bukuri perderisa arrij te kuptoj pse isha i lumtur dje dhe jo sot. Arrij te kuptoj nga vinin ngercet e largesise tone dhe sa te ndryshme jane qytetet ku jetojme. Me etjen tende ushqeva nje qytetet te tere. Dhe nga ai qytet me jete u ushqeva dhe vete. I mora nektarin qe tek hojet e mia te prodhoj perseri mjalte ne te ardhmen. Dhe ti, mbreteresha ime pa afat, te behesh nismetarja e ushqimeve te reja per kete bote. Ushqim qe per shume shpirtra eshte bombe kalorike, por qe mbetet ne memoriet e fabulave te jetes se secilit.
...
Te kam nje "faleminderit", sepse tani e di qe pas reve ka gjithmone diell. Me duhej nje rreze e vetme, qe te riktheja vetedijen se dielli ekziston. Tashme kjo u vertetua. Ekzistenca jote mjafton sot qe une te di me ne fund cfare dua. Jo si zhgarravitje sentimentale. Thjesht di cfare dua ne jete. Dhe kjo me jep force ne cdo gje qe bej... Sepse tani, ndryshe nga heret e tjera, me vjen ti mesoj botes si jetohet ne vend qe bota te ma tregoje mua. Per kete aresye me duken banale fytyrat pa shprehje neper autobuza, njerezit e lodhur te cilet "me avash kane vdekur". Dhe per te njejten aresye e ndjej veten larg tyre. Dhe kjo eshte fantastike po te mendosh qe duhet te ndihesh larg banalitetit qe vertet te mos behesh i tille. Eshte nje menyre per te qene i pari i karvanit pa ndjere vazhdimisht pamjen dhe eren e bytheve qe marshojne ne grup drejt te ardhmes.
Faleminderit per leksionin. Do qendroje gjate ne memorien time, ne cdo sens dhe cdo klime.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 294 295 296 297 298 299 300 301 302 [303] 304 305 306 307 308 309 310 311 312 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.