Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 295 296 297 298 299 300 301 302 303 [304] 305 306 307 308 309 310 311 312 313 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Prostitutat e qytetit të madh Bardhyl Londo
Si do t’ia bëjmë për një flirt sonte, sepse
për dashuri as që bëhet fjalë. Në hollin e hotelit Kosmos
prostitutat presin në radhë. Gjunjë zbuluar nëpër kolltukë
të gatëshme të fusin mes gjunjëve qytetin e madh.
Jashtë dritat e makinave bien mbi dëborën e pistë.
Rrugët e qytetit ndotin me llumëtirë menstracionesh.
Menopauza kurrë s’do ta shterpojë këtë qytet.
Vetëm vetmij qenka e tmerrshme në këtë qytet të zhurmshëm.
Madje vetmia me kurvat pranë më e zezë është
se vetë varri. Vetëm vetminë ka të madhe ky qytet.
Vetë është aq i vogël sa futet në shalët e një prostitute.
Por si do t’ia bëjmë për një flirt sonte sepse
për dashuri as që bëhet fjalë.
Vetminë vrite me kurvën e parë.
Nesër do të lindë një qytet i madh si ky.
Sepse vetëm nga flirtet, kurrë nga dashuritë,
kanë lindur qytet e mëdha.
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 295 296 297 298 299 300 301 302 303 [304] 305 306 307 308 309 310 311 312 313 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.