| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 295 296 297 298 299 300 301 302 303 [304] 305 306 307 308 309 310 311 312 313 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Dhe ja ku kthehem pas nje kohe te gjate. Ndonjehere nuk deshiroj te shkruaj, kjo sepse e urrej. Jo vetem kaq, njekohesisht, s’deshiroj te lexohem nga shfletues anonim; tipa si kerkues ne dicka dhe mosbesues ne gjithcka. Pak rendesi ka, tashme, nuk jane ato arsyeja e shpenzimit apo, qofte, simbolika e nje raporti kualitacioni a kuantitacioni germash. Arsyetimi i ardhjes ketu zuri te nis nga nje pentagram, dedikuar he per he, formatit te nje strukture. Kam kohe qe shpenzoj imagjinaten, e nderthurur ne reflektim te sterzgjatur, sesi, ajo, mund te konceptohej, e observuar, gjetiu. Ne fillim ndesh lartesin, duket tamam projekt, mbartes i ironizimit te simbolikes "madheshti", e cila, revolucionueshem, shtyen te cosh koken lart per hicgje! Ne fakt ka dicka per tu pare por, si preferues implicizmi, deshiroj ta metaforizoj me vone. Ajo c'ka terbon psiken nga gjeste te ketilla, eshte vet mendjelehtesia humane. C'dreqin e shtyen, pervec kureshtjes, nje eksplorim te till, fare, te papretekstuar? Nje pyetje qe mbart nje homologji elenkimi te pambaruar i cili, natyrshem, te sjell, nga madheshtia ne konfuzionalitet, pafundesin e te panjohures.E pervec kesaj marr force te futem brenda, e te ndeshem me ndjenja dhe reflektime memuresh. Sa mire qe, e gjitha kjo, eshte prone formale e tyre. Multiideologjizmi percillet ne forme telepatike, tek une, ende i pastrukturuar dhe, ashtu i fryre, marr guximin te bredh, me ato kepucet e papasterta, ne dysheme korridoresh te paster. Perpos kesaj, fsheh deshiren, ne forme faji-avenire, per te shkelur muret e rrenjosur. Dua te behem, medeomos, destrukturuesi tyre dhe, ne pamundesi rijetimi, ndalem nje fraksion sekondi duke pozuar ambientin e lakmuar te koordinimit. Ne po te nejten genjeshter, kerkoj dhe divorcimin nga filozofia e krijuesit universal. E gjitha kjo nuk mbaron ketu sepse ka edhe dicka qe ja vlene ta frazeologjikosh. Sidomos kur behet fjale per pyetje/pergjigjje, te marra, tashme, fal nje zhurmuesi tik-takesh, i psikologjisur ne forme mekanike dhe degjeneruese..
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 295 296 297 298 299 300 301 302 303 [304] 305 306 307 308 309 310 311 312 313 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.