Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 299 300 301 302 303 304 305 306 307 [308] 309 310 311 312 313 314 315 316 317 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 09 Nëntor 2007 - 05:29:

Cmenduria ime, dashuria ime.
Krahu yt perreth ne syte e atyre qe mund te kishin spekuluar me dhjetra here mbi nje lidhje te mundeshme tonen, ishte bota mbeshtjellur per mua. Tashme atyre syve qe ndiqnin cdo levizje timen ose tenden, duke analizuar nese mund te ishte shenje dashurie apo thjeshte nje maredhenie profesionale, mund te ju tregoja qe une arrij ate qe dua. Mund te ju tregoja paaftesine e tyre per njohur ate buzeqeshjen speciale, aq diskrete, qe me drejtohej vetem mua sahere qe hyja ne nje ambient ku ishte dhe ti. Ate buzeqeshjen qe te hiqte gjithe barren e autoritetit qe te imponte pozita... Paaftesine e tyre per te kuptuar afersine time fizike ndersa ti po spjegoje gjera aq te ftohta. Aq afer sa arrija te te ndieja frymemarrjen, fragrancen.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 299 300 301 302 303 304 305 306 307 [308] 309 310 311 312 313 314 315 316 317 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.