Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 300 301 302 303 304 305 306 307 308 [309] 310 311 312 313 314 315 316 317 318 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga NS-6 datë 27 Gusht 2010 - 18:02:

Thone qe njerezit nuk ndryshojne. Nuk mendoj qe eshte e vertete dicka e tille! Njerezit ndryshojne sepse eshte dicka natyrale. Te vetmit qe nuk ndryshojne jane ata qe kane frike ta bejne kete dhe ata qe jane teper krenar per veten dhe mendojne qe nje ndryshim i tille do tu heqe nje pjese nga krenaria e tyre! Me te paret ndoshta mund te besh ndonje gje per ti bindur qe fundja ndryshimi nuk eshte gje e keqe, me te dytet eshte e kote sepse me pare duhet te hedhesh krenarine e tyre pertoke!
E pastaj, mbi cfare bazash flasin per te thene kete gje! Mendojne qe ne jete cdo gje do u shkoje mire? Sipas teje, mendojne qe nuk do tu qelloje ndonje sprove qe do ti vendose me shpatulla per muri? Gjeja e pare qe do thone eshte "pse me ndodhin vetem mua keto gjera" dhe nga ana tjeter, nga paaftesia me ju pershtatur nje situate tille, do kerkojne ndihme nga persona te tjere, persona qe ndoshta deri dje i kane shkelur me kembe! Duhet te jene aktore te vertete sepse e luajne kete rol me nje persosmeri aq te madhe sa qe askush nuk do ishte ne gjendje ti dallonte! Ne kete menyre shmangin edhe ate ekzistencen e vetmuar dhe vazhdojne te qendrojne brenda atyre mureve qe kane krijuar.Ky skenar nuk zgjat shume sepse personat qe rrijne perreth nuk jane budallenj!
Deri ketu dikush edhe mund ta pranoje sepse thone "pune per te se cfare ben, une kam rrugen time!". Edhe ti besoj se do ishe dakort me kete gje. Problemi qendron kur sheh te tjeret qe nuk qendrojne ne ritmin qe po ndjek. Atehere e vetmja menyre eshte me i ndalur te tjeret te ndryshojne. Nuk mund tia lejojne vetes qe te tjeret te ndryshojne dhe ata te ngelen ne vend. Do te ishte njelloj sikur te pranonin dorezimin e tyre! Dhe aty fillojne fjale, mendime, vepra...te gjitha me nje qellim te vetem...
Ne fund eshte pranimi dhe dorezimi! I paevitueshem!...


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 300 301 302 303 304 305 306 307 308 [309] 310 311 312 313 314 315 316 317 318 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.