| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 300 301 302 303 304 305 306 307 308 [309] 310 311 312 313 314 315 316 317 318 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Mosbesim dhe frike
Nje mendyshje dhe... sjellja jone ndryshon. Mekanizmi i mbrojtjes ndez driten e kuqe dhe uni zhduket brenda nje bunkeri te sigurise se larte. Ne vend te tij nje dordolec apo kukull me tela. Pasigurite perpiqen te mbulohen duke shtyre veten drejt "normales". Cdo vecanti qe na ben unik tjetersohet ne ritmin e shumices dhe mbasi vendosim masken e duhur ne fytyre drejtohemi rrjedhes se turmes.
Nga jashte, ky lloj botekuptimi duket perfekt, por fasada fsheh supriza te hidhura per cdo fillestar. E pra, kur dorezon veten ne brendesi te kesaj rrjedhe qe ne pamje te pare duket e qete dhe pa komplikacione apo pikepyetje, duke detyruar veten te besosh me gjithe shpirt qe po ben zgjedhjen e duhur, zbulon qe turma eshte me e humbur se gjithkush tjeter. E trishte, por tashme eshte vone, vorbulla te ka marre me vete dhe i etur per clirim kundershton me te gjitha forcat arsyen duke vazhduar te kercesh nje valle ne te cilen nuk kisha deshire te kerceje, nuk te pelqen ta kercesh dhe nuk te pelqen me ke apo ku po e kercen. Vone, shuume vone pyet veten: "Pse po bej kete?" me ze te larte edhe pse pergjigjen e di shume mire. Frike! Frike per te mos u lenduar, frika e mos pranimit, frika e te qenurit ndryshe, frika e te qenurit vetem.
E pra eshte frika ajo qe ben te ndryshojme dhe shpesh here con deri ne degradim. Kjo frike qe ushqehet nga mendyshjet, mosbesimi ndaj vetvetes, lekundjet dhe pikepyetjet, ne erresire fillon e vertiten si hiena rreth prese se pambrojtur dhe mornicat ne trup fillojne e shtohen, djerset e ftohta mbulojne ballim, gjunjet prihen, rrahjet e zemres shtohen, frymemarja veshtiresohet dhe goja thahet. Pikerisht ketu fillon renia dhe cikli i mesiperm behet i paevitueshem. Ne momente te tilla kur cdo hije qe leviz ben te kercejme nga vendi fillojme e kerkojme si te cmendur per ndihme jashte vetes, mbasi atje gjejme vetem pasiguri. Dikush tjeter e ka pergjigjen qe mua po me rrezon poshte e me poshte. Duke harruar qe te gjithe pikepyetjet filluan brenda nesh dhe vetem atje mund te mbarojne.
Nje shkak nje pasoje. Mosbesim, frike. Frike, arratisje. Arratisje, deshperim. Deshperim, me shume mosbesim. Valle kur eshte mjaft?
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 300 301 302 303 304 305 306 307 308 [309] 310 311 312 313 314 315 316 317 318 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.