Forumi Horizont Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)


Postuar nga i_lire datë 14 Shtator 2003 - 02:01:

Kombëtarja

Njeriu që do të drejtojë kuqezinjtë në eleminatoret e kampionatit botëror Gjermani 2006, qoftë ky Brigel apo ndonjë tjetër, do të vihet përpara një problemi jo të vogël për t’u zgjidhur: mosha e madhe e disa prej futbollsitëve kryesorë.

Shumë nga lojtarët që kanë përfaqësuar shqipërinë në edicionet e fundit, do të kenë hyrë dekadën e katërt të jetës së tyre, kur elemintoret të kenë kapur kulmin, në vitin 2005.

Aktualisht ata përbëjnë gati gjysmën e formacionit tip të Hans Peter Brigelit për këtë sezon. Strakosha do të jetë 40 vjeç në eleminatoret e rradhës, Rraklli 35, Bellaj 34 po aq sa Hasi, , Bushi dhe Tare 32 etj.

Vitet e fundit është krijuar një vakuum talentesh të thirrur në kombëtare aq sa Brigel është detyruar ta thërrasë Rrakllin apo ndonjë tjetër edhe pse nuk kanë luajtur shume ne nivel klubesh.

Trajneri i ri duhet të jetë i dyzuar t’i thërrasë ende apo jo mbi 30-vjeçarët e sotëm. Ky dyzim egziston edhe në mendjen e kapitenit Strakosha që mban rekordin e moshës ne perfaqesuese

Trajneri Hans Peter Brigel është shprehur pas ndeshjes me Gjeorgjinë se Shqipërisë nuk i mungojnë talentet. Ai ka lënë të nënkuptohet ne konferencen per shtyp, se më shumë se asgjë këtu ka munguar vullneti për t’i zbuluar ata.


  Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.