Forumi Horizont Gjithsej 52 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Momento (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18019)


Postuar nga lule datë 18 Shkurt 2011 - 17:43:

Jam deh me raki, jam deh me konjak!

Dihet se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ketë pasoja serioze, por çfarë ndodhë kur një foshnje e lëshoni në bar pa mbikëqyrje dhe i jepni sasi të pakufizuar alkooli? Përgjigjja në këtë pyetje, të cilën me siguri të gjithë të paktën një herë në jetë ia kemi bërë vetes, mund ta shihni në videon e postuar më poshtë. Ky është spoti më i ri i filmit të shkurtë “Las Palmas” i regjisorit të shpërblyer Johannes Nyholm.
Në këtë film rolin kryesor të një gruaje në moshë të mesme e cila argëtohet në pushimin vjetor e luan një foshnje. Natyrisht, foshnja dhe dehja e një gruaje në moshë të mesme kanë shumë të përbashkëta dhe roli duket sikur të ishte prerë për aktoren e re.

Nëse ju intereson ta dini se si foshnja e realizoi këtë rol, spotin reklamues të filmit mund ta shihni këtu, ndërsa për të gjithë ata që veten dhe botën rreth tyre e marrin shumë seriozisht si tragjedi greke do tu thoshim – as foshnja e as kukullat nuk kanë pësuar gjatë xhirimit të këtij filmi (foshnja ka pirë kryesisht lëngje frutash).

Baby trashes bar in Las Palmas
http://www.youtube.com/watch?v=cds7lSHawAw

/Telegrafi/


  Gjithsej 52 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.