Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- problem me decoderin e digitalbit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18280)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 11 Shkurt 2011 - 03:38:

Fajtor, Dreambox ka te pakten rreth 8 vjet ne treg. Eshte nje marres satelitor me sistem operativ Linux si dhe me nje porte LAN (RJ-45). Te pakten keshtu kane qene versionet e para qe shisnin Arabet ne Athine (flas per rastin tim). Tani pa diskutim qe jane me te sofistikuara si dhe kane dale versionet e reja tokesore apo kabllore (jo vetem DVB Satelitore).

Une nuk kam patur ndonjehere por kam lexuar qe futen on line dhe zbresin kodet e kanaleve te kriptuara nga servera te paracaktuar. Tani nuk e di se sa efektiv jane por ne lidhje me Digitialb mos te lodhet njeri. Para pak kohesh dolen disa karta te klonuara ne treg por klonuesit u kapen dhe kam pershtypjen se "Digitalb eshte interesuar maksimalisht qe ata te marrin denimin e merituar". Nuk ka asgje te pamundur por them se ata do kene patur ndonje njeri te brendshem qe u ka dhene nje ide mbi shifrimin/deshifrimin e kartave.

Ndersa per pyetjen iniciuese te kesaj teme, nuk e di zgjidhjen. Une pata te njejtin problem me marresin tokesor kur me mbaroi abonimi dhe nuk mund te shihja asgje tjeter vecse MyMusic. Si pasoje, mendova te mbledh ca karma duke e nxjerre dhurate ne Facebook marresin. U desh pak qe njerezit ta besonin qe e kisha seriozisht (pasi njihem si Gjirokastrit koprac ne rrethin tim shoqeror) dhe si perfundim ja dhurova te parit qe u ofrua

Tani dhe nese kam pak kohe te lire, nuk e harxhoj para TVse...


  Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.