Forumi Horizont Gjithsej 107 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teste Letersie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=207)
-- Gjejeni kush i ka shkruar keto vargje.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3728)


Postuar nga Jona_tr datë 21 Tetor 2004 - 00:04:

Re: Pershendetje te gjitheve

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Gjejeni kush e ka shkruar kete!
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen i pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.




Migjeni

ciao


  Gjithsej 107 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.