Forumi Horizont Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 10 Maj 2005 - 02:28:

"Larg dy dashurive"

Ne mjegullën e humbur nga trishtimi
zgjata dorën
drejt vendlindjes time!
një lot i kripur, notoj nga mallengjimi
mbushi detin plot
me mijëra përqafime!!.




I kripur nga malli - lot sa më mundove
zemër fillo vajin
mbyte shpirtin tim!
puthjet e padhëna ti nuk i bashkove
dashurinë e pastër
e bëre ti pendim!!.





I mbytur nga loti zemrën ti e humbe
ëndrrat e pafajshme
mbytur nga largësia!
oqean pa ndjenja - dashurinë e munde
thellë në shpirtin tim
po më mbyt vetmia!!.





shqiperi e shtrenjtë - me ty më ndan deti
oqean pa fund
mes zemrave tona mbive!
duke qarë me dhimbje - zemra ime mbeti
po vdes shpirti im
larg dy dashurive!!.



09-05-2005


  Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.