Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Dhe nje bejte per qejfin tim... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9482)


Postuar nga i/e paregjistruar datë 30 Tetor 2005 - 02:14:

palush me buzet vesh ne vesh
tan te zezat po na i nxjerr n'shesh
don me tregu per frymarrje artificjale
e ban mu duk si gja banale
po pre kry t'mics e ma mir mos kjoft
nj fjal keila ne ju mashtroft
edhe njaja ca palushi thot
ka ndodh nji dit tuj ba pak not...

kisha shku un me do shoqe
n'velipoj per bukuri
n'strajc pak djath e buk kallamoqe
me u knaq tan me shoqni
dielli shndrite si kurr ma par
n'te po u nxete edhe nji gomar
afer tij tuj shit shalqij ishte nji fshatar
thame tan kjo dit ka me na shku mbar
e njashtu mbar si na filloj
per fat t'keq nuk perfundoj
n'fakt s'ka faj fati ne ket mes
e ka palushi qi asht ndez
n'dashnin qe aj ka per mu
kje tuj me myt, e m'tha t'kam pshtu
e qe t'ju a diftoj un tesh persmarit
se ca ndodhi ne at dit pikante
kur e kujtoj m'mlojn djerst prej hallit
ndini mir se asht interesante :p
e si fillova tuj ju diftu
un njat di me shoqe t'mija
shkova per plazh e me notu
edhe gja nuk ditne shpija
kisha vesh un nji mini
e do taka per lezet
rana krejt nder to me hini
e ma von mu desht me i tret
sapo mrritme na te bregu
shof palushin afer diku
e un fill minin e heku
shof palushin tuj u mlu
hajt palush thash mir e ke
se vet mrapa po me vehesh
n'brek njitu ti po me ke
e me m'prek krej kot po mprehesh
e ka dielli iher u solla
u shtriva fill sa gjat e gjan
palushit krejt lakmi ja cova
tuj m'pa rrite njaty n'ran
dikur mu t'xetit me kapi
se dhe dielli ban punen e vet
shkoj te deti hap mas hapit
thash po lahem tan lezet
un tuj pa krej punen teme
per palushin kisha harru
per mas me ju than noj gja te rreme
po la palushin me e vazhdu ....


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.