Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga BIONDIA datë 24 Janar 2011 - 21:29:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Biondia po kerkoj ate te uruar buton por nuk po e gjej dot lal.



Ja sot e gjete ...


Postuar nga ingmetalboy datë 26 Janar 2011 - 20:56:

Dritat filluan te fiken nje nga nje
dhe nata papritur ndjehet
shume e gjate.
Heshtja e trotuareve te lagur nga shiu
shurdhuese,
zhurma e bareve te mbushur plot
gerryese.
Syte fillojne te kerkojne vetvetiu,
kembet marrin rrugen vetiu
per te ndaluar para nje dere,
ku dora ngrin gjysem e ngritur,
frymemarja gjithashtu.
Tani cfare?


Postuar nga shelgu datë 26 Janar 2011 - 21:07:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Dritat filluan te fiken nje nga nje
dhe nata papritur ndjehet
shume e gjate.
Heshtja e trotuareve te lagur nga shiu
shurdhuese,
zhurma e bareve te mbushur plot
gerryese.
Syte fillojne te kerkojne vetvetiu,
kembet marrin rrugen vetiu
per te ndaluar para nje dere,
ku dora ngrin gjysem e ngritur,
frymemarja gjithashtu.
Tani cfare?



Nje pyetje. A ndjehet nata shume e gjate apo pe ndjen ti naten shume te gjate.

Bukur

 

 


Postuar nga Katilesha datë 26 Janar 2011 - 21:13:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Dritat filluan te fiken nje nga nje
dhe nata papritur ndjehet
shume e gjate.
Heshtja e trotuareve te lagur nga shiu
shurdhuese,
zhurma e bareve te mbushur plot
gerryese.
Syte fillojne te kerkojne vetvetiu,
kembet marrin rrugen vetiu
per te ndaluar para nje dere,
ku dora ngrin gjysem e ngritur,
frymemarja gjithashtu.
Tani cfare?




Ahhhhhhhhh.......


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Janar 2011 - 23:15:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Nje pyetje. A ndjehet nata shume e gjate apo pe ndjen ti naten shume te gjate.

Bukur

 

 


Pune relativiteti cedro. Jam une ai qe ndjen naten ashtu. Dmth... ndonjehere. Jo gjithmone. Por edhe ndodh. Dhe kur ndodh nuk do qe te ndodhe.


Postuar nga ingmetalboy datë 03 Shkurt 2011 - 22:58:

E djeshmja me lodhi.
Sot e gjeta veten te dorezxuar
ne krevat deri ne mesdite
me batanien ngritur mbi hunde.
Vetem syte jashte rrotullohen,
Pagjume neper qoshet e tavanit
se bashku me mendimet e paligjshme
qe arsyeja larg me nuk mund ti mbaje.

Dhe arsyeja duket se eshte shnderruar
ne nje top llastiku,
qe kurre nuk perplaset ne te njejten qoshe.

Por nen batanie eshte ngrohte
dhe nje ndjenje e rreme sigurie
Me ben ngadale te heq dore
me nje buzeqeshje idote ne fytyre.


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Shkurt 2011 - 13:44:

Feeling blue

Ne mengjese gri
i ftohti mallengjen epshe dezhavu-je
dhe kaq per ledhatimet e fatit.

Vetmija qiej mbush
dhe heshtja oshetin ne veshtrime.
Grimca pasigurie ngrihen nga era
dhe perplasen padukshem
atje ku e kaluara ka zene rrenje.

Dhe rruget boshatisen,
mendja po ashtu.
Tik taket zgjaten pafundesisht,
oshetijne
jehojne
rendojne.

Nje rrahje zemre.
Nje frymemarje e thelle.
Qetesi.


Postuar nga ingmetalboy datë 06 Mars 2011 - 11:35:

Kafshatat duhen pertypur
para se te ngelltiten,
mundesisht nje nga nje.

Buzeqeshje e pergjithshme
shfaqet vetvetiu.

Kurjoziteti,
nga te fundit oratore
te shekullit njezet e nje.


Postuar nga iliriusa datë 21 Mars 2011 - 09:38:

Nuk i kam lexuar te gjitha, fatkeqsisht Por ato qe kam lexuar me kane pelqyer vertet shume. Ta kam zili lirine shprehese..., e une s'te them si shume te tjeter ti botosh krijimet e tua ne leter, por te mbetesh nje poet i tille ne shpirt pavarsisht nga forma jetesore qe marrin fjalet e tua. Pershendetje!


Postuar nga Tulipani datë 21 Mars 2011 - 21:24:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Kafshatat duhen pertypur
para se te ngelltiten,
mundesisht nje nga nje.

Buzeqeshje e pergjithshme
shfaqet vetvetiu.

Kurjoziteti,
nga te fundit oratore
te shekullit njezet e nje.



Ja pse e dua poezine tende, sepse verteton ate qe Hemingway thoshte per ajsberget


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.