Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 26 Shtator 2006 - 21:26:

The unbearable weight of being....Po mendoja sot: hallet te njejtat jane cdo here, ne mos po vetem shtohen. Keshtu qe mbeten dy mundesi: ose do i lesh te te vene poshte dhe te fikesh ngadale pa ndier qe jeton, qe ke hapesiren tende, burimin tend te jetes.... ose do i sfidosh dhe do ruash te paprekur nje hapesire brenda vetes ku strukesh per pak buzeqeshje, endrra, ngrohtesi, deshira, ku je vete me veten tende, ku strukesh kur jeta behet teper e veshtire per te ndier se brenda teje buron jeta, per ta ndier deshiren per te jetuar te gurgulloje fuqishem, derisa te beje cope cope murin e hekurt te halleve, problemeve, vuajtjeve. Cila eshte zgjedhja? Ende lekundem midis te dyjave, me shpresen qe do arrij te jem vetem ne zgjedhjen e dyte....... por eshte kaq e veshtire... Ndihem kaq e lodhur. Kaq e lodhur.


Postuar nga kontinenti datë 26 Shtator 2006 - 21:41:

Gjithmone kam menduar se c'jane hallet? Por kur zbulova nje fakt...fillova te tronditem, Njeriu vrapon drejt monstrerise se tij dhe, kete e ben qe t'i shpetoje halleve duike gjetur keshtu ate rruge qe atij i duket si me e lehta, nga qe e shikon veten shume frikacak ne rruget e tjera te nderit, veti kjo qe eshte e shume-sulmuar dhe nga filozofe, perqafimi i te cileve eshte i drejtuar nga ana e zeze.
Bej keq, qe te gjesh mire.
Kete lloj filozofie, ca imitues njerez e kane si moton e tyre kryesore, pasi jane te mbytur nga dobesia apo nga ligesia, dy krimba qe ua kane pushtuar zemren dhe, nen komanden e ketyre zvarritesve te qurravitur, keta njerez ecin ne cdo hap te tyrin dhe ndertojne cdo marredhenie apo cdo largdhenine e aferdhenie.
T'i dalesh perballe se vertetes, vertet do te kete ca humbje, por ndoshta vete lufta per te verteten, keto humbje do t'i quaje si fitoret me te medha qe njeriu mund te kete ne veten e tij.


Postuar nga Klodel datë 26 Shtator 2006 - 22:09:

Mendoj se nuk do pushosh kurre, sepse tashme je kthyer ne hiene. Gjithashtu mendoj se monstruoziteti yt s'ka fund, tamam si Fredi Kruger me ate doren e tij qe shfaqej papritur e pakujtuar dhe te gervishte shpirtin deri ne palcen e kockave.... Megjithate mendoj se s'je vec nje hije qe fshihesh pas monitorit per gjuetine e radhes te viktimave qe mendon se fut ne rrjete. S'je vec nje hije, pa trajte, pa forme, pa dimensione. Dhe une do vazhdoj te shkruaj, packa se ti mendon se je hija ime dhe si e tille do perpish njeriun tek une, si tek perralla e andersenit Hija. Kjo s'ka per te ndodhur kurre. Mendon se me njeh, por prit se jam plot te papritura dhe per ty.


Postuar nga kontinenti datë 26 Shtator 2006 - 22:47:

Nje shtrige e cmendur qe kercenon me te pa priturat, mendoj se eshte hiena me helmatisese dhe me e pa fuqishme qe mund te gjendet.
Te perpij njeriun une...hahahaha...mendoj se ka ardhur koha e vizites finale per trurin pervers, qe kercenon me te papriturat duke kopjuar dhe librat e kalamajve. Kur folet per trajtat nga amebat internetiane, kjo do te thote se ka ardhur koha te dalin ne origjinalin e tyre dhe shperndarja e mendjes se disave nga lajkat dhelperore, do te kene perballe nje fakt te forte dhe te dukshem per origjinalin e pa mbuluar, apo per te verteten lakuriqe. Nuk mund te perpihet njeriu aty ku nuk ka njerez.
Sa mire me vjen qe nuk bej pjese ne kete lukuni ujqerish pylli qe kercenojne.
Si tek Kesulekuqja dhe aty kemi nje ujk.
Shkruar nga Andon Seni.


Postuar nga Klodel datë 26 Shtator 2006 - 23:05:

Fjale hiperbolike boshe te nje hapesire boshe te nje turtulli qe s'i pushon goja. Lind pyetja cili eshte ndryshimi mes mashkullit dhe femres, nese mashkulli eshte turtull? Asnje.
NUk dua te prish me tej hapesiren time ne ditarin tim, duke replikuar me turtuj. Jo per gje por s'ka burre nene qe t'ua mbylli gojen. Keshtu me mire rikthim ne metodat tradicionale te injorimit derisa turtulli pasi te turfulloje gjithkund te bjere ne qetesi. Turfullim te mbare.


Postuar nga kontinenti datë 27 Shtator 2006 - 02:10:

Gjate gjithe kohes, nje liqerbull femer luante ne mes njerzve duke shperndare eren e qelbur qe ka, pasi kjo gje i vjen nga lekura e zeze e natyrshme per nje liqerbull, ku me cdo mundim kerkon te pjelle kelyshe bjonde.
Ne shperthimet liqerbulliane; nuk me njeh mire, jam plot te pa pritura dhe per ty,...vertetohet sidomos nga lidheza ''dhe'' se ky lloj liqerbulli eshte i mbuluar me qurra kermilli dhe keto qurra i ka aq me helm, sa perpiqet qe te genjeje njerzit nen masken e liqerbull-lovit. Me pas duke harruar se lidheza dhe e tradheton komplet duke ia nxjerre ne shesh te kaluaren helmatisese, qe kjo specie e ka bere dhe me njerzit e tjere, vertetuar pra 100% nga lidheza dhe, fillon dhe autokenaq veten sic bejne te gjitha keto bisha ferrash. Ndryshimi eshte se duke i terhequr verejtjen i dhashe nje refleks te kushtezuar, pasi nuk po perdoret me shprehja e shpifur ''hajt tung''.
Studimin e ketyre specieve nuk e kam nderprere kurre dhe do te vazhdoj ta bej kete gje, pasi mahnitem me instinktin e tyre kaq te zhvilluar qe ka lidhje po me zhberjen e vetes se tyre, per te cilen keto specie as qe merakosen kurre.

Vijon...


PS- Tek mesazhi me perpara, vetem fjale hiperbolike nuk ka.
Por kaq qesharake behen njerzit sa qe mendojne se shprehin kulture kur perdorin fjale te cilave nuk u a dine kuptimin.
Nje here tjeter po i njejti person qesharak, perdorte termin ''patetike'' per nje leter e cila as qe kishte lidhje me patetizmin. Kesisoj, keta tartufe, arrijne sa te genjejne dhe ne nje forum, apo ne virtualitet se jane njerez me master, apo profesore dhe nga ana tjeter autokenaqen qe njerzit e besojne dhe u japin urime. Kurse per imitimin qe bejne as qe u shkon mendja ketyre tipave meskine se, nje ''master'' perjashton cdo lloj natyre imituese.


Postuar nga Klodel datë 27 Shtator 2006 - 20:04:

Nese e merr gjithshka si loje eshte vertet interesante te shihen levizjet e gureve strategjike. Thjesht duhen kuptuar ne ajer levizjet e kundershtarit. Dua s'dua po mesoj si luhet shahu. se game theory dhe conspiration theory e kam bere ne shkolle.


Postuar nga Green_Mamba datë 27 Shtator 2006 - 20:35:

... and history hides the lies of our civil wars... (edhe ato jo verbale dmth virtuale)


Postuar nga kontinenti datë 27 Shtator 2006 - 21:22:

- Do, s'do nuk po meson asgje. Je e denuar me pseudomesim.
Sot je nje kimere e mangut se ciles i eshte prere ushqimi, dje ishe e plotesuar, pasi cdo jave hapje sondazhe per ban, per njerzit.
Me e keqja eshte se, pikerisht ata, te cilet nuk jane fort te qarte se sa keq u ke bere, jane perseri viktima te mesazheve te tua private, lajka tek te cilat eshte e shkalles siperore, bashke me qarjen e krokodilit.
Kete gje e provove dhe me mua tani se fundi. - tha Berlini.
- Po mire, - nderhyri Madridi - juve thoni se ai tip qenka me nje gen teper hipokrit.
- Une do te shtoja - tha Roma - se ai tip nuk eshte aspak hipokrit, por nje makine e zhurmshme qe vetem demton.
- Jo - tha Praga - nuk eshte ashtu. Une e njoh mire, eshte e vertete ajo qe thote Roma dhe Berlini, por ne nje pike Roma e ka gabim, sepse ai tip vertet eshte me zhurme, por kjo zhurme eshte aq e madhe sa shkon deri tek veshet e shurdher e qe s'kane degjuar kurre, te cilet nuk kane ide se cfar eshte sinfonia, por pranojne si te bukur pikerisht zhurmen qe degjuan.
- Kjo quhet; zhurme nga humbetira, - tha Stokholmi.
- Sic duket - tha Moska - edhe kjo paska vleren e saj.
- Katakombet kane shijen e tyre, - tha Parisi,- ndryshe nuk do te zhvillohej dhe arti indigjen.
- Si thate? - nderhyri Lisbona - arti indigjen eshte me shume vlere per indigjenet dhe, ende nuk e kam kuptuar se, perse ka aq sukses e po perhapet kohet e fundit?
- Eshte fare e thjeshte, - tha Kopenhaga - sepse edhe indigjenet jane shtuar shume.


Postuar nga Klodel datë 28 Shtator 2006 - 21:06:

Njeriu duhet te jete si shatervani qe ujin e derdh, por mbushet serisht dhe jo si keneta, qe duke mbetur pa rrjedhje dhe qarkullim uji fillon te vdese ngadale. Keto jane mendimet e mia sot.


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.