Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga Demokrate4ever datë 12 Mars 2006 - 01:00:

U ktheva.. nga ajo shetitje shlodhese ne ajrin e paster dhe ne rrezet e diellit qe sa here e shikoje te vriste syte me shkelqimin e tij.Sa nevoje kisha te shihja qiellin e kalter te lire..Bashke me lumturine dhe shoqerine time te radhe qesha .. luajta..Nuk doja te mendoja asgje por.. Nuk e di pse qe gjithmone ne cdo levizje qe beja sikur te me kishe pushtuar cdo qelize te trupit....me vije ti ne mendje..Te shtrengoja fort ne mendime ndonese larg...ishe..jemi.. dhe mbesim...


Postuar nga Iyua datë 12 Mars 2006 - 03:02:

Dhe ja Serisht ne Mendimet e Castit !

Ja tek jam e Ulur ne guacken time duke menduar per nje person .... qe e Dua me Shpirt dhe Zemer !
Te Dua me shume sec e mendon !!
Nuk ka rendsi ku jam ku ndodhem apo ku shkoj per disa ore Jam me Shpirt , Mendje tek Ty !
Te Dua deri ne Vdekje ! Ime !!


Postuar nga StReSi_DhE_BiZnEsI datë 12 Mars 2006 - 03:05:

:):):)

Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Dhe ja Serisht ne Mendimet e Castit !

Ja tek jam e Ulur ne guacken time duke menduar per nje person .... qe e Dua me Shpirt dhe Zemer !
Te Dua me shume sec e mendon !!
Nuk ka rendsi ku jam ku ndodhem apo ku shkoj per disa ore Jam me Shpirt , Mendje tek Ty !
Te Dua deri ne Vdekje ! Ime !!



hmmmmm me bere me krahe zemer. Te kam shpirt


Postuar nga Zhylien Sorel datë 12 Mars 2006 - 03:06:

si shpjegohet....,e scuditshme si zemra na rreh me te njeten ngjyres-ritem si dikur.....

se di....


Postuar nga Lela_Dr datë 12 Mars 2006 - 04:57:

Ti, me ato sy jeshil te ndritshem, me trupin perfekt, me aromen e parfumit, me qendroje aq prane, per perkeledhje aq embel, me puthje aq embel, me ledhatoje aq embel, me shikoje aq embel, me the te dua aq embel. Por kur hapa syte ishte thjesht nje enderr.


Postuar nga Klodel datë 12 Mars 2006 - 05:58:

Ne kete bote materialiste qe na rrethon, kjo bote enigmatike eshte streha e fundit e shpirtit qe renkon. keshtu kam thene dikur. sa shume gjerandajme me personazhe te panjohur. mendime te castit, mendime te thella, endrra, ndjenja, trishtim, gezim, emocione, humor...e shpirti sikur clirohet, merr energji, frymezohet, enderron, fantazon, behet letrar edhe pa qene i tille...e cuditshme vertet e cuditshme c'fare efekti ka kjo bote enigmatike.


Postuar nga Demokrate4ever datë 12 Mars 2006 - 07:45:

...sa lehte.. nje bote shpirtrash te pasqyrohet ne fjale memece..por sa e veshtire te perjetosh ate qe ndjen...

Po lexoj librin me poezi me titull''Robi i Manive''te autorit ''Timo Flloko '' te cilin vete autori ja ka dhuruar Helges dhe mendova te ndaj nje poezi me ju te dashur anetare..

''MALLIT TE NJE POETI''

Azem Shkrelit

Atdhe,
jam ketu,pas nje shpati,
ta shoh shpinen,
kurriz te thare malesh,
shtatin.
floke ortekesh,
leshuar nga kreshtat,
qe i kerleshen ererat lart...

Ngjitem,shpines tende
por,maja eshte larg

S'jam zog qielli,s'kam krahe
i larte mali.
Lus Zotin te me merren mendte,
ne humenera te bie,
nga malli.


Postuar nga Enya datë 12 Mars 2006 - 09:30:

Lightbulb

Tamem nate pranvere.Sa lezet kishte xhiroja bregut te oqeanit...Flladi i nates me ledhatoi buzeqeshjen.I qesha Jetes dhe Familajreve te mi te Shtrenjte!Qetesi ne shtepi, me qetesi ne shpirt!

Naten e mire te Gjitheve!
Ju buzeqesh miqesisht!


ps:-Deni e dashur!Lexim te kendeshem!Kujdes se te ze gjumi duke lexuar ne gjuhen shqipe!


Postuar nga Amstel datë 12 Mars 2006 - 16:33:

sikur dita sot mos te ishte kaq e dobet te kishte ato fuqit e saj te bukura dhe lulezimin e trandafilave neper oborre.


Postuar nga Green_Mamba datë 12 Mars 2006 - 17:10:

Kohe e vrenjtur dhe mendime te largeta...si vendi i panjohur nga vine keto re


  Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.